Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/15

“Kujtimet...” Mark Krasniqit

 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot në orën 14.00 përurohet libri i Mark Krasniqi “Kujtime e përjetime - shënime biografike”. Akademik Mark Krasniqi ka përmbledhur gjithë kujtimet dhe përjetimet e tij gati njëshekullore në një vëllim të veçantë.
 
Në këtë vëllim prej më shumë se 500 faqesh akademik Mark Krasniqi ka hedhur në letër gjithë përjetimet dhe shënimet biografike të jetës së tij, duke rikujtuar fëmijërinë e tij, shkollimin, studimet, veprimtarinë shkencore e akademike, punën pedagogjike me studentë, përballjet me pushtetin e egër komunist e policor, angazhimin e tij në jetën politike të Kosovës së paraluftës e të pasluftës, si dhe takimet me miqtë e tij të hershëm e të rinj deri në ditët e sotme.

Libri ka një rrëfim që kapërcen kufijtë e një rrëfimi personal. Kjo biografi e jetës dhe e veprës së akademik të Mark Krasniqit është një biografi e popullit shqiptar të Kosovës, e përballjes së autorit të veprës dhe e popullit të tij me sfidat më të mëdha të luftës për liri, për demokraci e për pavarësi të vendit. 
Me këtë rast do të flasin: publicisti Vehap Shita, historiani Jusuf Buxhovi dhe studiuesi Anton Berisha.   

SHKATRRUESI I KOOSVES AMBASADOR NE JAPONI

 Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se mund të kthehet mbrapsht dekretimi i Ahmet Shalës për ambasador në Japoni. Kjo nëse gjykata e bën në ndonjë gjë përgjegjës atë, në rastin e privatizimit të hotelit “Grand”. “Dekretimi është përmbyllur duke respektuar normat kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Atifete Jahjaga. “Në këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër në të cilin presidentja e ka kompetencën e emërimit, mund të procedohet ndryshe pas vendimit të plotfuqishëm të organit gjyqësor dhe pas kërkesës që bëhet tek organi propozues”.
 
Shala, i cili ka qenë ministër i Financave në mandatin e shkuar, ishte përmendur si ambasador në Shtetet e Bashkuara, e pastaj në Belgjikë, mirëpo kurrë nuk janë dhënë arsyet pse në fund ishte vendosur të dërgohej në Japoni. 

Ministria e Jashtme nuk ka dhënë një përgjigje, nëse e kanë ditur situatën me “Grandin” kur e kanë propozuar Shalën për ambasador. 

Prokuroria nis hetimet për aferën e “Grandit”

Prokuroria ka nxjerrë një vendim të premten pasdite për nisjen e hetimeve kundër Astrit Haraqisë, Ukë Rugovës, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit për vepra penale që lidhen me korrupsionin, shkruan Koha Ditore e së shtunës. Burime nga Prokuroria kanë thënë se është diskutuar se çfarë veprash penale mund të jenë kryer. Burimi ka thënë se është nxjerrë përfundim se dyshimi i bazuar ekziston se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit. Vendimi është marrë pas publikimit të dëshmive të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe biznesmenit Remzi Ejupi, të cilët kanë zbuluar ata që i kanë identifikuar si “sekserë të Dino Asanajt”.

Pavarësisht se Remzi Ejupi ka dalë para disa muajsh në media duke akuzuar Dino Asanajn se i ka kërkuar para, Prokuroria nuk është ngutur të kryejë hetime, sikur në një rast tjetër të ngjashëm të para disa ditëve lidhur me Sami Hamitin e dy afaristë të Prishtinës, ndaj të cilëve nisën hetimet dhe u caktuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Rasti i “Grandit” tregon për një nivel të lartë të korrupsionit në Qeverinë e Hashim Thaçit. Një zëvendësministër i tij i kërkon 3.6 milionë euro një zëvendëskryeministri të Qeverisë, por Prokuroria nuk ndërmori asnjë aksion për arrestimin e të dyshuarve.

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka mohuar se po aplikohen standarde të dyfishta, ndërsa EULEX-i ka thënë se rastet i shikon të ndara nga njëri-tjetri. Cilat janë dëshmitë e paraqitura në polici nga Remzi Ejupi, pse për këtë rast është intervistuar nga policia edhe Baton Haxhiu, drejtues i TV Klan-Kosova?

Shaqiri: Nuk e festova golin - Unë jam shqiptar


Shaqiri: Nuk e festova golin - Unë jam shqiptar
Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e parë për Zvicrën në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Shqipërisë, e vlerësuar këtë shënim të mirë dhe të keq. “Ishte mirë pasi shënova gol për Zvicrën. Por ishte shumë keq pasi i shënova Zvicrës”, kështu ka deklaruar futbollisti i Byaern Munchiot, i cili është i lindur në Zhegër të Gjilanit, i cili nuk festoi pas këtij shënimi. “Nuk festova pasi e ruajë përjetësisht respektin për Shqipërinë”, ka thënë Shaqiri. Ai gjithashtu ka theksuar se e kishte shumë të vështirë të luante ndaj Shqipërisë. “E kemi ditë që ka me qenë një lojë e vështirë, pasi ka qenë emocionale për neve shqiptarëve që luajmë për Zvicrën. Por u koncentruam maksimalisht në lojë duke mos i kujtuar artikujt e ndryshëm që shkuarin mediet. Na kanë etiketuar si tradhtar por ata nuk e dinë realitetin përndryshe nuk do të na quanin ashtu”, ka përfundoi “Xhuxhi Magjik”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi përgëzon treshen e shqiptarëve të Zvicrës


Ministri Krasniqi përgëzon treshen e shqiptarëve të Zvicrës
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Twitter” ka përgëzuar futbollistët nga Kosova që janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës: Xherdan Shaqirin, Valon Behramin dhe Granit Xhaka. “Bravo për profesionalizimin dhe dinjitetin. Mburremi me ju dhe lojtarët tonë gjithandej”, ka shkruar ministri Krasniqi në “twitter”. Treshja kosovare ishte në 11-shen titullare të Zvicrës në fitoren kundër Shqipërisë, të martën në mbrëmje në Lucernë, me rezultat 2:0. Golin e parë e realizoi Xherdan Shaqiri, pas një gabimi të mbrojtjes kuqezi, kurse golin e dytë e shënoi Inler nga penalltia.

Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë


Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld në një deklaratë për mediat zvicerane pas ndeshjes me Shqipërinë (2:0), ka përgëzuar tifozët shqiptarë për atmosferën e zjarrtë në stadiumin “Swissporarena” në Lucern.
“Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm. Kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ata janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, ka thënë Hicfeld, për të shtuar: “Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do t’i qëndroj afër! Ndërkaq në fund të ndeshjes Xhaka pati rast për gol, por nuk e di a e bëri me qëllim atë lëshim të topit apo e kishte nga emocionet. Gjithsesi, 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar, pasi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam. Shqipëria ka mundësi reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen”.

Shaqiri e ka prerë biletën për “Brazili 2014”


Shaqiri e ka prerë biletën për “Brazili 2014”
Futbollisti shqiptar kërkon me çdo kusht pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet pas dy vjetësh në Brazil. Ai thotë se atmosfera në përfaqësuesen zvicerane premton që ata do tra kenë vendin e garantuar në evenimentin më të madh të futbollit për shtete.
Futbollisti i lindur në Zhegër, Xherdan Shaqiri, ishte ndër më të merituarit për startin impresiv të Zvicrës në kampanjën eliminatore për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Zvicra shënoi dy fitore me rezultat të njëjtë, 2:0, së pari ndaj Sllovenisë në Lubjanë e më pas ndaj Shqipërisë në Luzern. Shaqiri ka thënë se ëndrra e tij është të jetë në Brazil. “Të gjithë e ëndërrojmë botërorin. Jemi të bindur se do të përfundojmë garat në grup në pozitën e parë. Kemi skuadër të mirë në të cilën po mbretëron një atmosferë fenomenale”, ka thënë Shaqiri për mediet e huaja. Shaqiri më pas ka lavdëruar edhe punën e mirë që po e bënë përzgjedhësi, Ottmar Hitzfeld. Ky i fundit ka kryer edhe punën e psikologut te futbollistët shqiptar që luajtën kundër ekipit kombëtar të tyre. “Trajneri ka folur me mua vazhdimisht, ndërkaq që pas fitores ndaj sllovenëve me kë ta thënë se më vlerëson si një lojtar të madh që vjen nga një klub i fuqishëm. E kishim të qartë se ndeshja me Shqipërinë do të kishte këtë rrjedhë. Ai më ka këshilluar që të mos bie në provokime që besoi se ia dolëm mbanë”, ka thënë ndër të tjera, Shaqiri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...