2022-10-31

Fahri Xharra: A kemi kërkuar ndonjē herë, që Serbia t’i anulojë planet shfarosëse të Garashaninit, Çubriloviçit, Ivo Andriqit?

 




Ilija Garasanin

Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shejtë serbe, i cili e përgaditi platformën anti-shqiptare në veprën famëkeqe “Naçertanje

Fahri Xharra

Fahri XharraGjakovë

“Për mua është zgjidhur çështja e Kosovës. Kjo do të thotë se ajo nuk ekziston më si Krahinë Jugore. Brezin tuaj e këshilloj që mos të shpenzoni energjinë në çështjen e Kosovës, ngaqë historia atë e ka zgjidhur pa ju”. Qosiq thekson se ai: ”Së pari në vitet e gjashtëdhjeta kam dalë në opinion me idenë për ndarjen e Kosovës, por ajo nuk ka kaluar… Nëse në një luftë humbasim 60 për qind të meshkujve, ashtu na kishte ndodhur ne, nëse në vend aq shumë rrënohet dhe plaçkitet si Serbia, atëherë ajo luftë nuk mund të festohet, kështu si sot kremtohet – vetëm si fitore… Ne nuk guxojmë më të luftojmë.

Nuk kemi potencial biologjik, e aq më tepër patriotik. Besoj se paqja është kushti i vetëm i ekzistimit tonë. Ka shumë ngjashmëri procedimet,ultimatumet dhe raportet e fuqive evropiane ndaj Serbisë më 1914 e 1941. Shumë ngjashmëri. Natyrisht, askush ka ka ultimatume ndaj nesh, mirëpo mendoj se tash ato trysni janë perfide në metodologjinë e tyre, ngase bartën ne sferën ekonomike dhe jetën e përgjithshme të popullit. Dhe, që ajo trysni të jetë e tolerueshme, ose të zvogëlohet,është e domosdoshme që të gjitha forcat të punohet për aleanca të reja (Dobrica Qosiqit, dhënë javores serbe “Nedeljnik”)

Por, kjo nuk mjafton! Ta ndjekim pak historikun. Të shohim se si ata e planifikonin zhbërjen tonë; e donin rritjen territoriale me toka të huaja, me njerëz të huaj. E mendonin dhunën (jo vetëm që e mendonin) si mjet për arritjen e idesë së tyre t´errtë për ne.,. Deri diku edhe ia arritën ! Ku qëndronte plani i tyre, dhe ku është qëllimi im?

Serbia e madhe e quajtur edhe ideologjia serbomadhe e mendonte bashkimin e tokave ”serbe”, ato toka ku ata ”jetojnë” dhe ”dikur jetonin”. Ku mund të ketë Serbi të madhe të shtrirë mbi toka të huaja? Por planet me emra të ndryshëm dhe autorë të ndryshëm shtriheshin mbi tavolinat e zareve të tyre dhe të kancelarive europiane gjatë gjithë kohës (që nga fillimi i shekullit të 19-të).

Ilia Garashanini (1844) dhe Nacertanija e tij. Naçertanja (plan, prashikim) ishte një program i msheft i politikës së jashtme të Serbisë. Plani ishte bazë e politikës serbe, që ajo të mos përkufizohet në kufijtë e sotëm të saj (1884 fxh), por duhet që ti bashkoj të gjithë popujt serb që ata na rrethojnë (Ilia G. Nacertanije) (Certa je i temelj srpske politike, da se ona ne ogranicava na sadašnje njene granice, no da teži sebi priljubiti sve narode srpske koji ju okružavaju (Ilija Garašanin, Nacertanije). Sipas të famshmës Naçertanje: ”Serbia duhet të punojë në çlirimin e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë dhe ti bashkon krahinat për rreth saj, Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria Veriore, Kosova, Sanxhaku (që ishin ende ndër Perandorinë osmane 1884) si dhe të tjerat që ishin nën Austrohungarinë.”

Serbët e dinin që perandorisë osmane i viente fundi, dhe mendonin ( dhe ia arrijtën ) që të shkëpusin sa më shumë toka të ”saja”. Serbia karshi botës e paraqitëte ”të drejtën e saj të shenjt historike”, e cila bazohej në ”Carevinën Serbe të Dushanint ” të shek.14-të. ”Serbia duhet që nga shteti turk të marrë gurë pas guri dhe nga ky material i mirë të ndërtojë mbi themelet e vjetra dhe të forta të carevinës serbe një shtet të madh serb”.

Kush ishin ata serbë, që do i bashkoheshin shtetit ”amë” të Serbisë? Vuk Karaxhiçi shkruante (1849): ”Të gjithë serbët dhe nga gjithkund”. Ai mendonte serbët në këtë mënyrë: ” Serbët e tri feve , ata të ”fesë greke” (ortodoksisë sllave) e quajnë vetën Serb, (paramendoni se çfarë numri i madh i shqiptarëve ortodoks është përfshirë në këtë grupim, duke pasur par sysh edhe vetë Vuk Karaxhiqin), të tjerët me ”fenë turke”, që quhen turq dhe të tretët ”të fesë së Romës”, që quhen Latin.

Herët, shumë heret (1807) Kisha Serbe i kishte dërguar misionarët e vet (Arsenije Gagovic-i, Stevan Stratimirovic-i ) tek Cari i Rusisë që t’ia paraqesin dhe propozojnë planin pë ” ribërjen e “Carstva Slavjano-Serbskoga”, po në këtë vit edhe vladika i Malit të Zi (Mali i Zi nuk kishte shtet në atë kohë) Njegoshi e dërgon edhe ai planin e tij tek Cari i Rusisë për zgjerimin e Malit të Zi edhe kah Hercegovina dhe Dalmacia. (1807)

Por sidoqoftë bazat e teorive dhe ambicieve serbomëdha i ka themeluar Vuk Karaxhiqi.

Planet dhe apetitet serbe nuk kishin të ndalur. Paraqitet në skenë Jovan Cvijiçi, i cili e shihte përparimin politik të Serbisë me anën e teorive serbomëdha. Ai i e kishte në ”qef” jugun e Ballkanit, mendonte në Maqedoninë e sotme dhe në Shqipërinë Veriore…”, që ishin tejet të rëndësishme për zhvillimin e Serbisë” Merrni me mend që vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) atij nuk i pëlqenin dhe se sipas tij :”Serbia ka mbetur shtet në shtetrrethim” dhe ”serbët, popull i burgosur” dhe në mënyrë që ajo (Serbia fxh) ”ta fitonte pavarësinë saj i duhej patjetër dalja në detin Adriatik ” Edhe Dubrovniku ” ishte ”serb, sipas tij. Cvijiçi nuk shihte ëndrra, a i e dinte që ”problemi” serb zgjidhet vetëm me luftë. Dhe, atë e bënë disa herë.

Shumë plane , shumë përgatitje në vazhdimësi. Në vitin 1937, docenti i Fakultetit filozofik ne Beograd Vasa Çubriloviç, iu pat dërguar organeve shtetërore të Jugosllavisë një dokument të besueshëm me titullin ”Shpërngulja e Shqiptarëve”, i cili flet për ”zgjidhjen e problemit Shqiptar, gjegjësisht si thotë ai për shpërnguljen e koordinuar, sistematike dhe energjike” të shqiptarëve nga Jugosllavia, Çubriloviçi i propozon metodat e dhunës, tmerrit, presionit, korruptimit, dërgimin e njësive paraushtarake për kalljen dhe e fshatrave në mënyrë që të arrihet shpërngulja masovike e banorëve shqiptar nga tokat e tyre.

Në vitin 1939, Nobelisti i ardhshëm (1961), Ivo Andriç-i hynë në grupin e prejektuesve më të urryer për ndarjen e Shqipërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve musliman­ë.

Po viti 1941, qeveria fashiste e Jugosllavisë, e përgatitë planin tjetër të kohës, i njohur si ”Serbia homogjene ” e Stevan Moljeviçit.” Duhet të ”korrigjohen gabimet e vitit 1918”, thotë ai, dhe vazhdon: ”Na duhet Serbia homogjene me hyrje dalje të pakufizuar nëpër detëra, dhe që serbët të jetojnë të bashkuar pa përzierje tjera racore”

Po ,Qeveria e Nediçit me planin: “Sve Srbije” ( Të gjitha Serbitë) 1943 ?

Po, Meorandumi i ASHAS (SANU) 1968 ?
Po, Plani Vuk Drashkoviqit 1990 ?
Po, Plani i Milosheviqit ”Krnja Jugosllavija” ?

E more Zot !

Deri diku kishte me u lehtësue shpirti, sikur Serbia të tregonte vullnet të mirë dhe para botës të shpallte që të gjitha këto plane janë të anuluara. Kur?

Pra, kur Serbia do t’i shpallë të pavlershme, kur ne do të kërkojmë ?…

SINDROMË STOCKHOLMI “MODEL SHQIPTAR”!



Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

AV. XHABIR ZEJNUNI

Në një status në FB, Zoti Ramush Haradinaj shkruante dje si vijon.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.
Urime Kosovë!

Pasi lexova këtë status, shkrova një koment modest.

Zoti Haradinaj.
Lexova statusin Tuaj shumë evaziv.
Çfarë do thotë sipas Jush më konkretisht “Aneks-marrëveshje për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi”?
Që t’i jepen Malit të Zi 8890 hektarë tokë nga Kosova?
Mos vallë “Vulosja e rishikimit të Çakorrit dhe Zhlepit”, do thotë që të cungohet akoma më shumë Kosova. Nuk imagjinoj se si do kishin reaguar malazezët nëse demarkacioni do ju kishte hequr atyre 8890 hektare tokë për t’ja dhënë Kosovës. Që në fakt, do ishte kthim i territoreve të grabitura para një shekulli (…)!

Sidoqoftë, populli malazez do vërshonte nëpër sheshe për të protestuar në këtë rast.
Kurse populli kosovar, rrin urtë dhe nuk bën zë. Ndryshe, nuk ka heqje vizash për të lëvizur lirisht nëpër Europë. Dhe heqja e vizave, duhet të shoqërohet më parë me heqje territoresh për t’ja dhënë Malit të Zi. Më jep, që të japin!
Pastaj, diçka i duhet dhënë edhe Serbisë. Pse jo më vonë edhe Maqedonisë!
Kurse për Shqiperinë nuk ka probleme demarkacioni falë All’ahut.
Ndërsa për t’i falur pak DET Greqisë, mendon Rama!
Komplimenti Kosovë.

SQARIM.
Kjo marrëveshje, nuk do ketë KONFIRMIM kufijsh, por do ketë RISHIKIM dhe KORREKTIM të këtyre kufijve. Kanë ndryshim thelbësor të madh këto terma. Nuk besoj se ky rishikim apo korrektim, do bëhet në favorin e Kosovës. Pasi kështu Mali i Zi nuk do merrte mundimin fare të bënte këtë marrëveshje, duke qenë se nuk ka në mend të lëshojë as edhe 1 cm territor të tij (…).

Vura re se shumë komentues në këtë status, e vlerësonin këtë marrëveshje si HISTORIKE, duke u nisur nga përfitimi i momentit që ata do kishin, i cili është liberalizimi i vizave. Por, pak ndokush shprehte dëshirën e zjarrtë se më i preferueshëm do ishte pushtimi
turk se sa ai serb! Edhe pse duke i falur toka Malit të Zi nga ana tjetër! Duke harruar ata se pushtuesit janë të gjithë njëlloj.

Dikush më pas, hodhi një video ku me pak fjalë vërtetohej “shkencërisht” se Shteti shqiptar nuk ka ekzistuar kurrë dhe se këtë shtet e krijoi Turqia në vitin 1912. Dhe në fund, shprehej dëshira e zjarrtë e bashkimit sa më parë me Turqinë. Por, duke qenë se nuk e kemi Turqinë në kufi, kjo dëshirë përkthehet në pushtimin “paqësor” të Kosovës nga Turqia!

Por, harrohet një fakt. Shtetet e sotme, shumica janë krijuar në shekullin e 19-të. Nëse Shqipëria nuk ka pasur një shtet të mirëfilltë, ky fakt nuk do të thotë se nuk ka pasur një popull dhe KOMB shqiptar autokton, i cili ka jetuar në një territor të caktuar. Dhe ky territor nuk është vetëm ai i Shqipërisë së sotme (bashkë me Kosovën), por edhe ai i Shqipërisë ETNIKE, që do thotë i asaj Shqipërie, ku para lindjes së Krishtit kanë lindur dhe kanë jetuar paraardhësit tanë iliro-pellazgë. Pra, nuk jemi ardhacakë në tokat tona.

Të thuash se turqit kanë sunduar me PAQE për 500 vite dhe se ata kanë krijuar shtetin shqiptar, është një idiotësi dhe keqdashje e pa kufi.
Ashtu siç është edhe një akt papërgjegjshmërie të shprehësh dëshirë kaq të zjarrtë për t’u bashkuar me Turqinë. Më saktë, të pranosh si pushtues Turqinë në vend të Serbisë!

Por, nëse kjo dëshire kaq e zjarrtë ekziston me të vërtetë tek ndokush, atëherë askush nuk ja ndalon atyre këtë dëshirë bashkimi. Lë të shkojnë e të bashkohen me Turqinë në Turqi. Askush nuk jua ndalon. Ky bashkim, bëhet akoma më i lehtë, pasi Turqia nuk ka sistem vizash me Kosovën. Ashtu si edhe me Shqipërinë.

Nuk kuptoj me të vërtetë këtë dashuri kaq të madhe për të pasur Turqinë brenda në Kosovë dhe nga ana tjetër të ketë një dëshirë kaq të madhe po ashtu për të shëtitur perëndimin PA viza. Pse jo, edhe për të jetuar në perëndim! Por, gjithmonë me Turqinë në zemër dhe në Kosovë!

Kësaj i thojnë të HASH bukën e kaurrit dhe të bësh DUANË e turkut. Është shumë i theksuar SINDROMI i STOCKHOMIT tek populli shqiptar.
Jo vetëm ndaj pushtuesve të huaj, por edhe ndaj pushtuesve vendas në të dyja anët e kufirit shqiptar.

Rasti i dytë, më duket shumë problematik për shumë arsye dhe ja vlen të studjohet në veçanti (…).
Mistere shqiptare.

Kompjuteri i ri kuantik i Kinës ka 1 milion herë fuqinë e Google

 


Chinas new quantum computer

Një përshkrim abstrakt i një kanali të dhënash. spainter_vfx / iStock

INOVACIONI

Dhe ata thonë se është më i shpejti në botë.

Nga Brad Bergan27 tetor 2021 – InterestingEnginiering.com – Përktheu Arben Çokaj

Duket se një rivalitet kuantik kompjuterik po rritet midis SHBA-së dhe Kinës.

Fizikanët në Kinë pretendojnë se kanë ndërtuar dy kompjuterë kuantikë me shpejtësi të performancës, që tejkalojnë konkurrentët në SHBA, duke debutuar një makinë superpërcjellëse, përveç një makine edhe më të shpejtë që përdor fotone të dritës, për të marrë rezultate të paprecedentë, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën e rishikuar nga kolegët e Physical Review Letters dhe Science Bulletin.

Kina i ka ekzagjeruar më parë aftësitë e teknologjisë së saj, por rrotullime të tilla të buta zakonisht etiketohen me teknologjinë e mbrojtjes, që do të thotë se kjo arritje e re mund të jetë e vërteta.

Kompjuterët kuantikë të Kinës bëjnë ende shumë gabime

Superkompjuteri, i quajtur Jiuzhang 2, mund të llogarisë në një milisekondë të vetme një detyrë, që kompjuterit më të shpejtë konvencional në botë do t’i duheshin 30 trilionë vjet për ta bërë. Përparimi u zbulua gjatë një interviste me ekipin hulumtues, e cila u transmetua në CCTV shtetërore të Kinës të martën, gjë që mund ta bëjë lajmin të dyshimtë.

Por me dy dokumente të rishikuara nga kolegët, është e rëndësishme ta merrni këtë seriozisht. Pan Jianwei, kërkuesi kryesor i studimeve, tha se Zuchongzhi 2, i cili është një kompjuter kuantik superpërcjellës i programueshëm 66 kubitësh, është 10 milionë herë më i shpejtë se Sycamore 55-kubit i Google, duke e bërë makinën e re të Kinës më të shpejtën në botë, dhe i pari që mundi Google në dy vjet.

Zuchongzhi 2 është një version i përmirësuar i një makinerie të mëparshme, i përfunduar tre muaj më parë. Jiuzhang 2, një kompjuter kuantik i ndryshëm që funksionon me dritë, ka më pak aplikime, por mund të funksionojë me shpejtësi verbuese prej 100 sekstilionë herë më shpejt se kompjuterët më të mëdhenj konvencionalë të sotëm. Në rast se e keni humbur, kjo është një me 23 zero pas saj. Por ndërsa tiparet e këtyre makinerive të reja lënë të kuptohet për një revolucion kompjuterik, ato nuk do të dalin në treg së shpejti.

Siç qëndrojnë gjërat, të dy makinat mund të funksionojnë vetëm në mjedise të pacenuara dhe vetëm për detyra hiper-specifike. Dhe me kujdes të veçantë, ata ende bëjnë shumë gabime. “Në hapin tjetër, ne shpresojmë të arrijmë korrigjimin e gabimit kuantik me katër deri në pesë vjet punë të palodhur,” tha profesori Pan i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, në Hefei, i cili është në provincën juglindore të Anhui.

Kompjuterët kuantikë të Kinës mund të fuqizojnë përparimet e gjeneratës së ardhshme në dekadat e ardhshme

Bazuar në teknologjinë e korrigjimit të gabimeve kuantike, ne mund të eksplorojmë përdorimin e disa kompjuterëve kuantikë të dedikuar ose simulatorëve kuantikë, për të zgjidhur disa nga pyetjet më të rëndësishme shkencore me vlerë praktike,” shtoi Pan. Qarqet e Zuchongzhi duhet të ftohen në temperatura shumë të ulëta për të mundësuar performancën optimale për një detyrë komplekse të quajtur ecje e rastësishme, e cila është një model që korrespondon me lëvizjet taktike të pjesëve në një tabelë shahu.

Aplikimet për këtë detyrë përfshijnë llogaritjen e mutacioneve të gjeneve, parashikimin e çmimeve të aksioneve, flukset e ajrit në fluturimin hipersonik dhe formimin e materialeve të reja. Duke marrë parasysh rëndësinë në rritje të shpejtë të këtyre proceseve me shpejtësinë e revolucionit të katërt industrial, nuk është ekzagjerim të thuhet se kompjuterët kuantikë do të jenë qendrorë në funksionet kyçe të shoqërisë, nga kërkimi i mbrojtjes te përparimet shkencore deri te gjenerata e ardhshme e ekonomisë.

MIGJENI PËR URIMET

 


Migjeni

Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.

Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Të mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha në vend të dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun. Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).

Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.

Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!
E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi…

Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.

Përse tentohej si “kompromis” Mitrovica dhe Veriu i Kosovës, nga ana e Serbisë?

 


Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Mitrovica dhe Veriu, kërkohet me ngulm prej Serbisë sepse ajo ka pasuri të mëdha minerale… Më saktë kërkohej… Kërkohej me ishët e shtetit të Kosovës… Kjo ka qenë dhe është thembra e Akilit për Serbinë. Ndaj do të kërkohet në “bisedimet” e ardhshme, që po duken të largëta, me këmbëngulje në “këmbim” saj, Asociacioni. Pranimi i tij do ishte fundi i shtetit të ri të Kosovës… Kurti dhe Osmani janë bërë një barrierë e pakapërcyeshme për Serbinë për këto tema. Në qoftëse ato do tu qëndrojnë besnikë tezave të tyre, do jenë krenaria e Kosovës, krenaria jonë KOMBETARE.

Që këto të kenë forcë duhet të jenë mbështetjen e mbi 12 milion shqiptarëve… Këtu qëndron forca e tyre! Tek To, mbetet shpresa jonë në bisedimet e mundëshme. Opinioni shoqëror duhet ti luftojë “skorjet” shqipfolëse. Një pjesë e tyre falë popullit dhe SHBA-së dolën jasht loje. Edhe pjesa tjetër është shumë e rrezikshme. Shikoni si “dërdëllisin” në disa mediume kosovare! Kur nuk gjejnë hapsirë atje vijnë këtej dhe “zhgaraviten”. Paguhen me rroga të majme për shërbimet që i bëjnë “babait të adaptuar” apo ” “mëmës njerkë”.

Apeli im i stërpësëritur është: Jo më lëshime armikut shekullor të shqiptarëve, Serbisë! Mitrovica nuk mundet ti mbetet Serbisë. Ajo duhet të mbrohet me çdo kusht, me çdo çmim nga shqiptarët. Mitrovica është Kosovë! Mitrovica është Shqipëri! Mitrovicë janë të gjitha trojet shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë kufirit londinez! Mitrovica është e 12 milion shqiptarëve! Mitrovica është gjithë qenja jonë mbarëshqiptare! Mitrovica është gjithçka!

Pa të nuk ka kuptim shqiptaria! Për ta konkretizuar këtë po ju risjell në kujtesë vlerësimet e cituara të akademikun Apollon Baçe. Baçe i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila më 6 shkurt të vitit 2019 përmendi sasitë e mëdha të mineraleve që gjenden në Mitrovicë. Duke folur për këtë problem ai citon: “Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe.

Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën. Ajo ka 80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë”… Edhe shumë akademikë dhe profesor të tjerë të fushës kanë folur për pasuritë përrallore të Mitrovicës… Kush i dëgjon akademikët?

Kush e shikon reagimin e tyre? Kush reflekton nga ishpolitikanët që i bënë apo tentuan ti bëjnë këto zullume? KUSH? Askush prej tyre! Kur është fjala për çështjen kombëtare të mos tregohen burracakë! Mos të tregohen “burra të mirë” me Serbinë, në kurriz të Kosovës… Këtu e kam fjalën për marrveshjet e fëlliqura të tyre me Serbinë si për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, tentativa për “Ndryshimin dhe Shkëmbimin” territiresh, për faljen e 8200 ha tokë Malit të Zi etj. Këto politikanë kanë emër e mbiemër…

Duhet të reflektojnë edhe këta!? Le të kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe ti bashkohen kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani. Le të shërbejë ky shkrim si një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në këtë natën e festës tradicionale të Vitit të Ri. Qoftë viti i shqiptarëve, viti 2022! Urime dhe mbarësi për gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo që janë!

Ibrahim Kabili

Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit “qenkan” të tyre?!


Shkruan Fahri Xharra
Serbët në kishën serbe

Shkruan Fahri Xharra

E kam një pyetje për lexuesit dhe historianët tonë të “vyeshëm”, të cilët pa fije keqardhje për kombin tonë në zhdukje vetëm heshtin : A e keni lexuar ndonjë herë që serbët i përmendin shqiptarët ortodoks si pjesë të shqiptarisë? A ju ka shkuar mendja se pse? Ata neve na shohin vetëm si turq-musliman dhe si romano–katolik. Qëllimet e tyre janë shumë largëpamëse dhe shumë qëllim këqija.

Të flasim : flitet që islamizmi na shpëtoi nga “sllavizimi“ por sa nga ne u turqizuan. Turqizimi është me qindra herë më i madh se sllavizimi i shqiptarëve. Por, edhe kjo për kohën e sotme nuk ka rëndësi.

Sikur neve muslimanëve, shqiptarëve musliman të na kishin izoluar dhe përçmuar sikur ne që i kemi izoluar shqiptarët ortodoks, athua ku do të ishim dhe si dhe çfarë gjuhe do të flitshim?

Izolimi i shqiptarëve ortodoks ka ndodhur me të madhe në kohën e osmanlive. Kisha serbe e udhëhequr nga popat rus ishin më të mençur se ne, dhe i përvetësuan shqiptarët ortodoks.

Te ne në Kosovë ka filluar një “ringjallje dhe pse jemi shumë pak veta që shkruajmë , njerzit fatbardhësisht kanë filluar të kthjellen dhe të gjithë të pajtuarit me ne po i kërkojnë rrënjet tona.

E shoh një mjerim nag ata të Shqipërisë që nuk e hapin gojën dhe së paku një shkrim ta bëjnë në përkrahje të veshjeve tona kombëtare të cilat po vidhe dhe përvetësohen nga serbët.

BECAUSE OF THE WHITE HATS ON THE HEADS OF THE SERBS, ALBANIANS ARE ADOPTING THE CHURCH IN THE LOWER Gushterica.” (Dragomir Stanisavljevic )

“Pra, shqiptarët, për shkak që po i shohin plisat e bardhë të serbëve po mundohen t`i përvetësojnë kishat serbe, si ështët rasti nga fotoja e vitit 1908 në Donja Gushterica të Lipjanit, para liturgjisë së në Kishën e Shën Princ Lazarit.” shkruan Dragomiri dhe vazhdon :” Fotoja ishte arsyeja që Feri Arifi dhe Qazim Namni e kanë bër pyetje çka lypin serbët këtu ? (This picture was the occasion of Feri Arifiju and Kazim Namanija to in the article “What Serbia is looking for in Kosovo” (“Çka po ask Serbia në Kosovë”) their church of Holy Prince Lazar and the Serbs himself from that place which makes up 95% of the locals, claiming that they are Serbianized Albanians. )

Me çfarë të drejte në takimin shqiptaro-serb në Vjenë, iu fal serbëve trashigimia kishtare e Kosovës? Ne i dimë emrat e nënshkruesve, por është mirë që ata vet të deklarohen dhe të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese që të shpallen të pa vlerëshme. Kjo duhe të kryhet sa më parë. Po shkoi historia , shkoi edhe vendi !

Akademik Hakif Bajrami shkruan : “Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të parët janë serbë, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri, sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serbë do të themelojë shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.

Këtë shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.
Mësimet e tij mund të përmblidhën në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hie të jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.

E për ta pasë fjalën kryesore, kombi serbian, tani për tani nuk ka HAPSIRË JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Wjena, por ekskluzivisht rreshtimi serbian duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra kah Vilajeti i Kosovës. E kur ushtria serbiane të shtrihet këmbëryq në Fushën e Kosovës, duhet t` i ndajmë detyrat.

Një detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në Detin Adriatik.”

Detyrën shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbianët duhej ta realizonin duke u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njejtën gjë e aspiron Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka TEPËR hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje, rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac.

Kjo duhet të ndodhë aq më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës shqiptare ne serbianët duhet t` i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin në duartë e atyre që për Evropën nuk është kurrfar mëkati për t` i denuar, sepse shumica apslute e Arnautëve janë të rreligjionit islam. E sot ta ndash fatin e kombit, nga fati i rreligjionit është sikurse ta ndukish thonin nga mishi që e furnizon me gjallëri”.


Një foto e vitit 1902 nga Zveçani me shqiptarë ortodoksë, kurse në origjinal shkruhet “serbët në veshjen e tyre kombëtare“.

O njereëz të Zotit, të kësaj shqiptarije që po humbet për ditë e më shumë, shkruani, hapni arkivat dhe flisni !


2022-10-30

Flomed SHPK,kompani më stanadrde ndërkombëtare

 






Flomed , nuk është koncept i ri. Flomed  është evolucion i një koncepti që na ka shoqëruar nga viti 1987 me themelimin e “Flomed PTC” (më parë)tash Flomed SH.P.K.




https://www.facebook.com/schulkeKosova?paipv=0&eav=Afaip_wt82RsxFHQV4Y3s8wvk0EoUGf_OyHimiDRAzp9SN8KtOsq9m_IICExvCJ6bE0









Flomed është themeluar para lufte   . Tani përmes Flomed-it , ndikimi është më afërnë çdo institucion shëndetësor publik,privat etj.






Kompania e jonë është e  profiluar në dy fusha, atë të shërbimeve  D.D.D-së  si  dhe liferimin  e mjeteve dezinfektuese të shoqërimit. 






Flomedi ofron një lëmi të gjerë produktesh, të dedikuara për të përmbushur jo vetëm nevojat bazike por dhe të gjitha kërkesat specifike në Kosovë dhe rajon.




Ne bëjmë ndikimin që ka rëndësi. Rrjedhimisht, ajo që është e rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për ne. Prandaj, çdo detaj i yni është krijuar për të ofruar gjithmonë të njëjtin nivel kujdesi dhe çdo punë e jona bëhet me qëllim që të krijoj ndikim pozitiv.




Çdo produkt i Flomed-it  është hulumtuar dhe analizuar me kujdes nga fabrikat me renome ndërkombëtare "Borer chemeie" AG Zvicër, "Schulke MayerGjermani",Kollant,Itali,Bayern cropsciente Gjermani,"Agrevo"-Francë,"Igeba" Gjermani  etj.







Të gjitha produktet në Flomed SHPK  ,përdorën në institucione shëndetësore,bujqësore,veterinare dhe objeket publike dhe private në Kosovë dhe rajon tash  e 37 vjetë



https://www.facebook.com/photo/?fbid=547144653773473&set=pb.100054338298808.-2207520000.