Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/13

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia






Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetimeve, ka zbuluar edhe shumë dokumente. 




Siç kanë bë me dije për Lideri.mk burime nga Prishtina që pretendojnë se janë të afërta me qeverinë e Kosovës, në mesin e dokumenteve janë zbuluar edhe lista me emrat e bashkëpunëtorëve të Radojciqit në veprat e tij antiligjore.
Islami është Lumturi - Ky është Milan Radojcic organizatori kryesore i  sulmit terrorist ndaj Kosovës. Radojcic njihet si shoku i ngusht i Ramush  Haradinajt dhe Behgjet Pacollit. | Facebook

 Emrat kanë qenë të klasifikuar në disa “folderë” të veçantē, kurse emrat e gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë janë në një folder të posaçëm.

 “Tre ditë ekspertët e kibernetikës kanë punuar për të “thyer” paswordat me të cilat ka qenë i mbrojtur kompjutori i Radojciqit.
 

Aty gjenden emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë të Radojçiqit dhr grupit të tij duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Ka shumë emra interesantë”, kanë thënë këto burime. Lideri.mk ka pranuar të publikojë këtë informacion vetëm pasi kemi marë garanci të forta se në afat prej më së voni tre muajve do të na dorëzohen edhe emrat ose inicialet e bashkëpunëtorëve të Radojçiqit që gjenden në listat e konfiskuara nga policia e Kosovës. Burimet tona na kanë garantuar se si medium nga Shkupi mund të na japin qasje vetëm tek emrat e bashkëpunëtorëve që organizatori i sulmit vrastar në Banjskë, Radojçiq, ka pasur dhe ende i ka në Maqedoninë e Veriut. Qasje e tillë, sipas tyre, do u mundësohet edhe disa mediumeve tjera shqiptare, si dhe atyre ndërkombëtare në gjuhën shqipe, si Zëri i Amerikës, Dojçe Vele, Radio Evropa e Lirë.




 Për momentin refuzojnë të japin ndonjë detaj shtesë për ta, sepse në ndërkohë organet policore kosovare, në bashkëpunim me organet gjyqësore janë duke përgatitur fletarrestet për ta. Për bashkëpunëtorët e Radojçiqit nga Maqedonia e Veriut me siguri do të kërkohet ekstradim, por një pjesë e tyre ka gjasa të arrestohen në Kosovë, ku udhëtojnë shpesh.



 “Vetëm mund të ju themi se të gjithë bashkëpunëtorët që ka pasur ai në Maqedoninë e Veriut kanë pasuri me vlera milionëshe. Veçohen tri familje që kanë kontrabanduar drogë në vlerë prej 60 deri 80 milionë euro në vit nga Maqedonia në Kosovë përmes rrugëve të ndryshme. Për këtë kontrabandë të papenguar ata kanë pasur përkrahje të plotë të strukturave politike dhe policore.”. 



 Përveç kontrabandës së drogës, bashkëpunëtorët e Radojciqit nga Maqedonia e Veriut janë marë edhe me aktivitete të ndryshme antiligjore. Ata i kanë dhënë një pjesë të fitimit kryekriminelit të dyshuar për sulmin në Banjskë, kurse si kompensim Radojçiq u ka siguruar mbrojtje politike dhe policore, gjë që flet se ai ka pasur rrjetin e tij të ndikimit edhe në politikbërje, por edhe në strukturat policore në vendin tonë. Falë këtij ndikimi, Radojçiq dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë hezituar edhe të kidnapojnë edhe biznesmenë të njohur. 







 Mes tyre ka qenë edhe një biznesmeni shqiptar nga Shkupi, për të cilin ka shkruar Koha.net. Vjedhës veturash, i akuzuar si kidnapues i një biznesmeni nga Shkupi, i pasuruar nga kontrabanda, i lidhur edhe me grupe kriminale shqiptare, përfitues tenderësh në veri, por edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë, njeri i besueshëm i Beogradit për ngritjen e barrikadave, pronar i restorantit Grej në Mitrovicë, i një firme në Bullgari dhe i disa firmave në Serbi, i sanksionuar nga SHBA-të. Në vijim disa dëshmi të hulumtuara nga revista serbe “NIN” mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit.



Dhe një analizë mbi atë se me cilët politikanë shqiptarë punoi Beogradi për ndarjen e Kosovës. 
Kusari tregon sa herë ka folur me Radojiçiqin – Vëzhguesi
 ■ Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.


"Bisedë me Radojcic për votat e Osmanit si Presidente", insiston Pacolli:  Kam edhe...

 ■ Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.

 ■ Pas shpërnguljes së shumë serbëve më 1999, Radoiçiqi dhe familja e tij u vendosën në Vërnjaçka Banjë të Serbisë. Aty jetoi disa vite. Para se të kthehej në veri të Kosovës, ai iu shmang arrestimit si anëtar i grupit kriminal të Leskovcit. Ky grup merrej me kontrabandë të veturave të vjedhura në relacionin Maqedoni-Serbi-Kosovë. 

A është takuar Pacolli me Radojicic - përgjigja e çuditshme e tij - Gazeta  Online INSAJDERI

 ■ Fletarresti i parë kundër Radoiçiqit u lëshua më 2003 me zbulimin e rastit të kidnapimit të Sali Mitatit, biznesmen nga Shkupi. 









 ■ Kidnapimi ndodhi në janar të vitit 2001 pak para shpërthimit të kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Në atë kohë në Maqedoni, sipas mediave lokale, ishin të pranishëm instruktorët e JSO-së, njësisë për operacione speciale të Serbisë. Një e përjavshme botoi një intervistë me Millorad Ulemekun («Legija»), më vonë i dënuar për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. 


 ■ Kidnapimet kanë qenë shenjë dalluese e klanit të Zemunit dhe Surçinit si dhe vjedhja e veturave, para se të merrte monopolin në tregtinë me heroinë, me ndihmën e strukturave shtetërore./

Aktakuza e ngritur ndaj kryekriminelit serb Millan Radoiçiqit, e 41 të tjerëve, vazhdon të mbes vetëm në letër




Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale mungesë ndaj Milan Radoiçiqit, e 41 të tjerëve, vazhdon të mbes vetëm në letër. Kjo pasi ende nuk dihet nëse do të nis gjykimi ndaj tyre. Avokatët thonë se Prokuroria Speciale do të duhej të ndryshonte aktakuzën për ta në mënyre që të vazhdohej me procesin gjyqësor, transmeton "Floripress"

Më shumë se katër muaj kanë kaluar nga ngritja e aktakuzës, ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.





Ndonëse gjykimi nisi për tre prej të akuzuarve, për 42 të tjerët, përfshirë edhe Radoiçiqin ende nuk dihet se si do të vazhdohet meqë të njëjtit ishin të pakapshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë.


Sot pritet të ngrehet aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë – Epoka e Re



Nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk treguan nëse kanë vendosur se si do të vazhdohet me këtë, ndërkohë që avokati i familjes së policit të vrarë në këtë sulm, thotë se ky rast duhet të trajtohet me prioritet.

Urdhërarrest ndërkombëtar për mikun e kryeministrit Haradinaj, Milan  Radoiçiq

“Kjo është një lëndë e rëndësisë së veçantë është rrezikuar rendi kushtetues i Kosovës, prandaj besoj se duhet me i dhënë prioritet në trajtimin e saj dhe në nisjen e gjykimit… Unë jam i përgatitur për të dy opsionet pra si me gjykim në mungesë sikurse në versionin tjetër, unë nuk e kam problem le të vendos gjykata tutje”, ka theksuar për Tv Dukagjinin, Arianit Koci – avokat i familjes Bunjaku.




Ndërkohë që sipas Naim Rudarit, avokat i njërit zyrtari policor që është plagosur më 24 shtator, thotë se prokuroria Speciale mund ti jap zgjidhje kësaj çështje.

“Gjykata pa asnjë mëdyshje do të mund të fillonte me gjykimin në mungesë, apo në anën tjetër do të mund ti kërkonte prokurorisë që ta ndryshonte aktakuzën, dhe prokuroria speciale me një ndryshim, fare kozmetik mund ta ndryshonte aktakuzën dhe të fillonte gjykimi në mungesë, pa lënë fare mëdyshje”, ka deklaruar ai.

Lirohet Milan Radojçiç, ja çfarë pritet të ndodh mes Kosovës dhe Serbisë -  Shqipëria Live 4.10.2023
 

Nga Prokuroria Speciale nuk kanë kthyer përgjigje nëse aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit, dhe të tjerëve që është ngritur në mungesë, mund të ndryshohet.



Në seancën fillestare të mbajtur në tetor të viti të kaluar, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nuk pranuan fajësinë, derisa vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien: Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë se ka rrugë normale evropiane

 





Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të synimeve të veta për integrime evropiane, transmeton Agjencioni "Floripress" nga Prishtina .

Në një intervistë për tabloidin serb, Kurir, të publikuar të dielën,James O’Brien tha se të dyja vendet kanë nevojë ta bëjnë këtë. “Mendoj Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë se ka rrugë normale evropiane për këtë çështje. Mendoj se tani, me një Bashkim Evropian më aktive në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se ka gjëra që secila prej tyre duhet t’i bëjë, të cilat do ta bëjnë më të lehtë zgjidhjen çështjeve”, tha James O’Brien. Por, shtoi ai, ato duhet ecin përpara dhe t’i bëjnë këto gjëra “për hir të rrugës së tyre evropiane, jo për shkak të disa negociatave të veçanta”. James  O’Brien u pyet gjithashtu se a mund të jetojnë serbët e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, pas një varg hapash që Qeveria i ndërmori gjatë vitit 2024 për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në veriun e banuar me shumicë serbe dhe për ta shtrirë autoritetin atje. “Mendoj se po”, u përgjigj ai, duke shtuar se “praktikisht çdo vend evropian ka pasur nevojë të merret me një çështje të tillë – një komunitet që ndihet i lidhur me një vend fqinj për shkak të lidhjeve kombëtare, fetare apo historike”. O’Brien bëri thirrje gjithashtu që serbëve në Kosovë, posaçërisht në veri, t’u jepet hapësirë ta thonë fjalën e tyre vet, pa i ndikuar apo detyruar nga të tjerët. “Ne duam të shohim që zëri i vet serbëve, në veçanti në veri, por edhe në gjithë Kosovë, të dëgjohet, jo që ata të detyrohen të flasin në një mënyrë apo tjetër siç u leverdis njerëzve në cilindo kryeqytet. Ata duhet t’i kenë të drejtat si çdo qytetar tjetër në një vend demokratik”, tha James  O’Brien. Ai tha se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ekipi i tij, kanë bërë “punë të suksesshme falë të cilës ka zgjidhje për jetën e serbëve në Kosovë me respekt për ta si një komunitet, në mënyrë që ata të mund të jetojnë normalisht, ashtu si, për shembull, gjermanët në Itali ose holandezët në Belgjikë”.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...