Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/18

“Debat parlamentar i Fan Nolit para një shekulli”





Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Nga debati parlamentar, kur Fan Noli jepte dorëheqjen si ministër i Jashtëm, duke mbajtur edhe fjalim brilant, si edhe debatet që pasuan pastaj në Parlament. ** Është e vërtetë që ndodhesha në Tirane kur u votua ligji i intermimit të fëmijëve të dezertorëve, por nuk isha në Parlament, as mora pjesë në bisedime. Veç kësaj, nga njëra anë, Guverna jonë e zbatoi këtë ligj me një shtojcë, të dekretuar prej kabinetit pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe, nga ana tjetër, unë nuk e atakova guvernën aq për interni­min e fëmijëve të dezertorëve se sa për internimet politike pa ndonjëe faj e pa ndonjë bazë në Toskëri, ku s’kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse. Ja disa shembuj midis të tjerash: Disa familje nga Bilishti, nga Hoçishti e nga Les­koviku u internuan me gra e me çiliminj e u munduan më kot e pa arsye larg vatrave të tyre për disa muaj. Sa për sigurinë që mbretëron anë e mbanë Shqipërisë dhe veçanërisht në malësi, më vjen keq t’i përsëris ministrit të Punëve të Brendshme që kam shumë dyshime.




 Shembulli i tregtarit të thëngjillit për të cilin fola më parë është tipik për mungesën e sigurisë nën këtë guvernë. Ky tregtar ka punuar në Gurëz e në Breg të Matit njëzet vjet me radhë, përpara Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës Ballkanike, në kohën e Luftës së Përgjithshme, në kohën e operacione­ve të ndryshme, dhe në kohën e të gjithë kabineteve tonë të mëparshëm. Po në kohën e këtij kabineti, pasi e pësoi atë që iu tregova më parë, dmth pasi u plagos prej një vrasësi ku udhëtonte i përcjellë prej një oficeri të xhandarmërisë e prej një zyrtari të shtetit, tani ndodhet në kryeqytet e nuk guxon të kthehet në malësi për të shikuar punët e tij. Ministri i Punëve të Brendshme na bëri dy shaka kur u qa se po e kritikojmë që ç’armatosi popullin e shtypi kry­engritjen. Nuk e atakova se ç’armatosi popullin; por i hoqa vërejtjen mbi faktin që ç’armatosja materiale nuk arrin për të prerë kryengritjet, pa ç’armatosjen morale. Që ta them më të shkoqur, nuk arrin t’i marrësh armët një njeriu e ta bësh mik e të sigurohesh nga pusitë e tij, para se të pajtohesh me të thellësisht. Nuk e atakova guvernën se shtypi kryengritjen, por se nuk e parashikoi, se nuk kishte marrë masa për të mbrojtur kryeqytetin, se mori në qafë me qindra njerëz krejt të pafajshëm e se armiqësoi popullin e Shqipërise së Mesme pa shpresë pajtimi kush e di për sa vjet. Ministrit të Luftës kam për t’i thënë se për veshjen e ushtarëve, nuk jemi të verbër, ne i shohim qysh janë të ve­shur ata ushtarë që ndodhen në kryeqytet, e që e marrim me mend sa më ligsht janë veshur ata që ndodhen në provincë. Nga ana tjetër, nuk është e vërtetë që rroga e oficerit tonë është e vogël e që s’u mbetka tjetër shpërblim përveç grad­imit. Përkundrazi, rrogat e oficerëve tanë janë më të mira se në Itali e më të mira se kudo në Ballkan e në Europën Qendrore… Sa për çështjen e shqiptarëve të Izmirit, është e vër­tetë që isha ministër i Punëve të Jashtme kur bisedohej kjo çështje, po unë e lashë ndryshe dhe u mbarua fare ndry­she. Ja me pak fjalë historia e kësaj çështjeje: një nga para­ardhësit e mi i kishte kërkuar qeverisë italiane mbrojtjen e qytetarëve shqiptare, atje ku nuk kemi përfaqësues e as konsull dhe, veçanërisht në Izmir. Guverna italiane e pra­noi me gëzim këtë barrë dhe i kërkoi guvernës sonë hollësi mbi pasaportat dhe mbi taksat konsullore. Në një përgjigje të dhënë prej meje, e falenderonim qeverine italiane për këtë lehtësi… Konflikti u rreptësua dhe kapërceu e marrëveshjes, kur u vendos të shkoja në konferencën e Gjenovës. Unë isha i mendjes që s’duhej bërë asnëe emërim pa pëlqimin tim nga njëra anë, dhe që, nga ana tjetër, duhej të pyetesha për çdo çështje të jashtme me rëndësi, para se të jepej një vendim. Kryeministri, i cili duhej të bëhej zëvëndës i punëve të jashtme ishte i mendjes që mund të bënte çdo veprim dhe emërim në degën e jashtme pa më pyetur fare, sa kohë ndodhesha jashtë Tiranës. Kur i tërhoqa vëretjen që unë do të shtrëngohesha të jepja dorëheqjen, sapo të behej ndonjë emërim apo veprim pa pëlqimin tim, Kryeministri më tha se mund ta jepja dorëheqjen. Duke parë se kolegët e mi, të gjithë pa përjashtim, pëlqenin pikëpamjen e Kryeministrit, e dhashë dorëheqjen time që atë minutë, i gëzuar që s’isha i nevojshëm për plotësimin e kabinetit… Kur Këshilli i Lartë na e ktheu buxhetin me vërejtjen e arsyeshme se qysh kishte ndër mend guverna na mbulonte deficitin prej më shumë se dhjetë milion franga ar, atëhere e gjeta rastin t’u them kolegëve të mi që Këshilli i Lartë kishte të drejtë të mos aprovonte një buxhet të çale dhe shkela këmbë që buxheti të balancohej duke zbritur të pri­shurat sipas të ardhurave të shtetit. Asnjë nga kolegët e mi s’u bashkua me mendimin tim dhe kryeministri e shtrëngoi Këshillin e Lartë të aprovojë buxhetin me një deficit prej më tepër se dhjetë milion franga ar, pa ndonjë projekt se si do te mbulohej ky defiçit. Shkela këmbë që në krye të thirren me një herë or­ganizatorë të huaj për ministri të ndryshme. Vendimi u dha, por unë vura re që kolegët e mi s’kishin dëshirë dhe as nxi­tim që ky vendim të vihej në veprim. Provën e kini përpara sysh. Guverna jonë s’ka sjellë asnjë organizator veç organi­zatorit austriak të ushtriseë i cili rastisi të ndodhej këtu dhe të cilin guverna jonë s’e ka lënë të bëjë asnjë organizim… Tani, zoti Kryetar, nemni leje të bëj disa vërejtje mbi aluzionet e bukura dhe të holla të zotit Sejfi Vllamasi për sëmundjen time misterioze e për gishtin e jashtëm si dhe për aluzionin e ministrit të Punëve të Brendshme, i cili disa ditë më parë na cilësoi zotin Gurakuqi dhe mua si mbrojtës të Mustafa Krujës. Ju pyes ju, kujt u drejtohen insinuata dhe këto aluzione? Atyre që kanë vite e vite që punojnë për çështjen e Shqipërisë? A është nevoja të mbrohemi kundër këtyre insinuatave? AHMET ZOGU: Davaja e Emzotit është më tepër si mbrojtje për veten e tij për dorëheqjen që ka dhënë, se sa një protestë kundër qeverisë. Sa për çështjen e buxhetit, për të cilën flet zotëria e tij nuk dua të jap përgjigje e këtë pikë ia lë zotit Kryeministër. KRYEMINISTRI: Me gjithë që fjalët e Emzot Nolit nuk janë të drejta për shka kam edhe dëshmitarë, nuk dua të jap përgjigje. Nuk ishte nobël për zotërinë e tij të jepte dorëheqjen në një kohë aq kritike nëpër rrugë… EMZOT FAN NOLI: Me sa e dinit ju se është kohë anormale, pse zoti ministër i Brendshëm na siguronte se nuk ka farë frike. Pra, për mua nuk ishte kohë anormale. AHMET ZOGU: Sa për fjalët që kam thënë se çu­ditem se si zoti Gurakuqi dhe Emzot Fan Noli i dalin zot tradhëtarëve, kjo nuk do me thënë se ata janë tradhëtarë. Dhe i nderoj shumë si atdhetarë të mirë, por me gjithë këtë çuditem. Sa për fjalët që tha Emzoti se ne jemi çirakët e ustallarëve, dua t’i përgjigjem në një mënyre, duke kërkuar prej zotërisë së tij që mos t’i marrë për keq. Zotëria e tij është një orator shumë i mirë, por përdor pak fjalë hovarda, që në gjuhen gjermane dmth spitzbube. Vimë tani në çështjen e Gurzit. Në Gurëz është një pyll shumë i madh, në atë pyll u shti një pushkë dhe u plagos një njeri, siç tha zotëria e tij. Zotëri, ç’mundet të bëjë qeveria pse në pyll shtihet një pushke? Sot një jayë, kur erdhën disa deputetë për t’u ankuar për këtë çështje, qeveria dha urdhra të rrepta për këtë pune. Bëhen dhjete minuta pushim, pas dhjetë minutash mbledhja mbështillet prapë. STAVRO VINJAU: Mbi fjalët e zotit ministër të Dre­jtësisë, kemi për të thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë zotëria e tij, se gjykatësit kundërshtuan, të lëshojnë punën e tyre, edhe prandaj ajo ministri u detyrua t’i kërrente prej krahu me policë. E vërteta është se me tërë veprimet e saj, ashtu edhe me këtë vepër, ajo shkeli ligjin….

 (Marrë nga libri “Debat parlamentar para një shekulli” me autor Filip Rrumbullakun).

2025/01/17

Si u tall Fan Noli para Lidhjes se Kombeve me lideret e kohes






Theofan Stilian Noli (İbriktepe, Vilajeti i Edrenesë, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA), i njohur si Fan Noli, ka qenë dramaturg, klerik ortodhoks, politikan, diplomat, njeri i letrave dhe muzikant. Si njeri i letrave, Noli ka shkruar dhe ka përkthyer tekste të shumëllojshme nga zhanre të ndryshme, si dhe ka kontribuar në publicistikën e kohës si drejtues, redaktor dhe shkrues nëpër disa të përkohshmeve. Nisi duke përkthyer dramaturgji, më pas përktheu Samiun, tekste fetare ortodokse dhe vepra madhore të letërsisë botërore nga Shekspiri, Khajami dhe Cervantesi.



Kryetari M. Motta: Para se të kërkoj leje t’i flas Asamblesë, Folësi i fundit Imzot Fan Noli, i pari delegat i Shqipërisë, mar nderin ta përshëndosh si kryeministër dhe kryetar të qeverisë shqiptare. Shqipëria si dhe Svicra, është një shtet i vogël, dhe përfitoj nga khjo rasje të shtoj se tërë shtetet anëtarë të Lidhjes së Kombeve janë të njëshmë para ligjit. (Duartrokitje). Imzot Fan S. Noli (Shqipëria). Duke rishikuar punën që ka mbaruar Lidhja e Kombeve në këto pesë vjetët e jetës së sajë, kam frikë se edhe unë i nxehti paqedashës do t’i ngrehë duart përpjetë në dëshpërim dhe do të thresë: “Më mirë të kemi luftë se sa fjalë të mërzitshme për paqe”. Ç’kemi bërë për paqe? Ç’po bëjmë tani në këtë Asamble? Ajo që është bërë në të pesë vjetët Çlodhet në paqe, në paqe të përjetshme e kyçur në dosjet e vjetra të sekretariatit dhe ruhet me kujdes prej atijë të mirit gentleman, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë se lidhja ka bërë disa shërbime të vogëla për paqën përgjithësisht, dhe veçanërisht e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke shiguruar kështu paqe dhe urdhër në Ballkan. Si e dini Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe m’e rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje ku është të njomet lirisht në detin Adriatik. Po thuamëni zoti Sekretar i Përgjithshëm përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua me të cilën të mund të ngrihet në këmbë? Tuntni kokën? Shumë thoni? Mirë do të zbres me elegancë në shumën e matur prej 200.000.000 frangash. Tundni kokën? Ahere jam gati të hyj në marëveshje për një shumë më të vogël, thuaj 100.000.000 franga. Kërkoj ndjesë. Doni të thuani që nuk më takuat kurrë në jetën tuaj dhe që nuk do të muntni të më huani një dhjetësh? Ahere merrni kërkesën t’ime për një hua dhe verreni në dosjet e vdekura të Sekretariatit dhe kyçeni mirë, po mbyteni sigurisht para se ta varosni në nekropolin t’uaj se munt të ngjallet prej të vdekunëve. Nofta Sekretari i Përgjithshëm kish në mend të thotë që nuk kish dëshoron të hyjë në marveshje për hua me një guvernë kryengritëse, pa një parlament si atë që kryesohet prek të përunjurit prift. Po e dini se ç’është parlamenti? Pa fjalë e dini. Po do të kuptohet më mirë kur tju yjem, se çmendoj për të. Parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shport që bënë prova operate në trupin e gjallë të racës së vetë. Një sallë plotë me gaz të helmuar. Gazi mbytës, gazi që sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithë gazet e tjerë me të cilët u lëftua luft e fundit që t’u jepte fund tërë luftrave dhe të vendoste paqë, paqen për të cilën bëjmë fjalë.Po, e që shkelni këmbë, jemi gati të bëhmë zgjedhje të ra, dhe ta bthresim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë superticje të mallkuar parlamentin pas dy ose tre vjetësh qeverimi atëror. Do të kini mirësinë atëherë zoti Sekretar i Përgjithshëm, pas tre vjetësh të më jepni huan prej 400 000 000 frangash të cilën m’u zotuat disa minuta më parë? Thuani “jo”? Përse? E dinja. Ahere, mirë, le të flasim për paqe. Më duket se nuk lemi asgjë më të keqe se sa të bëjmë këtë. Thom “Më duket” se dua që të gjithë juve të dini që kam qenë shumë vjet në Amerikë, në Boston, një qytet diku në Irrlandë plot me 0′ Connors dhe 0′ connelis dshe fitzgeralds. Të gjithë folës të mirë, folës fort të mirë, të cilët bashkë me Irrlandezë të tjerë prej qytetesh të tjerë të Irrlandës bëjnë të tërë të folurit në fushata elektorale t’Amerikës. Do të dëshironja që sivëllezërit e nderuar të Republikës Irrlandeze të kishin sjellë këtu ca nga këta folës trima të flisnin e të flisnin për vdekje për punën e paqes.Nuk është për të çuditur që Amerikanë, gjermanë dhe Rusë nuk janë të paduruar të hyjnë në Lidaje. Duket që nuk çmojnë fjalët tona. Donë më mirë për bemërin e Perëndisë zoti Kryetar. Pse nuk pushoni këtë të folur dhe të më jipni atë huan prej 500 000 000 frangash që mu zotuat para se të nis të flas.Tani që ju përgjigja në pyetjen e parë “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve në pesë vjetët e fundit?”. Munt të vij në çështjen e dytë dhe të fundit: Ç’po bëjmë tani në këtë asamble? Përgjigja është fare e lehtë. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalë, fjalë, fjalë” domethënë në inglishten popullore erë të nxehtë. Kjo është gjithë puna. O është një përrallë e thënë prej një idioti plot me bujë dhe tërbim pa kurrfarë kuptimi”.Ç’është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençme e të thella mi çarmatimin dhe traktate arbitrazhi? Çështjet ju referian një komisioni, o co; o ju referoj një nënkomisionit i cili do ta raportojë në komisjon. Dhe ky përfundimet do tja paraqitë ndonjë konference që do të mbahet ndo një herë në të pritmen. Kjo konferencë do tja raportojë këtë çështje përsëri një komisioni. Ky do ta referojë në nënkomision. Ky përsëri në Komision Dhe ky me radhë e me radhë në Konferencën. Konferenca do ta pasojë me një votë të njëzëshme e cila do ti referohet Këshillës së Lidhjes së kombeve e cila do të shfaqë një lutje të përbashkët në i Madhi Perëndi në qiell. Pasi të shkojnë çështjet përmes këtij rrotullimi poetik të konferencave dhe kundër-konferencave, të raporteve dhe kundër raporteve dhe këshillave, më në fund do ti referohet Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes i cili do t’i kyçë me kujdes në dosjet e pashpirt të Sekretariatit dhe do t’i mbajë këto për brezat e arthmë.Kështu e tërë puna do të mbarojë si mbarojnë gjithë flluskat prej sapuni. Dhe of! Fjalët e bukura dhe fjalët e gjëmuara dhe stërgjëmuara, të cilat do ti shoqërojnë këto rezoluta dhe ato lutje! I dua, i dua, “Si erën e pellgut dhe si të kërmave të të vdekurve të pambuluar që molepsin erën”. Për këtë arsye po jap këtë fjalë sot.Nër kohë që po mendojmë për fuska le të më jipet leje të bëj disa vërejtje për mi fuskën më kolosale që prodhoj historinë moderrne: Kuptoj pallatin e Dwes-it. Po është pikërisht një fuskë? Jo është një lidhje fuskash, e mërzitur, e koklavitur, diabolike, dhe infernale. Është më tepër se një fuskë, është një superfuskë. Po nuk duhet të trembeni nga kjo. Do të mbarojë si dhe fuskat e tjera që ngjallëm këtu. Është fort e koklavitur kjo punë. Mund ti shigurojë ndo një fron nënkryetari auktorit të shënuar po kam frikë se do të sjellë vetëm disa miliardë çpagime për Francën dhe për Belgjikën. Këta të dy shtete shpresojnë të nxierrin me anën e tij disa miliardë dhe miliardë. Unë uroj që të munden t’i marrin, po është një fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veç të referohet Lidhja e Kombeve. I dashuri im Sekretar i Përgjithshëm, Ju lutem gatuani një vënt të thatë, fort të thatë, në dosjet t’uaj të vdekura se si dini, mr Dawes është Amerikan dhe Amerika është një vend i thatë (pa të pira) qoftë se prej kohe në kohë, me mënyra të nëndheshme, njomet, njomet me të vërtet shumë, vetëm me shaka… . Me përpjekjet mirëdashëse të çizme sjellësve (kontrabandistëve).Duke folur për fuska përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 për të cilat kryetari i nderuar i kësaj Asambleje dhe Sekretari i Përgjithshëm i dashur m’u zotuan të më japin për Shqipërinë disa minuta më parë. Tani kjo hua është një fuskë paqeje, një fuskë paqeje fort e shëndoshë. Jo nuk është fuskë aspak. Atë që desha të thosha ish: Do të forcojë paqen në Ballkan. Mund të gatisë udhën për të realizuar Konfederatën Ballkanike, Po nuk ka një dobi të flasim për të. Zoti Sekretar i Përgjithshëm, merre në dosjet e pashpirt të mekropolit t’uaj.Pasi u përgjigja të dy pyetjeve që më ishin bërë më mbetet tani të nxjerr përfundimin të cilin do ta bisedoj në formën e dy pyetjeve të reja. Pikësëpari, nga çkoqitjet që u dhanë më parë, a e vlen barra qeranë që të kemi një shoqëri të kombeve? E dyta, në rast që e vlen, cila do të jetë methoda për t’i arrirë qëllimit që është paq e përbotshme? Pyetjes së parë do ti përgjigjem: Po. Edhe Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndër, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të shtrembërojnë buzët, kjo (Shoqëria e Kombeve) duhet të qëndrojë atje si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Kjo duhet të qëndrojë atje si një vërtetim solemn i dëshirës së përbotshme për paqe. Kjo duhet të qëndrojë atje gjer sa bukuria e sajë, fisnikëria e sajë, shpirita njerëzore e sajë, nevoja e domosdoshme e qënies së sajë të kuptohen nga gjithë bota. Pse fundi i fundit me gjithë mungesat që ka sot për sot, kjo meriton të pritet me këto fjalë. “Verreite Doch. Du bist so choen!” Oh! Qëndro, ti je kaq e bukur!Pse të jemi kaq pesimistë? Aspirata për paqe, janë kudo, kjo është e padyshimshme, ndryshe nuk do të kishim komedin e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshirojnë paqen. Që burrat e shtetit, politikanët e servirin kohë pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpërblimi. “Po paqia nuk do të vijë prej traktateve, këto janë të destinuara të hidhen shpejt a von në shportë. Paia do vijë nga shkollat. Duhet t’u mësojmë fëmijve që vrasja toptan është po ashtu një gjë kriminale sa edhe vrasja e veçantë. Duhet t’u mësojmë se perënditë t’ona të bajrakeve janë burimi i gjithë të këqijave, të cilat shekuj me radhë po e mundojnë njerëzinë. Duhet tu mësojmë se ka veç një perëndi të vërtetë, që duhet ti shërbejmë. Perëndia e njerëzisë, Perëndia e të gjitha tribuve. Duhet t’u mësojmë të bëhen anëtarë të nderçmë të super-shtetit që duhet të përmbledhë të gjitha tributë. Të bëhen qytetarë fisnikë të federatës së përbotshme e cila është në realizim e sipër, e cila do të realizohet me doemos. Kur djemtë tanë do të kenë mësuar këto të vërteta, atëhere do të kemi vetëm çarmatosjen morale e cila duhet të bëhet më parë nga çarmatosja matëriale, po do të kemi bashkëpunimin e vërtetë e të gjithë fiseve të botës për paqen, përparimin dhe mbarë vajtjen ndërkombëtare, të cilat s’janë tjetër veç sende që vijnë rrotull subjektit. “Po para se të vijnë atje, le ta njohim një herë se jemi që të gjithë bajrak të egër sa kohë që i bëjmë kurbane njerëzish Moloh-ut të tribusë. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini në të katër anët e botës këto perëndira barbare dhe anthropofage që kanë mbushur historinë e njerëzisë me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrënime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikë. Ah! Do ti kapim gjakatëratë e vjetër! Vështroni sytë e njerëzisë që vuan pas rrënimeve të luftës së përbotshme. S’ka dhimbje mbi dhimbjen e sajë, asnjë theori nuk do të ishte tepër e madhe për të shpëtuar djemtë tanë nga luftra të reja dhe lot të reja.





”Përpara o shokët e mij, bota është gati për ungjillin e ri. Flamuri i Shoqërisë së Kombeve është më fisniku që është ngritur gjer më sot! Ushtarët e sajë janë më trimat që ka nxjerrë bota gjer tani. Qëllimi i sajë është maja e përparimit të njerëzisë. Shpirti i Willsonit, ati dhe profeti i sajë na udhëhiq. Mundimet janë të mëdha, po shtrini kurajën t’uaj gjer në pikën e fundit dhe nuk do të venë mundimet kot”. 

 Gjeneve 1924

Faik Konica Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Dukë parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk këmbëjmë mënyrën tonë. 






Mbani mirë këtë që po u thom: në njëqint vjët, në vafshin si vëmi, do të jëmi aqë poshtë sa dhë sot. Grëqia u-rrëkëllyë dhë u-shua për jëtë: ne, në vent që të marrim mësimë, dhë dukë kërkuar shkakët ë rrëkëllimit të Grëqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhë në një shojtjë ë përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun. Shqipëria është një vent i mjërë dhë i ërrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytëtari, pa njërëz të shquar, pa njërëz që njohin të mirën dhë përpiqën t’a arrijnë. O është detyra ë atyrë të pakëvë Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhë në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhënë? Detyra ë tyrë është të përpiqen të këndohët dhë të shkruhët gjuha shqip, të hapën ca shkolla, të shëndoshët dhë të rritët mendimi kombiar, të çahën dhë udhëra të mira ëdhë të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallët trëgëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhë tonë. Po këto punëra s’bëhën pa vojtjë; duhet, për ti mbaruar, një durim, një mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët ë vërtëtë’ s’janë të zotërit t’i kënë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë një punë shumë më të lëhtë: politikë. Të lëshojë Turqinë njëriu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mëmoranda, të këndonjë gazëtat, të lëvdonjë Shqipërinë përpara të huajvë, ë të tjëra, janë lodra për të cilat s’duhët as dituri ë madhë as mundim i shumë. Pa të përpiqët njëriu të ngulë nat’ë ditë, më ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvë ndofta është ca m’ë rëndë. Të vësh t’u thuash ‘mëmëdhetarëvë të vërtëtë’ ëjani të punojmë për gjuhën shqip dhë për mendimin kombiar, do të lodhësh kot: Ata s’duan mundimë, po lodra, duan si Grëkërit të vënë nëpër kafëra, dhe, me fjalë për të qëshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut. Ashtu bënin Grëkërit, andaj u-shuan. Po, sič ë thamë, s’jemi të zotërit të hëqim mësimë nga vojtjet ë botës. Në vent që të vëmi të rrëmihim kopshten dhë të mbjëllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblëdhur pëmë që s’kanë zen’ as rrëënjë. Atyrëvë cilëvë u pëlqën, le t’i vënë politikës pas; këmi shprësë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e rinj, në shpirt të cilëvë zjen dashuria ë mëmëdhëut, ditë për ditë po mblidhën rrëth ë rrotull flamurit tonë, dhë lëftojnë në atë luftën ë mirë dhë pa gjak nga ë cila do të dalë i fortë dhë i math Kombi Shqipëtar.

Turqit kane kokat e grekeve te Izmirit jo te shqiptareve

Kjo foto u botua me shumë bujë në mediat shqiptare se: “Ushtarët otomanë pozojnë me kokat e prera të shqiptarëve”. Më vjen keq që është e disata herë që mediat shqiptare bien në kurthin e keqinterpretimeve dashakeqëse të fotografive të vjetra. Pas shumë kërkimesh mësova të vërtetën e kësaj foto se janë turqit me kokat e grekëve të Izmirit 1922. 





Fotografia kjo sipas autorit grek Haris Tsirkinidhis, në librin e tij “Eho Oplo Tin Aghoni”(Kam Trekëmbëshin Armë). Fotografia është bërë në nëntor 1922 nga gazetari francez Rene Pyo. Poshtë në greqishtë shkruan qartë se bëhet fjalë për kokat e grekëve të Izmirit dhe jo për koka shqiptarësh.

Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.

Biblioteka e Kongresit Amerikan, publikon hartën famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës. Por si do të shkatërrohej Shqipëria sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë? 







 Pjesa veriore e Shqipërise që përfshinë Malësinë në veri, në lindje Dibrën, deri në qytetin e Lezhës në perendim, dhe në jug deri të qyteti i Krujeës, ky territor do t’i ipet Serbisë dhe Malit të Zi, transmeton zeri.info. Pastaj Serbisë i ipet e drejta të projektoj dhe ndërtoj linjën hekurodhore Danum-Adriatik. Traktati parashihte formimin e një Shteti Islamik Shqiptar, me një territor shumë të vogël i mbikqyrur nga Italia. Italia do të marrë territorin jug-perendimor që përfshin Vlorën, dhe i ishullin e Sazanit. Greqia do të marrë pjesën jugore të Shqipërisë. Ky ishte një traktat gjenocidial kundër popullit me të vjetër në Evropë, që po të zbatohej do të kishte shuar përgjithmon egzistencën e popullit shqiptar.

Ish-Presidenti i Greqise Kam gjak shqiptari dhe jam krenar per kete





“Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare” Nga Presidenti i Greqisë gjeneral Theodoros Pangallos Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marrëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926. Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë. Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi. Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut. Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.2 Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës. Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shënim i A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve”, shtoi. Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekretet nga italianët. Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë Çështja e Shqipërisë. Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore, ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e kadetëve dhe atë të marinës. Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të Çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A. Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm. Shqyrtova dokumentat përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, e të tjerë. Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte. Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë (“shqiptarë të këqinj” shënim i. A. Llalla) zoti Kryetar.” Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do t’i shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate. Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë. Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga froni, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh”. Dhe unë atëhere nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “Besa”. Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu. Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut. Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve e të tjera. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta. Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare. Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve. E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek. Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821. Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”. Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare. A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shënim i A. Llalla) të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mend se si qenë vartësitë e tij të afërt. Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësojë populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakord me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar. Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e të tjerët. 


 Botuar në gazetën “Akropolis”, gusht 1949

Nexhmije Hoxha kerceu rreth kokes se prere te italianit. Shoqet i beri prostituta








Një dokument sekret, historik, shkruar në 1952 nga të huajt hedh dritë mbi krimet e komunizmit dhe konkretisht të bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha. Dokumenti që Opinion.al publikon sot është shkruar më 15 shtator 1952 dhe konsiderohet si një material sekret shkruar nga amerikanët për atë ç’ka po ndodhte në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore. Objekti i këtij dokumenti është Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës. Nexhmija përshkruhet si njeri i paskrupullt dhe barbare. Ajo ka nxjerr shoqet adoleshente në mal për të kënaqur epshet e partizanëve, mes tyre dhe shoqet e ngushta, citohet në dokument. Më tej, flitet për konferencen e Pezës, ku shkruhet se Nexhmija ka nxjerr armën dhe ka kërcënuar nacionalistët. Jo vetëm kaq, në dokument Nexhmije Hoxha përshkruhet si një vrasëse e pashpirt. “Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kriminel analfabet të përmendur më lart. Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vrasje të kobshme nuk është zbuluar kurrë”, shkruhet në dokument. Më pas me kokën e tij ka vallëzuar në mes të Pezës… Të gjitha faktet tronditëse i lexoni në dokumentin që Opinion.al e publikon të plotë: Partia Komuniste e Shqipërisë Burimi Paris: Nuk ka informacion Data e vëzhgimit: Lufta II Botërore Nexhmije Xhuglini, gruaja e Enver Hoxhës Shoqja Xhuglini-Hoxha, komuniste militante e kohëve të para, anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës, Presidente e Bashkimit të Gruas së Shqipërisë, është shqiptare me gjatësi mesatare. Ajo u bashkua me Partinë Komuniste në kohën kur ajo ishte ende e jashtëligjshme, ndërsa ishte ende adoloshente, dhe që nga fillimi ka shfaqur instikte tepër të paskrupujt dhe barbarë. Gjatë pushtimit dhe luftës civile rekrutoi një numër të madh grash shqiptare dhe i dërgoi në male për të jetuar me partizanët komunistë, duke shpërfillur nderin dhe traditën. Mes tyre ishin dy mikeshat e Xhuglinit, Liri Gega, ish-President i Frontit të Gruas Antifashiste dhe anëtare e Byrosë Politike, të rënë në fatkeqësi politike dhe Malëshova (emri i panjohur). Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, këto vajza u braktisën nga shoqja e tyre Nexhmije, e cila nuk kishte për çfarë t’i përdorte tjetër, dhe të gjenduara të mohuara nga familjet e tyre, që kishin poshtëruar, ato nuk kishin zgjedhje tjetër, por të jetonin në rrugë. Qeveria Komuniste, megjithatë, nxorri një vendim për mbrojtjen e tyre. Familjet e tyre u urdhëruan për t’i marrë përsëri dhe askush nuk kishte të drejtë të refuzojë martesën me to për shkak të kaluarës së tyre të neveritshme. Ky aktivitet, i pamenduar dhe tepër tronditës nga ana e një vajze të re, është ndër veprat e saj më të padëmshme. Më 16 shtator 1942, komunistët organizuan një takim të cilin e quajtën një “konferencë”, me qëllim formimin e një Fronti Kombëtar për Çlirimin nën urdhrat e Titos dhe Stalinit dhe për të grupuar elementët nacionalistë me komunistët. Kjo pjesë e dytë e programit ishte thjesht një përpjekje për t’u hedhur pluhur syve e “nacionalistëve”. Ideja e vërtetë ishte për t’i shtypur. Metoda të ngjashme janë aplikuar nga komunistët edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Jugosllavi dhe Çekosllovaki. Konferenca u mbajt në Pezë dhe kishte 17 persona të pranishëm, komunistë dhe nacionalistë, por këta të fundit nuk kishin tagër zyrtar në takim. Në mesin e Nacionalistëve të pranishëm ishin: Abaz Kupi, Ismail Petrela, Kamber Qafmolla, Ndoc Coba, Halim Begeja, Ramazan Jarani. Enver Hoxha ishte përfaqësuesi zyrtar Komunist; Nexhmije Xhuglini përfaqësonte gratë komuniste. Ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Ymer Dishnica, më vonë Ministër i Shëndetit Publik, President i plenumit, anëtar i Byrosë Politike, tani në fatkeqësi; Nako Spiro, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes komuniste më pas i vrarë nga Xoxe, nënkryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Brendshëm dhe Menaxher i Përgjithshëm i Sigurisë, i cili edhe vetë më vonë u ekzekutua; Baba Mustafa; Ramadan Çitaku, i likuiduar; Myslim Peza, gjeneral major dhe zëvendës kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor; Gago Tashko, ministër i pyjeve; Muharem Butka; Mustafa Gjinishi, sekretar i konferencës, pa të drejtë vote, më pas i ekzekutuar për devijim; Mustafa Kakaci, raportuesi i konferencës, pa të drejtë vote, ishin komunistët pranishëm. Gjatë takimit, shoqja Xhuglini, e zemëruar nga obstruksionizmi nacionalist, nxorri revolen e saj dhe u ngrit. Ajo u hodhi një sy të egër kundërshtarëve të saj dhe bërtiti: Kapitalistët dhe borgjezët duhet të fshihen nga faqja e dheut! Një numër i personave të pranishëm janë spiunët e kapitalistëve britanike dhe amerikanë! Shokë Partizanë lufta vazhdon. Unë propozoj që të mos humbasim më kohë të mëtejshme me sabotues borgjezë dhe të marrim urdhra nga Stalini. Kur “Konferenca” mbaroi Xhuglini mblodhi komunistët më të ashpër jashtë ndërtesës dhe iu drejtua si më poshtë. “Ju e dëgjuat të gjithë atë që thonë nacionalistët. Tani e dini se ata janë reaksionarë. Prandaj ata duhet të vdesin, dhe kjo duhet bërë me duart tuaja, me duart e bijve të kombit ata duhet të goditen! Dhe me ta duhet të zhduken të gjithë ata që ngrihen kundër nesh në marshin tonë përpara me Stalinin çlirimtar!” Katër ditë pas takimit një makinë që lëvizte përgjatë rrugës Tiranë – Kavajë u ndalua nga një grup partizanësh komunistë, të udhëhequr nga shoqja Xhuglini me Kajo Karafilin, si laro të saj, dhëndrri i Myslim Pezës, personalitetit komunist dhe kriminel analfabet të përmendur më lart. Në mesin e udhëtarëve ishte një italian i cili punonte në ndërtimin e rrugës. Xhuglini urdhëroi Karafili t’i priste kokën italianit. Arsyeja për këtë vrasje të kobshme nuk është zbuluar kurrë. Me pas Xhuglini urdhëroi të mblidhen gratë e fshatit të Pezës dhe filloi të hidhte valle dhe këndonte, duke lozur me kokën e viktimës, ndërsa kërcente. Gratë e fshatit, të terrorizuara nga kjo performancë makabre, u arratisën. Një tjetër krim i kobshëm ka ndodhur menjëherë pas konferencës kur Ismail Petrela, një nacionalist i cili kishte marrë një qëndrim të vendosur kundër komunistëve në “konferencë” u vra nga djali i tij Xhevdeti përballë spitalit të Tiranës. Para se të godiste të atin, Xhevdeti tha: “Kjo është ajo që u ndodh atyre që kundërshtojnë Konferencën e Pezës”. Koment vlerësues: Nuk ka informacion mbi ngjarjet e cituara që kanë ndodhur gjatë luftës.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...