Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/21

Janari eshte muaji qe duhet te kujtoje cdo grua apo vajze per nje paptest ne menyre qe te parandalohet kanceri i qafës se mitrës

Shkruan Flori Bruqi 

Kanceri i qafës se mitrës eshte nder kanceret qe perhapet shume lehte dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma perhapet e nëpërmjet maredhenieve seksuale . 




Mosha e marrëdhënieve seskuale eshte ulur e nga ana tjetër trendy per marrëdhënie seksuale me shume partnere e jo vetem, sidomos pa masa mbrojtëse e ben kete virus nje kercenim serioz sidomos per vajzat e reja ne moshe riprodhuese. 

Infermieri - Kanceri i qafes së mitrës, shkaqet dhe simptomat Kanceri i  qafes se mitres e merr origjinen nga qelizet e qafese se mitres. Simptomat  Ne fillesat e tij kanceri i qafes

Janari eshte muaji qe duhet te kujtoje cdo grua apo vajze per nje paptest ne menyre qe te parandalohet kanceri i qafës se mitrës .
Dr. Kozeta Mustafaraj



 Neper Qendra shendetesore  Familjare të Republikës së Dardanisë kryhet depistimi i grave per kancer te qafës se mitrës dhe kete vit ulet ne 35 mosha e grave qe mund ta përfitojnë falas.




  Cdo vit diagnositikohen 100-130 raste me kancer te qafës se mitrës ne vendin tone Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Floripress dhe Radio Tv tona  që  shënojnë  fillimin  më edicionin e lajmeve .... 
Çfarë janë ndryshimet CIN? - Daily Dose Of Health

                                        Çfarë janë ndryshimet CIN? 





Neoplasia cervikale intraepiteliale apo ndryshimet CIN janë ndryshime parakanceroze të qafës së mitrës. Ato janë ndryshime në strukturën e epitelit të qafës së mitrës të cilat paraprihen  dhe nga të cilat  më tej, pas një kohe të gjatë mund të zhvillohet kancer në qafën e mitrës.  Terma të tjera të cilat përdoren shpesh për këtë patologji janë:  ndryshimet abnormale të qelizave,  ndryshimet parakancerogjene, displazia celulare, LIL ( lezione intraepiteliale me luspa),  puçrra në qafën e mitrës, etj.  Të gjitha këto terma tregojnë se qelizat abnormale janë të pranishme në qafën e mitrës, të cilat duhet të ndiqen vazhdimisht dhe të trajtohen nga gjinekologu juaj, me qëllim për të parandaluar progresimin e mëtejshëm të tyre në mënyrë që të mos arrihet deri në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.  Në shumicën e rasteve, si shkak i këtyre ndryshimeve është virusi HPV, i cili është seksualisht i transmetueshëm dhe ka më shumë se 150 lloje, veçanërisht ‘lloje me rrezik të lartë’ si HPV 16,18,33,35…


Neoplasia cervikale intraepiteliale apo ndryshimet CIN janë ndryshime parakanceroze të qafës së mitrës. Ato janë ndryshime në strukturën e epitelit të qafës së mitrës të cilat paraprihen  dhe nga të cilat  më tej, pas një kohe të gjatë mund të zhvillohet kancer në qafën e mitrës.  Terma të tjera të cilat përdoren shpesh për këtë patologji janë:  ndryshimet abnormale të qelizave,  ndryshimet parakancerogjene, displazia celulare, LIL ( lezione intraepiteliale me luspa),  puçrra në qafën e mitrës, etj.  Të gjitha këto terma tregojnë se qelizat abnormale janë të pranishme në qafën e mitrës, të cilat duhet të ndiqen vazhdimisht dhe të trajtohen nga gjinekologu juaj, me qëllim për të parandaluar progresimin e mëtejshëm të tyre në mënyrë që të mos arrihet deri në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.  Në shumicën e rasteve, si shkak i këtyre ndryshimeve është virusi HPV, i cili është seksualisht i transmetueshëm dhe ka më shumë se 150 lloje, veçanërisht ‘lloje me rrezik të lartë’ si HPV 16,18,33,35…

Neoplasia cervikale intraepiteliale apo ndryshimet CIN  shkaktojnë ndryshime në qelizat epiteliale të qafës së mitrës të cilat karakterizohen me forma të parregullta dhe  të pabarabarta, bërthama hiperkromatike, marrëdhënie të çorjentuar nukleoprotoplazmatike, rritje të numrit të mitozave dhe çrregullim në renditjen e qelizave nga membrana bazë në sipërfaqen e epitelit. Në varësi të shkallës së ndryshimit, këto displaza ndahen në:

CIN 1 displaza e shkallës  së lehtë – ku ndryshimi është vetëm në një të tretën e pjesës së poshtme të epitelit të mitrës. Bëhet fjalë për shkallën më të lehtë të dispazimit, tek e cila në 70% të rasteve mund të çojë në regres spontan ose kërkon trajtim të vogël për tu tërhequr.

CIN2 displaza e shkallës mesatare – ku ndryshimi lëviz nga gjysma deri tek 2/3 e epitelit të qafës së mitrës, me rritje të numrit të mitozave dhe qelizave atipike.

CIN3 faza e rëndë e displazës – ku ndryshimi i qelizave të epitelit, gjendet në më shumë se 2/3 deri tek sipërfaqja e qelizave të epitelit në qafën e mitrës. CIN 3 është fazë para shfaqjes së kancerit të mitrës me potencial malinjë 35-40%. Në këtë grup përfshihet Carcinoma in situ ku qelizat atipike janë më shumë të theksuara  dhe kjo më pas kalon në kancer invaziv të qafës së mitrës, i cili kërkon trajtim kirurgjik radikal.

Kanceri endocervikal i qafës së mitrës është  atëherë kur procesi do të zhvillohet në kanalin e qafës së mitrës.  Nga ana mikroskopike, kanceri i qafës së mitrës klasifikohet si pllakë dhe shumë më  rrallë si kancer i epitelit cilindrik.

Simptomat

Nuk ekzistojnë simptoma të hershme në fazën preinvazive, në momentin kur të jenë shfaqur simptomat sëmundja ka kaluar në fazë te avancuar.  Simptomat ndaj të cilave duhet të tregoheni të vëmendëshëm janë: gjakderdhje gjatë marrëdhënies seksuale, rrjedhja e bardhë vaginale e cila ka marë një ngjyrë të lehtë të kuqe e cila nuk reagon ndaj terapisë dhe dhimbja. 

Diagnoza

Baza për diagnozën në rastet e  ndryshimeve CIN janë : PAP testi, tipologjia e HPV dhe kolposkopia.  Tek gjetjet e dyshimta citologjike dhe kolposkopike, diagnoza vërtetohet me anë të biopsisë (duke marrë një pjesë të indit) dhe kiretazhës endocervikale si dhe me diagnostikim konizues, në varësi të fazës së ndryshimeve displastike.

Trajtimi varet nga shkalla displastike e ndryshimit të qafës së mitrës dhe duhet të përcaktohet nga gjinekologu juaj. Tek shkallët më të vogla të ndryshimeve CIN 1 dhe CIN 2, niset me trajtimin e infeksionit  dhe me përmirësimin e imunitetit lokal dhe sistemik. Në rastet e ndryshimeve më të mëdha si CIN 3 dhe Carcinoma in situ, trajtimi mund të kryhet me konizim (duke mënjanuar një pjesë të qafës së mitrës në formë koni). Tek kanceri invaziv, trajtimi bëhet me operacion radikal , histerektomi  radikale dhe rrezatim.

Kryerja e kontrolleve të rregullta gjinekologjike janë të rëndësishme për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të displazave cervikale dhe kancerit në qafën e mitrës, si dhe për trajtimin e tyre të suksesshëm.  




Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, TV RTK , Klan Kosova, RTV21, janë kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në vendin tonë , në hapësirën dardane  dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Televizioni shtteëror RTK  është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative....

Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman

                   

      Akademik prof.dr.PHD.Flori Bruqi 


“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.

Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar Ish ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”. 

 Kështu që në heshtje librat e historisë në Kosovë kanë filluar të korrigjohen. 

 Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër.

 Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Në hulumtimin tona vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj. 

Një ish  delegacion nga Turqia  u pritë  që ta vizitojë Kosovën në fund të marsit të vitit 2013  për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë . 
Teksa në Ministrinë e Arsimit  atëbotë një vizitë të tillë e shihnin  në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.

  Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli,akademik prof.dr.PHD Frashër Demaj, konsideronte se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. 

“Delegacioni nga Turqia vinte  për presion dhe për asgjë tjetër. Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, pat  thënë Demaj.

 Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i. 

 “Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, pat thënë Akademik Demaj. 

Ai  theksojë  se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, të ndjerin Prof.dr.PHD .Shkëlzen Raça. 

Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.

 “Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, pat theksuar Demaj. 


Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes.

 Megjithëkëtë, Demaj theksonte se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.  Delegacioni  qeveritar nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita ishte  shtyrë për në fund të muajit mars 2013 . 

Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës. 

 “Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, pat  thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. 

Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.

 “Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare. 

 “Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai. Në vitin 2012 MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës. 
Komisioni përbëhej nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. 

Puna e komisionit kishte  përfunduar në fund të vitit 2012 dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane. 

 Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia e klasës së  7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia klasës së  8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia  e klasës së 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia  e klasës së 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia  klasës së 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia e klasës së  11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia klasës 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia  klasës së 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia e klasës së  12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005. 

 Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, akademik Prof.dr.PHD Frashër Demaj, patë  thënë se atëbotë  ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. 

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet. Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht. “Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike. Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër. Kosova ka lidhur deri tani 13 marrëveshje me Turqinë, por kjo e fundit ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore. Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, tha se ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme. Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, “të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët”. Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake. Neve kemi gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët “…hakmarrje” dhe “…vrasje”. Në vend të tyre është vendosur fjalia “…marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse…”! Fjalia “…osmanët vranë shumë shqiptarë…” është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “…ndërhyrje ushtarake”. Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “…sundimi i egër osman…”, është shndërruar në “…pushtimi osman”. Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “…merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame…”, tash ka tjetër kuptim. “… Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”. “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast. Emri zyrtar i plotë i komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”. Agjencioni Floripress ka siguruar një raport të punës së këtij komisioni, kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha. Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia. Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane. Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë. Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Kosovës që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore. “Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”. Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”. Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”. Mustafa ka thënë se ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.

2025/03/19

Presidenti Donald Trump publikoi dje materiale në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 !

 



                                       Nga Flori Bruqi 


Presidenti Donald Trump publikoi dje  materiale në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, duke kërkuar të respektojë premtimin e tij të fushatës për të ofruar më shumë transparencë në lidhje me ngjarjen tronditëse në Teksas. 


 Një këst fillestar i kopjeve elektronike të letrave vërshoi në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare në mbrëmje me një total prej më shumë se 80,000 që pritet të publikohen pasi avokatët e Departamentit të Drejtësisë kaluan orë të tëra duke i pastruar ato.

 Dokumentet dixhitale, duke përfshirë PDF-të e memorandumeve të klasifikuara më parë, ofrojnë një dritare në klimën e frikës në kohën që rrethonte marrëdhëniet e SHBA me Bashkimin Sovjetik, menjëherë pasi kriza e raketave Kubane e vitit 1962 pothuajse çoi në një luftë bërthamore. 

 Megjithatë, publikimi ka të ngjarë të intrigojë njerëzit që kanë qenë prej kohësh të magjepsur me një periudhë dramatike në histori, me vrasjen dhe me vetë Kenedin. 

Lee Harvey Oswald




 Shumë nga dokumentet pasqyronin punën e hetuesve për të mësuar më shumë rreth kohës së atentatorit Lee Harvey Oswald në Bashkimin Sovjetik dhe për të gjurmuar lëvizjet e tij në muajt që çuan në vrasjen e Kenedit në Dallas më 22 nëntor 1963. 

Who Was Lee Harvey Oswald?


 Një rishikim fillestar i dokumenteve nuk tregoi devijime nga tregimi qendror. 

 Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Trump, Robert F. Kennedy Jr., djali i Robert Kennedy dhe nipi i John F. Kennedy, ka thënë se beson se Agjencia Qendrore e Inteligjencës ishte e përfshirë në vdekjen e xhaxhait të tij, një akuzë që agjencia e ka përshkruar si të pabazë. 
Officer handcuffed to Oswald can't escape photo


 Kennedy Jr. nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga Reuters të martën. 

 Jack Schlossberg, nipi i JFK, tha në X të martën: "Administrata Trump nuk i dha askujt në familjen e Presidentit Kennedy "një kokë lart" për lirimin". Fredrik Logevall, një profesor historie në Harvard, librat e të cilit përfshijnë "

JFK: Ardhja e moshës në shekullin amerikan 1917-1956", tha në një email se dokumentet e reja mund të ndihmojnë në plotësimin e figurës. 

 "Është e vlefshme të nxirret i gjithë dokumentacioni, në mënyrë ideale në formë të pa redaktuar. Por nuk pres zbulime të reja dramatike që ndryshojnë në një farë mënyre themelore kuptimin tonë të ngjarjes," tha ai.

 Një dokument me titullin "sekret" ishte një llogari e shtypur me shënime të shkruara me dorë të një interviste të vitit 1964 nga një studiues i Komisionit Warren, i cili mori në pyetje Lee Wigren, një punonjës i CIA-s, për mospërputhjet në materialin e ofruar komisionit nga Departamenti i Shtetit dhe CIA në lidhje me martesat midis grave sovjetike dhe burrave amerikanë. 

 Oswald ishte i martuar me një grua sovjetike, Marina Oswald, në kohën e të shtënave. 

 Dokumentet e Departamentit të Mbrojtjes nga viti 1963 mbulonin Luftën e Ftohtë të fillimit të viteve 1960 dhe përfshirjen e SHBA në Amerikën Latine, duke u përpjekur të pengonin mbështetjen e liderit kuban Fidel Castro për forcat komuniste në vende të tjera.

 Dokumentet sugjerojnë se  Fidel Kastro nuk do të shkonte aq larg sa të provokonte një luftë me Shtetet e Bashkuara ose të përshkallëzohej deri në pikën "që do të rrezikonte seriozisht dhe menjëherë regjimin e Kastros".

 “Duket më shumë gjasa që Fidel Kastro mund të intensifikojë mbështetjen e tij ndaj forcave subversive në Amerikën Latine”, thuhet në dokument. 
Trump bën lajmërimin e fortë: Nesër publikohet dosja e vrasjes së  presidentit Kennedy


 Një dokument i lëshuar nga janari 1962 zbulon detaje të një projekti tepër sekret të quajtur "Operation Mongoose", ose thjesht "Projekti Kuban", i cili ishte një fushatë e operacioneve të fshehta dhe sabotazheve të drejtuara nga CIA kundër Kubës, e autorizuar nga Kennedy në 1961, që synonte të largonte regjimin e  Fidel Kastros. Donald Trump nënshkroi një urdhër menjëherë pasi mori detyrën në janar të 2025 -tës  në lidhje me publikimin e dokumenteve, duke bërë që Byroja Federale e Hetimit të gjente mijëra dokumente të reja në lidhje me vrasjen e Kenedit në Dallas. 




 Në përpjekjen për të përmbushur urdhrin e Donald Trump, Departamenti i Drejtësisë i SHBA urdhëroi disa nga avokatët e tij që merren me çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare të rishikojnë urgjentisht të dhënat lidhur më vrasjen e presidentit amerikan Kenedi në Dallas .

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...