Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/05

“Do të jem gjithnjë i pëlqyer prej teje. Unë përfaqësoj te ti të gjitha mëkatet që nuk pate kurajën t’i bësh”

Letërsi - “Do të jem gjithnjë i pëlqyer prej teje. Unë përfaqësoj te ti të gjitha mëkatet që nuk pate kurajën t’i bësh”, u thotë shkrimtari dhe poeti të gjithë atyre që e kanë lexuar dhe shpesh, edhe paragjykuar për preferencat e tij seksuale
Oskar Uajlld (1)

Oskar Uajlld (Oscar Wilde) ishte një shkrimtar dhe poet irlandez. Ai u bë një nga dramaturgët më të shquar të Londrës në vitet 1890. Sot, ai kujtohet për epigramet e tij, romanin “Portreti i Dorian Greit”, dramat, rrethanat e burgosjes së tij dhe vdekjen e hershme. Në fund të shekullit të 20, ai u bë një ikonë e personave gej. Muaji tetor përkujton 160-vjetorin e lindjes së tij. Ai u përball me disa gjyqe për preferencat e tij seksuale mashkullore, dhe u dënua me dy vjet punë të detyruar për këtë gjë. Uajlld vdiq në Paris në moshën 46-vjeçare.
Shprehje të mençura
Oskar Uajlld (2)















Ruaj dashuri në zemrën tënde. Një jetë pa të, do të ishte si një kopsht ku nuk bie dielli e ku të gjitha lulet janë vyshkur.
Kur isha i ri, mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam plakur, e di që ato janë vërtet.
Edukimi është diçka e admirueshme, por është mirë të kujtohet herë pas here se asgjë që ia vlen të dihet, nuk mund të mësohet.
Si pritet që një grua të jetë e lumtur me një burrë që këmbëngul ta trajtojë atë sikur ajo është një qenie njerëzore perfekte dhe normale njëkohësisht?
Një ëndërrimtar është ai që e gjen rrugën e tij, vetëm nga drita e hënës dhe ndëshkimi i tij është se e sheh agimin përpara së gjithë botës.
Femrat janë bërë për t’u dashuruar, jo për t’u kuptuar.
Shoqëria ekziston vetëm si koncept mendor; në botën e vërtetë ka vetëm individë.
Eksperienca është emri që u vëmë gabimeve tona.
Arti është forma më e fortë e individualizmit që ka njohur bota.
Shoh burra të dashuruar me gra. Ata u japin atyre një pjesë të jetës. Ndërsa gratë u japin burrave gjithçka.
Jam aq i zgjuar, saqë ndonjëherë nuk kuptoj asnjë fjalë nga ato që them.
Miqtë e vërtetë ta ngulin thikën në kraharor, jo në shpinë.
I vetmi ndryshim midis shenjtorit dhe mëkatarit, është se çdo shenjtor ka një të shkuar, dhe çdo mëkatar ka një të ardhme.
Njeriu nuk është vetvetja kur flet në emër të personit të tij. Jepi një maskë dhe ai do të tregojë të vërtetën.
E qeshura nuk është një fillim i keq për një shoqëri dhe është mënyra më e mirë për të përmbyllur një të tillë.
Një zotëri i vërtetë, është ai që kurrë nuk i lëndon ndjenjat e dikujt pa qëllim.
Asnjë artist i madh nuk i sheh gjërat siç janë. Nëse do t’i shihte, do të reshte së qenë artist.
Shumica e njerëzve janë si njerëzit e tjerë. Mendimet e tyre janë opinionet e dikujt tjetër, ata jetojnë një imitim, pasionet e tyre janë një citat.
Ambicia jonë duhet të jetë të sundojmë veten, mbretëria e vërtetë për secilin prej nesh dhe progresi i vërtetë është të dimë më shumë, të jemi më shumë dhe të bëjmë më shumë.
Burrat gjithnjë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje, ndërsa gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.
Fali gjithnjë armiqtë e tu, asgjë nuk i zemëron më shumë se kjo.
Unë kam shijet më të thjeshta. Kënaqem gjithnjë me më të mirën.
Kujtesa… është ditari që ne të gjithë e mbajmë me vete.
Duke na përcjellë mendimet e të paedukuarve, gazetaria na mban në kontakt me injorancën e komunitetit.
Në fillim, fëmijët i duan prindërit, pas njëfarë kohe i gjykojnë ata, rrallë në mos kurrë, i falin.
Është absurde t’i ndash njerëzit në të mirë dhe në të këqij. Ata janë edhe kështu, edhe ashtu.
Jeta nuk është kurrë e drejtë dhe ndoshta më mirë për shumicën prej nesh që nuk është kështu.
Mënyra më e mirë për të hequr qafe tundimin, është t’i dorëzohesh atij. Mund t’i rezistoj gjithçkaje përpos tundimit.
Jemi të gjithë në hendek, por disa prej nesh shohin nga yjet.
E vërteta është rrallë e pastër dhe kurrë e thjeshtë.
Morali është sjellja që mbajmë ndaj njerëzve që nuk pëlqejmë.
Mes meshkujve dhe femrave, nuk mund të ketë miqësi. Mund të ketë pasion, armiqësi, dashuri, por jo miqësi.
I.D.
*Burimi: Brainy Quote

Edhe unë jam tepelenas!

Si u vra Ali Pasha, fjalët e fundit për Vasiliqinë…*




Për një javë të tërë, gjithçka dukej se po shkonte për mrekulli, kur, mëngjesin e 5 shkurtit, Hurshidi dërgoi Hasan Pashën për ta përgëzuar Aliun dhe për ta njoftuar se fermani i Sulltanit, i pritur me padurim prej shumë kohësh, më në fund kishte mbërritur. Kërkesat e ndërsjella ishin marrë në konsideratë, por do të ishte e përshtatshme, për dinjitetin e monarkut të tyre, që Aliu të shfaqte mirënjohje dhe nënshtrim duke e urdhëruar Selimin të shuante pishtarin fatal dhe të largohej nga shpella. Më këtë mënyrë, pjesa tjetër e garnizonit duhej të ngrinte fillimisht flamurin perandorak dhe më pas të evakuonte fortifikimin. Vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve, Hurshidi mund t’i dorëzonte Aliut dekretin e nënshkruar nga Sulltani. Aliu u alarmua. Vështronte nga të katër anët i zënë në ankth. Me plot mëdyshje u përgjigj, me fjalët që i dilnin nga goja sikur belbëzonte. Përpara se të largohej nga kështjella, i kishte dhënë Selimit urdhër të prerë. Selimi nuk duhej t’i bindej asnjë urdhri, qoftë ky edhe i nënshkruar dhe i vulosur nga ai vetë, prandaj ai duhej të shkonte personalisht në kështjellë, me qëllim që të përmbusheshin kushtet e parashtruara. Aliu, mendjemprehtë, i zoti dhe dinak, nuk mund t’ia lejonte vetes të binte në ndonjë kurth të papritur, kështu që nuk pranoi menjëherë. Por me sa dukej po mundohej më kot të kundërshtonte një vendim të marrë tashmë. Otomanët, për t’ia mbushur mendjen, shpallën deklarata të tjera zyrtare. Ata u betuan gjithashtu mbi Kuran se ndaj tij nuk ishte kurdisur asnjë plan djallëzor, nuk ishte thurur asnjë komplot i fshehtë. Më në fund, duke iu besuar lutjeve të atyre që e rrethonin, ndoshta duke dalë në përfundimin se gjenialiteti i tij nuk mund të luftonte më kundër fatit, ai pranoi. Nxori një nuskë që e mbante të fshehur në kraharor dhe ia zgjati të dërguarit të Hurshidit, duke i thënë:

- Shkoni e tregojani këtë Selimit dhe do të shihni se si një dragua shndërrohet në qengj!

Dhe në fakt, me të parë hajmalinë, Selimi u përkul me nderim, shoi pishtarin dhe ra në tokë duke e ngulur thikën e vet drejt e në zemër. Në të njëjtën kohë, garnizoni u tërhoq, flamuri perandorak filloi të valëvitej mbi bedena dhe kështjella buzë liqenit u pushtua nga ushtarët e Serasqerit, të cilët brohorisnin si të marrë.

Ishte mesditë. Në ishull, Aliut i dukej se po gënjente veten dhe se kishte shpresa të kota. Zemra i rrihte me rrëmbim, por në fytyrë dukej i qetë, duke mos shfaqur trazirën e brendshme. Njerëzit pranë tij vunë re se ai herë pas here humbiste në mendime të thella, gogësinte mërzitshëm dhe kalonte pareshtur gishtat nëpër mjekër. Porosiste shpesh kafe dhe ujë të ftohtë, ndërsa sytë i hidhte vazhdimisht drejt sahatit. Me dylbitë vëzhgonte herë kampin, herë kështjellat e Janinës, herë vargmalin e Pindit, herë ujërat e patrazuara të liqenit. Nganjëherë sytë i shkonin edhe tek armët e veta e atëherë ato shndrinin guximshëm nga një zjarr djaloshar. Duke qëndruar pranë tij, truprojat mbushën armët; sytë i kishin fiksuar në molin e ishullit.

Ajo ndërtesë ishte e lidhur me një ngrehinë që mbahej në të katër këndet nga shtylla të drunjta, si një teatër i hapur, i ndërtuar posaçërisht për festa popullore. Gratë qëndronin në apartamente që gjendeshin në një distancë jo aq të afërt me ndërtesën kryesore. Gjithçka dukej e trishtuar, e vrenjtur, e heshtur. Sipas zakonit, veziri ulej përballë portës, në mënyrë që të ishte i pari që të takonte vizitorët. Në orën pesë u dukën anijet që po i afroheshin ishullit. Shumë shpejt u shfaqën fytyrat e zymta të Hasan Pashës, Omer Vrionit, Mehmetit – bartësit e shpatës së Hurshidit, myhyrdarit, dhe disa oficerëve madhorë, të gjithë këta të shoqëruar nga një numër i madh ushtarësh.

Sapo i pa, Aliu brofi vrullshëm në këmbë, me dorën në pistoletat që mbante në brez.

– Ndaloni aty! Ç’më keni sjellë? – i thirri Hasanit me një zë të furishëm.

– Vendimin e Madhërisë së Tij, Sulltanit! Nuk i njihni këto germa të ndritura?

Dhe Hasani nxori fermanin që zbukurohej nga një ballinë e praruar.

– I njoh dhe i nderoj.

– Atëherë binduni fatit tuaj! Merrni avdes! Lutuni Allahut dhe Pejgamberit të Tij! Kërkohet koka juaj …

Aliu nuk e la të mbaronte.

– Koka ime, – ia ktheu i xhindosur, – nuk do të dorëzohet si të ishte koka e një skllavi.

Pas shkëmbimit të shpejtë të këtyre fjalëve, u dëgjua një e shtënë pistolete që plagosi Hasanin në kofshë. Aliu, i shpejtë si drita, shtiu mbi myhyrdarin; truprojat qëlluan në të njëjtën kohë duke shtrirë përdhe disa oficerë. Osmanët e tmerruar dolën me vrap nga godina. Aliu, duke parë gjak që i rridhte nga një plagë në kraharor, ulëriti si një dem i tërbuar. Askush nuk guxonte të përballej me këtë njeri kaq të sertë që tashmë flakëronte i egërsuar, por të shtënat vinin nga të gjitha anët dhe katër prej truprojave të tij ranë të vdekur në këmbët e tij. Nuk dinte më ç’rrugë të merrte teksa dëgjoi ushtarët që po qëllonin pareshtur drejt tij nga poshtë dyshemesë prej druri. Një plumb e plagosi në brinjë, një tjetër që erdhi nga poshtë, e goditi në shpinë; këmbët iu morën, u var pas dritares dhe më pas ra mbi divan.

– Nxito, – i thirri njërit prej oficerëve të tij, – vrapo miku im dhe mbyte Vasiliqinë time të gjorë; mos e lër të bjerë në duart e këtyre maskarenjve.

Kur u pa se qëndresa ishte shuar, u hap dera dhe rojat vrapuan të hidheshin nga dritaret. I ndjekur nga xhelatët, bartësi i shpatës së Hurshidit hyri brenda.

– U përmbushtë drejtësia e Allahut! – tha kadiu.

Pas këtyre fjalëve, xhelatët e kapën Aliun nga mjekra dhe e zvarritën deri në oborr. Aliu ishte akoma gjallë. Ata ia vunë kokën mbi një nga shkallët dhe ia ndanë nga trupi pas shumë goditjesh me një jatagan të dhëmbëzuar. Në këtë mënyrë dha jetë Pashai i frikshëm.

Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm, sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre.
Kurrë më parë nuk kishte pasur zi më të madhe. Gjatë gjithë natës, përfaqësues nga fise të ndryshme shqiptare nderuan me radhë kufomën, duke improvizuar këngë vajtimi tepër prekëse dhe shprehëse. Në agim, trupi, i larë e i bërë gati për ritet myslimane, u fut në një arkivol të mbështjellë me një pëlhurë të rrallë indiane prej kashmiri, mbi të cilin u vendos një çallmë e mrekullueshme, e zbukuruar me pendët që Aliu vinte gjatë betejës. Kalit të tij të luftës iu pre krifa dhe kafshës i vunë përsipër një mbulesë të stolisur ngjyrë vjollcë. Mburoja, shpata, armët e tij të shumta dhe stema të ndryshme u ngarkuan në kuaj. Kortezhi u drejtua për nga kështjella, mes thirrjesh ngushëlluese e të përzemërta të ushtarëve.

Një oficer i lartë, i caktuar për të organizuar ceremoninë mortore, në mënyrë që të ndjerit t’i jepej me nderimet e duhura lamtumira e fundit, shoqëronte të vdekurin mes njerëzve që qanin e çirreshin aq shumë sa vajtimet e tyre jehuan rrënojave të Janinës. Herë pas here shtihej me topa në shenjë respekti. Garnizoni që mbronte tashmë kështjellën, ngriti grilën me shufra hekuri që bllokonte portën kryesore, për të lejuar hyrjen e kortezhit, dhe nderoi ushtarakisht. Trupi i pajetë, i mbështjellë me qefin, u vendos në një varr ngjitur me atë të Eminesë. Pasi u mbush gropa e varrit, një imam u afrua për të dëgjuar konfliktin e supozuar mes engjëjve të mirë e të këqij, të cilët grinden mes tyre për zotërimin e shpirtit të të vdekurit. Kur më në fund imami deklaroi solemnisht se Ali Tepelena do të prehej në paqe mes virgjëreshave qiellore, shqiptarët, duke murmuritur me njëri-tjetrin, u shpërndanë si valë deti pas një stuhie.
Duke përfituar nga nata e kaluar, ndërsa epirotët nderonin trupin e të ndjerit, Hurshidi dha urdhër që koka e Aliut të futej në një peshtaf të argjendtë dhe të dërgohej në fshehtësi në Stamboll. Mbajtësi i shpatës së tij, Mehmeti, i cili kishte drejtuar ekzekutimin, do t’ia paraqiste kokën e Aliut, Sulltanit. Në këtë mision të rëndësishëm ai do të shoqërohej nga treqind ushtarë otomanë. E paralajmëruan të vepronte me shpejtësi, kështu që u nis përpara se të gdhinte dita për t’iu larguar sa më shumë arnautëve, nga të cilët pritej ndonjë sulm i befasishëm.

Më pas, Serasqeri urdhëroi t’i sillnin Vasiliqinë, e cila nuk pati fundin e parashikuar nga i shoqi. Ajo u hodh te këmbët e Hurshidit, duke iu përgjëruar që t’i shpëtonte jo jetën, por nderin. Ai e ngushëlloi dhe i garantoi mbrojtjen e Sulltanit. Vasiliqia shpërtheu në lot kur pa sekretarët, arkëtarët dhe administratorët e Aliut, të gjithë të prangosur. Kishin mundur të gjenin vetëm 600 qese me flori (rreth 25 milionë piastra) nga thesari i Aliut. Nëpunësit e tij qenë torturuar, me qëllim që të zbulonin se ku mund të ishte fshehur pjesa tjetër. Nga frika se mos e pësonte si ata, Vasiliqia humbi ndjenjat në krahët e shoqërueseve të saj. Ata e dërguan në çifligun e Bonilës derisa Porta e Lartë të vendoste për fatin e saj.

Korrierë në të gjitha krahinat qenë dërguar për të njoftuar vdekjen e Aliut. Madje, ata ia kishin dalë t’ia kalonin edhe eskortës triumfatore të Mehmetit. Ky i fundit, kur mbërriti në Grevena, u habit kur pa se e gjithë popullsia e qytetit dhe fshatrave përreth ishte mbledhur në pritje të tij. Këta nuk mund ta shkonin në mend se Aliu mund të binte pre e otomanëve, ndaj mezi u besuan syve kur e nxorën kokën e tij për ekspozim. Ajo mbeti e ekspozuar në shtëpinë e Veli Agës, ndërkohë që ushtarët u freskuan dhe pushuan. Kureshtja e popullit sa vinte e shtohej gjatë udhëtimit, ndaj u vendos një tarifë për këdo që donte të shikonte kokën e Aliut. Kështu, koka e vezirit të shquar u degradua në një artikull që u ekspozua në çdo zyrë postare derisa mbërriti në Stamboll.

Tashmë koka e atij njeriu që u pati kallur datën otomanëve, u shndërrua në relike dhe, më 23 shkurt, u ekspozua për publikun në portat e pallatit perandorak. Lindja e trashëgimtarit të shpatës otomane, një lajm që u përhap menjëherë me atë të vdekjes së Aliut, pas gjëmimit të topave, u prit me entuziazëm të papërmbajtshëm nga banorët e Stambollit. Grupe ushtarësh lëshuan thirrje triumfuese sapo një dokument iu ngjit kokës së Aliut. Ky dokument, në të cilin përshkruheshin krimet dhe rrethanat e vdekjes, mbyllej me këto fjalë: “Kjo është koka e Ali Pashës, tradhtar i fesë islame”.

Pasi i ofroi Hurshidit dhurata përrallore dhe shpërbleu ushtarakët trima, Mahmuti II e ktheu vëmendjen nga Azia e Vogël, ku djemtë e dëbuar të Aliut do të harroheshin nëse nuk do të zotëronin aq shumë pasuri. Një sulltan nuk denjon të merret personalisht me skllevërit e tij, kur ai mund t’i ndëshkojë ata me një urdhër të prerë. Kështu, Madhëria e Tij vendosi se kishte ardhur momenti që edhe bijtë e Aliut të ndaheshin nga kjo botë. Veli Pasha, më frikacak sesa një skllave e haremit të tij, dëgjoi i gjunjëzuar dënimin ndaj tij. Ky njeri harbut, i cili, në sarajet e tij në Artë, kishte kërcyer nën tingujt e një orkestre, ndërsa viktima të pafajshme torturoheshin mizorisht përqark tij, mori dënimin e merituar për krimet e tij. Më kot u puthte këmbët xhelatëve të tij, duke kërkuar mëshirë që të paktën ta vrisnin pa dëshmuar masakrat që mund t’u ndodhnin familjarëve të tij. Ai duhet të ketë duruar me pikëllim të thellë vdekjen e dy bijve që i vranë përpara syve të tij, Mehmetin, më të madhin, që shquhej për bukurinë e tij të rrallë, dhe Selimin, një djalosh i fisëm, meritat e të cilit mund të kishin siguruar një amnisti, nëse nuk do të ishte parashkruar një fat aq kobzi për familjen tepelenase. Pasi dëshmoi edhe vdekjen e vëllait tjetër, Sali Pashës, djalin më të adhuruar të Aliut, që e kishte bërë me një skllave gjeorgjiane në moshë të thyer, Veliu, duke gulçuar nga të qarat, u shtriu kokën fajtore xhelatëve.

Paskëtaj, xhelatët u morën me gratë e tij. Fatkeqen Zybejde, historia skandaloze e së cilës përflitej edhe në Stamboll, e futën në një thes dhe e hodhën në lumin Pursak. Katerina, gruaja tjetër e Veliut, dhe bijat e tij nga nëna të ndryshme, u morën zvarrë drejt pazarit dhe iu shitën në mënyrë poshtëruese barinjve turkomanë. Më në fund, këta xhelatë kishin për detyrë të bënin një inventar të pasurive të viktimave të tyre.

Por trashëgimia e Myftar Pashës nuk ishte një pre dhe aq e lehtë për t’u konfiskuar. Oficeri otoman që guxoi të prezantohej duke i zgjatur fermanin, ra si thes në këmbët e Myftarit që i futi një plumb ballit.

– Maskara! – bërtiti Myftari duke ulëritur si një dem i harbuar që sapo i ka shpëtuar thikës së kasapit. – Ç’të thotë mendja? Që arnauti vdes si një eunuk? Edhe unë jam tepelenas! Nxirrni armët! Shtini mbi ta, ndryshe na pret vdekja!

Me të thënë këto fjalë, ai u turr me shpatë në dorë drejt këtyre xhelatëve, të cilët u sprapsën. Myftari, në krye të cubave të tij, ia doli të ngrinte fortifikime përpara apartamenteve të tij.

Në ndihmë të xhelatëve erdhi një trupë jeniçerësh që avancoi drejt fortifikimeve me topa dhe armatime të tjera të rënda. Filluan luftime të ashpra. Fortifikimet e dobëta të Myftarit u bënë copë e çikë. I nderuari Meçe Bono, i ati i Elmaz Beut, besnik ndaj Myftarit, u vra nga një plumb në kokë. Pasi vrau një tufë armiqsh dhe pa që shokët e tij po binin një e nga një, Myftari, me shumë plagë në trup, i vuri zjarrin magazinës me barut dhe vdiq duke i lënë si trashëgimi Sulltanit një grumbull gërmadhash. Ky ishte dhe fati i pashmangshëm i tij. Në ndryshim nga babai dhe vëllezërit e tij, ai nuk vdiq nga duart e xhelatëve.

Kokat e bijve dhe nipërve të Aliut, që u dërguan në Stamboll dhe u ekspozuan në portën e pallatit, lanë pa mend turmat kureshtare. Vetë Sulltani, i mahnitur nga bukuria e Mehmetit dhe Selimit, qerpikët e gjatë dhe qepallat e mbyllura të të cilëve u jepnin atyre pamjen e ca të rinjve të hijshëm, të zhytur në gjumë të thellë, përjetoi emocione të forta.

– I kisha imagjinuar të vjetër si Aliu! – ia këputi ai marrëzisht.

Në fund, ai shprehu keqardhje për fatin e tyre.

2014/11/03

IFIMES.-Bashkimi me Kosovën, u bë subjekt i debatit publik...

Instituti i Studimeve për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, me qendër në Ljubljanë të Sllovenisë, ka analizuar marrëdhëniet shqiptaro-serbe, pas incidentit në stadiumin “Partizani” të Begradit. Në analizën e IFIMES theksohet se “Shqipëria e Madhe” është një produkt serb, që fsheh ambicien e tyre për “Serbinë e Madhe”.

“Incidenti me dronin në stadium nxori në pah realitetin e marrëdhënieve mes dy kombeve dhe shteteve. Ndeshja që duhet t’i paraprinte vizitës së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama më 22 tetor, tregoi se pavarësisht nga sesa shumë i pranishëm është shpirti i së ardhmes, ai i së shkuarës, është mjaft i fortë, aq sa të pengojë të ardhmen”, theksohet na raportin e IFIMES.

Përfundimi i ndeshjes Serbi-Shqipëri tregon gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pyetje gjithçka që është bërë për normalizimin e këtyre raporteve. Çfarë duhet bërë për të stabilizuar këto marrëdhënie dhe paqen në rajon? – pyet IFIMES.

“Fatkeqësisht, asnjë zhvillim nuk është arritur përgjatë viteve të qeverisjes së Sali Berishës dhe Boris Tadiç. Berisha kishte frikë nga ‘shqiptarët e tij’, po ashtu, edhe Tadiç i druhej ‘serbëve të tij’. Të dy kishin një të përbashkët: I drejtuan vendet respektive, duke lejuar sistemin e krimit dhe korrupsionit, të penetronte në të gjitha sferat e jetës sociale dhe politike. Nëse Zoran Xhinxhiç do të ishte ende gjalle, këto raporte do të ishin shumë ndryshe, jo vetëm sa i përket Shqipërisë, por edhe në lidhje me shqiptarët e Kosovës”, thuhet më tej në analizë.

Analiza vijon më tej, duke nënvizuar se Berisha përdori kartën nacionaliste, bazuar në idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, duke sjellë reagime te fqinjët ballkanikë, sidomos në ato vende ku jetojnë shumë shqiptarë etnike.

“Bashkimi me Kosovën, u bë subjekt i debatit publik. Sali Berisha e nxori këtë tezë për të mbetur në pushtet, në përvjetorin e 100-të të shtetit shqiptar, në nëntor 2012. Uashingtoni zyrtar u kërkoi partive politike dhe liderëve të përqendroheshin tek prioritetet dhe integrimi euro-atlantik, është sigurisht njëri prej tyre”, theksohet në analizën e IFIMES.

Çfarë ndodh sot?

Rama dhe Vuçiç fituan zgjedhjet parlamentare me një shumicë të madhe: Rama në qershor 2013 dhe Vuçiç në mars 2014. SHBA dhe BE , veçanërisht Gjermania e pa këtë fitore në Shqipëri dhe Serbi, si pikë kthese drejt një bashkëpunimi më të madh rajonal. Megjithatë Shqipëria edhe Serbia, mbeten të dominuara nga aparati i fortë shtetëror, i trashëguar nga partitë paraardhëse.

Në fund të gushtit 2014, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, priti në Berlin liderët e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, në një konferencë për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Synimi i konferencës ishte ndryshimi i situatës “njëra palë kundër tjetrës” në “të punuarit së bashku”.

Megjithatë, sinjalet e para të intolerancës, u shfaqën mes Kryeministrit serb dhe atij shqiptar. Tre ditë para Konferencës së Berlinit, Kancelarja Merkel bëri me dije se konferencën e përbashkët do ta mbanin ajo dhe Kryeministri shqiptar Rama.

Qeveria serbe e kundërshtoi këtë, duke u shprehur se nuk ishte dakord që Rama të ishte përfaqësues i Ballkanit Perëndimor. Edhe pse u spekulua se Vuçiç mund të refuzonte të shkonte ne Berlin, Merkel nuk e ndryshoi vendimin dhe konferenca u mbajt sipas planeve të saj. Rëndësia që Merkel i dha Edi Ramës ishte një sinjal i fortë dhe i qartë se Berlini kërkon të hapë një kapitull të ri në raport me Tiranën.

Pas incidentit të ndeshjes, në skenë hyri sërish Kancelarja gjermane, e cila u përpoq të zgjidhte tensionin mes Ramës e Vuçiç, natyrisht, larg syve të publikut. Rama konfirmoi, se pas ndërhyrjes së Merkel, ai dhe Vuçiç nuk kishin me probleme të komunikonin dhe vizita u shty për në 10 nëntor.

Angela Merkel investoi për të ndërtuar besimin mes Ramës e Vuçiç, duke i konsideruar si motori që mund të tërheqë gjithë Ballkanin Perëndimor në procesin integrues. Koha do të tregojë nëse investimi, do të jetë i vlefshëm apo një tjetër zhgënjim nga liderët e Ballkanit.

Por ndarjet janë prezente. Pas incidentit të ndeshjes, kryeministri serb Vuçiç i telefonoi zëvendëspresidentit amerikan Xho Biden, duke i kërkuar, nëse ishte me “Shqipërinë e madhe” apo “Serbinë normale”? Kryeministri Rama reagoi ndaj qëndrimit te Vuçiç duke thënë, se “Serbia normale do të jetë një realitet , vetëm kur Serbia reale, të kuptojë, se Shqipëria e Madhe është frika e tyre dhe jo projekti ynë”.

Në fakt kjo është e vërtetë, shkruhet në analizën e IFIMES. “Shqipëria e Madhe, nuk ka qenë kurrë projekt i shtetit shqiptar, por një produkt serb i përdorur si mbulesë për ambicien e tyre të Serbisë së Madhe. Një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë kufirit administrativ, kryesisht në Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë e Jugut dhe Kosovë. Megjithatë Shqipëria, në të kundërt nga Serbia, asnjëherë nuk luftoi me këto shtete për të kthyer kufirin etnik, që kishte para vitit 1913. Nga ana tjetër lider serb, Sllobodan Milosheviç, bëri luftë me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, për të krijuar Serbinë e Madhe dhe për te mbledhur serbët ne një shtet të vetëm” – thuhet në analizë.

Edvin Kristaq Rama në Beograd më 11 Nëntor 2014 , ditën e krijimit të Serbisë së Madhe

Image result for velika srbijaDuket se vizita e Ramës në Beograd është kalkuluar me kujdes nga pala serbe, me djallëzi si gjithmonë (pse jo kur në krye të qeverisë shqiptare vegjeton një lopçar), veçse nëse ka pëlqim të ndërsjelltë. 11 nëntori, dita që  Edvin Kristaq Rama do jetë në pikun e vizitës në Serbi, është dita e mbarimit të luftës së parë botërore, krijimit të mbretërisë jugosllave, dhe zyrtarizimit përfundimtar të aneksimit të trojeve shqiptare.











Lufta e parë botërore filloi 100 vjet më parë (28 korrik 1914), kur një nacionalist serb vrau me atentat arkidukën austriak, Franz Ferdinand, dhe gruan e tij në Sarajevë, dhe përfundoi me fitoren e Serbisë më 11 nëntor 1918.







Ishte një luftë e startuar dhe kurorëzuar me triumf nga serbët (sidomos ndaj shqiptarëve). 11 nëntori  i vitit 1918 është një datë e errët në historinë e Shqipërisë, dhe e kundërta një ditë e lumtur në historinë e Serbisë.



Vetëm Esad  Pashë Toptani njohu totalisht 11 nëntorin 1918 , gjë për të cilën ai vuajti konseguenca fatale. Aleanca pro-shqiptare në rajon e udhëhequr nga Austro-Hungaria u deklarua humbëse në luftë.

Të shkoj një kryeministër shqiptar më 11 nëntor në Beograd është përtej të paparashikueshmes, është de facto e de jure njohje e pushtimit serb të tokave shqiptare, është firmosje e traktatit të aneksimit të Pashiçit të 1918-s.



Të shkoj një kryeministër shqiptar në Beograd ditën e krijimit të Serbisë së Madhe me toka shqiptare, në ditën e festës së tyre më domethënëse anti-shqiptare, është… nuk di çfarë emri t’i vesh kësaj, kurrë s’ka ndodhur. Jam totalisht i shokuar, çdo shqiptar duhet të jetë i shokuar…

Kjo do jetë harta që Rama do hedhë me drone në Beograd më 11 nëntor 2014 (harta e dy tradhëtarëve vs. dy heronjve të dronit të hedhur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri)?



Sa më siper ishte harta që Pashici me Essad Toptanin dhe grekët konfiguruan pas përfundimit të Luftës I Botërore, por që fatmirësisht dështoi falë votës kundër amerikane në Konferencën e Paqes të Versajë.

Pak biografi mos t'ju ardhtë merzi:



Esat Toptani - simbol i tradhëtisë kombëtare
PDF Print E-mail
04 Shtator 2011
Esat Toptani lindi në vitin 1863 dhe u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris, Francë, ishte një politikan dhe kryeministër shqiptar. Esat Toptani detyrën e kryeministrit të Shqipërisë e ushtroi nga 12 tetori i vitit 1913 e gjer më 12 shkurt të vitit 1914 si dhe nga 5 tetori i vitit 1914 e gjer më 24 shkurt të vitit 1916. Gjatë viteve 1918 - 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, Francë të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj se delegacioni shqiptarë nuk e përkrahte. Gjersa në vitin 1920 ai po përgatiste territorin që të kthehej në Shqipëri, interesat e së cilës i paraqiste në Paris të cunguara, vritet nga Avni Rrustemi.


Jeta

Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1863. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh, e i vëllai i Sadije Toptanit. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht. Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme. Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit, ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke të cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mnënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t'i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa fitimprurës aq edhe i rrezikshëm. Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Për këtë, ndër të tjera. mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej Këlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit. Pas vrasjes së vëllait të tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës. Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi; ai, në burg, ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak. Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeverinë e përgjithshme të Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transfema në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës, në kryeqendër. Gjithashtu forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës,sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.
Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të administrimit, pra ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shinangej.
Por nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se thonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e përulura dhe premtimet e rrema i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdul Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit. Pra ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij. Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve, i Xhavitëve dhe i Xhahidëve. Pikërisht në këtë çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Stamboll: ai premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912). Megjithatë. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij. Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës. Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913). Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Pasha 1 konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre. Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit. Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist; Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij; Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913. Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazestë, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin. Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak. Por qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të "Ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë. Megjithatë Esat bej Toptani u mjaftua. në fillim, të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.
Ai gjatë viteve 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës, nën Princ Vidin.
Emri i Esat Pashë Toptanit u përmendet në një letër të Kryeministrit Francez, Aleksandër Mileran (njëkohësisht edhe president i Konferencës së Paqes në Versajë) më 30 janar 1920, drejtuar Fuqive të Mëdha. Në letrën e tij ai flet për dëmet që i ishin shkaktuar Shqipërisë dhe Esat Pashë Toptanit dhe familjes së tij gjatë bombardimeve të Durrsit[1]. Në letër shprehet qartë se sipas Aleksandrit, fakti që Shqipëria qëndroi përkrah vendeve të Antantës ishte meritë kryesore Esatit, duke i dhënë këtij të fundit edhe një meritë të madhe ushtarake dhe morale. Me sa duket nga letra, Esat Pasha ka ndihmuar sistematikisht ushtritë serbe dhe kjo tregon një besnikëri të tij ndaj Fuqive të Mëdha. Kryeministri Francez nuk limitohet me kaq, por ai e falënderon komandantin shqiptar për ndihmën e tij të çmuar në Luftën e Selanikut. Në këtë betejë Esat Pasha operoi si pjesë e divizioneve franceze dhe supozohet se ai ka mbajtur peshën më të madhe në frontin prej 30 kilometrash të Frontit të Selanikut.
Letra është një letër lavdëruese, ku Presidenti i Konferencës së Paqes të Parisit shpreh shqetësimin e tij për humbjet e mëdha që kryetari i qeverisë shqiptare kishte pësuar. Me keqardhje dhe njëkohësisht me respekt, Aleksandër Mileran-it i vjen keq që ushtaraku shqiptar, të gjitha shpenzimet e qëndresës së luftës, iu desh t’i përballonte vetë.
Sidoqoftë nga burimet shqiptare, shikohet se Esat-i nuk gëzonte një reputacion të mirë në vendin e tij. Prof. A. Luarasi shkruan se “...pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë...” duke vazhduar më tej se “...princi i huaj... do të mund të siguronte qetësinë dhe stabilitetin e brendshëm... duke mënjanuar Esat Toptanin...” Duket qartë se ai kishte shumë armiq; armiqësi e cila do t’i kushtonte shtrenjtë atij[2].
Kështu Esat Pashë Toptanit do t’i vidheshin shumë pasuri gjatë bombardimit të dyfishtë të Durrësit. Për më tepër, anijet ushtarake austriake do të godisnin pa kriter duke shkaktuar dëme të shumta edhe në godinat qeveritare. Shtëpia e tij u sulmua nga njerëz të armatosur duke dëmtuar rëndë rezidencën e personit në fjalë . Të tjera prona në emër të Esat Pashës do të grabiteshin dhe do të dëmtoheshin në mënyrë katastrofike. Në se kjo nuk do të mjaftonte gjatë periudhës katër vjeçare të luftës, Toptani nuk kishte përfituar asnjë rrogë qeveritare. Ushtria e tij ishte gjysmë e shkatërruar nga luftimet e gjata. Shumë ushtarë kishin vdekur, të tjerë ishin të gjymtuar, disa dezertuan dhe ata të mbeturit ishin moralisht të demoralizuar [ref. 9]. Vetë Esat Pashës iu kërkua që të linte Shqipërinë dhe të qëndronte në pritje të vendimeve të Konferencës së Paqes, e cila do të vendoste edhe për fatin e statusit të Shqipërisë. Në një gjendje të mjerueshme, Esat Pasha do të kërkonte një dëmshpërblim prej 10 milion frangash edhe pse nuk dihet shumë qartë në se do e merrte ndonjëherë shpërblimin e tij. Ndërkohë që Esat Pasha qëndronte i syrgjynosur jashtë vendit, Nikolla Pashiqi do ta mbështeste atë me një letër drejtuar Kryetarit të Sigurimit të Konferencës së Ambasadorëve në Paris[3].
Esat Toptani dhe Nikolla Pashiqi
Në këtë letër, Pashiqi shkruan indinjatën e tij për harresën që fuqitë e mëdha i kishin bërë këtij ushtaraku të lartë shqiptar që kishte sakrifikuar më shumë se sa mundej për Fuqitë e Mëdha . Kjo mbështetje ndaj tij nga ana e Nikollës shpjegohet qartë, pasi Esat-i i kishte dhënë një kontribut të paçmuar forcave serbe në luftime. Megjithatë Nikolla Pashiq tregohet Pesimist në lidhje me Esat Pashën. Në delegacionin sllav (11 janar, 1920), Pashiqi shpreh bindur se ai është për mbrojtjen e tij si një detyrim moral që ai ka[4].
Esat Pasha gëzonte privilegjet e qeverisë Franceze prej dy vjetësh. Me gjithë se në pamje të parë ai ngjante si një kartë e djegur, Esati simbolizonte akoma një kërcënim. Ai po i prishte edhe punë Mehmet Konicës, një përfaqësues i denjë ky i interesave shqiptare. Konferenca e Versajës e kishte ndarë mendjen për ta zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe me sa dukej Toptani nuk shqetësohej shumë për sa kohë ai merrte fetën e tij të tortës[5]. Fundja nuk ishte hera e parë që Esati bënte akte të turpshme në kurriz të popullit shqiptar . “Pleqësia” e tij e famshme bëri çmos që të pengonte qeverinë e re të Ismail Qemalit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Në memorandumin e tij të shkruajtur në frëngjisht, Esat Pasha pretendon se ai ishte dënuar me vdekje nga Perëndoria Osmane kur ky i fundit, në Luftën e Parë Botërore përkrahu aleatët perëndimorë. Kjo sipas tij ishte arsyeja për tu quajtur “Pasha.”

Vrasja e Esat Pashës

Esati do të vritej më 13 qershor, 1920 nga atdhetari i shquar Avni Rustemi. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez. Esat Pashë Toptani shikohet si një figurë tradhtare[6]. Vrasësi i tij Avni Rustemi, do të vritej nga njerëzit Ahmet Zogut, i cili kishte lidhje fisnore me Esatin[7].
Pashë Toptani nuk bëri asgjë për vendin e tij. Ai shikohet si një tradhtar i çështjes shqiptare dhe bëri vetëm në interes të vet . Madje edhe përkrahja e madhe që ai kishte në Dibër, do të vinte duke rënë. Esat Pash Toptani humbi shumë djem shqiptarë që ishin nën komandën e tij duke i syrgjynosur ata në beteja të përgjakshme pro-sllave dhe pro-greke. Prof. A. Luarasi shkruan: “Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë. ”

Image result for velika srbija

Nga Aurel RAKIPLLARI-Jam shqiptar, kam frikë të jem i lumtur!

budapest






Nga Aurel RAKIPLLARI
Shkrimi i këtij komenti modest mori spunto nga protesta më e fundit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku mbi 10 mijë qytetarë të këtij vendi mbushën sheshin qëndror për të kundërshtuar vendimin e qeverisë vendase për të tatuar navigimin në internet. Ky lajm edhe më lumturoi, por në të njëjtën kohë më la edhe një shije të hidhur. Më lumturoi për faktin se si një popull me një traditë jo fort të gjatë demoktratike dhe me një të kaluar komuniste si e jona (komunizmi në Shqipëri ka qenë shumë më mizor) ngriheshin për diçka që prek drejtpërdrejt xhepat e tyre. Më hidhëroi për faktin se diçka e tillë në Shqipëri ose do të merrej kalimthi, ose nuk as do të bëhej asnjë zë.
Me ardhjen e qeverisë së majtë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit shqiptarët shpresuan dhe besuan se premtimet që kryeministri Edi Rama kishte bërë gjatë fushatës do të mbaheshin. Kreu socialist premtonte asokohe shëndetësi falas, legalizim falas, jo prishje të ndërtimeve pa leje, ulje të taksave, përmirësim të rendit publik, ulje të çmimit të energjisë dhe mbi të gjitha 300 mijë vende të reja pune.
Deri tani asnjë prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur, madje ka ndodhur e kundërta: për shëndetësi falas as që bëhet fjalë, për të legalizuar duhet të paguash, ndërtimet pa leje u prishën (disa edhe padrejtësisht dhe disa të tjera u lanë në këmbë për hatër të “shoqërive), rendi publik vazhdon të jetë problematik, taksat u rritën, ndërsa së fundmi po planifikohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Çfarë do bënin hungarezët? Për të mos pyetur më pas për anglezët, suedezët, francezët etj…
Protestat kundër armëve kimike më bën të shpresoja se më në fund pas disa viteve demokraci shqiptarët mundën ti dilnin për zot vendit dhe familjeve të tyre. Nëse i shkelje të drejtat jetike të tyre ata nuk do të rrinin duarkryq. Por protesta e armëve kimike kaloi dhe mesa duket u harrua. Sot kur vendi vuan një krizë të madhe ekonomike, kur çmimet po shtrenjtohen, kur taksat po rëndojnë dita-ditës xhepat e qytetarëve, kur investimet po bien dhe mbi të gjitha kur po ulet fasha e 300 kilovatëve për energjinë elektrike, askush nuk merr guximin të dalë e të protestojë në rrugët e sheshet e qyteteve të tyre. Jo për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe për të sjellë një parti tjetër në pushtet, por për të drejtat e tyre.
Mos e merrni si një koment politik dhe kundër qeverisë aktuale, por si një e vërtetë që nuk fshihet dot dhe një apel qytetar ndaj bashkëkombasve të mi, veçanërisht moshatarëve të mi që nuk e ka provuar shijen e hidhur të diktaturës komuniste, që ti dalin për zot të drejtave të tyre. Kur të gjithë ta ndjejnë në xhepin e tyre gjithçka përmenda më sipër jam i sigurtë se do të reagojnë, por kur laku të vjen në fyt është tepër vonë dhe të gjithë do ta kujtohet shprehja lapidare “MË THUAJ Ç’QEVERI KE, TË TË THEM Ç’POPULL JE”. ..

Tangat patriotike të internacionalistëve shqiptar

andi bushati

Nga Andi Bushati

 Patriotizmi është shndëruar këto ditë në fjalëkyçin më të mirë për tu dukur në publik. Vajza të showbizit që nuk lënë gjë pa bërë, për të përfunduar në tituj gazetash, nga shfaqja vulgare e të pasmeve e deri tek shpallja e dashurive, tani po rendin të pozojnë me simbolet kombëtare. Në vend të garës së çmendur për te shfaqur zogun, tregojnë një tatu shqiponje mbi trup, në vend reklamimit të një të brendshmeje të re, tregojnë t-shirt-et me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Këtij rregulli nuk i kanë shpëtuar as ato të reja që ndjekin këtë model. Ato po bëjnë gjithçka në Facebook dhe Instagram, kush për t’i treguar dashurinë Taulant Xhakës, heroit që u përball me shtatë serbë, kush për të kërkuar për burrë Lorik Canën (me që ra fjala i martuar me një italiane) që e vuri përfund me grushta njërin prej tyre.
Edhe idhujt e tyre futbollistë nuk po mbeten mbrapa. Të gjithë ata shqiptarë të rrallë që kanë mundur të bëjnë gol në Europë këto ditë, nuk kanë humbur rastin pa festuar me simbolin e shqiponjës. Janë përgjithsisht po të njëjtit që kur u është dashur të zgjedhin mes fanelës kuqezi me shqiponjë dhe një uniforme tjetër, për arsye utilitare apo financiare kanë bërë të dytën. Por tani gjykojnë se midis shqiptarësh patriotizmi është në modë ndaj edhe ata nuk duan të mbeten pas.
Po kështu ka ndodhur në studio televizive ku lloj lloj flamuraxhijsh i’a kanë behur për të folur në emër të kombit, për të sharë armikun shekullor, për të mbrojtur dronin, stafetën e futbollistëve tanë për simbolin e Shqipërisë etnike, grushtat mbi kundërshtarët, për të anatemuar Vuçiçin, Nikoliçin madje edhe Edi Ramën që është i gatshëm të uli kokën para tyre.
Në këtë kor pothuajse totalitar ka qenë e vështirë të dëgjohet ndonjë zë i arsyeshëm, i dalë nga mendimi i kthjellët, nga mundimi i bibliotekave dhe nga përpjekja e ndërtimit të vetvetes. Turma brohoritëse e ka mbytur zërin e filozofit Artan Fuga që gati bërtise: “Zgjohuni nga kjo marrëzi, kemi boll halle për tu marrë me një ndeshje”. Ajo pothuajse e ka etiketuar si mik të serbëve kritikun e sinqertë dhe të paepur Fatos Lubonja, që mes kësaj zallamahie kërkonte të ngrinte pyetjen: “po ne a jemi treguar shembullorë”?
Po të njëjtin fat kanë pasur në forume online dhe në Facebook edhe të gjithë ata që kanë guxuar të shprehin dyshimet e tyre se a duhej luftuar me grushta për një simbol të askujt, a duheshin trajtuar si heroj ata që harruan detyrën e tyre si futbollistë, a ishte e bukur të shanim në kor, nëpër sheshe, motrat e të gjithë serbëve, pa harruar këtu motrën e Mishel Platinisë?
Nëse ka një njeri që u sulmua në mënyrë të përbindshme nga kjo turmë, ajo ishte mbesa, as 20 vjçare, e Sali Berishës. Reagimet ndaj saj, që ngriti disa nga këto pyetje, qenë mostruoze. Më kot të thotë dikush se ajo mer mbi vete edhe shigjetimet e gjyshit, se i kthehet resoja e gojës së përdalë të të parit të saj. Ajo që ndodhi ishte e fëlliqur dhe e ligë.
Por, në fakt, si ata që afishohen si ata që tërbohen, të dyja palët sëbashku, të bëjnë të ngresh një pyetje: A mund të shndërrohet gjendja emocionale e këtyre ditëve në një rrezik nacionalist? A mund të transformohet dëshira për t’i mbuluar gjijtë me flamur, në një urrejtje që shkon përtej sharjeve? A mundet që ajo që kanë filluar ta quajnë dashuri për kombin të marrë trajtat e një armiqësie për tjetrin?
Këto dilema bëhen edhe më të mprehta po ti shtosh mungesën e logjikës së ftohtë dhe tolerancës që është treguar këto ditë midis nesh. Por, pamvarësisht nga kjo, mendoj që ky rrezik nuk ekziston. Eshte thjesht një modë. Një arsye për tu dukur. Një virus i hedhur nga lart që ka infektuar atë pjesë të mjedistit të irrituar nga padrejtësia që na u bë në një ndeshje.
Por, kur vala e kësaj që ndodhi të kalojë, gjithçka do fashitet. Ata që e mbajtën ndezur për snobizëm do të ndjekin modën e radhës. Velinat do të hedhin përtokë flamujt, për të ritreguar tangat. Futbollistët mercenarë do të rendin pas interesave të tyre. Adoleshentet do te ëndërrojnë princër të tjerë të kaltër. Dhe të gjithë që e morën seriozisht këtë patriotizëm të shtirë, do të kuptojnë se ishte vecse çështje mode

Nga Lumir Abdixhiku -Mbi patriotizmin

lumir

Nga Lumir Abdixhiku

Në garë për shtet-dashuri dallohen dy palë. Të parët janë pretendues të pronësisë së patriotizmit – monopolistë tipikë të tij, por që nuk kanë asnjë lidhje me të, e të dytët janë mendimtarë hiperliberalë që nga nevoja për të shtyrë argumentin e tyre në skajshmëri, humbin rezonin sa përfshijnë gjithçka patriotike e shtetërore në një thes llumi me të keqen

-1-

Nuk e kisha pritur kurrë që një ballafaqim sportiv, me fajin më të paktë të shqiptarëve, të shndërrohet në arenë debati të brendshëm gjithëshqiptar – pikërisht mbi gjetjen e fajit ndërshqiptar. Në esencë, një debat të tillë do ta prisja natyrshëm në anën tjetër të ballafaqimit, pra palën serbe, por ta themi se së paku intelektualisht dhe për kah mendimi i lirë, Kosova dhe Shqipëria – pavarësisht bindjeve të mëparshme – janë me vjet përpara Serbisë. Për këtë nuk do të na duhej konfirmimi i “The Economist”, që kishte cilësuar këtë javë shoqërinë serbe si të mbyllur e pa liri shprehjeje.

Këtu tek ne megjithatë shprehen; pale, çfarë shprehje, se!

Këtu tek ne ende pa konsoliduar mirë diplomacinë tonë që të shpërfaqë më së thjeshti e më së miri para botës racizmin, fashizmin e shovinizmin e palës serbe – me gjithë propagandën mediale e institucionale që i vjen pas – ne hapëm e gjetëm kohë për të shpallur tjetrin diku primitiv e mesjetar – sepse kishte ndjeshmëri për simbolet kombëtare – e diku tjetër si projugosllav e tradhtar – sepse ishte i mpirë emocionalisht ndaj simbolikës. Dhe mirë shumë që diskutime si këto hapen e bëhen këndej; gjithçka është në frymën liberale të mendimit e shprehjes së lirë.

Gjithsesi, në këtë garë shtet-dashurie dallohen dy palë. Të parët janë pretendues të pronësisë së patriotizmit – monopolistë tipikë të tij, por që nuk kanë asnjë lidhje me të; e të dytët janë mendimtarë hiperliberalë që nga nevoja për të shtyrë argumentin e tyre në skajshmëri, humbin rezonin sa përfshijnë gjithçka patriotike e shtetërore në një thes llumi me të keqen.

-2-

Të parët janë të njohur e të zakonshëm tashmë. Janë nacionalistë e atdhedashës të shuar tashmë. Niveli patriotik i tyre ka arritur kulmin deri në ditën e parë të lirisë së vendit – kontributi i të cilëve deri në atë ditë ishte jetik, i papërmbledhshëm e heroik; në ditën e dytë të lirisë, ata shndërrohen në antipatriotë, zaptues, hajna e aty-këtu vrasës e kriminelë ordinerë.

Ata – dhe me ta fus gjithë përkrahësit e pandreqshëm që kanë – refuzojnë patriotizmin e mirëfilltë, sepse mirëqenien e tyre personale, nëpërmjet zaptimit dhe gjithë mekanizmit zaptues që vjen me zaptim, e shohin si formë kompensimi për patriotizmin e dikurshëm të tyre; dhe këtë patriotizmi i mirëfilltë nuk e pranon. Ish-luftëtarë të shndërruar në antipatriotë, militantë (mendim djegës, libradjegës e jetëdjegës shpeshherë), pra shohin patriotizmin jo si nevojë konstante për kontribut, por si kontribut të njëhershëm dhe pension të përjetshëm – edhe në ligësi.

Këta turbofolk nacionalistë, mendja e të cilëve është këputur shumë kohë më parë, natyrshëm se shohin si rrezik secilin mendim të lirë; e sidomos e shohin në rrezik mendimin ndryshe që në rrethin shoqëror tonin shihet si i çuditshëm; jo se janë më pak të çuditshëm dorën në zemër ultraliberalët tanë. Këtë ndarje, turbofolkët e shuar – pra ish-patriotët e dikurshëm – e bëjnë me shpresë se duke qenë pjesë e një mendimi shoqëror, ata, si ish-kontribuues të dalluar në luftë, duke dalë në ballë të diskutimit mund të shpërlajnë bëmat e tyre tash e 15 vjet. Natyrisht se ata do të bënin paqe me të tjerët po u falën të gjitha; tash që këta kanë ndërtuar perandori biznesi, klane zaptuese e forcë fisi – pse mos ta bënin vallë?

E rreziku i shtetit tonë, dhe misioni i ri patriotik yni – si formë evoluuese pra – është pikërisht largimi nga prirja e të tillëve. Thënë ndryshe, çlirimi nga çlirimtarët e transformuar është patriotizmi që duhet bërë sot. Sepse, përderisa nuk çlirohemi nga çlirimtarët e transformuar në hajna të shtetit, zaptues të gjithanshëm e dhunues të së lirës, ky vend nuk ka për të parë hair kurrë. E sado cinikë e të padurueshëm mbesin ultraliberalët, ata gjithnjë janë më pak të dëmshëm.

-3-

Në anën tjetër të mejdanit, në Kosovë e Shqipëri njëjtë, na dalin të renditur internacionalistë e mendimtarë liberalë që për nga toleranca ndaj mendimit tjetër duket të jenë më tepër agresivë e ofendues sesa rezonues korrektë e të shëndoshë; tipike antiliberale – për çfarë dhe vë në dyshim kompliancën e sjelljes së disave prej tyre me besimet që ata vetë prodhojnë; mund të jenë artificialë. Pra, në vend se të tillët të ndërtojnë argumentet e premisat e besimit të tyre puro qytetar dhe joetnik, ata ndërtojnë e krijojnë kategori diskriminuese qytetare – siç bëjnë kundër patriotëve – që për besimin e tyre dalin të jenë primitivë.

Tashti, për t’ua shpjeguar definicionin e patriotizmit nuk kam ndërmend: janë të lexueshëm mjaftueshëm sa për ta gjetur vetë. Por nëse me patriotizëm – dhe në patriotizëm – të tillët fusin në një thes gjithë gulçimet turbofolknacionaliste, sjelljet krimorrugaçore, apetitet shtetozaptuese, e në fund dhe fashistët e racistët e tjerë në mesin tonë, atëherë them ta lëmë me kaq, janë ose të pakuptueshëm, ose cinikë.

Dua ta besoj të dytën; sepse kuptimin e kanë të shpërfaqur mirë e guximshëm gjithandej, sa herë që interesat vendore – të sjelljes së mirë e të mbarë janë cenuar ndonjëherë. Pra unë i shoh të tillët patriotë, në një version e kontekst paralel të ekzistencës sonë, por në të tanishmin i shoh si cinikë që patriotizmin e fusin qëllimshëm në një thes me secilin turbofolk e të ngjashëm sa për ta denigruar atë në skajshmëri.

Sepse, për ta kuptuar ata, nëse nuk e kanë kuptuar ende, patriot mund të jetë dhe një njeri që paguan taksa, bën punë, ushqen familje, respekton rregullin, ndihmon tjetrin – dhe në fund – as më pak e as më shumë e do vendin, me gjithë simbolet, historinë, kulturën e mendimin shoqëror që ky vend i tij bart. Dhe kjo dashuri ndaj vendit – në paketë pra – nuk derivon në domosdoshmëri urrejtjen ndaj një patrioti tjetër serb, malazez, maqedonas, kroat e slloven – siç nuk derivon patrioti tjetër urrejtje ndaj patriotit shqiptar po qenë vërtet patriotë të gjithë.

Kjo është punë e nazistëve, fashistëve e racistëve të tjerë – që progresin e vet dhe të vendit të vet e sheh dhe projekton në kurriz të humbjes së tjetrit. Patrioti do të mbrojë vendin pa cenuar tjetrin e bindjet patriotike të tjetrit; përderisa nuk cenohet nga tjetri për bindjet patriotike që ka. Ky lloj patriotizmi, i shtetit, vendit, etnisë e në fund familjes, sot është i përhapur gjithandej nëpër botë, në secilin vend e secilin shtet. Në të vërtetë, nuk ka shtet që në vete nuk mban frymën patriotike; në të kundërtën nuk do të ishte shtet.

-4-

Pra ky lloj patriotizmi nuk është primitivizëm, është po aq modern sa secila pritje e tjetër jona për mirësi. Rrjedhimisht, është i pakuptimshëm atakimi automatik i secilit mendimtar të lirë – që në frymën liberale të veprimit – ndien respekt, mirënjohje e në fund dhe nder për një flamur apo simbol tjetër që vendi e rrethi i tij mund të përfaqësojnë.

Është po ashtu e pandershme që secili që ndien diçka për simbolet kombëtare, për kombin e vet pra, të konsiderohet i paditur. Është jashtëzakonisht kundër intuitës njerëzore, është kundër përpjekjeve evropiane e perëndimore; të cilët ndonëse të bashkuar ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht, mbajnë diferencat kombëtare me gjithë simbolet që vijnë me to si të shenjta e të paprekshme. Kështu duhet të sillen dhe shqiptarët.

Sepse, po humbëm nevojën për të respektuar simbolet, të shkruara në hekur, teneqe, pëlhurë apo arna nuk ka rëndësi, humbim dhe njerëzoren tonë, ndjenjën ndaj tjetrit me të cilin ndajmë diçka bashkë – gjuhë, kulturë, histori, problematikë e hall. Njerëzit janë të prirë të ngjizen në grupe, grupet në familje, familjet në rrethe e rrethet në popuj. Popujt më pas ndërtojnë aleanca vlerash e kuptimesh; siç ndërtojnë sot shqiptarët me Perëndimin, me NATO-n, e serbët me Rusinë e Putinin.

Dhe në gjithë këto grupëzime e aleanca, individët nëpërmjet ndjekjes së interesit personal për mirëqenie dhe me shpresë për mirësi, ndërtojnë dhe interesin madhor të të tjerëve. Kësaj i thonë patriotizëm pra. Ky angazhim ka emër, ka simbol dhe njerëz që – për vlerat më fondamentale të tij, siç mund të jetë liria – japin dhe jetën. Proporcionalisht me kauzën, nga jeta deri tek mbrojtja e simboleve gjithçka bëhet për një qëllim: i thonë patriotizëm dhe atdhedashuri. Nuk ka asgjë më të bukur se kaq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...