2025-01-02
Pse në hartën e Evropës të paraqitur nga Ursula von Der Leyen Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë?
Konfliktet gjeopolitike dhe riorganizimi global, Kriza klimatike dhe ndikimet në planet, Teknologjia dhe revolucioni digjital,Krizat shëndetësore dhe pandemitë e mundshme
Parashikimet për vitin 2025 varen nga fusha që analizohet, teknologjia, ekonomia, ndryshimet klimatike, politika apo shoqëria. Fenomenet globale të pritshme për vitin 2025 lidhen me trende të mëdha që po zhvillohen prej vitesh dhe që kanë ndikim të gjerë. Ja disa trende dhe parashikime të përgjithshme të bazuara në të dhënat dhe zhvillimet më të fundit që pritet të ndodhin në vitin që sapo ka trokitur.
1. Kriza klimatike dhe ndikimet në planet
Ndryshimet klimatike janë një prej sfidave më kritike. Në vitin 2025, efektet pritet të jenë më të dukshme:
Temperaturat ekstreme: Temperaturat mesatare globale do të rriten, duke shkaktuar zjarre pyjore më të mëdha dhe thatësira të gjata, si dhe reshje të paparashikueshme në shumë rajone.
Rritja e nivelit të deteve: Vendet bregdetare dhe ishujt mund të përballen me përmbytje më të shpeshta dhe më të rënda. Qytetet si Jakarta, Bangkok dhe Majami janë veçanërisht në rrezik.
Migrimi klimatik: Miliona njerëz mund të detyrohen të lëvizin për shkak të ndryshimeve klimatike, duke krijuar kriza humanitare dhe konflikte për burimet.
Disa prej sfidave në këtë drejtim mbetet iniciativa të tilla si: teknologji të gjelbra, kapja dhe ruajtja e karbonit; investime në energji të rinovueshme, si diellore dhe eolike, për të ulur varësinë nga karburantet fosile; si edhe marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e emetimeve të gazeve serë.
2. Teknologjia dhe revolucioni digjital
Përparimet teknologjike pritet të transformojnë jetën e përditshme:
Përhapja e AI: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për zgjidhjen e problemeve komplekse, nga parashikimi i katastrofave natyrore deri te diagnostikimi i sëmundjeve të rralla. Megjithatë, ka rreziqe të lidhura me sigurinë kibernetike dhe privatësinë.
Automatizimi i punës: Në shumë sektorë, si prodhimi dhe logjistika, robotët dhe makineritë inteligjente do të zëvendësojnë punën manuale. Kjo mund të rritë produktivitetin, por njëkohësisht edhe papunësinë në shumë sektorë të industrive më të mëdha në të gjithë botën.
Hapësira dhe eksplorimi ndërplanetar: Deri në vitin 2025, misionet për kthimin e mostrave nga Marsi ose për ndërtimin e bazave në Hënë mund të jenë afër realizimit. Pritet rritje e turizmit hapësinor për individë të pasur.
Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2025, dukuritë
3. Krizat shëndetësore dhe pandemitë e mundshme
Pas mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19, në vitin 2025, monitorimi i sëmundjeve do të përmirësohet, duke përdorur AI dhe rrjete globale për parashikimin dhe menaxhimin e pandemive.
Pritet që këtë vit të ketë vaksina të reja dhe terapi gjenetike. Teknologjitë si mRNA do të përdoren për trajtimin e sëmundjeve si kanceri dhe HIV.
4. Konfliktet gjeopolitike dhe riorganizimi global
Rivalitetet ndërmjet fuqive të mëdha: SHBA, Kina dhe Rusia mund të kenë tensione për kontrollin e resurseve, teknologjive dhe tregjeve globale.
Luftërat hibride: Konfliktet do të përfshijnë jo vetëm forca ushtarake, por edhe sulme kibernetike dhe dezinformim masiv.
Lufta për burime natyrore: Kriza për ujë të pijshëm dhe minerale të rralla do të shkaktojë tensione midis vendeve.
5. Shoqëria dhe dinamikat sociale
Migrimi masiv: Për shkak të ndryshimeve klimatike, luftërave dhe krizave ekonomike, shumë njerëz do të zhvendosen drejt vendeve më të zhvilluara.
Barazia gjinore dhe drejtësia sociale: Lëvizjet për të drejtat e njeriut do të bëhen më të fuqishme, të ndihmuara nga platformat digjitale.
Ndryshimi në stilin e jetës: Teknologjia do të dominojë çdo aspekt të jetës, nga puna në distancë deri te arsimi online dhe automatizimi i jetës së përditshme.
6. Ekonomia botërore dhe e ardhmja financiare
Kriptovalutat dhe decentralizimi: Blockchain mund të ndryshojë mënyrën se si bëjmë tregti dhe si menaxhojmë financat. Monedha digjitale mund të bëhet më e zakonshme.
Ekonomia e gjelbër: Investimet në teknologji dhe projekte të qëndrueshme do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e mjedisit.
Drejtorët e FBI-ja e CIA-ja thonë se TikTok-u po kërcënon SHBA-në
Drejtorët e CIA-s, FBI-së dhe inteligjencës kombëtare ka folur të enjten me Komitetin e Inteligjencës së Senatit për kërcënimet e sigurisë kombëtare.
Ata kanë folur ndër të tjera edhe për kërcënimet që i vijnë SHBA-së nga platforma kineze e videove të shkurtra “TikTok”.
Drejtuesit e spiunazhit u thanë gjithashtu senatorëve se ekstremistët me motive racore përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për amerikanët.
Institucionet në disa vende të botës, përfshirë SHBA-në e kanë ndaluar së fundmi përdorimin e TikTok-ut.
Kanadaja ka vendosur javën e kaluar ta ndalojë aplikacionin TikTok nga të gjitha pajisjet qeveritare.
“Vendimi pason një rishikim nga shefi i informacionit të Kanadasë, dhe aplikacioni paraqet një nivel të papranueshëm rreziku për privatësinë dhe sigurinë”, tha një zëdhënës i Qeverisë në një deklaratë, raportoi BBC-ja.
TikTok-u është kritikuar për përdorimin e informacionit personal dhe lidhjet me qeverinë kineze.
Aplikacioni i videove të shkurtra është në pronësi të firmës kineze ByteDance Ltd.
Punonjësve federalë amerikanë iu ndalua përdorimi i TikTok-ut në fund të vitit të kaluar dhe Shtëpia e Bardhë u dha afat agjencive qeveritare 30 ditë për të pastruar aplikacionin nga sistemet e tyre.
Një numër universitetesh amerikane e kanë ndaluar po ashtu përdorimin e aplikacionit në rrjetet e tyre. Ndalime më të gjera publike janë zbatuar në Indi dhe disa vende të tjera aziatike.
Kompania këmbëngul që zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë akses në të dhënat e përdoruesve dhe se një version kinez i aplikacionit është i ndarë nga ai i përdorur në pjesën tjetër të botës. Por vitin e kaluar, kompania pranoi se disa staf në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve evropianë.
Zyrtarët amerikanë kanë drejtuar gishtin nga Pekini, por nuk e kanë bërë publike provat e tyre.
Shkelja, e cila u zbulua më 8 dhjetor nga firma e sigurisë kibernetike BeyondTrust, përfshinte vjedhjen e një çelësi sigurie që mundësoi akses të paautorizuar në dokumentet e paklasifikuara në sistemet e Departamentit të Thesarit. Që atëherë, departamenti i ka nxjerrë jashtë linje pajisjet e prekura dhe ka siguruar publikun se nuk ka prova që sugjerojnë akses të vazhdueshëm nga hakerët. Zyrtarët amerikanë kanë drejtuar gishtin nga Pekini, por nuk e kanë bërë publike provat e tyre.
Ky incident vjen pas raportimeve në lidhje me një shkelje të veçantë nga një grup i dyshuar hakerimi kinez i quajtur Salt Typhoon, i cili depërtoi në sistemet e telekomunikacionit amerikan. Thuhet se hakerët kishin akses në bisedat telefonike dhe mesazhet me tekst të zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe zëvendëspresidentin e zgjedhur JD Vance.
Kina ka mohuar se ka kryer një sulm kibernetik të sponsorizuar nga shteti ndaj Departamentit të Thesarit të SHBA-së, pas akuzave të hënën se hakerët kishin akses në skedarë dhe stacione pune të ndjeshme në atë që zyrtarët e kanë quajtur një shkelje “të madhe” të sigurisë.
Të martën, Mao Ning, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, tha se Pekini e kishte bërë shumë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me “akuza të tilla të pabaza që nuk kanë prova”. Zëdhënësi tha se “Kina ka kundërshtuar gjithmonë të gjitha format e sulmeve të hakerëve dhe ne jemi edhe më kundër përhapjes së informacionit të rremë kundër Kinës për qëllime politike”.
Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare
Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare. –
Kolonja është shumë e pasur përsa i përket vendbanimeve të hershme ajo ka një grup kalash, tumash dhe varre monumentale jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).
Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi …
Monedhat ishin dy lojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë.
Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin.
PLATIN m. kim.
Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.
Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar.
Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike.
Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.
Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’.
Ky fshat tashmë i njohur për thesarin e mijrave monedha gjetur aty quhet “Qinam”
Çdo të thotë ky emër shpesh herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim?
Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq”
dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje“Qeramike”
Në gjuhën shqipe por jo vetëm; “Qeramidhia” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njhet baza materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; – Di/egur = Tiegull.
“Ngjyra” (Chroma – kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe.
Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri
Në fjalorin e shqipes kemi: CËR m.
Pisku i vapës, koha kur të djeg vapa. Në cërin e vapës.
E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse në prezence të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell.
Qeramidhe pra, quhet; “Dhe i pjekur- Ceramidhe”, qyramidhe, qeramidhe –(tjegull).
“Qinam” emri i fshatit në kolonjë – Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe) Qeramikë. (M. Butka)
Dielli ynë sot nuk ka shok
Dielli ynë mund të ketë
Dielli ynë është paksa një nomad i izoluar. Duke orbituar në një nga krahët spirale të Rrugës së Qumështit, ajo na çon në një udhëtim rreth galaktikës afërsisht një herë në 230 milionë vjet në të vetmuarit tonë. Ylli më i afërt me Diellin tonë, Proxima Centauri, është 4.2 vite dritë larg, aq i largët saqë do t’i duheshin edhe anijes më të shpejtë kozmike të ndërtuar ndonjëherë më shumë se 7000 vjet për t’u arritur.
Gjithsesi, kudo që shikojmë në galaktikën tonë, ylli në qendër të Sistemit tonë Diellor duket gjithnjë e më shumë si një anomali. Yjet binare – yjet që rrotullohen rreth galaktikës të lidhur në mënyrë të pashmangshme së bashku si çifte – duket se janë të zakonshëm. Kohët e fundit, astronomët kanë vërejtur madje një çift që rrotullohet në afërsi të habitshme me vrimën e zezë supermasive që ndodhet në zemër të Rrugës së Qumështit – një vend që astrofizikanët mendonin se do të bënte që yjet të shkëputeshin nga njëri-tjetri ose të shtypeshin së bashku nga graviteti i fortë.
Në fakt, zbulimet e sistemeve binare të yjeve janë tani aq të zakonshme sa disa shkencëtarë besojnë se ndoshta të gjithë yjet dikur kanë qenë në marrëdhënie binare – të lindur si çifte, secili me një vëlla yjor. Kjo ka çuar në një pyetje intriguese: a ishte edhe Dielli ynë dikur një yll binar, shoqëruesi i tij i humbur shumë kohë më parë?
Është padyshim një mundësi, thotë Gongjie Li, një astronom në Institutin e Teknologjisë në Georgia në SHBA. “Dhe është shumë interesante.”
Fatmirësisht për ne, Dielli ynë sot nuk ka shok. Nëse do të ndodhte, tërheqja gravitacionale e një vëllau diellor mund të kishte prishur orbitën e Tokës dhe planetëve të tjerë, duke e dënuar shtëpinë tonë në rrëshqitje nga nxehtësia ekstreme në të ftohtin e tmerrshëm, në një mënyrë që mund të kishte qenë shumë jomikpritëse për jetën.
Yjet binar më të afërt me Tokën, Alfa Centauri A dhe B, orbitojnë njëri-tjetrin në rreth 24 herë distance Tokë-Diell, ose 3.6 miliardë milje. Sugjerimet se Dielli ynë mund të ketë gjithashtu një shoqërues të zbehtë që rrethon sistemin tonë diellor sot – një yll hipotetik i quajtur shpesh Nemesis – kanë rënë në favor që kur u propozuan për herë të parë më 1984, pasi asnjë yll i atillë nuk u gjet në sondazhe dhe studiem të shumta.
Por kur Dielli ynë u formua për herë të parë 4.6 miliardë vjet më parë, megjithatë, mund të ketë qenë një çështje tjetër.
Ndërsa gjetja dhe identifikimi i shoqëruesit të mundshëm të Diellit tonë duket i frikshëm, perspektiva që dikur ishte një yll binary, ngre implikime interesante për planetët rreth yjeve të tjerë, të njohur si ekzoplanetë. Më e rëndësishmja, do të tregonte se në Sistemin tonë Diellor, ekzistenca e jetës dhe mbijetesa e planetëve tanë nuk u pakësua nga prania e një ylli tjetër. “Ka shumë sisteme ekzoplanetare të zbuluara që në fakt rrotullohen binarët yjor,” thotë Li. Disa prej tyre rrotullohen rreth njërit prej dy yjeve, të njohur si sisteme rrethore yjore, ndërsa të tjerët rrotullohen rreth të dy yjeve dhe kanë qiej me dy diej, si planeti imagjinar Tatooine në Star Wars. Këto quhen sisteme rrethore.
Megjithatë, ndonjëherë ne shohim shoqërues binare që shkaktojnë kërdi me sisteme të tilla. “Varet se sa larg është ylli”, thotë Li. Nëse ylli është më afër, ai mund të “shkelë orbitat planetare” dhe t’i shtyjë ato në forma të çuditshme, jo rrethore. “Në sistemet rreth yjore, planetët mund të kenë një ekscentricitet të lartë,” thotë Li. “Por kjo nuk mund t’i bëjë ata domosdoshmërisht të paqëndrueshëm.” Megjithatë, ai mund të bëjë që planeti të përjetojë ndryshime të mëdha në temperature, ndërsa lëviz më afër dhe më larg yllit, thotë ai.
Për planetin tonë, duket se ekzistenca e mundshme e një shoqëruesi binar të Diellit tonë shumë kohë më parë nuk e pengoi ekzistencën tonë. Dhe ndërsa shkencëtarët ekzaminojnë rajonet më të largëta të Sistemit tonë Diellor me më shumë detaje, ata mund të zbulojnë më shumë shenja se dikur ekzistonte – një nënshkrim i qëndrueshëm që pret të gjendet.
Nëse ekziston, mund të jetë atje, diku, me një sistem diellor krejt të tijën. “Mund të mos ketë mbetur shumë prapa apo përpara,” thotë Sadavoy. “Ose mund të jetë në anën tjetër të galaktikës dhe ne nuk do ta dinim.
Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, objektet përfshijnë statuja, enë qeramike dhe objekte të tjera historikisht të rëndësishme që ishin nxjerrë ilegalisht nga vendi i tyre në fundin e detit.
Dy persona janë arrestuar në Egjipt pas një tentative për të vjedhur qindra artefakte antike nga fundi i detit. Dy burra dyshohet se ishin të përfshirë në një operacion të paligjshëm për të nxjerrë dhe kontrabanduar relikte të çmuara nga vende arkeologjike nën ujë, disa prej të cilave datojnë nga periudhat e Egjiptit të lashtë dhe Greko-Romake.
Artefaktet u zbuluan afër bregut të Egjiptit nga autoritetet, të cilat po kryenin patrullime të zakonshme dhe monitoronin përpjekjet për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të vendit.
Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, objektet përfshijnë statuja, enë qeramike dhe objekte të tjera historikisht të rëndësishme që ishin nxjerrë ilegalisht nga vendi i tyre në fundin e detit.
Të dyshuarit po përballen me akuza të rënda, përfshirë vjedhje, kontrabandë dhe shkelje të ligjeve që mbrojnë trashëgiminë kulturore. Autoritetet kanë theksuar se aktivitete të tilla të paligjshme mund të dëmtojnë jo vetëm identitetin kulturor të Egjiptit, por gjithashtu të dëmtojnë përpjekjet për të ruajtur dhe studiuar këto pasuri të pazëvendësueshme për brezat që do të vijnë.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...