Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/19

AKADEMIK FLORI BRUQI-LUFTËTARI I PAEPUR NË MBROJTJE TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR






      Shkruan Kujtim Mateli,akademik nga Tirana(AAAS)






https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar-nga-kujtim-mateli/




Krijimtaria e Flori Bruqit ka si gur themeli vlerat e identitetit tonë kombëtar, vlera të krijuara në breza nga paraardhësit tanë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Identiteti kombëtar shpaloset natyrshëm përgjatë gjithë veprës së tij, duke i mëshuar fort idesë për t`i njohur mirë këto vlera dhe për t`i ruajtur ato. Identiteti kombëtar formohet nga ato vlera që lidhen me qëndrueshmërinë në rrjedhë të shekujve për të mos humbur gjuhën dhe kulturën, traditat dhe zakonet që e kanë ruajtur atë nga asimilimi agresiv i fqinjve. Të zbulosh vlerat e qëndresës së popullit tonë në mijëvjeçarë, do të thotë ta ndërtosh të sotmen dhe të ardhmen mbi baza të sigurta. Duke filluar me vëllimin e parë poetik “Zjarri i diellit” në vitin 1995 e deri më sot, krijimtaria letrare e Flori Bruqit ka frymëzuar brezat e rinj me dashurinë për Atdheun, të qenit krenar për të parët tanë, që kanë ruajtur tradita dhe zakone, të cilat ruajnë vlerat e krijuara në shekuj. Jeta e shqiptarit deri më sot ka qenë e mbushura me përpjekje dhe luftra të pandërprera, të cilat përcaktojnë identitetin e tij liridashës e paqësor. Vepra letrare dhe sidomos romanet e tij të shumtë si: “Vrasja e liridonëve”, ”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe të tjera vepra të spikatura, karakterizohen nga niveli i lartë artistik dhe mesazhet e rëndësishme që i përcillen lexuesit të çdo kohe. Puna e tij kërkimore-shkencore, duke shfrytëzuar burimet arkivore në Kosovë dhe jashtë saj, ka bërë që ta njohë më mirë historinë e vendit tonë dhe të nxjerrë nga realiteti historik dhe ai aktual, personazhet e veprave që janë dhe do të mbeten dëshmi e krenarisë sonë kombëtare. Vepra letrare e Flori Bruqit është e gjithanshme dhe kontributi i tij është i çmuar si: poet e prozator, kritik letrar e eseist, publicist i dimensioneve të larta kombëtare, i ndjekur nga shqiptarët kudo trojeve shqiptare dhe jashtë tyre në diasporë. Gurët kilometrikë, që shenjojnë identitetin e kombit tonë në rrugëtimin e tij historik, janë ngjarjet më të rëndësishme kulmore që populli ynë ka shenjuar me gjak e sakrifica. Një nga këto pika kulmore është edhe Shpallja e Pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912. Kjo ngjarje, e cila u kurorëzua nga një seri betejash të ashpra me pushtuesit osmanë, e ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e shqiptarëve me perandorinë osmane, duke e konsideruar atë si një forcë pushtuese. Flori Bruqi në krijimtarinë e tij artistike, por dhe në atë publicistike dhe shkencore i ka mëshur fort idesë që vlerat e identitetit tonë kombëtar nuk duhet të dalin në pazar. Asnjë presje nuk duhet t`u hiqet vlerave tona kombëtare. Si shembuj sillen përpjekjet e Turqisë së sotme për rishikimin e historisë së periudhës osmane, por dhe ato të Greqisë që kërkojnë të zhdukin vlerat e popullit shqiptar në krahinën e Çamërisë, e cila deri para Konferencës së Londrës 1913 ishte pjesë e Shqipërisë së Poshtme, me histori dhe kulturë shqiptare dhe e banuar nga shqiptarët. Këto përpjekje të fqinjve tanë për ta tjetërsuar historinë e popullit tonë kanë ndeshur në penën e fortë të akademikut Flori Bruqi. Në krijimtarinë e tij ndjehet mirënjohja dhe respekti për aktorët që sollën lirinë e Kosovës nga shtypja dhe barbaritë serbe. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë pikat orientuese se si duhet të ecet më tej. Janë këta luftëtarë, dëshmorë dhe heronj, që për sot dhe shekujt që vijnë, i kanë përcaktuar marrëdhëniet e shekullit XIX midis shqiptarëve dhe serbëve, ose më saktë ato të para vitit 1999, si marrëdhënie midis shqiptarëve, që luftonin për liri dhe pavarësi dhe pushtuesve serbë. Gjaku dhe heroizmi i UÇK-së, e ka vulosur këtë marrëndhënie dhe askush, as sot dhe as në të ardhmen, nuk mund t`ia zbusë fytyrën çnjerëzore që tregoi ushtria e Milosheviçit. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të tokave shqiptare, aq sa kanë synuar të pushtojnë trojet shqiptare, po aq kanë bërë përpjekje të tjetërsojnë dhe historinë tonë, duke u përpjekur të rrafshojnë pikat kulmore të historisë së popullit tonë, deri tek ngjarja më e fundit kulmore siç është Lufta e Kosovës për liri e Pavarësi e vitit 1999. Ka përpjekje për të ulur vlerat e kësaj lufte si luftë çlirimtare, për të denigruar figurat e saj madhore. Përpjekje ka patur edhe për ngjarje të tjera kulmore, siç është Shpallja e Pavarësisë, duke mbivlerësuar kontributin e ndonjë fuqie të huaj dhe nënvlerësuar kontributin e atyre qindra mijëra shqiptarëve të organizuar në formacione luftarake në mbarë trojet shqiptare dhe delegatët që nxorën këto treva për ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorën heroike. Përpjekje ka patur edhe për Skënderbeun dhe luftën e tij heroike në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të vetë kontinentit tonë. Autorët e këtyre shtrembërimeve janë përballur me penën e akademikut Flori Bruqi, duke u dhënë qartësi këtyre shtrembërimeve dhe mjegullimeve të bëra nga autorë dashakeqës. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të trojeve shqiptare (serbët dhe grekët), janë përpjekur në këta dy shekujt e fundit ta shkurtojnë me sa të mundin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Akademiku Flori Bruqi, si njohës i mirë i historisë, i ka demaskuar këta autorë dashakeqës dhe gjithë krijimtaria e tij letrare, publicistike dhe shkencore, tregon për autoktoninë ilire të trojeve tona, që nga kohët më të vjetra me kufij veriorë rrjedhën e lumit Danub, ashtu siç dokumentohet edhe nga gjeografi Strabon. Po akademik Flori Bruqi, ndryshe nga institucionet shkencore në Kosovë dhe në Shqipëri, i shikon trojet shqiptare si një e tërë, si një histori e pandashme ashtu siç kanë qenë në rrjedhë të historisë. Institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshi dhe institucionin e vetëm shkencor në Maqedoni, i kanë parë trojet shqiptare si parcela të pavarura dhe gjithë puna kërkimore-shkencore ushtrohet brenda parcelës së shtetit ku ndodhen. Ndryshe ndodh me akademikun Flori Bruqi. Ai i vështron trojet shqiptare në tërësinë e tyre dhe nga kjo fushëpamje artistike dhe shkencore jep atë realitet shqiptar të pandarë, të mishëruara në vepra artistike, por dhe në studime shkencore. Një nga veprat madhore të akademik Flori Bruqit është “Leksikoni enciklopedik”, Prishtinë 2020, botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një vepër që rrezaton arritjet shkencore dhe ato artistike më të realizuara brenda hapësirës së trojeve shqiptare dhe në diasporë. Vetëm fakti që kjo Eciklopedi nuk është e ngjashme me ato që kanë dalë deri më sot në Prishtinë, të cilat përfshijnë personazhe dhe ngjarje brenda territorit të shtetit të Kosovës, me ato të Tiranës, që kufizohen me personazhe dhe ngjarje brenda Shqipërisë londineze, kjo Enciklopi i thyen këto kufizime të deritanishme dhe përcjell dritë dhe dije në çdo skaj të trojeve shqiptare, deri në diasporën më të largët. Ajo përcjell idenë e përbashkimit të trojeve shqiptare brenda historisë së përbashkët, që ato kanë dhe kanë patur në mijëvjeçarë, nga ku gjallon një letërsi dhe art i përmasave botërore, sepse fryma që ato përcjellin i drejtohen çdo individi të planetit tokë, pavarësisht kombësive dhe racave që ata i përkasin. Enciklopedia e akademik Flori Bruqit, duke u lidhur natyrshëm me zinxhirin e artë të enciklopedive botërore, u përcjell popujve dhe institucioneve shkencore vlera të rëndësishme, që janë krijuar në këto troje shqiptare përgjatë gjithë historisë së tyre. Akademik Flori Bruqi aq sa ëshë i interesuar për fatin e trojeve shqiptare në veri, po me kaq vëmendje ka ndjekur dhe fatin e trojeve shqiptare në jug të tyre. Ka një përpjekje të pandërprerë të Akademisë së Athinës për t`i parë trojet në jug të Shqipërisë si pjesë të Helladës, duke e provokuar rëndë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me librin shovinist të botuar në anglisht në vitin 1977. Kundër këtij libri në trojet shqiptare ka patur vetëm një zë kundërshtues dhe ky ka qenë akademiku Kristo Frashëri. Për ta patur të qartë se sa i rëndë është ky libër provokues, po e citojmë kundërshtimin e akademik Kristo Frashërit në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07.08.2011, i cili vë në dukje se disa botime gjoja shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare. Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike e morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. Dhe më tej profesor Kristo Frashëri vazhdon: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”. Po çfarë përmban në thelb ky libër? Ka tjetërsuar përkatësinë etnike të Epirit nga pellazgo-iliro-shqiptare, sipas autorëve të antikitetit, në helene, në kundërshtim me të gjithë autorët antikë që kufirin verior të Helladës e vendosnin në jug të Gjirit të Artës (Ambraqisë), kurse deri në fillim të shekullit XX, në të gjitha hartat dhe dokumentet evropiane, përfshi dhe disa autorë helenë quhej Shqipëria e Poshtme. Gjithashtu edhe Dodona pellazge është tjetërsuar në helene, madje duke e vendosur dhe në vendin e gabuar. Në këtë hapësirë Akademia e Athinës pretendon kulturë dhe qytetërim helen që prej 4 mijë vjetësh, duke i hapur rrugën qeverisë së Athinës ta pretendojë këtë hapësirë si territor të saj, pretendim të cilit nuk i është larguar as në ditët e sotme, duke mbajtur në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë. Përballë këtij provokimi kaq të rëndë kanë heshtur institucionet shkencore të trojeve shqiptare. Kanë heshtur dy institucionet shkencore të Tiranës: Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike; dy institucionet shkencore të Prishtinës: Akademia e Shkencave dhe Instituti Albanologjik, si dhe në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Po nëse heshtin institucionet shkencore të këtyre vendeve, që paguhen nga shtetet përkatëse për të folur, nuk ka heshtur akademiku Flori Bruqi, si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, i cili në shkrimin studimor: “Vendndodhja e Dodonës pellazge” që është një përgjigje shkencore kundër Akademisë së Athinës, ka argumentuar qartësisht se Dodona në dimensionin e saj historik ka kaluar nga pellazge në ilire dhe nuk mund të tjetërsohet nga pellazge në helene, kur kufiri midis Helladës dhe Epirit ka qenë i pandryshur me Gjirin e Artës (Ambraqisë) përgjatë gjithë historisë dhe që më vonë ky vend është quajtur Shqipëria e Poshtme. Akademiku Flori Bruqi me krijimtarinë e tij të gjithanshme, në disa fusha, ka mbetur një luftëtar i vijës së parë në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, ka përballuar me guxim lakmitë shoviniste të fqinjëve tanë, duke sjellë një letërsi cilësore dhe një mendim shkencor të admirueshëm.

2025/01/18

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

 




Gëzim Mekuli - Wikipedia

Nga Gëzim Mekuli 


Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike. Në Norvegji studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergen-it në Norvegji.

Gëzim Mekuli është njohës i mediave dhe i komunikimit (retorikës). Libri “Fjalimet që përgjakën Ballkanin" (2022) është libri i tij i dytë. Në vitin 2006 Mekuli ka botuar librin kritik “Mediat dhe Politika.” Mekuli është njëri ndër kritikët e parë të mediave shqipe në Kosovë dhe është i gjallë në debatet publike. Në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm, i pavarur dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias shqipe. Mekuli ka shkruar me qindra analiza, trajtesa e studime të medias dhe retorikës.

Në vitin 2010 Mekuli ishte emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës. Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë.

Pse kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqipe? Pse dhunohet gjuha shqipe dhe përqeshet të qenurit shqiptar? Këto janë pyetje që duhen trajtuar urgjentisht, nëse synojmë të kemi një shoqëri të shëndoshë dhe një media profesionale.

Në botën e sotme, ku informacioni është kudo dhe gjithçka, mediat kanë një fuqi të jashtëzakonshme. Ato janë ato që formësojnë perceptimet, ndërtojnë narrativat dhe, fatkeqësisht, shpesh shërbejnë si zëdhënëse të interesave të ngushta politike apo komerciale. Dhe ja ku jemi sot: me një sistem mediatik që shpesh e ndot gjuhën shqipe, përbuz kulturën shqiptare dhe përdor standardet etike si lecka për pastrim xhamash.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐚?

Për të kuptuar sesa larg jemi nga një model mediatik funksional, le të hedhim një sy te disa shembuj ndërkombëtarë:


Norvegjia, për shembull, është një shtet ku media publike si NRK ka detyrime ligjore të qarta për ruajtjen dhe përforcimin e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në nenin §3.3 të statutit të saj, përcaktohet që media publike duhet të transmetojë së paku 25% programe në gjuhën tradicionale "Nynorsk". Përveç kësaj, 35% e muzikës dhe 75% e prodhimeve televizive duhet të jenë vendore. Ky është një model që jo vetëm kultivon gjuhën dhe kulturën kombëtare, por edhe e mbron atë nga globalizimi agresiv.

Në kontrast, në Kosovë dhe Shqipëri, shpesh kemi emisione që nisin me një "hello" dhe mbarojnë me një "bye-bye". Të flasësh shqip duket si një barrë për disa media, ku gazetaria e vërtetë është zëvendësuar nga një përzierje e çuditshme e shprehjeve të huaja dhe servilizmit politik.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐧 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞?

1. Pavarësia redaksionale – Mediat duhet të jenë të lira nga ndikimi i politikës dhe interesave të oligarkëve. Fatkeqësisht, shumë prej tyre funksionojnë si degë propagande të partive politike apo si mjete për të mbrojtur interesa të oligarkëve.

2. Kritika e ndershme dhe konstruktive – Në vend që të jenë qenie "qen roje" për demokracinë, mediat janë bërë "qen të shtëpisë" për ata që paguajnë. Një kritikë cilësore është thelbësore për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe transparente.

3. Ruajtja e gjuhës shqipe – Nëse ndonjë udhëheqës i medias sonë do të shikonte standardet e vendeve si Norvegjia apo Franca, do të kuptonte se përdorimi i një gjuhe të pastër kombëtare nuk është vetëm detyrë patriotike, por edhe një standard profesional. A kemi ne ndonjë nen ligjor që detyron RTK-në apo Top Channel-in të ruajnë pastërtinë e shqipes? Nëse po, atëherë është një nen që as lexuesit nuk e respektojnë.

𝐏𝐬𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞?

E thjeshtë: për shkak të politikës dhe mungesës së etikës. Politikanët shqiptarë – ata të vilave luksoze dhe xhipave të zinj – kanë përdorur mediat për të forcuar pushtetin e tyre dhe për të shuar çdo zë kritik. Sot, opozitarët që dikur sundonin me dorë të hekurt mediat, qajnë për "lirinë e fjalës", jo pse janë shqetësuar për popullin, por sepse kanë humbur qasjen në LEK.

Mjafton të kujtojmë luksin e politikanëve që dikur shisnin moral në RTK dhe Klan Kosova, ndërkohë që pas kamerave blinin vila në bregdet dhe transferonin miliona jashtë vendit. Kjo është gazetaria që kemi trashëguar: një strukturë e kapur nga elitat që jetojnë në luks ndërsa populli lufton për mbijetesë.

𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭: 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦?

Mediat kanë fuqinë të jenë pjesë e zgjidhjes, por vetëm nëse ndodh një transformim i thellë. Ligjet duhet të mbrojnë gazetarët dhe të garantojnë pavarësinë redaksionale. Gjuhës shqipe duhet t’i jepet prioritet absolut, si në ligj, ashtu edhe në praktikë. Përndryshe, do të vazhdojmë të kemi një media që më shumë na poshtëron se sa na përfaqëson.

Dhe për fund, një pyetje e thjeshtë, por e rëndësishme: A mundet një gazetar që nuk di të flasë shqip të raportojë për hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve? Nëse përgjigjja është "jo", atëherë është koha për të rishikuar sistemin që kemi ndërtuar.

Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë.

Administrata  J.Biden kishte prioritet diçka tjetër: Ndarjen e Serbisë nga politika dhe ndikimi i Rusisë. 

Realisht, kjo përpjekje dështoi. Tentativa për të arritur këtë qëllim përmes "ledhatimit" të Serbisë ishte pa dobi, pasi nuk solli përfitime konkrete. Përderisa u tentua barazimi i palëve në dialog, politika e J. Biden nuk arriti të zgjidhte problemin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Ndërkohë, Albin Kurti luajti rolin e tij dhe riktheu veriun nën sovranitetin e Kosovës. 



Serbia, në anën tjetër, arriti disa qëllime në politikën e jashtme: nuk u nda nga ndikimi dhe ekonomia ruse, forcoi marrëdhëniet ekonomike me Kinën dhe refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë. 

 Ironikisht, Kosovës iu vendosën sanksione nga BE-ja, duke u konsideruar si një palë nxitëse dhe jo bashkëpunuese. 

Rasti i Banjska-s u trajtua duke akuzuar vetëm një individ dhe jo shtetin serb, ndërsa rasti i "Iberlepencës" mbeti i pazbardhur. Serbia, nga ana e saj, mohoi çdo ndërhyrje në Ujman. 


Epilogu i këtyre çështjeve ishte zero. 

 Gjatë administratës Biden, Kosova nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë. 

Si rezultat, normalizimi dështoi dhe situata u kthye në atë të vitit 1999, por tani me një dallim të rëndësishëm: sovraniteti i veriut është nën kontrollin e Kosovës.

Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025, dukuritë më të ndjeshme në botë

 Parashikimet për vitin 2025 varen nga fusha që analizohet, teknologjia, ekonomia, ndryshimet klimatike, politika apo shoqëria. Fenomenet globale të pritshme për vitin 2025 lidhen me trende të mëdha që po zhvillohen prej vitesh dhe që kanë ndikim të gjerë. Ja disa trende dhe parashikime të përgjithshme të bazuara në të dhënat dhe zhvillimet më të fundit që pritet të ndodhin në vitin që sapo ka trokitur.

1. Kriza klimatike dhe ndikimet në planet

Ndryshimet klimatike janë një prej sfidave më kritike. Në vitin 2025, efektet pritet të jenë më të dukshme:

Temperaturat ekstreme: Temperaturat mesatare globale do të rriten, duke shkaktuar zjarre pyjore më të mëdha dhe thatësira të gjata, si dhe reshje të paparashikueshme në shumë rajone.

Rritja e nivelit të deteve: Vendet bregdetare dhe ishujt mund të përballen me përmbytje më të shpeshta dhe më të rënda. Qytetet si Jakarta, Bangkok dhe Majami janë veçanërisht në rrezik.

Migrimi klimatik: Miliona njerëz mund të detyrohen të lëvizin për shkak të ndryshimeve klimatike, duke krijuar kriza humanitare dhe konflikte për burimet.

Disa prej sfidave në këtë drejtim mbetet iniciativa të tilla si: teknologji të gjelbra, kapja dhe ruajtja e karbonit; investime në energji të rinovueshme, si diellore dhe eolike, për të ulur varësinë nga karburantet fosile; si edhe marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e emetimeve të gazeve serë.

2. Teknologjia dhe revolucioni digjital

Përparimet teknologjike pritet të transformojnë jetën e përditshme:

Përhapja e AI: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për zgjidhjen e problemeve komplekse, nga parashikimi i katastrofave natyrore deri te diagnostikimi i sëmundjeve të rralla. Megjithatë, ka rreziqe të lidhura me sigurinë kibernetike dhe privatësinë.

Automatizimi i punës: Në shumë sektorë, si prodhimi dhe logjistika, robotët dhe makineritë inteligjente do të zëvendësojnë punën manuale. Kjo mund të rritë produktivitetin, por njëkohësisht edhe papunësinë në shumë sektorë të industrive më të mëdha në të gjithë botën.

Hapësira dhe eksplorimi ndërplanetar: Deri në vitin 2025, misionet për kthimin e mostrave nga Marsi ose për ndërtimin e bazave në Hënë mund të jenë afër realizimit. Pritet rritje e turizmit hapësinor për individë të pasur.

Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025, dukuritë

3. Krizat shëndetësore dhe pandemitë e mundshme

Pas mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19, në vitin 2025, monitorimi i sëmundjeve do të përmirësohet, duke përdorur AI dhe rrjete globale për parashikimin dhe menaxhimin e pandemive.

Pritet që këtë vit të ketë vaksina të reja dhe terapi gjenetike. Teknologjitë si mRNA do të përdoren për trajtimin e sëmundjeve si kanceri dhe HIV.

4. Konfliktet gjeopolitike dhe riorganizimi global

Rivalitetet ndërmjet fuqive të mëdha: SHBA, Kina dhe Rusia mund të kenë tensione për kontrollin e resurseve, teknologjive dhe tregjeve globale.

Luftërat hibride: Konfliktet do të përfshijnë jo vetëm forca ushtarake, por edhe sulme kibernetike dhe dezinformim masiv.

Lufta për burime natyrore: Kriza për ujë të pijshëm dhe minerale të rralla do të shkaktojë tensione midis vendeve.

5. Shoqëria dhe dinamikat sociale

Migrimi masiv: Për shkak të ndryshimeve klimatike, luftërave dhe krizave ekonomike, shumë njerëz do të zhvendosen drejt vendeve më të zhvilluara.

Barazia gjinore dhe drejtësia sociale: Lëvizjet për të drejtat e njeriut do të bëhen më të fuqishme, të ndihmuara nga platformat digjitale.

Ndryshimi në stilin e jetës: Teknologjia do të dominojë çdo aspekt të jetës, nga puna në distancë deri te arsimi online dhe automatizimi i jetës së përditshme.

6. Ekonomia botërore dhe e ardhmja financiare

Kriptovalutat dhe decentralizimi: Blockchain mund të ndryshojë mënyrën se si bëjmë tregti dhe si menaxhojmë financat. Monedha digjitale mund të bëhet më e zakonshme.

Ekonomia e gjelbër: Investimet në teknologji dhe projekte të qëndrueshme do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e mjedisit.

Sipas parashikimeve të Nostradamusit, mjekut-farmacist të famshëm që jetoi në Francë në shekullin e 16-të dhe la shkrimet e tij duke bërë parashikime të zymta për të ardhmen… deri në vitin 3797!


Pothuajse të gjitha parashikimet e tij kanë të bëjnë me fatkeqësitë, siç komenton gazeta gjermane “Bild”. Por parashikimet astrologjike për vitin e ri nuk janë rozë nga pikëpamja ekonomike dhe socio-politike.

Ndryshimet klimatike të kombinuara me krizën ekonomike i çojnë njerëzit në kanibalizëm, Lufta e Tretë Botërore bëhet realitet ndërsa Papa i ri, ai që do të pasojë Papa Françeskun – do të jetë i keq, si “Antikrishti”, janë tre përfundimet Profecitë”.

Kanibalizmi

Sipas Nostradamus, ngrohja globale mund t’i shtyjë njerëzit drejt kanibalizmit!

Siç shpjegon ai në librin e tij të profecive, ngrohja globale mund të çojë në vdekjen e shumë peshqve, duke rrezikuar një nga burimet më të rëndësishme ushqimore të njerëzimit. Dhe për mbijetesën njerëzore një gjë mbetet: të fillojmë të hamë njëri-tjetrin…

Lufta e Tretë Botërore

Në vitin 2023 njerëzimi do të përballet me shtatë muaj luftë, e cila mund të jetë një vazhdimësi e armiqësive në Ukrainë.

Profecia e Nostradamusit tregon se, në vitin 2023, konflikti do të përshkallëzohet në një luftë botërore në shkallë të plotë duke pasur parasysh arsenalet bërthamore të fuqive të mëdha. Pra, e ardhmja e njerëzimit shkruhet si e pasigurt.

A pritet që lufta Rusi-Ukrainë të përhapet në NATO dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi? Për më tepër, “të vdekurit mund të ringjallen në 2023”? Apo thjesht do të shkojmë në luftë bërthamore dhe ata që gjejnë strehimore do të mbijetojnë?

Trashëgimtari i lig i fronit papnor

Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se në vitin 2023, “Antikrishti do të mbizotërojë në Tokë”.

Papa Françesku aktual pritet të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga një pasardhës i keq. Një… Antikrishti mund të bëhet në vitin 2023 kreu i ri i Kishës Katolike Romake.

Vlen të theksohet se e veçanta e profecive të Nostradamusit ishte se të gjitha parashikimet ishin të paqarta, pa përmendur një datë apo edhe një vit.

Megjithatë, çdo vit ai parashikon se po i afrohemi fundit të botës. E vetmja gjë për të cilën është i sigurt është viti që do të shënojë fundin e botës: 3797.

Libri i tij i famshëm “Les Profeties” u botua në 1555 me Nostradamusin duke parashikuar luftëra, murtaja, fatkeqësi natyrore, luftëra civile, trazira, vrasje politike dhe ngjarje të tjera katastrofike.

Parashikimi i frikshëm nga Nostradamus: Një Luftë e Tretë Botërore dhe një tërmet katastrofik

 



Lufta e Tretë Botërore, një tërmet katastrofik dhe një ‘anti-Krisht’ i tretë mund të jenë rezervuar për Tokën, nëse duhet të besojmë astrologun francez të shekullit të 16-të dhe orakullin Nostradamus. Parashikimet e të cilit më parë janë kredituar me parashikimin e Sulmit të 11 shtatorit dhe ngritjen e Adolf Hitlerit. Michel de Nostredame, emri i të cilit shpesh latinizohej si Nostradamus, ishte i njohur për librin e tij në vitin 1555 Les Prophéties, në të cilin ai ndau një total prej 942 poezish të shkurtra që parashikonin ngjarjet e ardhshme që çuan deri në vitin 3797. Një seri e re dokumentare me tetë pjesë në Discovery + eksploron disa nga profecitë e tij, me ekspertë që ndajnë interpretimet e tyre novatore për të zbuluar ‘shkatërrimin që do të na shkaktohet së shpejti nga tërmetet, përmbytjet, zjarri, lufta bërthamore, sëmundjet, goditjet e asteroideve dhe më shumë’.

Nostradamus, i cili vdiq në 1566, besohet nga shumë të ketë parashikuar sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork, Zjarrin e Madh të Londrës dhe madje ngritjen e Hitlerit, midis katastrofave të tjera. Por me një total prej 942 profecish në librin e tij, disa thonë se ka edhe shumë të tjera që do të vijnë – duke përfshirë një tërmet katastrofik që do të godasë Kaliforninë dhe lumin Misisipi të ndahen në gjysmë.

“Një tërmet i madh që mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, rrezikon Stambollin.” thotë seizmologu turk


Ky pretendim i sizmiologut të njohur Naci Görür ka pushtuar faqet e para të mediave turke, duke theksuar se një goditje e tillë do të bënte që Turqia “të shembej në gjunjë”.

Probabiliteti i një tërmeti me magnitudë 7 ose më shumë në rajonin e Marmaras është 47%. Nëse do të kishte një tërmet në Stamboll, do të kishte më shumë humbje jete dhe prona të shkatërruara se të gjitha 11 provincat e tjera së bashku. Mund të ketë më shumë se 50 mijë viktima nga një tërmet i mundshëm në Stamboll”, tha Görür.

Gjeologu i njohur i ka rënë “kambanës” së alarmit duke thënë se duhet të ndërtohet një qytet rezistent ndaj tërmeteve dhe se magnituda e lëkundjeve sizmike që kërcënojnë Stambollin do të variojë midis 7.2 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter.

Në vitin 1766, Stambolli u përball me dy tërmete mbi 7 ballë me një diferencë prej 3 muajsh. Kjo është një çështje shumë e rrezikshme. Nëse të dy pllakat përplasen, ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6. Për të adresuar këtë rrezik, tërmetet dhe ngjarjet që mund të shkaktohen nga tërmetet, si do të reagojë Stambolli, janë studiuar për një kohë të gjatë në kërkimet e kryera që nga viti 1999. Personalisht , nën presidencën time, tetë anije ndërkombëtare, përfshirë ato turke, po punojnë në të gjithë rajonin e Marmarasë. Ne kemi kryer këto studime. Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë të pambrojtura dhe cilat janë dobësitë tona. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Një tërmet pritet të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, aktualisht po luajmë kundër akrepave të orës”, deklaroi profesori për TGRT Haber.

Duke iu referuar nevojës për të investuar për qytete më rezistente ndaj tërmeteve, Gyorur tha: “Kohët e fundit Japonia pati një tërmet me magnitudë 7.6 ballë dhe 120 njerëz humbën jetën për fat . Nuk mund të na vdesin 20 mijë, 50 mijë qytetarë në çdo tërmet. Çështja e vërtetë e mbijetesës është tërmeti. Si do ta mbijetojmë këtë shekull? Ne duhet t’i drejtohemi menjëherë qyteteve të mbrojtura nga tërmetet. Ne mund ta bëjmë vendin rezistent ndaj tërmeteve në 10-15 vite. Kam më shumë frikë nga rajoni i Marmarasë. Arsyeja është se rajoni i Marmarasë siguron afërsisht 60% të GDP-së. Nëse rrotat e ekonomisë në këtë rajon ndalojnë së funksionuari si në rajonin juglindor, Turqia do të shembet në gjunjë. Lëre pavarësinë ekonomike të Turqisë, do të mund të diskutojmë edhe për pavarësinë politike”.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...