Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/08

Valza Bajra: “Si më kërcënuan me likuidim fizik pa arsye”


Valza Bajra: “Si më kërcënuan me likuidim fizik pa arsye”


Për më shumë se një muaj, këngëtarja kosovare, Valza Bajra, ka marrë kërcënime me likuidim fizik nëse ajo nuk do hiqte dorë nga muzika. Siç bën të ditur Valza, personi që e ka kërcënuar është femër dhe pasi ishin takuar, kishin sqaruar gjërat dhe ajo kishte vërejtur që kërcënimet i kishte adresuar në vend të gabuar. Arsyet e vetme kanë qenë pikërisht vendlindja e saj, Drenica dhe largimi nga estrada, në të kundërtën personi që kishte kërcënuar këngëtaren kishte thënë se do ta shkatërronte. Momentalisht, Valza po shfaqet në ekran me klipin e fundit “Badihava”, i cili është pëlqyer shumë nga fansat.



Nga Blerand Rexhepi
Foto Arbër Hoxha

Valza, sapo ke publikuar klipin e këngës “Badihava”, na thuaj diçka më shumë rreth këtij projekti?

Këngën e ka punuar Florent Boshnjakun, me tekst të Aida Barakut dhe u realizua e gjitha në studion e Florent Boshnjakut. Për herë të parë bashkëpunova me video produksionin “Imagine” dhe jam ndarë mjaft e kënaqur me të dyja palët.

Nga komentet e para shihet se kënga është pëlqyer shumë, sa që ishte vendosur edhe në youtube të kinezëve, e ke vërejtur këtë gjë?

Kam marrë mjaft opinione të mira rreth realizimit të këngës dhe klipit, e sa i përket youtubit kinez, para dy ditëve më informoi një mik i imi, që edhe unë bëj pjesë në youtubin kinez.

Para disa javësh juve ju është vjedhur adresa e vjetër në Facebook, e më vonë keni pasur kërcënime, nga kush?

Isha për Vitin e Ri në Bruksel, ku kam pasur dy mbrëmje atje. Pasi u ktheva në banesë pashë që adresën time nuk munda të hap, e sa i përket kërcënimeve m’u duk e çuditshme, sepse sa të mundem, unë krijoj miq e jo armiq…

Ka një muaj që juve ju kërcënon një vajzë anonime, është fanse e juaja, e njihni? Na thuaj diçka më tepër në lidhje me këtë?

Pas shumë kërcënimeve arrita të takohem me personin për të biseduar dhe nga fjalët e saj kuptova që kërcënimet kanë ardhur në adresën e gabuar (nuk isha unë personi adekuat për t’u kërcënuar).

Shumë gazetarëve në media të ndryshme e njëjta vajzë i ka nisur lajme të pavërteta për juve, i dini arsyet?

Unë as që jam e informuar për këtë vajzë, për herë të parë po e dëgjoja.

Edhe në telefon keni pasur kërcënime, mund të përmendësh ndonjë mesazh kërcënues?

Po ju them sms-ë e parë dhe të fundit. I pari; “Nëse ti je vërtetë Valza, unë do të shkatërroj me karrierë dhe me çdo gjë në jetën tënde. Nëse ti me të vërtetë e do jetën tënde, lëre muzikën”. Dhe i fundit ka qenë; “E urrej Drenicën dhe ty që je nga ai vend, uroj që mos të të shoh kurrë në tv, se do të thyej tv-në, të urrej me zemër dhe do bëj çdo gjë për të të shkatërruar”.

Pse nuk i keni denoncuar në polici?

Nuk kam dashur të lajmëroj policinë, sepse personi ishte në adresë të gabuar.

Mendoni se i bën dikush nga estrada këto “kërcënime ”?

Nuk e kam idenë dhe nuk më bëjnë përshtypje, Nuk dua të di se kush është dhe se çka përflitet për mua.

Po fjalët për një lidhje të mundshme mes teje dhe një politikani nga Shqipëria, sa janë të vërteta?

Më ka rastisur puna të ulem në një tryezë miqësisht me disa politikanë nga Shqipëria, e nuk kam çka të shtoj në këtë aspekt, sepse vërtet, unë dhe politika jemi shumë larg dhe me njerëzit e politikës, si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria nuk më lidh asgjë...

MONOGRAFI:KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN-GJERMANI

Shkruan:Shaban Cakolli





Çështja e mërgatës sonë nëpër shekuj është temë e pashterrshme studimi,sikurse qe i pandalur emigrimi i shqiptarëve.

Po të thellohemi në një historiografi të re shqiptarësh,do të mund të nxirrnim shumë materiale e fakte për çështjen tonë,por edhe për punën dhe organizimin e kësaj mërgate.Por,në këtë vështrim të shkurtër ne as që kemi ndërmend,dhe as që do të mundnim të bënim një thellim të tillë,nga se në këtë studim duam të shtrojmë një aspekt tjetër,pra organizimin e komunitetit shqiptar në Gelsenkirchen të Gjermanisë të hartuar në një libër monografik historiko-kombëtar,hartuar nga veprimtari i shquar i arsimit kombëtar z.Sejdi Gashi.

Libri monografik,libër aq i shtjelluar mirë,i faktuar me kujdes me analiza të mirëfillta të një historie mërgimtarësh shqiptar,do të jetë si libër shembull që ka ofruar ndonjëherë mërgata jonë.”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN-GJERMANI” titull mjaft domethënës,libër i punuar me një përkushtim të madh,dëshirë të zjarrtë që brezave që vijnë të ju lë fakte të shkruara,se në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë përendimore kanë jetuar shumë shqiptarë,duke kaluar nëpër shumë faza zhvillimi edhe pse ndoshta në forma të ndryshme organizimi,por pavarësisht nga format e organizimit,mërgimtarët këtu kanë ushqyar ndjenja për të ndihmuar çështjen e vet kombëtare.





                   Në foto: SEJDI GASHI

Kështu është shprehur në një parathënje të këtij libri monografik lektori Driton Gashi,i cili më tej shton;Për veprën e Sejdi Gashit ka shumë për ë thënë,edhe pse një parathënje nuk mund të i thotë të gjitha por ja që duhesh të evitosh,punën e madhe dhe angazhimin e mërgimtarëve,kujdesin,ndihmat nga mërgimtarët drejtuar në Kosovë,Shqipëri,e trojet tjera shqiptare,përkrahja e shkollave shqipe në Kosovë,UÇK-së,ndjenja e mërgimtarëve si të huaj,përpjekjet e tyre për integrim,sukseset,dështimet,
gëzimet,hidhërimet,dëshprimet,shpresat për një të ardhme të mirë……

Janë këto disa nga temat që shtjellohen në këtë monografi dhe dokumentohen me fakte,por që edhe fatbardhësisht në këtë qytet jetojnë edhe dëshmitarë të kohës që mund të dëshmojnë prej kohës së punëtorëve me punë të përkohëshme nga vitet 60-ta,deri të mërgimtarët e këtyre viteve.

Libri”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN”,i autorit Sejdi Gashi nuk mund të shtjellohet përmjet një parathënje madje sado e gjatë të jetë ajo,i mbetet lexuesëve të lexojnë në tërësi të nxjerrin shumë thesare dhe fakte të qmuara nga kjo monografi.

Monografia”Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani”,është e ndarë në gjashtë kapituj,apo krerë:

Kreu i parë flet mbi emigrimin e shqiptarëve gjatë historisë

Kreu i dytë për Diasporën Shqiptare në Gjermani

-Emigrantët e parë-robër të luftës së dytë botërore
-Punëtorët tanë të përkohëshëm(Gastarbeiter)
-Emigrantët politik të viteve të 80-ta
-Emigrantët politik dhe ekonomik të viteve të 90-ta
-Emigrantët politik nga Shqipëria(Emigrantët e Ambasadave)
-Refugjatët e luftës së vitit1999 nga Kosova

Kreu i tretë:

-Subjektet e organizuara shqiptare në Gelsenkirchen
-Shkolla shqipe me mësim plotësues në Gelsenkirchen
LDK-Aktivi Gelsenkirchen
-Klubi Shqiptar”Vëllezërit Frashëri”Gelsenkirchen
-Qendra Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen
-Shoqata Kulturore ALBKOS Gelsenkirchen
-Shoqata Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen
kreu i katërtë:
Dashuria për Atdheun mbi të gjitha

Kreu i pestë:

-Lufta në Kosovë,sfidë që la gjurmë të pashlyara te mërgimtarët
-Liria e Atdheut më e shtrenjtë se jeta
-Mërgimtarët të parët edhe në rindërtimin e Kosovës së lirë
-Familja mërgimtare Shqiptare
-Ata bënë emër në Gelsenkirchen

Kreu i gjashtë:
-Një fotogaleri e pasur

Sejdi Gashi,ky emër i njohur si veprimtarë i shquar i kombit dhe arsimit tani është i njohur në hapësirën shqiptare dhe diasporë,por pasi që po flasim për librin e tij na duhet të japim pak fjalë për biografinë e tij:

Sejdi Gashi u lind në vitin 1947 në Peran të Besianës-Kosovë.Shkollën fillore,atë Normale dhe Shkollën e Lartë i mbaroi në Prishtinë,kurse Institutin e Gëtes për gjuhë gjermane si gjuhë e dytë në Frankfurt të Gjermanisë.

Punoi në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Keqekollë dhe Prapashticë të Gallapit si dhe në Magurë të Lipjanit.Gjatë asaj kohe u dallua me punën edukativo-arsimore me nxënës,me aktivitete të lira jashtëmësimore dha kontribut në aktivitete atdhetare,shoqërore,kulturore dhe sportive.I emëruar nga organet arsimore të Kosovës që nga viti 1989 punoi në Shkollat shqipe të Mësimit Plotësues në qytetet Gelsenkirchen,Münster,Bocholt, Dorsten,Herten,Varendorf eReclinghausen të Landit Vestfalia Veriore(NRW)të Gjermanisë.Edhe në Gjermani Sejdi Gashi vazhdoi punën me përkushtim të madh në arsimimin dhe edukimin e nxënësve mërgimtarë.

Është nga themeluesit e parë të KASH”Naim Frashëri” në Gjermani,institucion profesional i mësuesëve shqiptarë në Gjermani i cili nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Sejdi Gashi është bashkautor i teksteve shkollore për mësimin plotësues:

1.Abetare për fillestarë në mërgim(1996)
2.Plotësori i Abetares (2000)
3.Leximi 3/4(2000)
4.Fletore pune për leximi im 3/4(2000)
5.Monografi:Qëndresa(1996)
6.Monografi:Shkolla Shqipe në Gjermani(2000)
7.Monografi:Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani(“2011)

Monografia:Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen,është libër voluminoz prej 168 faqesh ku fillimi i saj nisë me një kaptinë në gjuhën gjermane ,pastaj një historik të shkurtër rreth qytetit Gelsenkirchen në të dy gjuhët:Shqip-gjermanisht,duke i dhënë një pasqyrim edhe emigrimit të shqiptarëve gjatë historisë,duke kaluar në diasporën shqiptare në Gjermani ku përshkruhen emigrantët e parë-Robërit e Luftës së Dytë Botërore,të cilët u sollën këtu me dhunë dhe i ngarkuan me punë të detyruar në ndërtimin e rrugëve,në minjera,në furrat e shkrirjes së metaleve,në bujqësi dhe punët më të rënda.

Ata duhej të zëvendsonin obliguesit ushtarak gjerman,që gjindeshin nëpër fronte të luftës.Jeta e tyre ishte shumë e rëndë por edhe pas kapitullimit të Gjermanisë ata mbetën nën mëshirën e fatit,në vendlindje nuk guxonin të ktheheshin sepse shkruheshin Jugosllav,kurse ajo nuk ishte e interesuar të i riatdhesonte por përkundrazi i etikonin kaloboratorë me nazistët.Shumë prej tyre janë asimiluar e zhdukur dhe nuk dihet numri i sakt i tyre por që deri vitet 80-ta janë hasur aty-këtu nëpër Gjermani.Këtyre shqiptarëve të mbetur iu shtua edhe një kontigjent i ri emigrantësh të sapo ardhur nga shtresat intelektuale,si shtudent,ushtarak e politikaj që ndiqeshin nga sistemet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë ,vetëm që nuk pajtoheshin me ideologjinë dhe sistemin e tyre politik.

Një kaptinë në vete iu është përkushtuar Punëtorëve me kohë të përkohshme(Gastarbeiter) kohën kur Gjermania kishte nevojë të madhe për fuqi punëtore sidomos në ndërtimtari,minjera,shkritore dhe fabrika.Jugosllavia po bënte kontrata me gjermanët duke shitur fuqinë punëtore shqiptare,por edhe shqiptarët ishin detyruar të i pranonin,nga se ish-Jugosllavia me sundimin e egër i kishte varfëruar aq shumë sa që në pamundësi punësimi në vendlindje,detyroheshin të merrnin këtë rrugë.Kjo rrugë nis nga vitet 1966,ku punëtorët tanë punonin punë të rënda,me kushte të rënda jetese,banime kolektive si dhe nën trysnitë dhe përcjellëjet e sigurimit të shtetit jugosllav nëpër mes përfaqsive diplomatike dhe formave tjera speciale.

Një numër i madh i këtyre punëtorëve kanë jetuar edhe në Gelsenkirchen,ku autori i kësaj monografie Sejdi Gashi ka hartuar me pedantëri listat me emrat e tyre,foto e biseda me ta.Në rrëfimet e tyre shpalosin ato kujtime Vehbi Bahtiri,Xhemajl Duhlaku,Gani Loshi,Isuf Duhlaku,rrëfejnë për jetën e vështirë të tyre në atë kohë,adaptimin e tyre të vështirë në shoqërinë gjermane,gjuhë,kulturë e traditë,sjelljet e pronarëve të firmave me ta, kushtet e vështira të banimit,kushtet e vështira të komunikimit në atdhe,pasi që në disa vendbanime në Kosovë ende nuk flitej për telefonat,po detyroheshin të shkruanin letra,apo me ndonjë porosi të ndonjë udhëtari që shtegtonte andej.

Puntorët tanë nuk mund të zhvillonin jetën kulturore,duheshin të kursenin mjete për të ndihmuar familjet e tyre në Kosovë,shkollimin e fëmijëve atje,pushimet i bënin një herë në vit e shumë vështërsi tjera,të cilat ne nuk mund të i japim në një shkrim të shkurtër,por i mbetet lexuesit të lexoi në tërësi monografinë.Libri vazhdon më tej të na njeh me emigrantët politik të viteve të tetëdhjeta,kohën kur filluan të emigrojnë të përndjekurit politik shqiptar,nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.

Emigrimi i këtij lloji u shtua dukshëm pas demostratave të vitit 1981 dhe pas syprimimit të Autonomisë së Kosovës nga Millosheviqi në mars të vitit 1989.Atbotë propaganda serbe ishte aq aktive dhe arrinte të dezinformojnë opinjonin gjerman dhe e vente në dilema shtetin gjerman rreth besimit dhe njohurive se çfarë po ndodhte në Kosovë.Me kalimin e kohës gjermania mësoi të vërtetën dhe pranoi strehim kërkuesit tanë në mënyrë krejt humane.Emigrantët politik nuk kishin drejtë pune dhe kishin kufizime lëvizjeje;por ata vazhdonin aktivitetet e tyre atdhetare,duke kthyar në veprim mërgimtarët tanë,duke internacionalizuar çështjen tanë tek gjermanët….

Kjo nuk i konvenonte organeve shtetërore Jugosllave,ata nuk lenin gurë pa lëvizur për të penguar këto aktivitete duke marrur edhe aktet kriminale ndaj tyre si pati ndodhur me 17 janar 1982 kur në mënyrën më mizore vranë veprimtarët tanë të çështjes kombëtare vëllezerit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Sistemi i egër komunist sllav nuk u linte as vend për të i varrosur,nga se e dinte mirë se ata ishin gurë themelesh në pavarsinë e Kosovës,pa të cilët kjo pavarësi do të vonohej edhe më.Njërin nga kujtimet e emigrantëve politik e përshkruan edhe veprimtari ynë mërgimtarë i shquar Vesel Krraba,i cili jeton në Herne në rrethinë të Gelsenkirchenit:Ai rrëfimin e vet e nisë kështu:




Veprimtaria atdhetare e punëtorëve në mërgim bëhej me sakrificë pa pyetur për çmimin dhe pasojat.Ne mërgimtarët u rreshtuam pas kërkesave gjithë popullore dhe veprimtarëve politikë që përfaqësonin atë si vëllezerit Gërvalla dhe Kadri Zeka,si dhe organizatave të ndryshme patriotike si Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Ata u antarësuan në Klubin”Emin Duraku” në Düsseldorf i cili tubonte punëtorët me orientim atdhetarë.Ne ishim aktiv nëpër demostrata, protesta,financonim botimet e gazetave e trakteve,ndihmonim familjet e të burgosurve politik,dhe qdo aktivitet tjetër që kërkonte situata.

Pavarësia e Kosovës ishte bindja dhe besimi ynë,për të cilën sakrifikonim pa pyetur çmimin dhe pasojat,por veprimtari ynë Vesel Krraba në fund thotë ate më domethënësen:Ideali im dhe i shokëve të mij,me të cilet kemi bashkëpunuar e vepruar është bashkimi kombëtarë në të cilin besoj se do të realizohet.

Një kaptinë tjetër shumë të rëndësishme z.Sejdi Gashi ka hartuar për emigrantët politik dhe ekonomik të viteve të nëntëdhjeta.Shkaqet e këtij emigrimi këtyre viteve janë të njohura për shumë nga ne:Në mars të vitit 1989Kosovës iu hoq Autonomia ekzistuese e cila pak a shumë siguronte një lloj ekzistence për shqiptarët.Me rastin e suspendimit të autonomisë jeta për shqiptarët në Kosovë për çdo ditë bëhej më e padurueshme,
shumoheshin presionet e pushtetit nacionalist serb.Ata shqiptarë që në qfardo mënyre kundërshtonin,
denoheshin në forma të ndryshme,mirreshin në biseda informative,largoheshin nga puna,shkolla e studimet, mbi ta shtoheshin burgosje,perndjekëje deri te vrasjet.

Kjo formë e dhunës dhe përndjekjeve nuk iu la shteg tjetër pos ikjeve në rrugë legale apo ilegale,duke kërkuar strehim në shtetet e Europës,sidomos në Gjermani.Shumë nga ato familje që u shpërngulen kërkuan strehim edhe në Gelsenkirchen të Gjermanisë,të cilët u pranuan dhe trajtuan në mënyrë humane.

Ata gjetën mbështetje tek Enti social,Klubi Shqiptar”Vëllezërit Frashëri”Shkolla Shqipe,Aktivi i LDK-së,Qendra Kulturore Shqiptare.Ate çka veqojnë mërgimtarët këtu është ndihma e pakursyar dhe shumë e madhe që bëri për ta Zyra për Refugjatët e Kishës Protestante në Gelsenkirchen,në krye me Anne Gudjons-Römer, të cilës në këtë monografi një grup refugjatësh i shkruajnë kështu:





E dashura Anne,

Të falemnderit dhe nuk do të harrojmë kurrë,për gjithë ate që bëre për ne-deklarohen mërgimtarët refugjatë nga Kosova dhe Shqipëria.

Kaptinë në vete z.Gashi ka zgjedhur edhe atë për emigrantët politik nga Shqipëria:Ishte koha pas rënjes së Murit të Berlinit,kohë kur të gjitha vendet komuniste të Europës filluan proceset e demokratizimit.Në Shqipëri mendjet e ndritura shtuan lëvizjet e veprimit dhe kërkesat për demokratizim,të cilat hasën në vesh të shurdhër nga sistemi komunist.Në korrikun e 1990 në Tiranë shpërtheu revolta për demokraci,ku të ri e të reja shqiptare thyan muret e ambasadave Europiane dhe u futën në to,duke kërkuar strehim politik.

Të ngujuarit në ambasada u pranuan si kërkues së strehimit politik dhe u transferuan nëpër vendet Europiane.Një kontigjent prej tremijë vetash u vendos në Gjermani,prej të cilëve një numër u sistemua edhe në Gelsenkirchen.Autori i monografisë z.Sejdi Gashi ka hartuar me kujdes listen me emrat e familjarëve dhe individve që kanë emigruar vitin 1990 nga Shqipëria.

Prej tyre në monografi ka futur rrëfimet e kujtimeve të tyre gjatë asaj kohe të Lulzim Koliqit dhe Mimoza Leka(Hoxha).Mimoza Leka,që tani është bërë emër i njohur në diasporën tonë me aktivitetet e saja rrëfen në këto kujtime:Kohën kur punoi si mësuese në Tiranë,gjendjen e vështirë atje asaj kohe,kujtimet dhe vështirsitë e emigrimit, vështërsitë në integrimit e saj në shoqërinë gjermane,në pajisëjen me njohuri në gjuhën gjermane,puna e saj e pa epur me fëmijët pajisjen me çertifikata në provimet profesionale të gjuhës gjermane,ndihma që ajo ju ofroi të rinjëve,pastaj familjeve që vinin refugjatë dhe kishin vështërsi me gjuhën,e shumë vështërsi tjera…..

Mimoza dha qdo gjë nga vetja të jetë në prani dhe ndihmë të shoqërisë.Ajo kreu shkollën profesionale për mësuese për kursistët në gjuhën gjermane,dhe nuk kurseu mundin e saj që të aftësoj shqiptarët refugjatë në zotimin e gjuhës gjermane.Mimoza kryan një hallkë të gjërë aktivitetesh edhe si përkthyese,edhe si aktiviste në Shoqaten Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen.Për të njohur aktivitetet e saja nuk mjafton ky vështrim i shkurtër,por lexuesi duhet të lexoi librin në tërësi.

Autori përmbyllë kaptinën e emigrantëve me Refugjatët e luftës të vitit 1999 që erdhen këtu nga Kosova,duke kaluar tani në kaptinën më qenësore të Shkollës shqipe në Gjermani veqmas në Gelsenkirchen,për të vazhduar pastaj te aktiviteti i mërgimtarëve tanë përfaqësuar mes klubeve dhe shoqatave kulturore,të mërgimtarëve tanë në Gelsenkirchen.Në kaptinën e refugjatëve të luftës autori përshkruan vitet 1998/1999,ku lufta në Kosovë zhvillohej e pabarabartë
mes UÇK-së në njëren anë,ushtrisë,policisë dhe paramilitarëve serb në anën tjetër.Forcat serbe gjithnjë kanë sulmuar fshatrat e pambrojtura shqiptare,kanë vra,djegur e masakruar qytetarët tanë të pambrojtur,gra,fëmijë dhe pleq.

Pas 24 marsit 1999 kur forcat e Nato-s filluan sulme ajrore kundër forcave serbe,Serbia në shpejtësi nisi akcionin për ekzodin biblik të shqiptarëve,duke menduar se do e dlirë Kosovën nga shqiptarët!Makineria e egër serbe dëboj me dhunë nga vatrat e veta 800.000 shqiptarë në Shqipëri,Maqedoni dhe Mal të Zi.Shtetet përendimore me një akcion humanitarë morën dhe strehuan në vendet e tyre shumë nga këta refugjatë.Diku 20.000 sish i strehoi Gjermania,prej të cilëve disa dhjetëra në Gelsenkirchen.Shumica e këtyre refugjatëve pas mbarimit të luftës u kthyan vullnetarisht në Kosovë.



Ndër aktivitetet e organizuara institucionale të mërgimtarëve shqiptarë në Gelsenkirchen,që përshkruhen në këtë monografi është”SHKOLLA SHQIPE ME MËSIM PLOTËSUES”.

Dihet mirëfilli se shkolla shqipe është krenaria e mërgimtarëve dhe faktori më i rëndësishëm në ruajtëjen e gjuhës amtare,kulturës dhe traditave kombëtare në mërgim.Më parë Gjermania kishte nënshkruar një kontratë për këtë lloj shkolle me vendet nga të cilat solli punëtorë të përkohshëm.Kështu me 11 shkurt 1986 në Gelsenkirchen hapet shkolla e parë shqipe,mësues i parë ishte Hasan Shala nga fshati Isniq i Deqanit.Punoi nga vitet 1986/1989 kështu e kishte kontratën dhe pastaj do të kthehej në Kosovë.Gjatë asaj kohe ai punoi me përkushtim në arsimimin e nxënësve dhe në aktivitetet e lira,duke hapur shkolla shqipe edhe në;Bocholt,Dorsten,Münster dheWarendorf.

Zevendsimin e tij e ka bërë mësuesi Sejdi Gashi nga Prishtina, i zgjedhur me konkurs nga organet arsimore të Kosovës dhe i pranuar nga organet arsimore.Puna e tij me të rinjët është e shejtë,me shumë suksese,punë mbi dyzet vjeqare u bë vatër diturie dhe vatër kombëtare,që ndezi dashurinë për atdheun tek të rinjët,e mbajti ndezur,që shpëtoi nga asimilimi këtë numër kaq të madh të rinisë….Me rritjen e trysnive të forcave pushtuese në atdhe,edhe këtu po rritej numri i fëmijëve refugjatë.

Mësuesi Sejdi me një përkushtim të madh hapi paralele të shkollave shqipe edhe në Reclinghausen dhe Herten.Historiku i shkollave shqipe në Gjermani është mbi tridhjetë vjeçar,por pavarësimi i shkolles sonë nga sistemi shkollor jugosllav i jep vulën e diturisë kombëtare,e kjo nuk është diqka e re daton nga 14 shtatori i vitit 1990,ku u mbajt themelimi i pavarur i arsimimit shqiptar KASH”Naim Frashëri” në Gjermani.Mësuesit kudo që janë janë të shejtë,ata kanë misionin e tyre më të bekuar-shpërndarëjen e diturisë.

Po roli i mësuesit Sejdi Gashi në misionin e tij mbi dyzetvjeçarë është shumë dimensional me procesin edukativo-arsimor me nxënës shqiptar në Gelsenkirchen dhe shumë qytete tjera të landit të NRW-së,si bashkautorë i shumë teksteve shkollore,aktiv në KASH;dhe shumë aktiv në veprimtari kombëtare dhe aktivitete kulturore e sportive.Edhe bashkëpunimi i ndërsjellë nëpër shkollat e Landit të NRW-së,me mësues të zellshëm si Rifat Hamiti,Adem Shala,Sami Thaqi etj…kanë ndihmuar në rritjen e sukseseve të punës edukativo-arsimore,po vlenë të ceket se edhe gatishmëria e prindëve për ndihmë dhe përkrahëje
morale asnjëherë nuk kanë munguar.

Njohëja e nxënësve me rrënjet e atdhut,mbajtëja e zjarrit të atdhedashurisë ndezur te këta të rinjë,mësimi i gjuhës amtare,shkrimi dhe leximi,historia dhe gjeografia e atdheut,mbrojtëja e kulturës dhe traditës kombëtare,janë vulë e sukseseve të mësuesit tonë Sejdi Gashit.Këto shkolla shqipe kanë mbajtur kampionatin e Diturisë në çdo vit,ky kampionat ka pasur qëllim veq garimit të njohurive të bëjë edhe njohëjen e të rinjëve mes veti,shkëmbimin e bisedave…

.Kampionatin e kanë organizuar vendet mikpritëse të këtij landi,prindërit dhe disa biznismen që kanë marrur për sipër anën materiale të këtyre takimeve.Nxënësit e Sejdi Gashit shpesh janë kualifikuar në vendin e parë të këtij kampionati dhe ky mësues është lauruar me çmime,diploma e mirënjohëje,sio dhe trofeve siguruar nga aktivitetet kulturore-sportive,të gjitha këto figurojnë në këtë monografi.

Mësuesi Sejdi Gashi rëndësi të madhe u ka kushtuar festave shkollore,e kombëtare me nxënës,ku bashk me mësuesen Feride Gashin nuk kursyan as kohë as mund për aftësimin e të rinjëve për këto aktivitete jashtëshkollore,qofshin ato kulturore,kombëtare apo sportive.




Në to janë ftuar edhe këngëtar me emër,grupe dhe shoqata kulturore që nuk janë kursyar të u dalin krah në këto ndihma.Për sukseset e tyre në shkolla,veprimtari në klube dhe shoqata,kanë shkruar shumë gazetat tona dhe gjermane,disa nga të cilat datojnë edhe në këtë monografi.Mërgimtarët tanë në Gelsenkirchen atdheun dhe lirinë e kishin mbi të gjitha,ata janë organizuar në forma të ndryshme në klube e shoqata si në Klubin”Vëllezërit Frashëri”;Shoqatën Kulturore Shqiptare dhe tani me një hap madhor në Shoqatën Kulturore-Sportive Shqiptare në Gelsenkirchen.Kohën që vepronte Shoqata Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen situata politike ishte shumë e rëndë në Kosovë,andaj mërgimtarët tanë ngjeshën aktivitetet e tyre të nduarduarshme për ndihmën e atdheut,pa kursyar djersën,paranë dhe as jetën,ku disa prej tyre në këtë mes ngjeshën armët dhe i dualën në ndihmë atdheut,disa prej tyre edhe ranë dëshmorë e që për ta
është shkruar në këtë monografi.

Kjo shoqatë nisi me të mbarë,u zgjodh kryesia e saj në krye me Dr.Minir Asanin dhe anëtarët e kryesisëKjo qendër u bë si shtëpi e dytë e mërgimtarëve jo vetëm nga Gelsenkircheni,por edhe Herne,Dorsten,Marl, Reclinghausen dhe Gladbeck.

Në lokale të kësaj Qendre kulturore aktivitetet e tyre i zhvillonin subjekte te ndryshme shqiptare si LDK;LPRK;LKÇK;KASH “N:FRASHËRI”,Unioni i studentëve shqiptar në NRW,i mjekëve shqiptar në Europë e subjeklteve tjera te organizuara shqiptare.

Lokalet e QKSH ishin moderne dhe ofronin kushte të mira,aty organizonin edhe programe shkollore,kurse për gjuhën gjermane,kurse për kompjuter,orë letrare,konferenca për shtyp me gazetaret,mbremje argetuese familjare,me rastin e hapjes solemne të kësaj qendre qe hapur edhe ekspozita e piktoritRamë Shalës”Lugina e vdekjes” që pat ngjallur shumë interesim,ishte i pranishëm i madhi Azem Shkreli, vetëm një javë para vdekjes,pastaj përfaqesuesi i Qeverisë në diasporë Dr. Mujë Rugova,ambasadori shqiptar Bashkim Zeneli,e shumë të tjerë.Mysafir të shpesht të kësaj qendre që shënonin kontributet e tyre në këtë qender ishin:Dr.Mujë Rugova,Bashkim Zeneli;Azem Shkreli,Ali Podrimja,Bodo Gudjons, letraret:Arsim Rexhepi,Fehmi Musa,Lindita Arapi,Driton Gashi,Besnik Mustafaj,Ibrahim dhe Mimoza Kelmendi…..Mërgimtarët e këtij komuniteti pavarësisht nga bindjet e tyre politike lirinë e atdheut e çmuan më shumë se jetën.Ata treguan se këto momente kishin vetëm një hall,ate të çlirimit,bashkimit dhe përparimit shqiptar,për të e kthyar me dinjitet në gjirin e Europës.

Ata u përgjigjen ashtu si thërrisnin veprimtarë atdhetarë në diasporë,për aktivizimin e çdo shqiptari të mërguar,për çështjen e vet kombëtare në një lëvizje mbarë.

Dhe kështu ndodhi:Dikush kontriboi me të holla,dikush me penë,dikush me armë në dorë.Kemi dëshmi me shuma marramendëse të mjeteve të derdhura nga këta mërgimtarë për fondin”VENDLINDJA THËRRET”,FONDIN E QEVERISË;TË ARSIMIT NË KOSOVË,e fonde tjera…..

Këtu figurojnë edhe emrat e vullnetarëve të UÇK-së,që shkuan në luftë nga Gelsenkircheni dhe rrethina si:Agim Islami(dëshmor) Qemajl Loshi,Salih Shala,Edmond Veliqi, Enis Dauti,Nuredin Nurboja,
Hafir Hoti,Mehdi Sadiku,Hamzë Latifi dhe Rexhep Podvorica.




Dr.Ermal Burhan Dida,oftalmolog nga Prishtina


Edhe pas mbarimit të luftës këta mërgimtarë bënë shumë në rindërtimin e Kosovës së pasluftës.Vlenë të cekët se këtyre dyzet vite prej kur këtu ka diasporë shqiptare,përkundraj vështërsive që kishin shqiptarët këtu,
shumë shqiptarë arritën të adaptohen dhe më vonë të integrohen me sukses në sferat e tyre të jetës,puna dhe vepra u bënë emër këtyre në këtë komunitet.Ne po cekim disa,edhe ndoshta nuk do na bien ndërmend të gjithë tani:Desar Sylejmani,pianist-dirigjent, Dr.Alush Morina,mjek,Dr.Fadil Miftari,mjek,Driton Gashi-pedagog i diplomuar,Migjen Begolli-violiniste e dipl.Afërdita Hasani-farmaciste e dipl.
Gentian Cena-dentist,Hajrije Loshi,juriste,Dr.Blerina Jorgaqi-Miftari,mesuesja Feride Gashi,
Mimoza Leka ,modelja Ariane Cena,studentet:Teuta Abazi,Qendresa Mehmeti,Albijona Sylejmani,Vijona Mjaku,nxënësit:Qendresa Behluli,Arbresha Ferati,Besarta Qerkinaj….
sportistet:Fahredin Jusufi,Vilson Gjoni,Besart Ibrahimi,,Fatmir Ferati

Ndër këta emra të njohur padyshim hynë edhe Enver Idrizi,menaxherët Agron;Islam dhe Besnik Bahtiri nga Gelsenkircheni të cilët edhe mundësuan në botimin e kësaj monografie,të cilët i falemnderojmë për këtë.

Pra ky libër monografik i Sejdi Gashit”KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN”paraqet një kontribut të vlefshëm shkencorë,me një studim të plotë në sferen e shkencës,arsimit,kulturës,emancipimit, si dhe afirmimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve në mërgatë,që mund të llogaritet ndër librat më të vlefshëm monografik të këtij lloji deri më sot.

Përgatiti për Floart-Press:Flori Bruqi

2011/02/07

Shtrirja e vendbanimeve mesjetare mbi bazën e etnonimit Arban - Alban në Ballkan

(Sipas “Defterëve kadastralë osmanë”)

Për shtrirjen e vendbanimeve mesjetare shqiptare dhe për po*pullin shqiptar në mesjetë, janë shkruar shumë artikuj dhe studi*me, si nga studiuesit e huaj, ashtu edhe nga ata shqiptarë, për periudhën nga shek. XIII-XV, por deri më tani nuk është botuar asnjë material arkivor dhe onomastik në të cilin në hapësirën e Ballkanit të dilnin të dëshmuara vendbanimet mesjetare mbi ba*zën e etnonimit - emrit popullor Arban, që dëshmojnë shtrirjen e tyre jo vetëm në aspektin etnolinguistik, por edhe në atë etno*gjeografik.

Në historiografinë e popujve sllavë, vazhdon të zotërojë ende teza e L. Thalloçit dhe K. Jireçekut, me origjinë çeke, të parasht*ruar që në vitin 1899 dhe të riformuluar më hollësisht në vitin 1913, nga bashkëkohaniku i tyre Milan Shuflaj, me origjinë kro*ate, që u morën me historinë e popujve sllavë në mesjetë, e sipër*faqësisht, u morën edhe me historinë e popullit shqiptar. Në mu*ngesë të lëndës arkivore dhe të burimeve historike të dorës së parë, sidomos të regjistrave kadastralë të administratës së Pera*ndorisë Osmane, ata nxorën përfundim të gabuar se kufijtë etno*gjeografikë të Arbanonit mesjetar në shekujt e sipërpërmendur në bazë të dokumenteve që njiheshin deri atëherë, ata i përku*fizuan përafërsisht në katërkëndëshin e ashtuquajtur: Tivar-Priz*ren-Ohër-Vlorë[1]. Sipas dokumenteve të zbuluara më vonë, e sidomos të atyre të proviniencies së arkivave të Raguzës dhe Stambollit, u dëshmua se Arbanoni politik perëndimor, shtrihej deri te Prizreni.

Mirëpo, pjesa tjetër e Arbanonit etnogjeografik verilindor, që përfshinte hapësirën e Prizrenit dhe shtrihej në veri deri te Nishi (Naissus), e në lindje deri te Velesi (Bilazora) dhe përtej Shtipit (Astibos), mbeti nën sundimin Bizantin, e pastaj, në fund të shek. IX dhe gjatë shek. X, deri në vitin 1018, ishte nën sundi*min bullgar, e më vonë (1186-1189) qe pushtuar nga Nema*njidët serbë, dhe ky territor mbeti nën sundimin serb deri në fund të shek. XIV, kur Perandoria Osmane i pushtoi territoret e Arba*nonit etnogjeografik veri-lindor, dhe gjatë sundimit sllav tokat e Arbanonit verilindor u pagëzuan sipas toponimit të një vendba*nimi me emrin - Kosovë, që gjendej në afërsi të Novabërdës, ku kishte burime xeherore. Ky toponim nisi të quhen me emërtimin gjeografik, menjëherë pas Betejës së Kosovës (1389), një emër që asokohe nuk njihej fare si Kosovë, sepse hapësira e Arbanonit etnogjeografik verilindor njihej vetëm me emrin Dardania.

Qysh para ndarjes së Kishës Perëndimore dhe asaj Lindore në vitin 1054, ndërsa 9 vjet më parë, që në vitin 1043, kishte ndo*dhur një kryengritje kundër sundimit Bizantin, kur popullata e Arbanonit Qendror mesjetar kishte filluar të ripërhapte kulturën latino-perëndimore në hapësirën e katërkëndëshit: Tivar-Prizren-Vlorë-Ohër, nuk ishte më shtetase bizantine[2], meqë disa fisnikë shqiptarë kishin arritur të formonin një formacion politik dhe shtetëror, duke u shkëputur nga sundimi bizantin dhe Kisha gre*ke. Siç dihet, emri i shqiptarëve, me formën Albanoi, për herë të parë del në gjeografinë e Ptolomeut, në shek. II të erës së re.

Emri kombëtar me formën Arbanoi del i shkruar në veprën: Historia e viteve 1079-1080 të kronistit grek M. Ataliati[3]. Në anën tjetër, jashtë Arbanonit politik dhe shtetëror, kishte mbetur gjysma e tij si pjesë e Arbanonit të mirëfilltë etnogjeografik me ndikim të kulturës dhe religjionit bizantino-grek, që shtrihej prej Prizrenit deri te Nishi (Naissus), Bilazora (Velesi), Shtipi (Asti*bos) dhe ende mbeti nën sundimin bizantin dhe, nga fundi i shekullit XII (1189) hyri nën sundimin e Nemanjidëve serbë.

Arbanoni etnogjeografik i mesjetës nuk shtrihej vetëm deri te Prizreni e Ohri, siç kanë pohuar medievistët e huaj, por shtrihej deri atje ku hasen vendbanimet arbane-albane në burimet e shkru*ara mesjetare të shekujve XIII-XIV-XV, siç na dalin, p.sh. së pari në burimet sllave dhe raguziane, e pastaj në ato të administratës osmane, siç ishin: Arbanashi i Nahijes së Shtipit, Arbanashka i Nahijes së Kumanovës[4] i shek. XIV, Arbanashi i Prokupjes, Arbanashi i Vranjës si dhe Arbanashi i Xërxës[5] nga viti 1330-1348, që del i regjistruar dhe i dëshmuar në Krisobulën e Deçanit.

Vendbanimet mesjetare arbane nuk na dalin vetëm me etno*nimin Arbnesh, për të menduar se ajo popullatë ishte nomade-endacake, por na dalin edhe me emërtime në bazë të gurrës shqi*pe, që dëshmojnë bindshëm se popullata arbane mesjetare ishte autoktone. Këtë na e dëshmojnë toponimet e gurrës shqipe: vend*banimi me emrin Rabana ndërmjet Rashkës dhe Nishit që për*mendet në veprën e gjeografit arab Al-Idrisi[6] nga viti 1152-1153, deri më sot i paubifikuar, pastaj Muzaq[7] (Muzaqeve ku*qe), që dëshmohet në dokumentet mesjetare serbe në vitin 1318 – vend*banim në anën e Prokujes, pastaj Burmazi në anën e Yeni Pazar-it[8], e Burmazi tjetër në anën e Bajina Bashtës[9], ishin të kohës së shek. XIII-XIV, ashtu si Burmazi i Stolcit[10] te Mostari, që del të përmendet në vitin 1300, përkatësisht nga fundi i shekullit XIII. Sipas Jireçekut, Burmazët që jetonin në Rrethin e Stolcit të Her*cegovinës, kishin 4 vendbanime, kryesisht me emra të antropono*misë sllave, të cilët kanë prejardhje arbane, sepse fja*la Burmaz, rrjedh nga emri vetjak i gurrës shqipe Burri i Madh[11].

Vendbanimet Plaka, Kodra, Batusha, Gurguri të dokume*ntuara në Defterin[12] e timareve të Administratës Osmane nga viti 1444-1446, do të thotë 10 vjet para pushtimit definitiv të Kosovës verilindore nga osmanlinjtë, në rrethinën e Nishit kishte vendba*nime dhe popullatë të krishterë shqiptare, si edhe vendbanimet: Bardus-i[13] me formën e latinizuar, si edhe Bardin-i[14] dhe Bar*diq-i[15] dhe Barllova[16], Kastrati[17] me format e sllavizuara në are*alin e Nishit, Prokupes dhe Kurshumlisë, të dokumentuara në defterët kadastralë të administratës osmane të shek. XV-XVI.

Edhe në Temën e Doclea-s[18] antike, në burimin e Lumit Zenta (Genta), sot Moraça, gjendet një vend arkeologjik i njo*hur, vendi kryesor i fisit ilir Docleat, i cili përmendet për të parën herë në shek. II të erës sonë, te gjeografi dhe astronomi antik Klaudi Ptolemeu, si qytet romak - Doclea (Δokλεα)[19], ku gjejmë vendbanime mbi bazë të etnonimit arbnesh: Arbanasi[20], që përmendet për herë të parë në krisobulën e Mbretit Milutin të vitit 1296. Në afërsi të vendbanimit të hershëm Gusha dikur jetonte vëllazëria Mataguzhi[21]. Vetë emri i tij, dhe i disa lokaliteteve përreth tij, flasin se dikur në mesjetën e hershme, aty banonin arbanët e vjetër, ndoshta nga fisi Shpuri sikur quhej një lagje e këtij vendbanimi. Në këtë vendbanim janë zbuluar monedhat e vjetra venedikase me stemën Shën Marku dhe me mbishkrimin Dalmatiae et Albaniae[22].

Këtu përmendej një banor me emrin Caterina quondam Radossavi Xogovich de villa Arbania de Genta[23] (Katarina e veja e të ndjerit Radosav Zogoviqi nga fshati Arbneshi i Gentës). Pastaj na del Arbanasi[24] i nahijes së Rijekës të Malit të Zi, në Defterin e shek. XV-XVI, i cili kishte 65 kryefamiljarë (shtëpi) me 20 bashtina. Antroponimia e kryefamiljarëve të këtij Arbne*shi ishte krejtësisht e sllavizuar, përveç dy emrave me trajta të shqipes, siç ishte Lesh-ko Nikolla dhe Dimiter Petro, dhe ba*shtina e Gjonit në zotërim të Radosavit dhe bashtina e Leshit[25]. Ndërsa në Arbanasin[26]-Arbneshi tjetër në nahinë e Krajës[27]-Ostrosit, kishte 37 shtëpi me 37 kryefamiljarë e një beqar të krishterë dhe 2 kryefamiljarë të besimit islam.

Emrat e kryefamiljarëve të këtij vendbanimi, në dallim nga Arbaneshi i nahijes së Rijekës, ishin kryesisht të sferës së onoma*stikonit tradicional shqiptar, me përjashtim të 3 kryefamiljarëve që mbanin emrat sllavë me format shqipe (me formantin -a, si Vuk + a = Vuka), ndërsa mbiemrat shqiptarë, si p.sh.: Vuka Doda, Vuka Kolja dhe Vuka Marki[28].

Gjurmë toponomike me etnonimin arbnesh, gjejmë edhe në juglindje të Cetines së sotme, ku na del toponimi Arbanaski Do[29] = Lugu i Arbneshit, si edhe mikrotoponimi nga apelativi i shqipes Arbanashka Medja[30] = Kufiri-Sinori i Arbneshit.

Po ashtu kemi një mikrotoponim në arealin e Ostrosit të Krajës me emrin Vavi i Arbneshit[31].

Në Bregdetin Dalmatin të Kroacisë, në mesjetë hasen edhe dy vendbanime me etnonimin arbnesh si, Arbania[32] afër Trogirit nga shek. XV, edhe Arbneshi i Kashtelit afër Shibenikut, e në një defter osman të shek. XV dalin të përmenden edhe vendbanime të tjera mbi bazë të shqipes në rrethinën e Raguzës[33].

Për sa i përket Arbneshit të Zarës, në të cilin vendosen arbëneshët e shpërngulur nga Kraja dhe Shestani në vitet 1726, 1732 dhe 1733, disa studiues mendojnë se këtë vendbanim e fo*rmuan Arbëneshët e Krajës në ato vite. Për këtë kanë shkruar Idriz Ajeti, Pavlje Mijoviq e të tjerë.

Njoftimet e para për historinë e shqiptarëve dhe vendbanime*ve të tyre në Mesjetë i gjejmë në burimet bizantine, duke filluar nga gjysma e parë e shek. XI, ku për herë të parë ata përmenden me një emër të përgjithshëm Arbanoi, i cili njihet që nga shek. II i erës së re në veprën e gjeografit grek Ptolemeu[34], por me formën tjetër Albanoi, si emër i një fisi ilir, kurse emri i qytetit kryesor Albanopolis dhe Albana[35] në Shqipërinë Qendrore, dhe Albona[36] në Ballkan. Sipas disa studiuesve dhe Thoma Kacorrit[37], na del se Albanopolisi ishte në afërsi të Durrësit te malet Kandave (Malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më herët nga fisi Parthinët.

Sot si gjurma të këtyre toponimeve kemi Arbana, vendbanim në rrethin e Tiranës, pastaj kroi Alban, në afërsi të fshatit Zgër*dhesh në rrethinën e Krujës, etj. Viset e Arbanonit mesjetar në burimet latino-perëndimore përmenden me formën Arbanum[38], Albanum, ndërsa në ato sllave Raban[39] dhe Rabania.

Viset mesjetare-shqiptare, sipas burimeve më të reja historike të trajtuara nga studiuesit tanë S. Pulaha[40] dhe M. Tërnava[41], si edhe studiuesi boshnjak A. Hanxhiq[42], shtriheshin edhe në Koso*vën e sotme dhe në Maqedoninë Perëndimore.

Edhe disa autorë shqiptarë kanë shkruar për shtrirjen e etnoni*mit Arban-Arbnesh, (Dh. Shuteriqi[43], Koço Bozhuri[44], K. Luka[45], K. Frashëri[46], E Sedaj[47], D. Luka[48], R. Doçi[49], e të tjrerë).

Në dallim prej këtyre autorëve, të cilët Arbanonin mesjetar e përkufizonin sipas shkrimeve të medievistëve të huaj, S. Pulaha[50], M. Tërnava[51], K. Biçoku[52], në bazë të burimeve të reja, viset etni*ke mesjetare shqiptare i zgjërojnë duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë Perëndimore.

Etnonimi arbnesh, qoftë në funksion të patronimit apo të toponimit, i cili është përdorur gjatë shekujve të mesjetës si emër etnik, qysh herët është bërë objekt i studiuesve të huaj dhe shqi*ptarë.

Mendimet e disa historianëve dhe linguistëve për etimologji*në e këtij emri, për kohën e përhapjes së tij dhe për shtrirjen gjeo*grafike të viseve të banuara nga shqiptarët gjatë mesjetës, janë analizuar në mënyrë kritike nga autorët e zënë ngoje, dhe në as*pektin filologjik e linguistik në mënyrë kritike nga E. Çabej[53], Sh. Demiraj[54], Sh. Sejdiu[55], I. Ajeti[56], R. Ismajli[57], E. Sedaj[58], S. Gashi[59], R. Doçi[60], M. Halimi[61] e të tjerë.

Sa i përket paraqitjes së etnonimit Arban për të parën herë dhe faktit se cila është forma e tij e mëhershme - Arban apo Alban, po paraqesim një mendim të studiuesit Shaban Demiraj, i cili thotë se lidhur me këtë etnonim na paraqiten disa vështirësi, që ende plotësisht nuk janë kapërcyer[62]. Ai, duke analizuar këtë temë, konkludon se, nëse mbështetemi në trajtën e përdorur nga vetë shqiptarët, atëherë si trajtë parësore del ajo me (r); Arb- dhe jo ajo me (l) Alb, që del në dokumentet latine krahas asaj me ®. Edhe trajtat sllave Arëban-as dhe Raban, dëshmojnë se sllavët e Ballkanit në kontakt me stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, këtë temë e kanë dëgjuar me ®. Edhe te fqinjët tanë jugorë, grekët, në dokumentet historike, dëshmohet trajta me ®: Arvan-on. Por, në rast se kjo temë lidhet historikisht me Alban-oi dhe Alban-o-polis të Ptolomeut, atëherë tema me (l) del e dokumentuar më herët. E, duke qenë se këto emërtime të Ptolomeut i referohen një treve, që përkon me zonën prej nga janë përhapur toponimi Arban dhe etnonimi Arbnesh, atëherë mbetet për t’u shqyrtuar se cila ka qenë trajta burimore e këtyre emërtimeve, ajo me ® apo ajo me (l)[63].

Përhapja e etnonimit arbnesh është e lidhur ngushtësisht me hapësirën etnogjeografike të banuar nga shqiptarët gjatë mesjetës. E. Çabej, në studimet e tij, qysh herët ka bërë të ditur se vendba*nimi i sotëm i shqiptarëve nuk është një trevë ekspansioni, por trevë e tkurrjes dhe e një ngushtimi të pandërprerë gjatë his*torisë së popullit shqiptar[64].

Në një studim tjetër, Çabej, edhe një herë kishte vënë në du*kje se në tokat e shqiptarëve kanë bërë pjesë edhe viset bregde*tare që nga Raguza e deri në Artë[65].

Në krahinat lindore të tokave shqiptare ishin përfshirë qytete të tilla, si: Nishi, Shkupi, Ohri[66], Prizreni, etj.

Viset-vendbanimet përgjatë rrugës së njohur mesjetare Nish - Shkup - Manastir - Kostur - Janinë - Artë - Prevezë, gjatë mesje*tës kanë qenë të banuara kryesisht me popullsi shqiptare. Edhe burimet historike, si dokumentet e kohës, harta dhe kronika të vjetra, tregojnë se gjatë mesjetës këto hapësira gjeografike ishin të banuara me popullatë shqiptare. Në kohë të fundit janë zbuluar të dhëna të kulturës materiale të shqiptarëve të hershëm në një hapësirë gjeografike që nga bregu veriperëndimor të liqenit të Shkodrës, në veri, në Vir-Pazar të Malit të Zi të sotëm e deri në Afion të Korfuzit, në jug, kurse në lindje pranë liqenit të Ohrit, në fshatrat Orovnik dhe Ladorisht[67] (Radolisht).

Gjurma të etnonimit arban-arbnesh mesjetar, hasim edhe në toponomastikën historike të Arbanonit etnik mesjetar, që përme*ndet në shek. XIV, vendbanimi Arbanashka[68] e Kuma*novës, Arbanash i Shtipit dhe Arbanash i Radomirit-Qystendilit, si edhe fshati shqiptar Muzaq[69] i Prokupjes, i dokumentuar me emrin Muzaceve kuce -në krisobulat serbe nga viti 1318.

Vendbanime shqiptare me etnonimin arbnesh dhe me emër*timet e gurrës shqipe kemi gjetur edhe më dendur në rrethinat e Nishit, Krushevacit, Leskocit, Prokupjes, Kurshumlisë dhe të Vranjës, gjatë shek. XV dhe atij XVI në regjistrat kadastralë os*manë, siç ishin: Bardus[70] me trajtën e latinizuar në rrethinën e Kurshumlisë, Bardis[71] me formën e greqizuar në rrethinën e Pro*kupjes, Bardiq[72] me formën e sllavizuar në rrethinën e Petrushës-Knjazhevac, Tanus[73] me formën e latinizuar apo Tanush me formën shqipe në rrethinën e Prokupjes, Lulis-a e Epërme[74] nga apelativi i gjuhës shqipe Lule, me formën e greqizuar dhe for*mantin - a të sllavishtes si dhe Lulis-a e Poshtme[75], po ashtu me formën e greqizuar në rrethinën e Leskofcit, tani të zhdukur, por patronimi Lulo[76] është ruajtur në këtë krahinë deri në vitin 1878, kur shqiptarët u dëbuan me dhunë, sipas një dokumenti të admi*nisitratës shtetërore serbe të asaj kohe, sipas të cilit mbreti serb Milan Obrenoviçi, krenohej duke thënë: “Arritëm që me shpatë e zjarr ta shndërojmë rajonin e Toplicës prej një toke thjesht të banuar me popullsi shqiptare, në një tokë të pastër serbe”[77].

Në rrethinat e Toplicës dhe të Duboçicës, me origjinë shqip*tare na dalin edhe këto toponime të shek. XV-XVI, si: Dashinc e Epërme[78] dhe Dashinc e Poshtme[79], Kodra[80], Plaka[81], Maliçka[82] Maletin[83], Malushisht[84], Malç[85], Maleva[86], Butina[87], Botusha[88], Biba[89], Biboshinc[90], Guri Baba[91] (Guri Plakës), Gurguri[92] i formës shqipe dhe në hartat topografike del me formën sllave Grgure[93], si edhe vendbanime me etnonimin Arbnesh-Arbanas me nga dy emërtime në hapësirën e Sanxhakut të Krushevacit, siç ishin: Krushevic[94] emri tjetër Arbanash, Sushic[95] emri tjetër Arbanash, Hobotinc[96] emri tjetër Arbanash. Edhe disa dhjetëra vendbanime të tjera me substratin e shqipes, që dalin të përme*nden në këta regjistra kadastralë osmanë, dëshmojnë në mënyrë të bindshme se këto vendbanime ishin të banuara me popullsi shqiptare qysh në mesjetën e hershme, para depërtimit të bullga*rëve në këto vise, pra, para shek. X, të cilat u sunduan nga ana e bullgarëve më se 100 vjet para pushtimit të tyre nga administrata serbe e Nemanjidëve.

Përveç këtyre vendbanimeve të hapësirës së sipërpërmendur, mbi bazë të shqipes, sipas Defterit kadastral të fundshekullit XV[97], për herë të parë na dalin vendbanime edhe në territorin e Kosovës Verilindore, përkatësisht në rrethinën e Novabërdës, e cila përfshinte Rudarin, Medvegjën dhe pjesë të skajeve të terri*torit të Leskocit të sotëm, siç ishin: Petrili i Arbneshit (të Medvegjës), Bernicë e Arbneshit dhe Arbneshi i Zebinces, Le*shofci, Nerlisa, Binest Kuq-a (Vinest Kuq-a), Molofça (Malo*fça), Petriza, Gurishefc-i, Malkuqa (Mali /i/ Kuq), Tanusha (që sot gjendet 3-4 km në lindje të Hanit të Elezit), Gjonça (Gjo*ni) dhe Hrospinzi i Arbneshit, të cilat përmenden edhe në librin e tregtarit raguzian Mihail Lukareviç[98] nga viti 1432-1438 në na*hijen e Ostrovicës së kazasë së Novabërdës, pra 15 vjet para pu*shtimit të Kosovës nga ana e osmanlinjve. Gjonça[99] e regjistruar në librin dhe defterin e përmendur nuk është ubifikuar ende ndër*sa Hrospinzi i Arbneshit, si toponim dygjymtyrësh, sot ekziston vetëm me një emër - Hrospinzi në afërsi të Medvegjës, etj.

Vendbanime mesjetare me etnonimin Arbnesh kemi edhe në hapësirat e Novi Pazarit dhe të Bosnjes Lindore, siç ishin: topo*nimi Arbanas Imshtariq[100] dhe Mezra Arbanas[101] në nahi*jen e Boraçit, Arbanas afër Rudos[102], që gjendeshin ndërmjet Ru*dos dhe Vishegradit të Bosnjës, Arbanashka të Trebinjes[103], pastaj vendbanimet: Berishina Luka[104] = Lugu i Berishës te Pri*jepola, Malevçe-Malevci[105], Tarkus-Tarkos[106]-me formën e lati*nizuar me -us, apo me formën e greqizuar me -os, (nga apelativi i shqi*pes thark), Malosh[107] (Malesh)-oronim në afërsi të Yeni-Pazarit.

Sipas Milivoje Pavloviçit[108], onomastit të njohur serb, oronimi i tipit mal, i bazës ilire apo mal i bazës arbane, mund të kraha*sohet me oronimin e formës latine monts, dhe me atë të formës së sllavishtes gora. Po edhe sipas linguistit Danilo Barjaktare*viç[109], apelativin me bazën mol, mal, indoeuropeistët këtë ape*lativ e vendosin në Ilirikum. Në rrethinën e Novi Pazarit kemi edhe këto toponime me bazë shqipe: G. Lulaç[110] dhe D. Lulaç me formën e sllavizuar nga apelativi i fitonimit të shqipes lule, Plakova[111] (në Salname[112] na del forma Plaka), Barlovi[113], Sha*ronja[114], Detani[115] (nga apelativi i shqipes deti), Gurikuq[116] në afërsi të Beranës, toponimi Arbanashovik[117] i nahijes së Klopo*tnikut, që gjendej diku ndërmjet Ribariçit dhe Tutinit. Meqë janë të regjistruara me forma të sllavizuara, dëshmohet se këto ekzis*tonin në mesjetën e hershme parasllave.

Shfaqja e emrit arbër dhe e toponimit Arbëri nëpër kronika dhe nëpër dokumente arkivore e historike me një shtrirje shumë të gjerë gjeografike, si në Arbanonin Qendror, po ashtu edhe në atë Verilindor dhe Jugor, dëshmon se banorët autoktonë përdor*nin këtë etnonim popullor. Studiuesi i mirënjohur, Demiraj, në bazë të analizave gjuhësore, ka nxjerr përfundimin se etnonimi mesjetar arbnesh i popullit tonë, përdorej si nocion i identitetit kombëtar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga popujt në fqi*njësi: nga grekët, bullgarët, serbët, kroatët, etj. dhe ky emër ishte i njohur dhe përdorej nga këta popuj qysh më herët, por jo më vonë se shek.X[118].

Edhe në anën e Arbanonit etnik Lindor ekzistonin vendbani*me me etnonimin Arbër, siç ishte fshati Arbinova në verilindje të Ohrit, maja e Malit të Arbërit dhe vendbanimi Arbin, pastaj në rrethinat e Tetovës, Shkupit, Kumanovës dhe Shtipit[119].

Gjurmët e emrit popullor arbër ruhen edhe në Arbanonin etnik Jugor (Epir), meqë në rajonin e Filatit ndodhet vendbanimi me emrin Arbenic, të cilit i është ndërruar emri në Argyroto*pas[120] nga administrata greke, dhe, në jug të Janinës, vendbanimi Arborushi, që sot njihet me emrin grek Mistra[121]. Sipas një regjistri kadastral osman të shek. XV, më 1395, vendbanime në arealin e Peloponezit Verior e Qendror (Morea), ishin regjistruar si fshatra me popullsi arbane[122]. Gjatë mesjetës, popullsia shqipta*re banonte edhe në vise të tjera të Ballkanit Jugor.

Në veprën e një autori bizantin më të hershëm të K. Porfy*ro*gentit, gjatë shek. X, del qartë se emri mesjetar i popullit shqiptar ishte i njohur në kohën e këtij autori, dëshmi e konstatuar për herë të parë nga medievisti Pllum Xhufi[123]. Emri Arbanon dhe Albani, ishte bërë i njohur qysh heret në vendet e Evropës Perë*ndimore, i cili zuri vend edhe në veprat letrare; që në shek. XI emri Albani del në disa motërzime të Këngëve të Rolandit[124] dhe, më 1188, është shkruar disa herë prej francezit Aimon De Varen*nes, në romanin "Florimon"[125].

Sipas albanologut tonë më të shquar Eqrem Qabej, emri arbër është më i vjetër se ai alban, por të huajt e bën ndërrimin e tingujve nga r, në l. Ndërsa trajta sllave arbanas, rrjedh nga një zgjerim i hershëm i zhdukur i shqipes me as, formant për emra banorësh, si: vendas, beratas[126], njësoj sikurse edhe prishtinas, prizrenas, tiranas (-I.R.) etj., dhe kronologjikisht i takonte një periudhe më të vjetër, kohës së kontakteve të hershme arbano-sllave të mesjetës, për se dëshmon edhe ndërndërrimi fonetik s > sh[127].

Ndërsa, dijetari kroat Petar Skok[128] thotë se sllavët dhe aru*munët e kanë ruajtur sufiksin -as, i cili i përgjigjet sllavishtes jani, kështu që Arbanas, do të thotë banor i qytetit Rabna, Rabnjanin.

Grekët, arumunët dhe sllavët, emrin etnik të shqiptarëve, e morën nga baza e hershme -arb, -arban, e jo nga -alb, -alban, që është trajtë latine, e cila filloi të përdoret më tepër vetëm prej kohës së anzhujëve, si Albanenses e Albania (shek. XIII), ndërsa në latinishten mesjetare, kemi formë Arbanenses (1166) dhe Arbanum (1204), përkatësisht para trajtës së formuar mbi bazën -alb. Në dokumentet greke, këtë etnonim e hasim edhe në trajtat: -arvanon, alvanon, arvanitis, që pikërisht osmanët-turqit, me anë të metatezës e shndërrojnë trajtën greke në Arnavit, e nën ndikimin e harmonisë së zanoreve të gjuhës turke në Arnavut-Arnaut. Sllavët e përdorën edhe variantin tjetër me anë të metatezës Rabani, Rabeni, Rabana. Por në përgjithësi, në dokumentet e tyre mesjetare, për njerëzit dominoi trajta arbanas dhe për vendin Arbania. Kjo trajtë e trashëguar nga trajta më e hershme greke dhe sllave, u përdor edhe në defterët kadastralë të administratës osmane gjatë shek.XV, siç shihet nga Defteri për Sanxhakun e Arvanitit Mesjetar, që e botoi historiani i njohur turk, Prof. H. Inalcik[129], pastaj nga Defter-i Vilajet-i Vlk[130], që e botuan një grup paleografësh osmanë nga Sarajeva, si edhe nga Defteri i fundshekullit, XV që e botoi Iljaz Rexha[131]. Këtë formë natyrisht e kishte hasur të shënuar në burimet e kishës dhe administratës sllave për vendbanimet shqiptare mesjetare, që, më heret kishin qenë nën sundimin e shtetit bullgar dhe atij serb mesjetar.

Këto vendbanime u regjistruan me emërtimin arbnesh e jo me atë arnaut, me qëllim që të mos krijoheshin probleme në do*kumentet financiare dhe fiskale rreth obligimeve e detyrimeve të shtetasve osmanë, që bënin pjesë nën sundimin osman. Mirëpo, nga kah fundi i shek. XV dhe fillimi i atij XVI, administrata os*mane filloi ta zëvendësojë formën e etnonimit të patronimizuar arban-arbanas, siç kishte vepruar më heret me formën greke të etnonimit të patronomizuar arvanit, duke formuar trajtën që i përshtatej natyrës së gjuhës turke-osmane arnavut, mirëpo, topo*nimet mbi bazën arbnesh, nuk i ndryshoi, që është shumë e rë*ndësishme nga aspekti historik se këto vendbanime dëshmojnë shtrirjen, hapësirën dhe vazhdimësinë etnogjeografike të përher*shme të popullsisë shqiptare në këto vise në mesjetë.

Duhet ditur se administrata osmane qysh në shek. XII-XIII, nën ndikimin e administratës greke, me të cilën kishte rënë më herët në kontakt se me atë sllave, para se të pushtoheshin tokat shqiptare, formën arvanit e shndërroi në arnaut, e jo siç me*ndojnë disa studiues: E. Çabej, O. Myderisi, E. Sedaj, e të tjerë., se ndryshimi i emrit etnik arban dhe arvan i shqiptarëve u bë me qëllim që të shkombëtarizohen më lehtë[132], meqë, formën e emrit shqiptar, si shkipëtar, së pari e shënon Millan Shuflai, që e kishte hasur në shkrimet mesjetare të shek. XIV të përmendej te disa familje të krishtera shqiptare në Drisht[133] dhe në rrethinën e tij para depërtimit osman.

Këtë mendim tonin e dëshmojnë regjistrat kadastralë osmanë, se edhe pas islamizimit, individëve shqiptarë që dëshironin, u lejohej ta ruanin etnonimin, apo patronimin - emrin e babait a të gjyshit, por ishte kusht që së paku ai që donte të ruante pozitën shoqërore, duhej të merrte emrin mysliman, po mund të mbante mbiemrin e krishterë të mëhershëm, si p.sh. Jusuf Gjoni, Hasan Gjini, Ali Barda, Hysein Barda[134],etj., dhe nuk ka kurrfarë dë*shmie dokumentare që administrata osmane e bëri ndërrimin nga emri popullor arban në atë arnaut.

Në burimet historike, sidomos në kronikat e autorëve antikë, jepen disa emërtime të vendbanimeve dhe anroponime të formu*ara me substratin arb, alb, por nganjëherë me metatezë, që gje*ndeshin në Ilirinë Jugore dhe Qendrore: Arbaios, mbishkrim i shek. III para Krishtit në Finiq[135], qyteti Arban (Polibi shek. II, para Krishtit) qyteti Arba (G. Plini, shek. I, pas Krishtit); qyteti Albanopolis dhe popullsia albane (K. Ptolemeu, shek. II); popu*llsia Abroi (Arboi); qyteti Arbon dhe banorët e tij Arbonios dhe Arbonites (Stefan Bizantini, shek. IV).

Këto të dhëna toponimike dhe antroponimike me bazën arban - me forma të ndryshme janë dhënë prej tij sipas Hekateut, shek. V, para Krishtit dhe Polibit, - qytete Arbërie (Anonimi i Ravenës, shek. VII-VIII[136]).

Në punimin studiues të tij, K. Biçoku[137] shpreh mendimin se ndoshta emri i Lumit Barbana (sot Buna) që e përmend vetëm T. Livi, ka si rrënjë bazën Arb.

Ndër faktorët e shumëfishtë që mundësuan përhapjen dhe shtrirjen e etnonimit Arban në Arbanonin e Sipërm, Arbanonin Qendror dhe në Arbanonin Jugor, ishin lidhjet e komunikacionit rrugor tregtar[138], nëpër të cilat zhvillohej tregtia e mallrave të ndryshme që kalonin nëpër tokat shqiptare mesjetare, që lidhnin bregdetin me viset lindore:

a) Raguza-Novi Pazar-Zveçan (Mitrovicë)-Nish;

b) Bregdet - Kotor - Tivar - Breskovc (Plavë) - Pejë - Fushë Kosovë - Nish; dhe

c) Degëzimi Fushë Kosovë-Shkup. Bregdet-Shkodër-Rrafshi i Dukagjinit-Fushë Kosovë-Nish.

d) Bregdet - Shufada - Lezhë-Fan - Prizren - Fushë Kosovë, Fushë Kosovë-Shkup dhe degëzimi Fushë-Kosovë-Nish[139].

Arbanonin Qendror e lidhnin dy rrugë tregtare shumë të rë*ndësishme:

e) Bregdet (Grykëderdhja e lumit Ishëm, Durrës) Shkalla e Tujanit-Bulqizë-Dibër, Tetovë-Shkup;

f) Rruga Egnacia (Durrës - Ohër - Manastir - Selanik –Kosta*ntinopolis), që ishte rruga më e rëndësishme nga të gjitha të tjerat dhe si e vetme që rrihej nga qerret. Ajo kishte degëzime të shu*mta që e lidhnin me sistemin e rrugëve të Arbanonit etnik Verior të Sipërm dhe të Arbanonit etnik Jugor të Poshtëm[140].

Në Arbanonin etnik Jugor të Poshtëm kalonin disa rrugë:

a) Bregdet (Grykëderdhjet e lumenjve Seman e Vjosë) - Berat-Fushë e Korçës-Kostur-Manastir- dhe degëzimi i dytë: Be*rat-Permet-Janinë.

b) Rruga Vlorë-përgjatë Lumit Vjosë-Janinë;

c) Rruga Butrint-Gjirokastër-Janinë,

d) Rruga Artë-Janinë[141].

Rruga më e mirë tregtare që kalonte nëpër viset e Arbanonit Verilindor dhe lidhte qendra të rëndësishme si: Nishin, Shkupin-Manastirin, Kosturin-Janinën, etj., bashkë me rrugën Egnacia dhe me degëzimet e shumta të tyre, duhet të kenë luajtur rol parësor në homogjenizimin e tipareve etnokulturore të arbanëve mesje*tarë dhe në përhapjen e emrit popullor mesjetar Arbër-Arbëri-Albani[142].

Shtrirja e viseve etnike arbane në një hapësirë gjeografike të gjerë në anën e Arbanonit etnik mesjetar Verilindor deri në Qy*stendil e Sofje, ku gjatë Mesjetës arbanët jetonin me popuj të ndr*yshëm në kuadër të Perandorisë Bizantine dhe jashtë saj, ndikoi ndjeshëm në përhapjen e etnonimit arban dhe në ndarjet e tyre etnografike, gjuhësore-dialektore si edhe në jetën e tyre politike, administrative, kulturore e fetare. Sipas regjistrimeve kadastrale osmane të shek. XV-XVI për territoret e Bullgarisë Perëndimore, shihet qartë se në arealin e gjerë të hapësirës gjeografike Kumanovë-Shtip-Qystendil e deri në Sofje, kishte vendbanime mesjetare me popullsi arbane, e këtë na e dëshmojnë të dhënat toponimike dhe antroponimike me bazë të gurrës shqipe.

Të dhënat e defterëve kadastralë osmanë, si duket, po dësh*mojnë tezën e historianit të njohur K. Jireçek, i cili pohonte se Gryka e quajtur SUKI (Klanac Succi) - më vonë Porta e Trajanit (Trajanova Kapija), që prej asaj kohe ishte kufi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit; Thrakia ka qenë në kuadër të praefectus praetorio Orientis, ndërsa e tërë pjesa tjetër e Gadishullit deri në Danub e deri në brigjet jugore të Peloponezit ka qenë në kuadër të praefectus praetorio Illyrici[143], meqë, siç e theksuam më la*rtë, na dalin vendbanime si enklava të banuara me popullsi shqiptare, duke filluar nga Sofia në drejtim të Qustendilit-Rado*mirit dhe Shtipit (Astibos-it), të cilat mbanin ende toponomi me bazën e gurrës shqipe, si p.sh:

Në rajonin e qytetit antik Astibos të Dardanisë antike (Maqe*donia e sotme), në Nekropolin e quajtur Suburbium, në një varre*zë nga periudha e shek. III-IV të erës sonë, nga një grup arke*ologësh maqedonas: (V. Sanev, M. Ivanovski, Zh. Vinçiçi, dhe G. Spasovska-Dimitrioska), u identifikua varreza me mbishkrim*in grek: “ΦΛ(ABIΩ) AΛBANΩ TΩ TECKNΏ A MIΛIANOΣ AΛBANOEΣ MNHMEHΣ NAE" - (Flavio Albano, të birit të vet Emilianos Albanos për përkujtim).

Njoftimet e para për këtë varrezë si zbulim arkeologjik i pu*blikoi Gordana Spasovska-Dimitrioska[144]-arkeologe. Këtë mbish*krim të autores në fjalë e bëri të ditur në gjuhën shqipe studiuesi Qemal Murati[145].

Pas përmendjes së parë të fisit Albanoi nga ana e gjeografit Aleksandrian Klaudi Ptolemeu në shek. II të erës së re, kjo është dëshmia tjetër e dytë e shfaqjes së etnonimit albano, Nuk ka dy*shim se emri i albanëve antikë ka lidhje dhe vazhdimësi të pa*ndërprerë deri në mesjetë, e këtë na e dëshmojnë dymbëdhjetë (12) vendbanimet me etnonimin Arban[146] që dalin të përmenden në mesjetë, pikërisht në hapësirën Kumanovë-Astibos-Qustendil e Sofje, siç ishin: Arbanashka e Kumanovës[147], Arbanasi i Vra*njës, Arbanasi me emrin tjetër Zhiganci i Shtipit, Arbanashi me emër tjetër Zubanci i Shtipit, Arbanashi i Epërm i Shtipit, Arba*nashi i Poshtëm i Shtipit, Arbanashi i nahijes së Serishnikut në Maqedoninë e sotme Verilindore, Arbanashi i Radomirit, Arba*nashi tjetër-trollishte i Nahijes Radomir[148]-Qustendil, Arbanashi i Sofjes, dhe Arbanashi tjetër-trollishte i Sofjes[149], Arbanashi i Shek. XIV i Tërnovës afër maleve Koxha Ballkan, që sot ende ekziston me këtë emër në Bullgari, dhe një toponim tjetër me formën greke Arvati (të shtrembëruar) nga Arvanitis[150], që nga viti 1330 (shek. XIV), e pastaj edhe gjatë shekujve XV-XVI, ha*set në të njëjtat forma.

Në hapësirën e Nishit, përkatësisht në rrethinën e Prokupjes na del një toponim me formën Alban në defterët e shek. XV dhe atij XVI[151], me formën Alban, që në atë kohë kishte pasur 30 shtëpi.

Sot, në anën e Toplicës ekziston një vendbanim me formën e shtrembëruar Alabana, dhe mendojmë se ai ka të bëjë me to*ponimin e mirëfilltë mesjetar Albanin. Duhen bërë hulumtime edhe në burime të tjera perëndimore për ta vërtetuar kohën se në cilën periudhë ka mundur të paraqitet me këtë trajtë, në dallim nga toponimet e tjera që janë sajuar nga administrata sllave me trajtën Arbanas dhe Arbanashka, të cilat mendohet se i ka emërtuar administrata bullgare gjatë sundimit të saj nga mesi i shek. IX dhe në fillim të shek. X.

Ekziston edhe një toponim tjetër me bazën e njëjtë me emrin Albince[152], fshat baritor te Jakupica,[153] në anën e Kër*çovës, ku del të ruhet trajta arumune Albin, nga su*bstrati i etnonimit Alban.

Sipas disa autorëve serbë, fshatrat e sotme Bregovinë dhe Sllavojevac, në mesjetë janë quajtur me emrin Alban, mirëpo saktësisht nuk mund të konstatojmë se kur u është ndryshuar emri i tyre nga administrata sllave.

Përveç këtyre vendbanimeve në arealin e zënë ngoje, për të dëshmuar se banorët e tyre nuk ishin nomadë, po popullsi auto*ktone e mesjetës së hershme, ndërmjet Sofjes dhe Qystendilit e Pirotit, kanë ekzistuar edhe vendbanimet e tjera mesjetare të bazuara në toponomastikën arbane, siç ishin: Bardofc[154], Ba*lsha[155], Gurmazova[156], Gurbanofci[157], Zgurova[158], Maleshofc[159], Mazaraç-eva[160] Ligator[161], Prendi[162], etj. (në hapësirën Sofje-Qystendil), Bardova[163] (në rrethin e Shtipit), Luleshofc[164], Barlo*fc[165], Maleva[166],Gjinofc[167], Shpaj-a[168], Vava[169], Buzovik[170], Liga*tor[171], Lumnic[172] (në arealin e Pirotit).

Vendbanimet me etnonimin arbnesh janë shumë të vjetra, që nga koha e Bizantit, të cilat më vonë i emërtoi administrata bull*gare që nga mesjeta e hershme (shek. IX-X) dhe ato i trashëgoi administrata osmane me emërtime të formave sllave.

Në dallim nga 12 vendbanimet e tjera që na dalin në hapë*sirën Sofje - Qystendil - Shtip - Kumanovë, kemi 10 vendbanime të tjera në hapësirën tjetër gjeografike, që dalin të përmenden në regjistra dhe burime të tjera osmane të shek. XVI, me formën turke Arnaut në pjesën lindore të maleve Rodope dhe në jug të Adrianopolisit (Edrenesë së sotme), vendbanime krejtësisht të tjera të krijuara gjatë dyndjes së popullsisë shqiptare.

Këtyre vendbanimeve, administrata bullgare shumë vonë ua ndërroi emrat duke i zëvendësuar me ato bullgare, si p.sh.: Arnavut[173], emri tjetër Poroishte i takon Hezargradit-Razgradit, i ndryshuar në vitin 1934; Arnavutov, emri tjetër Zagara i takon Eski Zagarës, i ndryshuar në vitin 1934; Arnavut köy, emri tjetër Dolina, i takon Hacioglu Pazarcik-ut - Tolbuhinit, i ndryshuar në vitin 1942; Arnavut köy me emrin tjetër Draganova, i takon arealit të Burgazit, i ndryshuar në vitin 1971; Arnavut köy, emri tjetër Elshica i takon Filibes-Plovdiv-it, i ndryshuar në vitin 1934; Arnavut köy, emri tjetër Gugutka, i takon Kërxhaliut (vend komune), i ndryshuar në vitin 1934; Arnavut köy emri tjetër Dolina Ireçekovo, i takon Jan Boluit, i ndryshuar në vitin 1934 (Këtij vendbanimi me etnonimin arnaut-shqiptar i është dhënë emri i historianit të njohur çek Kostantin Jireçek, në vitin 1934, i cili e kishte mbrojtur tezën e doktoratës mbi historinë e bull*garëve në mesjetë); Arnavutllar, me emrin tjetër - Albancite, i takon Kërxhaliut, i ndryshuar në vititn 1934; Arnavutllar me emrin tjetër Makedonka, i takon Hacioglu Pazarcik-ut – Tolbu*hinit, i ndryshuar në vitin 1942; Arnavutllar[174] me emrin tjetër Rudnik, i takon Varnës, i ndryshuar në vitin 1934.

Sa i përket vendbanimit me etnonimin Arbanas në Veliko Tërnovo, që studiuesi turk M. Türker Acaroglu, e përmend me emrin Arnavutlu dhe me emrin tjetër bullgar Paisov, duke mos e përdorur emrin e mirëfilltë të vjetër Arbanasi, nuk mund të pra*nohet se ky vendbanim ishte i kohës së njëjtë nga shek. XVI, siç ishin ato 10 vendbanimet e tjera të emërtuara nga administrata osmane, sepse ky vendbanim ishte që nga shek. XIV i emërtuar me emrin Arbanasi, si edhe vendbanimet e tjera me etnonimin Arbanas në rrethinë të Radomirit, Qystendilit dhe Sofjes, që ishin të regjistruara në Defterin osman të shek. XV[175], natyrisht se popullsia e tyre pas shek. XVI kishte marrë antroponimi thjesht sllave dhe, gradualisht, ishte asimiluar.

Nuk mund të qëndrojë teza e disa studiuesve të huaj dhe ve*ndës se vendbanimet me etnonimin Arbnesh në arealin e Bullga*risë janë formuar nga shqiptarët e arratisur menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, siç mendon Kristo Frashëri[176] e disa të tjerë, meqë në burimet sllave paraqitja e etnonimit Arbnesh të toponimizuar, del në burimet sllave qysh në shek. XIII-XIV.

Sa u përket vendbanimeve të emërtuara me formën turke Arnavud (Arnaut), ndoshta ato janë themeluar pas arratisjes së shqiptarëve nga brendia e tokave shqiptare, pas pushtimeve os*mane, në vende të tjera fqinje, siç është rasti me Bullgarinë, meqë janë regjistruar në defterët osmanë me trajtën turke Arna*ut. Për këtë, mbi formimin e këtyre vendbanimeve gjatë shek. XVI në Bullgari kanë shkruar disa studiues siç ishte Perikli Qili[177]. Administrata osmane emërvendet me etnonimin Arbnesh, nuk i ka ndryshuar për arsye të çështjeve thjesht fiskale-financi*are.

Sipas Defterit[178] kadastral të vakëfeve osmane nga shek. XVI, për arealin e Adrianopolisit (Edreneja e sotme), dalin të për*me*nden edhe katër (4) vendbanime me etnonimin Arnavut[179] (Ar*naut), ndërsa në trekëndëshin ndërmjet Bullgarisë-Turqisë dhe Greqisë, përfshirë edhe malet Rodope, ekzistonin më se 50 vend*banime me emërtime të ndryshme greko-bullgare dhe turke, në të cilat i hasim kryefamiljarët edhe me antroponime tradicionale shqiptare, por edhe me etnonimin e patronimizuar Arnaut[180].

Është me rëndësi të madhe historike të theksohet se edhe sipas Defterit[181] të vakëfeve të sulltan Pajazitit dhe të sulltan Me*hmet Fatihut nga shek. XVI, në kazanë e Silivris-it, në rrethinë të Stambollit, janë regjistruar më se 35 vendbanime me emërtime greke dhe turke, në të cilat i hasim kryefamiljarët e regjistruar, ku dominonte kryesisht antroponomia tradicionale e krishterë shqip*tare; ndër këto vendbanime janë regjistruar edhe shtatë (7) ve*ndbanime me etnonimin e toponomizuar Arvanit (Arnavut): fshati Filipos Arvanit[182] (Arnaut), Lagopetra[183], Arnavit Aske*nci[184], Arvanit Jelada-Helada[185], Arvaniti[186] tjetër (i pa cilësuar), Tanas Progos[187] dhe Kistana Gjini[188].

Mendojmë se këto 35 vendbanime, përkatësisht popullata e tyre ka vazhdimësi që nga koha e sundimit bizantin në rrethinat e Konstantinopolisit-Stambollit të sotëm, meqë emrat e këtyre kry*efamiljarëve janë të sferës së krishterë bizantine, por me for*mat e shqipes.

Duke u bazuar në analizën e antroponimive të këtyre vendba*nimeve, mund të nxjerrim përfundimin që na dëshmon bindshëm se të gjithë kryefamiljarët e këtyre vendbanimeve ishin me preja*rdhje arbane të krishterë, por disa kryefamiljarë që kishin kaluar në fenë islame, kishin marrë emra tipikë orientalë duke ruajtur në shumë raste patronimin arnaut, si kryefamiljari e Iljas Arnavuti, emri i tij tjetër Jorgi Janaki (Janaçi). Kjo tregon se në 50 vendbanimet në hapësirën e vilajetit të Edrenesë, si edhe në 35 vendbanime të tjera të kazasë Silivris të rrethinës së Stambollit, pjesa dërrmuese e kryefamiljarëve mbanin emra tradicionalë të krishterë shqiptarë.


--------------------------------------------------------------------------------

[1] L. Thalloczy, Jiriçek, Zivei, Urkunden aus Nordalbanien, Archiv für Slawische Philologie 21 (1899) 88; I. Prolegomena, f.III-VI; II, 43 (1931) f. 1-37; G. Stadmüller, Forschungen zur albanischen Fruleschichte, Zweit ermeirlete, Wiesbaden, 1966.

[2] M. Attaliatae, Historia, Bonnae 1853, 9, 9, 18, 17. Me këtë emër shqiptarët përmenden edhe tek Anna Komnena.

[3] M. Attaliates, ed. E. Bekker, Bon, 1853, 9.

[4] Miodrag Purkoviq, Popis sela u srednjovekovnoj Srbiji, Godisnjak Skopskog Filozofskog fakulteta, Skopje, 1940,, 4-8.

[5] R. Ivanoviq, Decanske vlastelinstvo. Istorijski casopis, Beograd, 1954, knjiga IV, 173-200. Muhamet Tërnava, Shqiptarët në feudin e Deçanit në vitet e tridhjeta të shek. XIV, sipas Krisobulës së Deçanit, Buletini i Fakultetit Filo*zofik, Nr. XI, Prishtinë, 1974, 256-270.. Rexhep Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, 51-52.

[6] Al-Idrisi, Kitabu Nuz’heti al-Mushtak fi ihtirak al-Afak, Mektebetu Eththe*kafeti Eddiniyyeti, Port Said,- IRCICA Library, Istanbul, 1980, f. 795, 894.

[7] Pavle Ivic-Milica Grkovic, Decanske hrisovulje, Beograd, 1976.

[8] Hauptman Gerba: Die Kaiserlischen in Albanien 1689, Mitheilungen des KK, Kriegs-Archives, Band. II, Wien, 1888, Übersicht des Kriegsschauplatzes in alt-Serbien und Albanien, 1689, Wien, 1880, Gustav Hubka, Die Österrechis*eh-Ungarische-Offizieromission in Makedonien, 1903-1909, Wien, 1910.

[9] Ibid.

[10] K. Jirecek, Istorija srba, Beograd, 1952, Knjiga I, 85. dhe Libri II, 34.

[11] Bogomil Hrabak, O Hercegovackim vlaskim katunima prema poslovnoj knjizi dubrovcanina Dzivana Pripcinovica, Glasnik zemaljskog Muzeja u Sarajevu, 1956, 30-31.

[12] Evkaf ve timar defteri Nr. 0117, Belediye Kütüphanesi, Istanbul, dhe Timar defteri Nr. 0176, Olga Zirojevic-Ismail Eren, Popis oblasti Krusevca, Toplice i Dubocice za vreme prve vladavine Mehmeda II, 1444-1446, Vranjski Gla*snik, Vranje, 1968..

[13] Basbakanlik Arsivi Istanbul, Defter-i Liva-i Alaca Hisar, Nr. 179, Defter Nr. 576 dhe Nr. 176.

[14] BBAI, Tapu tahrir Defteri, Nr. 179, Nr. 576 dhe Nr. 176.

[15] BBAI, Tapu tahrir Defteri, Nr. 179, Nr. 576 dhe Nr. 176.

[16] BBAI, Timar Defteri nr. 161, Timar Defteri nr. 55.

[17] Übersich des Kriegsschauplatzes in alt-Serbien und Albanien, 1689, Wien, 1880, Gustav Hubka, Die Österreichiseh-Ungarische-Offizieromission in Ma*kedonien, 1903-1909, Wien, 1910..

[18] Istorija Crne Gore I, fq. 151-201. Jiriçek Radoniq, Istorija srba I, 1952, f. 51-97, Gjurgjo Boshkoviq, Problemi urbanizacije, Dukljeansko-Zetsko-Crno Go*rskog primorja, Istorijski zapisi XIV, 1958, f. 21-25.

Fanula Papazoglu, Crna Gora u antičko doba, Enciklopedija Jugoslavije II, f. 416. Risto Kovijanjic, Pomeni crnogorskih plemena u kotorskim spomenici*ma XIV-XVI vijek, libri II, Titograd, 1974. fq. 41-42.

[19] Veprat e citura, Idem, Risto Kovijanić, Pomeni Crng. plemena f. 41-42.

[20] St. Novaković c, Zakonski spomenici srpskih drž ava Srednjeg veka, SANU, Beograd, 1912, f. 580, Risto Kovijanjic, Pomeni … fq. 120-121.

[21] Andreja Jovicevic, Zeta i Leshkopole, Srpski etnografski zbornik, XXXVIII, SANU, Beograd, 192, 545-6

BBAI, Tapu tahrir Defteri, Nr. 106. Branislav Gjurgjev, Dva deftera Crne Gore iz vremena Skender-bega Crnojevica, Prva Sveska, Sarajevo, 1968. Faksimili f.. 27 v. 28-29. Branislav Gjurgjev dhe Lamia Haxhiosmanovic, Dva Deftera – Druga sveska, Sarajevo, 1973, f. 53-54.

[21] Idem, Sveska II, fq. 54.

[22] Risto Kovijanic, Pomeni… vep. e cit. 120.

[23] Idem, f. 121.

[24] BBAI, Tapu tahrir Defteri, Nr. 106. Branislav Gjurgjev, Dva deftera Crne Gore iz vremena Skender-bega Crnojevića, Prva Sveska, Sarajevo, 1968. Faksimili f.. 27 v. 28-29. Branislav Gjurgjev dhe Lamia Haxhiosmanovic, Dva Deftera – Druga sveska, Sarajevo, 1973, f. 53-54.

[25] Idem, Sveska II, fq. 54.

[26] Kadastro ve Tapu müdürlügünün arsivi, Ankara, Defter-i Liva-i Iskenderiye nr. 59, f. 98.

[27] TKA, Defteri nr. 59.

[28] TKA, Defteri nr. 59.

[29] Idriz Ajet, Studime leksikore shqiptare-sllave, Gjurmime Albanologjike, 2, 1968, Prishtinë, 1969, 39.

[30] Idem, fq. 39, Ismail Doda, Rreth identifikimit të disa toponimeve të Krajës, Onomastika e Kosovës, Simpoziumi i mbajtur më 25-27 shkurt 1977, Prishtinë, 1979, fq. 173-178.

[31] Ismail Doda, vep. e cit. fq. 182.

[32] Hauptman Gerba: Die Kaiserlischen in Albanien 1689, Mitheilungen des KK, Kriegs-Archives, Band. II, Wien, 1888, Übersicht des Kriegsschauplatzes in alt-Serbien und Albanien, 1689, Wien, 1880, Gustav Hubka, Die Österrei*chiseh-Ungarische-Offizieromission in Makedonien, 1903-1909, Wien, 1910.

[33] Tapu ve Kadastro Defteri nr.7.

[34] Ptolemaei Geographica, lib. III, in; Ilir dhe Iliria te autorët antik; I, Tiranë, 1965, 268.

[35] Idem, 266.

[36] Sh. Sejdiu, "Bijelo" u onomastici Dardanije, in Zvornik VI, jugoslovenske onomasticke konferencije, Beograd, 1987, f. 564.

[37] Po aty, vep. e cit.

[38] Anna Commnena, Alexiade Bonnae, 1839, vëll. I, 221,

[39] Anna Commnena, vep. e cit.. I, III-IV.

[40] Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI, Shty*pshkronja “8 Nëntori”, Tiranë, 1984.

[41] Dr. Muhamet Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995.

[42] Adem Handžic, Nekoliko vijesti o Arbanasima na Kosovu i Metohiji sredi*nom XV vijeka. Simpoziumi për Skënderbeun, Prishtinë, 1969, 201-209.

[43] Dh. Shuteriqi, Mbi disa çështje të Arbërit dhe mbi emrin Shqipëri, Buletin, seria shkenca shoqërore, Tiranë, 1956.

[44] Koço Bozhuri, Vëzhgime rreth shtrirjes së emërtimit Arbanon në kohën Bizantine, Studime historike, Tiranë, 1972, 135-140..

[45] K. Luka, Toponomia shqiptare në këngët Roland-it, lidhur me disa ngjarje të viteve 1081-1082, Studime historike 2 , 1967, 127-144; Konferenca e Dytë Studime Albanologjike, Tiranë, 1969, 155-161. I njëjti autor: Mbi emrin Al*bei nje-Albania dhe shtrirja e Arbenit në shek. XI, fillimii i XII, në Konfe*rencën e Dytë Studime Albanologjike Vëll. 2, Tiranë, 1969, fq. 155-161.

[46] Kristo Frashëri, Trojet e shqiptarëve në shek. XV, Konferenca e Dytë, Stu*dimeve Albanologjike, Tiranë, 1969, II, 109-119.

[47] E. Sedaj, Etnonimi Arbëresh-Shqiptar (kontribut për autoktoninë e shqipta*rëve), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1996,

[48] D. Luka, Vështrim gjuhësor mbi onomastikën e regjistrave kadastralë osmanë të Shek. XV, Studime Filologjike, nr. 4, Tiranë, 1983, fq. 154-155.

[49] R. Doçi, Antroponomia e shqiptarëve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990. fq..34-45.

[50] Popullsia shqiptare e Kosovës, vep. e cit.

[51] Popullsia e Kosovës, vep. e cit.

[52] Kasem Biçoku, Viset etnike shqiptare në Mesjetë dhe përhapja e emrit ko*mbëtar Arbër (Arbëri-Albani), Stud. hist. Nr. 1-4, Tiranë, 1992, fq.13-21.

[53] E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Bleu II, A-B, Tiranë, 1976, 61-69.

[54] Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988, 213-228.

[55] Shefki Sejdiu, Gjurmë lashtësie në onomastikën e trevës së Llapit, Sesioni shkencor, Trashëgimia etnokulturore të trevës së Llapit, Prishtinë, 1996, I njejti autor në librin me titull: “Sprova Etimologjike”, Prishtinë, 2002, 59-66.

[56] Idriz Ajeti, Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Prishtinë, 1994.

[57] Rexhep Ismajli, Disa çështje të onomastikës mesjetare, Onomastika e Koso*vës, Prishtinë, 1979, 51-52.

[58] Engjëll Sedaj, Etnonimi Arbnesh-Shqiptar, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1996. fq. 72-78.

[59] S. Gashi, Prania e shqiptarëve në Kosovë gjatë shek. XIII-XIV, në dritën e burimeve kishtare serbe, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, 60-102.

[60] R. Doçi, Antroponomia e shqiptarëve të Kosovës … po aty, vep. e cit.

[61] M. Halimi, Toponimet si dëshmi e autoktonisë së popullsisë shqiptare në Maqedoni, Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994, fq. 88-90.

[62] Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, vep. e cit. fq. 182.

[63] Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj,, vep. e cit. fq. 182.

[64] E Çabej, Problemi autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Serija e shkencave shoqërore, Tiranë, 1958, Nr. 2, 54-67.

[65] E. Çabej, Vendbanimi i hershëm i shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit në dritën e gjuhës dhe të emrave të vendeve BUSHT, Tiranë, 1962, 219-226.

[66] E. Çabej, Problemi i autoktonisë, vep. e cit. fq. 55.

[67] Skender Anamali, Nga Ilirët tek Arbërit, Shqiptarët dhe trojet e tyre, Tiranë, 1982, 109.

[68] Miodrag Purkoviq, Popis sela u srednjovekovnoj Srbiji, Godišnjak Skopskog filozofskog fakulteta, Skopje, 1940,, 4-8.

[69] Pavle Ivić Milica Grković, Dečanske hrisovulje, Beograd, 1976.

[70] BBAI, Tapu tahri defteri, Istanbul, Defteri-i Liva-i Alaca Hisar, N° 179 dhe Nr. 576.

[71] Ibid.

[72] Ibid.

[73] Olga Zirojevic, Ismail Eren, Popis oblasti Krusevca, Toplice i Dubocice za vreme prve vladavine Mehmeda II, 1444-1446, Vranjski Glasnik, Vranje, 1968.

[74] BBAI Istanbul, Maliye Defteri Nr. 7.f. 4-8.

[75] BBAI Istanbul, Maliye Defteri Nr. 7.f. 4-8.

[76] Dr. Sabit Uka, Gjurmë mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit deri më 1912, Prishtinë, 1995, fq. 118-150.

[77] M. Markovic, Toplicka Spomenica, Udruženje topličana u Beogradu, Bgd, 1934, fq. 10-32.

[78] Olga Zirojevic, Ismail Eren, Popis oblasti Krusevca, Toplice i Dubočice za vreme prve vladavine Mehmeda II, 1444-1446, Vranjski Glasnik, Vranje, 1968.

[79] Po aty, vep. e cit.

[80] Evkaf ve timar Defteri Nr. 0117, Belediye Kütüphanesi, Istanbul,

[81] Evkav ve timar Defteri Nr. 0117 Vep. e cit.

[82] Evkaf ve timar Defteri Nr. 0117, Belediye Kütüphanesi, Istanbul, Olga Ziro*jevic, Popis… vep. e cit. fq.404.

[83] BBAI, Tapu tahri defteri,Istanbul, Defteri-i Liva-i Alaca Hisar, N°179 dhe Nr. 576.

[84] BBAI Tapu tahrir defteri-Defter-i Liva-i, Niš , nr. 27 nga viti 1487. fq. 5-10.

[85] BBAI Tapu tahrir defteri-Defter-i Liva-i, Niš , nr. 27 nga viti 1487. fq. 5-10.

[86] BBAI, Istanbul, Tapu tahrir defteri – Defter-i Liva-i, Alaca Hisar Nr. 179 dhe Nr. 576.

[87] Evkaf ve timar Defteri Nr. 0117, Belediye Kütüphanesi, Istanbul, Olga Ziro*jevic, Popis… vep. e cit. fq.404.

[88] Evkaf ve timar Defteri Nr. 0117, Belediye Kütüphanesi, Istanbul, Olga Ziro*jevic, Popis… vep. e cit. fq.404.

[89] BBAI Tapu tahrir Nr. 179, TD nr. 576.

[90] BBAI Tapu tahrir Nr. 179, TD nr. 576.

[91] BBAI, Tapu tahrir defteri Nr. 179, dhe Nr. 576.

[92] Evkav ve timar Defteri Nr. 0117 Vep. e cit.

[93] Hauptman Gerba: Die Kaiserlischen in Albanien 1689, Mitheilungen des KK, Kriegs-Archives, Band. II, Wien, 1888, Übersicht des Kriegsschauplatzes in alt-Serbien und Albanien, 1689, Wien, 1880, Gustav Hubka, Die Österre*ichi*seh-Ungarische-Offizieromission in Makedonien, 1903-1909, Wien, 1910..

[94] BBAI Tapu tahrir Nr. 179,

[95] BBAI Tapu tahrir Nr. 179,

[96] BBAI Tapu tahrir Nr. 179,

[97] Iljaz Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së Kazasë së Nova*bërdës sipas Defterit të fundshekullit XV, Vjetari XXVII-XXVIII i Arkivit Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, 2002., fq. 43-174.

[98] Mihajl Dinic, Iz Dubrovackog arhiva i, SAN, Zbornik za istoriju, jezik i knjizevnost srpskog naroda, III odelenje, knjiga XVII, Beograd, 1957, 29-84.

[99] Ilijaz Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë. vep. e cit. fq. 143.

[100] Belediye Kütüphanesi, Istanbul. Vakuf ve Timar defteri Bosna-Herceg. Defteri. 872-881 H. 1467-1477.

[101][101] Tapu ve Kadastro Arshivi, Ankara, Defteri Nr. 5.

[102] Tapu ve Kadastro Arshivi, Ankara, Defteri nr. 5. Imenik mesta, opstina i srezova u Jugoslaviji, Beograd, 1960, fq. 66.

[103] Imenik mesta, opstina i srezova u Jugoslaviji, Beograd, 1960, fq. 66.

[104] BBAI Tapu tahrir Defteri Nr. 995,

[105] BBAI Maliye Defteri nr. 544, Belediye Kütüphanesi, Bosna Hersek. Defteri Nr. 076, f. 140, Dr. Hazim Sabanovic, Krajiste Isa-Bega Ishakovica, Zbirni katastarski popis iz 1455, god. Sarajevo,1964, fq.47.

[106] BBAI , Maliye Defteri nr. 544,, Bosna Hersek. defteri, nr. 76. fq. 5. Dr. H. Sabanovic, vep. e cit. fq. 41.

[107] Dr. Danilo Bajraktarević, Toponimija sela Petnjika, Buletin i Muzeumit të Kosovës, XV-XVI, Prishtinë, 198, fq. 253-254.

[108] Milivoje Pavlović, Toponimija okoline Vranja, Vranjski Glasnik, 1968, Vra*nje, f. 319. Za oronim ilirskog tipa *mal,, il . arb. mal’ (cf. moj navedeni re*ferat i clanak) ja sam dovoljno jasno ukazao na susret sa oronimom lat. tipa mont- slav. gora i semanticki oamostaljenim oronimskim terminom plan-ina (cf. 1. planus, plana). Ovde konstatovani primeri upotpunjuju merzu tipa mal (Males-Malesh, Malca-Malç, Maljen i dr.), a prema tipu Mucanj -Muçanj (Monti - ) , imamo nov konstatovan primer Motin (s. Zlato*kop), s napomenom da je on > o izvrseno pre slavizacije.

[109] Dr. Danilo Bajraktarevic, Toponimija sela Petnjika, Buletin i Muzeumit të Kosovës, XV-XVI, Prishtinë, 198, fq. 253-254.

[110] Belediye Kütüphanesi, Istanbul. Vakif ve Timar defteri Bosna-Hersek. Defteri. nr. 076, fq. 5. Dr. Hazim Sabanovic, Krajiste…. vep. e cit. fq. 12 45 dhe 49.

[111] Belediye Kütüphanesi, Istanbul. Vakif ve Timar defteri nr. 076, fq. 3.

[112] Salnomja, vep. e cit. fq. 703.

[113] Salname-i Vilajet-i Kosova, 1318 H – 1900, Üsküp, fq. 700.

[114] BBAI, Tapu tahrir Defteri nr. 211, fq. 153, Belediye Kütüphanesi, Bosna Hersek defteri shek. XV, fq.140., Salnamja, vep. e cit. fq. 700-703.

[115] BBAI, Defter-i Vilayet-i. Vlk. nr. 2, Oblast Brankovica Opsirni katastarski popis iz 1455 god. Orijentalni Institut, Sarajevo,1972, fq. 17., Salnamja, vep. e cit. fq. 700-703.

[116] Tapu ve Kadastro Arshivi, Ankara, Defteri nr. 59. Salnamja e Vilajetit të Kosovës, vep. e cit. fq. 860.

[117] BBAI , Tapu tahrir Defteri nr.9, Timar Defter-i nr. 16, dhe Defter-i nr. 22,

[118] Sh. Demiraj, vep. e cit., 219-226.

[119] Q. Murati, Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni, Shtëpia botuese, “Fan Noli”, Tiranë, 1993, fq. 8-9. M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Pri*sh*tinë, 1989, 72. Regno d’Albania. Instituto Geografico Militae, Firenze, 1939. Harta fizike-politike e Repulikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, 1973.

[120] A. K. Papadhopulos, “Aperios” hora. O ai kaumemkoos Elenizmos kai o Allvanikos Ethnikismos, Athena, 1992, f. 133.

[121] D. Kaljusios. To monasteri tes Kapinas. Epirotike Estia”. Nr. 40, 1991 (Ianina), f. 32.

[122] R. Stojkov-Thoma Kaçorri, Një regjistër Osmano-Turk i shek. XV për shqiptarët e Peloponezit, Studime historike, Tiranë 1966, Nr.3, 149-163.

[123] P. Xhufi, Arbërit dhe Arbëria në burimet historike të shek. V-XI, Shkenca dhe jeta, Tiranë, 1988, Nr. 2, 54-55.

[124] K. Luka, Emri Albeinje – Albani dhe shtrirja e Arbërit në she. XI, në fillim të shek. XII, Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, II, Tiranë, 1969, 155-160.

[125] R. Ushaku, Roman I shek. XII me syzhe shqiptar-ballkanik, “Rilindja”, Prishtinë, 3.XI.1984, 12.

[126] E. Çabej, Studica Albanica I, Tiranë, 1972, 38.

[127] Qemal Murati, vep. e cit. fq. 34-35.

[128] P. Skok, Etimološki rjeçnik hrvatskoga ili srpskoga jezika, JAZU, Zagreb, 1971, 54.

[129] Halil Inalcik, Hicri 835 Tarihlî, Sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara, 1954.

[130] H. Begic, H. Handzic, E. Kovacevic, Oblast Brankovica, Opsirni katastarski popis iz 1455. god.., Sarajevo, 1972,

[131] I. Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së Kazasë së Nova Bërdës, sipas Defterit të fundshekullit XV, Vjetari XXVII-XXVIII/2002 i Arkivit Kombërae i Kosovës, Prishtinë 2002,

[132] Dr. E. Sedaj, Etnonimi – Arbëresh-Shqiptar, Prishtinë, 1996, fq. 79-80.

[133] Milan Shuflai, Serbët dhe shqiptarët… vep. e cit.

[134] Tapu ve Kadastro Umum Müdürlügün Arsivi, Defter-i mufassal-i Liva-i Prizren, nr.55, BBAI, Defter-i Mufassal-i Liva-i Vlçitern, nr. 124.

[135] P. Cabanes, L’Epire de la mort du Pyrhos à la conquête romanine (272-167), Paris, 1976, 572.

[136] Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë, Tiranë, 1965, 48, 67, 93, 268, 416, 417, 488.

[137] K. Biçoku, Viset etnike shqiptare në Mesjetë dhe përhapja e emrit kombëtar Arbër (Arbëri-Albani), Studime historike, Nr. 1-4, Tiranë, 1992, f. 34.. O. Myderizi, Emni i Shqipnisë në kohën e mesme, Hylli i Dritës, v. 1943, Nr. 4-5, 131-133.

[138] J .Adami, Historia e rrugëve të Shqipërisë, Buletin për Shkenca Shoqërore, Tiranë, 1953, Nr. 3, 23-26.

[139] K. Biçoku, Rrugët nëpër Vilajetin e Krujës të shek. XV dhe lokalizimi i Shufadasë, Monumentet,, Tiranë, 1982, Nr. 1, 41-62. A. Baçi, Rrugët shqi*ptare në Mesjetë (shek. VII-XV), Monumentet, Tiranë, 1984, Nr. I, 58-68. V. Shtylla-L. Papajani, Të dhëna teknike mbi rrugët e Luginës së Shkumbinit në antikitet e mesjetë, Monumentet, Tiranë, 1991, Nr. I, 57-73.

[140] K. Biçoku, Idem. fq. 25-26.

[141] K. Biçoku, Idem, fq. 25-27.

[142] K. Biçoku, Idem, fq. 25-27.

[143] Th. Mommsen, Mémoire sur les provinces romaines jusqu’au V siècle, Revue archéol. 866. 1867. Zbornik Konstantina Jireceka, I, SAN, Posebna izdanja, Odelenje drustvenih nauka, Nova serija, libri 33, Beograd, 1959, f. 81-129.

[144] G. Spasovska-Dimitrioska, Grobot na pisarot od Stobi, “Macedoniae acta archeologica” Nr. 14, Makedonsko Arheolosko Drustvo, Skopje, 1996.

[145] Q. Murati, “Shqiptarët dhe Ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve”, Tetovë, 1999, fq. 31-32.

[146] Miodrag Purkoviq, Popis sela u srednjovekovnoj Srbiji, vep. e cit. f. 4-8, BBAI, Defter-i Esami-ivojnuk, Nr. 21, shek. XV, Tapu ve Kadastro, Müdü*rlügü Arsivi – (Kuyud-i kadime), Defteri Nr. 85, Ankara, shek. XVI, BBAI, Defter-i Liva-i Mufassal-i, Sofija, Nr. 130,, BBAI Tapu Tahrir Defter-i, Nr. 236. BBAI, Maliye Defter-i Nr. 276, Turski dokumenti za istorijata na make*donskiot narod, Opsrni popisni defteri od XVI vek, za Kustendislkiot sa*ndzak, Tom V, Libri II, Shkup, 1980, fq. 216, 422, 582.

[147] Popis sela u srednovjekovnoj Srbiji, vep. e cit. 4-8.

[148] Tapu tahrir Defterleri të përmendura si më lart, idem.

[149] Tapu tahrir Defterleri të përmendura si më lart, idem.

[150] Tapu ve Kadastro, Müdürlügü Arsivi, Nr. 85, Turski dokumenti, vep. e cit. f. 88.

[151] BBAI, Rumeli timar defter-i nr. 167

[152] J. Cvijic, Osnova za geografiju i geologiju Makedonije, Beograd, 1906, I, fq. 138.

[153] Q. Murati, Shqiptarët dhe Ballkani ilirik, ,, vep. e cit. fq. 40

[154] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 236 , fq. 585 dhe Defter-i nr.130.

[155] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 236, fq. 585. dhe Defter-i nr. 130.

[156] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 236, fq. 585. dhe Defter-i nr. 130.

[157] Hauptman Gerba: Die Kaiserlischen in Albanien 1689, Mitheilungen des KK, Kriegs-Archives, Band. II, Wien, 1888, Übersich des Kriegsschauplatzes in alt-Serbien und Albanien, 1689, Wien, 1880, Gustav Hubka, Die Österrei*chiseh-Ungarische-Offizieromission in Makedonien, 1903-1909, Wien, 1910..

[158] Idem – Hartat topgrafike,

[159] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 236, fq. 585. dhe Defter-i nr. 130, f. 491..

[160] Idem, hartat topografike,

[161] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 236, fq. 196. dhe Defter-i nr. 130, f. 491..

[162] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 130, fq. 372.

[163] BBAI, Defter-i Esami-i Voynugan nr. 21,

[164] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 26,

[165] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 28,

[166] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 125,

[167] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 163,

[168] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 461,

[169] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 274,

[170] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 276,

[171] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 315,

[172] BBAI, Tapu tahrir deftri, Defter-i Mufassal-i Liva-i, Sofja, nr. 82, fq. 322,

[173] M. Türker Acaroglu, ulgaristan’da Türkçe yer adlari kilavuzu, Sevinç Matbaasi, Ankara, 1988, fq. 71-72.

[174] M. Türker Acaroglu, vep. e cit. fq. 72.

[175] BBAI, Tapu tahrir defteri Defter-i Esami-i Vojnugan Nr. 21, shek. XV.

[176] Kristo Frashëri, Trojet e shqiptarëve, vep. e cit.. fq. 109-119.

[177] Mandrica, një fshat shqiptar në Bullgari, Studime filologjike nr. 3, Tiranë, 1967, fq. 197-198.

[178] BBAI, Defter-i Vilajet-i Edirne nr. 177,

[179] BBAI, Defter-i Vilajet-i Edirne nr.177, f. 51-52, 392-397.

[180] BBAI, Defter-i Vilajet-i Edirne nr.177, f. 1-800.

[181] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541.

[182] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 529-530.

[183] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 529-530.

[184] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 532.

[185] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 544.

[186] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 575.

[187] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 532.

[188] BBAI, Defter-i Evkafi, Istanbul, nr. 541, fq. 557-558.

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...