Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/03

Nga Nuri PLAKU:HAIKU, PUTHJA MBRETERORE E NJE POETI



(Nasho Jorgaqi, Nën zë, Ombra GVG, Tiranë, 2010).




Ndoshta duhet supozuar se haiku është “porta e vogël” e oborrit shpirtëror e një poeti që të nxjerr në hapësirat intime të kopshtit të blertë të kujtimeve, të tilla si Kopshti i Edenit apo ato të Semiramisit. Teoria e rënies së lirë e Njutonit e mori shkakun e zbulimit nga një mollë e rrëzuar në rrugicat e shetitjeve të tij, ndërsa Tagora i “shtroi” metaforat e mbretëreshës pikërisht në rrugicat e një kopshti. Edhe puthjet e para të mbretërve janë dhuruar po aty! Mos vallë edhe haiku ështe një puthje mbretërore?
Hajku i Nasho Jorgaqit është pikërisht i tillë, sepse në qendër të tij është dashuria, gruaja dhe natyra, një trinitet që ekuilibrohet plotësisht në tri vargjet e këtij zhanri. Madje për ta dhënë sa më të qartë e sa më të kristaltë “tingëllimin” poetik të tij, autori rrebelohet edhe me vet haikun.
Ai “shkallmon” rregullat e ngurta të panoramave strikte të numrit të rrokjeve dhe vëzhgimit natyror të modelit tradicional japones dhe krijon një hulli të re komunikimi duke vendosur në vend të konstatimit fotografik, thelbin e një ndjenje të përkorë, përzier me filozofinë e mendimit të tij poetik. Nga rruga e madhe e mërgimit kontinental, haiku japonez, në vend të pushtimit të “kolonive” ndërtoi në kulturën perëndimore një dinasti të vërtetë letrare. Tashmë ai është një pemë madhështore me rrënjë të thella aziatike dhe degë të harlisura europiane.
Nasho Jorgaqi është ndër të parët poet vendas që kapërcen pragun e këtij zhanri dhe i jep krijimit të tij më tepër harlisje shqiptare sesa japoneze. Ai shfaqet si një krijues modern i haikut, plot energji kulturore dhe kulturë mendimi. E pasuron atë me reflekse të thella emotive dhe tematikë të larmishme.
Ai shmanget gjithashtu edhe nga disa prej profileve të tij që gjallojnë në vende të ndryshme të botës. Shmanget veçanërisht nga i ashtuquajturi “haik urban” ku dominojnë subjektet sociale, psikologjike dhe seksi. Në krijimin e tij shfaqet ai lloi modeli amerikano-europian ku mungojnë objektet e drejtpërdrejta referenciale të natyrës, mungojnë teknikat tradicionale dhe prozoidia e zakontë si rima apo ritmi.
Nga fillimi deri në fund haikun e këtij vëllimi e përshkon një dashuri e veçantë që shprehet me “pëshpërima” të thella “nën zë”. Ajo trasmetohet si një peng, mbështjell me psherëtimën e ikjes së përmallëshme. Gruaja që e shoqëron vazhdimisht këtë dashuri vihet në qendrën e gravitetit të saj, ndërsa natyra, është kështjella gjigande ku luhen dramat e një shpirti të etur nga pikëllimi i shkretëtirave. Dashuria jepet përtej gjithëshkaje, duke qenë ndërkohë arësye e gjithëshkaje dhe privilegj i gjithëshkaje. Ajo kërkon gjithëshka dhe i jepet gjithëshka. Midis meritës dhe realitetit pragmatik të fatit, poeti jep konfliktin e madh të dashurisë njerëzore. Sepse brenda saj është femra, enigma e madhe e joshjes së botës. Femra është e tillë edhe kur bëhet ekuivalente e sakrificës për të ruajtur kultin natyror të ndjenjës. Aq të bukur e shikon poeti këtë raport mashkull – femër sa e vesh me nuancat e një marrëdhënie të përjetëshme, krahasuar me një valle të pandërprerë në gjithë kohërat e në të gjithë botën. Ajo vardisje, ajo marrëdhënie reciproke plot sfilitje që emeton kjo ndjenjë e thellë njerëzore, rrjedh pikërisht nga ky raport.
“Gjithë burrat rreth këmbëve të grave/ Gjithë gratë rreth krahëve të burrave/ Vallja e përjetëshme njerëzore.”
Por ajo që e bën të përveçme këtë dashuri, është këndvështrimi i saj origjinal, vetjak. Kjo “valle” njerëzore ka në qendër edhe vuajtjen sfilitëse të shpirtit të poetit. Dashuria tek ky haik, nuk vjen në mënyrë rinore si vinte dikur “dashuria e Mimozës” në rininë e hershme të autorit. Ajo tashmë është formëzuar si materje që peshon vlera kultike dhe ekuilibruese. Është një ekuilibër dashurish në ikje. Është si të vëzhgosh perëndimin e diellit mbi det dhe ta vizatosh atë në kujtesën e përjetëshme të shpirtit.
Ka një lamtumirë të trisht në dashurinë e këtij autori, një amanet për brezat dhe një peng të ngurtësuar për të ardhmen e jetës që endet mbi haikun e tij tamam si ato rrezet e kuqe të perëndimit. Brenda tre rreshtave ai penelon një hymn të vërtet. “Me ty qiellin dhe tokën lidh/ Lidh njërin breg me tjetrin/ Jetën dhe vdekjen bashkoj.”
Hymni i dashurisë për poetin nuk buron thjesht nga raporti i marrëdhënieve fizike midis njerëzve. Ai nuk sjell “pikëllimin e dritares” apo “parvazin e pritjes” si te Mimoza. Por në qendër të këtij hymni, vihet ndjenja hyjnore, adresuar një profili të tillë me një emër të nënkuptuar si “Afërditë” apo “Artemisë.” Në vend të raporteve fizike, autori sjell raporte shpirtërore me dimensione të pafundme qiellore, përtej imagjinatave të thjeshta të mendimit në kufijt e vërtet të botëve.
“Mjer ai që se di/ Se kufijtë e shpirtit/ I kalojnë kufijt e botës.”
Duket sikur poeti ta tërheq vëmendjen nga realiteti i dashurive të zakonshme dhe të krijon një koncept të ri me imazhet pikturike të Aligerit. Përzihen kufijt ekstrem të jetës dhe vdekjes, të ditës dhe natës, të tokës dhe qiellit. Universi brenda një rubini, dielli brenda një bulëze vese, madhështia e botës së njeriut brenda një pikëze loti. Teksti hyjnor brenda një gjetheje druri. Dhe të gjitha këto funksione i kryen po ajo; dashuria. “Ah, dashuria/ Edhe unazën e Saturnit/ E kërkon për gishtat e saj.”
Ky është dimensioni pikturik në haikun e këtij autori. Ai nuk kufizohet me thënien e babait të haikut Maçuo Bashos: “ Po deshe të shkruash haiku për pishën, shko te pisha.” Përkundrazi, Nasho Jorgaqi me këtë vëllim sikur thotë: “Po deshe të shkruash haiku për pishën, mbille atë brenda vetes.”
“Në të vërtetë të gjitha gjërat e vogla janë të bukura.”, thotë Sei Shonagon. Nasho Jorgaqi gjithashtu e tejkalon këtë postulat. Ai e shikon të bukurën tek ky haik, jo vetëm në të “voglën”, por edhe në efektet e saj rrezatuese duke e konsideruar atë një bërthamë artistike që emeton parreshtur energji pozitive. Pikërisht këtu gjenden elementët risor të këtij haiku. “Në këtë natë të kthjellët vere/ Një dritare kërkoj nëpër qiell/ Dhe e gjej në sytë e tu.”
Ai arrin të ndërtojë relacionin e të “voglës”, të syve, nëpërmjet një shtrirje të gjerë dimensionale që shkon midis natës dhe qiellit. Është si një relacion i ndërtuar midis vatrës së zjarrit dhe hapsirës së ngrohur prej tij. Ç’do haik i këtij autori është një zjarr i ndezur në vatrën e shpirtit të tij.
Dashuria që “rrezaton” përmes këtij haiku-zjarr, është një ëndërr që nuk arrihet kurrë në një fund të ngopshëm tokësor. Autori është një Platonist që e gërsheton epshin kreativ me hyjnizimin e femrës.
Është pikërisht jeta e pasur e këtij njeriu që na vjen plot befasi morale dhe filozofike. Ai ka shetitur gjithë botën e dashurisë dhe ka parë e ndjerë gjithshka që i përket asaj. Ai i ka “gjezdisur” të katër horizontet por për çudi qendron atje lart, nuk zbret në tokë. Sepse atje, ka zbuluar horizontin e pestë të saj, portën qiellore. “Atje lart ku të ngjit dashuria/ E gjithë bota poshtë të duket/ Si kopshtet e lulëzuara të Edenit.”
Jorgaqi luan shumë me dimensionin qiellor. Të beftën ai e shkrin brenda kësaj hapësire. Nga rrëmbimi i të beftës, autori “verbohet”, nuk shikon gjë tjetër veç asaj që “mungon”. Mungon dashuria. Kjo është thirrje për të rinovuar qendrimet tona “tokësore” ndaj saj dhe ky është efekti i mësimit të artit. Ky është produkt i një ekperience të gjatë e të çmuar e cila shfaqet si një oligarki vlerash dhe transformohet për hir të këtyre vlerave në “ekselensë”. Ekselença është vlera tjetër e këtij hajku që e vesh atë me një rrobë të praruar, si veshja japoneze me blunë dhe vishnjen perandorake. Ky është një element shumë i domosdoshëm i haikut që lidhet me shkëlqimin e tij dhe si i tillë tek Nasho Jorgaqi ka arritur një kulm të suksesshëm.
Dashuria për këtë poet është edhe etalon shpirtëror i marrdhënieve midis njeriut dhe botës konkrete. Por ai nuk e bën një moral të tillë. Haiku i tij përmban konceptime filozofike të thukëta që të joshin me zërin “filozofik” të një bulkthi drejt ekuilibrit të jetës. Kënga e një bulkthi është “morali” i vërtetë që jepet në këtë haik. Ai skicohet si diametri i një mbrëmjeje vjeshte në një kuadrat të caktuar territori i cili të thith e të orienton emocionalisht, në një jonxhisht, në një hambullor apo në një djerrinë. Brenda tij orientohet vëmendja emotive dhe krijohet relacioni i universit; i hënës, tokës dhe njeriut. Pa njeriun hëna është e braktisur, pa bulkthin peisazhi është monoton. Këngën e bulkthit natyra e ka shpikur për të bërë të pranishme bukuritë e veta. Janë thirrje të shenjta të saj. Ndërsa haiku i këtij autori e shfrytëzon këtë natyrë në arritjen e saj më të përsosur, duke e kthyer në një njësi matëse të moralit të vet. I tillë është ky haik, një thirrje e shenjtë për të pasqyruar relacionin e krijuar midis dashurisë, natyrës dhe femrës.
Por ndërkohë, gjithë këtë shtjellë emotive ai mundet ta fokusoj tek vetja, tek përjetimet e tij më konkrete. Në këtë mënyrë, poeti arrin ta kthej të “munguarën” në psherëtimë. Pikërisht kjo psherëtimë është edhe thelbi i këtij morali. Në këtë pikëmbritje, ky haik na edukon për ta ngritur ndjenjën e së bukurës deri në dhembshurinë për të.
E nesërmja është e të tjerëve, thotë poeti. Dielli që do të lind do të gëzohet nga të tjerë dhe perëndimi i tij do të soditet nga poet të tjerë. Sot, “dielli në perëndim” është pikërisht ky haik, kjo psherëtimë. Kështu ndjesia bëhet më e ratifikuar, më solide dhe më e përkorë. A psherëtin e bukura? Po. Sepse gjithëshka është ardhje dhe ikje. Autori qendron në pjesën e dytë të këtij dualiteti. Dhe pikërisht mbi këtë psherëtimë ai vendos “tekqyrësen” e tij të vëzhgimit. “Në tërë qënien e plakut/ Mbretëria e dhimbjeve shtrihet/ Me oaze meditimi dhe qetësie.”
Në këtë qetësi atij i përvidhet veç hëna….
“Atje, përtej nëpër natë/ Hëna ngatërruar me degët e ullirit/ Mban peng mendimet e mia.”
Pengu i hënës është një “haraç” për jetën e bukur të një njeriu. Hëna është një prelud jete që shoqëron të bukurat e shfaqura në formën e një lamtumire. Pikërisht këtu është thesari i vlerave të këtij haiku. Sepse atë na e shkruan një njeri që bukuritë e jetës nuk e lëshojnë prej vetes. Edhe pse e di ligjin e pashmangshëm të natyrës, prapseprap ai na jep thelbin e saj të pashtershëm. Ky thelb është malli.
Malli në këtë haik është i hyjnizuar së bashku me dashurinë. Përtej këtij malli nuk ka asgjë tjetër, e mbramja është shkretëtirë dhe vdekje. Kemi një kalim tre hapësh. Me “tre hapa” na jepen tre kufij mitik: malli, shkretëtira dhe vdekja. Këto janë tre ngjyrat “filozofike” që ai e vesh haikun e tij.
“Përtej teje malli/ Përtej mallit, shkretëtira/ Dhe pastaj vdekja”.
Madje malli është për Jorgaqin një vezullim xixëllonje mbi gjethin e blert të një kujtimi, është gjurmë e ndritur mbi një syth pranvere, mbi një fije bari, mbi një kristal bryme, apo mbi një pikëz loti, dhe së fundi vjen si puthja e hënës mbi mjegullën e padukshme të vesës. Ta shkruash këtë mall si një psherëtimë perëndije, si një ëndërr djaloshi, një mall rinor, një përjetim të bukur femëror të kthyer në shenjtëri. Të gjitha këto janë psherëtima të holla që mund t’i trasmetojë vetëm haiku. A nuk do të thotë kjo se ai është një puthje e vërtetë mbretërore?
Haiku është edhe unaza e florinjtë e shpirtit të bukur të poetit që shfaqet tani me një mijë vezullime. Mbase është ajo unaza e drynit që hap e mbyll deriçkën e vogël të kopshtit të tij. Poeti “mbret” tani end puthjet “nën zë.” Thuhet se gjuha e zemrës është më e madhe se gjuha e folur.
Kjo sentencë është shprehimore veçanërisht tek haiku. Poeti flet me gjuhën e zemrës dhe ai duhet kuptuar po me zemër. E folura e tij është si gjurma e kaltër e një zogu. A duket gjurma e zogut në qiell? Pikërisht këtu shfaqet enigma, virtualja. Ai nuk e thotë, por lexuesi e ndien. Kjo është fusha manjetike e artit, dhe ndikimi i saj ndihet aq shumë tek ky haik sa s’ka nevojë për asnjë koment. “Ato flatra zogjsh në fluturim/ Janë ëndrrat e ëndrrave të mia/ Që kurrë si kapa dot.”
Nasho Jorgaqi e “ngop” haikun e tij jo vetëm me filozofi por edhe me natyrë. Madje vënde-vënde grifojnë figura dhe imazhe tronditëse. Por edhe këtu duket e veçanta e tij. Sepse ai e jep natyrën në lëvizje, në ecje funksionale të ideve. Natyra për të nuk është pasive, një akuarel i paqtë e shlodhës, apo “vëzhguese” në funksion të pasqyrimit parazitar të emocioneve. Përkundrazi, nga natyra ky autor veçon elementët e saj më të brishtë e më të ndjeshëm ndaj lëvizjes si; gjethet, barin, ujërat apo fluturat. Po të ndërtojmë skemën e përdorimit të tyre, ato na shfaqen si fjalët kyçe të tij. Madje janë mjaft funksionale në këtë krijim. Vet haiku në origjinën e vet, në “rrënjën” e tij është natyrë, por çfar na jep natyra nëpërmjet kësaj skeme të haikut “Nën zë”? Këtu është e veçanta. Autori na trasmeton një lloj energjie të brendëshme që ja vjel natyrës dhe e përdor atë thjesht si një “mollë Njutoni” për të trasmetuar “zbulimet” e tij filozofike.
Shpesh ndodh që “zbulime” të tilla të bëhen edhe mbi një gjeth. Mbi gjeth mblidhen tingujt më të bukur të muzikës së botës. Dhe mbi gjeth fillon e ngrihet një “etyd” filozofik.
“Këto gjethe të thara vjeshte/ Që bien mbi burim/ Kërkojnë më kot gjelbërimin e humbur”.
Gjethi për poetin është edhe lot edhe zemër. Ai e bën atë telajo dhe derdh të gjitha ngjyrat e brishta të një fërgëllime shpirtërore.
“I vetëm në mes të pyllit/ Ëmbël puhija fryn nëpër degë/ Zëra të fshehtë dëgjoj.”
Të ndërtosh një gjeth të tillë do të thot të ndërtosh një haik. Pastaj mbi gjeth vjen e ulet një flutur nate. Cili shpirt vallë ka pësuar metamorfozën e kësaj krijese? Për poetin fluturat janë “pergameni i Zotit” ku poeti shkruan “emrin e saj” dhe ajo kthehet në qetësinë e tij të përjetëshme. Ka një amëshim prej ortodoksi në këo vargje me flutura, një paqe hyjnore që ta jep vetëm rikthimi i shpirtrave të arratisur. Dhe kush e ndolli deri në këtë cak? Është haiku ai që e joshi apo vet hajku është një flutur? Jo, është dashuria e parë e poetit që rikthehet në formën e një fluture. Ky është peng i dashurisë dhe pengjet u kthekan vetëm në haik. A është haiku ngushullim? Nëse vërtet ai del nga shpirti duhet të jet i tillë. Tek Nasho Jorgaqi, haiku evidentohet pikërisht si i tillë, sepse e tillë është edhe paqja që përftohet prej tij.
“Vjen nga lulet ajo flutur/ Dhe qendron mbi supin tim/ Paqë gjithandej!”
Nëpërmjet këtij haiku, poeti arrin të “tresi” ditët me netët. Ditët ku arratisen dashuritë dhe netët kur kthehen të lodhura nga rruga e pendesës. “Ç’jan ato dit e netë/ Kur tek unë stinët ngatërrohen/ Dhe sdi ku jam e ç’bëj?” Por, kjo është një “tretje” që askush nuk mund ta bëj, veç asaj fluturës së brishtë e cila fluturon nga njëri skaj në tjetrin, duke mbartur të shkuarën drejt së ardhmes. Dhe ky është pikërisht haiku.
Me haikun ky autor na sjell dy anë të kundërta përzier me magji. Pikërisht ky është dimensioni hapsinor i tij, që të ngop me dritë dhe me mug, me ditë dhe me netë.
Ndërsa ujrat tek ky vëllim, rrjedhin trishtueshëm në disnivelet e tyre të befta. Poeti i komandon dhe i ngjit ato në të kundërt. Ai ndërton një përrua në gjoksin e tij dhe na fton të dëgjojmë gurgullimën e mpiksur në shkumën e bardhë, pastaj me atë shkumë ndërton një varkë. Merreni thot ai, krahët e një pulëbardhe dhe ktheini në vela, merreni barkun e hënës dhe ktheheni në bashin e saj. Dhe ti bën vërtet kështu por ndodh një paradoks. Varka është një haik. Dhe t’i mund të udhëtosh me haik për në zemër të poetit dhe të dalësh papritur në zemrën e dashurive. Sepse zemra e poetit është zemra e dashurive njerëzore dhe udhëtimi për atje është një kumt njerëzor. A nuk udhëton nëpër shekuj e bukura midis nesh? “Ngaherë ti lundron/ Nëpër kaltërsinë e syve të mi/ Nuk njeh natë, as ditë.”
Bashkë me ujrat nxitet edhe nostalgjia e poetit për kohën që ikën.
“Tek rri buzë lumit/ Ujët shoh që rrjedh teposhtë/ Është koha e pakthyeshme.”
Ky moskthim lidhet dhimbshëm me testamentin e njeriut. Është një testament poetik që ai kërkon ta lëri duke na mësuar si të duam dhe ç’far të duam. Ky testament lihet po në natyrë, po brenda një jete, brenda një druri. Në dru ai ka lidhur edhe pengun e tij të fshehtë.
“Të mundja në lëkurën e drurit/ Testamentin ta shkruaja
Para se të ikja.”
Ka një rikthim tek e shkuara, një lidhje nostalgjike me pengun e tij të dikurshëm. “Në një nga drurët e kopshtit/ Emrin e saj skalita dikur/ Thinjur është tani.”
Madje edhe pse drurët i japin trishtim se i kujtojnë vdekjen por edhe vdekjen ai do tua besojë po drurëve.
“Nën këto selvi vetmitare/ Ku prehet paqja dhe qetësia/ Sikur të pushoja dhe unë një ditë.”
Vdekja te Jorgaqi ka një trajtim mitik. Ajo është një ikje madhështore, me testament, urti mbretërish dhe lamtumira dashurish. Është një ikje për te Zoti, një ikje Krishti, që merr me vete një rrymë drite për ta përcjellë deri në qiell. Kjo është “vdekja fisnike”, “vdekje e bukur”, një ndërrim jete, një vdekje pa vdekje, një rit biologjik që kryhet thjesht për hir të përjetësisë. Por edhe në këtë moment, autori nuk do të tërheqi vëmendjen e të tjerëve. Vëmendjen e tyre, në vend të vetvetes, ai e adreson tek tjetër kush, tek bota e luleve.
“Mos e pi atë dolli për mua/ As për veten mos e pi/ Pije për lulet e heshtura!”
Ky është thelbi i fisnikërisë së një shpirti të tillë krijues.
Pra midis qiellit, ujrave, malleve, selvive, gjetheve dhe luleve, endet ky haik, ky peng dhe kjo dashuri si nje puthje e vërtetë mbretërore.

Nga Nuri PLAKU :Harilla GOGA: “Unë dhe ti në shoqërinë shqiptare”. Tiranë 2010




PSE-të  E  “TRISHTUARA” TE NJE DIPLOMATI



 Në librin “Unë dhe Ti në Shoqërinë Shqiptare”, diplomati Harilla Goga, vjen me një prurje të re për lexuesin shqiptar mbas 5 botimeve të mëparshëm të tij; 3 nga fusha profesionale; “Komuniteti Evropian, TPE”, “Njohuri mbi Bashkimin Europian”(bashkautor) e “Shqipëria mes zhvillimeve tësotme ndërkombëtare” dhe 2 romanet; “Pazari i madh” dhe“Diplomati”.
   Libri është një ese e gjatë ndërtuar mbi bazën e një koncepcioni pragmatik, ku gërshetohen eksperiencat dhe njohjet e drejtpërdrejta individuale me interpretimet e thella meditative. Midis këtyre dy poleve shtrihet një realitet i hidhët social mbi të cilin autori operon deri në qelizat më të imta të tij, për të zbërthyer një nga enigmat më të vështira; zhvillimet problemore në formimin e psiqikës shqiptare.  Pikërisht, për ta dhënë sa më të qartë e më të kuptueshëm këtë realitet, ai e konturon atë  mbi bazën e një diagrame psikologjike të mbështetur mbi dy segmente koordinatave; segmenti gjeografik dhe ai historik.
Segmenti gjeografik i një vendi ka të bëjë me fatin e tij mbi shtrirjen në hartën e përgjithshme globale. Ky fat e ka bërë Shqipërinë të ndodhet në udhën e kalimit të përhershëm midis lindjes e perëndimit, në një kufi luftërash, ku perandoritë e mëdha, mbretëritë e mëdha dhe fuqitë e mëdha, e kanë parë si një vend të skajshëm dhe objekt të kancelarive të tyre.
Ndërsa segmenti historik, në vështrimin analitik të këtij autori, përdoret si një referencë dhe ballafaqim midis kohëve, ngjarjeve dhe  rrethanave të caktuara në sisteme dhe kushte të caktuara, përmes të cilave ka kaluar dhe është farkëtuar ndërgjegjja jonë kombëtare.
Mbështetur ndërmjet këtyre dy segmenteve, diagrama  e psiqikës sonë aktuale, shfaqet me forma deformuese si rrjedhojë e trysnive të ushtruara mbi të, të kulturave të ndryshme në epoka dhe rrethana të ndryshme. Autori synon evidentimin kritik të tyre,duke ngritur trishtueshëm një nga pyetjet më preokupuese të ditës: Pse vonohet kaq shumë integrimi ynë në familjen e madhe europiane?
Kjo pyetje e ka bërë autorin e këtij libri të zhbiroi, përmes metodës krahasuese të fakteve dhe ngjarjeve, gjithë eksperiencat  e tij të punës, duke na i dhënë ato në nivelet e një rrafshi komunikues, që i ngjan më tepër një bisede të thjeshtë “gju më gju” me njerëzit, sesa një komunikimi akademik, mbushur me referenca dhe filozofira të larmishme e të vështira për t’u kuptuar nga kushdo. Kahu hulumtues i tij, fillon nga individi në drejtim të kolektivit, nga e veçanta tek e përgjithshmja. Nëpërmjet rasteve dhe ndodhive konkrete, ai argumenton mendimin e vet tek “unë” dhe tek “ti”, si pjesë përbërëse e shoqërisë shqiptare. Këtu qëndron edhe veçoria më e spikatur e këtij libri; komunikimi masiv, efekti masiv dhe interpretimi masiv.

Mjaft autorë në libra të tillë do të pretendonin drejt një stili “të lartë” shkencor, do vishnin “gëzofin akademik” dhe do hapnin portën e “minierave” të tyre kulturore, për ta bërë atë një libër elitar. Përkundrazi, Harilla Goga nuk synon këtu të nxjerri një libër “nga librat” dhe as nga dosjet e zverdhura të arkivave. Ai synon një prurje krejt origjinale, me ndodhitë dhe interpretimet e tij të gjalla e të drejtpërdrejta. Pra, në vend të një akademiku pozant e hijerëndë ai ka zgjedhur të jetë një “Shën Llazar” i popullit të vet, që di ta vendosi dorën në plagën e maisur të këtij kombi nga e cila, në vend të limfës së turbullt, rrjedh prej shekujsh, ulërima e prapambetjes së dhimbshme. Ai shfaqet kështu një intelektual sipëran e i përgjegjshëm i cili bën me ndërgjegje të pastër detyrën e interpretimit të kohës së vet.
   Në çdo rresht të librit ndihet prej autorit një psherëtimë e bardhë faji. Duket se ai nuk e ndan kurrsesi vetveten nga fati i përbashkët i shoqërisë shqiptare. Integrimi, ky term hipokrit mbarsur me  ëndrrat mashtruese të politikanëve tanë,  ka vite që endet në imazhet e shqiptarëve, si një “tokë e premtuar”, por e largët.
Kjo tregon se shqetësimi i autorit është sa emotiv aq edhe logjik. Duket që Harilla ka shkruar me ndjenjë të thellë përjetuese dhe ka derdhur mbi të pezmin e tij shpirtëror, konvertuar në dhimbje e stres. Dhimbja dhe arsyeja janë dy nga elementët bazë që e përshkojnë nga fillimi deri në fund dhe i japin nervin e duhur prozës së këtij autori.   
   Me enigmën e zhvillimit tonë, janë marrë në çdo kohë, bijtë më të shqetësuar të këtij vendi. Mjaft prej tyre e kanë konstatuar zgjidhjen e tij brenda “vetave tona”, brenda një psiqike të sëmurë.  “E keqja më e madhe e shqiptarëve vjen nga vet shqiptarët”, do të thoshte dikur Faik Konica. Pikërisht ky iluzion konfigurohet edhe tek autori i këtij libri. Ai rreket ta zbërthejë këtë enigmë nëpërmjet elementit historik të popullit tonë. Ky është një pozicion sa i vështirë aq edhe serioz sepse është udha e vetme e depërtimit analitik të fakteve.
“Të mos kuptuarit e të tashmes, lind në mënyrë të pashmangshme nga mosnjohja e së kaluarës” thotë studiuesi i mjeshtërisë së historisë, Marc Bloch. Në këndvështrimin e këtij libri synohet pikërisht ky vlerësim i tillë: Realiteti i vlerësuar në të gjitha kohërat dhe e sotmja vjen në mënyrë të pashmangshme si një rezultante e realiteteve të shkuara.
   Harilla Goga ndihet mjaft i shqetësuar për anën historike të problemit. Duket këtu se mendimi i tij përputhet me arsyetimin filozofik të Marin Barletit i cili thoshte se “Historia na tregon gjurmët që duhet të ndjekim në jetë”.
Këto gjurmë vijnë të përhumbura në shekujt e pushtimeve të huaja. Harilla e shikon këtë fakt si një devijato të psiqikës sonë, shkaktuar nga ndikimi i kulturave orientale mbi trashëgiminë tonë oksidentale. Është një faktor ky që ka ndikuar trishtueshëm në psiqikën tonë kombëtare.             
Krenaria e sëmurë, mburrja, egoizmi, xhelozia, thashetheme, mospranimi i më të aftit dhe më të ndershmit, përbëjnë “gurët e errët” në gjerdanin e kësaj psiqike.  Filozofia e interpretimit të tyre mbi krahasimin dhe digresionin kohor, “gdhend” në kujtesën e lexuesit edhe nevojën e madhe të korrigjimit të saj, në përputhje, me mënyrat e reja të gjykimit dhe kërkesat bashkëkohore të zhvillimit dhe edukimit me elemente të qytetarisë demokratike. Një nga këto nevoja aq të domosdoshme në jetën e shqiptarëve, është edhe toleranca.
   Toleranca, si një element i rëndësishëm i bashkëpunimit komunitar është ndërkohë edhe një etalon i vlerave të vërteta të një shoqërie demokratike, në relacion me zhvillimet  bashkëkohore të popujve të tjerë. Harilla Goga i mëshon pikërisht vullnetit të mirë të bashkëpunimit, kuptimit të konfliktit të pashmangshëm dhe domosdoshmërisë së tolerancës, aq të munguar tek shqiptarët. Kjo përbënë edhe një nga “shenjat” më të dukshme deformuese të psiqikës sonë, pasqyruar nëpërmjet diagramës së sajë, dhënë në faqet e këtij libri.
Parë nga ky kënd, libri përbën një shtjellë mendimesh që rrahin drejt një  vështrimi modern të së ardhmes.
   Gjithë diagrama e psiqikës sonë kombëtare dhënë nëpërmjet elementit historik, fatit të pashmangshëm gjeografik dhe trysnisë  primitive të robërimit shekullor, gjykohet nga autori dhe interpretohet prej tij, në shërbim të edukimit qytetar të shqiptarëve.
Kjo do të thotë se libri nuk ka në thelb vetëm zhbirimin e defekteve të psiqikës së njeriut dhe transparencën e saj mbi origjinat e hershme mesjetare, por edhe zhvillimet e reja të kësaj psiqike, në planet e kulturave integruese europiane.
Në këtë plan, ky libër është “udha e qumështit” në qiellin e vërejtur të zhvillimit social, në dritën e të cilit, shquhet udha e vërtetë e integrimit tonë europian.          
Në këtë kuptim, “Unë dhe ti në shoqërinë shqiptare”,me dritën kuptimore të përmbajtjes së vetë, përbën një prurje të re në bibliotekat tona, sa interesante, aq edhe të domosdoshme për njohjen e problemeve të mprehta politike dhe sociale të popullit tonë.


CIKËL POETIK NGA NURI PLAKU






NURI PLAKU lindi  me 10 dhjetor 1954 në Marinëz, Fier. Arsimin 8 vjeçar e kreu në fshatin e lindjes. Të mesmin në gjimnazin e Patosit. Më pas kreu aftësimin profesional në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit në teknikumin e naftës Patos. Arsimin e lartë e kreu në Fakultetin e Shkencave Humane, në degët Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Histori - Gjeografi, pran Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.


Ka punuar për një kohë të gjatë gjeolog në kantieret e nxjerrjes së naftës në Marinëz, Cakran dhe Patos. Aktualisht jeton dhe punon në qytetin e Fierit me detyrën e specialistit në Muzeun Historik të këtij qyteti.
Me krijimtari letrare është marrë që në vitet e shkollës së mesme duke u prezantuar në organe të ndryshme të shtypit letrar të kohës. Është pjesëmarrës në festivale poetike dhe takime të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.
Bilosnić i Plaku
Në foto:Nuri Plaku dhe poeti  kroat nga Zara Bilosniq
http://www.ezadar.hr/clanak/bilosnic-u-albaniji-medu-pjesnickim-velikanima




Bibliografia letrare:

“Brezi i humbur”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999.
“Prangat e zogjve”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999
“Dhimbja e lisave”, poezi, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë, 2002
“Kuajt mbretërorë”, poemë për fëmijë, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2003
“Qyteti pa statuja”, ese, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2004
“Furtuna blu”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2006
“Jaka prej bryme”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008 “Gjeometria letrare”, studim, Tiranë, 2009
“Kujtesa e humbur”, kritika dhe studime letrare, Tiranë, 2010

Botime jashtë vendit:

. “LACRIMA LUNII”, poezi të zgjedhura në gjuhën rumune, Bukuresht, 2009

- Është përfshirë në antologjinë poetike,“TEMPLUL CUVANTULUI” (Tempulli i fjalës), me autor rumun e kosovarë, Bukuresht, 2009
- Cikël poetik në rumanisht. Revista “Oglinda literara”, Fokshan (Rumani), 2009 dhe revista “Vatra veche”, (Rumani) nr.1/2010

Për lexuesit e Floripress-it sjellim një tufë poezish nga poeti Nuri Plaku.


BRINJA E MBJELLË




Kërkoj një adresë të kaltër ikjesh

Fshehur nën krahët e zogjve,

Të më çojë

Në një shtrat të zjarrtë vetëtimash.



Do të shqyej brinjën time nga trupi

Ta mbjell atje,

Të mbijë prej saj

Një bisk i bukur gruaje.



E do të pres,

I përgjëruar mbi të,

Deri sa të çeli

Trëndafili i kuq

I vdekjes sime.





IKONA E SAJ



Vdeksh o marrëzia ime!

Që gdhende mbi gurët e kujtesës

Ikonën e saj të mermertë.



Unë e theva atë!



Brenda meje u derdh

Prushi i kujtimeve

E ma dogji

Ankthin e pathënë.



U bëra i tëri

Natë prilli

Pa hënë.





NATA ËSHTË NJË KRYQ I BARDHË DASHURIE



Nata është një kryq i bardhë dashurie,

Me emër gruaje gdhendur në skaj,

Gozhdët e argjendëta që ngulen mbi të



Kan dhimbjen therëse të trupit të saj.



Pesha e kryqit na bëhet mundim

Sa herë që ngjisim e zbresim Golgothanë,

Gjaku i shenjtë që rrjedh nëpër shpirt

Një trup të vetëm, i bën trupat tanë.





ROZAFA IME



Lulkuqe harrimi po çelin

Vështrimit tënd të hutuar.

Ç’ura mendimi po ndërton

Rozafa ime e trishtuar?



Burrat për gratë s’kan moshë

E mosha për to s’të bën burrë,

Në brigjet e tua të virgjërisë

S’do të lë të murosesh ti kurrë.



Për ty kur më të mos ndiej,

E të dukem si rrasë guri,

Atëhere do ulem të vajtojë

Vdekjen e vërtetë të një burri.





FRIKA E MAGJISË



Ne mbetëm si drerë të plagosur,

Në korijen e pyllëzuar të fjalëve.



Përpara na u shfaq

Një kryq i pagdhendur ere

Që vetulla jote

Si shkopi i Circes

E bëri

Ndëshkimin tim të vonuar.



Ikja e ikja para teje,

Duke ngulur atë kryq

Anëve të udhës.



Ti luteshe

Mos na bënin magji

Me asprat e dikurshme

Të Judës.





FJALË TË DEHURA



Një gotë verë në tavolinë

Më kujton gjithmonë ty

Ty dhe Omar Kahjamin e Orientit.



Ju vështroj të dyve dhe pi,

Pi dhe gjuhën e trashur e trash

Me shije vere dhe pak tradhëti.



Eh, verërat janë të fshehta si vreshtat

Dhe vreshtat janë të fshehta si femrat

Dhe femrat janë mallkime të fshehta

Për burra të dehur si unë.



Për burra si unë

Që ikin e ikin deri në mesjetë,

Për të gjetur

Një grua të vërtetë.





TI JE RRUDHA IME



Kur shirat bëhen re të penduara

E vijnë të trokasin në portën e dherave

Më shfaqesh ti.



Pas teje vjen një babagjysh prej ylberi

Duke gjuajtur me topa bore

Një fëmijë të mitur

Që s’deshi të rritej kurrë…



At’herë qielli bëhet i tëri qeshje

E shirat bëhen pasqyrë

Që ne të shikojmë

Gjurmët tona të shkuara.



Fëmija bëhet ti

E ti bëhesh fëmijëri.



Babagjyshi ikën e ikën nëpër qiell

E bëhet Zot.



Fëmija ikën e ikën nëpër re

E fshihet në një guvë.



Ti vjen tek unë e më pushton të tërin

E kthyer

Në rrudhë.





DASMA E THYER

(Mallkimi i një gruaje)



Ti ma grise vellon e parë të nusërisë

Në një gjëmb të fshehur psherëtime,

Dhe e hodhe të digjej mbi zjarrin e mërisë

O të vraftë orizi i dasmës time!





BRAKTISJE



Një dritë e largët, u vesh me perëndim,

Emri yt papritur…m’u bë psherëtimë.





KUR ISHIM FËMIJË



Kur ishim fëmijë,

Donim të ndërtonim një shtëpi të madhe kukulle

Me tulla prej ajri.



Vraponim përditë mbi qeshjet tona

Të gjenim tulla të bukura,

Tulla të forta,

Por tullat ishin të gjitha të padukshme

Si rrobat e mbretit të përrallave.



Dhe ne lodheshim

Duke vrapuar nëpër ëndërra,

Derisa lodhja na u bë djersë,

E djersa na u bë kollë,

E nga kolla

Pështynim varfëri.



Një ditë,

E pam veten se ishim

Kukulla të rritura

Pa fëmini.





LIDHËSAT E KËPUCËVE



Unë i thurë lidhësat e këpucëve,

Me këngën e gjelave të parë.



Hëna më pret tek kumbulla e oborrit,

Të jemi të dy

Bashkudhëtarë.





PYLLI S’ËSHTË MË BABAPYLL



Plepi i bardhë fërshëllen,

Buzë pyllit të veshur me dimër.

Lepurushët vrapojnë nëpër borë

Të shuajnë urinë,

Me fletën e ashpër të muzgut.



Janë fshehur gjethet e thara të barit,

Udhërrëfyeset e heshtura të stinëve.

Vetëm dhelprat përgatisin me ngut

Darkën e shijshme të pusive

Me klithma lepurushësh në fyt.



Pylli sonte s’është më babapyll,

Me borën e ngrirë kthyer në mermer,

Ku ngrihen pusi për lepurushët e gjorë

Nën plepin e bardhë që fërshëllen.





ULLINJTË E VRARË



Sot do të bëhem kishë!

Në vend të qirinjve

Do të djeg brenda vetes

Degët e vrara të ullinjve.



E diela do të bëhet kukuvajkë

E do të këndojë

Mbi trungjet e mbetur në korie.





HAKMARRJE



Dikush

Ma hodhi portretin

Mbi zjarrin e rrufeve.



Të tretej

Pikë - pikë

Si pika e lotit.



Por zjarri u shua

E unë u bëra

Puthje

Në buzët e Zotit.





NË APOLLONI



E mora një monedhë antike

Nga rrënojat e argjenda të Apollonisë

Dhe e bëra unazë

Në gishtin e ëndrrës sime.



Nga faqja e saj

Buluriti Lopa e Diellit

Qumështi i gjirit rrodhi nëpër shekuj

E u bë

Dritë dashurish.



Zëri u bë aromë gurësh!



E gurët u bënë

Alfabete perëndish.





IKJET E BUKURA



Më ikin përditë pjesë nga vetja,

Vijnë e m’i marrin dy engjëj të bardhë,

Vijnë të heshtur e ikin të heshtur

Sikur mbartin mbi vete

Një Krisht të vrarë.





SELVIA PLAK E VARREZAVE



Ajo është një shatërvan i blertë shpirtrash!



Trungu i fshehur mes degëve

Është udha e vetme e parajsës

Shtruar

Me gjurmët e të ikurve.



Maja e ngritur

Përkulet

Në heshtjen e motmotit.



Guguftutë

Vijnë e ikin

Duke sjellë

Porositë e Zotit.





GURËT E ATDHEUT TIM



Burrat e vendit tim po rrisin dafina në epruveta!

Gurët e maleve po i shkulin nga rrënjët,

Të gdhendin fytyrat e veta.

Statujat e heronjve,



Po thërmohen pak nga pak



Nga mëritë e lavdive.

Erdhi koha kur statujat

Të vriten nga të gjallët.



Erdhi koha kur të gjallët

Të vriten për statuja.

GDHENDJE NË ULLI

Druri ku u gdhend ikona jote, u ronit dalngadalë
Dhe dalta që përdori mjeshtri, u vesh me ndryshk
Dhe vetë mjeshtri që e punoi dikur, tashmë u plak.

Vetëm ti mbete ende e freskët
E denjë, për të qenë një tjetër meritë
Midis një druri, një dalte dhe një mjeshtri të ri.

Dhe unë që ruaj pengun tënd të fshehtë
I lutem Zotit
Të më kthejë në ulli.

NJË ZJARR I RI

Për ty e ndeza
Një zjarr të ri.

Vërshoi drejt tijë
Një lum i turbullt fjalësh
Ta shuante tinëzisht
Por shteri i gjithë
Kthyer në mallëkim.

Ti erdhe e mardhur
Me vështrim të spërkitur
Me pakëz dhimbje.
Dhe pakëz përgjërim.

Gjithë zjarret e botës janë pjellë e drurëve
Gjithë lumenjtë e dherave janë pjellë e reve
Por unë zjarrin tim nuk e ndeza me dru
As lumin se kërkova kurrë në qiell.

Kam ecur e kam ecur nëpër veten time
Sa njërën gjurmë e bëra vatër
E tjetrën burim.

Dhe zjarrin e ndeza me shegët e shkoqura të gjakut
Dhe lumin e mbusha me pikëzat e hidhura të lotit
Dhe brigjet i lidha me një urë të bukur, të bukur
Me harqe dashurish.

Që të kaloje ti
Me vello perëndish.

1000 FAJE DASHURIE

Mbushmani gotën me verë të kuqe
Të pi e të dehem
Të dehem e të psherëtijë
Dufte marrëzish.

Është koha kur unë betohem
Se do të rrojë
Edhe 1000 vjetë
Për të bërë
1000 faje dashurije.

E pastaj
Të më burgosin
Në zemrën e një gruaje.

ATYRE QË SMË DESHËN

Ju vajza që s’pranuat të bënit dashuri
Së paku s’më urryet, s’më mbajtët mëri.

Por tashmë kur kujtoj, ato vite të shkuar
Më pushton sërisht, një ndjenjë e vagëlluar.

A ndoshta pse shihemi, rrallë e më rrallë
E ju më vështroni me pendesë e mall.

A ndoshta për hir të atyre dashurive
Që mbetën të heshtura, mistere nën hije.

O ju që s’më deshët, kur isha i ri
Së paku s’më urryet, s’më mbajtët mëri.

NJË NATË ME TY

Tërë natën e kalova me ty në pyllin e parajsës
Duke kthyer gjethet e drurëve një nga një
Të gjeja buzëqeshjen tënde të fshehur.

Por gjethet bëheshin flutura të kuqe
Si buzët e tua mbushur me puthje
E iknin të trëmbura
Larg e larg
Deri në tradhëti.

Pastaj erdhi agu e pylli u kthye i tëri
Në perden e blertë të dhomës
Fluturat u bënë qendizma çarçafi
Dhe ti
Dritë e arratisur e një ylli.

Të nesërmen
Vështroja pëllëmbët e duarëve të mija
E i ktheja
Si dy gjethe pylli.

TË GJITHË BURRAT

Të gjithë burrat
Janë shkëmbenj të fortë
Me një kal troje
Brenda tyre.

Një kal troje
Që hingëllin
Me zë gruaje.

DATËLINDJA E DRURËVE

Unë e festojë çdo vit
Datëlindjen e drurëve të mi!

Gjithë trungjet e tyre
Bëjnë orgji
Me qumësht guri.

Në pëllëmbët e duarëve
Më shfaqen përherë
Ca shenja të fshehta ashti.

Një pyll i dëndur
Ku takohem me shpirtrat e të parëve.

Dhe një blanë balte
Ku është shkruar emri im
Me gërma apokrife.

Të gjitha këto
Më flasin
Me gjuhën e gurëve

Sa herë që festojë
Datëlindjen e drurëve.

GJURMA E NJERIUT TË PARË

Unë e kam gjetur gjurmën e njeriut të parë
Përzier me shenja balte dhe bari
Brenda fshihej një kod i thjeshtë
Për jetën që lind dhe rrit ugari.

E gjeta kur toka kthehej nën plyk
Të zhveshur si gjurma ime e fëminisë
Të dyja ishin simotra të rralla
Gdhendur të dyja në të njëjtin plis.

FUSHATA ZGJEDHORE NË QYTETIN TIM

E gjuajti turma të ardhurin në tribunë
Me gurë, me copa druri, me baltë.
Me gjithfarë sendesh të lyera me përbuzje
Dhe askush nuk e mbrojti.

Vetëm vetë ai
Ngriti duartë me lutje drejt qiellit e thirri;
- Mjaft!

Njerëzit heshtën
Heshti ç’do zë e ç’do pëshpërimë
Heshtën, sikur të shihnin të shfaqur
Vet perëndinë.

- Kur ju më gjuajtët me gurë
Unë doja të bëhesha gurë, tha ai
Por s’munda.

- Kur ju më gjuajtët me copa druri
Doja të bëhesha dru
Por s’munda.

Kur mbi trupin tim
Ra balta juaj
Unë u bëra baltë
Si balta që Zoti bëri njerinë.
Dhe tashmë
Unë do t’ju prijë!

Turma e heshtur
E ndiqte me përgjërim
Si të ishte një mbret.

Atë ditë
Qyteti im
U bë pak Nazaret.

VEZËT E GURTA

Vidhen nga statuja e mermertë
Netëve të Krishtlindjes
Gjarpërinjtë mitik të Laokontit
E shkojnë në guva e shpella
Të pjellin vezët e tyre të gurta.

I mbledhin të nesërmen shpellarët
I ngjyejnë me gjak sorkadhe
E dalin të bëjnë Kristos – anesti
Ditën e pashkës së Madhe.

E VERDHA E PËRKOHSHME

E verdhë dhe e përkohshme është flaka e ushtarit të rënë
Mbi varrin e humbur të luftës
E verdhë dhe e përkohshme është vetëtima që çukit
Hekurin e ndryshkur të pushkës.

E verdhë dhe e përkohshme është dekorata e lyer
Me varakun e hollë të lavdisë
I përjetshëm ngelet veç varri i humbur
Në zemrën e shenjtë të lirisë.

SHENJA E ZOTIT

Mbolla në pëllëmbë të dorës një qiparis
Të rritej
Me ujrat e kripura të mallit.

Por filizi u kthye i tëri në qiri
E në majë çeli një flutur të verdhë, të verdhë
Si flakëz e drithëruar.

Ah o Zot!
Kjo është shenja jote
Për varrin e tim eti
Që kam kohë pa shkuar.

DHERAT E VENDLINDJES

Dherat e vendlindjes sime
Janë krejt ndryshe
Rrihen nga shirat e bëhen
Baltë dallandyshe.

KALI FANTAZMË

Përtej çdo shtegu më pret një kal
Një kal i vdekur, mbetur mbi dhe
Nuk ka kalorës, nuk ka as shalë
Një kal i endur udhëve pa strehë.

Më del përpara kudo si fantazmë
Me vdekje të fshehur diku në patkua
Ç’do xixë që del nga trokthi i tij
Është zjarr që digjet enkas për mua.

Zjarre që digjen udhë e pa udhë
Me prush të shuar që shuhet përherë
Zjarre që digjen në kohën e shkuar
Ku ngrohen veç udhëtarët e mjerë.

Përtej ç’do shtegu më pret një kal
Më fton të bëhem vëlla Kostandin
Por unë nuk kam pengje nën dhera
As motër nuk kam me emrin Doruntinë.

NË UDHËKRYQIN E SHPIRTRAVE TË VIRGJËR

Do ta nxjer nga shpirti diellin tim të fundit
Ta vendos në mes të qytetit
Atje ku shiten
Fustanet e bardha të nusërisë.

Kur të vijnë djemtë nga udhëkryqet e botës
Të kenë dritë për të parë
Tekstet e shkruara
Me gërmat e padukshme të gjakut.

Pastaj kuptimet e tyre do të kthehen
Në flakëza të vogla, të vogla
E do t’u digjen në sy
Duke i joshur të bëhen
Dhëndurrët e së ardhmes.

Atëhere dhe dielli im do të bëhet
Paksa lajmëtar, paksa hyjnor
Në udhëkryqin e shpirtrave të virgjër.

TË NJOHËSH ODISENË

Ende se kam njohur mbritjen time të vërtetë
Mes labirintit të udhëve
Mbushur me ecje të verbëra e hutim.

Herë, herë udhëtojë me Odisenë
Hipur mbi kaiken e tij antike
Si pjesë e fateve të fshehta të njeriut.

Herë, herë gjendem fillikat me veten
Kërcënuar nga shkopi magjik i Circes
Dhe kudo që shkojë
Më del përpara
Një Itakë e largët, e përgjumur.

Të gjitha Itakat udhëtojnë brenda nesh
Veshur me ëndërrat tona të plagosura
Si peng kujtese.

Sa herë që shfaqen kthesat e udhëve
Mua më shfaqet Odiseja
Dhe flasim e flasim
Për Itakat tona.
Që ende flenë.

Se kam njohur mbritjen time të vërtetë
Por është aq bukur
Të njohësh Odisenë.

Nga Gjon Marku : Preng Doçi ky përsonalitet i madh i kulturës dhe kombit shqiptar

Preng Doci lindi më 7 shkurt të vitit 1846 në lagjen Parasporit në luginënë e Bulgërit. Shkollën e nivelit të ulët ai e kryen në Kallmet ku ishte rezidenca Ipashkëvnore e Lezhës. Në moshën 14 vjecare, viti 1856 hyri në Seminarin Papënor të Shkodrës, ku qëndroi deri në vitin 1861 kur shkoj në kolegjin Urban të Romës. Në vitin 1971, kthehet në atëdhe i caktuar si famullitarë në Karthpulë. Në vitin 1872 ai bëhet Kapelan dhe sekretar i Abatit të Oroshit Gaspër Krasniqi deri në vitit 1875.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1876-1877 ai braktisi gjithcka dhe u bashkua me forcat krengritëse antiturke. Ishte ky shkaku që Ipeshkëvi i Dioçezës së Lëzhës, Francesko Malcini, shtetas austriak, me kombësi ukrainase e shkishëron Dom Preng Doçin nga shërbimi kishtarë.

Në vitin 1877, Dom Preng Doci u nis me shumë shokë për të shkuar në Cetinë, por nuk mundën të mbërrinin, pasi në Vuthaj të Gucisë, u zunë nga ushtarët turq dhe prej andej u dërguan në Pejë dhe më pas në Stamboll të Turqisë. Këtu 31 vjecari Preng Doçi fillonë një jetë plot sprovë e cila zgjat jo pak por 11 vjet. Pas njëmbëdhjet vjetësh ai dënohet për tu kthyer në Shqipëri dhe endet në shumë vende të botës.

Në vititn 1883-1884 u dërgua në Athinë me detyrën e sekretarit të Arqipeshkëvit Katolik të Athinës Marango. Gjatë rrugës Tivar- Pirae Preng Doçi u ndal në Korfuz ku pati takim me anëtarët e Komitetit Shqiptar të atjeshëm dhe me atëdhetarë nga Çamëria. Në Athinë ai vijon lidhjet me shqiptarëte dhe me patriotët shqiptarë në Greqi. Shërbimet në Tivarë dhe në Athinë i shërben si urë lidhje me Shëipërinë.

Mbërrinë në Shqipëri në vititn 1888 me 6 nëntor dhe i shoqëruar nga djemt e Mirditës shkel katund më katund për të mbëritur në Orosh si Abat i Abacisë Nillius të Oroshit.

Papa Leon i XII me dekret “Supra montenum Mirditarum” dt 25 tetor 1888, e kishte përtërirë Abacinë e Shën Llezhdrit, duke e shkëputur nga juridiksioni i Ipeshkëvis së Lezhës, dhe duke e shpallur këtë Ipeshkëvi drejtpërdrejt të varur nga Selia e Shenjtë në Romë. Kongregacioni i shenjtë i propogandës Fide me drekret S.Smus D: N: Leo” dt 27 tetor 1888, lajmëronte se Dom Preng Doçin Papa e kishte zgjedhur si Abat të Mirditës.

Duke qënë një njohës i thellë i qështjes shqiptare në të katër vilajetet dhe sidomos njohës i thellë i gjendjas fetare dhe kombëtare në Epir, ai i drejtohet selis së shenjtë me një “promemorje” të cilën po e japim të plotë më poshtë (botohet për herë të parë në shqip)

Doci propozon që; Misioni Katolik në Epir të ketë sukses ai propozon që në epir të caktohen klerik Arbëresh, të ardhur shekuj më parë prej Epiri prej Votrës amtare. Njëherësh synon që të caktohen dhe ato në përbërje të misionit, pra, të kthehen në Shqipëri. Nuk kemi akoma të dhënë se jejonë pati praën Selis së Shenjtë kjo promemorje.

Perveqse diplomat i shquar, Abat Doçi nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinë dhe prozën e shkroi me nje gjuhë të rrjedheshme dhe të përdorur mirë, duke i botuar në Kalendarin Vepra Pijore, të vitit1916 dhe Kalendar për të gjithë, të vitit1925.

Ai në vitin 1898 hap të parën shkkollë laike në Mirditë në Orosh dhe një vitë më vonë sëbashku me Fishtën, Gurakuqin, Dom Dod Kolecin etj. themeloj shoqërinë “Bashkimi në Shkodër” e cila ka publikuar rreth 32 vepra, ndër të tjera edhe fjalorin e dom Dodë Kolesit të botuar për nëntë vjet nga shoqeria “Bashkimi” në vitin 1899 dhe të ortografisë shqipe me gërma latine, zë vend të merituar në literaturën shqiptare.

Përveç librave të botuar të prej kësaj shoqërie, kemi edhe Alfabetin që Kongresi i Manastirit, i mbajtur në nëntor të 1908-ës, që u miratua më pak ndryshime.Abati cilësohet edhe si mbrojtës dhe nismëtar i hapjes së shkollave shqipe në Mirditë e rrethina.

Vdiç më 22 shkurt 1917, në orën 14.30, ndërsa në 17 shkurt, duke dalë nga dhoma e nxehtë për të shetitur në mes të murlanit, në oborrin të Abacisë ndjeu dobësi dhe u rrëzua. E vizituan dy mjek austriak që ndodheshin në Orosh me ushtrinë dhe e diagnostikuan me bronkopolmoni e dobsim zemre.



Promemorje drejtuar Papës

“Epirjotët – adhurues të se vërtetës”



Hirësi e nderuar.

Ndërsa Hirësia Juaj përciell mendimin e çmuar dhe në krahinat më të lashta të hemisferit, diku për të mbështetur e përforcuar misionet e vjetra, diku për të krijuar të reja nuk do të jetë pa vend në qoftë se unë do t’ju flas për një pjesë të madhe të vendit tim. Për Epirin, ku po të krijohet një mision, zelli juaj do të kurorzohet, me siguri, me një sukses të lumtur. E para; është mjaft afër. Ai shtrihet gjatë bregut të deit Jon nga Gjiri i Artës deri në portin e Vlorës, duke përfshirë Manastirin në Kufi me Maqedoninë dhe Mecovën në shpatet e Pindit; E dyta; sepse rrethanat e kohëve të tashme dhe qëndrimi i mirë i këtyre popujve të ushqejnë besimin që tani ka ardhur koha edhe për ta rikthyer në gjirin e kësaj kishe prej të cilës janë gjetur larg jo se ata janë rebeluar por për një rast të vajtueshëm.

Duke vijuar ende sundimi i Portës së Lartë në Epir, nuk e teproj po të them se është e lehtë që kjo pjesë e shqiptarëve të kthehet (në fenë katolike) – shërbimi ynë, P. D. e cila, pas pushtimit osman qe shtërnguar të ndërroj fenë dhe të përqafojë kultin e Muhamedit. Flas, pra, për ata që do të thosha, se pa e ditur, u gjendën anëtar të kishës greke shizmatike.

1. Si ortodoksërt dhe myslimanët, në shekullin e XV, ishin të gjithë katolik., por në kohën e Perendorisë Bizantine u gjendën nënë varësinë e Patriarkut të Kostandinopolit… Populli që ju qep maleve të Epirit për të mos ndryshuar fenë, me kalimin e kohës pa të kthehen midis tyre priftër, murgjër e peshkopë si nga Greqia ashtu edhe nga Kostandinopoli. Por këto sollën midis tyre shizmën (fenë ortodokse) që për shkak të urrejtjes ndaj papëve dhe të popujve të Europës perendimore Qeveria Osmane kishte filluar ti toloroj në perendorinë e vet.

Me kohë filluan të vinë në Epir edhe Grekët, dhe vlahet. Por popullsia shqiptare epirjote është shumë më e madhe përderisa gjithë ortodoksët e Epirit arrinë në 600 000 banorë. Katolik nuk ka në këto anë vec disa qindra të shumtën tregtarë e punëtorë të përhapur në qytetet kryesore të cilët kanë ardhur nga Shqipëria e Epërme, nga Italia ose vendet e tjera dhe i përkasin ritit latin. Këto kanë në Prevezë një misionarë italjanë, në Vlorë një tjetër, pra në dy skajet e këtij vendi shumë të gjërë. Janina qyteti i parë dhe qëndrorë është vaçant prej kohësh. Kryepeshkopi i Durrësit ushtron juridiksionin mbi qytete. Kisha Ortodokse që është nënë juridiksionin e Patriarkut të Kostandinopolit ka seli të ndryshme peshkopësh në Epir, si në Janinë ku është orakulli antik i Dodonës, në Berat ose Belgradin Shqiptarë, në Përmet, në Delvinënë Paramithi ose kështjella e shën Donatit etje. Ka një numër të madh klerikësh dhe manastire të ndryshme. Ato janë shpërndarë në qytete dhe krahina. Qytete të njohura si Preveza, Pargu, Himara, Delvina, Argjirokastra. Tepelena ku ortodoksët janë të shumtë dhe kanë shkolla e klerin përkatës. Durrësi i shtrirë në shqipërinë e mesme (me Tiranë dhe Elabasan), ka shumë ortodoks, të cilët nëpërmjet shkollave dhe mjeteve të tjera kishat ortodokse kërkojnë t’i fusin nënë ndikimin dhe mbështetjen me para të Greqisë.

Duke vënnë në dukje në mënyrë të veçantë se ka disa kohë që mirëkuptimi midis vetë epirjotëve (shqiparëve-P.D.) dhe epirjotëve grek ka pushuar të jetë e përzemërt. Ky symptom vihet re edhe te kleri. Edhe antipatia ëshë shkaktuar nga vetë Patriarku i Kostandinopolit, i cili ka shtyrë Qeverinë Osmane të mos lejojë literaturën shqipe në Epir. Greqia ka mbështetur këtë patriark në synimet e tij, duke ndaluar gjuhën shqipe në shkollat e tyre në Epir. Pra, si njeri si tjetri janë ngritur haptazi si armiq të kombit shqiptar. Greqia, ka dhënë edhe prova që do të shkëpusë lidhjet midis Shqipërisësë Epërme dhe Epirit, duke pushtuar ose duke e bërë të vetin këtë të fundit. Dhe Epirotët duke kuptuar se qëllimi i Greqisë nuk është emancipimi i Atdheut të tyre, por nevoja që ka Greqia për të formuar një ushtri të vetën me djemtë e shqipërisë dhe përtë paguar borxhet më pasuritë e këtij vendi shumë pjellor.

Forca lëvizës e çdo shqiptari, qoftë mysliman qoftë i krishterë (ortodoks) është dashuri për ATDHEUN, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe e gjuhës së vet. Në qoftë se ata do të arrijnë të kuptojnë se bashkimi në një fe është një mjet për të ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, pa ngurrim përqafonin atë.

Grekët dhe sidomos shqiptarët janë tepër konservator të traditave të tyre të lashta, sidomos në punëne gjuhës dhe kultit. Në Greqi janë rreth 500.000 shqiptarë, të cilët recitojnë ende lutjen në gjuhën e vet dhe në greqisht.

Madje në Epir, sapo të hiçet pengesa e ritit dhe e misionarëve latin, vështërsitë e kthimit në fenë katolike do të jenë shumë më të vogla. Meqë ato nuk janë shklëputur nga kasha romake për shkak të ndonjë rebelimi, në zemrn e epirjotët janë ende katolik. Ata janë nga natyra krenarë, të nderëshëm e fisnik dhe e duan të vërtetën…Madje në këtë kohë kur ata dëshirojnë të shkëputen plotësisht nga Greqia dhe Kostandinopoli kujdesin dhe mbështetjen e Selis së Shënjtë do ta shikonin si një shenjë paralajmëriuese të çlirimit të afërt e të përparimit të tyre …Ata e dinë se Selia e shenjtë nuk ka asnjë interes për të shkatërruar Kombin e tyre dhe për ta zevendësuar me një tjetër gjuhën e stërgjyshërve të tyre të lashtë, pellazgëve.

Pastaj është e sigurtë që myslimanët e Epirit, me një ndërrim të administrratës fetare bahen të krishterë, meqë në zemër janë të tillë me kohë. Është gjithashtu e sigurtë se ato nuk do të bëheshin ortodoks vetëm sepse urejnë Grecinë. S’ka dyshim se ato do të përçafonin fenë tonë, në qoftë se kjo, në këto ndryshime, do të kishte zënë rrënjë në këtë vend se vetëm kjo duke thënë të vërtetën, ka qënë feja e gjyshërve të tyre Myslimanët e Epirit arrinë në afro 700.000(2)

Ndërkaq, me që hirësia juaj me urtësi e quan opurtune të krijoj misione në Epir, shpresoj se nuk do ta ketë të vështirë të gjej misionarë shqiptar të ritit grek e të gjuhës së epirit, që është e njejtë me atë të shqiptarëve të Kalabrisë dhe të Sicilisë Peshkopët dhe kleri i këtyre kolonive shqiptare mund të japë edhe mjetet e nevojëshme që ndërmarrja e tyre bëmirëse të dalë me sukses , duke formuar shoqata dhe duke mbledhue fonde ndër bashkëatdhetar e tyre në Itali të cilët nuk janë të pakët. Këto shqiptarë, të cilët kanë emigruar fill nga Epiri në shekullin e XV e duan me shpirt atëdheun e tyre të lashtë dhe kanë besim se me një shenjë të Selis së Shenjtë do ti përvishen punës për të kthyer vëllezërit e vet me gëzim dhe shpejtësi Ata me siguri do të mirëpriten në Epir ku ende vajtohet largimi i tyre. Ata janë të ditur dhe kanë mësuar në Itali për ti përdoruur mjetet e qytetërimnit të krishterë me oportunitet sipas vendit dhe kohës. Ndoshta edhe Qeveria Osmane do ta shohë ardhjen dhe veprën e tyre në Epir, me më pak dyshim se atë të Greqisë.

Ju lutem Hirësi të më falni për lirinë me të cilën e parashtrova këtë promemoprje lidhur me misionet në Epir

Me ndjenjë të nderimit të thellë Ju puth unazën shpirtërore i urtë dhe i bindur i Hirësis suaj.



Romë. 20 tetor 1886

Preng Doci

Nxjerr nga libri;

F . Gordignano. L’Albania a traversol’ operare… vol. 3f 299-301

Kur kujtoj zotin Arbnori


Prof.dr. Eshref Ymeri 







( Mbresa të pakëndshme nga Moska )



Përmes faqeve të “Gazetës Shqiptare” të datës 08 mars 2010, u njoha me materialin e zonjësFatmira Nikolla me titull: “Pjetër Arbnori. Zbardhen pjesë të ditarit të burgut”. Me këtë material, zonja Fatmira më bëri të kthehem prapa në vite dhe të kujtoi ca ditë, kur, për arsye shërbimi, kam qëndruar pranë zotit Pjetër Arbnori, asokohe Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ishte maji i vitit 1995. Një ditë prej ditësh, u takova me zotin Qemal Sakajeva. Asokohe ishte drejtor i televizionit shqiptar. Në kafe e sipër, ra fjala për Rusinë. Më pyeti nëse kisha pasur mundësi të shkoja për ndonjë vizitë në Moskë. Deri tani ndonjë mundësi e tillë nuk më është krijuar, - ia ktheva. Mund të krijohet ndonjë rast, - më tha, duke buzëqeshur. Pas ca ditësh, zonja Pranvera Xhelo, punonjëse dhe përkthyese mjaft e talentuar e anglishtes në Sektorin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, më merr në telefon dhe më kërkon që mundësisht të paraqitesha në zyrën e saj për një takim. Shkova. Ishte fjala për të përkthyer në gjuhën ruse një ligjëratë të zotit Pjetër Arbnori, që ai do ta mbante në mjediset e Universitetit të Shën-Peterburgut, ku ishte ftuar për të marrë pjesë në përkujtimin e 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse prof. Desnjickaja. Aktiviteti në nderim të kujtimit të saj do të zhvillohej më 02 qershor 1995. Ligjëratën e zotit Arbnori e përktheva me shumë kënaqësi. Pas ca ditësh, po zonja Pranvera më vuri në dijeni se isha caktuar si përkthyes për të shoqëruar për në Federatën Ruse delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga zoti Pjetër Arbnori, i cili, pas vizitës në Universitetin e Shën-Peterburgut, do të kthehej në Moskë, meqenëse më 4 qershor do të fillonte punimet Konferenca e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEC - The Parliamentary Assembly of the Organization of the Black Sea Economic Cooperation). Asokohe Republika e Shqipërisë, që prej 01 janarit, mbante kryesimin e radhës të PABSEC-ut dhe zoti Arbnori ishte kryetar, post ky, i cili, për gjashtëmujorin e dytë të vitit 1995, do t’i kalonte Kryetarit të Parlamentit të Armenisë.

Në përbërje të delegacionit që do të nisej për në Shën-Peterburg, përveç zotit Pjetër Arbnori, do të ishin zonja Engjëllushe Shqarri (përgjegjëse e Sektorit të Jashtëm të Kuvendit, një specialiste dhe përkthyese kjo e përkryer e gjuhës angleze, me të cilën, bashkë edhe me zonjën Pranvera, për më shumë se dhjetë vjetë, kisha punuar në Redaksinë e Përkthimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, për përkthimin e veprave të Enver Hoxhës), zoti Bardhyl Matraxhiu (me detyrën e gazetarit, pedagog i letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë), zoti Gëzim Qenami (operator i talentuar në TV shqipar), si edhe truproja e zotit Arbnori. Zotin Arbnori e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij e nderuar, zonja Zana.

U nisëm nga Tirana në paraditen e 31 majit, me linjën e kompanisë ajrore zvicerane, dhe natën e kaluam në Zyrih. Të nesërmen udhëtuam drejt Moskës. Kërshëria ime ishte e madhe për të shkuar edhe një herë në Rusi. Gjatë dy viteve, prej 01 shtatorit 1959 e deri më 21 qershor 1961, atje kisha qenë student (në qytetin Pushkin, tani Carskoje Sjello, që shtrihet në rrethinat e Shën-Peterburgut, rreth 30 kilometra larg tij) dhe ende ruaja në kujtesë përjetime të bukura të moshës rinore, paçka se që asokohe kishin kaluar 34 vjet. Në aerodromin e Moskës na pritën përfaqësues të protokollit të sektorit të jashtëm të parlamentit rus. Në sallën e pritjeve të aerodromit u çlodhëm ca, para se të niseshim për në Shën-Peterburg. Më në fund, në orën e caktuar, përfaqësuesit e protokollit na njoftuan se duhej të dilnim për të hipur në avionin e linjës Moskë-Shën-Peterburg. Kur po i afroheshim avionit, zotërinjtë që na shoqëronin na drejtuan për nga shkallët e pasme të tij, jo nga shkallët e para. Ngjitemi përpjetë shkallëve dhe futemi brenda. Pra, futemi nga bishti i avionit. Sapo u futëm, vërejmë se avioni ishte mbushur cep më cep me udhëtarë, saqë s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Mendova se për delegacionin tonë do të kishte vende të rezervuara posaçërisht, aq më tepër për zotin Arbnori, si personalitet i lartë politik, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, dhe zonjën e tij të nderuar. Por jo. Ne, në atë mori njerëzish që gumëzhinin si koshere bletësh tej e ndanë, duhej të mundoheshim të gjenim vetë ndonjë ndenjëse për t’u ulur. Me siklet të madh mundëm të sistemoheshim, duke kërkuar gjithsekush poshtë e përpjetë nëpër avion për të gjetur ndonjë ndenjëse të lirë. Kësisoj “u rehatuam” në avion, të shpërndarë si zogjtë e korbit, që nga “Kamçatka” deri në “brigjet e Balltikut”.

Në Shën-Peterburg na pritën mirë. Të nesërmen paradite, në mjediset e universitetit, u zhvillua aktiviteti në nderim të 5-vjetorit të vdekjes së prof. Desnjickaja. Pedagogët e universitetit të degës së gjuhës shqipe mbajtën kumtesa mjaft interesante për aspekte të ndryshme të shqipes. Me shumë interes u prit edhe ligjërata e zotit Pjetër Arbnori. Paskëtaj bëmë një vizitë në Ermitazh, një muze i famshëm ky i veprave të shquara të artit, një nga krenaritë e kulturës ruse. Gjatë pasdites ishim të ftuar në mjediset e Pallatit të Miqësisë. Aty mbajtën fjalën e rastit zonja Elisejeva, përgjegjëse e pallatit, ish-antëtare e Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe zoti Arbnori. Një ditë më vonë, më 3 qershor, u organizua një ekskursion në Petergof, ish-qendër rezidenciale e carit të Rusisë Pjetri i Parë, një qytet i vogël ky me bukuri të rrallë që vizitohet nga shumë turistë të huaj.

Gjatë kohës që qëndruam në Shën-Peterburg, na shoqëronte edhe ish-ambasadori ynë në Moskë, zoti Arben Cici, prej të cilit ruaj mbresa të pashlyeshme, dhe punonjësi i ambasadës, zoti Ligor Cullufe, një mik i vjetër dhe shumë i respektuar imi, i cili i ka mbaruar studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Universitetin e Tiranës në vitin 1970. Në mbrëmjen e asaj dite, zotit ambasador dhe zotit Ligor u propozova të bënim një vizitë në Carskoje Sjello. Ishte koha e netëve të bardha. Ata pranuan me shumë kënaqësi. I hipëm trenit elektrik dhe pas gjysmë ore zbritëm në stacionin e atij qyteti të vogël. Bëmë një vizitë të shkurtër në parkun e qytetit, kundruam pallatin e madh të careshës ruse Ekaterina II, i hodha një sy godinës së universitetit ku dikur kisha qenë student, kaluam pranë portës së konviktit ku kisha banuar asokohe dhe aty afër mesnatës, nën mbresat e pashlyeshme të netëve të bardha, u kthyem në Shën-Peterburg. Më kishin kapluar keq përjetimet e emocioneve të viteve studentore, të kohës së asaj rinie të shkujdesur që kishte perënduar njëherë e përgjithmonë.

Të nesërmen u nisëm për në Moskë. U ndalëm në Hotel “Moska”, ku ishin sistemuar edhe anëtarët e delegacionit shqiptar, deputë të Kuvendit të Shqipërisë, që kishin ardhur më pas nga Tirana për të marrë pjesë në Konferencën e PABSEC-ut. Pak çaste më vonë, zotin Arbnori me zonjën Zana, zonjën Engjëllushe, truprojën e zotit Arbnori dhe mua, na çuan në Hotel “President”, një hotel ky i rezervuar për personalitete të larta të politikës vendase dhe të huaj. Pikërisht në sallën e konferencave të atij hoteli do të zhvilloheshin edhe seancat e Konferencës së PABSEC-ut. Në mbrëmje zbritëm në restorant për të ngrënë darkë. Pasi darkuam, na afrohet njëri prej kamerierëve dhe na kërkon që të paguajmë. Zoti Arbnori u çudit dhe më kërkon që t’i shpjegoj kamerierit se kush jemi ne. Pasi e sqarova kamerierin, ky largohet dhe, pas pak çastesh, kthehet bashkë me një punonjës të administratës së hotelit. Ky punonjës që gjoja nuk na e paskej ditur se kush ishim ne, pasi ishim vendosur nëpër dhomat e hotelit, na drejtohet me shprehjen “Prostitje, radi boga” (na falni, për hir të Zotit) dhe largohet bashkë me kamerierin. Ky qëndrim ndaj tryezës sonë, zotit Arbnori dhe të gjithë neve që ishim ulur rreth saj, na la një shije shumë të hidhur. Por zoti Arbnori nuk e bënte veten. Ai dallohej për një gjakftohtësi të mahnitshme. Si ishte e mundur që neve të na kërkohej të paguanim ushqimin, kur dihej që ai hotel priste dhe përcillte personalitete të huaja, të cilat aty nuk vinin për vizita private apo për shëtitje turistike, por për vizita zyrtare, me ftesë të autoriteteve të larta të Federatës Ruse. Duke e vlerësuar këtë qëndrim që u mbajt ndaj tryezës sonë në optikën e sjelljes që autoritetet ruse mbajtën ndaj nesh edhe kur u gjendëm brenda mjediseve të avionit që përmenda më lart, vetvetiu të lindte dyshimi se në këtë mes nuk kishim të bënim me gjëra të rastësishme. Por ky dyshim do të më përforcohej edhe më shumë në një tjetër rast, edhe më skandaloz, për të cilin do të flas pak më poshtë.

Pas seancës së parë të Konferencës së PABSEC-ut, u bë një pushim i gjatë. Gjatë atij pushimi, kryetarët e delegacioneve, të shoqëruar edhe me një ose dy anëtarë të tjerë, u mblodhën në një sallë të vogël të hotelit për të diskutuar për pranimin e Greqisë si anëtare të kësaj organizate. Kur kjo organizatë qe themeluar ca kohë më parë, me nismën e Republikës së Turqisë dhe të Federatës Ruse, Greqia nuk kishte pranuar të bëhej anëtare e saj, pavarësisht nga thirrja që i kishin drejtuar dy vendet nismëtare. Greqia, si anëtare e Bashkimit Evropian, me sa duket, e kishte hundën në lis dhe nuk pati denjuar të hynte në një organizatë me ca vende “varfanjake” përreth pellgut të Detit të Zi, paçka se detin në fjalë e ka në prag të derës. Më pas, Athina qerose dhe fodulle, na qenkej bërë pishman dhe kishte kërkuar që edhe ajo të anëtarësohej në këtë organizatë. Por Republika e Turqisë nuk pranonte në asnjë mënyrë. Ndërkohë, një delegacion grek kishte ardhur drejtpërdrejt nga Athina dhe ishte duke pritur në ca kolltuqe jashtë derës së asaj salle të vogël të hotelit. Debati vazhdoi për tre orë e gjysmë rresht. Zoti Arbnori, si Kryetar i PABSEC-ut, drejtonte debatin. Diskutimet qenë të nxehta. Pala turke nuk dëshironte të tërhiqej nga këmbëngulja e saj. Aty vura re stilin aq origjinal të zotit Arbnori në komunikimin me diskutuesit, gjakftohtësinë e tij befasuese, mendjemprehtësinë fenomenale dhe taktin e admirueshëm diplomatik. Anëtarët e delegacionit grek po prisnin jashtë derës çehrevrarë, si puna e atij dhëndrit të njëherenjëkohshëm që, me gjak të ngrirë, priste përgjigjen e njerëzve të nuses nëse pranonin ose jo ta fejonin vajzën e tyre me të. Greqia, e cila krekosej me anëtarësinë e vet në Bashkimin Evropian, vendet përreth Detit të Zi, deri asokohe, i kishte shikuar nga lart poshtë, kurse tani na e paskej ulur bishtin dhe kishte vendosur të vinte në “Kanosë”. Në ato diskutime e sipër, e merr fjalën një deputete e parlamentit të Ukrainës, një bukuroshe ezmere shtatlartë dhe me ca sy të mëdhenj shkëlqimtar që të “shitonin” në vend. Ajo, ndër të tjera, tha: “Tani jemi para një situate të tillë, kur nusja është bërë gati për t’u nisur për te burri, me të gjitha stolitë që ka veshur, dhe, në këto kushte, t’i thuash asaj se dhëndri ka çuar fjalë se nuk të do, është njëlloj sikur atë ta vrasësh në vend. Prandaj unë them që Greqinë ta pranojmë si anëtare të PABSEC-ut dhe propozoj që t’i mbyllim këto diskutime”. Me fjalën “nuse”, zonja deputete linte të kuptohej se e kishte fjalën për anëtarët e delegacionit grek, të cilët, atje jashtë derës, po prisnin një përgjigje pozitive nga zoti Arbnori, si drejtues i debatit. Kjo ndërhyrje e deputetes ukrainase, me sa duket, ndikoi për mirë dhe përfaqësuesit e Republikës së Turqisë dhanë pëlqimin e tyre që edhe Greqia të pranohej në PABSEC. Por, siç e përmenda më lart, debati zgjati shumë dhe kur u mbyll, unë u ngjita në dhomën time për t’u qetësuar ca se më shkoi gjak nga hundët nga tensioni që m’u desh të përballoja, pa bërë asnjë minutë pushim, gjatë përkthimit prej tre orë e gjysmë rresht.

Në mbyllje të konferencës, në pasditen e 6 qershorit, u dha një pritje në mjediset e parlamentit rus. Të nesërmen në mëngjes mblodhëm bagazhet dhe u bëmë gati për të dalë nga hoteli. Kur zbritëm poshtë, para derës, na ndalon një përfaqësues i administratës së hotelit dhe na thotë se duhej të paguanim shpenzimet e bisedave telefonike. Prej zotit Arbnori kërkohej që të paguante 360 dollarë, kurse prej meje - 11 dollarë. Në pamjen e zotit Arbnori hetova një kreshpërim të brendshëm. Kishte plotësisht të drejtë të revoltohej, madje edhe të kundërshtonte me zë të lartë. Sepse ishte hera e tretë që autoritetet ruse mbanin një qëndrim të pahijshëm, një qëndrim me të vërtetë të turpshëm ndaj zotit Arbnori, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i radhës i PABSEC-ut. Por ai, siç e përmenda më lart, ishte mjeshtër i vetëpërmbajtjes. Ndërkohë, unë derdha në arkën e hotelit 11 dollarë për tri biseda telefonike që kisha bërë me një inxhiniere të Telekomit të Moskës, zonjën Luba, sipas porosisë që më kishte dhënë kolegia ime e katedrës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, zonja Xhemile Zyka, e cila e kishte mikeshë që prej dy vjetësh, dhe për një bisedë tjetër që kisha pasur me sekretarin e ambasadës sonë, zotin Islam Lauka, ish-studenti im mjaft i talentuar, diplomat i suksesshëm i karrierës, tani ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

[Më vonë, më qëlloi të shkoja me shërbim edhe disa herë të tjera në Moskë, ku kam bujtur në hotelet “Minsk”, “Moska” dhe “Rusia”. Gjatë atyre shërbimeve, pata disa biseda telefonike me shokë të ambasadës sonë dhe me të njohur të tjerë. Por kur kam dalë nga hoteli, askush s’më ka kërkuar të paguaja gjësend. Sepse në dhomat e hoteleve, bisedat telefonike brenda qytetit të Moskës ishin falas. Dukej sheshit që autoritetet e hotelit “President” kërkonin të na grabitnin ditën për diell.]

Në këto e sipër, zoti Arbnori më drejtohet me një ton të qetë dhe më thotë: “Shpjegoja këtij zotërisë se është në fuqi një marrëveshje e nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare të PABSEC-ut se shpenzimet për bisedat telefonike të kryetarëve të delegacioneve i përballojnë vendet pritëse”. Ia përktheva zotërisë që na kishte zënë rrugën dhe s’na lejonte të dilnim. Ai telefonoi diku dhe priti të merrte përgjigje. Ajo përgjigjja vonoi një copë herë të mirë. Më në fund, ajo përgjigje e shkretë erdhi, por pas një odiseje të gjatë nëpër kanalet e mykura të burokracisë proverbiale ruse. Atëherë “cikllopi” që na kishte zënë derën u largua. Dolëm nga hoteli dhe morëm rrugën për në aerodrom, të shoqëruar nga përfaqësues të protokollit të parlamentit. Por pasi arritëm në aerodrom dhe kaluam në sallën e pritjes, shoqëruesit rusë na thanë se sporteli i regjistrimit (check in-i) qenkej mbyllur. Kishim ardhur me vonesë. Dhe vonesën, nënkuptohet, e shkaktuan autoritetet ruse. Njëri nga përfaqësuesit e protokollit na njoftoi se autoritetet e aerodromit kishin hyrë në bisedime me komandantin e avionit të linjës zvicerane që të priste sa të hapej përsëri sporteli i regjistrimit për delegacionin tonë. Shoqëruesit rusë kërkonin të na mbanin me gajret se puna gjoja do të rregullohej, meqenëse po ndërhykeshin edhe ca autoritete të larta të Federatës. Pasi na “nanurisën” ca kohë në sallën e pritjes, më në fund na thanë se komandanti i avionit, për vonesën që do t’i shkaktohej për në Zyrih, kishte kërkuar t’i paguhej një gjobë prej një milion dollarësh. Me këtë shumë kompanisë ajrore zvicerane do t’i duhej të përballonte shpenzimet për të gjitha vonesat në linjat e udhëtimit nga Zyrihu për në Vashington, Nju Jork, San Paolo, Buenos Aires, Santjago, Los Anxhelos, Sidnej e shumë qytete të tjera të botës. Pas këtij njoftimi aspak ngushëllues, shoqëruesit rusë u detyruan që të na kthenin përsëri në Hotel “President”. Gjatë darkës na vunë në dispozicion një gjeneral në pension, i cili ishte i punësuar në administratën e parlamentit. Me të bëmë një dorë muhabet poshtë e përpjetë. Të nesërmen, me mbresa të pakëndshme, u larguam nga Rusia me avionin e Linjës Moskë-Vjenë. Në Vjenë e kaluam natën në Hotel “Rogner”, pronari i të cilit na e shtroi darkën me mish dhe verë, darkë që vazhdoi deri në orën 01-00.

Pasi u kthyem në Tiranë dhe më vonë, pata vrarë mendjen shpesh herë se cilat kishin qenë arsyet që autoritetet ruse mbajtën atë qëndrim aspak të hijshëm ndaj zotit Arbnori. Madje pata menduar për të shkruar diçka. Por, me kalimin e kohës, hoqa dorë dhe ato përshtypje aspak të këndshme që pata nga Moska asokohe, i pata mbyllur në “sirtar”. Por artikulli i lartpërmendur i zonjës Fatmira Nikolla, më bëri që ta hap atë “sirtar”. Arsyet e atij qëndrimi ndoshta duheshin kërkuar diku larg. Ato duhej ta kishin zanafillën që nga Konferenca e Bukureshtit e vitit 1960 dhe sidomos që nga Konferenca e 81 partive komuniste dhe punëtore që u zhvillua në Moskë në nëntor të vitit 1961. Në atë konferencë Enver Hoxha, në dallim nga të gjithë udhëheqësit e vendeve socialiste të Evropës Lindore, që ranë në gjunjë para Hrushovit, Kremlinit ia vuri kufirin te thana. Udhëheqësit e atyre vendeve, fill pas vdekjes së Stalinit, Hrushovi i zëvendësoi sipas midesë së vet. Këtë zëvendësim ai kërkonte ta bënte edhe në Shqipëri. Por këtu i ngeci sharra në gozhdë. Për një shtet megaloman, si Bashkimi Sovjetik asokohe, ishte e papërfytyrueshme që udhëheqësi i një vend aq të vogël, si Shqipëria, të merrte guximin dhe t’ia përplaste në fytyrë të gjitha kundërshtimet e veta ndaj kursit të tij politik. Personalisht jam i bindur se Enver Hoxha, me atë qëndrim burrëror që mbajti, u nis nga motive krejtësisht vetjake, për të ruajtur pushtetin personal në Shqipëri. Pikërisht etja për pushtet e bëri atë që të shkonte drejt çarjes së dytë me sllavizmin, pas çarjes së parë që pati në vitin 1948 me titosllavizmin. Nëse Enver Hoxha, në krye të Shqipërisë, do të ishte nisur nga motive me të vërtetë nacionaliste në ndërtimin e kursit të vet politik, atëherë ai, pas vitit 1944, duhej t’i kishte kthyer krahët sllavizmit, si armikut më të egër shekullor të kombit shqiptar. Por ai s’mund ta bënte dot një gjë të tillë, s’mund të qëndronte dot në pozita nacionaliste se ishte katapultuar drejt pushtetit nga sllavotitizmi, i cili, në figurën e Enver Hoxhës, shikonte njeriun më të pështatshëm për varrosjen përfundimtare të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve, pas vitit 1944, vërtetoi në praktikë se kursi prosllavist i politikës së Enver Hoxhës rezultoi fatal për fatet e bashkëkombasve tanë në ish-Jugosllavi, veçanërisht për popullin shqiptar të Kosovës. Megjithatë, pavarësisht nga etja e papërmbajtur e Enver Hoxhës për pushtet personal, ai qëndrim i tij trimëror në Moskë në vitin 1961, mendoj, dhe jam i bindur për këtë, se e meriton dhe duhet ta meritojë plotësisht vendin e vet në historinë tonë kombëtare, meqenëse shënoi fillimin e procesit të ndarjes përfundimtare të kombit shqiptar nga sllavizmi (paçka se lidhjet e nëndheshme me sllavotitizmin Enver Hoxha nuk i ndërpreu asnjëherë), proces ky që u kurorëzua me pavarësimin e Kosovës dhe që është në zhvillim e sipër edhe për popullin shqiptar të Maqedonisë.

Pikërisht ato mëritë e vitit 1961 ndaj Shqipërisë dhe sidomos qejfmbetja për kursin properëndimor të politikës së saj pas vendosjes së pluralizmit në dhjetor të vitit 1990, veçanërisht proamerikanizmi i saj i theksuar, duhej të ishin arsyet kryesore që autoritetet ruse u sollën në një mënyrë aq të padenjë ndaj zotit Arbnori, i cili jo më kot është vlerësuar si Mandela i vendit tonë për burgun gati 30-vjeçar që kaloi në kushtet e ferrit komunist. Këtyre arsyeve u duhet shtuar edhe situata në acarim e sipër në Kosovë pas shembjes së ngrehinës jugosllave dhe aspirata shekullore e popullit të saj për shkëputje nga Serbia, përgjërimin për të cilën Rusia e ka pas manifestuar me një zell përvëlimtar, të shoqëruar me një urrejtje të papërmbajtur kundër kombit shqiptar. Me atë qëndrim që mbajtën ndaj zotit Arbnori, autoritetet ruse zbuluan “racionin” e urrejtjes së egër që shovinizmi rusomadh ka ushqyer kundër kombit shqiptar, që prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe deri te qëndrimi armiqësor që kanë mbajtur dhe që vazhdojnë të mbajnë ndaj çështjes së Kosovës edhe sot e gjithë ditën.

10 POEZITË MË TË MIRA NË AGJENCIONIN "FLOARTPRESS"

1. Edgar Allan Poe

KORBI

Një mesnatë i trishtuar, po mendoja
I drobitur i dërrmuar
Dhe qëndroja mbi një vëllim të harruar,
Me kokën mbi të.
Një trokitje kam dëgjuar, një goditje shumë
Të lehtë.
Që ishte gati në të shuar te dera, përmbi të.
Ndonjë vizitor troket te dera, po mendoja
Për këtë
Kjo do të jetë, asgjë më.
Ah e kujtoj mirë, atë natë dhjetori krejt të nxirë.
Thëngjijtë duke u shuar, hijen linin dhe terr
sillnin në çdo orë.
Isha në ankth të vinte dita, më kot gjithë natën
Prita.
Që librat të qetonin plagën për të dashurën
Lenorë
Vajzën rrezezjarrtë që në qiell quhet Lenorë
Po në tokën tonë, pa emër përgjithmonë.
Perdet e purpurta, të lehta, prej mëndafshi,
me fëshfërimë,
Po me futnin drithërimë që s'e kisha ndjerë
kurrë, si atë.
Kur zemra dridhej krejt, që të ishte më e qetë,
i thoja se një mysafir, kërkon të vijë tek unë,
tashmë.
Ndonjë vizitor pa shpresë, kërkon të hyjë
tek unë tashmë.
Kjo do të jetë, asgjë më!

Ndërkohë mora zemër, të mos prisja asgjë
tjetër.
Dhe i thashë: "Zot a zonjë s'e dëgjova atë
zhurmë.
Atë trokitje aq të lehtë, po dremisja krejt i
qetë.
Kërkoj të falur, që në fillim asgjë s'dëgjova
unë"
Pas kësaj i tronditur, i habitur, derën hapa unë.
Errësirë, asgjë më shumë!
Po vështroja i hutuar, nëpër drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ëndërroja, ç'të ishte ajo zhurmë.
Shihja ëndrra që askush s'i kishte parë, në
qetësinë e heshtur nga ç'do anë.
Veç një tingull kisha ndjerë, që e thoja si në
gjumë,
Dëgjoja Lenorë, si jehonë-zhurmë, që e
pëshpërisja i përgjumë.
Vetëm kaq, asgjë më shumë!
U ktheva në dhomë, me shpirt të përvëluar,
i hutuar
I shqetësuar, befas trokitje më të fortë dëgjoj
unë.
Në dritaren mbyllur mirë, po troket ky
fatnxirë,
Do vështroj, që të gjej kush e solli këtë
zhurmë,
Ta zgjidh këtë mister, të qetësohem nga
kjo zhurmë.
Është era, asgjë më shumë!
Dhe s'e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot
me pende,
Hyn një korb si i shenjtë, hijerëndë pa thënë
asgjë,
Pa qëndruar, si një zot a zonjë, i lashtë si
atëherë,
Mbi një bust Palade përmbi derë, pa bëre gjë.
Ulet në të, pa një zhurmë, pa kërkuar tjetër gjë.
Vetëm ulet, asgjë më!
Ky korb plot shkëlqim, solli gaz në tmerrin
tim,
Nga kjo pamje kaq krenare që e mban
korbi me zor,
"E shoh që të kanë qethur, po nuk je zog
i trembur,
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tënd mbretëror
Në brigjet e nxira të Plutonit, ku je zot
mbretëror. "
Kërret korbi "Nevermore"
Mbeta krejt i habitur kur dëgjoj të ketë
thërritur,
Korbi fjalë që dridhen brenda në kraharor.
Askush nuk mendon të dëgjojë zog të zi, që
flet si njeri
Dhe kërret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin
skulpturor,
Me zë këngëtor, përmbi bustin skulpturor.
S'e ka emrin "Nevermore"
Ky korb kaq krenar që rri vetmitar, vetëm thotë,
Ato fjalë, që i solli nëpër botë, në acarin dimëror.
Ato vetëm ka në shpirt, vetëm ato pëshpërit.
Po do të ikë në agim, të më lërë të pashpresë,
në terror.
Si të tjerë do të shkojë, që të mbetem në terror.
Kërret korbi "Nevermore"
Tashmë i trembur nëpër natë, që qetësia u
prish prapë
S'ka dyshim me vete thashë, që ky korb
pa humor.
Këto fjale vetëm di, këtë refren kaq të zi.
Ndonjë zotëri i shkretë, ia ka thënë atë prorë,
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotë
prorë.
Vetëm "Never, nevermore"
Ai vazhdonte atë avaz, dhe në fytyre më sillte gaz.
Një kolltuk që ngjallte shumë kujtime, në këtë orë.
E çova para derës sime, i zhytur në ëndërrime.
Kërkoja të mësoja, ç'do të thotë ky korb-horr.
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi,
ky korb-horr.
Me kërrkërimën "Nevermore".
E vështroja si i ngrirë, i zhytur në mendime,
Korbi me sy prej vetëtime, në dritën e përkorë.
Po e digjte zemrën time, mbi mbulesën kadife,
Që një llambë e ndrinte atë atje me ndriçim
shkëlqimor,
Në ngjyrën vjollcë thosha: ajo në ndriçimin shkëlqimor
S'do të ulet "Nevermore"
Papritmas kisha ndjerë, një arome, një si erë,
Që një engjëll e kish sjelle me temjanin mbretëror.
Me tingëllima, po pa u dëgjuar, mbi qilimin
pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthë të ka sjellë dhe lëng qiellor,
Lenorën të harrosh, pra pije tashmë lëngun qiellor!
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Je i trishtë, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Në këto brigje me vetmi dhe magji, në shpirtin e gjorë,
Ne Galad a ka balsam të qetojë zemrën e gjorë.
Kërret korbi "Nevermore"
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Për këtë qiell dhe për këtë zot, që të dy
i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do të gjejë kur të shkojë
në qiellin engjëllor,
Vajzën rrezezjarrtë që quhet Lenorë në qiellin
engjëllor.
Kerret korbi "Nevermore"
Le të jetë kjo tingëllimë për ndarjen tonë,
thirra nëpër dhomë.
Shko përsëri, te Plutoni sterrë i zi, nëpër terrin
shkëmbor.
Pendë ti mos lër asnjë, mos më mashtro më.
Lëre bustin ti tani, të jem në vetmi,
ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formën
e mallkuar o zog - horr!
Kërret korbi "Nevermore"
Dhe mbi bust qëndron përherë, pa lëvizur
korbi sterrë.
Mbi Paladën ngjyrëzbehtë, me vështrimin
tmerr - terror,
Qëndron i hutuar, me sy të përvëluar, duke ëndërruar.
Dhe drita që mbi të bie, lëshon poshtë një si hije, me valëzim drithmor.
Dhe shpirti që më mori theror, në valëzimin drithmor,
S 'do te ngrihet - nevermore.




2. Sergej Esenin

Njeriu i zi

O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër - çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s'ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.
Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh...dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.
Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s'ke mësuar vërtet
S'je zhytës që futesh në det.
Ç'më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç'ka tjetri ia marr.
O mik i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n'dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga
Dhe drurët - kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s'ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s'e di...
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.
U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.



3.
Henri Longfellow
Rinia ime e humbur

Shpesh kujtoj një qytet të bukur,
Që ndodhet te bregu në det
Shpesh atje në ëndrra përkundur,
Në rrugët e dashura në qytet
Më kujtohet rinia dhe gëzimet e saj,
Një këngë e Leplendit kënduar me zjarr.
Ajo më thotë prapë, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
Kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Hijet e pemëve para syve më rrinë
Duket sikur ngadovezullojnë
Dallgët dëgjoj, në detin - oshëtimë,
Ishujt Hesperajde që më thonë
Për ëndrrat e bukura që ndrijnë si ar.
Ajo këngë e vjetër më djeg si zjarr.
Ajo drithma më fut kudo, përherë:
"Dëshira e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj sorkadhe dhe zogj të harbuar,
Dallgë deti që sjellin gëzim.
Detarë spanjollë mustaqembuluar,
Bukurinë e anijes që është në lundrim.
Magjinë e detit me ngjyra si ar, Magjinë e këngësplot afsh e zjarr
Atë këngë e kujtoj përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
I kujtoj dallgët që sulen në det,
Fortesën mbi kodër që rri mënjanë.
Krisma gimi që rrahin në breg,
Që mbushin hapësirën në çdo anë.
Mbrëmjet e bukura me ngjyra si ar,
Melodinë e këngës kur merrte zjarr
Ajo dhe tashmë më rrënqeth përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj gjithmonë betejat ditë e natë,
Gjëmime lufte si dallgë - tërmet.
Kapitenë të vdekur, luftëtarë pa jetë.
Në varret që shohin vetëm det.
Tashmë valë ka në çdo an'
Dhe ajo këngë vajtimi thënë me zjarr
Me drithma më thotë përherë:
""Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Era rreh mbi kupola gjethesh të blerta,
Hije të zymta ka në Pyllin e Drerëve
Miqësi të lashta dhe dashuri të vjetra,
Një këngë sabati që shkon drejt qiejve.
Që këndohej me mall në ato an'
Më kujton vargje me push dhe me zjarr.
Melodia e tyre më ndjek përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Kujtoj shkëlqime dhe trishtime që vijnë,
Në mendimet e fëmijëve tanë në shkollë
Heshtjen dhe këngët që në zemër rrinë
Dhe profecitë që mbushin shpirtin tonë
Ato janë kujtime që shtrihen pa cak
Që ajo këngë m'i sjell prapë me zjarr.
Ajo këngë që të shqetëson përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".

Për shumë gjëra nuk mund të flas,
Shumë ëndrra mbetën pa jetë..
Shumë mendime zemrën e bëjnë të plasë
Dhe fytyra merr ngjyrë të zbehtë.
Para syve mjegull ka në çdo an'
Dhe fjalët fatale të asaj kënge zjarr
Shpirtin ma zgjojnë për herë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Tashmë vetëm hije që ngjallin habi,
Shoh në qytetin tim të vjetër
Po në ajër ka shumë dashuri,
Dhe hijet e tij më futen në çdo zemër.
Drurë të dashur shoh në çdo an'
Duket se këndojnë atë këngë zjarr.
Dhe zemrës i pëshpërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".
Pylli i Drerëve ka shumë hijeshi,
Po gëzimi atje si dhimbje të ngjan
Zemra ime në ato vende rri,
Mes ëndrrash dhe endjesh që nuk janë!
Rininë e humbur gjej në ato an'
Dhe kënga e bukur me magji dhe zjarr
Mes degësh dhe fletësh përsërit përherë:
"Dëshirat e fëminisë, ikën si erë,
kujtimet e rinisë, në shpirt janë thellë".





4. Sharl Bodler

Albatrosi

Shpesh për zbavitje, detarët në lundrim,
Marrin albatrosë, ca zogj të mëdhenj deti
Që ndjekin anijen me përtim në rrugëtim
Kur kjo rrëshqet mbi zgavra tmerri.
Sapo mbi dërrasa, ata i lëshojnë,
Këta mbretër të hapësirës së kaltër
Ulin me dhimbje flatrat që bardhojnë,
Si lopata lundrimi në rërën e lagësht.
Ky udhëtar me krahë bëhet i plogët
Shformohet dhe shëmtohet, s'ka më bukuri,
Dikush i prek me llullë sqepin e dobët,
Tjetri e përtall, çalon përbri tij.
Poeti ngjason, me këtë princ kaltërsish,
Që sfidon shigjetarin, përqesh stuhinë
Po kur në tokë ai ulet sërish
Krahët gjigandë si pengesa i rrinë.





5.Edgar Allen Poe

Anabel Li

Shumë vite kanë kaluar,
Në një mbretëri të bukur plot magji.
Afër detit jetonte një vajzë e dashuruar
Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li.
Jetonte ajo vetëm duke menduar,
Të më deshte dhe t'i shfaqja dashuri.
Ishte e freskët, e brishtë, e dashur,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dhe unë isha i ri
Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri.
Sa e desha vajzën time Anabel Li!
Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër,
Na shihnin të vrenjtur me zili.
Kaluan vite, ata që na kishin zili,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dërguan një të zezë stuhi,
Që e ngriu, vajzën time, Anabel li.
U sulën engjëjt dhe zbritën në tokë,
E morën atë nga kjo jetë.
E varrosën, më mbytën në lotë,
Në këtë vend afër në det.
Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur,
Na shihnin me smirë ne të dy
Oh! Kjo ishte arsyeja (çdokush e di)
Që në këtë mbretëri plot magji
Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur
Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li.
Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri,
Që kanë ata që janë mbi ne
Që janë mtë ditur se ç'jemi ne. Prandaj dhe engjëlli që në qiell rri,
Dhe djalli që vështron me zili,
Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt
Nga e bukura ime, Anabel Li.
Hëna kur del, më mbush me ëndrra
Për engjëllin e bukur Anabel Li
Kur yjet janë në qiell më rreh zemra,
Ata flasin, për vajzën time, Anabel li.
Kur valët përplasen me furi, unë rri aty,
Mendoj për atë bukuri
Që e desha me aq dashuri.
Për nusen time, të varrosur te bregu në det,
Në varrin që dallgët e rrahin përjetë.




6.Jorgo Seferis

Gjendja shpirtërore e një dite

Gjendja shpirtërore e një dite, që përjetuam
Dhjetë vite më parë në një vend të huaj
Shpirti i shpenguar, i një çasti të lashtë që
Flatrat hapi dhe iku si një engjëll i Zotit,
Zëri i një gruaje të harruar, me shumë
Shqetësim dhe mundim,
Një fund pa ngushëllim, janë sfondi
i mermertë që solli, dikur shtatori
Shtëpi të reja klinikash me pluhur sëmundjesh
Ekstantemike dritare në dyqane arkivolesh.
A mund ta kuptojë dikush, vuajtjen shpirtërore
Të një farmacisti në shërbimin e natës?
Dhoma rrëmujë, kuadratet e dritareve,
Dyert të hapura si varre, si gojë egërsirash.
Një burrë i lodhur nxjerr letrat e bixhozit
Me yjet bisedon, vështron dhe kërkon.
Shqetësohet: nëse te dera të trokasin, kush do ta
Hapë atë? Nëse hap një libër kë do të kërkojë
Në të? Nëse hap shpirtin, kush do ta njohë?
Hallka të një zinxhiri.
Ku është dashuria, që me një të goditur e
Ndan kohën me dysh dhe e saldon prapë?
Fjalë vetëm dhe gjeste. Një monolog monoton
Para pasqyrës, poshtë një rrudhe qëndron.
Si një pikë bojë shkrimi mbi shami, përpihet
Mërzia dhe rri.
Të gjithë në këtë anije kanë vdekur, po ajo
Ecën në rrugën që filloi, kur nga porti u nis.
Si janë rritur thonjtë e kapitenit... dhe oficeri
Që tre dashnore ka në çdo port i praruar...
Deti dallgëzon ngadalë, valët dhe direkët
Mbushen me krenari, dita bëhet më e butë.
Befas shkëlqejnë tre delfinë në të zi, një
Sirenë deti buzëqesh, një detar i harruar shtyn anijen mënjanë,
duke e lëvizur në çdo anë.





7.Alfred Tenisën

Vajza e mullxhiut

Vajz' e vogël e mullxhiut
Rritet, rritet si burbuqe
Më zu meraku, mua të ziun
Për buzët e saj të kuqe.
Të isha vëth në vesh të saj
T'i prekja qafën me mall!
Të ishabrez, te beli i bukur,
Te beli që s'më la të qetë
Te zemr'e saj në qoshe srukur.
Të ndieja rrahjet plot me jetë.
Në çaste gazi e vajtme
Ta mbaja fort, në dorën time.
Sigjerdan te gjoksi i ri,
Do desha të qëndroja
Ditë e natë të dëgjoja
Si psherëtin, e qesh ai
Dhe pastaj, ta pushtoja
Pa pushuar në krahët e mi.



8. Mihail Eminesku

Gjer tek ylli

Nga ylli, rruga gjer tek ne,
Është e gjatë dhe s'mbaron
Që drita të vijë përmbi dhe
Me mijëra vite do të shkojnë.
Ndoshta ylli s'është më,
U shua në botën errësirë
Po drit' e tij ecën gjithnjë
Tashmë tek ne ka arrirë.
Nga kandili i tij i shuar,
Ndriçimi endet nëpër botë
Ylli shumë pat jetuar,
Por kur vdiq, erdhi në tokë.
Kur dashuria ikën e s'vjen
E mbulon hija e trishtimit
Kujtimi i saj prapë na gjen,
Siç na gjen vala e ndriçimit.




9.Xhelaledin Rumi

Kur dashuria është grackë

Kur në grackë është kapur dashuria,
Atë që syri vështron, nuk është mëkat.
Tashmë ai nuk sheh, më rrezet e tija,
Nga brenda flet, shpirti i ngratë.
Ai tashmë është dehur, me verë,
Që e piu nga dashuria e vërtetë.
Kur ishe e imja, nuk shkoje me të tjerë,
Më premtove, se kështu do të jesh përjetë.
Dashuria ime, nuk ka për t'u zbehur
Dhe kur të jem larg në syrgjyn
Shkëlqimi tradhton, thëngjillin e fshehur
Dashuria tradhton shpirtin tim.
Vezullimi i syrit, kap dashurinë në grackë,
Toka ku shkel bëhet si fron mbreti.
Sa herë që ti do, do të jemi bashkë
Jam skllavi yt, do kthehem nga kurbeti.





10. Hajnrih Hajne

Helena

Më je betuar, deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e ver,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt
Të vdekshmit janë të pangopur.

http://floart-press.blogspot.com/2010/03/10-poezite-me-te-mira.html?zx=3412dda5bf092bb3

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...