Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/12/27

“ Idiotët”, “ Të mjerët” , “ Shpërdoruesit” dhe “Populli”.

Izet Shala

Nga Izet Shala 

Gjithë problemi me këtë botë është se budallenjtë dhe fanatikët gjithnjë janë të sigurt për vetveten, ndërsa të mençurit janë plot dyshime. [Bertrand Russell, filozof (1872-1970)]

Dostojevski, Hygo dhe unë, tre njerëz, tre popuj dhe tri shoqëri, tri shtete, tri shkolla dhe katër kategori shoqërore “ Idiotët”, “ Të mjerët” , “ Shpërdoruesit” dhe “Populli”. 

U nisa për të dhjetën herë në kërkim që t’i takoi “Idiotët “ e Dostojevskit dhe përveç se në libra, takoi idiotët drejtpërdrejt, interesante nuk dallojnë në pamje nga të tjerët, janë miqësorë, kanë histori, janë sovranë në vendimmarrje, kurse kanë edhe kushtetutën e pashkruar që me rigorozitet e zbatojnë për kategorinë e vet, nuk lejojnë që me asnjë mjet juridik dhe të dhunshëm t’u shkelet dinjiteti, ndërsa kërkesa me sublime e tyre në epokën e virtualizmit është. Të bërit komb.

“Të mjerët” e Viktor Hygos, janë kategoria që nuk tregojnë vlera për shoqërinë e vet, i sheh kah do dhe ku do, me portret të tmerrshëm, fytyrë të mavijosur, duar të qara e thonj të pa prerë , flokë si flokë kali, të shtrirë në parqet ku lojën e fëmijëve e dashurinë e të rinjve ua shqetësojnë me kërkim faljet, pa ditur se për çka kërkojnë falje.

Nuk kanë kushtetutë si kategori shoqërore, nuk janë fare miqësorë, nuk janë sovran, janë pa territor e pa vendimmarrje, janë që besa edhe pa liri, të robëruarit e vetvetes, e pranojnë nënshtrimin, shantazhin për një pallto të vjetër, për një kulm prej kashte thekre, për një kafshatë bajate dhe për një makinë me avull.

Unë, koha dhe njerëzit e mi, parafytyroni se çfarë sharmi paraqesin në fotografi, çfarë vlera i krijojnë dhe i zbatojnë për shoqërinë, sa miqësisht shpërdorojnë taksen dhe shtiren ideal për atdheun dhe kategorinë e vet, sa akuzojnë idiotët dhe të mjerët që nuk kanë shpërdoruar bash as njëherë taksen e kategorive të veta , por i kanë mbrojtur me jetë.

Bota e mendimit, imagjinatës dhe veprimit, më tradhton, kujt t’i besoi, idiotëve, të mjerëve, shpërdoruesve, jo asnjërës, por sistemi demokratik ka si rregull shumicën dhe shumica e krijon rregullën, rregulla normën, norma, aktin dhe akti ligjin.

Jeta zhvillohet në këtë biodiversitet, normalisht, marrje- dhënie, vajtje- ardhje, urrejtje- dashuri, besë- tradhti, idiot- të mjerë, shpërdorues- shantazhues, të uritur- të ngopur, të strehuar- të pastrehë, të pasur- të varfër, të robërua- të lirë, diktatorë- demokratë, të ditur- të pa ditur, të përgjegjshëm- të papërgjegjshëm, luftë- paqe, parajsë- ferr, i gjallë- i vdekur, i vdekur i gjallë.

Perdja e jetës në skenën e teatrit “ Makthi”, filloi të bie, shikuesit të shpërndahen dhe së cili me së cilin komentojnë për trion e idiotëve, të mjerëve dhe shpërdoruesve, po fiktivja e dramës , “Populli”, ku ishte, ku është dhe ku do të jetë populli, populli që nuk po lëshon Jehonën e kushtrimit, thirrjen e zgjimit, zgjimin e prushtë dhe t’i këpus vargonjtë e skuqur në duart e ashta apo ashti ka vdekur….!!

Analisti politik Reshat Badallaj mendon se Gjykata Speciale veç është përgatitur për të filluar në fillimin e vitit 2019,dhe mund të pritet që të bëjë tërmet serioz në politikën e Kosovës,për ndryshime dhe pastrime të skenës politike.

Image result for reshat badallaj zhurijani

Nga Reshat Badallaj-Zhuriani 

"Gjykata Speciale ka për të zbardhur shumëçka dhe jo vetëm këtë,por ka për të tronditur opinionin publikë dhe jo vetëm ku flitet shqip. Do të zbardhen edhe vrasësit edhe spiunët që kanë bashkëpunuar me Serbinë fashiste, por edhe disa vrasje të pasluftës që nga frika se do të zbardhen disa gjëra edhe i kanë hequr qafe,që të mos hetohen që edhe disa kanë qenë të lidhur me spiunim dhe janë bërë që të humben gjurmët", potencoi ai.

Badallaj thotë se ai do të dëshironte që Gjykata Speciale të merret edhe me kriminelët e nëntokës kriminale, pra me mafio-oligarkët që e kanë goditur për vdekje buxhetin e shtetit,që e kanë vjedhur djersën e taksapaguesve,pasi pa më të voglin dyshim adresa e këtyre hajnave nuk duhet kërkuar askund pos në banditët e organeve të larta shtetërore, që nga Presidenca, qeveritë kuislinge, Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh,te bandat politike që nga kryebanditët dhe banditët e deri te sistemi i kalbur gjyqësor argat të deridjeshëm të Serbisë fashiste.

Intervistë e policit të vrarë në Istog të ndjerit Izet Demaj ,dhënë mediumin francez,FRANCE 3 , në kohën kur ishte në UÇK

Intervistë e policit të vrarë për mediumin francez, në kohën kur ishte në UÇK (Video)

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj i vrarë sot në Istog ishte pjesëtar i UÇK-së në Koshare gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

Në një reportazh të vitit 1999 nga France 3, shihet polici Izet Demaj në tragetin e Bajram Currit.




“Ne do ta çlirojmë vendin tonë pa marrë parasysh çfarë çmimi do të paguajmë”, ka thënë ai për mediumin francez.Kujtojmë se me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar.

Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste.: Beogradi po i përdorë serbët e Kosovës si instrument

Nenad Rashiq.
Zëri i serbëve të Kosovës është shuar dhe të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim të një grupi politik, Listës Serbe, që nuk po bën asgjë pozitive për popullin serb, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mandatin e kaluar qeveritar, Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresiste. Ai thekson që Beogradi zyrtar po i përdorë serbët e Kosovës si instrument për pozicionim para dialogut, por edhe për arsye të tjera. Pavarësisht se të dyja palët janë në kurse të ashpra, Rashiq pret që së shpejti do të nisë faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi.

Zoti Rashiq, si mund ta përshkruani gjendjen në komunitetin serb në Kosovë, por edhe përfaqësimin e tyre politik në institucionet e Kosovës nga Lista Serbe, e cila merr pjesë në të dy nivelet e pushtetit, qendror dhe lokal?

Nenad Rashiq: Ajo që kanë bërë në vitin që po lëmë, nuk mund të matet në kuptimin pozitiv. Fatkeqësisht në kuptimin negativ, sepse janë shfrytëzuar si një mekanizëm, i cili në fund të fundit ka dashur, gjegjësisht, ka imponuar një politikë fatale për korrigjimin potencial, për ndarjen ose ndërrimin e kufijve, quajeni si të doni. Me vetë këtë ide, e ka dëmtuar dhe rrezikuar aq shumë serbët, sidomos në jug (të lumit Ibër), saqë tashmë po flasim për eksodin potencial që mund të ndodhë në qoftë se ajo ide fatale do të dalë në dritë apo të jetë në tavolinën e bisedimeve.


A po zbehet ideja për ndryshimin e kufijve?

Prandaj, fatkeqësisht unë nuk shoh madje as një shembull pozitiv nga Lista Serbe, por shoh plotë shembuj negativ dhe ky është problemi ynë më i madh. Ky është problemi më i madh në veri të Kosovës, ku zëri jonë është shuar dhe ku të gjitha mekanizmat janë vënë në shërbim vetëm për një grupacioni politik, i cili fundja nuk punon asgjë pozitive për popullin serb.



Në dy raste gjatë këtij viti kemi parë që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Në muajin mars Lista Serbe ka thënë se e ka braktisur Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, së fundmi 4 kryetarë të komunave veriore kanë dhënë dorëheqje. A kanë sjellë pasoja këto veprime?

Nenad Rashiq: Nuk e di se a mund të ketë kjo pasoja ligjore, por sa i përket pasojave politike, në këtë rast, me këta mekanizma, me një sistem të robëruar, i cili funksionon sipas një direktive që nuk është lokale, por më shumë është rajonale, mendoj që pasojat në këtë moment mund të jenë mjaft të kufizuara. Pse e them këtë? Fillimisht, pata thënë edhe më herët për atë se çfarë është më mirë, nëse e krahasojmë gjendjen e tanishme në Serbi - ku faktikisht të drejtat janë minimale - me atë këtu te ne (në Kosovë), ka qenë që këtu kemi pasur mundësinë që ta themi atë që mendojmë. Kjo ka qenë e lejuar dhe vazhdon edhe sot. Këtu ka ekzistuar mundësia për tu shprehur, për të folur. Ndërkaq, në rastin e tanishëm, fatkeqësisht, të gjithë mekanizmat, e sidomos mekanizmat sikur stacionet televizive dhe mekanizmat tjerë, shfrytëzohen pikërisht për të mbjellë bindjen që, për shembull, ndarja është gjëja më e mirë që mund të jetë për serbët e Kosovës.



A po mendoni që Beogradi, në këtë rast, po i shfrytëzon serbët e Kosovës si instrument për t’i krijuar vetes pozicion sa më mirë në dialogun e ardhshëm?

Nenad Rashiq: Absolutisht po dhe nuk është vetëm kjo vetëm për procesin e dialogut. I shfrytëzon edhe për shumë, t’i quaj gjëra me më pak rëndësi, sikurse ndikimi në sferën ekonomike në çfarëdo forme, në mënyrë që të përfitojnë që përfaqësuesit e Listës Serbe të jenë, më të afërt me ta. Shfrytëzohen aty ku Lista Serbe apo serbët e Kosovës mund të vendosen si mekanizëm vetëm për tensionimin e marrëdhënieve.




A prisni se do të ketë një qasje më të shpejtë drejt dialogut?

Nenad Rashiq: Mendoj që po. Pavarësisht që po duket që të dyja palët janë në kurse të ashpra, konsideroj që e gjithë kjo është me regji dhe se nuk është në esencë gjithçka ashtu. Edhe kjo letra e fundit që ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, flet për atë që mbase dikush atje po e humbë durimin që të luajë me ne me vite dhe me dekada. Prandaj, mendoj që kjo më shumë është e imagjinuar dhe se po bëhet më tepër për nevoja të brendshme dhe se në përgjithësi nuk është ndonjë pengesë që do të mund të ishte problem për vazhdimin e dialogut. Pra, kur të vlerësohet se janë pjekur kushtet për arritjen e një marrëveshje, ata shumë shpejt dhe lehtë do të ulen në tavolinë. Por, në këtë rast, do të jetë ndryshe nga takimet e tjera, për shkak se pres që në periudhën e ardhshme, kurdo që të caktohen takimet e ardhshme, ato do të jenë më të pakta në numër. Faktikisht, në rast se do të jenë një, dy apo eventualisht tri takime, në to do të bëhet një vendim. Përndryshe, nuk më pëlqen termi ‘marrëveshje finale', sepse nuk është e tillë, por mund të quhet ‘fillim i marrëveshjes finale’. Për finalizimin e marrëveshjes do të duhen disa vite.


I përmendët letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që u janë dërguar të dy presidentëve, të Kosovës dhe të Serbisë, HashimThaçi dhe Aleksandar Vuçiq . Si i vlerësoni ato letra?

Nenad Rashiq: Në fakt, unë para katër muajsh kam qenë i pari që kam folur, duke u bazuar në përshtypjen që kanë lënë përmes “gjuhës së trupit” që ata (Thaçi dhe Vuçiq) tashmë kanë arritur marrëveshjen. Kështu më linte përshtypjen sjellja e tyre ndaj njëri-tjetrit, shtrëngimi i duarve, sikur të ishin marrë vesh për diçka. Në anën tjetër, nëse kjo është e saktë dhe nëse kam pasur të drejtë për këtë që thash, kjo do të thoshte që ata kanë biseduar në prapaskenë, larg syve të opinionit ose nuk i kanë dhënë opinionit asnjë informacion apo vetëm pak informacion.(REL)

16x9 Image

Bekim Bislimi

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.



Mali i Zi dëbon 30 murgj serbë, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe


Velibor Džomić & Amfilohije Radović.jpg



Mediat serbe paralajmërojnë se Mali I Zi do të largojë rreth 30 murgj serbë në kuadër të rregulllave për regjistrimin e rezidencës. 


Lajmi është përhapur fillimisht nga gazeta Vecernje Novosti, e cila citon priftin Velibor Dzomiç(Kralevë, 13.12.1969)

Videos



Ky i fundit është shprehur se në qendër të atij që e quan persekutim janë 30 priftërinj bashkë me familjet e tyre që deri më sot kanë bërë regjistrimin konform rregullave.

Ministria e Brendshme malazeze vendosi të mos e zgjaste këtë status për ta, ka shtuar Dzomiç.

Murgjit në fjalë kanë bërë apelimin e vendimit në Gjykatë por disa janë refuzuar. 

Në vitin 2011 Mali i Zi refuzoi hyrjen e 80 murgjve dhe priftërinjve bashkë me familjet e tyre, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe. 


Është kjo kishë që në fakt po goditet sërish për shkak të qëndrimeve politike publike dhe lojës për të mbajtur identitetin malazez si pjesë të atij serb. 

Dëbimi prek vetëm ata murgj që nuk kanë lindur në Malin e Zi.

Policia jep versionin zyrtar për vrasjen në Istog


Fotografia e Kamer Metaj

Kamer Metaj


Sot ka ndodhur një plaçkitje në filialin e një bankë në Istog, ku si pasojë në vendin ngjarjes ka mbetur i vrarë i dyshuari dhe është plagosur një pjesëtar i Policisë. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë më vonë ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës ka dhënë versionin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndë.
“Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Sot me 27.12.2018 rreth orës 15:35, në filialin e bankës së NLB-së në Istog, ka ndodhur një rast tentim grabitje e armatosur.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për t’iu përgjigjur vendit të ngjarjes, ku me të arritur në atë lokacion kanë hasur në personin e dyshuar i cili posedonte një armë zjarri të gjatë, si dhe dyshohej që kishte marrë pengë dy persona.

Personi i dyshuar në përpjekje për tu larguar nga vendi i ngjarjes ka shtënë me armë zjarri drejt zyrtarëve policor, të cilët në vetë mbrojtje të tyre dhe të qytetarëve janë detyruar ti përgjigjen me armë zjarri, duke e neutralizuar dhe duke e lënë të plagosur personin e dyshuar.

Gjatë intervenimit policor, si pasojë e shkëmbimit të armëve të zjarrit një zyrtar policor është plagosur rëndë, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar .

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi është gjetur një granatë dore, një armë zjarri revole dhe një armë AK-47 me municion, të cilat i ka poseduar i dyshuari.

Disa orë më vonë nga mjekët kompetent është konfirmuar vdekja e zyrtarit policor (I. D.) i cili ka shërbyer në stacionin policor Istog, si dhe vdekja e personit të dyshuar (K. M.) viti i lindjes 1968 nga fshati Shushicë e Ulët – Istog.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se personi i dyshuar posedon të kaluar kriminale të kryer në disa vende të Evropës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ruajtjes së jetës dhe pronës si dhe parandalimin dhe arrestimin e kryerësve të veprave penale.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha pas vdekjes së policit Izet Demaj në Istog ka publikuar foto nga koha e luftës ku bashkë me të ndjerin shihen me uniformën e UÇK’së.


Ministri i FSK'së boton foto të luftës së Kosharës me policin që u vra sot në Istog6
Berisha ka shkruar se është shokuar nga lajmi, duke thënë se Izetin e kishte njohur në luftë pasi që së bashku kishin luftuar në Brigadës “Agim Ramadani”.

Postimi i plotë:
Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj.
Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.
Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi!
Me dhembje të thellë u shprehi ngushllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi
Rrustem Berisha
Ministër i Mbrojtjes


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...