Miliarda dollare ”pa adrese” e me destinacion te rreme…
Deklarata e djeshme e presidentit ukrainas Zelensky ka tronditur jo vetem politiken , shtet-qeverine amerikane por edhe krejt Ameriken e amerikanet …thuhet se Amerika na ka dhene gjate ketyre tre viteve te fundit e ne forma te ndryshme ndihma e mbeshtetje qe kapin vleren e 177 miliarde dollareve …nderkohe qe une deklaroj me pergjegjesi te plote se ne ketu ne Ukraine nuk kemi marre kurre deri me tani me shume se 75 miliarde nga kjo ndihme e deklaruar prej Washingtonit…tha publikisht presidenti ukrainas.
Ku kane shkuar mbi 100 miliardet e tjere…kush i ka ”menaxhuar” e ne xhepat e kujt kane perfunduar…kush eshte ne krye te ketij korrupsioni e skandali te madh te kesaj vjedhje e grabitje te shekullit… …kush i ka vjedhur kaq hapur parate e taksa paguesve amerikane…shkruajne sot mediat e ketushme.
Jemi te vendosur ta mbyllim USAID …edhe presidenti eshte dakord per kete …sepse prej disa vitesh ka qene nje cerdhe kriminale dhe korrupsioni – tha sot heret ne mengjes Elion Musk i ngarkuari i Trump per mbikqyrjen dhe eficencen e qeverise amerikane …
Po keshtu do te veprojme edhe me Sorrosin e fondacionin e tij tmerresisht abuzativ e te korruptuar – shtoi Musk…
Nderkohe do te nisim hetimet per te gjitha shpenzimet e fondet e dhena permes tij – USAID, fondacionit Sorros, e disa shoqatave, organizatave e programeve te ndihmave amerikane ne 120 vende te botes – precizoi Musk.
Lajmi i fundit eshte se sot ketu ne USA dyert e godines se USAID ishin te mbyllura dhe shume punonjesve por edhe drejtuesve te tij u eshte komunikuar nderprerja e punes dhe e aktivitetit…deri ne nje urdher te dyte …
I vecante eshte fakti se jane shtuar zerat e abuzimeve skandaloze qe jane bere me kete rast nga treshja Biden- Blinken- Sorros per te mbajtur ne fuqi rregjime majtiste , te dhuneshme, te korruptuara e antidemokratike si ai i Edi Rames ne Shqiperi …dhe kete tashme po e thone kongresmene e senatore amerikane e jo njerez do si do..
.
Jo vetem zyrtari i larte i Pentagonit Rubin por tashme edhe Washington Post kane shkruar e bere publike per nje numer abuzimesh dipllomatiko-politike te ish ambasadores amerikane ne Tirane – Yuri Kim…ku vecmas theksohet ndihma e saj ne emer te Amerikes per te eliminuar totalisht Opoziten shqiptare dhe kreun e saj Berisha…dhe nderhyrjet e saj te shpeshta e flagrante ne punet e brendeshme te nje shteti sovran, anetar te NATO dhe mik e aleat i hershem i SHBA…
Letrat po hapen…Rames e bandes se tij kriminale ende ne pushtet cdo dite e me shume po i shterngohet litari pas fytit…ndaj dhe jane kaq te egersuar e kane dale krejtesisht nga vetja…
As mllefi, rrugaceria, urrejtja, fjalori prej gangsterresh dhe kercenimet e fyerjet ndaj Opozites e Berishes por as edhe Petalet e Trendafilat socialist te te tredhurve te tyre mendore me pagese…nuk i shpetojne dot .
Rama e di fort mire se ku do perfundoje pas kaq shume zullumeve te renda qe ka bere ndaj dhe po ben cmos te qendroje aty ku eshte me cdo kusht…por Daullet po bien se pari pikerisht per te…
Nuk ka kthim mbrapa – tha sot Trump…dhe mjere ai qe se ka kuptuar akoma.
Shteti bektashian eshte projekt sherbimesh sekrete te cilat duan te shkaterrojne Shqiperine. Sherbimet sekrete zioniste kerkojne ta ndajne Shqiperine.
Te krijojne nje shtet per bektashijte; nje shtet per iranianet; nje shtet per palestinezet dhe ne kete menyre te zhbejne Shqiperine.
Pas Shtetit Bektashi nuk është feja por shërbime sekrete që kërkojnë copëtimin e Shqipërisë duke fabrikuar përçarje fetare dhe krijuar preçedentin kushtetues për copëtimin e të gjithë territorit në enklava deri në shpërbërje të plotë që të bindin të ikë dhe shqiptarin e fundit!!!
Mao Zedong, shqipëruar Mao Ce Dun, Máo Zédōng, W.-G. Mao Tsê-tung ose Mao Tse-tung), 26 dhjetor 1893 - 9 shtator 1976) ishte një revolucionar komunist kinez i cili ishte babai themelues i Republikës Popullore të Kinës (PRC), të cilën ai e drejtoi si kryetar i Partisë Komuniste të Kinës (PK e Kinës) nga themelimi i saj në vitin 1949 deri në vdekjen e tij në 1976.
Ideologjikisht një Marksist-Leninist, teoritë, strategjitë ushtarake dhe politikat e tij njihen së bashku si Maoizëm.
Mao ishte djali i një fshatari të begatë në Shaoshan, Hunan. Ai kishte një perspektivë nacionaliste kineze dhe anti-imperialiste në fillim të jetës së tij dhe u ndikua veçanërisht nga ngjarjet e Revolucionit Xinhai të vitit 1911 dhe Lëvizjes së Katër Majit 1919. Ai më vonë miratoi Marksizëm-Leninizmin ndërsa punonte në Universitetin e Pekinit, dhe u bë një anëtar themelues i Partisë Komuniste të Kinës.
Më 1 tetor 1949, Mao shpalli themelimin e Republikës Popullore të Kinës, një shtet me një parti të kontrolluar nga PK e Kinës.
Nga viti 1953–1958, Mao luajti një rol të rëndësishëm në zbatimin e ekonomisë së planifikuar në Kinë, ndërtimin e Kushtetutës së parë të Republikës Popullore të Kinës, nisjen e programit të industrializimit dhe fillimin e projektit "Dy bomba, Një satelitë". Në vitet 1955–1957, Mao nisi Lëvizjen Sufan dhe Fushatën Anti-Djathtiste, me të paktën 550,000 njerëz të persekutuar në këtë të fundit, shumica e të cilëve ishin intelektualë dhe disidentë. Në vitin 1958, ai nisi Hapin e Madh Përpara që synonte të shndërronte me shpejtësi ekonominë e Kinës nga agrare në industriale, e cila çoi në urinë më vdekjeprurëse në histori dhe vdekjet e 20–46 milion njerëzve midis 1958 dhe 1962. Në vitin 1963, Mao nisi Lëvizjen Socialiste të Edukimit, dhe në 1966 ai inicioi Revolucionin Kulturor, një program për të hequr elementët "kundër-revolucionarë" në shoqërinë kineze i cili zgjati 10 vjet dhe u shënua nga lufta e dhunshme e klasave, shkatërrimi i përhapur i objekteve kulturore dhe një ngritje e paparë e kultit të individit të Mao Zedong. Dhjetëra miliona njerëz u persekutuan gjatë Revolucionit, ndërsa numri i vlerësuar i vdekjeve varion nga qindra mijëra në miliona, përfshirë Liu Shaoqi, presidenti i dytë i Republikës Popullore e Kinës. Pas viteve të shëndetit të keq, Mao pësoi një seri sulmesh në zemër më 1976 dhe vdiq në moshën 82 vjeç. Gjatë epokës së Mao, popullsia e Kinës u rrit nga rreth 550 milion në mbi 900 milion ndërsa qeveria nuk zbatoi me përpikëri politikën e saj të planifikimit familjar, duke detyruar pasardhësit e Maos si Deng Xiaoping të ndërmarrin politika më të rrepta për të përballuar krizën e mbipopullimit.
Adolf Hitleri ishte, arkitekti i Luftës së Dytë Botërore , një konflikt që ndryshoi botën përgjithmonë. Udhëheqësi nazist, ka qenë subjekt i më shumë librave, filmave dhe dokumentarëve se çdo individ tjetër, i gjallë apo i vdekur. Megjithatë, pavarësisht nga ky interes intensiv dhe i qëndrueshëm, ka ende shumë gëra mbi Hitlerin, të cilat ne nuk i dimë me siguri.
Ja cilat janë 10 nga teoritë më të debatuara, mbi jetën dhe vdekjen e Fyhrerit.
Ai ishte Hitleri një ushtar trim?
Historia thotë se ai ishte një ushtar trim, që rrezikonte periodikisht jetën. Ky ishte sigurisht versioni i historisë i paraqitur nga nazistët, por studimet e fundit sugjerojnë se trimëria e tij në Luftën e Parë Botërore, mund të jetë zmadhuar shumë.
Dr.Tomas Ueber i Universitetit Aberdin në Skoci, ka studiuar çdo ditar apo letra që gjeti të shkruara nga ushtarët, që kishin shërbyer në regjimentin e Hitlerit. Ai zbuloi se Hitleri angazhohej kryesisht në përçimin e informacioneve nga fronti tek shtabi qëndror, një detyrë që e zhvendoste disa kilometra pas linjave të para të betejave.
Ai ishte Hitleri pjesërisht hebre?
Detajet e pemës familjare të Adolf Hitlerit nga e ëma dihen mirë. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë të atin. Alois Shiklgryber, që më vonë e ndërroi mbiemrin e tij në Hitler, ishte një fëmijë jashtë martese. Askush nuk e dinte se kush ishte i ati i Shiklgryber.
Historianët janë përpjekur shumë të zbulojnë identitetin e vërtetë të gjyshit të Adolf Hitlerit. Misteri nuk është zgjidhur kurrë, por një nga kandidatët potencialë, është një hebre me emrin Leopold Frankenberger. Nga rezultati i AND-së së 39 prej të afërmve të Hitlerit që i mbijetuan luftës, rezulton se ai e ka prejardhjen pjesërisht nga berberët e Afrikës Veriore, dhe populli hebre.
A ishte një ushtar britanik që i kurseu jetën e Hitlerit?
Henri Tandej ishte një hero lufte, një nga ushtarët më të dekoruar në ushtrinë britanike, dhe ndoshta njeriu që pa dashje humbi një mundësi të artë, për të parandaluar Luftën e Dytë Botërore. Legjenda thotë se Tandej dhe Hitler u takuan ballë për ballë në një fushë beteje të Luftës së Parë Botërore.
Thuhet se britanku e mëshiroi, dhe e la të largohej Hitlerin e paarmatosur dhe të plagosur.
Në shtatorin e vitit 1938, kryeministri britanik, Nevil Çamberlen, shkoi në Gjermani në një përpjekje optimiste, por në fund të dështuar, për të siguruar paqen në Evropë.
Ai vuri re një fotografi të një ushtari britanik, Henri Tandej, në muret e studios së Hitlerit. Fyheri shpjegoi se ai e kishte parë foton e Tandej në një gazetë, dhe e njohu atë si njeriun që i kurseu jetën e tij gjatë Luftës së Madhe. Ndoshta Hitleri mund të ketë gabuar. Ndoshta ai e shpiku historinë, për të forcuar mitin e tij si një njeri të mbrojtur nga fati. Megjithatë, Tandej e konfirmoi vetë se i kishte kursyer jetën disa ushtarëve gjermanë. Ka gjasa që njëri prej tyre të kete qenë Adolf Hitleri.
A ishte Hitleri një diktator i dobët?
Në kulmin e fuqisë së tij, Adolf Hitleri udhëhiqte një perandori të madhe që shtrihej pothuajse në tërë Evropën kontinentale, dhe një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Imazhi konvencional i Hitlerit, është ai i një sundimtari në qendër të këtij rrjeti të gjerë, që merrte të gjitha vendimet e rëndësishme dhe tërhiqte nga lart të gjitha fijet.
Mbështetësit e teorisë së një diktatori të dobët, e pranojnë se Hitleri ishte njeriu më i fuqishëm në Rajh. Por ata argumentojnë, se ai qe i paaftë të ushtronte llojin e kontrollit të drejtpërdrejtë ndaj vartësve të tij, sikurse Josif Stalini në Bashkimin Sovjetik.
A ishte Hitleri i obsesionuar pas okultizmit?
Disa nga pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Hitlerit, besuan fuqishëm në fuqinë e mbinatyrshme dhe magjinë. Hajnrih Himler krijoi një njësi të posaçme brenda SS, për të mbledhur informacione mbi magjinë, ndërsa marina gjermane ngriti madje Institutin Kombëtar të Pendulumit në Berlin.
Ndërsa britanikët, përdornin sonarin për të gjurmuar nëndetëset së gjermane, gjermanët u përpoqën t’i gjenin anijet britanike, duke përdorur lavjerrësin mbi hartat e Oqeanit Atlantik.
Sesa ishte i bindur Hitleri në ekzistencën e fuqive të mbinatyrshme, kjo është e diskutueshme. Megjithatë, s’ka dyshim që ai fliste shpesh për një forcë, që ai e quajti “providencë”, e cila e mbronte atë, dhe udhëzonte veprimet e tij.
A ishte Hitleri një përdorues droge?
Adolf Hitleri nuk pinte duhan, alkool, dhe nuk hante mish. Ai madje nuk konsumonte as kafe. Propaganda naziste e portretizoi atë si një njeri të përkushtuar gjithë jetën e tij në shërbim të Gjermanisë:ai s’kishte as kohë, dhe as prirje të ndiqte kënaqësitë tokësore.
Por realiteti, ishte se Hitleri e kaloi pjesën më të madhe të luftës i droguar me një koktej të tmerrshëm lëndësh narkotike. Në fillim të vitit 1945, fabrikat që prodhonin medikamentet me të cilat ai mbahej në këmbë, u shkatërruan nga bombarduesit aleatë. Hitleri nisi të dridhej gjithnjë e më shpesh, dhe jo sëmundja e Parkinsonit siç është hipotetizuar shpesh, por nga mungesa e barnave, gjë që e përkeqësoi gjendje e tij mendore dhe fizike, kur lufta në Evropë po i afrohej fundit.
A i mbijetoi Hitleri luftës?
Nga të dhënat, e dimë me shumë siguri se Hitleri ndodhej ende në Berlin në ditëlindjen e tij, më 20 prillit 1945, vetëm 2 javë para se qyteti të kapitullonte. Kur kjo ndodhi, policia sekrete e Stalinit e pengoi Marrshallin Zhukov, komandantin e lartë sovjetik në të gjithë Frontin Lindor, të inspektonte bunkerin e Hitlerit nën kancelarinë e Rajhut.
Kur mbërritën amerikanët dhe britanikët, Hitleri, qoftë i gjallë apo i vdekur, ishte zhdukur prej kohësh. Me mungesën e ndonjë mbetje fizike për të shqyrtuar, FBI dhe CIA fillimisht mbetën të hapura ndaj skenarit që Hitleri mund të kishte shpëtuar gjallë.
Dhe kjo nuk qe aspak e paimagjinueshme. Por provat e shumta, tregojnë që ky nuk ka të ngjarë të ketë qenë rasti. Dhjetëra dëshmitarë okularë, konfirmojnë praninë e Hitlerit në Berlin, kur Ushtria e Kuqe gjendej shumë pranë bunkerit të tij. Nëndetësja për të cilën u tha se u arratis, u gjet më vonë e fundosur në Detin e Veriut midis Danimarkës dhe Norvegjisë.
Këtë vit, Arkivi Kombëtar i Rusisë, i lejoi ekspertët të studionin një palë dhëmbë që thuhej se i përkisnin Hitlerit. Një ekip patologësh francezë, i krahasoi ato me një grafi të dhëmbëve të Hitlerit në vitin 1944, dhe gjeti një përputhshmëri të madhe. Gjithsesi thashethemet se ai u arratis në Amerikën e Jugut apo edhe në Antarktidë, nuk vdesin lehtë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.
Në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Edi Rama tha se “po flas sot mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve”.
“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare, tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.
“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, tha Rama.
Sipas tij, Rugova besoi verbërisht tek aleancat dhe aleatët.
Rama tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.
“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës.
Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.
Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë foto nga takimet e tij me personalitete gjermane dhe europiane gjatë Kongresit të CDU-së në Gjermani.
Ndër figurat e njohura me të cilat është takuar, Berisha veçon Doris Pack, të cilën e quan një mike të shqiptarëve.
Ai ka zhvilluar një takim edhe me Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, të Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, duke e cilësuar atë si një mik të shquar, si personalisht ashtu edhe për Shqipërinë.
Vendimi është marrë sot nga Vëllai i Madh për shkak të komenteve denigruese dhe poshtëruese.
Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë vazhduar me diskutime edhe pas përfundimit të spektaklit.
Teksa po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.
Ai e quajti ‘kopil shkine’ nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Tutje tha sërish: “Gjënë që e ke bërë ti dhe nuk ke kërkuar falje vetëm një kopil shkine e bën. A e ke dëgjuar atë këngën ‘Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine’”.
Pas ofendimeve të Jozit, Gjesti i është shprehur kamerave duke i drejtuar produksionit: “S’është mirë kështu me ofendime. S’është lojë më kjo”.