2024-10-28

Katalonja shpall pavaresine nga Spanja

 


Katalonja shpall pavaresine nga Spanja











Parlamenti rajonal i Katalonisë ka shpallur pavarësinë nga Spanja. Votimi për ndarje nga Spanja do të deklarohet ilegale nga gjykata kushtetuese spanjolle. Për pavarësinë votuan për 70 deputetë, 10 ishin kundër dhe dy vota ishin bosh. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Parisë së Popullit së bashku me Ciudadanos braktisën sallën si shenjë proteste.

Mesazhet e derguara gabim ne WhatsApp vjen opsioni i ri qe i fshin

 

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë përdoruesit e WhatsApp, më në fund ata do të kenë mundësinë që të fshijnë mesazhet e padëshiruara pasi i kanë dërguar.


Opsioni i ri dhe i shumëpritur i aplikacionit më popullor të mesazheve ju lejon që t’i fshini gjithë mesazhet brenda 7 minutave nga koha e dërgimit. Bëhet fjalë për mesazhet që ju i konsideroheni të turpshme apo në rastet kur keni ngatërruar grupin e bisedës dhe keni dërguar një mesazh të pavend.

WhatsApp e ka testuar këtë funksion të ri dhe tashmë është gati për miliona përdorues në të gjithë botën. Në momentin që ju fshinin mesazhin që keni dërguar gabimisht, në bisedën me bashkëbiseduesin do të zëvendësohet me “ky mesazh është fshirë”.

Si mund fshini një mesazh në WhatsApp?

Hapni aplikacionin dhe hyni në bisedën (chat) ku doni të fshini mesazhin.

Mbani shtypur apo të selektuar mesazhin që doni të fshini. Nëse doni, pas keni mbajtur shtypur mesazhin, mund të selektoni edhe mesazhe të tjera të padëshirueshme që doni t’i “asgjësoni”.

Pas kësaj, në krye të ekranit shtypni butonin “fshije” (delete).

Në mënyrë që të keni këtë opsion të shumëpritur, duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp të instaluar në Android apo iPhone.

I kalojnë shtatë milionë dollarë gabimisht në bankë, turku befason me gjestin

Një banor i Izmirit në Turqinë perëndimore i ka kthyer bankës rreth shtatë milionë dollarë që i janë paguar në llogarinë e tij nga persona të panjohur dhe institucioni financiar ka refuzuar ta informojë për detajet e transaksionit.

Ozkan Aydık, një pastrues që jeton në lagjen Menderes të Izmirit, u trondit kur pa më shumë se 23 milionë lira (6.7 milionë dollarë) në llogarinë e tij të aplikacionit të bankës në celular kur donte të paguante faturat e shërbimeve. Ai shkoi në bankë dhe i ktheu të gjitha paratë, sepse, sipas tij, ishin para mëkatare (haram), të palejueshme sipas parimeve të besimit islam.

“Nuk i thashë askujt për këtë ngjarje derisa shkova në bankë dhe i ktheva paratë, ndoshta ata (të njohurit) ma turbullonin mendjen”, tha Ijdik.

 Ai ka deklaruar se do të shkojë në polici për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. Rasti tërhoqi shumë vëmendjen e publikut dhe mendimet e përdoruesve të rrjeteve sociale ishin të ndara, disa e mbështetën Ajdikun për shkak të ndershmërisë së tij, të tjerë besojnë se ai nuk e shfrytëzoi shansin e tij.

Britania sanksionon tre agjenci ruse, akuzohen për dezinformim

 Britania vendosi të hënën sanksione ndaj tre agjencive ruse dhe tre figurave të larta të agjencive, të cilat sipas saj po përpiqeshin të përdornin dezinformimin për të “minuar dhe destabilizuar Ukrainën dhe demokracinë e saj”.

Ministria e Jashtme e Britanisë tha se Agjencia e Dizajnit Social (SDA) dhe kompania e saj partnere Structura ishin përpjekur të kryenin një seri “operacionesh ndërhyrjeje” për të dobësuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën. Kompania e tretë e quajtur ishte firma e marrëdhënieve me publikun ANO DIALOG.

“Sanksionet e sotme dërgojnë një mesazh të qartë; ne nuk do të tolerojmë gënjeshtrat dhe ndërhyrjet tuaja, dhe ne po ju ndjekim”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm britanik, David Lammy.

Britania tha gjithashtu se SDA ishte përpjekur të nxiste protesta në shumë vende evropiane këtë vit. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Shkëlzen Berisha dhe nëna e tijë dr. Liri Berisha drejt Suedisë për diplomimin e djalit Laidon Berisha, ish-kryeministri Prof.dr. Sali Berisha e uron nga arresti shtëpiak

 

Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook, ku njoftoi për një gëzim familjar ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën.

Pranë Laidon Berishës ka qenë i ati, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit, Lirie Berisha. I pranishëm në këtë rast nuk ka qenë Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.

“Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare. Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë! Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

 


1/3


Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...