Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/16

Takimi mes Serbisë dhe Kosovës në Ohër, Ecobar do të jetë i pranishëm

 

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Shkup.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, thanë për REL-in nga Ambasada amerikane në Shkup.

Në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, blloku evropian pret që liderët të pajtohen për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Kurti dhe Vuçiç më 27 shkurt u pajtuan se nuk ka më nevojë për negociata për propozimin dhe shprehën gatishmërinë për të punuar në planin e zbatimit.

Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiç, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës. Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që gjatë takimit të Ohrit të nënshkruajë propozimin evropian, por Vuçiç ka shprehur qëndrimin se nuk i shkon “në mendje” të nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.

Propozimi i BE-së synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të raporteve. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, që ka argumentuar se “nuk ka marrëveshje më të mirë”.

Escobar, gjatë një konference për media në Beograd më 16 mars, u bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktivë dhe fleksibil gjatë takimit të Ohrit.

“Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon”, tha zyrtari amerikan.

“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, shtoi ai.

Propozimi, teksti i të cilit është bërë publik nga BE-ja, përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Lajçak ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për zbatimin e propozimit evropian.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, kryeministri Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Megjithatë, së fundmi ai ka thënë se Kosova po trajton 15 modelet evropiane për Asociacionin, që ia ka ofruar BE-ja.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që ta themelojë Asociacionin. Escobar tha në Beograd se formimi i Asociacionit është më afër sesa ishte një muaj më parë.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, deklaroi Escobar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se disa pika të marrëveshjes për Asociacionin nuk janë në harmoni me Kushtetutën, por mund të harmonizohen.

Kurti ka shprehur drojën se një asociacion me kompetenca ekzekutive do t’i ngjasonte një Republike Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

 Por, Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se nuk duan që në Kosovë të krijohet një entitet serb.....

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të enjten ka përmbyllur vizitën e tij në Beograd.

Qëllimi tha ai, është diskutimi mbi takimin e 18 marsit në Ohër dhe përsëriti se pritjet janë të larta nga Kosova e Serbia.

Pritjet tona janë se do të kemi një takim të mirë mes liderëve për të punuar që ta jetësojnë këtë marrëveshje për normalizim. Me fjalë të tjera, marr parasysh gjithë pengesat për të gjetur një mënyrë për t’i tejkaluar dhe të dalin nga takimi me idenë se do të vazhdojnë të punojnë deri sa ta arrijnë.”- u shpreh Escobar.

Edhe një herë, i dërguari amerikan tha se është domosdoshmëri themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar që tashmë pyetje është se sa shpejt implementohet marrëveshja.

Pyetja është sa shpejt do të ndodhë dhe cili është modeli për të? Emisari special i BE-së, ka prezantuar modele të shumta të këtij lloji asociacioni e që funksionojnë brenda BE-së, që të japin të drejta për vetmenaxhim dhe vetëqeverisje për pakicat brenda BE-së e që nuk prekin funksionalitetin, që nuk krijojnë tensione dhe shërbejnë për të afruar vende të ndryshme. Neve na duhet njëri nga këto modele të jetë shembull për Asociacionin.”- shtoi Escobar.

Gabriel Escobar po ashtu u shpreh i bindur se Kosova e Serbia mund të nënshkruajnë marrëveshje përfundimtare këtë vit.

Besoj se marrëveshja është këtu, këtë vit kalendarik. Është plotësisht e mundur”.

Escobar pas Beogradit udhëton në Prishtinë për të takuar krerët shtetëror para takimit të 18 marsit në Ohër, ku pritet të diskutohet mbi planin e zbatimit për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.


Albin Kurti vizitë zyrtare në Strasbourg: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dëshmi e orientimit ndaj vlerave evropiane

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Strasbourg për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, filloi me një takim me raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, njëherësh eurodeputet nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.

Eurodeputeti holandez përgëzoi Republikën e Kosovës për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj vendit tonë në çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit tonë të përgjithshëm evropian.

“Hapi i ndërmarrë nga ana e Kosovës përmes aplikimit për anëtarësim në BE ishte temë e rëndësishme e diskutimit, ku u theksua se ka qenë i natyrshëm, vullnet i qytetarëve dhe dëshmia e radhës e orientimit të vendit ndaj vlerave e standardeve demokratike e evropiane”, thuhet në një komunikatën e qeverisë.

Eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane dhe të ecet përpara drejt një procesi kredibil të bazuar në meritokraci e shënim të progresit.

Duke e ftuar eurodeputetin Reuten që ta vizitojë vendin tonë në muajt në vijim, kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe diskutimet e shpeshta, produktive e të frytshme me të dhe eurodeputetët socialdemokratë.

Në takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

LDK nuk mbështet planin europian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështetë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Pas takimit me emisarin evropian, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shkruar se mbështetë procesin e dialogut, por jo planin që lë jashtë njohjen reciproke.

“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës“, ka shkruar Abdixhiku.

8 gjërat që dikur ishin tabu dhe sot janë të zakonshme

Ndërsa shoqëria evoluon, po ashtu ndryshojnë edhe standardet dhe pritshmëritë tona.

Gjërat që dikur konsideroheshin tabu ose të papranueshme nga shoqëria, tani janë të pranuara gjerësisht dhe të zakonshme. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë 8 praktika që janë konsideruar të papërshtatshme në ditët e sotme, por që tani janë mjaft normale.

1. Ushqyerja me gji në publik

2. Menstruacionet

3. Tatuazhe të dukshme

4. Gratë që mbajnë mbiemrat e tyre të vajzërisë

5. Divorci

6. Veshja e rrobave të grisura

7. Meshkujt që shprehin emocione

8. Të jesh pa fëmijë

TCH

Shpjegimet shkencore për 11 reagime të çuditshme të trupit


Trupi i njeriut është shumë misterioz, magjik por dhe i çuditshëm.

Shumë prej proceseve të trupit shpesh nuk kanë kurrfarë kuptimi, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të shpjegueshme shkencërisht.

Lemza Pas Ngrënies Së Shpejtë

Kur hani me shpejtësi, stomaku enjtet dhe shkakton kontraktime të diafragmës.

Një irritim i tillë shkakton lemzën e cila largohet për disa minuta.

Ngrirja’ E Trurit Pas Ngrënies Së Akullores

Ngrënia e akullores mund të shkaktojë dhimbje, mpirje dhe ndjesinë e ngrirjes së trurit.

Ngrënia e akullores mund të shkaktojë dhimbje, mpirje dhe ndjesinë e ngrirjes së trurit.

Fyti është pikëtakimi i dy enëve të gjakut të cilat e ushqejnë trurin me gjak.

Kur ato preken nga i ftohti, truri beson se trupi ka ngecur në një ambient shumë të ftohtë.  Enët e gjakut zgjerohen dhe kontraktohen menjëherë për të siguruar më shumë gjak.

Receptorët e trurit përgjigjen me ndjesinë e mpirjes.

Përlotje Gjatë Hapjes Së Gojës

Hapja e gojës shoqërohet shpesh me daljen e lotëve.

Tensioni muskular shkakton mbyllje të pavullnetshme të syve dhe daljen e lotëve të tepërt të akumuluar në sy.

Mpirja E Këmbës Pas Qëndrimit Ulur

Nëse keni qëndruar ulur për shumë kohë, me siguri keni përjetuar mpirje dhe therje të këmbës.

Kjo ndodh sepse nervat e këmbës janë penguar për shumë kohë dhe qarkullimi i gjakut në atë zonë ka qenë i kufizuar.

Njerëzit më të dobët përjetojnë më shumë mpirje sepse enët e gjakut kompresohen më shumë gjatë qëndrimit ulur.

Mornica Në Trup Nga Frika

Mornicat në trup nga frika shkaktohen si pasojë e kontraktimit të qimeve të lëkurës, një mekanizëm i padobishëm që shkaktohet nga adrenalina e tepërt ose stresi.

Tharja E Buzëve Nga I Ftohti

Lëkura e buzëve është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit.

Buzët nuk përmbajnë shumë gjendra që çlirojnë vajra dhe lagështi ndaj duhet t’i zbusni më shumë.

Stomaku Hungërin Nga Uria

Ulërima e stomakut kur jeni të uritur ka të bëjë me kontraktime të shpeshta të këtij organi.

Kur receptorët e stomakut ndiejnë mungesën e ushqimit ato dërgojnë disa ngarkesa elektrike në zorrë që shkaktojnë shtrëngimin e muskujve të stomakut.

Tështima Nga Dielli

Teoria pas fenomenit të tështimës si pasojë e diellit shpjegon se nervat optikë që janë të ndjeshëm ndaj dritës, janë shumë pranë nervave që kontrollojnë tështimën.

Reagimi i nervave optikë ndaj dritës, nxit edhe ndjesinë që hunda është e irrituar dhe tështima duhet ta pastrojë atë.

Shikimi Mjegullohet Si Pasojë E Blicit Të Kamerës

Blici i aparatit fotografik stimulon shumë receptorë që konvertojnë dritën në impulse elektrike të cilat prodhojnë imazhet që ne shohim çdo ditë.

Blici lëshon një dritë aq të fortë sa këto receptorë tejstimulohen dhe shikimi është me pika dhe njolla.

Marramendje Pas Lëvizjes Së Shpejtë

Nëse keni qëndruar ulur për shumë kohë dhe ngriheni shumë shpejt me siguri do të përjetoni një marramendje të lehtë.

Kjo ndodh për shkak të qarkullimit të beftë të gjakut në këmbë dhe zbrazjes së trurit nga një pjesë e madhe e gjakut.

Rrahjet e zemrës janë më të larta dhe enët e gjakut më të ngushta.

Të Dridhura Nga I Ftohti

Trupi mundohet ta ruajë temperaturën në nivelin e 37 gradëve.

Kur ekspozohemi ndaj të ftohtit, trupi pëson të dridhura sepse muskujt kontraktohen më shumë në përpjekje për të krijuar më shumë nxehtësi.

Kjo është një taktikë kontraktimi dhe zgjerimi të muskujve për të rikthyer temperaturën e organizmit.

Shikimi i paqartë dhe harresa, 5 shenja paralajmëruese të një tumori në tru

Simptomat e zakonshme të tumoreve të trurit përfshijnë dhimbje koke, konvulsione dhe të përziera. Por ka shenja të tjera më pak të njohura që mund të paralajmërojnë këtë sëmundje të rëndë.

Tumoret e trurit vrasin më shumë fëmijë dhe të rritur nën moshën 40 vjeç se çdo kancer tjetër, sipas shoqatës bamirëse të kërkimit të tumorit të trurit. MailOnline zbulon pesë shenja të çuditshme paralajmëruese të një tumori në tru.

Humbja e interesit për hobi

Humbja e papritur e interesit për hobin tuaj të preferuar mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru. Sipas The Brain Tumor Charity, një në tre persona me një tumor të trurit përjetojnë një ndryshim të personalitetit të një lloji.

Kjo mund të jetë në formën e humbjes së interesit për një hobi. Kur një tumor rritet në tru, ai mund të ushtrojë presion mbi qelizat e shëndetshme rreth tij. Nëse zhvillohet në lobin frontal, zona që kontrollon emocionet, personalitetin dhe sjelljen, mund të filloni të veproni në mënyrë të çuditshme.

Një tumor në gjëndrën e hipofizës gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime të personalitetit si depresioni dhe ankthi, thotë shoqata bamirëse Brain Tumor Research.

Dr Karen Noble, drejtore e politikave, kërkimit dhe inovacionit në Brain Tumor Research, është shprehur:  “Tumorët e trurit pranë gjëndrrës së hipofizës mund të shkaktojnë disa nga simptomat më befasuese, të tilla si ndryshime ekstreme në personalitet, peshë dhe madhësi fizike, ose vonesa në pubertet. Kjo është për shkak të tumorit që ndikon në nivelet e hormoneve që prodhon gjëndra.

Por është e rëndësishme t’i kapni këto simptoma herët.

Vetëm 40 për qind e pacientëve me kancer të trurit jetojnë më shumë se një vit pas diagnozës dhe vetëm 20 për qind mbijetojnë pesë vjet, sugjerojnë të dhënat.

Shpërthime ekstreme të rritjes

Tumoret që prekin gjëndrrën e hipofizës gjithashtu, në raste të rralla, mund të shkaktojnë rritje ekstreme tek të rriturit si dhe tek fëmijët. Disa tumore që prekin gjëndrrën e hipofizës prodhojnë hormone, sipas Cancer Research. Ky prodhim i hormoneve mund të shkaktojë rritje tek të rinjtë. Por këto rritje nuk janë vetëm tek fëmijët, ato mund të ndodhin edhe tek të rriturit.

Kjo rritje e pazakontë në madhësi mund të shkaktojë rritjen e duarve, këmbëve apo edhe nofullës së poshtme te të rriturit, thonë ekspertët.

Dr Noble tha: Zbulimi i hershëm dhe trajtimi mund të shmangë komplikimet më vonë. Megjithatë tumoret e trurit shpesh diagnostikohen gabimisht, gjë që mund ta vonojë këtë. Ka mbi 120 lloje të ndryshme të tumorit të trurit dhe simptomat janë të shumta dhe të ndryshme, në varësi të vendit ku ndodhet tumori në tru.

Harresa

Harrimi i kryerjes së detyrave të përditshme si mbyllja e derës dhe fikja e furrës shpesh shihen si shenja dalluese të Alzheimerit. Por harresa mund të jetë gjithashtu një shenjë e një tumori në tru.

Për shkak se shumë zona të trurit punojnë për të ruajtur dhe kujtuar lloje të ndryshme kujtimesh, është e vështirë të përcaktohet se si tumoret e ndryshme të trurit do të ndikojnë në kujtesën e njerëzve, sipas The Brain Tumor Charity. Organizata bamirëse shpjegon se harresa ka më shumë gjasa të përjetohet nëse tumori është në lobet frontale ose temporale të trurit, ku ruhen kujtimet.

Rreth një në dy njerëz përjetojnë vështirësi në kujtesë të shkaktuar nga një tumor i trurit, por kjo mund të shkaktohet edhe nga trajtimi i tij. Rënia e aftësisë mendore dhe konfuzioni janë gjithashtu simptoma të një tumori të trurit në këtë pjesë të trurit. Ekspertët paralajmërojnë se këto simptoma mund të vijnë dhe të ikin fillimisht përpara se të përkeqësohen.

Pamje e turbullt

Pamja e paqartë ose shikimi që vjen dhe shkon, edhe kur mbani syze, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru. Nëse tumori i trurit ushtron presion mbi nervin optik, shikimi juaj mund të ndikohet në mënyrë drastike, thonë ekspertët.

Ju madje mund të vini re se mund të bëheni më të ngathët dhe të përplaseni me objekte të tjera, veçanërisht nëse e humbni shikimin nga cepat e syve. Vizioni i paqartë, format lundruese dhe vizioni i tunelit mund të jenë gjithashtu shenja të një tumori të trurit, sipas Cancer Research. Përveç shikimit të paqartë ose të dyfishtë, ju gjithashtu mund të përjetoni shikim të turbullt që shkaktohet nga kollitja, teshtitja apo edhe thjesht nga përkulja.

Megjithatë, këto simptoma të lidhura me sytë dhe shikimin, nëse shfaqen papritur, mund të shkaktohen gjithashtu nga një mpiksje gjaku ose meningjiti, kështu që shoqata bamirëse Brain Tumor Research rekomandon që të kërkoni urgjentisht këshilla mjekësore.

“Testet e rregullta të syve ndonjëherë mund të zbulojnë problemet e syve që tregojnë praninë e një tumori të trurit përpara se ndonjë simptomë të bëhet e dukshme”, u shpreh Dr Noble.

Dëgjimi i zërave

Zërat haluçinues dhe dëgjimi i tingujve të rastësishëm ndonjëherë mund të tregojnë një gjendje të shëndetit mendor. Por mund të jetë edhe një tumor i trurit. Halucinacionet dëgjimore, siç njihen, mund të shkaktohen nga tumoret e trurit që janë kancerogjene dhe beninje.

Këto halucinacione mund të ndodhin nëse tumori ndodhet në lobin temporal, pjesa e trurit që përpunon zërin, kupton gjuhën dhe kodon kujtesën. Mund të ndodhë gjithashtu nëse tumori shtypet kundër një nervi që dërgon sinjale nga veshi në tru. Një tumor këtu mund të shkaktojë gjithashtu vështirësi në dëgjim dhe të folur, sipas Cancer Research.

Dr Nobel tha: Në mënyrë shkatërruese, si dhe gjithë kjo pasiguri, ata që diagnostikohen me një tumor të trurit gjithashtu zakonisht përballen me një prognozë shumë të zymtë. Vetëm 12 për qind e pacientëve jetojnë më shumë se pesë vjet.

Vdes Ali Anter burri më i vjetër në botë në moshën 140-vjeçare, i famshëm për brirët e tij në ballë

 

Një burrë i cili njihet për brirët në anën e kokës ka vdekur në moshën 140-vjeçare.

Vdekja e Ali Anter, i cili supozohet të jetë njeriu më i vjetër i Jemenit, vjen pasi ai mori famë për brirët e tij të çuditshëm. Ali njihet edhe me nofkën “Dy Brirët”, me prejardhje nga Guvernatori Al Jawf.

Pasi mbushi 100 vjeç, atij filluan t’i shfaqeshin brirë në të dyja anët e ballit, ka raportuar gazeta jemenase Aden al-Ghad. Njëra prej tyre vazhdonte të rritej gjatë gjithë kohës dhe iu përlu si briri i dhisë. Para se të vdiste, briri i tij arriti të kishte një madhësi shumë të madhe ku ishte në nivelin e gojës.

Aliu raportohet të ketë vdekur tre ditë pas xhirimit të një video, ku shihet një person duke u përpjekur të ndërpresë rritjen e bririt me një instrument të nxehtë.

Mësohet se video është postuar nga të afërmit e tij. Një anëtar i familjes ka deklaruar se Aliu vdiq nga përkeqësimi i shëndetit fizik dhe mendor të shkaktuar nga pleqëria.

Mediat lokale raportojnë se Ali ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kujtesa e tij ishte në rregull deri rreth vitit 2017, kur gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Ai pretendohet se kishte më shumë se 70 nipër e mbesa.

Rritjet që dalin nga balli i Aliut mund të kenë qenë brirë të lëkurës. Brirët e lëkurës janë tumore të lëkurës që përbëhen nga keratin e njëjta proteinë që përbën flokët, thonjtë dhe thundrat.

Ato lindin nga lezione beninje, pre malinje ose malinje të lëkurës dhe janë më të zakonshme tek pacientët e moshuar dhe njerëzit me lëkurë më të hapur. Në disa raste, ato shoqërohen me ekspozimin ndaj diellit dhe burimeve të tjera të rrezatimit UV.

Një rast i famshëm është ai i Madame Dimanche,  një gruaje franceze që jetonte në Paris në fillim të shekullit të 19-të.

Në moshën 76-vjeçare, asaj filloi t’i dilte një bri në ballin e saj rreth 24.9 cm, por një kirurg francez ia hoqi asaj me sukses.

Një fermer 74-vjeçar indian goditi kokën dhe filloi që në ballin e tij ti rritej një bri masiv. Shumica e këtyre masave që dalin janë beninje, por ato ndonjëherë janë kanceroze ose prekanceroze dhe duhet të trajtohen dhe ato mund të shfaqen në vende të ndryshme rreth trupit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...