Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/10

Syri mashtrues i Evropës(7)


Brahim AVDYLI:


EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VII)


Në pjesën e përparme e kemi vënë re se sipas z. Stylos është quajtur gjuha Joniane një dialekt i gjuhës shqipe, por duhet patur mundësi që të analizohet kjo gjuhë para vendosjes së grekëve mbi jonianët, sado që nuk kemi mundësi të analizojmë, sepse deri më tani nuk ka “gjuhë të shkruar” në këtë gjuhë dhe duhet të jeshë gjuhëtar i vërtetë e të njohësh shkrimet para kësaj, sidomos të mbetura gjallë përmes shkrimes greke, apo përmes ortografisë greke.
Këtu kemi patjetër vështirësi të mëdha. Në radhë të parë, kemi probleme me fjalët e vjetra greke. Jonianët ishin pellazgë të hellenizuar, gjë që kjo është vërtetuar prej autorëve antikë, si për shembull Herodoti[1], ndërsa e dyta është "gjuha doriane", të cilën disa e llogaritën si “dialekt të gjuhës shqipe”, e për të cilën ne kemi pasoçërisht një skepticizëm të veçantë, sepse dorianët janë daneanët, nga mbretërit semito-egjiptian të ardhur nga Egjipti, pra Daneanët dhe Kadmenët, që e pushtuan vendin e pellazgëve, nga të cilët huazuan pjesën më të madhe të gjuhës dhe kultrurës së tyre. Popullsia e vërtetë pellazgo-ilire ka ardhur nga veriu i Greqisë, me zanafillë nga Shqipëria dhe nuk janë i njëjti me “grekët” udhëheqës. Janë turma të popullsisë “dorë”me zanafillë ilire, të cilën mbretërit semito-egjiptian e kanë shfrytëzuar ekskluzivisht për qëllimet e veta, duke i quajtur “të ardhur prej veriut”, që nuk është tjetër pos Iliria e Jugut, sot Epiri i Veriut dhe Epiri Jugor, i cili, që atëherë është quajtur “Epir”, që do të thotë “E epërmja”, pra epër-epëri, ajo që është sipër apo përtej. Me këte do të thotë se pjesa tjetër është përmbi këto toka dhe të cilat më vonë u emëruam Greqi [2], dihet se kanë qenë toka pellazgo-ilire, pra shqiptare.
 
Harta e Epirit
Epiri nuk bënte pjesë në Greqi, të paktën në epoken klasike dhe mori pjesë shumë vonë në Greqi, në shekullin e III-të, ndërsa për “grekët” e shekullit të V-të, Ilirët dhe Maqedonët ishin një popull “barbarë” [3], të cilët flitshin një gjuhë “të pakuptueshe” për ta, dhe kjo nënkuptonte etnitë e ndryshme nga “grekët”, që nuk e flitshin gjuhën e tyre. Danaenët (pra nga të cilët rrjedhindoriananëtjo-dorët, e cila ngatërrohet prej “themeluesve” të Greqisë!), kadmenët (fenkasit) dhe pelopidët (asirianë), kanë ardhur midis këtyre popujve të Greqisë arkaike: jonianët, etolianët dhe akardanët; që rridhnin nga pellazgët, popullsi vendase, të cilët i nënshtruan pushtuesit e quajtur më vonë “helenë”, ata që pretendojnë se janë “autoktonë” në “Greqi”[4]. Herodoti e shpjegon mjaft mirë se Jonianët ishin nga pellazgët (i onë, i jonë), të cilët hasen ndër grekë dhe u detyruan të mësojnë gjuhën e tyre, pra “u bënë të gjithë helenë” dhe ishin popullsi pellazge, që u përshtatën qytetërimin e pushtuesve helenë dhe e asimiluan kulturën e tyre me kulturën e imponuar të ardhacakëve[5].
Kundërvënia joniano-doriane haset në të gjithë historinë greke. Jonianëtrrjedhin nga Pellazgët autoktonë, ndërsa dorianët janë semito-egjiptianë, të ardhur nga Egjipti[6]. Ta quash “gjuhën doriane” si dialekt “të gjuhës shqipe” është një pakujdesi e mirëfilltë dhe mosnjohës i vërtetë i gjuhëve të asaj kohë parahistorike. Katër shekujt të errët, prej vitit 1200 deri në vitin 800 para erës së re, janë një boshllëk i tërë për ne. Kjo është periudha parahelene. Periekët e atëhershëm ishin me origjinë ilire[7], por më vonë do të jenë "dorë" apo dorianët.
Gjithsesi zanafilla e më e dëgjuar e vendit të tyre është vendi i pellazgëve, të përmendur nga autorët antikë, p.sh. nga Hekate i Miletit, Eskili, Sofokliu, Hellanikosi i Mitilenit, Herodotit, përveç Tuqididit, që është me të vërtetë një shovinist grek i pamatur. Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Pellazgo-ilirët e lashtë e kishin kryeqytet Argosin, ku mbretëronte Pelazgosi. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni (e cila është quajtur nga Nico Stylos, nëna e Herkulit dhe e gjetur te lisat e figos apo në “Dodonën e lashtë", të parës për te[8], e cila për ne është e diskutueshme, por do të shohim më vonë) dhe Heraklesi. I biri i Agenorit, Kadmosi, mbreti i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën. Nga Kadmosi, djalë i Agenorit, vëlla i Danaosit, është futur në Greqi alfabeti fenikas, të përmendur nga Herodoti[9], në veprën e tij. Të gjitha dialektet e vjetra të kësaj periudhe, si p.sh. ai dorian, eolian, jonian dhe arkadian, i cili nuk është përdorur fare në letërsi, por në disa mbishkrime që janë ruajtur në dialektin qipriot, që është i mbrojtur ndaj ndikimit të pushtuesve helenë derisa e pushtuan shumë më vonë dhe tani janë pjesërisht greke.
Ti njohësh këto dialekte, duhet të njohësh gjuhën e vjetër greke, dhe kur ta njohesh do ta gjëje se Arkadia, para se të mbërrijnë grekët e vjetër ishte një zonë e kulluar iliro-pellazge dhe ka mbetur një kohë të gjatë strehë ndaj pushtimit dorian[10], do ta keshë shumë vështirë që ti vlerësosh pjesën greke të këtyre gjuheve dhe dhe të jesh paraprakisht gjuhëtar, sado që dihet se Lineari A nuk shpjegohet prej greqishtes së vjetër, por prej shqipes. Dialektin dorian ne nuk mund ta quajmë një dialekt të gjuhës shqipe.
Lineari B ka karakter të pjesërishëm dhe e ka përmbajtjen e pjesërishme “greke”, sado që e shprehë një dokumetacion të veçantë, aspak letrar, sikurseLineari A, i cili vjen nga Kreta, e cila merret si “fillimi i Evropës” nga Greqia. Edhe pse janë më pak “të dallueshme” njëra nga tjetra, janë më tepër inventare të llogaritjeve të prodhimeve të papërpunuara ose të përpunuara, nga të cilat fjalë e emërtime mbeten me zanafillë “të huaj” për greqishten dhe ato mjerisht quhet “mikene”. Prurja filologjike apo gjuhësore mbetet shumë e kufizuar. Emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri më 1700 vitesh pra lindjes së Krishtit dhe bëjnë pjesë në mitologjinë e perëndive, e cila pa të drejtë quhet “mitologji greke”[11].
Është e çuditshme për shkencën botërore që autorët grekë e grekofilët e tyre shkruajnë për këtë popull të ndershëm e besnik si “barbarë”. Po e përmendim një autor francez, Kantu, prej veprës së Zhan Klod Faveirialit“Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, i cili thotë se “Pellazgët sollën në Greqinë (e sotshme) jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh, gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare edhe e pafat...”[12]. Nga viti 1900 para Krishtit, pellazgët zënin tërë vendin që quhet sot Greqi, deri në Bosfor. Ata ngriten fortesa të shumta nën emrin e Larises në Thesali, të Tursit në Itali. Perënditë e tyre kryesore qenë Dodona në Epir, Kabiret në Samotrakë, Eleuizia në Atikë. Mbretërit e Argosit dhe të Sikionit, më të lashtat e Greqisë, u themeluan nga Pellazgët. Dinastitë e Tebës, Thesalisë, Arkadisë, Tirintit, Mikenës, të Likozurit-qytetit më të vjetër të Greqisë, poashtu janë pellazge, jo greke. Kur vijnë të ashtuquajturit “helenë”, nuk u mjaftuan që i muajtën pellazgët, por kërkonin ti poshtëronin. E hodhën mbi këtë racë bujqërish dhe punëdashësish tërë përbuzjen e tyre, madje i dëbuan nga Thesalia, ku ata punonin shekuj me radhë, nga Arkadia dhe Kreta. Një palë u hodh në Siçili dhe në Itali. Ata që mbetën u shdërruan në shërbëtorë dhe skllevër. Si rrjedhojë, shumë shpejtë, në çdo qytet të Greqisë, llogariten më shumë skllevër se sa qytetarë. “Në Atikë kishte 350 mijë të tillë, në Korint 450 mijë, në Egjinë 460 mijë, Arkadia kishte 300 mijë... Të gjitha këto shtete (vërejtja e jonë është se nënkuptohen qytetet) të Greqisë kishin 20 milion të këtillë” [13].
Nuk është momenti për të dyshuar se Shqiptarët janë Pellazgë dhe se gjuha e tyre është ajo e ruajtura më mirë prej të folmes pellazgjike- thotë Faveirial. Asokohe kishte nxjerrë Zoti i Madh grekët, një popull nga më barbarët dhe më mizorët, pasi ishin më të varfërit dhe më lakmitarët për pasurinë e Pellazgëve, të arritura me punë, duke hapur tokë në një vend të virgjër [14].
Kjo është pra e para, sa kemi mundur të themi. Po i kthehemi mitologjisë greke edhe njëherë, por jo përfundimisht. Po e përsëritim këtu se nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni (e cila është nëna e Herkulit, në “Dodonën e lashtë” ) dhe Heraklesi. Alkmena është e balsamosur si faraonët në Egjipt dhe na e paraqet gabimin e parë shkencor të Nico Stylos. Alkmena, Almena apo Aljes, siç i thonë arbërit (avranitasit)[15], në kohën e Faraonit- Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s., d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së linit, me të cilën është mbështjellë Mumia e Zagrebit[16], ku varri i saj ishte në Dodonëne lashtë, mu pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos[17], që për ne është ende “vendi pa numer” për Dodonën. Këtu shihet se Alkmena ka qenë bija e Danaosit.
Pra, Danaeo është tipikisht semito-egjiptian dhe bija e tij është e balsamosur në Egjipt, e cila është varrosur e çrrivarrosur po aty në kohën e Nektanavit të parë dhe është sjellur në Greqi për tu varrosur te lisat e figos, ku ishte Kisha e Shën Josipit, në Orop. Ajo është gjetur në të njëjtin vend dhe nuk është e jona. Thonë se ishte e varrosur në “Dodonën” e parë, por kjo nuk është e vërtetë...
Këtu përfundon citimi ynë nga veprat e lartëpërmendura, në këtë vijimësi. Ne po i kthehemi edhe njëherë Dodonës së lashtë. Le të shohim se çka do të thonë autorët e tjerë. Radhën e parë për Dodonën e ka këtu Ilir Cenollari, në veprën "Profecitë e Zotit të Tomorit". Ajo është vepër “komplete” për “profecitë” e “Zotit të Tomorrit”, por bazohet kryesisht nga veprat greke dhe autorët e këtillë dhe bie viktimë e tyre. Sado që në literaturë ka një bibliografi të pasur për këtë çështje, bie në kthetrat e ideologjisë greke, sepse disa qenë gënjeshtarë të përkryer dhe nuk arrinë tu largohet, si psh. Eskili apo Frederik Engelsi ose edhe të tjerë dhe ai nuk e përfillë sa duhet Perikli Ikonomin, me veprën e famshme, “Historia e Tomorit” dhe as Mathieu Aref (Arif Matit), në veprën e tij “Shqipëria ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[18], apo të tjerë.
Emri dhe historia e vertetë e Tomorit është porse e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila e lidhë në mënyrë të pashkëputshme me orakullin e Zeusit, pra Zotit apo më mirë të themi në origjinë “D`heusi”, që është Zeusi, e cila ka kuptim vetëm në këtë trajtë të mëvonshme greke, por që është nga pellazgjishtja e vjetër në trajtën dhe kuptimin mashkullor “DH-E”, prej të cilës del më vonë “DE”, prej emrit “Deus” dhe kur erdhën grekët në tokën dhe trojet pellazgjike, nga trajta korelative “dea”, si burim i jetës dhe lumturisë[19].
Pra historia e vërtetë e Dodonës dhe vetë historia e Tomorit ndriçohet kur ne i përshkruajmë në radhë të parë fiset kryesore që kanë banuar rreth tyre në periudha të ndryshme të banimit. Kërkimet dhe studimet arkeologjike dhe ato studime shkencore që posedojmë se pellgu i Tomorit, i luginës së Osumit dhe i Vjosës; i Beratit, Skraparit, Kolonjës, Përmetit, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Fierit, Sarandës, Çamërisë, Pindit është banuar pashkëputur nga prehistoria nga fiset kryesore që mbanin emrat arë, argë, arkadhë, etj. Në kohën homerike cilësohen si “pellazgë” dhe në antikitet të lashtë konceptohen si emra epirotë dhe ilirë, të cilët janë sinonime të emrave nacionalë e kombëtarë të shqiptarëve të sotëm [20]. Këta janë emra etnikë ekombëtarë dhe më vonë do të shohim se prej nga rrjedhin ato, çka do të thonë aktualisht sipas “avranitasëve” të sotëm- siç i quajtën grekët e mëvonshëm çamët, edhe sot shqiptarë të mirëfilltë të Epirit, apo arbërit e vjetër të greqisë, arëpunuesit e kësaj treve të vjetër. Në do të shpjegojmë emrat “epirotë” se prej kah rrjedhin ata, ne vijmësi të kësaj teme, sepse grekët nuk i kanë kuptuar pellazgët dhe në histori i lanë këto emërtime.
 
Teqja e Bektashinjëve në Kulmar të Beratit
Por, po vazhdojmë më tutje. Përshkrimi gjeografik i Hesiodit dëshmon qartë për Dodonën si “orakull i Zeusit”, e cila ndodhej “në Hellopie”. Ky vend është i populluar dendur nga i njëjti popull, ka ara të shumta, livadhe, tufa me bagëti apo lopë (gjedh), etj., dhe është jo "Hellopie", por tokë pellazgjike. Ai thotë se në fund të fushës (pllajës) është e ndërtuar “orakulli” i shenjtë i Dodonës[21].
Ne kuptojmë se me “pllajë” nënkupton Tomorin dhe me “orakullin e shenjtë të Dodonës” nënkupton qytetin e Dodonës, të parën, të dytin apo x-qytetin e Dodonës, dhe këtë çështje, ne, do ta shpjegojmë më vonë. Fillimisht, pra po e shpjegojmë çka do të thotë “hellopia”, “hellopëve”, “helloi” dhe prej ku e kanë prejardhjen këta emra; pse quhet “hellada”, e jo pellazgjia.
Eskili na jep të kuptojmë se Dodona e Mollosisë është diçka tjetër dhe diçka tjetër është orakulli i Zeusit në Thesproti. Ai lëvizë nga Dodona Mollose deri në orakullin e Thesprotisë, të cilat ai i veçon. Në të njëjtën mënyrë i veçojnë autorë të tjerë, duke e lidhur Dodonën me Mollosinë dhe Hellopinë, me fushën e gjërë Dodonase, përplot me kullosa, livadhe, bagëti e bujqësi[22]. Aristoteli, në veprën e vet “Meteorologjikët”, thotë se: “kjo pra ishte krahina rreth Dodonës dhe Ahellohut dhe banonin atje Sellët dhe ata që atëherë quheshin graik por tani helenë”[23]. Sellët janë fis i Shqipërisë se Jugut, Dodona ishte qytet i shenjtë i saj, që quheshin më parë graik, por me ardhjen e okupatorëve semito-egjiptan, fillimisht shumë më poshtë se Arkadia, Mollosia etj. jashtë Epirit (dhe këte do ta themi më vonë), u shpallën(me forcë, me dhunë, jo shkencorisht) se janë helenëSellët ishin fis i shenjtë, vatër e gjithanshme e Dodonës së shenjtë, i orakullit të Zotit, pra Zeusit, që ishte kulmi i shenjtorisë, që nuk toleronte forcë, dhunë, imponim, etj. dhe quheshin nga “të ardhurit” Selloi.
Këto “emërtime” e “shtrembërime” nuk kanë ardhur kot së koti dhe shprehin qartë “pështjellimet” e dendura të udhëheqësve semito-egjiptian me konturat e gënjeshtrave të tyre “të luftës” së gjithmbarëshme, që ndonëse sot me teorinë ushtarake mund të jenë pjesë e veçantë e luftës, pra propaganda para luftës, që atëbotë shprehë një pjesë të veçantë të luftës së marrjes së pushtetit dhe të drejtës nga “të diturit” semito-egjiptian, e atyre që ishin pa frigë ndaj Zotit të Madh dhe vendit të tij-Dodonës së shenjtë, e që popullin e gjetur aty e quanin “barbarë”, sepse flitshin gjuhë krejtësisht tjetër nga këta“sundimtarë”, e të cilët kishin ardhur dhe nuk e dinin "gjuhën barbare". Në radhë të parë ata u rreshtën me x-fishime të mitololigjisë, të gjenealogjisë, të mitologjise së Zotave, sidomos të rrëfimeve popullore për krijimin e botës nga populli vendas, i mbruajtur gjatë nga ana e tij. Populli vendas ishte punues, i tokës dhe i vendit, i ushqimit, i rritjes dhe edukimit me anë të rrëfimeve gjenealogjike të botës dhe mitologjisë, të Zotave. Së pari i bënë arat, prandaj quheshin arbër (arbën), prej arë bën, punesit e arave. Këto rrëfime legjendare kanë lidhje me kalimin nga qyteterimi pellazg në ate "helenë" dhe këto luftëra janë luftëra për pushtet nga qytetërimi pellazg i cili quhet “barbar” në qytetërimin "grek", të nxjerrë nga "graikot", që janë marrë jo nga “fisi”, por nga “gratë që shikonin fatin”, pra gratë e shenjta, dhe të cilave u besonte popullata vendase. Këtë gjë e "gjetën" gënjeshtarët semito-egjiptian që të thirreshin në “gjenezë të shenjtë”. Sellët nuk dinin dhe nuk dëshironin të gënjejnë, sepse nëpër këto gjëra nuk kishte “shenjtëri” dhe këto gjëra edhe nga ana morale nuk u lejoheshin.
Luftimet u nisën vetëm nga “helenët”, që kanë kundërshtinë e dy sistemeve: matriarkal (pellazgët) dhe patriarkal (grekët) në radhë të parë [24]. Pellazgët, qysh në kohën e hershme janë të njohur si ngrënës të lendeve të lisave (ledhave të lisave, që janë fryte përplot me amidon). Lisi ishte simbol i pellazgëve në Dodonë, kryeqytet i kultit të pellazgëve. Orakulli i interpreton këto gjëra duke iu faleminderuar pëshpëritjes së gjetheve të lisit, si formën më konkrete të paraqitjes së Zotit (të Zeusit)[25]. Në tempujt e tjerë të Dodonës, këtë e tregojnë ushtruesit e detyrës së Zotit, që janë “graitë”, priftëreshat. Popullata pellazge që jetonte pranë këtyre tempujve, ku kanë qenë këto “graitë” dhe i ndihmonte, ishte nën ndikimin e këtyre “grave të shenjta”, pra famultareve, orakujve.
Prania e veshtullës në lis zbulonte praninë e Zotit. Fëshfëritja e gjetheve në lis ishte përgjigja e perëndisë në lutje, pra ishte "zëri i Zeusit"[26].
Kështu Sellët, kishin fqinjë një “fis”, që nuk ishte fis, por që quhej“graikoi”“graikos”,“graeci”“graeki”“graii”“graiai”, që ishin “adhurus të kultit të gruas plakë” [27]. Lisi i orakujve të Zotit, Lisi i shenjtë i jetës, në të cilin është aplikur fëshfëritja e gjetheve të lisit, që ia kam kushtuar një poezi të veçantë, me emrin "Lisi i vetmuar", edhe pas gjysmëshkatërrimit të tij, ka mbetur gjallë sot e kësaj dite, në Tomor, në Kulmak të Skraparit tëÇorovodës, afër vendit ku është ndërtuar më vonë Teqja e Bektashinjëve. Një fotografi të tillë e kam porositur dhe ma kanë dërguar posaqërisht të njohurit e mi dhe po ua dërgoj.
 
Lisi i shenjtë i jetës
Ndërsa “grekët” e parë mbërriten në Pellazgji me gjuhën dhe kulturën e tyre dhe i nënshtruan popullsitë autoktone të trungut Pellazg, duke përmendur në këtë rast më të njohurit, Thrakë, Frigjianë, Lidianë, Maqedonas dhe Thesprotë dhe morën e përthithën një pjesë të madhe të gjuhës, kulteve dhe kulturës së tyre [28]. Pushtimi “helen” dhe fillimi i "helenizëmit” mbi popullsinë pellazge, si rrymë diskriminuese, vjen pas “krijimit” të emrit “heloi” nga “seloi” për sellët, në bazë të gjuhës së tyre diskriminuese ndaj gjuhës vendase “barbare”.
Vetë kështu Tuqididi, "historian grek, dhe historian më shovinist, thoshte se pas luftës së Trojës, <<Helenët nuk kishin kryer asgjë së bashku dhe se vetë ky emër, Helenë, nuk e emërtonte tërësinë e banorëve të vendit>> (I, 3)"[29].
Të ashtuquajturit "grekë" ishin në të vërtetë pakicë dhe pellazgët ishin me të vërtetë shumicë. Kryeqendrën e pellazgëve DodonënHerodoti e ka lënë Epir, duke e njohur vendin e veçantë që kishte në jetën e pellazgëve, pra "barbarëve", pra shqiptarëve, dhe e thotë vetë kësisoji: "Pellazgët e kishin zakon t`u flijonin perëndive çdo gjë sikur mësova në Dodonë.... (ata) mbanin ligjet e gjithësisë... më pas helenët (i quan grekët, nga helloi, të krijuar nga selloi, që është për sellët) i morën këta emra nga pellazgët" [30]. Herodioti kështu kishte zbuluar se kjo vinte nga "barbarët". Pra, origjina e fesë vinte nga "barbarët", nga pellazgët...
Ne, le të përcjellim këtë temë. Ajo do të vazhdojë në punimet tona vijuese...
 
__________________________________

  [1] Herodoti, pjesa I, 57/VIII, 44/VII, 94 e 95, cituar sipas Aref Mathieu, "Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen", Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.
  [2] Shiko të njëjtën vepër, Aref Mathieu, faqe 35.
  [3] Po aty, faqe 36.
  [4] Po aty, faqe 37.
  [5] Po aty, e njëjta faqe, duke nënvizuar Herodotin, vepra I, 56, 57, 58/VIII, 44.
  [6]Aref Mathieu, e njëjta faqe e të njëjtës vepër.
  [7]Po aty, faqe 51.
  [8] Shikoni pjesën paraprake „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, te publikuar në revistat dhe organet elektronike apo në faqen time http://brahimavdyli.ch, si dhe veprat e Nico Stylos.
  [9] Herodoti, II, 49/V, 57, 58, 59, të theksuar sipas Aref Mathieu, vepra e cituar, po ajo faqe.
[10] Aref Mathieu (Arif Mati), e njëjta vepër, faqe 110.
[11]Po aty, faqe 50.
[12]Shikoni veprën e Zhan Klod Faveirialit, „Historia (më e vjetër) e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë 2004, faqe 41, duke cituar Cesar Cantu-n, nga vepra “Histoire universelle”, D.Didot freres, Paris 1843-1849.
[13] Përfundon citimin nga Cantu, z. Zhan Klod Faveirial, po aty, faqe 42.
[14]Po aty, faqe 43.
[15]Shikoni pjesën time „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6“ ne faqet e shtypit apo në faqen time të intenetit
[16] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 8-9.
[17] Po aty,  faqe 10.
[18] Perikli Ikonomi, „Historia e Tomorit-Dodona pellazgjike dhe Tomor i Zotit të Pellazgëvet”, Berat 1934; dhe vepra e Arif Matit, “Shqipëria ose odiseja e pabeseshme e një populli parahellen”, Tiranë 2007.
[19] I kemi dhënë shpjegimet në “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-5” nga Sipo Konda, në veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, faqe 377.
[20] Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010, faqe 7.
[21]Po aty, faqe 9.
[22]Po aty, faqe 13.
[23]Po aty, faqe 14,
[24]Arif Matit, “Shqipëria ose odiseja e pabeseshme e një populli parahellen”, Tiranë 2007, faqe 237.
[25]Po aty, e njëjta faqe.
[26]Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 273.
[27]Po aty, faqe 55.
[28]Arif Mati (Aref Mathieu), “Shqipëria...”, faqe 238.
[29] Arif Mati, "Mikenët-Pellazgët...", faqe 14.
[30]Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", faqe 15.

Syri mashtrues i Evropës(6)


Brahim AVDYLI:

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VI)



Në pjesën paraprake e kemi vërtetuar se Dodona e ka prejardhjen nga malet e larta të Tomorittë Shqipërisë, për të cilën na flet me gjuhën e malit të shenjtë Perikli Ikonomi; na flet me gjuhën e emërtimeve rreth e rrotull këtyre bjeshkëve të larta e të shenjta, që e ruan kudo kjo bjeshkë e madhe shqipe deri në ditët e sotshme; me gjuhën shkencore të shkencëtarëve të vjetër grekë, që analizohen nën dritën e gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe, dhe bëjnë fjalë vetëm për malet e Tomorit, sado që kanë gërmuar në Janinë të Epirit pellazgo-ilire, gjoja sikur  janë “në tokë greke”, duke gjurmuar. Në radhë të parë, e kemi deshifruar çka do të thotë “Epiri”, sado që Evropa na e nxjerrë për “tokë greke”.
Por, ende do të merremi me Dodonën, me qytetin e Dodonës së dytë, e cila nuk e “sheh detin”, nuk është “dimërkeqe”, dhe nuk e ka Lopësinë për skaj, as fushat e pambarim të Myzeqesë. Në e kemi parë se “qyteti i Dodonës”, i ka në të vërtetë dy vende në Shqipëri, rreth Tomorit dhe në Tomor. “Shkencëtarët” gjurmojnë rreth “qytetit të parë” të Dodonës dhe nuk e shohin Dodonën e Tomorit.Pseudoshkencëtarët dhe shkencëtarët e vjetër Evropian e greko-sllavë, apo të Botës i numërojnë “zbulimet” e tyre, sikur atje fillon miti i krijimit të botës dhe mitologjia “greke”. Ky është për ta “qyteti i parë”, sepse nuk e shohin të vërtetën. De fakto, ai është qyteti i dytë apo i tretë i Dodonës, i ndërtuar në Tomar të Epirit“i lakuar” nga pendët greke, që duan ta nxjerrin “zanafillën” e botës nga “territori grek”, i cili është grabitur nga grekët pamëshirë,d.m.th. prej territorit pellazgo-ilir, prej duarve dhe mendjeve të tyre.
Ne do të futemi në një analize shkencore me libra të veçanta të kësaj çështje, që është e domosdoshme të merren në këtë shqyrtim. Ne po e fillojmë së pari me Niko Stylon, duke vazhduar me të tjerë.
Niko Stylo e fillon këtë shqyrtim me studimin e Mumies së Alkmenës, të gjetur e të ruajtur në Muzeun Kombëtar të Zagrebit, në Pavionin e Arkeologëve të Egjyptit, e cila është kufoma e një gruaje, e njohur si Agramer Mumia. Sipas Plutarkut, të theksuar nga vetë Niko Stylo, çvarrimi dhe varrimi i Alkmenës ka ndodhur në kohën e Faraonit Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s., d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së linit, me të cilën është mbështjellë ajo, d.m.th. Mumia e Zagrebit. [1]
 
Mumja e Zagrebit-sipas Besir Bajramit në Facebook
Sipas Niko Stylos, varri i Alkmenës ishte në Dodonën e lashtë, mu pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos.[2] Pa u futur në librat e Apollodorit dhe autorëve të tjerë, të gjenealogjisë së emrave apo miteve “helene”, siç i quan me të padrejtë autori, kur e bën gabimin e parë shkencor, as nëse është Alkmena nëna e Herkulit për grekët apo jo, ne po merremi vetëm me analizat e tekstit të Mumies, që janë me alfabetin jonik, alfabet i vjetër dhe pikërisht i alfabetit që e përdorte kleri i Dodonës së lashtë, për ne i Dodonës së dytë apo të tretë, i cili ndjek një përvojë tjetër nga metoda e shkrimit të sotshëm të gjuhëve Evropiane dhe të gjuhës shqipe, pra që fillonte nga e djathta e shkonte në të majtë.
Gjuha e tekstit është gjuha jonike dhe gjenealogjitë nuk janë shkruar me të njëjtin dialekt. Kjo është arsyeja që specialistët të këtij teksti pretendojnë se gjenden në gabimet ortografike dhe se pranojnë se nuk dinë çfarë gjuhe flisnin etruskët e vjetër dhe mendojnë se ky shkrim atyre u përkiste.
Por, këtu është një plotësim i veçantë që e bën Niko Stylo, e të cilin e lënë pothuajse të gjithë “shkencëtarët” para tij. Askujt nuk i shkon ndërmend të analizojnë emrat sipas kuptimit të tyre historik dhe të gjejnë se prej cilës gjuhë kanë filluar të shkruhen ata. Mund ta kuptojnë deri diku se deti i “jon-ë” e ka domethënien e vetme sipas gjuhës shqipe, sepse ai, sipas greqishtes nuk ka kuptim. Ai nuk shpjegohet pa gjuhën e sotme shqipe. Këtyre gjurmuesve nuk u bien ndër mend që të njohin ligjet e këtyre gjuhëve dhe vrapojnë vetëm pas “emrave” të zotave, të veshur me dhunë me petkat“greke”, me mija petka të “mitologjisë greke”, që de fakto nuk janë “greke”, porpellazge-shqipe.
 
Viset e para ku kanë pasur ndikim dhe influencë pellazgo-ilirët
Dialektet jonike, mandej edhe ato dorike, sipas Niko Stylos, i quan dialekte të gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe.[3] Dodona, po ashtu sipas të njëjtit, “ishte e vetmja në Epirin e vjetër dhe të vonshëm”[4] dhe se “për Dodonën do të shkruante vetë një libër të veçantë”[5] Ky është gabimi i dytë shkencor që e bënë edhe vetë Niko Stylo, sepse “Dodona” e tij nuk “e sheh detin”, nuk i ka “malet e lashta plot me vëgjej”; nuk i ka “100 burime”; nuk është “dimërkeqe”; nuk është para saj “fusha e gjerë e Myzeqesë”; nuk është“Lopësia” e vjetër, etj.
Varrin e Almenës e përcaktonte në Oropin e sotëm, pranë kishës së Shën Josipit, të cilën e gjeti banori i fshatit, Jorgo Petriti, gjatë hapjes së një varri të lashtë, pra Mumien, të mbështjellë me fasho dhe me ndërmjetësimin e gjyshit të Niko Stylos, e dërgoi në Tergjest.[6]
Të dhënat mbi këtë Mumie i gjejmë te Serafim Ksenopulos, i cili ishte bërë Metropol i Artës, me 27 Janar 1864. Në librin e tij, ndër të tjera, thotë se”midis këtij fshati dhe malit Zalongo, mendojmë se është qyteti i Alkmenës, ku duken rrënojat e një qyteti të lashtë” (aty, në faqe 237). Kur thotë se janë“rrënojat e një qyteti të lashtë”, Niko Stylo mendon se është fjala për qytetin e Dodonës, “të vetmen”-siç e thotë ai, pra qytetin e dytë apo të tretë apo me cilindo numër.  
Dihet se Alkmena apo Almena apo Alja është varrosur në kohën e Naktanavit të parë, diku gjatë përfundimit të sundimit të tij në vitin 378 p.e.s. Pirro Burri ka jetuar në vitet 319-272 dhe e ka ndërtuar gjatë kësaj kohe Dodonën e dytë. Ky shkencëtar na e jep se është ndërtuar, Dodona “e vetme”në Orop, pa pasur asnjë gjurmë të këtij qyteti të lashtë në rrënojat e gjetura, pra Dodonës.
“Za-longo” është një tog fjalësh, sipas Niko Stylos, sepse “longo” shënon një pyll, ndërsa “za” shënon një zë të gjallë, por edhe të pavdekshëm dheZalongo nënkupton Pyellin e Alkminës. Emri i Alkminës është në faktAlmina, sepse në tekstet jonike shënohet “Alje”, të cilin, më vonë, e shënojnë edhe “Alie”, pra Almina, jo Alkmina. Kështu na del qyteti që e përshkruan Plutarku, atje ku është gjetur varri i Alkminës, në veri të lumit Akeronda, siç e quajnë sot, ku siç thotë Plutarku se e pa nga Aliarto, që kjo do të thotë se ishte në vendin e lashtë dhe të ri, në Orop. Duke shqyrtuar vendin përreth, na jepet Zalongo.
Siç thotë Serafim Ksenopulos, sipas Niko Stylos, “Lamari është vend i Epirit, që nisë në malin e Rinjashit dhe mbaron në gjirin e Ambrak. Përmbledh 15 fshatra të banuar me kristianë grekë (kur thotë “grekë”, ai bën gabim të madh, sepse nuk ka pasur “grekë” atëherë dhe aq më pakë “kristianë grekë”, shënimi i im, por po e citojmë ashtu siç është shkruar, sipas N. Stylos) e shtrihet deri në vendin e Alminës së vjetër”. (Faqe 234, të së njëjtës vepër të Serafimit).
Nëse e kalojmë në historinë kishtare të viteve të vona, në atë zonë e kemi peshkopatën e rogëve dhe të Kozyllit apo Mezyllit, e cila më pas është quajtur Manastiri i Kozyllit, në Lindje të Manastirit të sotëm të Zalongos. Këta emra, me rrënjë të përbashkët “yll”, që do të thonë “pyll”, janë domethënëse, dhe fjalët “koz” e “mez” janë fjalë avranitase, pra arbërore, shqipe, që e kanë kuptimin “virgjëri”, prej të cilave fjala “mezë” e ka humbur kuptimin e saj të drejtpërdrejtë të virgjërisë dhe atë fjalë e gjejmë në kuptimin “zogëz” dhe“kërriq”, që përdoret sot si metaforë për vajzat dhe djemtë e njomë, pra virgjër.
Pyelli i Kozyllit apo Mezyllit e tregojnë se është Pylli i Virgjëreshës, ose edhe Pylli i Alies, pra Alminës, të thënë nga grekët Alkminës.[7] Aty mund të jetë fillimi i qytetit të Almenës, apo Alkmenës- siç i thonë grekët, apo Aljes, siç e thonë në origjinë arbërit (pra avranitasit), nënës së Herkulit, i cili ka udhëtuar kudo, edhe në Egjiptin e vjetër, por kjo nuk është gjeneza e qytetit të vjetër për Dodonën, as gjeneza “e vetme” për këtë qytet- siç thotë Niko Stylo, por Dodona pa numër, që i bie në Orop të Greqisë së sotme.
 
“Qyteti i Dodonës” shtrihet nga pendët greke në shumë treva, për të përligjur të dhënat e tyre, sikur janë “atdheu” i të parëve të Evropës. Dinë të thonë se “Zotat” dhe “Zeusi” ka lindur në tokën e tyre, që e mbajnë ata, i kanë veshur me emra të rrejshëm, me tipare të rrejshme, me veti të rrejshme, etj. Harrojnë se ata vetë e kanë cituar “origjinën” e Greqisë prej pellazgëve, që kanë shtrirje nëpër territorin e sotshëm të Greqisë, që është një gënjeshtër e shumëfishtë. Pellazgët e vjetër hyjnorë janë pellazgo-ilirët dhe shqiptarët, nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër kanë ditur të popullojnë tërë Evropën dhe nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër dhe shqiptarët e sotëm i kanë udhëhequr të gjitha shoqëritë e vjetra, prej Mesopotamisë, Indisë, Babilonisë, Persisë, Sirisë, Libisë e Izraelit dhe Jordanisë, nëpër Egjiptin e vjetër, Libi, Etiopi, Algjeri, Marok e Spanjë dhe tërë Evropën, Ballkanin apo Gadishullin Ilirik, pa harruar Turqinë e sotme, që mbanë aq shumë shqiptarë, dhe kthehemi prapë në rreth, deri në Indi. Pra, pellazgët hyjnorë janë pellazgo-ilirët, borealët, shqiptaret.
Po të mund të quhej “Pellazgjia” vendi i të gjitha trojeve të gjëra anë e përtej, në të tri kontinentet ku kanë qenë, që e përbëjnë një “atdhe” të këtyre njerëzve të parë, atëherë janë shqiptarë, pra pellazgo-ilirë, sepse e kanë mbajtur “plisin e bardhë”, ndonëse sot flasin gjuhë të tjera. Çdo komb e ka historinë e vet, edhe kombi shqiptar. Të huajt, rreth e rrotull, na kanë shkatërruar, na kanë copëtuar; na kanë grabitur; na kanë zvogëluar; na kanë shtyrë me dhunë që ti themi fjalët e tyre “shkencore”, se ne nuk jemi të parët; se nuk jemi pellazgë; se madje nuk e flasin gjuhën pellazgo-shqipe prej gjenezës së kombeve; se jemi të ardhur në tokat tona autoktone; se nuk kemi pasur gjuhë; se vonë kemi filluar të shkruajmë një gjuhë prej “Formulës së Pagëzimit”, në vitin 1462, etj.  këto që janë gënjeshtra të kulluara armiqësore për ne, plot “shkencëtarë” shqipfolës, që pëshpëritin në gjumë gënjeshtrat e mbjella me dhunë, gjatë dhunës mijëvjeçare mbi shqiptarët. Dhe, nuk të vjen çudi kur i dëgjon “shkencëtar të Evropës” që i pëshpëritin dhe i rrisin këto gënjeshtra, sado që nuk janë aspak të vërteta. Nuk është e vërtetë as ajo që e thotë “shkenca evropiane” dhe “shkencëtarët” e shumtë të botës. Njëri vjen nga Zvicra, qendra e Evropës, që po e marrim sot, Oliver Schmidt, i nderuar si “akademik” edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës. Dihet se ka shumë miq të ngushtë serb e serbo-fil, që kanë lindur të përbetuar te djalli i madh dhe janë armiq të përbetuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, veçanërisht sot. Ai thotë se vazhdimësia iliro-shqiptare “nuk mund të provohet për shkak të mungesës së gjurmëve të mjaftueshme të gjuhës ilire” [8]. Gjuha ilire ka qenë gjuha shqipe, nuk ka si të mos ketë lënë gjuhë tjetër dhe ai u referohet vetëm armiqve tanë të mëdhenj nëpër tërë ballkanizmit ekstrem, të politizuar kundër shqiptarëve, pra “linguistëve”. Ata e konsiderojnë me qëllim vazhdimësinë iliro-shqiptare si “të pamundur”. Paralelen pellazgo-shqiptare nuk di “t`a vendosë”Sikur shumë shkencëtar të Evropës, edhe ai e mbështetë“mendimin e linguistëve, të cilët e konstatojnë thjeshtë se ne nuk mund të provojmë që gjuha moderne shqiptare vjen nga ilirishtja, pasi nuk e njohim aq mirë sa duhet. Mund të ekzistojë vazhdimësi iliro-shqiptare, por për momentin tonë ku ndodhen kërkimet tona, kjo është një hipotezë.” [9]
 
I biri i Evropës është Iliri
I biri i Evropës është Iliri
Ka mjaft të tjerë, që ndërthuren në këtë padituri të “shkencëtarëve”. Albano-logët bazohen në të ashtuquajturën“prejardhje të shqiptarëve prej ilirëve”dhe se “paraardhësja e saj gjuhësore është ilirishtja” për gjuhën shqipe, pa prova të mjaftueshme të provimit të saj shkencorë.

Shihet nga mitologjia e vjetër se Iliriështë djalë i Evropës. Thuhet, por nuk është vërtetuar, krahas të tjerëve, themeloi fisin dhe shtetin që mbahej mbi njërën prej tokave tona-Ilirinë (Ilyrinë), e cila shtrihej në tërë Evropën Jug-lindore, por më vonë edhe nëpër Austri, Gjermani, Angli, Francë, Spanjë, Francë e Itali, që gjenden sot prova të ilirëve. Po i marrim dy prova nga historia, që mbreti Ilir ka sunduar në Gjermani, Austri dhe Slloveni, pra në Evropë, dhe do të shohim mirëfilli se nuk ka askund “trashëgimtare” e ashtuquajtura “gjuhë ilire”, por do të shohim vetëm kudo rrënojat edhe gjendjet arkeologjike, që flasin gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e vjetër shqipe, pellazgjishten. 
Gjuhëtari Joachim Matzinger, në një Ligjëratë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, të mbajtur me 9 tetor 2012, në Vienë, pohon tezën se gjuha e sotme shqipe nuk e ka ilirishten, por proto-shqipen e lashtë. Sipas këtij gjuhëtari, ajo ka një lashtësi prej 3000 vjetësh. “Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”-thotë ai në përfundim.[10]     
Pra shqiptarët, jo grekët, janë ata të parët që kanë populluar Evropën dhe Botën. Atëherë, janë quajtur pellazgë dhe kanë folur shqip, pra proto-shqipen e lashtë, me të folmet dialektore të kësaj gjuhe, sipas rajoneve ku ka jetuar dhe ku është ndodhur në periudhat e vjetra. Dihet se pellazgët nuk kanë rrjedhur vetën nëpër Greqi, në Greqinë kontinentale dhe ishujt. Ata kanë lëvizur e janë shtrirë në tri kontinentet, në Evropë, Azi dhe Afrikë. Aty e ka bazën e vet; aty ka kultivuar mitologjinë e lashtë, e cila nuk është “greke”, por pellazgo-ilire, pra shqipe. Madje, këtu e bëjnë “gabimin” e qëllimtë ata që duan ta ngrehin drejtë vetes zanafillën e botës, krahas fakteve që nuk kanë gjasa t`i kursejnë nga gjenocidi kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë bijtë e vetëm të pellazgo-ilirëve, nuk janë grekët, serbët, bullgarët dhe turqit.
Vetë historianët e lashtë të Greqisë i fillojnë shkrimet e tyre me kulturën e gjuhën, që ata e kualifikojnë se “është barbare”, pra që vetë aspak nuk e dinin, sepse vinin nga vise të largëta të Afrikës, dhe ishin të zi, si futa, pra nuk ishin “arianë”, të çeltë, raca e bardhë e Evropës. Athua nuk e dinin këta“njerëz të ditur” dhe nuk mendoheshin fare për këtë gjë fondamentale, se këta“barbarë” kishin vetitë e larta dhe të para të tyre, që të jenë vërtetë bujarë; mikpritës; njerëzor; besnikë, të vdesin për ta-kur e jepnin fjalën, të kenë besë, të e dinë se çka është besa, që është fjalë e madhe për Zotin, që jepet vetëm në shenjë të tij, me dëshmitarë të Zotit të Madh, pra engjëjve, me flatra, që janë pranë tij kur ai flet, dhe i raportojnë Zotit, por nuk shihen prej njerëzve dhe i tregojnë Zotit të Madh-nëse i pyet për këtë, sepse për këtë punë ndodhen pranë njeriut, poshtë, në tokë. Prandaj, Zoti i Madh sheh gjithçka, dëgjon gjithçka, e peshon çdo gjë që flitet, bëhet, mendohet, nëpër tërë rruzullin tokësor. Njerëzit e tokës kanë Besë me Zotin e Madh, dhe këtë e kanë dokumentuar me BESËN E SHENJTË, me Perëndinë BES, që në lashtësi, moralit të besimit pellazg, që mësohet në shkollën e mistereve të Thotit. Kjo gjë dihet, por, ne po e shpjegojmë sërish.
 
Perëndia Bes-Tempulli i Denerës-Egjipt
BESA apo “fjala e dhënë” është dukuri e popullit tonë, me rrënjë të lashta, jo prej mesjetës, siç pretendojnë të gjithë “dijetarët” e lashtësisë, sipas një listë të gjatë, por kjo gjë dokumentohet se është nga Perëndia BES, ai që i udhëheqë shqiptarët, pra prej pellazgo-ilirët e parë dhe hyjnorë, që flinin nëpër tokë, por ishin të lartë. Kudo që ka shkuar, merrej me gjëra të shenjta, edhe në Egjipt dhe përfshirja e tyre ka qenë në të gjitha fushat e dijes, në të gjitha sferat. Të gjithë popujt i faleshin këtij Hyjniu, të titullar thjeshtë BES, në mbretërinë e lashtë të Egjiptit, Mbretërisë së Faraonit, dhe është simbol kryesor i arbërve, arëbërësve, punuesve të tokës, prej kah si duket u vije ky emërtim, e në radhë të parë po themi prej pellazgo-ilirëve, pra sot shqiptarëve.[11]
Po ua sjellim ndërmend edhe një thënie të studiuesit francez, të viteve 1921, Jacques Boucart, nga vepra e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” (Paris 1921), të nxjerrë në shesh nga Fatbardha Demi, i cili dëshmon se “të gjithë shqiptarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqiptarëve, si: ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin <<fetar>> që e kanë për fjalën e dhënë, për Besën”[12]
Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire,  por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi nëKodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik.[13]
 
Paraqitja e Perëndisë Bes dhe Kaut-simbol i Perëndeshës Sellenë-Hënës
Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire,  por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi nëKodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik.[14]
Në Egjipt, Perëndia BES njihej si mbrojtës i familjes, i martesës, i lehonave dhe i porsalindurve; si mbrojtës i shtëpisë nga syri i keq; mbrojtës i muzikës, i artit, i prodhimtarisë, etj. Te i njëjti Perëndi përfshihen për t`u mbrojtur shumë “punë” apo profesione të ndryshme dhe të prodhimtarisë. Madje, Perëndia BES lidhet me besimin pagan apo sellenik të Dodonës, me arbërit, pra shqiptarët dhe lidhet me dhënien e Besës për të ruajtur të fshehtën, me ritet që e kanë origjinën e tyre në tokat pellazge, me fenë apo ritualet e besimit dhe shkencës së lashtë që titullohet edhe sot si “ekzoterizmi”, në ato rite që zhvilloheshin me tepër natën kur sundonte Perëndesha Sellenë dhe mbaheshin sekret. Sellena përfaqësonte Hënën, “diellin e vdekur”-siç e thërrisnin egjiptianët e vjetër hënën. Kjo gjë, sipas miteve pellazge (jo greke) është pellazgo-ilire, kur thuhet se “Errësira dhe Nata kanë ekzistuar dhe më vonë është krijuar Dita”.
Për rrjedhojë, i tërë kulti i besimit të Hënës ka qenë i pari të njeriu primitiv dhe perënditë e tjera kanë qenë perëndi hënore. Besimi hënor i Sellenës ka qenë besimi hënor i Dodonës, që mund të quhet “sellenizmi” dhe është më i vjetër se vetë besimi egjiptian.[15]
Duhet të mos harrojmë se Afrika Veriore dhe treva të Azisë dhe Afrikës, kanë qenë pjesë e Evropës Pellazgjike dhe se ajo është sunduar për një kohë të gjatë nga mbretërit e huaj, nga pellazgo-ilirët. Pra, këtu kemi të bëjmë me një besim të popujve pellazgo-ilir, të cilëve u përket Perëndia BES, siç na e dëshmojnë jo vetëm emri, simbolet shoqëruese të tij, domethënia iliro-shqiptare e emrit Besë (ndër shqiptarët, ka plot emra të tillë, si emrat Besa, Besnik, Besart-a, Besianë apo Besian, Bestar, etj.), por edhe domethënia e Besës së dhënë tradicionalisht të pellazgo-iliro-shqiptarët, si veti e veçantë e karakterit, e ruajtur deri më sot vetëm te shqiptarët. Popujt e tjerë në kontinent dallojë nga ky popull.
Shkencëtari francez J. Boucard, cituar sipas Fatbardha Demit, në shkrimin e caktuar, vëren se “fjala <<besë>> më tepër do të thotë <<mbrojtje e betuar>>. Por, duke qenë një fjalë thellësisht shqiptare, ajo është shume e vështirë të përkthehet. Besa është e vërteta, burrëria, mbrojtja, betimi, besnikëria ndaj zbatimit të një marrëveshje ose një detyrimi... Kjo fjalë ka edhe kuptime të tjera... Shqipëria na del në pah pikërisht sipas një kuptimi të besës: besa është feja e mikpritjes... mikpritja shqiptare i jep të huajit tipare të shenjta.[16] Aq e plotfuqishme ishte forca e fjalës së dhënë tek ilirët, sa edhe traktatet midis mbretërive bazoheshim në lidhjen e besës. Shikuar historikisht, të gjitha marrëveshjet në mes të mbretërive pellazgo-ilire apo arbërve nga mitet e lashta apo periudhës më të hershme të shoqërisë njerëzore quheshin “BESË-LIDHJE”. Besa ishte e shenjtë edhe kur i flijoheshin kafshë të gjalla perëndive dhe vet Zotit të Madh, Zeusit, në të gjitha mitet pellazge. Zoti i Madh apo Zeusi, si i thonë  grekët artificial, cilësohej si mbrojtës i shenjtërisë së fjalës së dhënë.
Thyerja e besës apo besëlidhjes te pellazgo-ilirët gjatë tërë periudhës së gjatë e mijëvjeçare konsiderohej si sjellje e  papranueshme, e ndëshkueshme, prekje e interesave, dhe ishte një turpërim i pushtetshëm. Ndërsa mbajtja e fjalës së dhënë, besnikëria, është ushqyer kurdoherë me gjirin e nënave tona arbëreshe që janë të gjitha pellazgo-shqiptare dhe është tipar kryesor i njeriut tonë. Edhe në ditët e sotme, dhënia e besës, pra BETIMI, si mjaft elemente të tjera të trashëgimisë pellazge te popujt e Evropës vijon në betimin e presidentëve, të qeveritarëve, të gjyqtarëve, etj., por pa shenjtërinë e saj që e kishte në lashtësi. P.sh. në lashtësi, Mbreti Pirro Molosi, kur nënshkroi me makedonët traktatin e paqes me be, e flijoi një cjap, një dash dhe një ka, për nderë të Perëndisë. [17]
Flijime, për ditët e caktuara, ka sot te shqiptarët, që përcillen brez pas brezi. Zakone, tradita dhe veti të larta ka edhe ndër popujt e tjerë.
Të sjellim ndërmend, se Briti, djalë Pirro Burrit, ka udhëtuar në Angli. Prej tij e ka marrë emrin mbretëria e Britanisë së Madhe. Evropa është mbushur me pellazgët, etruskët, ilirët e shqiptarët. Ajo duhet të mendojë sa dhunë kanë bërë grekët, bullgarët, sllavët, serbët, që janë “themeluar” artificialisht në tokat e pushtuara ilire, duke mos e harruar Turqinë, që është osmane-jo turke, me të gjitha gjenocidet e tyre të pafalshme, për zhdukjen e kombit shqiptar.

Të tjerat, do ti përcjellim në vazhdimet e mëtutjeshme...
 
_________________________________

  [1] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 8-9.
  [2] Po aty,  faqe 10.
  [3] Po aty, në faqen 12.
  [4] Po aty, tekstualisht, faqe 76.
  [5] Po aty, tekstualisht, faqe 275.
  [6] Po aty, e njëjta faqe, në fund.
  [7] Po aty, faqe 292.
  [8] Cituar sipas shkrimit në gazetën „Tribuna“, të  datës 11 shkurt 2013, „Shmidt: nuk ka prova se shqiptarët janë pasardhës të ilrëve“.
  [9] Oliver Schmidt, po aty,
[10] Shiko publikimin në agjencionin Floripress, të dates 16. Tetor 2012, “Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes”http://www.floripress.com.
[11] Fatbardha Demi, “Si u hyjnizua <<Besa>> e Arbërve në tempujt e Faraonëve“, artikull i dërguar te autori, me datën 18.12.2012.
[12 Jacques Boucart, „Shqipëria dhe Shqiptarët“, Dituria, Tiranë 2004, faqe 30, cituar sipas shkrimit të F. Demit.
[13) Shkrimi i Fatbardha Demit, po aty.
[14] Po aty.
(15) Po aty.
[16] Jacques Boucart, vepra e cituar, faqe 50, nga i njëti shkrim i Fatbardha Demit.
[17] Mehdi Frashëri, “Historia e lashtë e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë, 2012, faqe 46.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...