Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Pekini mund ta ketë krijuar Covid-19 në laborator për të treguar supermaci…

Shpërthimi i koronavirusit ndodhi për shkak të rivalitetit mes SHBA dhe Kinës? Mediat amerikane: Pekini mund ta ketë krijuar Covid-19 në laborator për të treguar supermaci…

Një ndër mediat kryesore amerikane Fox News ka raportuar, se duke iu referuar disa burimeve afër qeverisë kineze, shpërthimi i koronavirusit në disa laboratore të Kinës mund të ketë filluar, për shkak të rivalitetit që ekziston mes SHBA-ve dhe shtetit kinez.
Kina2


“Kina mund ta ketë filluar shpërthimin e koronavirusit në laboratoret e veta, që më pas të demonstrojë para botës se di ta mbyllë më shpejt një rast virusi e se shëndetësia e saj është më e mirë se e Amerikës”, kanë thënë burime anonime për këtë media amerikane.

Burime për median në fjalë kanë thënë se fillimisht virusi mund të jetë prodhuar në laborator, atë e ka marrë një person e pacienti zero ka dalë jashtë e ua ka transmetuar njerëzve në qytetin e Uahanit.


Fox News insiston që të shikohen provat për këtë gjë. I pyetur për median në fjalë, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të hetohet rasti një më një dhe se i duket gjithcka një “skenar i tmerrshëm”.

Fajësimi i një tregu shihet si justifikim, pasi aty nuk shiten kurrë lakuriqë. Në fakt, virusi mund të ketë origjinën në një laborator. Zyrtarët e ambasadës amerikane paralajmëruan në janar të vitit 2018 për një lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan. Ata thanë se aty bëhen “kërkime të rrezikshme për Covid-19”.

Top sekrt: Zbulohet plani i SHBA/ Zyrtarët e qeverisë janë për rihapje të vendit: Fillon me shkollat dhe kishat nga 1 maji


Zyrtarët e qeverisë së SHBA kanë nënshkruar një plan që prej 1 majit  2020 të hapen të gjitha shkollat, kampet dhe kishat në vend.



Ky plan është hartuar nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave si dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve që japin dhe rrugën se si SHBA do të fillojë kthimin drejt normalitetit.


Plani në fakt është me 8 pika dhe prej 1 majit 2020 parashikon hapjen e këtyre institucioneve, më pas më 15 maj  2020 pritet rritja e kiteve të testimeve dhe fondeve të emergjencës.

Për pikat e tjera nuk dihet por në dokument sipas mediave të huaja flitet dhe për një nivel risku që mund të shkaktojë rihapja në luftën ndaj COVID-19.

Kur Presidenti amerikan Donald Trump e përmendi për herë të parë koronavirusin, mund të ketë qenë vonë në reagimin e duhur.

“Në prill zhduket si për mrekulli”, Zëri i Amerikës: Trump nuk i kushtoi rëndësi virusit në Kinë, kur reagoi për herë të parë mund të ishte vonë
Trump2

Kur Presidenti amerikan Donald Trump e përmendi për herë të parë koronavirusin, mund të ketë qenë vonë në reagimin e duhur.



Në një intervistë gjatë takimeve të Davosit, më 22 janar 2020 , presidenti nuk i kushtoi rendësi virusit që kishte goditur Kinën, ndërkohë që një rast i vetëm ishte identifikuar në SHBA.

“E kemi plotësisht nën kontroll. Vetëm një individ që ka ardhur nga Kina, e kemi nën kontroll. Gjithçka do të shkojë mirë”.

Në 11 javët që kanë kaluar që nga ajo intervistë, koronavirusi është shfaqur në çdo cep të botës, ka infektuar mbi 550 mijë amerikanë dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 mijë prej tyre. Si rezultat i epidemisë, janë vënë në zbatim izolime në masë, janë mbyllur shkolla e biznese, është goditur rëndë ekonomia duke lënë miliona vetë pa punë.

Kur Presidenti amerikan Donald  Trump u intervistua në Zvicër, kishte disa javë që ishin ngritur shqetësime. Në muajt në vazhdim, para se presidenti të fliste për krizën në Shtëpinë e Bardhë, nuk u shfrytëzua mundësia për të marrë masa për të mbrojtur vendin në kohë.

Nuk u krijuan rezerva me pajisje të domosdoshme mjekësore. Udhëtimet vazhduan në masë të madhe të pakufizuara. Nuk u mblodhën të dhëna nga Kina: Pekini nuk i ofronte dhe nga ana tjetër konsideroheshin të pavlefshme. Konfliktet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimi i vazhdueshëm i zyrtarëve e bëri reagimin edhe më të ngadaltë. Paralajmërimet u injoruan nga presidenti, i cili ishte i preokupuar me komentet pas përpjekjeve për largimin e tij nga posti dhe tek synimet për të mbrojtur ekonominë, të cilën e konsideront si garancinë kryesore për rizgjedhje.

20 zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm si dhe republikanë me lidhje të forta me Shtëpinë e Bardhë dhanë intervista për raportimin investigativ të agjencisë Associated Press, lidhur me reagimin para fjalimit të Presidentit Trump më 26 shkurt. Shumë prej tyre folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të jepnin komente zyrtare.

“PNEUMONI MISTERIOZE”

Më 31 dhjetor 1999, Kina informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një “pneumoni misterioze” që ishte shfaqur dhe po përhapej në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë.

Qeveria mbylli tregun e peshkut, ku ishte shfaqur epidemia fillimisht. Pacientët u vendosën në një spital të veçantë dhe u mblodhën mostra për t’u analizuar nga laboratorët qeveritarë. Mjekët u urdhëruan të mos komentojnë. Një mjek që foli haptazi përmes internetit, u ndëshkua. Ai vdiq më pas nga COVID-19.

Pentagoni mësoi për herë të parë mbi shfaqjen e koronavirusit në dhjetor nga lajmet që vinin nga Kina. Në fillim të janarit, paralajmërimet për virusin kishin filluar të shfaqeshin në raportet e agjencive të zbulimit.

Më 3 janar, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, mori paralajmërim zyrtar përmes një telefonate nga homologu i tij kinez.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infective, u njoftua në të njëjtën kohë për kërcënimin.

Zyrtarë të zbulimit dhe shëndetit publik filluan të shfaqin dyshim që Kina po raportonte me vertetësi numrin e të vdekurve dhe të infektuarve. Ata kërkuan nga Kina qasje për epidemiologët amerikanë, si për të ndihmuar, ashtu edhe për të analizuar nga afër situatën në mënyrë që të parandalonin problemin në SHBA. Zyrtarët amerikanë i kërkuan Kinës mostra të virusit që të studioheshin nga laboratorët amerikanë për të zhvilluar vaksina e teste.

Më 11 janar 2020  Kina dërgoi sekuencën gjenetike të virusit. Po atë ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetit filloi punën për të identifikuar një vaksinë.

Më në fund, Shtetet e Bashkuara arritën të sigurojnë miratim nga Kina që dy specialistë amerikanë të dërgoheshin me një ekip të OBSH në kinë në fund të muajit. Por deri në atë moment, javë të tëra të vyera për të luftuar epideminë ishin humbur, ndërkohë që virusi përhapej në Azi dhe kishte filluar të mbërrinte edhe në pjesë të tjera të globit.

GJETJA E BALANCËS

Në pjesën më të madhe të janarit, zyrtarët po përpiqeshin të gjenin një balancë delikate. Në qarqe të brendshme ata po u binin këmbanave të alarmit për nevojën që specialistë amerikanë të analizonin situatën në Kinë. Nga ana tjetër, publikisht flisnin me tone optimiste duke lavdëruar Pekinin që kishte lejuar specialistët amerikanë në Kinë.

Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, këmbëngulte se nevojitej reagim më agresiv për të kërkuar informacion nga Kina dhe për të dërguar atje ekipe shkencëtarësh.

Megjithëse kërcënimi përfshihej në një numër raportesh për informimin e presidentit të përgatitura nga agjencitë e zbulimit, zoti Trump nuk u informua plotësisht për kërcënimin deri kur Sekretari i Shëndetit Alex Azar më 18 janar 2020 kontaktoi presidentin ndërkohë që ai ishte në rezidencën e pushimeve në Florida.

Presidenti donte të fliste për produktet e duhanit përmes vaping, pasi po analizonte një urdhëresë të re për të kufizuar përdorimin e tyre. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë tani se presidenti nuk e kuptonte plotësisht se çfarë kërcënimi po afrohej, pjesërisht pasi Sekretari Azar, i cili në atë kohë kishte konflikte me një numër zyrtarësh të administratës, nuk arriti ta komunikonte qartë këtë rrezik.

Sekretari Azar po përpiqej të ruante një balancë të vështirë: të mos i kundërvihej direkt komenteve optimiste të presidentit dhe nevojës për të përgatitur qeverinë për rrezikun: “Kërcënimi ndaj Amerikës është i ulët për momentin. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt,” tha zoti Azar në atë kohë në një seancë për informimin e ligjvënësve.


Presidenti ishte në atë kohë në mes të procesit në Senat për largimin e tij të mundshëm nga posti. Zoti Trump ishte plotësisht i preokupuar nga procesi gjyqësor në Senat, duke folur në çdo koment publik kundër demokratëve, apo duke u ankuar për padrejtësi në bisedat me këshilltarët larg syve të publikut.

Po ashtu, Presidenti Trump nuk donte të ushtronte presion ndaj Presidentit kinez, Xi Jinping, me të cilin po punonte për të zgjidhur konfliktet tregtare, shumë të nevojshme për mbarëvajten e ekonomisë, ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale. Kur presidenti iu përgjigj për herë të parë një pyetjeje për koronavirusin në Davos, ai foli me lëvdata entuziaste për Presidentin Xi dhe përgjigjen e Kinës ndaj situatës, duke kapërcyer reagimin e matur që kishn përgatitur ndihmësit e tij.

KONFLIKTET E BRENDSHME

Në rrethin e brendshëm të stafit të presidentit kishte kaos dhe paqartësi.

Në fund të janarit 2020 , shefi i personelit në detyrë, Mick Mulvaney pritej t’i kishte ditët të numëruara. Ai ishte në grupin fillestar të punës kundër koronavirusit, ku mbizotëronin konfliket dhe rivalitetet. Ndërkohë, Zyra e presidentit për Menaxhimin dhe Buxhetin po konkurronte me Departamentin e Shëndetit për fonde kundër virusit.

Departamenti i Shëndetit donte t’i kërkonte Kongresit fonde speciale për të luftuar virusin, por Zyra për Buxhetin këmbëngulte se departamenti duhet të përdorte 250 milionë dollarë të buxhetit ekzistues duke i zhvendosur nga synimi fillestar dhe t’i përdorte tani për të blerë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor. Departamenti këmbëngulte se mund të blinte maska, aspiratorë apo veshje mbrojtëse pa autorizim nga Kongresi.

Kongresi miratoi fillimisht 8 miliardë dollarë për pajisje, një ndër tre paketat stimuluese në përgjigje të epidemisë.

Ndërkohë që vazhdonin konfliktet mes dy autoriteteve federale, askush brenda rrethit të ngushtë të presidentit nuk po e nxiste zotin Trump për veprim. Presidenti mbante rrotull vetes individë besnikë, të paktë ishin ata që mund ta bindnin presidentit të ndryshonte opinion për situatën. Në mes të janarit, në Shtëpinë e Bardhë po zhvilloheshin mbledhje që kishin në tematikë koronavirusin, por përqëndroheshin tek nevoja për të nxjerrë nga Kina punonjësit e qeverisë amerikane, pa i kushtuar rendësi kërcënimit që i kanosej vetë SHBA nga epidemia.

Më 29 janar 2020, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro parashikoi me saktësi disa nga sfidat me të cilat do të ndesheshin Shtetet e Bashkuara nëse plaste epidemia. Ai nuk ishte zyrtari i parë që theksonte rrezikun. Por ashtu si Matthew Pottinger, ndihmës këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare, zoti Navarro shihej në Shtëpinë e Bardhë si reagim i zyrtarëve që e shohin negativisht bashkëpunimin me Kinën. Shqetësimet e tyre u hodhën poshtë nga zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët nuk informuan presidentin.

Më 30 janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin një kërcënim global, ndërkohë që presidenti zhvillonte tubim para një salle të mbushur me përkrahës në Ajova. Të nesërmen, administrata Trump ndaloi futjen në ShBA të shtetasve të huaj që brenda 14 ditëve të mëparshme kishin qenë në Kinë. Kufizimet preknin edhe familjarë të shtetasve amerikanë dhe të personave që kishin leje të përhershme qëndrimi në SHBA.

Presidenti e prezantoi si një reagim të guximshëm, megjithëse vazhdonte të nënvlerësonte kërcënimin në komentet e tij. Megjithë kufizimet, afro 40 mijë vetë kanë mbërritur në SHBA në avionë që niseshin direkt nga Kina që nga ajo ditë, sipas një analize të së përditshmes The New York Times.

“JEMI SHUMË, SHUMË TË PËRGATITUR”

Më 10 shkurt 2020, Presidenti  Donald Trump doli para mijëra përkrahësve në Nju Hempshër dhe deklaroi “Në prill, e dini, në teori, zhduket si për mrekulli”.

Turma brohoriti duke mbështetur deklaratën e presidentit që nuk gëzon baza shkencore. Senati kishte liruar presidentin nga akuzat dhe tani ai i kishte përqëndruar forcat tek rizgjedhja në nëntor, ndërkohë që zyrtarët e administratës kishin filluar të përqëndroheshin tek virusi.

Zyrtarët federalë e monopolizuan detyrën për të zhvilluar paketat e testeve për virusin në duart e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përjashtuar nga këto përpjekje kompanitë private, gjë që ngadalësoi përgatitjen për identifikimin e rasteve. Paketat e para të testeve të zhvilluara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dolën difektoze.

Presidenti Trump shpenzoi disa javë duke ndryshuar zyrtarët dhe agjencitë që do të merrnin në dorë koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit. Ai emëroi Sekretarin Azar në krye të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, më pas, në fund të shkurtit, e zëvendësoi atë me Nënpresidentin Mike Pence. Ndërkohë që virusi vazhdonte të përhapej në mbarë botën, individë me peshë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë dhëndrrin e presidentit dhe këshilltar i tij i afërt, Jared Kushner dhe Sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, i bënë thirrje presidentit të mos merrte masa radikale që do të trondisnin tregjet financiare.

Presidenti e kishte lidhur fatin e tij politik me ekonominë, me bursën. Vetëm kur çmimet e aksioneve ranë ndjeshëm presidenti reagoi me forcë. Në fund të shkurtit 2020, gjatë vizitës së presidentit në Indi, indeksi i bursës amerikane Dow Jones pësoi rënie të konsiderueshme ndërkohë që përhapej frika nga koronavirusi.

Presidenti dukej qartë i acaruar nga kjo rënie dhe gjatë udhëtimit për në SHBA më 26 shkurt 2020  reagoi ndaj komenteve të një zyrtareje të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Nancy Messonnier, e cila një ditë më pare kishte paralajmëruar amerikanët se duhet të përgatiteshin për distancim social dhe izolim mjaft të rëndë.

“Nuk bëhet fjalë nëse një gjë e tillë do të ndodhë, por kur do të ndodhë,” tha ekspertja.

Atë natë Presidenti Trump doli para amerikanëve me një konferencë për shtyp. Që nga ajo ditë, ajo ka zhvilluar konferenca të përditshme për shtyp.

Kur zhvilloi konferencën e parë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kishin 15 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

“Jemi në një nivel shumë të ulët; duam të vazhdojmë ta mbajmë kështu,” tha presidenti. “Jemi shumë, shumë të përgatitur”.

“Një herë 600 mijë apo 200 mijë”, reagon PD:Edi Rama gënjen, qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve në nevojë


Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama se nuk ka shqiptarë që vdesin për bukën e gojës dhe se po shpërndahen pako me ndihma për ta, vjen një reagim nga Partia Demokratike.



Përmes një mesazhi në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi iu kundërvu Ramës, ndërsa pohoi se ky i fundit gënjen. Ajo tha se në total, qeveria deri më tani ka shpërndarë 4 mijë pako për familjet në nevojë.


Vokshi

MESAZHI I  ALBANA VOKSHIT

Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri.




SHIKONI VIDEON 
 Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.


Kosova përballë COVID-19, 11 pacientë në gjendje të rëndë, mes tyre gruaja 7 muajshe shtatzënë


Ambulanca Kosove
Teksa në Klinikën Infektive të Kosovës janë të shtruar aktualisht 51 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet ata po marrin oksigjeno-terapi, ndërsa dy të tjerë ndodhen në terapi intensiv. Mes këtyre dy të fundit, ndodhet një shtatzënë në muajin e 7.



Infektologu Murat Mehmeti, tregoi për KP edhe gjendjen e pacienteve që ndodhen të shtruar.
“Mund të ju them që momentalisht janë 51 pacientë të shtrirë, të cilët janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Ndërkohë që kemi nëntë raste në pritje të rezultateve. Të cilët janë pranuar, janë testuar dhe presin rezultatet e testeve. Nga këta 51, përkatësisht 60 raste, por 51 të cilët janë të konfirmuar i kemi gjithsej 11 pacientë të cilët janë oksigjeno-terapi. Do të thotë janë pacientë me gjendje të rëndë të cilët kanë pa mjaftueshmëri respiratorë dhe kanë nevojë për oksigjen. Gjithë këta 11 kanë nevojë për oksigjen dhe mund të ju them se është gjendje e rëndë e tyre. Dhe janë dy pacientë në mjekimin intensiv, veç jeni të informuar që është një shtatzënë dhe një pacient tjetër i cili është po ashtu në gjendje më të rëndë, derisa ndodhet në dhomën e mjekimit intensiv”, deklaron Mehmeti.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë nga COVID. “Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë natës së mbrëmshme prej ekipit kujdestare të cilët e kanë përcjellë vazhdimisht, dhe ka pasur ndryshime të theksuara në mushkëri. Dhe përkundër gjitha masave të ndërmarra ranimatore, megjithatë ka përfunduar me vdekje për fat të keq”, thekson Murat Mehmeti.

Po ashtu Mehmeti pohoi se gjendja është e menaxhueshme situata pandemike në Klinikën Infektive. Megjithatë, në rast se do të ketë përkeqësim të gjendjes së pacientëve duhet të barten në kujdesin intensiv. Ndërkohë, 79 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në 449.

Sekretari për biznesin në qeverinë britanike, Alok Sharma ka deklaruar se Britania ka ngritur tashmë një task- forcë vetëm për gjetjen e vaksinës anti- COVID-19.



Sharma deklaroi në një konferencë për shtyp se Britania do e quajë të mposhtur virusin atëhere kur të jetë gjetur vaksina e tij.
Task- Forca do të drejtohet nga këshilltari shkencor Patrick Vallance dhe Jonathan van Tam në bashkëpunim me ekspertë të mjekësisë, industrisë dhe akademisë.
Vaksina Koronavirusi Shba Australia 1100x620 770x433 (1)

Po ashtu Alok Sharma deklaroi se ajo çfarë është më e keqe për Britaninë do të jetë një pik i dytë nëse ndodh.

Greqia shënon 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, 17 raste të reja


Greqia ka shënuar 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe 17 raste të reja. Tashmë numri total shkon në 108 viktima dhe 2 mijë e 224 të prekur teksa numri i viktimave për ditë është rritur ndërsa ai të infektuarve është ulur.
Greqi Nea Makri (7)


Greqia si një vend me shumicën e popullsisë ortodokse feston Pashkët këtë fundjavë por nuk do të lejohet lëvizja me makina teksa dhe qytetarët këmbësorë do të lejohen me autorizime për të bërë pazare.

Ceremonitë kishtare do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe live në media dhe jo duke grumbulluar njerëz në ambientet e kishave. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Greqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...