Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/03

Masakra e Shkodrës, Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço: Ka një frikë nga ana e policisë

 Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbardhi detaje nga masakra e Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 persona.

Masakra e Shkodrës, Karamuço: Ka një frikë nga ana e

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbardhi detaje nga masakra e Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 persona. Duke folur në Euronews Albania, ai tha se ka informacione se viktimat, Hamzi Lici dhe Arlind Bushati janë ndjekur që nga Mali i Zi. Sipas tij, autorët tashmë mund të jenë arratisur, por policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes dhe ka emra konkret për ata që mund të jenë autorët. Megjithatë Karamuço shton se ka një frikë dhe intimidim nga policia e Shkodrës e cila tashmë është vënë re edhe nga qytetarët. “Mund t’ju them se kjo ngjarje është në prag të zbardhjes. Nuk mund të them që jemi në prag të arrestimit të autorëve, sepse autorët edhe mund të jenë larguar. Janë gjetur shumë prova. E para janë gjetur prova në kufi, ku tashmë do të provohet edhe nga deklaratat që do të japë në vijim Policia e Shtetit që viktimat janë ndjekur që nga territori i Malit të Zi në hyrje të territorit Shqiptar dhe më pas janë mbikëqyrur për aktivitetin që kanë pasur në Shkodër deri në kryerjen e atentatit. Madje dihet për autorët edhe dy apo tre shtëpi deri sa janë vendosur për të kryer atentatin. Këto shtëpi mund të lidhen edhe me persona konkret që mund të akuzohen si personat që kanë kryer atentatin. Ka një frikë dhe intimidim nga ana e policisë në qytetin e Shkodrës ku bëhet me dije se krahas atyre që janë në kërkim, janë edhe katër urdhra ndalimi që mbahen në sirtar nga policia e Shkodrës për katër persona konkret të dyshuar si autorë të kësaj masakre. Kjo frikë është vënë re edhe nga qytetarët. Policia ka emra konkret, por edhe sikur ti dija nuk do i thoja. Di të them që në javën në vijim do ketë një reformë të thellë në nivelin drejtues të policisë së qarkut të Shkodrës të cilët detyrë do kenë rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike në atë qytet”,-tha Karamuço. Kujtojmë se atentati i ndodhur në Dobraç të Shkodrës pasditen e 30 tetorit 2024 rezultoi me 4 viktima. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por përveç tyre humbën jetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha", tha eksperti.

"Në Selanik përmendi Sali Gjukën",prof.dr.Sali Berisha: Mbesa e tij e kapi me pshesh në dorë Lindën, por Rama e shkarkoi

 

"Në Selanik përmendi Sali Gjukën", Berisha: Mbesa e tij


Berisha: U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie.
Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut.
I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut.
Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë.
Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori.
Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë.
I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë.
Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun.

Edi Rama në Selanik, Prof.dr.Sali Berisha: Udhëton si armik i kombit shqiptar

 

Rama në Selanik, Berisha: Udhëton si armik i kombit shqiptar

Gjatë fjalimit të tij, kryedemokrati Berisha akuzoi Edi Ramën se, kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar sepse sepse ai e ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.

Berisha: Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’.
Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët.
Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon.
Miqtë e mi!
Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.
Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj.
Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.
Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.
Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.
Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.

Prof.dr.Sali Berisha :Përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë, është i barabartë me tradhti kombëtare

 

Berisha: Përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh në tubimin e mbajtur në ‘Rrugën e Shpresës’ se kryeministri Edi Rama u paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale.

Berisha: U paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale.
Sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për tu krijuar mundësinë shqiptarëve për të mësuar gjuhën amtare kudo që janë. Por përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, është akt antikushtetues, antidemokratike, është akt i barabartë me tradhti kombëtare.
Sepse kërkon të vjedhësh lirinë, të vjedhësh votën e shqiptarëve.
O hipokrit, po ti që rrënove arsimin në Shqipëri, ty s’të ndjen se nuk ke ndërgjegje shqiptari. Emigrantët duhet ta dinë se në 8 vite të qeverisjes së tij, cilësia e arsimit në këtë vend, ra më shumë se në çdo vend tjetër të planetit, ra me 68 pikë, sepse këta vjedhin, vjedhin në çdo gjë.
Të dashur miq!
Çdo orë, çdo ditë që kalon e bën urgjente, e bën imperative përballjen me narkoshtetin, betejën për qeverinë teknike.
Është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!

Flori Bruqi: “Më jep Ilir Metën dhe dil”, Genci Gjokutaj akuza Dumani: Çfarë i kërkoi biznesmenit në qeli

Avokati Genci Gjokutaj hodhi akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, duke thënë se i ka shkuar në qeli biznesmenit Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën.

“Më jep Ilir Metën dhe dil”, Gjokutaj akuza Dumani:



"Ilir Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë Dum Dumani. 

Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Ilir Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli dhe t’i thotë personit më jep Metën ti mua, se unë të nxjerr nga burgu! Nesër je i liruar. Normale janë këto?! Kastriot Ismailajt", tha Gjokutaj tha në A2 CNN.

 "Hetimi ka një procedurë. Ajo është një marrëdhënie. Ilir Meta nuk ka gjë personale me Altin Dumanin, por me pozicionin dhe mënyrën se si është vepruar. Ku është rrezikshmëria e tij, kur persona me të njëjtin pozitë kanë një masë tjetër”, shtoi avokati.

Avokati i Metës: Gati kallëzimi për mënyrën e

Avokati i Ilir Metës, Genci Gjokutaj foli për arrestimin e ish-presidentit, por edhe për gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën është aluduar shumë gjatë 2 javëve që ai është duke qëndruar në qeli.

I ftuar në A2 CNN, avokati tha se “Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal". “I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit. Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzërë. Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim”, tha Gjokutaj.


Mbetjet toksike ende në det të hapur, DW: Dyshime se përmbajnë lëndë kancerogjene Mbetjet toksike ende në det të hapur,

Durës, 3.11.2024.

Mbetjet toksike ende në det të hapur, DW: Dyshime se


 Mbetjet toksike ende në det të hapur,  Dyshime se Pasi përshkoi dy porte të Bashkimit Europian, një në Afrikën e Veriut dhe një në Afrikën e Jugut e së fundi përfundoi në Azi, 102 kontenjerët me mbetje të rrezikshme – për të cilën ka dyshime se përmban lëndë kancerogjene – u rikthye sërish në Shqipërinë portin e Durrësit, aty nga u nisën më 4 korrik të këtij viti. Katër muaj më parë, ngarkesa u nis drejt kompanisë "Copper Metal Company Ltd” në Tajlandë, kompani pa kapacitetin e nevojshëm për trajtimin e mbetjeve të tilla. Por një informacion i marrë përmes një burimi konfidencial nga "Basel Action Network” (Rrjeti i Veprimit të Bazelit), organizatë mjedisore me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngriti alarmin se ngarkesa përmbante mbetje të rrezikshme. Mbetjet e rrezikshme, tranzit në disa porte "Mbetjet lëvizën fillimisht drejt Italisë. Aty sasia u ngarkua në dy anije të ndryshme tregtare të kompanisë "Maersk”: "Maersk Candor” dhe "Maersk Campton”. Të dyja anijet përshkuan të njëjtin itinerar, por ato lundruan shumë ditë larg njëra-tjetrës. Nga Italia udhëtuan drejt Maltës, Marokut, Afrikës së Jugut dhe më pas Singaporit. Mendohet që ato kaluan përmes bregut perëndimor të Afrikës për të shmangur zonën e Detit të Kuq, për shkak të piraterisë Houthi. Anijet kishin vendosur të ankoronin në Afrikën e Jugut por pasi ne njoftuam qeverinë, aëherë ato fikën fenerët lokalizues deri afër Singaporit. Kjo "zhdukje në errësirë” ishte shumë e pazakontë "– thotë për Deutsche Welle Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN. Frika e BAN lidhej me përmbajtjen e pluhurit të këtyre kontenjerëve, të cilët i përkasin "Kurum”, kompanisë turke të industrisë së përpunimit të çelikut në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. "Ne druhemi se kjo ngarkesë përmban lëndën që pretendon burimi ynë konfidencial: pluhur çeliku që çlirohet nga furrat me hark elektrik. Nga BE është përcaktuar si mbetje e rrezikshme. Hiri që grumbullohet në filtrat e furrave përmban kryesisht metale të rënda të rrezikshme si plumbi, kadiumi, zinku, nikeli etj. Por përmban gjithashtu elementë toksikë, që shkaktojnë kancer, si për shembull dioksinat, furani, hidrokarburet aromatike policiklike” – sqaron Puckett. Vetë kompania "Kurum” nuk e ka pranuar deri tani se ngarkesa i përket kompanisë. Në një reagim për mediat më 21 gusht të këtij viti, pasi BAN ngriti alarmin për lëndën e dyshuar, kompania tha: "Kurum International nuk ka eksportuar asnjëherë mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkesë për të cilen bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”. Mbetjet nga "Kurum” rezultuan të ishin blerë nga kompania eksportuese "Sokolaj” - tashmë nën hetim nga prokuroria e Durrësit - e cila pretendon se nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme. Gjatë gushtit, përmes një njoftimi të përbashkët për mediat, ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës, u shprehën njëzëri kundër rikthimit të sasisë së mbetjeve që ishin nisur drejt Tajlandës. "Shqipëria nuk mund të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”. Kontaminim i mjedisit dhe shëndetit Valbona Mazreku, biologe dhe njëkohësisht drejtore ekzekutive e "Milieukontakt Albania”, organizatë që bashkëpunon me shoqërinë civile në çështjet mjedisore, është pjesë e grupit të organizatave që po bashkëpunon me BAN për transparencën e plotë të kësaj ngjarjeje që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare. "Përpara se kontenjerët të ngarkoheshin në anije, është vënë re qe pirgu i mbetjeve ka qenë në ambient të hapur dhe nën veprimin e faktorëve atmosferikë, ka ndotur mjedisin përreth - ajrin, tokën dhe ujin - por edhe shëndetin. Gjithsesi, vetëm pasi të bëhen analizat mund të flitet më shumë në lidhje me të. Por besohet që këto mbetje në kontenierë janë ende të hapura dhe do të kenë nevojë që të bëhet paketimi i tyre sipas llojit të mbetjes dhe protokollit përkatës, domethënë në ambalazhe tepër të sigurta dhe që nuk korrodohen nga faktorët atmosferikë dhe nuk lejojnë kullime të mundshme” – argumenton Mazreku për DW. Sipas Mazrekut, marrja dhe analizimi i mostrave duhet të bëhet nga subjekte të specializuara dhe të licensuara. "Kërkon jo vetëm profesionalizëm, por mbi të gjitha transparencë dhe informim të plotë të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë” – thekson ajo. Transparencë kërkoi edhe BAN, por kërkesa e tyre është refuzuar deri tani nga ministria e Mjedisit. "Jemi takuar me zv.ministrin e Turizmit dhe ai nuk pranoi kërkesën tonë për të qenë të pranishëm në marrjen e mostrave nga kontenjerët. Ai na referoi tek prokuroria, e cila po heton çështjen. Ne do t'ia dërgojmë kërkesën prokurorëve” – thotë Puckett. Hetime ndërkombëtare Hetimet kanë kaluar këtë herë kufijtë e territorit shqiptar. OLAF, Zyra Anti-Mashtrim e BE-së, duket se është përfshirë në hetimet e ngarkesës me lëndë të dyshuar të rrezikshme. Dokumentacioni shoqërues për eksportin e 2100 tonelatave mbetje, të cilat kanë kaluar tranzit edhe në dy portet europiane, pritet të zbardhë shumë detaje ende të paqarta nga e gjithë kjo histori. Deutsche Welle kontaktoi zyrën e shtypit të Komisionit Europian, për një koment në lidhje me ngjarjen dhe i pyeti ata nëse institucionet e BE-së janë përfshirë në hetime. Deri në çastin e publikimit të këtij shkrimi, KE nuk iu përgjigj interesit tonë. "Direktivat e BE-së, gjithnjë e me shumë po bëhen më të rrepta në lidhje me eksportin e këtyre mbetjeve drejt vendeve jo-BE, që nuk kanë kapacitetet për riciklimin apo trajtimin përfundimtar të tyre, duke e ndaluar plotësisht një gjë të tillë. Dhe besoj biem të gjithë dakord që Shqipëria kërkon të jetë pjesë e BE-së jo vetëm me fjalë por dhe me vepra” – thotë Mazreku.

Rejisori i filmit franko-polak Roland Polanski rrezikon burgun

  Paris, 3 nënor 2024.


Roman(Raymond)Liebling Polanski lindi më 18 gusht 1933 në Paris të Francës.Eshtë aktor dhe regjisor Polako-Francez.

Controversial Director Roman Polanski Announces New Movie After Being  Expelled from the Academy

Regjisori franko-polak po përballet me akuza të reja të "sulmeve seksuale" nga ana e një gruaje, e cila pretendon se në moshën 16-vjeçare gjëja  është abuzuar  seksualisht nga Roman Polanski.   Ky është rasti i 3 që e akuzojnë regjisorin Roman Polanski për abuzim seksual me një të mitur. 

Regjisori Roman Polanski është ende i kërcënuar penalisht për përdhunimin e ndodhur 51 vjet më parë.

E identifikuar vetëm me emrin e parë Robin, gruaja që pretendon abuzimin tha në një konferencë shtypi në Los Angeles se ajo kishte qenë "abuzuar seksualisht" nga regjisori i filmit franko-polak, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, në vitin 1973.

Avokatja Gloria Allred, i cili përfaqëson Robin, tha se sulmi ka ndodhur në jug të Kalifornisë dhe se klienti i tij nuk do të japë detaje. 

Më shumë edhe pse ka kufizime në rastin e saj, ajo mund të thirret për të dëshmuar në gjykim të ardhmen, argumentoi znj Allred. 

Regjisori nuk ka reaguar  për këtë rast, ndonëse ka kërkaur më parë që të hiqen akuzat ndaj tij. Gjithsesi, në rast ekstradimi në SHBA, Polanski rrezikon burgun.


Flori Bruqi



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...