Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/05

Shkencëtarët konfirmojnë: Tokën po e ndjek një asteroid Trojan!

 

Një asteroid rreth 1.2 km i gjerë u zbulua duke lëvizur përgjatë orbitës së Tokës dhe mund të qëndrojë pranë planetit tonë për të paktën 4.000 vjet të tjera  thonë shkencëtarët, por nuk do të përbëjë sipas tyre, asnjë rrezik.  

Duke përdorur vëzhgimet nga teleskopët në Kili, Arizona dhe Ishujt Kanarie, studiuesit dhanë përshkrimin më gjithëpërfshirës të asteroidit të pagëzuar si 2020 XL5, i cili u diktua për herë të parë vetëm përpara dy vjetësh. Ata konfirmuan se ai është një prej dy të ashtëquajturve asteroid Trojanë, që udhëtojnë si bashkëshoqërues me Tokën.

“2020 XL5, që ne arritëm ta pikasim vetëm në dhjetor të 2020-tës, mund të ketë filluar të tërhiqet nga forca e gravitetit të Tokës diku rreth 500 apo 1000 vjet më parë. Por është i parrezikshëm për planetin”, tha Toni Santana-Ros, shkencëtar i Universitetit Alicantes.

Asteroidet trojanë mund të jenë endacakë në sistemin diellor – siç duket të jetë rasti edhe i trupit qiellor që i është afruar Tokës, ose materiale të mbetura nga formimi i planetit të tyre.

Ata futen në kurth nga mbërthimi gravitacional planetar dhe më pas rrotullohen rreth diellit në të njëjtën rrugë me atë të planetit që i ka tërhequr. Ky duket të jetë i ashtuquajturi asteroid i tipit C – një nga llojet më të zakonshme në sistemin diellor. Ata kanë përgjithësisht ngjyrë të errët dhe përmbajnë shumë karbon së bashku me shkëmbinj dhe minerale.

2022/03/04

Kosova i vetmi vend në rajon dhe Evropë pa gazetë të shtypur ditore

Imer Mushkolaj, duke folur për Radio Kosovën tha se për fat të keq, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka gazetë të shtypur. Shkaqet, sipas tij, janë të ndryshme por nuk duhet harruar fakti se shpërndarja e madhe e internetit respektivisht kur kjo kombinohet me moshë shumë të re të popullatës në Kosovë, rezultati është ky që është.

‘’Kjo shkakton një problem duke e pasur parasysh gjithnjë që një pjesë e konsideruar e popullsisë mund të mos ketë qasje të drejtë në internet dhe në këtë formë ata janë të privuar nga e drejta e informimit. Nuk po them që ata nuk mund të informohen përmes burimeve të tjera por u mohohet e drejta që të lexojnë gazetë’’, tha ai.

Deri para rreth dy vjetësh në Kosovë, sipas Mushkolaj, janë botuar katër gazeta ditore: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Zëri” dhe “Bota Sot”. Por, në muajin mars të vitit 2020, në kohën e pandemisë këto gazeta u ndërprenë së botuari pas vendosjes së masave kufizuese nga qeveria e atëhershme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 .

Qytetarëve vazhdon t’u mungojë gazeta e shtypur. Ata thonë se e kanë pasur rutinë pirjen e kafes së mëngjesit me gazetën ditore që ata e kanë përzgjedhur. Tash nuk është njësoj. Gjithçka ka kaluar online.

Afërdita nga Prishtina ka dhënë mendimin e saj për Radio Kosovën lidhur me atë se a i mungon shtypi ditor i botuar.

‘’Patjetër që më mungojnë shumë, sepse ma kthejnë një nostalgji kur jemi ulë me pi një kafe dhe kemi lexuar gazetën ditore. Së fundmi kur kam udhëtuar, kam marrë gazeta ditore dhe i kam lexuar për ta shuar atë nevojën e leximit, të prekjes së gazetës. Më kishte marrë malli. Tash gjithçka online, përfshirë edhe librat’’, tha ajo.

Në vitin 2009, vetëm një vit pas shpalljes se pavarësisë, në Kosovë janë botuar tetë gazeta ditore, të gjitha në gjuhën shqipe.

Në një hulumtim të Institutit të Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim Politikash (KIPRED), realizuar në vitin 2010, thuhet se tetë gazetat ditor (“Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Express”, “Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Info Press”, “Zëri” dhe “Lajm”), kanë pasur tirazh mes 25.000 dhe 35.000 kopje. Ky numër në atë kohë ishte vlerësuar tejet i ulët në krahasim me popullsinë e përgjithshme (2.1 milionë banorë). Në atë kohë, tre në pesë njerëz lexonin një gazetë ditore, sipas hulumtimit.Radio Kosova

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në Ukrainë me familjen e tij.

 news image

Në një adresim drejtuar popullit, ai ka thënë se e di se është caku i parë i rusëve, por se do të qëndrojë pranë popullit.

“Do të qëndrojë në kryeqytet, me popullin tim. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.


Kam informata se jam caku i parë i Rusisë, familja ime është caku i dytë”, ka thënë mes tjerash ai në konferencë.

Nuk ka pasur “asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv” nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias që u sulmua nga forcat ruse, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference në Pentagon të premten.


news image

“Pentagoni nuk mund të flasë se në çfarë statusi funksional është termocentrali tani ose nëse rusët kanë kontrollin e termocentralit”, tha Kirby, shkruan CNN, raporton Gazeta Sinjali.

Departamenti i Mbrojtjes po ndihmon Departamentin e Energjisë në reagimin e SHBA ndaj incidentit, tregoi Kirby.

“Për shkak se ne kemi përvojë në drejtimin e centraleve bërthamore në Departamentin e Mbrojtjes, ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje duke ofruar disa këshilla për Departamentin e Energjisë,” tha Kirby.

 “Sulmimi i një centrali bërthamor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës dhe ndoshta edhe për vendet fqinje, nëse kjo do të kishte shkuar në një mënyrë tjetër,” tha ai.

Shtetet e G7-tës dënojnë sulmin ndaj civilëve të Ukrainës

 Ministrat e Jashtëm të G7-tës thanë të premten se ishin “thellësisht të shqetësuar” me pasojat humanitare nga “sulmet e vazhdueshme të Rusisë” kundër popullsisë civile të Ukrainës.

Ata shtuan se do të kërkojnë përgjegjësi për krimet e luftës.





“Ne ritheksojmë se sulmet (pa i kursyer civilët) janë të ndaluara nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Ne do të mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë përdorimin pa kriter të armëve kundër civilëve”, thanë ministrat e jashtëm të G7-të në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

NATO konfirmon atë që të gjithë i frikësoheshin, lufta mund të përhapet në dy shtete tjera

 


news image

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të NATO-s është përmendur edhe rreziku i përhapjes së konfliktit në vendet e tjera pas atij në Ukrainë.

Ata diskutuan nevojën për të mbështetur partnerët që mund të jenë në rrezik të përhapjes së luftës në Ukrainë, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përsëriti se “agresioni i Rusisë ka krijuar një normalitet të ri për sigurinë, ku parimet themelore kontestohen përmes përdorimit të forcës”.

Në këtë normalitet të ri, ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka ndryshuar rrënjësisht për një afat të gjatë, por ata mbeten të përkushtuar për të mbajtur kanalet diplomatike të hapura për të shmangur çdo përshkallëzim të paqëllimshëm.

“Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti”, tha Stoltenberg, duke shtuar megjithatë se NATO ka “përgjegjësi për të siguruar që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme”.

Pas takimit, Aleanca tha se është fuqishëm e përkushtuar ndaj Artikullit 5, i cili thotë se nëse sulmohet njëri prej shteteve konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

“NATO është Aleanca më e fuqishme ushtarake në histori”.

Takimi ishte një mundësi për ministrat që të trajtonin gjithashtu implikimet afatgjata të agresionit të Rusisë për sigurinë euroatlantike.

Në takim, ministrave të jashtëm të NATO-s iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, iu drejtua homologëve të tij me një video-mesazh, ku foli edhe përkeqësimin e situatës humanitare në vendin e tij.

Ministrat dënuan pushtimin brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe shprehën solidariteti e mbështetje për guximin e popullit ukrainas dhe forcave të armatosura.

Sipas një deklarate për shtyp, NATO tha se ka shqyrtuar përgjigjen e saj ndaj krizës.

Përveç mijëra trupave të tjera që aleatët kanë dërguar tashmë në pjesën lindore të Aleancës, NATO tha se po vendos për herë të parë Forcën e Reagimit, e cila ka 130 avionë në gatishmëri dhe mbi 200 anije”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Komandanti i Bondsteel qan kur i përmend kosovarët

 BE financon furnizimin me armë të Ukrainës, duke hedhur një hap të pashembullt. Por si dhe sa shpejt mbërrijnë armët në destinacion?

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse.

Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturën “Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet.

Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe Gjermania ka bërë ndryshime në politikën e mbrojtjes. Qeveria gjermane shfuqizoi ndalimin e dërgimit të armëve në zonat e luftës. Ushtria ukrainase do të marrë nga rezervat gjermane mes të tjerave 1000 bazuka dhe 500 raketa tokë-ajër të klasës Stinger. Edhe SHBA ka shtuar ndihmat ushtarake duke dhënë armë me vlerë prej 350 milionë dollarë (313 milionë euro mes të tjerave për raketa tankesh të tipit Javelin, raketa kundërajrore të tipit Stinger, armë të vogla dhe municione. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur kështu në 12 muajt e fundit në gjithsej një miliardë dollarë, kurse që nga viti 2014 në më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

Sfida logjistike

Për forcat e armatosura ukrainase furnizimi me armë është ndihmë e  rëndësishme në luftën kundër pushtuesve rus. Megjithatë kanë dalë probleme logjistike. Deri tani ndihmat ushtarake të Perëndimit janë furnizuar sipas llojit të armës me rrugë tokësore ose ajrore. Por hapësira ajrore e Ukrainës kontrollohet ndërkohë nga avionët luftarakë rus. Ata mund të “bllokojnë furnizimet me sulme ajrore dhe sulme me raketa,” i shkruan Deutsche Welles, Gustav Gressel, studiuesi austriak i shkencave politike, ekspert për Europën lindore dhe politikën e mbrojtjes në Institutin “European Council on Foreign Relations” të Berlinit. “Nëse i dinë rrugët e furnizimit, ata mund t`i vëzhgojnë ato dhe mund të kërkojnë mjetet specifike të transportit”, shkruan Gressel.

Pas refuzimit nga Hungaria të transportimit të armëve për Ukrainën nëpërmjet territori ttë saj, fokusi drejtohet tek Polonia. Polonia ka një kufi 535 kilometrash të gjatë me Ukrainën. Sidomos ushtria e SHBA ka kohë që dërgon trupa dhe armatime ushtarake në partnerin e NATO-s, Poloninë.

Roli kyç i Polonisë

“I gjithë armatimi është duke u mbledhur këto momente në kufirin polak”, thotë për Deutsche Wellen, Ed Arnold, ekspert për sigurinë europiane në Institutin e Londrës “Royal United Services”. “Edhe sikur ta zëmë për shembull se Sllovakia do ta donte një gjë të tillë [furnizimin e armëve nëpërmjet territorit të saj – Shënim i redaktorit.] rruga do të ishte e vështirë për shkak të gjendjes gjeografike të vargmaleve që shtrihen nga Sllovakia në Rumani. Kështu që mbeten dy rrugë të tjera: Njëra ndodhet afër kufirit bjellorus, tjetra diçka më në jug”.

Marc Finaud, drejtor i sektorit për tregtinë e armëve në Fondacionin “Qendra për politikën e sigurisë” në Gjenevë, paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë nga furnizimet e armëve, të cilat mund të ndryshojnë shumë shpejt dinamikën e luftës. “Nëse këto karvanë ose transporte bllokohen dhe nëse vendet perëndimore sulmohen, atëherë tensionet mund të rriten qoftë në territoret e NATO-s qoftë matanë kufirit me Ukrainën dhe gjendja mund të përshkallëzohet”, thotë Finaud për Deutsche Wellen.

Rusia nuk guxon ende “të verë në shënjestër furnizimet perëndimore”, duke e penguar një përshkallëzim të tillë, mendon Ed Arnold. Megjithatë ai është i befasuar që forcat e armatosura ruse nuk i kanë prerë këto dy rrugë të mundshme furnizimi: “Ata kanë mundësinë që të futen nga jugperëndimi i Bjellorusisë dhe të shkojnë të bllokojnë të gjitha armatimet që vijnë aty”.

Koha nuk pret

Për ushtrinë ukrainase që lufton përreth Kievit dhe qytetit tjetër të madh Charkiw, koha nuk pret për marrjen e armëve të nevojshme. Furnizimi me armë është sidomos problematik për “forcat e armatosura ukrainase që ndodhen në frontin lindor, të cilat mund të shkëputen nga pjesa tjetër nëse nuk përparojnë shpejt dhe kalojnë në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Ata kanë nevojë për furnizime të reja, sepse zhvillojnë luftimet më të ashpra. Dhe trupat e Brigadës 95 ajrore janë trupat më të mira të ushtrisë ukrainase.”

A ka mundësi tjetër për të sjellë sistemet perëndimore të armëve në linjën e frontit në Ukrainë? “Luftëtarët ukrainas ose luftëtarët e huaj mund ti marrin armët në Poloni dhe ti sjellin duke i kaluar nëpër kufi,” përgjigjet Arnold. “Por kjo gjë nuk është e mundshme në sasi të madhe.”

Aktualisht i madh është rreziku që forcave të armatosura ukrainase t`u mbarojë municioni. “Municioni për armët e rënda ukrainase mjafton mbase edhe për pesë ditë. Pastaj ata mund të mbështeten tek armët që iu merren rusëve. Por edhe me to nuk mund të zgjasë shumë.”



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...