Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/09

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë është një prej temave më të trajtuara në Beograd dhe në rajon. Po çfarë fshihet vërtet pas këtyre përrallave dhe a e rrezikojnë ato rajonin?

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkruanin për namin e sistemeve raketore ruse S-400. Ja vetëm disa nga kryetitujt: “Tepër të fortë jemi: Oficerët serbë janë stërvitur për përdorimin e S-400”, “Shuplaka ruse për Perëndimin: Paniku në NATO për shkak të S-400 në Serbi!”, “Stërvitja ushtarake ‘Slovensko bratstvo’ (Vëllazëria sllovene) ka alarmuar Perëndimin”…
Në opinionin serb është krijuar pra – për të satën herë me radhë – bindja për dominimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë. Por faktet flasin ndryshe: Vendet e NATO-s ndihmojnë shumë më shumë Serbinë ushtarakisht, se sa Rusia. Ushtria e Serbisë shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet dhe projektet partnere me NATO-n. Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n, se sa me Rusinë. Ndaj shtrohet pyetja: Cili është qëllimi i kësaj politike serbe të sigurisë?
Faktet për donacionet
Hulumtimet e Institutit për Çështje Evropiane kanë dëshmuar se në vitin 2018, Serbia ka marrë më së shumti donacione nga SHBA (rreth 2.375.000 euro), ndërsa nga të gjithë të tjerët, pak më shumë se dy milionë. Rusia gjatë vitit të kaluar ishte ndër pesë donatorët më të vegjël të Serbisë. Ushtria serbe ka marrë pjesë në periudhën prej vitit 2012 – 2018 në 11 stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n, si dhe në 98 stërvitje ushtarake me vendet anëtare të aelancës. E megjithatë, shumica e të anketuarve në Serbi janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.
Nikola Luniq, drejtor i Këshillit për Politika Strategjike, për Deutsche Wellen thotë se donacioni i vetëm i Federatës së Rusisë për Serbinë ka qenë dhjetë automjete të blinduara, me vlerë prej rreth 150.000 dollarë. Ndërkohë që SHBA i kanë dhënë Serbisë 40 automjete „hamer”, me vlerë prej 7,5 milionë dollarë.
„E kur pyet njerëzit e rëndomtë në Serbi, të gjithë kanë lexuar dhe dëgjuar për donacionin rus, ndërsa per “hamerët” amerikanë janë tërësisht të painformuar. Nga Federata e Rusisë ne marrim gjëra të vjetëruara, të cilat ata i nxjerrin jashtë përdorimit, dhe në vend se t’i shkrijnë dhe prodhojnë gjëra të tjera, ata ua japin ato vendeve të treta si donacione. Ne kemi nevojë për edukimin e popullatës për çështjet e sigurisë, në veçanti për edukimin e të rinjve”, pohon Luniq.
“Situatë skizofrene”
Gjenerali në pension i aviacionit të Serbisë, Sreto Malinoviq shpjegon për Deutsche Wellen se krerët politikë serbë janë duke bërë një politikë “skizofrene”. „Jepet shenja për shkuarje në të majtë, ndërsa vozitet në të djathtë… këto janë vetëm veprime politike, shpresoj unë. Sepse negociatat dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme racionale për siguri. Ata po bëjnë gjoja politikë properëndimore ndërkohë që në opinion po krijojnë një bindje rusofile. Njëra flitet, e dyta punohet, e treta mendohet”, pohon Malinoviq.
Ai shtron pyetjen edhe pyetjen, kush e ka paguar sjelljen në Serbi të sistemit S-400 për stërvijte? Ndërkohë që ky sistem ka shërbyer vetëm si maketë, sepse nuk ka mundur të përdoret. „Këto janë gjëra që kushtojnë dhe shteti paguan, ndërsa fëmijët tanë përpiqen të na i shërojnë me dërgimin e SMS-ve”, paralajmëron Malinoviq.
Një gjë të njëjtë ka vërejtur edhe Nikola Luniq. Ai pohon se Serbia nuk ka asnjë poligon ushtarak, ku mund të përdoren sisteme të këtilla të mbrojtjes kundërajrore. Serbia për të provuar sistemet raketore dërgon forcat e veta ushtarake në Bullgari. “E ata kanë sjellë këtu në Serbi sistemin S-400! Ky është thjesht një promovim politik dhe futje në fushatën parazgjedhore. Duan të dëshmohen para nacionalistëve të zjarrtë dhe të hedhin vaj në teoritë, se serbët janë popull qiellor ndërsa Serbia shteti i përzgjedhur”, pohon Luniq.
Vlade Raduloviq, analist ushtarako-politik, për Deutsche Wellen thotë se pavarësisht faktit që kohët e fundit vërehet një ngecje në bashkëpunimin me NATO-n, e vërteta është që Serbia me këtë aleancë ka bashkëpunim shumë më intensiv se sa me Federatën e Rusisë.
“Por përmes propagandës në media krijohet bindja se më së shumti bashkëpunojmë me Rusinë. Momenti vendimtar për krijimin e kësaj lloj bindjeje ishte rrëfimi për dhurimin e avionëve rus MiG 29, të cilin ne do t’i paguajmë më vonë, sipas të dhënave zyrtare, 185 milionë dollarë. Ndërkohë që ende nuk e dimë se sa do të kushtojë modernizimi i tyre”, pohon Raduloviq. Ai shton se Serbia në anën tjetër ka marrë donacione prej NATO-s në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve.
Politika populiste
Mashtrimi tendencioz i opinionit nga politikanët dhe krijimi i një bindjeje të rrejshme ka për synim përfitimet politike tek zgjedhësit e mundshëm. Nikola Luniq paralajmëron se kjo e dëmton shumë jo vetëm Serbinë, por edhe të gjithë rajonin. “Madje edhe vet Nikita Bondarev (nga Instituti për Studime Strategjike) e thotë qartë: Rusia i sheh liderët politikë në rajonin tonë vetëm nga perspektiva e interesave ruse. Por serbët nuk janë mësuar të bëjnë dallimin mes emocioneve dhe interesave. Ndaj Vulin (ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin) paraqitet si personi, i cili përcakton vlerat dhe qëllimet nacionale! Ai ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n është interes, ndërsa bashkëpunimi me Rusinë është përcaktim emocional. Këto janë pengesa të mëdha për normalizimin e raporteve në rajon dhe për marrëveshje me Kosovën”, paralajmëron Luniq.
Loja e këtillë me çështjet e sigurisë mund të jetë edhe shumë e rrezikshme. “Kur kemi parasysh pozitën dhe rolin tonë shumë të vogël, madje minimal, në suazat globale, atëherë me daullet tona të zhurmshme ne mund të të shkaktojmë një gjendje që do të na kthejë 50 vjet mbrapa. E ne themi se jemi faktor stabiliteti në rajon. Çfarë faktori stabiliteti jemi ne, kur eksportojmë retorikë të jo-stabilitetit, konfrontimeve, një retorikë që na fut në grindje me fqinjët”, nënvizon Sreto Malinoviq.
Ndonëse Serbia tërë kohën pohon se është neutrale ushtarakisht, Vlade Raduloviq kujton se neutraliteti ushtarak nuk parashikohet në Kushtetutën e Serbisë, por vetëm me një deklaratë parlamentare nga viti 2007. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën, Bjellorusinë, SHBA dhe NATO-n.
“Problematike është edhe çështja e blerjes së armëve nga Federata e Rusisë. Hapur na është thënë se futja në transaksione serioze ushtarake me Rusinë mund të rezultojë me sanksionet amerikane”, paralajmëron Raduloviq, duke shtuar se Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, ndonëse kjo ka qenë politikë e BE. Ndërkohë që ajo nuk e ka mbështetur politikën e BE edhe në disa çështje të tjera. “Në këtë mënyrë ne tregojmë se politika jonë e jashtme është shumë kontestuese, sepse pa e ndjekur një politikë të caktuar, ju nuk mund të realizoni qëllimet e proklamuara. Ne shpesh nuk jemi duke harmonizuar politikën me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në BE”, pohon Raduloviq.
Nikola Luniq shton se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kupton mirë politikën e sigurisë në rajon. Ai vet ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte 90% të problemeve tona. „Është e vërtetë që ai e kupton këtë. Shpresoj shumë se ai do t’i kuptojë edhe interesat e Serbisë dhe rajonit. Ne duhet të bashkëpunojmë me vendet e rajonit, edhe Kosovën duhet ta shikojmë si partner. Kjo është në interesin e përbashkët të rajonit”, pohon Luniq. Ai shpreson se kursi i Serbisë në çështjet e sigurisë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rreziqet e vërteta
Të gjithë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles janë dakord me konstatimin se propaganda mediatike në Serbi shërben vetëm për të fshehur qëllimin e pushtetit – që të injorojë nevojat e vërteta për sigurinë e njeriut të rëndomtë.
„Në të gjitha sondazhet thuhet, se qytetarët si kërcënimin kryesor të sigurisë së tyre shohin korrupsionin, politikanët dhe pushtetin e keq. Askush nuk e respekton këtë, por flitet për armatimet virtuale dhe garën për armatim në të gjithë rajonin”, pohon Niola Luniq.
„Me këtë lloj cirku është krijuar përshtypja sikur NATO ka vënë gishtin në kokë dhe po mendon se çfarë po ndodh në Serbi. Por mendoj se është shumë me rëndësi që populli i Serbisë ta verë gishtin në kokë dhe të mendoj më mirë, se në cilin drejtim duhet të shkojë”, konstaton Sreto Malinoviq.

Federika Mogherini dhe politika e saj në Ballkan

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit  të sajë e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmërojë, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.Ish Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.

Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj. Mogherini do të mbledhë tani edhe njëherë liderët e gjashtëshes ballkanike, në një darkë lamtumire në Bruksel. Ajo thotë se do të jetë ky një takim i zgjeruar me përfaqësues të rajonit, i cili ka qenë, siç thotë ajo, prioriteti kryesor në politikën e saj, menjëherë pas çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në raportin e saj në Parlamentin Evropian, në prill të këtij viti, Federika Mogherini tha se “politika e zgjerimit të BE ka qenë një prej më të sukseshmëve në pesë vitet e kaluara të mandatit të saj”, kur ajo ishte në krye të diplomacisë evropiane.
Pohimet e Mogherinit për “sukses”
Belgien EU-Beitrittsverhandlungen | Federica Mogherini und Johannes Hahn (picture-alliance/AP Photo/V. Mayo)
“Politika jonë ndaj Ballkanit, në Ballkan dhe në radhë të parë me Ballkanin, është një histori suksesi, e cila ka pasur një fillim dhe rrugë të vështirë drejt vendosjes së mirëbesimit dhe jetës së përbashkët”, tha Mogherini. Korrespondentët e mediave të Ballkanit Perëndimor thonë, se këtu ka një “mospërputhje të madhe mes fjalëve dhe veprave”, sepse përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri nuk ka ndonjë temë tjetër, me të cilën mund të mburret – përveç angazhimit deklarativ për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.
”Bosnje-Hercegovina nuk ka marrë as statusin e kandidatit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është futur në qorrsokak. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë përparuar në negociata, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimit në BE”, thotë për Deutsche Wellen, korrespondenti i Radio Televizionit të Serbisë Dushan Gajiq. Ai shton se përgjegjësinë për këtë gjendje në procesin e zgjerimit, në radhë të parë e mbajnë vendet anëtare, por edhe Mogherini, e cila ka humbur kredibilitetin në rajon, për shumë shkaqe.
”Për shembull, me paralajmërimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila nuk ka ndodhur. Pastaj pohimet për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, që nuk është realizuar, përkundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Më në fund ajo ka humbur kredibilitetin edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, deri në fund të mandatit të saj. Kur shikon mbrapa, të gjitha këto duken si një grumbull i madh i fjalëve boshe dhe nuk mund të paraqiten si trashëgimi e mirë për pasardhësin e saj”, konstaton Gajiq.
Humbja e timonit të dialogut
Krerët evropianë shpesh përgjigjen, se nuk e kanë në dorë “shkopin magjik”, për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa shefja e diplomacisë së BE në largim mund të thotë se ka besuar në realizimin e hapave pozitivë. “Ndoshta nuk keni sukses, por nëse insistoni dhe keni qëllime dhe parime të qarta, atëherë mund të vijnë edhe sukseset. Ndoshta pas 25 vitesh, pas shtatë apo vetëm dy vitesh”, thoshte Mogherini.
Korrespodentja e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina mendon, se Mogherini nuk ka qenë parimore dhe e vendosur në politikën e saj ndaj rajonit, në veçanti në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo nuk i është përmbajtur parimeve, sepse motivi i saj ka qenë që dialogu të përfundojë gjatë mandatit të saj. Zërat për mundësinë që të fitojë Çmimin Nobel për paqe kanë bërë ndoshta, që ajo të angazhohet për një zgjidhje me të gjitha mjetet gjatë mandatit të saj, ndërsa kualiteti i zgjidhjes ka qenë më pak (e ndoshta edhe aspak) i rëndësishëm”, vlerëson Tuhina.
Gazetarja e RTK, e cila e përcjellë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit në vitin 2011, thotë se Mogherini ka përgjedhur bashkëbiseduesit sipas dëshirës – duke ndryshuar formatet e takimeve, varësisht nga personat, të cilët ajo preferonte si bashkëbisedues, por edhe duke ndryshuar fazat e bisedimeve, pa dhënë shpjegime se çfarë është arritur në fazën e mëparshme.
Brüssel EU-Kommission | Hashim Thaci, Federica Mogherini & Aleksandar Vucic (Europäische Kommission)
Tuhina thotë se Mogherini “ia ka kthyer shpinën dialogut”, kur ka kuptuar, se zgjidhja nuk do të arrihen gjatë mandatit të saj. “Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një jetim real, sepse “ndrikulla” ka hequr dorë nga ai që në prill të këtij viti, kur është nisur iniciativa gjermano-franceze, që ka pasur për qëllim amortizimin e dëmeve të shkatuara nga Mogherini”, thotë Tuhina për Deutsche Wellen.
Me vlerësimet e gazetares së RTK pajtohet edhe kolegu i saj serb nga RTS. ”Diku nga mesi i mandatit të saj janë paraqitur shenjat se Mogherini e ka humbur fijen e dijalogut, ndërsa gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e qartë se ajo nuk do të arrijë rezultate. Angazhimi personal i saj, por pa lidership dhe angazhim të mjaftueshëm që gjërat të mbahen nën kontroll, mangësia e autoritetit dhe mbështetjes nga disa vende anëtare, në fund kanë rezultuar me dështim”, pohon Gajiq.
A është Brukseli i gatshëm për Ballkanin?
Pas viteve të entuziazmit verbal për përkushtimin dhe angazhimin e të dy palëve, Federika Mogherini nuk e ka përmendur më fare në muajt e fundit dialogun mes Beegradit dhe Prishtinës. Në fillim të mandatit ajo thoshte, se edhe BeH është prioritet i politikës së BE, por tani kjo nuk përmendet më askund. Diku nga fundi i mandatit, kur fliste për Ballkanin, Mogherini përmendte vetëm marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë së Veriut. Por Mogherini nuk ka lënë ndonjë përshtypje të mirë as në Maqedoninë e Veriut.
”Përveç momentit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Mogherini nuk ka qenë më e pranishme në opinionin maqedonasverior. Një nga hipotezat që mund të dëgjohet në qarqet politike maqedonase është se Mogherini nuk e ka ndihmuar Maqedoninë, për shkak se ka insistuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbeten në “një paketë” për negociatat, që është edhe qëndrimi i Italisë. Sipas kësaj teorie, ka qenë më e lehtë që Maqedonia të fillojë negociatat, sikur të mos ishte Shqipëria, të cilën e kanë kundërshtuar disa vende si Holanda apo Danimarka”, thotë për Deutsche Wellen korrespondetja e agjencisë kombëtare maqedonase MIA, Tanja Milevska. Ajo nënvizon se Mogherini ka qenë e njohur në Maqedoninë e Veriut vetëm nga prizmi i angazhimit të saj në dialogun Beograd-Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime në opinion maqedonasverior.
”Mendoj se Maqedonia e Veriut ka pritur nga Mogherini dhe BE që në përgjithësi të jenë më të qartë kundër ideve për shkëmbimin e territoreve”, thotë Milevska. Federika Mogherini kurrë nuk e ka hedhur poshtë qartë idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht për ndryshimin e kufijve në rajon. Këtu ka pasur edhe qëndrime të tjera dhe marrëveshje të paqarta, ndryshime të linjave të kuqe, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ku ka pasur “shumë të vërteta”. Ndoshta është në pyetje mungesa e përvojës së Mogherinit, kushtet jo të mira apo thjesht Ballkani është i këtillë, por Federika Mogherini nuk e arriti këtë “marrëveshje historike” në Ballkan. Pasardhësi i saj, Joseph Borell, thotë se e presin shumë punë dhe se mandatin e tij do ta nisë pikërisht – nga Ballkani Perëndimor.

***
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini para largimit e vlerëson të “suksesshme” politikën e zgjerimit të BE. Por njëkohësisht paralajmëron, se gjendja në Ballkanin Perëndimor është si kuti e hapur e Pandorës.
Kutinë e hapur të Pandorës në Ballkanin Perëndimor duhet ta mbyllë tani pasardhësi i saj spanjoll, Josep Borell, sepse shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka dështuar ta bëjë këtë në mandatin e saj.

2020/01/08

LUFTA E TRETË BOTËRORE ËSHTË AFËR

Gjenerali turk në pension, një emër i njohur në Turqi, autor i disa librave, Osman Pamukoglu thotë me bindje se “Lufta e Tretë Botërore është e afërt”.
Në librin e tij të botuar së fundmi, “Lufta e Tretë Botërore”, Pamukoglu shpreh mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i cili, tha ai, shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.

Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre për t’i zgjeruar ato.
Gjenerali Pamukoglu beson se Rusia dhe SHBA do të jenë aleatë në Luftën e III Botërore pasi ishin aleatë edhe në dy luftërat e mëparshme.
Osman Pamukoglu u përfshi në politikë pasi doli në pension. Ai themeloi Partinë Ligji dhe Barazi (HEPAR) 11 vjet më parë, e cila pushoi së funksionuari në prill 2019.

Irani njofton se ka gjetur rezerva të mëdha nafte

Irani ka zbuluar një fushë të re naftë-mbajtëse që do të rrisë rezervat e e vendit me rreth një të tretën, tha Presidenti Hassan Rouhani.
Fusha, në provincën jug-perëndimore të Khuzestanit, përmban 53 miliardë fuçi të papërpunuar, tha ai. Irani është penguar të shesë naftë jashtë vendit për shkak të sanksioneve të ashpra amerikane. Sanksionet u vendosën pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore vitin e kaluar.

Udhëheqësi i Iranit tha se është zbuluar një rezervë e madhe nafte në rajonin jugperëndimor të vendit. Presidenti Hassan Rouhani tha se kjo depozitë natyrore ka rreth 53 miliardë fuçi naftë të papërpunuar dhe se mund të rrisë rezervat e vendit me rreth një të tretën.
“Pavarësisht të gjithë armiqëve të kombit iranian, ndërsa janë vënë sanksione ndaj shitjes së naftës iraniane dhe vendi ndodhet nën presion, punonjësit dhe inxhinierët tanë zbuluan një fushë të madhe nafte me një kapacitet prej 53 miliardë fuçi.”
Irani po përballet me sanksione të ashpra amerikane, pas vendimit të administratës së Presidentit Trump një vit më parë për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore.

Si është gjendja shëndetësore e Presidentit Trump?

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të papritur në një spital ushtarak pasditen e së shtunës për atë që Shtëpia e Bardhë thotë se është një fillim i hershëm i kontrollit të tij të përvitshëm shëndetësor.
“Duke parashikuar një 2020 shumë të ngarkuar, presidenti po përfiton nga një fundjavë e lirë këtu në Uashington, D.C., për të filluar pjesët e rutinës së tij të ekzaminimit vjetor fizik në qendrën Walter Reed,” thanë një deklaratë sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham .

Presidenti kaloi rreth dy orë e 15 minuta në kompleksin mjekësor në Bethesda, Merilend. Një fotograf e pa Presidentin të dilte nga qendra mjekësore me një jakë të hapur dhe pa kravatë.
Sekretarja Grisham, menjëherë pas largimit të Trumpit, tha se presidenti iu nënshtrua një “ekzaminimi të shpejtë dhe analiza” dhe ai “mbetet i shëndetshëm dhe energjik pa ankesa, siç dëshmohet edhe nga prezantimet e tij të fuqishme në mitingjet para mijëra amerikanëve disa herë në javë”.
Sekretarja e shtypit nuk dha hollësi të tjera se çfarë lloji analizash iu nënshtrua Presidenti Trump.
Në një mesazh të mesnatës në Twitter (herët në mëngjes të së dielës), Presidenti Trump tha se ai kishte filluar “fazën e parë të kontrollit të përvitshëm fizik. Gjithçka shumë mirë (shkëlqyeshëm). Do ta përfundojë atë vitin e ardhshëm ”
Sekretarja Grisham tha gjithashtu se Presidenti, ndërsa ishte në qendrën mjekësore, përshëndeti gjithashtu stafin mjekësor “për t’i falenderuar të gjithë për kujdesin e jashtëzakonshëm që ata ofrojnë për luftëtarët tanë të plagosur dhe u uroj atyre një Ditë të mbarë Falenderimesh”.
Para se të largohej nga qendra Walter Reed, Presidenti Trump u takua gjithashtu me familjen e një ushtari të forcave speciale të plagosur në Afganistan.
Trump, 73 vjeç, u vlerësua në gjendje të mirë nga mjeku i tij zyrtar, Komandanti i Marinës, Sean Conley, pas një ekzaminimi në fillim të shkurtit në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda, Merilend.
Presidenti, i cili pëlqen gatimet fastfood dhe mishin e kuq, nuk pi alkool apo duhan. Ai nuk dihet të ketë patur ndonjë problem shëndetësor që kur u bë president në janar 2017, por ka një histori të kolesterolit të lartë dhe merr një dozë të ulët ditore të aspirinës për shëndetin kardiak.

SHBA kërkon mbylljen e llogarive në rrjete sociale të qeveritarëve në Iran

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje zotëruesve të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Twitter që të mbyllin llogaritë e liderëve e Qeverisë iraniane, deri në çastin që interneti do të kthehet në Iran.

“Është një regjim thellësisht hipokrit. Ndalon internetin për njerëzit, teksa qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë në këto rrjete sociale. Prandaj, njëra prej gjërave që ne po kërkojmë nga kompanitë si Facebook, Instagram dhe Tëitter është që të mbyllin llogaritë e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe presidentit Hassan Rohani, derisa ata të rikthejnë internetin për njerëzit e tyre”,- u shpreh Brian Hook, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin.
Qeveria iraniane ka mbyllur pothuajse të gjithë qasjen në internet teksa protestat anti-qeveritare nisën javën e kaluar në mbarë vendin. Megjithatë, grupet monitoruese kanë thënë se në dy ditët e fundit, interneti ka nisur që të rikthehet.

Zyrtarët iranianë pretendojnë se protestat, të cilat janë mbajtur në më shumë se 100 qytete pas njoftimit më 15 nëntor për rritjen e çmimit të naftës kanë mbaruar, por pretendime të tilla ende nuk mund të konfirmohen.

Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin se qëndrojnë prapa protestave, të cilat kanë qenë ndër më të dhunshmet.

Qeveria ka thënë se pesë persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë thënë se mbi 100 është numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave.

Gorbaçov paralajmëron Rusinë she SHBA-në: “Lufta e nxehtë” mes jush do të thotë shkatërrim i qytetërimit tonë

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachov paralajmëroi Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara që duhet të shmangin një “luftë të nxehtë” pasi kjo do të sillte shkatërrimin e të gjithë qytetërimit.
Në një intervistë për CNN ai tha se gjërat janë përkeqësuar pas tërheqjes së amerikanëve nga pakti bërthamor i firmosur mes tij dhe Ronald Reagan në vitin 1987.
“Politikanët dhe njerëzit publikë duhet të kuptojnë se kjo Luftë e Ftohtë e re nuk duhet të lejohet. Ajo mund të kthehet në një luftë të nxehtë që do të sillte shkatërrimin e të gjithë qytetërimit tonë. Nuk duhet të lejohet”, tha Gorbachov.
Pasojat e një lufte bërthamore mes dy superfuqive u bënë edhe më të qarta pas shpërthimit në Çernobil, një ngjarje tragjike e ndodhur në Ukrainë në vitin 1986, së fundmi e risjellë në kujtesën e njerëzve përmes një seriali nga televizioni amerikan HBO.
“Nuk e kam parë filmin, por i di të gjitha detajet nga ajo ngjarje”, tha 88-vjeçari. “Ne i studiuam asokohe të gjitha arsyet për atë fatkeqësi dhe përfundimet iu a dorëzuam të gjitha vendeve të tjera.
Ato duhet të shërbenin si mësim për të gjithë. Njerëzit pyesin pse unë qëndrova i heshtur për disa ditë? Por e them përsëri, ne nuk e kishim kuptuar çfarë kishte ndodhur”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...