Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/12/14

“Ti moj Kosovë”. Një këngë e re nga Tringa Rexhepi.

 

Nga Flori  Bruqi

                Muzika: Tringa Rexhepi & Scott Christian

                  Teksti: Tringa Rexhepi & Marjola Saliu

Këngëtarja e njohur shqiptaro-kanadeze Tringa Rexhepi, vazhdon të surprizojë artdashësit. Me një inteligjencë të spikatur artistike, Tringa i qaset publikut me ëmbëlsi dhe finesë duke sjellë në momentet e duhura këngët e duhura.

Pas sukseseve të padiskutueshme me “Moj e bukur Arbëri” dhe “Lemza”, Tringa dhe Scott vijnë këtë radhë me një krijim origjinal. Kënga e re “Ti moj Kosovë” i prezantohet dashamirësve të muzikës një ditë para festimeve për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë këngë ka punuar një ekip i dedikuar artistësh, ku vihet re se artistja e dashur Tringa Rexhepi ka provuar veten edhe si tekstshkruese në bashkëpunim me Marjola Saliun.

Tringa Rexhepi

Teksti:

M'vjen ndërmend ti nanë Kosovë

Si Dielli yt askush s'ndriçon

I brodha unë shumë vende n'botë

Po nuk e gjeta gjuhën tonë

I shëtita udhët e botës krejt

Shijova yjët oh, sa shumë

Po zemra kurrë nuk është e qetë

Veç te ti gjej paqë unë

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë

 

Mali i Pejës po më thrret

Ushtima Ujvarëve si magnet

Më bindin që do të kthehem shpejt

Të parët na lanë kët amanet

Muzika jote po tingllon

Forca gjithkund rrezaton

S'harrohet gjaku Shqiponjës kurr

Kuq e zi në flamur

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë.

 

Tringa Rexhepi - Moj e Bukur Arbëri - YouTube

Ekipi realizues i këngës “Ti moj Kosovë”:

Muzika: Tringa Rexhepi & Scott Christian

Teksti: Tringa Rexhepi & Marjola Saliu

Produksioni: Scott Christian

Përpunimi nga: Nathan Johnson

Regjia dhe editimi i videos: Tringa Rexhepi

Pamjet filmike nga Kosova: Arben Llapashtica

Fotografitë nga: Ermal Iberdemaj

Pamjet me dron nga Toronto: Matt Coulautti

 

16 shkurt 2021


Martin Camaj bashkëpunëtor i ish-Sigurimit? Autoriteti i Dosjeve: Firma e manipuluar, s’ngjan me të shkrimtarit në dokumente të tjera

                            
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në


                                Shkruan :Flori Bruqi

Martin Camaj
, lindi më 13 korrik 1925 në Telume të Temalit të Dukagjinit, i biri i Kolës dhe Terezës nga Shllaku, i treti ndër shtatë fëmijë. 



Vendlindja e tij është "… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. 

Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë.

 Kjo gjë do t'i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari. 
I know Martin Camaj - Telegraph - Telegraph


 Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe filloi dhe ndoqi arsimin në Kolegjin Saverian,ku kaloi edhe tuberkulozin.

 Rektor i kolegjit atbotë qe Atë Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. 

Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegjë. Studimet detyrohet t'i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 - mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës[4] dhe në gusht qe i detyruar me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Atë Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. 

Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg.

 Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik - 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-1950) mësues në Tuz në shkollën "Mahmut Lekiq". 
The files of the Security of Albania and the plans for the impeachment of  Martin Camajt - Telegrafi - Telegrafi


 Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. 

Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane.

Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç.

 Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Martin Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç - kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

 Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate "Gjuha e Gjon Buzukut". 


27 years since the death of Martin Camaj - KOHA.net

Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

 Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

 I ndihmuar nga Ernest Koliqi dhe profesorë të vjetër të kolegjit jezuit P. Luigi Rosa dhe P. Zef Valentini, asokohe drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, si dhe kryetar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Romës, pasi i njihen studimet e kryera ne Universitetin e Beogradit, regjistrohet në vitin e tretë studimor në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë të atij universiteti. 
martin camaj, per shkodren) ATY SI... - Shkodra nder Shekuj | Facebook


Këtu studion letërsi latine, italiane, filologji romane e sllave, si dhe gjuhë e letërsi  shqipe, ndërkohë pati rastin të ndjekë leksione nga Giuseppe Ungaretti dhe të njohë prej së afërmi poezinë e tij. Nën mentoratin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi Mesharin e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi. 
Martin Camaj, UDB agent!? - Telegraph - Telegraph


Gjatë periudhës së studimeve  Martin Camaj iu perkushtua veçanërisht kërkimeve shkencore në terren në fshatrat e ngulimeve arbereshe. 

Qysh më 1959 Koliqi i mundësoi të punojë si lektor pranë Universitetit në Romë, gjë që zgjati deri nga fundi i vitit 1960. 

Kërkimet akademike të  Martin Camajt u përqendruan në gjuhen shqipe dhe dialektet, në veçanti në gjuhën e arbëreshëve të Italisë jugore. 

Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Në dhjetorin e 1960s vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD (= Shërbimi Gjerman për Shkëmbimin Akademik) për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Universitetin  Ludwig-Maximilian.
Martin  Camaj përzgjedh si vend studimi Seminarin e Gjuhësisë me synimin që të përvetësojë metodat e studimit gjuhësor historiko-krahasues. 



 Për përfundimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje Camaj mbështetet për disa vjet me radhë nga fondacioni i DFG-së (Shoqata e Kërkimit Shkencor Gjerman), i cili i akordon një bursë kërkimore për të mbrojtur gradën e habilitacionit. 

Këtë gradë e fiton më datën  21.01. 1965 me venia legendi (leje mësimdhënieje në universitet) në albanologji duke fituar në të njëjtën kohë edhe të drejtën për të qenë Privatdozent, përvojë që e kishte ushtruar si lektor vullnetar për realizimin e programit universitar duke dhënë kurse hyrëse të gjuhës shqipes qysh prej semestrit të dimrit në vitin akademik 1961/1962. 

E shoqja, Nina, e cila jepte gjuhë ruse në "Bocconi" të Milanos si asistente në vitin akademik 1961-1962 shkon pranë Martinit më 1962 ku ajo do të punojë për pak vite pranë "München American Elementary School" si mësuese dhe bibliotekare. 

Në vitin 1964 Nina hyn në Urdhnin e Tretë Françeskan duke marrë emrin Motër Elizabeta.

 Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987. 

 Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. 

Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. 

Më 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm. 

Më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emerituar.
Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindur.

 Ndërrioi jetë më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Martin Camaj është  i përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. 

 Kërkimet akademike të  Martin Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

 Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Martin Camaj e nisi veprimtarinë e tij poetike me dy përmbledhjet e para që i botoi ne Kosovë:

“Një fyell ndër male” dhe “Kanga e vërrinit”
Vëllimi i tij i parë me varg klasik "Nji fyell ndër male", Prishtinë 1953, dhe "Kânga e vërrinit", Prishtinë 1954, u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t'u kthyer. 

Këto u ndoqën nga "Djella", Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. 
Përmbledhja e poezive "Legjenda", Romë 1964 dhe "Lirika mes dy moteve", Munich 1967, kishte disa poezi nga "Kânga e vërrinit", që u ribotuan në "Poezi" 1953-1967, Munich 1981. 

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. 

Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

 Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet "Selected Poetry", New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe "Palimpsest", Munich & New York 1991.

****

 Dosja e Ish-Sigurimi i Shtetit Shqiptar  për  Martin Camaj, mund të jetë manipuluar. 

Në këtë përfundim arrin një grup pune i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve për të verifikuar firmën e shkrimtarit.

 Firma e shkrimtarit Martin Camaj në dokumentin ku pretendohet se ai pranon të bëhet bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, mund të jetë e manipuluar. Në këtë përfundim duket se arrin grupi i punës i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve, i cili ka bashkuar ekspertë të policisë shkencore, kaligrafisë dhe ish-Stasit gjerman. 

Për “News 24”, kreu i grupit të punës, sqaroi se hetimi administrativ është ende në proces.

 “Ka dyshime serioze për firmën e tij, sepse kjo firmë e tij, ndryshon katërcipërisht me firmat e tij që gjenden në arkivën e bashkëshortes së tij dhe në arkivën e Mynihut ku ai ka punuar”. 

Pak vite më parë, publikimi i disa pjesëve të dosjes së tij, e etiketoi atë si bashkëpunëtor të Sigurimit famëkeq, edhe pse, fill pas dokumentit ku pretendohej se pranoi të bëhej bashkëpunëtor, ai u arratis nga Shqipëria dhe dokumentet e dosjes së tij, tregojnë në fakt si përndiqej Camaj në Gjermani. 




 Një hetim administrative nisi asokohe: “Për të verifikuar disa elemente që ne dyshojmë realisht se kjo dosje i ka të falsifikuara në vetvete”, tha Nikolla, anëtar i Autoritetit të Dosjeve. 

Martin Camaj - DOKUMENTARI 'MARTIN CAMAJ I PAPËRSËRITSHËM' Nga VALERIA  DEDAJ “Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë  popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem

Martin Camaj - DOKUMENTARI 'MARTIN CAMAJ I PAPËRSËRITSHËM' Nga VALERIA DEDAJ 

 Shkrimtar e albanolog,Profesor Martin Camaj u arratis nga Shqipëria gjatë diktaturës dhe pas qëndrimit në ishJugosllavi e Itali u vendos në Gjermani prej ku shkroi disa vepra e studime që në Shqipëri erdhën vetëm pas rënies së regjimit.



https://telegrafi.com/en/martin-camaj-agent-udb-se/

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...