Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/20

Motra e Egli Progës , Jonida Progas reagon pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm. – S’mund të tallesh me vëllanë tim nën dhe

 Jonida Proga:

Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. 

Egli PROGA




Që kërkon drejtësi! Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti s’mund të tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri. Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht, kur shtrembëroi dhe fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot. Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin. Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’. Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh? Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt. Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi. A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë hetimin ti, Ervin Hoxha? Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’i kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër. Ata ishin një bandë gjobëvënësish që pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të ngrohta për ata. Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë. Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit? Nëse ti nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht.

 


Motra e Egli Progës ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha i cili ndërsa sqaronte ngjarjen e tentativës për vetëvrasje të Azbi Spahiut ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë ku Egli Proga u vra në mes të ditës në Pogradec.

U emërua sot ministër i Brendshëm, zbulohet si u largua Ervin Hoxha 5 vite  më parë nga Rama - AKTUALITET

Ai i ka paralelizuar këto ngjarje dukë thënë se ngjarje të tilla tentohen të fryhen e sipas tij të hidhen aludime për banda inekzistente.


Lajme Archives - Page 205 of 6322 - Hashtag.al

Në një status me tone të ashpra, Jonida Proga shkruan se ministri nuk mund të tallet me vrasjen e Egli Progës, ndërsa e akuzon se polcia nuk u kap kriminelët por lejon që provat të zhduken.

Statusi i plotë i Jonida Progës:


Papa Françesku i shkroi të hënën një mesazh presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump

 

Vatikani - Wikiwand



Papa Françesku i shkroi të hënën një mesazh presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se shpreson se nuk do të ketë “vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim” në Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e tij.

“Me rastin e inaugurimit tuaj si President i dyzet e shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju ofroj përshëndetje të përzemërta dhe sigurimin e lutjeve të mia që Zoti i Plotfuqishëm t’ju japë urtësi, forcë dhe mbrojtje në ushtrimin e detyrave tuaja të larta”, tha Papa.





Papa Françesku tha se ai shpreson se nën udhëheqjen e Trump, “populli amerikan do të përparojë dhe gjithmonë do të përpiqet të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim”.

“Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, “meqë familja jonë njerëzore përballet me sfida të shumta, për të mos përmendur plagën e luftës, unë gjithashtu i lutem Zotit që t’i udhëheqë përpjekjet tuaja në promovimin e paqes dhe pajtimit midis popujve”.

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                            Nga Flori Bruqi


Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka tjetër: 




Ndarjen e Serbisë nga politika dhe ndikimi i Rusisë. Realisht, kjo përpjekje dështoi. 

Tentativa për të arritur këtë qëllim përmes "ledhatimit" të Serbisë ishte pa dobi, pasi nuk solli përfitime konkrete. 




Përderisa u tentua barazimi i palëve në dialog, politika e  Joe Biden nuk arriti të zgjidhte problemin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Dardanisë dhe Serbisë.

Prime Minister Kurti's interview for Swiss newspaper Tages-Anzeiger


 Ndërkohë, Ing.Albin Kurti luajti rolin e tij dhe riktheu veriun nën "sovranitetin" e Dardanisë. 





Serbia, në anën tjetër, arriti disa qëllime në politikën e jashtme: nuk u nda nga ndikimi dhe ekonomia ruse, forcoi marrëdhëniet ekonomike me Kinën dhe refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë. 




 Ironikisht, Dardanisë  iu vendosën sanksione nga BE-ja, duke u konsideruar si një palë nxitëse dhe jo bashkëpunuese.




 Rasti i Banjska-s u trajtua duke akuzuar vetëm një individ dhe jo shtetin serb, ndërsa rasti i "Iberlepencës" mbeti i pazbardhur. 

Serbia, nga ana e saj, mohoi çdo ndërhyrje në Ujman. 




Epilogu i këtyre çështjeve ishte zero.





 Gjatë administratës Biden, Republika e Dardanisë  nuk arriti të vendoste një politikë të njohjes reciproke me Serbinë. 


Perurimi i urës në Staraduran  


                                   Fitore ?

Policia heroike e Kosoves proteston para Qeverisë !





Si rezultat, normalizimi dështoi dhe situata u kthye në atë të vitit 1999, por tani me një dallim të rëndësishëm: sovraniteti i veriut është nën kontrollin e Dardanisë .






2025/01/19

Shkëlqim Devolli vazhdon takimet me kongresistë në Washington DC

 



                               Flori Bruqi 


Kosovar businessman Shkëlqim Devolli met today with the former American president, Donald Trump, in Florida, USA.

The shareholder of Devolli Corporation has thanked the former American President for his commitment regarding Kosovo, expressing his deep gratitude for the position that the United States of America has historically maintained against the Albanian issue in general.

Devolli also told the former first man of the White House about the successful penetration of Devolli Corporation products in the American market, which has multiplied the Kosovar export to the USA within the last two years.


Comodita products have been especially talked about, in which case former President Trump has asked to have a 'Made in Kosovo' mattress for himself.

During his three-week stay in the USA, Shkëlqim Devolli also met with several American congressmen and senators, business representatives and institutional representatives in Washington DC and New York, with the aim of deepening Kosovo-USA economic co


Shkëlqim Devolli vazhdon takimet me kongresistë në Washington DC

Shkëlqim Devolli, sipërmarrësi i njohur nga Kosova, po qëndron në Washington DC për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump, ku po zhvillon një sërë takimesh me figura të rëndësishme politike.

Gjatë këtij qëndrimi, ai ka takuar kongresistët republikanë Jason Smith nga Missouri dhe Bryan Steil nga Wisconsin. Po ashtu, Devolli ka pasur një takim me ish-guvernatorin e Mississippit, Haley Barbour.

Në këto biseda, tema kryesore ka qenë politika dhe ekonomia, me fokus në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Devolli, aksionari i Devolli Corporation, ka informuar zyrtarët amerikanë mbi situatën në Kosovë, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Ai do të jetë pjesë e një auditori të gjerë në ceremoninë e betimit solemn të Presidentit Trump, ku pritet të jenë të pranishëm ish-presidentë amerikanë, kongresistë, senatorë, si dhe liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.

AKADEMIK FLORI BRUQI-LUFTËTARI I PAEPUR NË MBROJTJE TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR






      Shkruan Kujtim Mateli,akademik nga Tirana(AAAS)






https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar-nga-kujtim-mateli/




Krijimtaria e Flori Bruqit ka si gur themeli vlerat e identitetit tonë kombëtar, vlera të krijuara në breza nga paraardhësit tanë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Identiteti kombëtar shpaloset natyrshëm përgjatë gjithë veprës së tij, duke i mëshuar fort idesë për t`i njohur mirë këto vlera dhe për t`i ruajtur ato. Identiteti kombëtar formohet nga ato vlera që lidhen me qëndrueshmërinë në rrjedhë të shekujve për të mos humbur gjuhën dhe kulturën, traditat dhe zakonet që e kanë ruajtur atë nga asimilimi agresiv i fqinjve. Të zbulosh vlerat e qëndresës së popullit tonë në mijëvjeçarë, do të thotë ta ndërtosh të sotmen dhe të ardhmen mbi baza të sigurta. Duke filluar me vëllimin e parë poetik “Zjarri i diellit” në vitin 1995 e deri më sot, krijimtaria letrare e Flori Bruqit ka frymëzuar brezat e rinj me dashurinë për Atdheun, të qenit krenar për të parët tanë, që kanë ruajtur tradita dhe zakone, të cilat ruajnë vlerat e krijuara në shekuj. Jeta e shqiptarit deri më sot ka qenë e mbushura me përpjekje dhe luftra të pandërprera, të cilat përcaktojnë identitetin e tij liridashës e paqësor. Vepra letrare dhe sidomos romanet e tij të shumtë si: “Vrasja e liridonëve”, ”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe të tjera vepra të spikatura, karakterizohen nga niveli i lartë artistik dhe mesazhet e rëndësishme që i përcillen lexuesit të çdo kohe. Puna e tij kërkimore-shkencore, duke shfrytëzuar burimet arkivore në Kosovë dhe jashtë saj, ka bërë që ta njohë më mirë historinë e vendit tonë dhe të nxjerrë nga realiteti historik dhe ai aktual, personazhet e veprave që janë dhe do të mbeten dëshmi e krenarisë sonë kombëtare. Vepra letrare e Flori Bruqit është e gjithanshme dhe kontributi i tij është i çmuar si: poet e prozator, kritik letrar e eseist, publicist i dimensioneve të larta kombëtare, i ndjekur nga shqiptarët kudo trojeve shqiptare dhe jashtë tyre në diasporë. Gurët kilometrikë, që shenjojnë identitetin e kombit tonë në rrugëtimin e tij historik, janë ngjarjet më të rëndësishme kulmore që populli ynë ka shenjuar me gjak e sakrifica. Një nga këto pika kulmore është edhe Shpallja e Pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912. Kjo ngjarje, e cila u kurorëzua nga një seri betejash të ashpra me pushtuesit osmanë, e ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e shqiptarëve me perandorinë osmane, duke e konsideruar atë si një forcë pushtuese. Flori Bruqi në krijimtarinë e tij artistike, por dhe në atë publicistike dhe shkencore i ka mëshur fort idesë që vlerat e identitetit tonë kombëtar nuk duhet të dalin në pazar. Asnjë presje nuk duhet t`u hiqet vlerave tona kombëtare. Si shembuj sillen përpjekjet e Turqisë së sotme për rishikimin e historisë së periudhës osmane, por dhe ato të Greqisë që kërkojnë të zhdukin vlerat e popullit shqiptar në krahinën e Çamërisë, e cila deri para Konferencës së Londrës 1913 ishte pjesë e Shqipërisë së Poshtme, me histori dhe kulturë shqiptare dhe e banuar nga shqiptarët. Këto përpjekje të fqinjve tanë për ta tjetërsuar historinë e popullit tonë kanë ndeshur në penën e fortë të akademikut Flori Bruqi. Në krijimtarinë e tij ndjehet mirënjohja dhe respekti për aktorët që sollën lirinë e Kosovës nga shtypja dhe barbaritë serbe. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë pikat orientuese se si duhet të ecet më tej. Janë këta luftëtarë, dëshmorë dhe heronj, që për sot dhe shekujt që vijnë, i kanë përcaktuar marrëdhëniet e shekullit XIX midis shqiptarëve dhe serbëve, ose më saktë ato të para vitit 1999, si marrëdhënie midis shqiptarëve, që luftonin për liri dhe pavarësi dhe pushtuesve serbë. Gjaku dhe heroizmi i UÇK-së, e ka vulosur këtë marrëndhënie dhe askush, as sot dhe as në të ardhmen, nuk mund t`ia zbusë fytyrën çnjerëzore që tregoi ushtria e Milosheviçit. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të tokave shqiptare, aq sa kanë synuar të pushtojnë trojet shqiptare, po aq kanë bërë përpjekje të tjetërsojnë dhe historinë tonë, duke u përpjekur të rrafshojnë pikat kulmore të historisë së popullit tonë, deri tek ngjarja më e fundit kulmore siç është Lufta e Kosovës për liri e Pavarësi e vitit 1999. Ka përpjekje për të ulur vlerat e kësaj lufte si luftë çlirimtare, për të denigruar figurat e saj madhore. Përpjekje ka patur edhe për ngjarje të tjera kulmore, siç është Shpallja e Pavarësisë, duke mbivlerësuar kontributin e ndonjë fuqie të huaj dhe nënvlerësuar kontributin e atyre qindra mijëra shqiptarëve të organizuar në formacione luftarake në mbarë trojet shqiptare dhe delegatët që nxorën këto treva për ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorën heroike. Përpjekje ka patur edhe për Skënderbeun dhe luftën e tij heroike në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të vetë kontinentit tonë. Autorët e këtyre shtrembërimeve janë përballur me penën e akademikut Flori Bruqi, duke u dhënë qartësi këtyre shtrembërimeve dhe mjegullimeve të bëra nga autorë dashakeqës. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të trojeve shqiptare (serbët dhe grekët), janë përpjekur në këta dy shekujt e fundit ta shkurtojnë me sa të mundin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Akademiku Flori Bruqi, si njohës i mirë i historisë, i ka demaskuar këta autorë dashakeqës dhe gjithë krijimtaria e tij letrare, publicistike dhe shkencore, tregon për autoktoninë ilire të trojeve tona, që nga kohët më të vjetra me kufij veriorë rrjedhën e lumit Danub, ashtu siç dokumentohet edhe nga gjeografi Strabon. Po akademik Flori Bruqi, ndryshe nga institucionet shkencore në Kosovë dhe në Shqipëri, i shikon trojet shqiptare si një e tërë, si një histori e pandashme ashtu siç kanë qenë në rrjedhë të historisë. Institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshi dhe institucionin e vetëm shkencor në Maqedoni, i kanë parë trojet shqiptare si parcela të pavarura dhe gjithë puna kërkimore-shkencore ushtrohet brenda parcelës së shtetit ku ndodhen. Ndryshe ndodh me akademikun Flori Bruqi. Ai i vështron trojet shqiptare në tërësinë e tyre dhe nga kjo fushëpamje artistike dhe shkencore jep atë realitet shqiptar të pandarë, të mishëruara në vepra artistike, por dhe në studime shkencore. Një nga veprat madhore të akademik Flori Bruqit është “Leksikoni enciklopedik”, Prishtinë 2020, botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një vepër që rrezaton arritjet shkencore dhe ato artistike më të realizuara brenda hapësirës së trojeve shqiptare dhe në diasporë. Vetëm fakti që kjo Eciklopedi nuk është e ngjashme me ato që kanë dalë deri më sot në Prishtinë, të cilat përfshijnë personazhe dhe ngjarje brenda territorit të shtetit të Kosovës, me ato të Tiranës, që kufizohen me personazhe dhe ngjarje brenda Shqipërisë londineze, kjo Enciklopi i thyen këto kufizime të deritanishme dhe përcjell dritë dhe dije në çdo skaj të trojeve shqiptare, deri në diasporën më të largët. Ajo përcjell idenë e përbashkimit të trojeve shqiptare brenda historisë së përbashkët, që ato kanë dhe kanë patur në mijëvjeçarë, nga ku gjallon një letërsi dhe art i përmasave botërore, sepse fryma që ato përcjellin i drejtohen çdo individi të planetit tokë, pavarësisht kombësive dhe racave që ata i përkasin. Enciklopedia e akademik Flori Bruqit, duke u lidhur natyrshëm me zinxhirin e artë të enciklopedive botërore, u përcjell popujve dhe institucioneve shkencore vlera të rëndësishme, që janë krijuar në këto troje shqiptare përgjatë gjithë historisë së tyre. Akademik Flori Bruqi aq sa ëshë i interesuar për fatin e trojeve shqiptare në veri, po me kaq vëmendje ka ndjekur dhe fatin e trojeve shqiptare në jug të tyre. Ka një përpjekje të pandërprerë të Akademisë së Athinës për t`i parë trojet në jug të Shqipërisë si pjesë të Helladës, duke e provokuar rëndë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me librin shovinist të botuar në anglisht në vitin 1977. Kundër këtij libri në trojet shqiptare ka patur vetëm një zë kundërshtues dhe ky ka qenë akademiku Kristo Frashëri. Për ta patur të qartë se sa i rëndë është ky libër provokues, po e citojmë kundërshtimin e akademik Kristo Frashërit në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07.08.2011, i cili vë në dukje se disa botime gjoja shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare. Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike e morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. Dhe më tej profesor Kristo Frashëri vazhdon: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”. Po çfarë përmban në thelb ky libër? Ka tjetërsuar përkatësinë etnike të Epirit nga pellazgo-iliro-shqiptare, sipas autorëve të antikitetit, në helene, në kundërshtim me të gjithë autorët antikë që kufirin verior të Helladës e vendosnin në jug të Gjirit të Artës (Ambraqisë), kurse deri në fillim të shekullit XX, në të gjitha hartat dhe dokumentet evropiane, përfshi dhe disa autorë helenë quhej Shqipëria e Poshtme. Gjithashtu edhe Dodona pellazge është tjetërsuar në helene, madje duke e vendosur dhe në vendin e gabuar. Në këtë hapësirë Akademia e Athinës pretendon kulturë dhe qytetërim helen që prej 4 mijë vjetësh, duke i hapur rrugën qeverisë së Athinës ta pretendojë këtë hapësirë si territor të saj, pretendim të cilit nuk i është larguar as në ditët e sotme, duke mbajtur në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë. Përballë këtij provokimi kaq të rëndë kanë heshtur institucionet shkencore të trojeve shqiptare. Kanë heshtur dy institucionet shkencore të Tiranës: Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike; dy institucionet shkencore të Prishtinës: Akademia e Shkencave dhe Instituti Albanologjik, si dhe në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Po nëse heshtin institucionet shkencore të këtyre vendeve, që paguhen nga shtetet përkatëse për të folur, nuk ka heshtur akademiku Flori Bruqi, si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, i cili në shkrimin studimor: “Vendndodhja e Dodonës pellazge” që është një përgjigje shkencore kundër Akademisë së Athinës, ka argumentuar qartësisht se Dodona në dimensionin e saj historik ka kaluar nga pellazge në ilire dhe nuk mund të tjetërsohet nga pellazge në helene, kur kufiri midis Helladës dhe Epirit ka qenë i pandryshur me Gjirin e Artës (Ambraqisë) përgjatë gjithë historisë dhe që më vonë ky vend është quajtur Shqipëria e Poshtme. Akademiku Flori Bruqi me krijimtarinë e tij të gjithanshme, në disa fusha, ka mbetur një luftëtar i vijës së parë në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, ka përballuar me guxim lakmitë shoviniste të fqinjëve tanë, duke sjellë një letërsi cilësore dhe një mendim shkencor të admirueshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...