Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/29

"Engjëlli i vdekjes".osef Mengele






                        Shkruan  Flori Bruqi 


Holokausti përkujtohetkur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milion hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne.



"Engjëlli i vdekjes".Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës masiv në Aushvitc. Ai arratiset në Amerikën Jugore. 


Josef Mengele (16 Mars 1911 – 7 shkurt  1979) 






Viktimat e praktikave të tmerrshme të tij vuajnë ende edhe sot. "Fytyra e tij nuk më kujtohet, vetëm çizmet që shkëlqenin nga llustra. 




  • Kur dëgjoja hapat që vinte, fshihesha poshtë dhogave ku flinim, strukesha dhe mbyllja sytë. Kujtoja se ashtu nuk do të më gjente dot," tregon Lidia Maksymowicz, kur flet për Josef Mengelen. Lidian e dërguan në Aushvic-Birkenau - në dhjetor të 1943, ajo ishte tre vjeç. Gjermanët e patën marrë familjen e saj nga rrethinat e Minskut në Bjellorusi për ta dërguar në kampin e përqëndrimit. 




Ajo nuk i ka harruar as sot pamjet e kampit ku mbërritën. Në mes të natës, platforma me dritë prozektorësh, njerëzit e SS që bërtisnin, qentë që lehnin. Familjarët ndahen nga njëri tjetri. Edhe Lidia ndahet nga e ëma dhe dërgohet në barakën e fëmijëve. Një barakë e ndërtuar me dhoga druri ku ishin vendosur radhë të gjata dërrasash mbuluar me kashtë. 





Kudo lëviznin parazitët, mbulesat ngrirë nga pisllëku. Fëmijët vuanin nga uria dhe i ftohtit. Por ata kishin më shumë frikë nga vizitat e doktor Mengeles se sa nga uria dhe i ftohti. "Engjëlli i vdekjes" shkon në Aushvic Josef Mengele është djali më i madh i Karl dhe Walburga-s, një familje sipërmarrësish nga Gyncburgu në jug të Gjermanisë.





 Ai studion mjekësi dhe antropologji. Pas përfundimit të studimeve punon në Institutin e Biologjisë Gjenetike dhe higjenës racore në Frankfurt. Në verën e vitit 1940-s ai shkon vullnetarisht të bëhet anëtar i SS-ve, krahut ushtarak të partisë naziste të Adolf Hitlerit . Tre vjet më vonë majori 32 vjeçar dërgohet në Aushvic. Ai është shumë aktiv në seleksionimin e njerëzve dhe ishte veçanërisht i interesuar për fëmijët, sidomos binjakët dhe xhuxhët. Mengele bën prova për të parë, nëse mund të ndryshohet ngjyra e syve duke bërë gjilpëra me lëndë të ndryshme ngjyrorëse. Ai bën operacione tek fëmijët pa përdorur narkoza. Ai infekton binjakët me tuberkuloz dhe tifo. Shumë fëmijë vdesin pas këtyre ndërhyrjeve. Fëmijë të tjerë vriten me qëllim. Të internuarit i japin atij emrin: "Engjëlli i vdekjes". Luftë për mbijetesë Lidia e vogël nuk shpëton dot nga Mengele.




 Ai provon tek ajo vaksinat. Mbas shumë gjilpërave ajo kthehet në gjysmë e vdekur. Kur e ëma futet fshehurazi në barakë për t' i sjellë ushqim, e gjen fëmijën pa ndjenja dhe me temperaturë të lartë që rrinte në një nga dërrasat e fjetjes. Mengele nuk ishte as ndonjë sadist i sëmurë as ndonjë nacionalsocialist fanatik, shkruan Zdenek Zofka në librin e tij "Gyncburg në kohën e nazizmit". Zdenek Zofka është historian dhe mendon se tek Mengele me siguri kishte "cinizëm të pamasë", që i jepte mundësinë që të mos i shihte viktimat si njerëz, por si "material të vdekur", si kavie. 








Mengele arratiset Në janar të 1945, pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe, Mengele ikën në drejtim të perëndimit. Me emër të ndryshuar ai fshihet në Gyncburg. Më 1949 arratiset për në Amerikën e Jugut. Familja e tij jep para për kërkimin ndërkombëtar të kriminelëve nazistë. Më 1979 Josef Mengele vdes në një aksident në një pishinë në Brazil.






 Familja e tij e mban të fshehtë vdekjen për një kohë të gjatë. Në vitin 1985 e vërteta del në publik. Me siguri që familja e tij nuk donte të dënohej për fshehjen e një krimineli dhe për mostregimin e vendqëndrimit të një personi në kërkim. Familje me ndikim të madh Mengele vinte nga familje me ndikim të madh. Karl Mengele, i ati i Josefit, ka pas drejtuar që para lufte fabrikën "Mengele & Söhne", e cila ka pas prodhuar makina bujqësore. Në nëntor 1932, Karl Mengele ia vë në dispozicion sallat e fabrikës Adolf Hitlerit për fushatë zgjedhore. Në maj të 1933 ai futet vetë në partinë naziste, NSDAP. 






Në periudhën e pasluftës bizneset ecin edhe më mirë. Karl Mengele është këshilltar në bashkinë e qytetit dhe nënkryetar bashkie. Në vitin 1952 ai merr titullin Qytetar Nderi i qytetit. Një rrugë e qytetit merr emrin e tij. Kur ndërron jetë ai, i biri Alois, i vëllai i Josefit merr drejtimin e fabrikës. 






Sot fabrika ka falimentuar. Mungesë interesi për mediat "Mengele" - thotë një grua në anën tjetër të telefonit, kur i bie numrit të telefonit të "Fondacionit Social të familjes së Dieter Mengeles". Kur i kërkon një takim ajo i jep fund bisedës menjëherë duke thënë: "Ne nuk jemi të interesuar për konktakte me median," dhe e mbyll telefonin. 







Fondacioni që është krijuar në vitin 2009 nga Dieter Mengele, i biri i Alois Mengeles, ka harxhuar deri tani një çerek milioni euro për qëllime bamirësie. Por familja nuk do të ketë të bëjë me të kaluarën. Ata nuk marrin pjesë as në Fondacionin që merret me ish-të burgosurit me punë të detyruar, as me projekte civile që kujtojnë viktimat e Josef Mengeles. Kështjellë e nazistëve apo vendlindje e rastësishme? Mbi emrin e këtij qyteti ekziston një "njollë monstruoze" thotë Rudolf Köppler, ish-kryetar bashkie në Gynzburg. 





Prej dekadash ky qytet i vogël në qendër të rajonit Schwaben është vendosur nën hijen e "Engjëllit të vdekjes", që ka lindur më 1911 në Gynzburg dhe ka jetuar atje deri në maturë. 34 vjet më parë Gynzburg shfaqet në titujt e gazetave. Në shkurt 1985, në Përkujtimoren e Holokaustit në Yad Vashem zhvillohet një "gjyq" simbolik kundër Mengeles. Para kamerave të mbijetuarit tregojnë për mizoritë e mjekut të kampit të përqëndrimit. Jehona është gjigande. Uashingtoni kërkon sërish të rishikohet rasti Mengele. 




Paratë që jepen për ta kapur arrijnë në 5 milionë dollarë. Reporterë nga e gjithë bota pushtojnë Gynzburgun, „Mengele-Town". "The town where Dr. Death still casts his evil shadow" (Qyteti, në të cilin Doktor Vdekja hedh ende hijen e tij), shkruan "Daily Express" nga Britania e Madhe. "Gynzburg nuk ka qenë kështjellë e nazizmit. Qyteti nuk është as më i keq as më i mirë se sa çdo qytet tjetër gjerman," shpjegon Köppler. 





Mengele "mund të kishte lindur kudo", thotë socialdemokrati 83 vjeçar. Ai nuk do që emri i rrugës Karl-Mengele-Straße të ndryshojë. "Kjo do të ishte të merrje hak tek familjarët, si në kohën e nazizmit", argumentonte ai. 



Qytetarët kujtojnë viktimat e Mengeles Jo të gjithë qytetarët janë të kënaqur me mënyrën se si qyteti është ballafaquar me historinë. Një prej tyre është mësuesi i gjimnazit, Siegfried Steiger. Angazhimi i tij ka bërë që të ngrihet një përmendore përkujtimore për Janusz Korczak, një pedagog polako- hebre, që është vrarë në vitin 1942 në kampin e zhdukjes në Treblinka. Në mënyrë që krimet e Mengeles të mos bien në harresë, Steigers luan që në vitin 2005 në një teatër eksperimental pjesën "Loja me zjarrin - ose Josef M. dhe ata që janë si ai". "Ne vemë me krah pas murit të gjithë mjekët që bëjnë eksperimente kriminele me njerëzit," shpjegon ai. 



Nga shoqëria civile është hedhur po ashtu ideja e ngritjes së një përmendoreje për viktimat e mjekut nazist. Në oborrin e Dossenbergerhauses është varur një pllakë përkujtimore me një citat nga Jean Améry: "Asnjë nuk i shpëton dot historisë së popullit të tij," është shkruar në të. Lidia i mbijeton Aushvitcit Lidia përjeton futjen e trupave të Ushtrisë së Kuqe në 27 janar 1945. "Në ditën e çlirimit në barakë jetonin 160 fëmijë në moshën 2 deri 16 vjeç. Unë kam jetuar më shumë se gjithë të tjerët në Aushvic," thotë ajo. Vetëm në Aushvic Birkenau kanë vdekur 200 mijë fëmijë. 




Mbas luftës Lidia u adoptua nga një familje polake. E ëma mendohej se kishte vdekur. Pesë vjet më vonë nënë e bijë bëhen bashkë sërish. 










Por frika nga Doktor Mengele mbetet. Kur fëmijët luajnë dhe bëjnë zhurmë, Lidia u thotë: "Mos bërtisni kaq shumë, se përndryshe do vijnë gjermanët." Lidia Maksymowicz mëson pas luftës të bëhet kimiste, martohet dhe ka një firmë të vetën. Jeta familjare e saj vuan nga pasojat e qëndrimit në kamp. 



"Unë nuk kam qenë në gjendje të dua vërtet dhe me sinqeritet. Nuk kam qenë në gjendje të dua fëmijët e mi, siç i do një nënë fëmijët," thotë 75 vjeçarja.













2025/03/27

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI

         
Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf



                   Shkruan: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi , PHD.


 Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981, 1997, 1998, 1999. Por, tërësisht të lëna anash janë demonstratat e 28 marsit 1989. Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë, përkatësisht 26 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë. Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datëhistorike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve. Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe, sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë “në mbrojtje të shtetësisë së saj” dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. 

Ismet Qorraj 





Ajo po ndihmohej edhe nga vasalët, që nëpër tubime thoshin se: “Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera”! Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë, po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë. Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot “harrojnë” këtë ngjarje me peshë po ua “freskoj” kujtesën. Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rreth një milion serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do t’u dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë. Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lart, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai,kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974. Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës t’i merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës. Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës. Në Komunën e Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues (Ismet Qorraj, Agim Kukleci, Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj). Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo,makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Deçan, Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëmmbi ta.Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë, ndërsa në Kosovë derdhej gjak shqiptari. Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë. Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetjagithëpopullore (1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UÇK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi. Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe. Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë28 marsin e përgjakshëm të 1989-tës ...Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date. Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt, Agim Kuklecit, Sali Hadërgjonajt, Mujë Mehmetaj (nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e HajrimBadallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë. Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

MARS I PËRFLAKUR Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

Përgatiti: Flori BRUQI

      

MARS I PËRFLAKUR

Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

 

 

Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

            Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015.

            Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

            Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.

            Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.

            AXHENSIONI FLORIPRES PRISHTINË

 

 

 

 

Gentjan BANAJ

 

PRANVERË

 

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë

Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej

Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë

Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej

Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan

I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë

Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit

Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap

Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi

E shpërthen bimëza të vogla loti

Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit

Me sytë drejt qiellit i luten zotit

S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet

Me hapin prej dreri dhe prushin në sy

Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat

Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi

Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët

Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë

Lojë e tyre në kundërmim lirie

Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë

 

 

 

Skënder ZOGAJ

 

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

 

Imja është piktura me sytë e përlotur

Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit

Plot zogj gjoks shpërthekuar,

Të zjarrtë dhe kryengritës

Si meteorë vezullues plot avaz

Që shpirtin e vet e bëjnë kurban

Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili

Përhapës magjik të valsit diellor

Ndër shtatë palë toke e qielli

me dashurinë hyjnore për Liri

Kundër ujqve të mallkuar e dinak

Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve

Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar

Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën

Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet

Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba

As për këlyshë të zinj bushtre

Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe

Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -

Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin

Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...

 

 

 

Engjëll KOLIQI

 

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

 

Duke dëgjuar kushtrimin

Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve

Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina

Nga Bajram Curri e Idriz Seferi

Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani

Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë

Ismet Avdi Qorraj

Ti djaloshi i Dardanisë

Ishe i Madh

Dhe nuk e duroje më gjakatarin

Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona

Jo

Kur e pe

Se shkjau u tërbua

Ti Ismet i dashur

U ngrite në këmbë

Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane

Në Deçanin heroik

Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin

Ratë nën plumbat bum-bum

Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët

O dëshmorët e kombit tonë

Por nuk keni vdekur

Jo

Dhjetë vite mbas

Nënëlokja Kosovë

U çlirua nga kriminelët serbianë

Amaneti juaj shkoi në vend

Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë

Për ju

Sot krenarë

Kremtojmë

E këndojmë

Me mburrje

Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë

N’altarin dardan

Sot e përgjithmonë

 

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  

 

 

           

 

Lista e mbajtësve të titullit "Heroi i Popullit":

 Lista e mbajtësve të titullit "Heroi i Popullit":

  1. Abaz Shehu
  2. Abdyl Elmazi
  3. Abdyl Frashëri
  4. Ahmet Haxhia
  5. Ajet Xhindolli
  6. Ali Demi
  7. Ali Kelmendi
  8. Halim Xhelo
  9. Asim Aliko
  10. Asim Vokshi
  11. Asim Zeneli
  12. Avni Rustemi
  13. Avni Rustemi
  14. Bajo Topulli
  15. Bajram Curri
  16. Bajram Tusha
  17. Bardhok Biba
  18. Beqir Balluku
  19. Branko Kadia
  20. Bule Naipi
  21. Çelo Sinani
  22. Çerçiz Topulli
  23. Çybra Sokoli
  24. Dedë Gjo Luli
  25. Dervish Hekali
  26. Dile Marku
  27. Dino Kalenja
  28. Emin Duraku
  29. Emine Metaj
  30. Enver Hoxha
  31. Enver Zymberi
  32. Estref Osoja
  33. Fahri Ramadani
  34. Fato Berberi
  35. Fejzi Micoli
  36. Fran Ivanaj
  37. Fuat Babani
  38. Gjok Doçi
  39. Hajdar Dushi
  40. Hajdar Tafa
  41. Hajredin Bylishi
  42. Hajredin Bylyshi
  43. Hasan Gërxhaliu
  44. Haxhi Lleshi
  45. Hekuran Pobrati
  46. Hibe Palikuqi
  47. Hiqmet Buzi
  48. Hito Çako
  49. Hydajet Lezha
  50. Hyqmet Buzi
  51. Hysen Çino
  52. Hysni Kapo
  53. Ilia Kici (Dashi)
  54. Inajete Dumi
  55. Isa Boletini
  56. Ismail Qemali
  57. Ivo Lola Ribar
  58. Jaho Gjoliku
  59. Jordan Misja
  60. Jorgo Sulioti
  61. Kajo Karafili
  62. Kanan Maze
  63. Kastriot Muço
  64. Koci Bako
  65. Kozma Naska
  66. Kozma Nushi
  67. Laze Ferraj
  68. Lefter Talo
  69. Liri Gero
  70. Llambro Andoni
  71. Llazo Palluqi
  72. Luigj Gurakuqi
  73. Maliq Muço
  74. Manush Alimani
  75. Margarita Tutulani
  76. Marte Tarazhi
  77. Mbrik Lokja
  78. Mehmet Shehu
  79. Meleq Gosnishti
  80. Memo Bejko
  81. Memo Meto
  82. Met Hasa
  83. Mic Sokoli
  84. Mihal Duri
  85. Mihal Grameno
  86. Mine Peza
  87. Misto Mame
  88. Mitro Xhani
  89. Muhamet Prodani
  90. Mujo Ulqinaku
  91. Mumin Selami
  92. Musa Fratari
  93. Mustafa Kaçaçi
  94. Mustafa Matohiti
  95. Mustafa Xhani
  96. Muzafer Asqeri
  97. Myslym Keta
  98. Myslim Peza
  99. Myslym Shyri
  100. Naim Gjylbegu
  101. Nazmi Rushiti
  102. Nezir Zasella
  103. Ndoc Deda
  104. Ndoc Mazi
  105. Ndreko Rino
  106. Nik Ndreka
  107. Nimete Progonati
  108. Nuri Luçi
  109. Pal Mëlyshi
  110. Perlat Rexhepi
  111. Persefoni Kokëdhima
  112. Petrit Dume
  113. Prenda Tarazhi
  114. Qemal Stafa
  115. Qeriba Derri
  116. Rahman Parllaku
  117. Ram Metaliaj
  118. Ramiz Aranitasi
  119. Ramiz Sadiku
  120. Ramiz Varvarica
  121. Reshit Çollaku
  122. Rexh Delia
  123. Rexhep Kolli
  124. Riza Cerova
  125. Sadik Bekteshi
  126. Sadik Stavaleci
  127. Sado Kosheno
  128. Sali Vranishti
  129. Selam Musai
  130. Shefqet Peçi
  131. Shenjaze Juka
  132. Shkurte Cara
  133. Shote Galica
  134. Shyqyri Alimerko
  135. Shyqyri Ishmi
  136. Skënder Çaçi
  137. Spiro Kote
  138. Sulejman Vokshi
  139. Teki Kolaneci
  140. Themi Vaso
  141. Theodhori Mastora
  142. Tom Kola
  143. Tuk Jakova
  144. Vangjel Argjiri
  145. Vasil Laçi
  146. Vasil Shanto
  147. Vehbi Hoxha
  148. Veli Dedi
  149. Vojo Kushi
  150. Xheladin Beqiri
  151. Xhemal Kada
  152. Xhorxhi Martini
  153. Ylbere Bylybashi
  154. Zaho Koka
  155. Zigur Lelo
  156. Zija Kambo
  157. Zonja Çurre
  158. Zylyftar Veleshnja





Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...