Jam i shtrirë mbi shtrat, vetëm në dhomën e gjumit dhe kujtoj. I mbaj sytë mbyllur, sepse po t’i hap kam frikë se moria e kujtimeve përpirë në thellat e së shkuarës do të zhdukej sakaq.
Më kujtohet kur fillova punë për herë të parë në varrezat e qytetit, mbi një kodër. Isha katërmbëdhjetë vjeç. Meqë po kalonim një periudhë të vështirë ekonomike, në familjen time u vendos që unë të punoja gjatë pushimeve të verës. Tashmë shumë të tjerë e bënin këtë gjë, pastaj edhe unë kisha nevojë të filloja të kuptoja se ç’është jeta me gjithë të mirat e të këqijat e saja.
U nisëm në mëngjes herët me një furgon të zi. Shtatë apo tetë veta, ulur përballë njëri-tjetrit me nga një trajse apo bukë të mbështjellë me letër mbi prehër. Të gjithë më dukeshin të një bote tjetër, të mëdhenj, shumë të mëdhenj dhe nuk kuptoja asgjë nga fjalët, nga shtati i tyre. Më në fund mbërritëm, zbritën nga furgoni të gjithë, dhe unë pas, me zemër të ndrydhur dhe me të tanishmen që më përpëlitej në kafaz. Para meje shtrihej një pamje e pazakontë. Për herë të parë në jetën time shihja varre të renditura pafundësisht, në mënyrë të rregullt, të ngjashëm nga larg me njëri-tjetrin, por të ndryshëm nga afër për nga forma, fotografitë dhe historitë. Të ngjashëm në heshtjen e tyre, në largësitë mes njëri-tjetrit, në reflekset që i kthenin diellit. Nuk munda! E gjithë ajo pamje më rëndoi aq shumë në shpirt saqë u ktheva, në fillim me hap pastaj me vrap nëpër një të tatëpjetë. Qaja dhe nuk kuptoja asgjë. Nje ndjesi e madhe, e rëndë më shtypte gjoksin dhe më merrte frymën.
Ditët iknin pa çarë kokën për asgjë, njëra pas tjetrës dhe unë shumë shpejt u mësova me gjithçka. Kam përshtypjen se në atë periudhë ndodhi çvirgjërimi im qoftë fizik qoftë shpirtëror.
(Këtu është vendi të pohoj se pothuaj për gjithçka të shkuar të jetës sime nuk mbaj mend asgjë, pra këto që po shkruaj dhe ato që flas në përgjithësi nuk e di sa të vërteta janë).
Kaluan vite dhe pasi mbarova shkollën e mesme dhe më pas shërbimin ushtarak, nëpërmjet të njohurve të familjes u krijua mundësia të filloja punë, si punëtor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku prodhoheshin filma. Them kaluan vite duke harruar që kaluan plot dhjetë vjet të mbushur me gjithfarëlloj historish dashurije, miqësije, tradhtije, rebelimi, prove, frike e paformë dhe e kudoshme. Tani mund të quhesha me plot kuptimin e fjalës burrë edhe pse ndjehesha akoma një fëmijë i tredhur mendërisht dhe i pambrojtur shpirtërisht. Në mëngjesin e parë të punës, që më priste për pjesën më të madhe të jetës, u ngrita ankthshëm. Kësaj radhe puna qe më serioze. Kisha marrë përgjegjësinë të bëhesha si gjithë të tjerët, me një ëndërr të vockël me vete, se kush e di një ditë do t’u tregoj se jam pak si më ndryshe, pak si më vete. Nuk e di pse ai ankth mëngjesor qe rrethuar ngado me trishtim. Të gjitha sheshet, të gjitha shtigjet qenë të veshura me këtë lloj rrobe. Mora pak bukë që më kishte përgatitur ime më, një paqetë cigare, u përshëndeta sikur po ikja për në luftë dhe u nisa. Tek ika, seç ndjeva njëlloj hidhërimi dhe zilije për ata që lashë në shtëpi. Ata ndjeheshin të çoroditur sepse një pjesë e tyre po shkonte të përballej kush e di se ku me të panjohurën që nuk ishte veçse jeta e vërtetë ku përmblidhen të gjitha shëmtitë e kësaj bote dhe pak, shumë pak çaste për t’u ndjerë i lumtur. Ndërsa unë isha i çoroditur, sepse po përpiqesha të bëhesha si ata. Pastaj ai ushqim i përgatitur dhe mbështjellë me kujdes sa shumë do të thotë! Unë nuk doja ta merrja me vete si për t’u thënë të tjerëve se qeshë ndryshe, i lirë, si për t’u thënë të mive se tani e tutje kujdesesha vetë për veten, ose ndofta për t’i vënë në faj për rrugën e detyrueshme që po merrja, pa pikën e dëshirës.
Ishte një ditë e zakonshme prilli. Freskët, por jo ftohtë. Edhe veshja që kisha mbi trup më shqetësonte; veshje pune! Mbërrita menjëherë tek stacioni i autobusit dhe atje prita, përzjerë me turmën e thjeshtë e të zakonshme, budallaqe e të përhershme, me turmën e urryer dhe aq të dashur, me ndjesinë se isha i huaj dhe në të njëjtën kohë pjesë e pandarë e saj… autobusi erdhi si një kafshë e lodhur keq dhe vaisur mënjanë qendroi me mundim pak para nesh. E lashë veten të më përpinte rryma njerëzore dhe sakaq u gjenda mes qindra fytyrave, secila me nga një histori të ngjashme dhe më vete. Qëndrova ashtu ngërthyer për minuta pambarim, si i zënë në lak dhe nuk e di pse m’u rrënqeth i tërë trupi. Më erdhi keq për veten, për natyrën, për njerëzit, për gjithçka, mbi të gjitha për atë mundim njerëzor pa fill, pa anë e pa fund. Vërtet, në jetë ka dhe çaste plot gëzim, hare, diell, lumturi, por ato janë kaq pak! Dhe ashtu mbytur plot pikëpyetje mbërrita në punën e re. Më thanë se duhej të shkoja në një repart ku punonin drurin. U paraqita. Pashë po të njëjtat fytyra. Fillova të punoj dhe pas dy-tri orësh u ndjeva i lodhur, i rraskapitur, i marrë fund. U tërhoqa prapa godinës të haja pak bukë. U shtriva mbi bar, më zuri gjumi. O Zot, ç’ëndrra m’u vërsulën e më shpunë nuk di se ku! U zgjova me kokën edhe më të rëndë. Doja të ikja sa më shpejt, t’ua mbathja nga sytë këmbët, si atëhere në varreza. Po ku doja të shkoja, këtë nuk e kuptoj dot as sot. Ndofta të kthehesha në barkun e nënës?! Ndofta, kush e di?! Shpeshherë kur ndodhem shtrirë mbi ujin e qetë të detit më ndodh të ndjej se ai çast dhe vetëm ai çast e vlen të jetohet. Ç’të jetë vallë? Kujtesë e dikurshme e paralindjes? Dhe kështu dalëngadalë apo shpejt-shpejt mbaroi ajo ditë e parë pune. U ktheva në shtëpi me ndjesinë se kisha fituar një betejë dhe në të njëjtën kohë me një ndjesi tjetër, më të thellë, më të fortë; se kisha vdekur prej kohësh.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/03
KOPI KYÇYKU: Kultura në kontekstin e globalizimit
Dihet tashmë se globalizimi është procesi i zgjerimit, i thellimit dhe i përshpejtimit të ndërlidhjeve në shkallë botërore, jo vetëm në lëmin ekonomik, por edhe në atë shoqëror, politik, teknologjik e kulturor. Në kuadrin e marketingut global strategjia e firmave synon të promovojë marka universale, me ç’rast kultura e publicitetit bëhet një industri e vërtetë. Nga kjo pikë vështrimi, globalizimi përbën një dukuri që ka të bëjë me qarkullimin e informacioneve e të ideve, pra me diçka jashtë fakteve kulturore të mirëfillta. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar zanafillën e përbashkët të të gjitha qytetërimeve, të cilët, gjatë shekujve, janë çapitur në mënyra e trajta nga më të ndryshmet. Ky pohim mund të qëndrojë në themel të konceptit të ekzistencës së një bashkësie njerëzore të vetme, ndërsa kapërcimi i kufijve në hapësirë dhe në kohë nga ana e kombeve dhe e sistemeve ekonomike, çon drejt globalizimit kulturor. Një sërë zhvillimesh të sotme sjellin argumente në mbështetje të idesë se në themel të procesit të globalizimit qëndron pikërisht kultura.
Falë teknologjisë së informacionit njerëzit hyjnë në marrëdhënie me një larmi normash dhe vlerash kulturore, të cilat, me kalimin e kohës, përftojnë një sjellje, një qëndrim global. Por globalizimi, në parim nuk duhet t’u kundërvihet traditave dhe vlerave kulturore të një kombi. Madje ai lipset të ngjizë e të përhapë një kulturë të shumëpërmasore në pejzazhin e traditave kulturore kombëtare. Televizioni, radioja, „udhëtimi” elektronik virtual, interneti apo mësimdhënia e hapur në largësi, pa praninë fizike të mësimdhënësit, janë forma të globalizimit kulturor. Faktorin përcaktues të ndryshimeve në të ardhmen e përbën ecuria e teknologjive informacionale dhe digjitale, të cilat e ndryshojnë mjedisin rrethues dhe kufijtë institucionalë klasikë, përfshi ata kulturorë. Vlen të theksojmë se, në fund të fundit, e rëndësishme nuk është kultura në vetvete, por një cilësi e re e inteligjencës, për të cilën kultura mund të shërbejë si themelvënëse.
Një rol krejt të veçantë në fushën e kulturës ka aspekti etnik etnik i procesit të globalizimit, që parakupton mbartjen e vlerave të ndryshme kulturore kombëtare nga njëra anë në anën tjetër të globit. Bashkësi të fuqishme të popujve evropianë i gjejmë në kontinente të tjerë të globit dhe anasjelltas - bashkësi të Lindjes së Largët, apo të zonave të tjera, i hasim në vendet evropiane. Secila nga këto bashkësi ruan specifikën e vet kulturore. Në procesin e ndërlikuar të globalizimit, çështja e ruajtjes së identitetit kulturor përshfaq dy pamje: nga njëra anë ekziston rreziku i homogjenizimit kulturor, çka do të thotë që bota mund të kishte një formë të vetme kulture, ndërsa nga ana tjetër një rrezik akut i shpërbërjes kulturore dhe psikologjike, si për individët, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Të dy këta rreziqe janë të gërshetuar mes tyre.
Sipas përkufizimit që jep Anthony McGrew, globalizimi është një intensifikim i ndërlidhjes, një përhapje pa sforcim e të gjitha besimeve, vlerave, mallrave, përtej kufijve territorialë të çdo shteti. Kësisoj globalizimi çon drejt "tkurrjes" së nocionit të hapësirës e të kohës; distancat zvogëlohen, bota bëhet më "e ngushtë", si një fshat global (Global Village - sintagmë e famshme e Marshall McLuhan-it). Por edhe nëse ekziston një afëri e caktuar e kulturave (falë zhvillimit teknologjik), ato janë ende të ndara për shkak të specifikave përkatëse. Në të vërtetë globalizimi synon ta mpakë një gjë të tillë, duke mundësuar që në të gjitha kulturat të shfaqen "shënjat" e konsumit, duke bërë që, edhe në këtë aspekt, çdo vend të ngjajë, më shumë a më pak, me tjetrin.
Sa i takon përmasës kulturore të një shoqërie, kjo është e vështirë të përcaktohet sidoqë ka disa veçori:
a. Kultura mund të këqyret si sferë e ekzistencës, në të cilën njerëzit ndërtojnë domethënien e praktikave me ndihmën e simboleve;
b. Është një mënyrë, me të cilën njerëzit i japin një kuptim jetës falë komunikimit ndërmjet tyre;
c. Qëllimi i kulturës është, gjithashtu, t’i japë një kuptim jetës;
d. Kultura mund të shihet edhe si «territori» i domethënieve nga këndvështrimi ekzistencial;
e. Si përfundim, kultura përmbyll krejt larminë e praktikave të përditshme, duke frytuar vetë ekzistencën njerëzore.
Në periudhën e globalizimit, përmasa kulturore jo rrallë ngatërrohet me kulturën mediatike, pra me atë të teknologjive audio-vizuale dhe të komunikimit, me anën e të cilave përcillen shfaqjet kulturore. Me «kulturë mediatike» kuptojmë tjetërsimin përmes konsumizmit, një demokratizim i konsumit, por edhe një "mediokrizim" i tij. Në epokën tonë të internetit e të televizionit, kultura bëhet relative: na thuhet çfarë dhe ku të shohim, çfarë të lexojmë e të dëgjojmë. Njëherazi me kulturën masive, sikurse ve në dukje Edgar Morin, nxjerr krye një «kolonizim» i dytë. Një kulturë e tillë synon «gërryerjen» e kulturave të tjera, deri në zëvendësimin e tyre. Kështu kultura masive bëhet kultura e parë universale në historinë e njerëzimit. Bota e sotme, siç tërheq vëmendjen Samuel Huntington, - autori i bestseller-it The Clash of Civilizations, - po shkon drejt pluriqytetërimit, duke fshehur «përthyerje» të pashmangshme. Kultura e mediave na përshfaqet si një "agjent" i globalizimit për shkak të universalizimit të zbavitje-argëtimit, mbivlerësimit të këtij të fundit, duke çuar, gati pashmangshëm, në një gjendje varësie. Sikurse ka theksuar hulumtesi rumun Adrian Rakieru, «kultura coca-cola i josh turmat dhe shkakton shqetësimin e kulturave të vogla. Globalizimi përjashton mbylljet kulturore dhe ekonomike». Më tej, ai shton se «Rrezikojmë që, në vend të një qytetërimi të diversitetit, të përfshihemi në një qytetërim të vetëm – të zbavitje-argëtimit». Kështu, pra, masmedia përfaqëson vetëm një pjesë të procesit nëpërmjet të cilit përshfaqet ndërtimi i kuptimeve simbolike, duke qënë njëra nga trajtat e shprehjes së globalizimit nga pikëpamja kulturore. Në librin e J. Tomlinson, “Globalizim dhe kulturë”, hasim pohimin sipas të cilit kultura do të përfaqësonte aspektin thelbësisht të pavarur të procesit të ndërlidhjes së shumëfishtë. Po ashtu, simbolet kulturore mund të përftohen gjithkund, kurdoherë, përderisa nuk ekzistojnë kufizime që lidhen me prodhimin apo riprodhimin e tyre. Në këtë kuptim, në sajë të marrëdhënieve dhe trajtave të saj, kultura është globalizuese. Bota i ngjan një tregu të pamatë mallrash. Veprimet e individëve përcaktojnë vetë kulturën së cilës ata i përkasin, duke arritur të kenë rrjedhoja globale. Globalizimi është me rëndësi të veçantë për kulturën. Ai bën të mundur që «negocijimi i përvojës kulturore të mbërrijë në qëndrën e strategjive të ndërhyrjes në fusha të tjera ndërlidhjeje: politike, ekologjike, ose ekonomike». Si rrjedhojë, me anë të globalizimit kultura fiton peshë në të gjitha fushat e mësipërme. Sociologu Anthony Smith e paraqit kulturën globale si diçka artificiale, të patrajtë. Sipas tij, kultura në fjalë, në fund të fundit, është një kulturë e sajuar, e stisur, ahistorike. Por jo vetëm kultura globale është sajesë, por edhe kultura kombëtare. Veçse, në dallim nga e dyta, kultura globale nuk është specifike, as e përcaktuar në kohë dhe në shprehësi. Lidhur me pohimin e Smithit, sipas të cilit një kulturë kombëtare është ngrehina e disa mendjeve të mençura dhe përbëhet nga tradita të shpikura, duhet përmendur fakti që, - pa e vrarë mendjen shumë, - mund të ndërtohet edhe një identitet i rremë - parazit në shpinë të ndjenjës së identitetit të një kulture. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rastin e komunizmit, kur “vlera” dhe “ide të reja” ua zunë vendin vlerave të Shqipërisë së përhershme. Mund të flitet, gjithashtu, për një "imperializëm kulturor", të barasvlershëm me atë të një kulture globale. Ky vizion ka pikënisje faktin që kultura të caktuara, - le t’i quajmë të mëdha, mbizotëruese, - priren të lenë "pa frymë" kultura të tjera më të prekshme. Sidoqoftë, megjithëse është përqafuar nga disa kritikues të kapitalizmit, një teori e tillë nuk mund të ketë taban në praktikë, ngaqë lëvizja mes sferës kulturore dhe asaj gjeografike dikton ndryshime, shndërrime. Arsyeja është se globalizimi ka si tipar veçorizues kryesor lehtësimin e qarkullimit të informacioneve dhe nuk janë të pakët ata që shohin tek ai një proces të mbisundimit të të dobtëve nga ana e korporatave të rëndësishme të botës. Gjithsesi, globalizimi nuk ka karakter homogjenizues; përkundrazi, çon në diferencime të hapësirës globale.
Në librin e autores rumune Ekaterina Kokora me titull “Globalizim dhe menaxhim” ndeshim grupfjalët Think global, act local. Vetëkuptohet prirja e filialeve të kompanive të mëdha prodhuese për ta përdorur dhe për ta eksportuar më tej në shkallë planetare fuqinë puntore të pranishme në vendin pritës. Mund të themi se e njëjta ndodh edhe në rastin e kulturës, sidomos në kinematografi - art i cili nuk kërkon meditime të thella dhe kohë të kulluar psikologjike për të tejçuar kumtet dhe gjerdanët me simbole. Një shëmbull domethënës është seria e filmave me Harry Potter-in, ku regjisorët, aktorët, skenografët e kombësive dhe feve të ndryshme kanë bashkëpunuar për të jetësuar një projekt që ka themeluar tashmë një armatë fansash të përkushtuar, jo rrallë fanatikë, anembanë globit. Duhet thënë se në librin nga buron seria e lartpërmendur shtjellohen disa veçori të globalizimit, si:
1. ka teknologjitë e veta - kompjuterizimin, komunikimin me satelit, internetin;
2. ka modelin e vet demografik - përshpejtimin e ndjeshëm të zhvendosjes së njerëzve të mjedisit rural;
3. ka strukturën e vet të pushtetit, në kuadër të të cilit sistemi i globalizimit ndërtohet mbi tri baraspesha forcash - a. baraspesha tradicionale ndërmjet shteteve kombëtare; b. baraspesha ndërmjet shteteve kombëtare dhe tregjeve globale; c. baraspesha ndërmjet individit dhe shteteve kombëtare.
Globalizimi mund ta ruajë bashkekzistencën paqësore midis kulturave vetëm në kontekstin e pikënisjes nga specifika e "industrive kulturore" për të mbrojtur lirinë e informimit dhe për të shmangur përqëndrimin e kulturës vetëm në duart e një elite. Gjithashtu shkencat shoqërore lipset “të studiojnë identitetin e ri kulturor ashtu siç shfaqet në botën e çkolonizimit, e globalizimit ekonomik”. Për rrjedhojë, "komercializimi i lirë" i kulturës hëpërhë duket një veprim fisnik, përmes të cilit çdo qytetar i globit mund të përfitojë nga qarkullimi i lirë i ideve, i fjalëve, i pamjeve, duke nxitur njëlloj vendet e pasura e të varfra ta përhapin e ta bëjnë të njohur kulturën e tyre. Nga ballafaqimi i opinioneve të ndryshme, pro dhe kundër, mund të dilet në përfundimin se globalizimi krijon vetëdijen e larmisë, fuqizon demokracinë dhe e bën individin të aftë të zgjedhë midis shumë variantesh të mundshme. Gjithashtu, ky individ mund të vetëmbrohet kundër manipulimit, sepse ka mundësi ta qëmtojë e ta zbulojë atë. Globalizimi ka rol të veçantë për të shkurtuar dhe «asgjësuar» distancat dhe hapësirat që i ndajnë kulturat. Bota po bëhet një vend i vetëm, ndërsa ne jemi të gjithë "fqinjë".

TUDOR ARGHEZI (1880-1967): Asnjëherë vjeshta...
Asnjëherë vjeshta...
Asnjëherë vjeshta m’e bukur s'ka qënë,
Si për shpirtin tonë, që vdekjen s'e njeh,
Shtrojë faqezbehtë - dheu mëndafsh-hënë,
Drurët sikur grinden me të hirtat re.
Grumbull rrinë shtëpitë, njëlloj si bucela,
Vera është trashur në fundin thjesht baltë,
Jam në breg të kaltër të lumit me vela,
Nga ku kemi pirë arin porsi mjaltë.
Zogjtë e zinj po ngjiten tej në perëndim,
Si një gjethe e ligur e të shenjtit bli,
Shkoqin, tek përshkundin lart, në fluturim,
Krahët frymëmarrës në aq kaltërsi.
Cili do të qahet, cili do të qajë,
Vjen për t'i vënë veshin ngasjes gjë a gjëzë,
Plepat - sy drejt qiellit, ndezin një flaknajë,
Hija e tyre hijen e gropos në rrëzë.
Mes dy netësh
Në dhomë e ngula vrrullshëm lopatën e mprehtë,
Përjashta frynte era dhe shiu ish i shpejtë.
Gërmova në krejt dhomën, jo pak, në thellësi.
Përjashta frynte erë. Përjashta binte shi.
E hodha nga dritarja, nga gropa dhenë e zi.
I zi ishte vërtet, e kaltër perdja e tij.
U ngrit deng gjer në xham, u ngrit dheu lirisht.
Sa bota ngjiti majën, në majë qante një Krisht.
Gërmo, gërmo, u thye sakaq lopata e shkretë,
Në kockat si prej guri të Tij, të Atit vetë.
U ktheva nëpër kohra, u ktheva në pikënisje,
Në dhomën krejt të zbrazët, mërzitse, në vithisje.
Dhe desha atëçast të ngjitem gjer në majë,
Një yll në qiej endej. Ish vonë në qiellin pllajë.
Sapo kishe ikur
Sapo kishe ikur. Të shkoje të luta.
Me sy po të ndiqja, ndaj shtigjesh u futa,
Gjer humbe larg, tutje, tërfilit me erë,
S'i ktheve më sytë nga pas asnjëherë!
Një shenjë do jepja kur tej ikje ti,
Po ç'është shenja-hije në aq largësi?
Ah, desha të ikje, por edhe të rrije.
Mendimin e dytë, me ç'duket, s'ma dije.
S'të ndali për fat, jo, mendimi pa zë.
Përse ike, vallë? Po pse të rrish më?

PËRPARIM XHIXHA: Ura mbi vete
Spaletat e gjeneralit
Inxhinierët kinezë, që ecnin njëri pas tjetrit, u futën te hotel-turizmi në qendër të qytetit. Era dukej sikur i tundte shtëpitë siç i lëkundin në mënyrë të kobshme tërmetet.
- Tani ulen e hanë pilaf me shkopinj! – tha Mevlani.
- E...he! – ia bëri Mexhiti, pa guxuar të thoshte asnjë fjalë komentuese. Ai e dinte
që dhe në gjumë të fliste përçart, fjalët e tij i merrte vesh dhe dreqi me të birin në cep të globit po të ishin.
Mexhit Muxhani hynte në takëmin e njerëzve që zoti u jep fatin e mençurisë dhe për çdo gjë tjetër i lë në mëshirë të vullnetit, karakterit, fatit a urrejtjes. Njerëz të tillë një fije peri i ndan nga lavdia e poshtërimi, më tepër prej atij shpirtëror.
- Këta kinezët s`na ngjisin fare! – i tha Mevlani me një ton urdhërues që
bashkëbiseduesi ta përsëriste dëshirën e tij: - Hiç fare!
Shiu binte me shtamba. Si vetëtimë verbuese ishte vështrimi i tij mbi fytyrën gjithë rrudha të Mevlanit i cili, nën një melodi të brendshme valsi, rrotullonte gotën e konjakut. Mexhiti la qindarkat në pëllëmbë kamerierit, i tundi lehtë dorën njeriut që kishte në tavolinë dhe iku.
- Ku vete? – foli i çuditur Mevlani, apo ke takim me ndonjë vejushë?!
Sa dinte koka e Mevlanit dinte bytha e Mexhitit. Duke çarë ngadalë mes shiut e shtrëngatës, hap mbas hapi i afrohej apartamentit të tij në periferi të qytetit, në lagjen “Klloçka e Madhe” ose “Çikago-City” siç e quanin disa djelmosha sypatrembur. Jeta aty notonte mes vuajtjes dhe gëzimit. Lindjet dhe vdekjet ishin përherë mes vesit e virtytit. Njeriu lindte e vdiste mes besimit e dyshimit vdekjeprurës dhe së fundmi mes pasigurisë ditore e të papriturave çudibërëse të së nesërmes. Gjashtëdhjetëvjeçari ecte dhe ndjente dhjetra qindra sy, nga prapa vitrinave e dritareve, ta ndiqnin me admirim, ashtu siç shumëkënd ta shante e shpotiste me rrënjë e me degë. Përveç njomëzakëve atë burrë e njihte i gjithë qyteti ngaqë, çdokush e dinte mirë që ishte njeriu që mbante minë me vete, e cila nga çasti në çast mund t`i shpërthente duke ia zhndrruar copën më të madhe të trupit në kokërr gruri. Me vete, nën zë, çdo banor i qytetit e quante Mexhit Armiku dhe shumica që e njihnin e i thoshnin një “mirmëngjes”. E kapte në eter atë ndjenjë të tejdukshme njerëzore të dhemshurisë dhe ndjente se këto përshëndetje majë buzëve ose thjesht tundje të lehta koke i jepnin fuqi jetës e shpresave të tij. I mbyturi s`ka qeder prej të lagurit, tha me vete, sikur donte t`u jepte përgjigje admiruesve që s`bzanin. Njeriu që s`di të protestojë s`mund të jetë kurrë i lirë. Po kështu dhe një popull. Duartrokitjet janë vetëm një marrëveshje e heshtur mes diktaturës dhe të shtypurve. I vetmi vritet menjëherë, po kur janë dy, dymijë, dyqindmijë e më shumë, nuk mund të vriten kurrë. Atëherë diktaturat tremben dhe janë gati të ndërrojnë lëkurë nëse turma e ha; në të kundërt tiranët i kthejnë potkonjtë diellit dhe mbyllet kapitulli i historisë së tyre. Asaj dite lindet liria që si çdo foshnjë do kujdesin e mëmës së vet që të rritet e shëndetshme, të forcohet e të bëhet pronë e shpresë e jetës së çdo njeriu. Trembet nga çka i vullkanizohej nën kafkë ndaj hap dhe mbyll vrullthi derën e apartamentit. Ndez dritën e korridorit kur sytë i ngrijnë te një zarf i shtyrë nën derë. Sërish trembet dhe dridhet. Merr zarfin në dorë, e sheh nga të dy anët, kqyr mjeshtërinë e kujdesin e mbylljes së tij dhe me përtesë e shtyn mbi tavolinë. “Ta ketë sjellë kush të dojë, nuk e hap sonte! Jam i lodhur, jam i dërrmuar” – tha me vete dhe nisi të përgadisë ndërresat për të bërë një dush me ujë gjysëm të ngrohtë. Qoftë dhe një çaj i nxehtë dukej sikur do t`ia ngrohte shpirtin dhe do t`ia largonte rreziqet që i kishin zbritur si Kali i Trojës mbyllur në një zarf të bardhë e të vogël, mbi të cilën mungonte adresa e marrësit apo dërguesit. “Marrësi jam unë” – tha gjithë zemëratë, kurse “Dërguesi është ai. Ka afro tridhjetë vjetë mbas meje! Si nuk u mërzit, si nuk u lodh, si nuk u çmend?!”
Pas dushit shtrihet për t`u prehur pakëz para darkës, por humbi në gjumë të thellë, i përhumbur nën një sillë të lagësht e të ftohtë e mes një ankthi që nuk e kuptonte nga hynte e dilte. Vetëm ca goditje të fuqishme me shkelma mbi derën hyrëse të apartamentit e sollën në vete. Vishet shpejt e shpejt dhe me vendosmëri të plotë i jep kurajë vetes: Le të vinë! Le të më vrasin! Një jetë, një vdekje! Dy askush s`ka mundur t`i bëjë... Hap derën dhe jashtë s`kishte asnjeri. Ul kokën i turpëruar nga vetja. “Ptuuuu, ke qenë dhe gjeneral pa le!sheh edhe ëndërra frikacakësh...”. Duke folur me vete merr zarfin, e vërtit nëpër duar pa guxuar ta hapte. “Më mirë nesër në mëngjes, vendosi. Dita ka shpresë tjetër. kurse nata i shton hallet. Dhe kur të zë një, ajo t`i bën dy menjëherë.”
Ngrohu një supë të gatuar para dy ditësh dhe më shumë mendohej se kapërdihej. “E kush guxon të më dërgojë mua letër?! – pyeste veten dhe po vetë përgjigjej: - Provokim ! hiç mos e vrit mendjen Mexhit Muxhani, provokim ! Siç duket ma kanë bërë gati qelinë...”
Në një çast fërgëlloi si fletë cigarje në erë. E mblodhi veten dhe shkumboi mjekrën. “Më mirë të jem gati si gjeneral, jo si leckaman!” veshi këmishën e bardhë që e ruante për raste tepër të rralla dhe çeli me kujdes kanatet e dollapit ku mbante xhaketën e tij magjike ose shkurt – xhaketën e gjeneralit me gjithë spaleta. Me shpejtësinë e mendimit i kaluan mijëra fytyra partizanësh, shokësh e miqsh, fshatarë, shoferë dhe ekskavatoristë nga Hoxhara, berberë që e pyesnin vazhdimisht, kamarierë që e linin mënunë buzë tavolinës dhe iknin sikur ai të ishte me zgjebe; truproja të veshur shik, portrete pilotësh e gardistësh, mes tyre dhe një burrë i gjatë, i pashëm, me sy të mëdhenj si fajkua dhe fytyrë të murrëtyer që i thotë me zë të trashë e egërsi: « Unë ika Mexhit, por ty s`të lë të vdesësh i qetë. Ishim shokë, por ti më tradhtove.” Jooooooo! Ti më tradhtove mua, bubulliu Mexhit Muxhani, duke harruar se ishte fillikat. Sa heshti ai, Burri i Gjatë me zërin kumbues i thotë prerë: « Unë thashë të hiqeshin gradat, kurse ti e fshehe kostumin e gjeneralit në dollap të shtëpisë, sepse prisje të bëje grusht shteti dhe ta vishje prapë uniformën e gjeneralit. Ika Mexhit, por atë uniformë nuk ke për ta gëzuar kurrë më! »
Po shihte ëndrra me sy hapur. Shtrëngonte kapakët e syve që ta trembte ëndrrën në qiell nga kishte ardhur, por për dreq ajo iu qep keqas dhe nuk i shqitej nga përfytyrimet. Iu bë sikur në qytet nisën të bien meteorë të mëdhenj që përvëlonin gjithçka, madje dhe kinezët atje në aneksin e turizmit që vazhdonin të hanin pilaf me shkopinjtë e tyre të çuditshëm. Përgjithçka i erdhi keq, u trishtua. Por atë që i erdhi në mendje e bëri. Veshi xhaketën e gjeneralit, vuri kapelen dhe qëndroi kundruall pasqyrës. Qeshi me vete dhe i tha nën zë fantazmës së Burrit të gjatë: - Jo unë, por ti më tradhëtove! Humbe logjikën dhe vure një gjeneral të numëronte makinat që ngarkoheshin e shkarkoheshin në Hoxhare. Fati im u bë fati i kombit, o njeri!
U shtri siç ishte për t`u prehur në krahët e meditimeve nostalgjike dhe si një fëmijë i pafajshëm e kishte zënë gjumi i thellë e i rëndë. Vetmia të çmend, këtë e thoshte shpesh që kur ishte ndarë nga e ndjera Leila Qelzezi, grua fisnike që e kishte dashuruar marrëzisht burrin e vet. Mbase dhe vdekjen t`ia kishte sjellë para kohe trishtimi legjendar i të shoqit, të cilin, tek rrinte në shtëpi, e zinte gjumi gjithnjë me sy me lot. Dhimbjen e bluante në mullirin e vet pa thënë asnjë fjalë. Pa u ankuar kurrë. Guxoi dhe e hapi zarfin...
“....I shtrenjtë Babush! Te përqafoj. Malli për ty dhe trishtimi për nënën që nuk e kemi po më bluan kockën në të gjithë trupin. Por Sajmiri, djali me të cilin, babi, kam ndarë fatin, po ma ndryshon jetën. Këtë zarf ai ta futi nën derë sepse donim të të njoftonim se tani e tutje ne jemi bashkë! Familja e Saimirit ju do dhe ju respekton, por me thënë të drejtën kanë druajtje të vinë, të hyjnë e të dalin në shtëpinë tuaj. (Në shtëpinë tuaj! – përsëriti fjalët e së bijës dhe nuk i mbajti lotët.) Unë jam e lumtur që jam vajza e një prindi si Ty. Ndihem gjithashtu e lumtur që kam një njeri të dashur si Saimiri. Ndihem vërtet e gëzuar dhe krenare siç më ke mësuar. Zana ka dy javë që ka lindur djalë. U bëre me një nip më shumë. Kurse Flutura ka qenë dy muaj në spital, me anemi të theksuar. Vilsoni është i mrekullueshëm. Kujdeset për time motër në mënyrën më të mundshme të mundur. Ka dalë nga spitali dhe është me raport në shtëpi. Të duam shumë shumë shumë. Më mirë të jemi larg njëri-tjetrit por gjallë. Duke qenë larg nuk e xhelozojmë politikën. Të puth e të përqafon fort fort fort Zana! »
Ndjeu një sëmbim në kraharor ndaj hodhi një gllënkë raki para se të nxitonte për në punë. Por më parë puthi letrën, e bëri shuk dhe i vuri shkrepsen. Hirin e derdhi në shkarkuesin e tualetit. Ishte regjur me të keqen dhe i ruhej asaj një shekull drite larg. Vëmendja e tij stoike ia kishte prerë duart Burrit të Gjatë që të mos bënte masakër mbi jetën dhe trupin e gjeneralit. Të arrish të jetosh përballë atij që të do vdekjen është një sprovë se ti je njeri me virtyte të larta dhe me një edukim klasik të llojit të parë. Kishin kaluar shumë vite sprovat e mbijetesës dhe ishin bërë mënyrë jetese e e Mexhit Muxhanit. Atij nuk i lejohej të gabonte kurrë megjithëse e gjithë bota thotë të njëjtën gjë, vetëm i vdekuri nuk gabon. Por vërtet ai nuk gabonte kurrë edhe pse ishte gjallë. Kështu kaloi një ditë e një vit, dy ditë dhe njëzet vjet. Më shumë thuaj! Sa më shumë i afrohej ditës së pensionit dhe kohës së pleqërisë aq më shumë kujdesej se do ta mbyllte jetën pa ia menderosur atë, duke shëtitur nga një birucë tek tjetra, nga një sallë gjegji tek një kamp të burgosurish. Jeta, mendonte gjithnjë, në faqe të diellit etë punës është normale. Ai që është i zoti edhe në majë të gjembit të jetë di ta bëjë jetën të gëzuar ose të paktën sa t`i përshtatet atij....
Sapo hynte vjeshta, Mexit Mullani e kish bërë zakon, kurdo të kthehej nga puna nuk dilte më nga shtëpia. Nata i merrte shumë ditës dhe ky fenomen natyror e trembte disi, nuk i pëlqente në mëhallën “Klloçka e Madhe”. Nata është e ligë, thoshte gjithmonë. Hera herës e rrëmbente dëshira për të shkruar kujtimet, por kjo i dukej punë vetëvrasëse. Libri të mbron nga vetmia siç mund të të mbrojë një shok i vërtetë në luftë.......
Ditët e djela i kalonte duke fshirë e larë ose siç i quante ai “punët e ushtarit” si një amvisë e mirë. Por shtëpia e tij nuk kishte asnjëherë vizitorë, sepse askujt nuk i ishte mërzitur jeta. Dhe ja, erdhi rasti fatlum. Dera troket lehtë plot mirësjellje. Ai, i gëzuar e hap menjëherë. Përballë tij tre burra, njëri në mes të jetës, dy të tjerët të rinj. Pa marrë lejë dhe pa dhënë asnjë shpjegim futen brenda dhe urdhërojnë të zotin e shtëpisë të mos lëvizë.
- Çfarë kërkon? – guxoi të pyesë.
- Mos u mërzit! Do ta tregojmë ne...
Dy të rinjtë e futën në mes duke mos e lënë të marrë as frymë. I treti e ktheu shtëpinë përmbys. Mexhiti, i bërë meit në fytyrë, e ndiqte me sy. Ai hapi dollapin e rrobave dhe pas një minute i tundi para syve xhaketën e uniformës së gjeneralit. Më pas kapelen, të re, të bukur. Kapele gjenerali!
- Po pantallonat ku i ke?
- Pantallonat?! Ato i kam veshur kur punoja në Hoxhare derisa u grisën.... Edhe ju e dini se rrobat grisen...
- Po ushtrinë ku e ke gjeneral?
- Urdhëro?
- Do vish me ne për ca sqarime...
Dhe sqarimet vazhduan për shtatë vjet radhazi. Por unë vazhdoja ta quaja gjeneral dhe pasi u kthye nga burgu. Një ditë tek pinim një gotë raki në shtëpinë e mbesës së tij në Tiranë, e pyeta:
- Gjeneral, si mendon? Nëse bëhet një ditë një muze ndërkombëtar i krimeve të komunizmit ku mund ta kishte selinë?
E kuptoi nënkuptimin tim por nuk ishte dakord. Nuk foli veçse mori gotën, e çukiti me timen dhe më tha: Gëzuar or mik! Pastaj e ngacmova përsëri: Po xhaketën tuaj të gjeneralit a duhet ta ketë ky muze?
- Jo kështu, jo kështu, miku im. – foli plot trishtim dhe ngadalë. – Tani e tutje mos harxhoni energji për të kaluarën. Nëse jeni të zotë luftoni për të ardhmen.

NURI PLAKU: Piktura etiane dhe filozofia e qënies

Të joshesh nga ngjyrat dhe të befasohesh nga idetë. Kjo është ndjesia e kontaktit të parë me ekspozitën e një piktori të veçantë dhe një arti të veçantë, të porsa hapur në Galerinë e Arteve Figurative të qytetit të Fierit. Është Jetullah Haliti-ETI, artisti kosovar me një karierë vezulluese në sfondin e arritjeve të sotme të artit modernist europian. Duke qenë talent i një trualli të prekur nga “mëkati” i lirisë dhe mëkatarët e saj, artisti mori udhën e simbolit për të ngritur kultin e fjalës së lirë, midis anatemës dhe mëshirës së shpirtrave të vrarë nga ethet e egzistencës sociale. U lind në Gjilan në vitin 1945 dhe prej tij mori të tretur në lotët e gëlltitur të fëminisë ngjyrat e purpurta të gjakut të të parëve të vet, për të ngjyrosur tablotë e tij të ardhshme. Në Zvicër, ku emigroi mbas një moshe madhore, pa se e ndiqte nga pas, një flutur e bukur fati, spërkitur krahëve me pikëza të zjarrta malli. Ai arriti shumë shpejt të radhitej me stilin e tij pikturik në një nga figurat më të shquara europiane të këtij arti. Ka fituar 6 Medalje të Arta në Sallonet Ndërkombëtare të hapura nga Akademia e Europiane e Arteve në Belgjikë, 5 Medalje të Argjenda në Belgjikë e Paris, diplomën “Kalorës Nderi” i Akademisë Evropiane të Arteve dhe Medaljen e Arit Internacional në sallonin e 37 të AEA-së po në Belgjikë. Në vitin 1997 laureohet me titullin e lartë artistik “Akademik Evropian” dhe së fundi është propozuar nga mediat publike dhe nga kritikë të ndryshëm të artit europian për “Çmimin Nobel për Paqen” duke përbërë kështu rastin e parë në botë që ky çmim t’i propozohet një piktori.
Deri tani për të janë shkruar 500 artikuj të ndryshëm studimor dhe ende vazhdojnë të shkruhen e të organizohen takime dhe sesione shkencore, kushtuar artit dhe figurës së tij mbreslënëse. Duket sikur ajo flutura e dikurshme e fatit është kthyer tashmë në një shqiponjë të fuqishme që çan lartësitë e qiejve të suksesit të tij artistik.
Ekspozita, e posa hapur në qytetin e Fierit, është pjesë e një vargu ekspozitash që autori ka planifikuar të hapi në bashkëpunim me Akademinë Europiane të Arteve dhe Komitetin Kombëtar Shqiptar, në disa nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë. Kudo nëpërmjet tyre, publiku ynë njihet me stilin e tij të quajtur “Profondizëm”, i afirmuar dhe i analizuar shkencërisht nga kritikët. Me këtë stil, ai bëhet “themelues dhe përfaqësues i stilit të ri i cili shënon fillimin e artit figurative në post modernizëm”
Nëpërmjet këtij stili, ai realizon një komunikim tepër interesant me vizitorët. Esenca e këtij komunikimi jepet nëpërmjet gërshetimit unik të vertikales së thellësisë së figurës dhe horizontales funksionale të saj, të cilat përbëjnë një gravitet ideor suspetiv të përhershëm.
Kontakti i parë me këto punime është befasia e çastit, një lloj mahnitje e mugët që shpërthen si erupsion emotiv prej thellësisë tënde, e të pushton të tërin, pak nga pak, brënda një vëmendjeje të heshtur e shpërthyese. Kudo endet një dritë e “gjallë” që flet me gjuhën e sendeve dhe objekteve dhe “une”-ve figurativë. Shumica e elementëve përbërës të tyre është eshtrore. Eshtra të zhveshura që zbulojnë nga thellësia e palcës së vetë “filozofinë” e qenies. Herë herë gjuha e saj bëhet haluçinante, herë herë kthehet në një cicërimë zogjsh të parabotshëm e herë herë, kur përshkruan ngjarje të lemerishme, belbëzon si në jerm. Mbi “tekstet” e ngjyrave të tilla pikturike dhe grafikave, “legjitimohet” një liri e virgjër, dhuruar prej Zotit që mbruhet me gjakun e shpirtit dhe lexohen vetëm nga “pëllumbat e paqes” së tij. Gati të gjitha punimet kanë një shpalosje nga brenda jashtë tyre. Ka një ngjajshmëri me operacionet anatomike të Leonardo Da Vinçit. “Anatomia e vezës”, duket sikur është veza kozmike fshehur nga dragojtë flakëhedhës të legjendave. Aty, brenda saj, pasqyrohet “harta” e origjinës, embrioni i botës, nëpërmjet kontrastit kolorativ dhe formave të çuditshme të përvijimit që u jep ky penel piktori elitar. Me kozmosin atë e lidh edhe “Trekëndëshi i Bermudës”, apo simbole të tjerë kozmogonike. Gjarpri me dhëmbë të nxjerra jashtë në mënyrë ironike, varur në “supin” e djathtë të njërës nga tablotë e paraqitura në këtë ekspozitë, duket sikur kafshon me hakërrim, harrimin e tij të lashtë, që nga origjina kultike ngritur në botën ilire, si simbol i pjellorisë së tokës. Gjarpëri i pikturuar nga Eti, është aq i veçantë sa vishet me “plogështi” antigjarpër. Të jep përshtypjen se ushqimi i tij kryesor është ajri dhe besimi i njeriut, besim i cili e lidh atë me traditat e hershme të hyjnizimit pagan. Sipas këtij besimi, ç’do shtëpi, nga themeli në çati të saj, “ruhet” nga një gjarpër. Gjarpëri i shtëpisë as trëmbet as vritet. Ai është shenjti i saj, pjesë e fatit të përditshëm dhe burim mirësie për të ardhmen. Ndaj dhe vështrimi simbolik i kësaj krijese artistike në tabllonë e paraqitur jepet i ngulitur në thellësi të origjinës së vet, që në paganizëm.
Ndërsa “gjurmët” e njeriut, të cilave piktori ju ka kushtuar disa punime në grafikë, pikojnë lodhjen e udhëve të pafundme të botës. Brenda kompozimit të tyre përzihen edhe gjurmët e këmbëve, edhe ato të duarëve. Herë të veçuara dhe herë të bashkuara, ato formojnë kësisoj, një konfigurim të pasur me kuptime dhe nëntekste kuptimore të shumëfishta. Të bije në sy sidomos e zeza e tyre “tingëlluese” si e zeza e mermerit, plotë rrema e “ujra” që e bën udhëtimin aq enigmatik sa e shndërron atë nga udhëtim të një njeriu të vetëm, në udhëtim të një kombi të tërë. Me të zezën e tyre ngjyroset padyshim, tragjedia kosovare. “Gjurmët” janë si gjethet e lisit ku orakujt mund të lexojnë fatin e udhëtarëve dhe udhëve të tyre të pafundme. Këto gjethe ngjasojnë aq shumë me fletët e biblës ku më shumë se gjithëshka tjetër shfaqen udhëtimet biblike të këtij populli në historinë e tij të dhimbshme.
Një hukamë shpirtërore lirike dhe toleruese “derdhet” sidomos tek tablloja “kryqi”. Kjo është një pikturë që flet me gjuhën e thjeshtë të mbivendosjes. Mjafton një duhmë fryme, vesuar mbi simbolin e religjonit ortodoks dhe gjithshka bëhet konvencion. Besimi është aq i thjeshtë sa lidhet me frymën e shenjtë të Zotit. Dhe vetë fryma është një bekim. Bekim është edhe tabloja e autorit. Bekim publik i “zotit” të artit të vet.
Veçanërisht përpara “Zanafillës” joshja artistike kthehet në meditim. Piktura përbën një minierë të pafund interpretimesh, mështetur mbi ngjyrat, simbolet, figurat dhe projeksionet e tyre të shumfishta, konvertuar në imazh dhe ide. Duket sikur piktori “ka shkuar” deri në bërthamën e tokës për të marr pigmentin e të kuqes së saj të zjarrtë e të ngjyrosi figurat e saj. Aty ku nuk mund të depërtojnë as tingujt e pajisjeve më të sofistikuara shkencore, pikërisht aty “depërton” peneli i tij, për të dhënë bërthamën ekzistenciale të jetës në zanafillën e saj. Figurat, profilet dhe digresionet e shumta, janë një harmoni gjeneze, një kult fillimi mbi fillesën. Aty ka lot. Të gjitha lindjet kanë lot. Ka gjak. Sikundër të gjitha lindjet. Kjo është dialektika që penelohet në pikturë. Por “gjaku” i “Zanafillës” duket sikur rrjedh përmes formës së saj sferike. Është forma e një globi, ku e kuqja e përngjason me një lëmsh rrufeje, nga ato që shqiponjat, në simbolet e hershme të religjonit, e mbajnë nën kthetra për të realizuar ndëshkimin e Zotave si hakmarrje mëkatarësh. Një zanafillë që e lëviz qendrën nga thellësia e tokës në lartësi të qiejve, midis dy ekstremeve, thellësisë pragmatiste dhe lartësisë hyjnore. Vet sfera ruan brenda saj figurat e deformuara nga klithmat e dhimbjes. Janë njerëzit të cilët na shfaqen të zhytur si në një akuarium mbushur me lëngun e dhimbjes zanafillore dhe të transformuar nga pesha e tij shtypëse.
Figurat te ky autor janë polisemike dhe i japin stilit të tij një tipar dallues specifik. Ato kanë dinamikën e tyre të përhershme. Si një det në lëvizje të padukshme. Teksa një moment je duke vëzhguar njërën figurë të koreluar me figurat e tjera dhe shijon pamjen e tyre kompozicionale, ndërkohë, sapo të ndryshosh këtë fokus, të shfaqet një tjetër pamje, më ndryshe se e para. Ato projektohen të vëzhguara nga njëri kënd në tjetrin dhe shumohen mbi këtë vëzhgim, duke formuar shumëfishimin e figurës si “Anamorfoza” e Dalisë apo “imazhet e tij të shumfishta”.
Gjithëçka tek ky piktor është mit. Mit dhe mitizim. Të bëhet sikur kompozimi i “Zanafillës” është gjendur i gatshëm në zemrën e gurit të shkrirë. Një tekst magmatik shkruar nga e nesërmja për të lexuar të sotmen. Një lloi shkrimi apokrif që e ruajnë enigmën si tek pllakat e Moisiut. Është thellësia e “Profondizmit”që të jep kaq shumë mundësi shprehish dhe kuptime të ndërsjellta brenda kompleksit të tij kompozicional.
Piktura e Etit është alkimia e misterit. Krijimi i tij e rrit aq shumë dukjen e saj, sa vet ajo ushqehet me ngjyrën dhe figurat e krijimit. Pra kjo llojë pikture jo vetëm se krijon mister por edhe ushqehet prej tij. Ky mister, më tepër se gjithëçka, ka brenda vehtes poezinë e shpirtit të të ikurve. Një kumt i mbledhur si zaire stinësh shfaqet mbi një harmoni të përsosur ngjyrash si mbi një ankth të padurimtë . Një shtresim i tillë kuptimor zbulohet nga rrethimi i gurtë i “Zanafillës”. Është një fragment muri i ndërtuar mbi akuariumin e mbushur me dhimbje të ndrydhura që të kujton legjendën e murimit. Ky është një element simbolik që i jep krah fantazisë. Loja me misterin bëhet tepër e zhdërvjellët. Nëpërmjet saj krijohet kontakti i parë me elementin e formimit kulturor, referimit simbolik dhe përgjegjësive genore të artistit. Të gjitha figurat e kësaj pikture janë të ngujuara brenda së njëjtës legjendë. Peneli etian ka kryer “mëkatin” e autopsisë së saj. Rozafa tashmë është shumfishuar nën trysninë e shekujve në formën e projeksionit gjeometrik brenda, në thellësi të imagjinatës sonë. Ajo është kthyer në një përfaqësuese të nënave dhe nuseve të reja kosovare, të ngujuara në fatin e tyre të trishtë.
Pastaj artisti ngjit shkallët e simbolikës duke dal nga misteri në qartësi dhe dritë. Gjithë kompozimit të “Zanafillës” ai i jep kuptimin e kombit të vet, duke e bërë atë më të prekshëm e më konkret. Pikërisht këtu vihet në shfrytëzim elementi etnografik, një nga simbolet më të moçëm e më përfaqësues të popullit të tij, plisi i burrave. Plisi luan rolin e kupës qiellore mbi tokë, rolin e kurorës hyjnore mbi dhera, vendin e origjinës së energjive krijuese, fekonduese dhe ndëshkuese. Është udha e shirave që mbarsin dherat me jetë. Jo më kot autori ka vendosur një element mashkullor mbi kompozimin e mistershëm të “Zanafillës”. Në vend të plisit nuk mund të ishte një përkrehëse apo përparje grash, po aq tradicionale dhe përfaqësuese në fushën e kostumografisë popullore sa edhe plisi. Ky element jo vetëm që përqas krijimin me dhimbjen e popullit kosovar, me lashtësinë e tij, autoktoninë e pakontestueshme të origjinës, por edhe e lidh atë me zanafillën. Bëhet shkak krijimi dhe gjeneze. Dhe plisi këtu është më tepër se një metaforë. Nëpërmjet saj piktori ka realizuar atë dëshirën e ethshme të Pikasos që përmendëte shpesh Sartri, i cili, “ëndërronte të bënte një kuti shkrepseje, që të ishte edhe një lakuriq nate, pa pushuar së qeni edhe kuti shkrepse”. Pra këtu bëhet gërshetimi i vertikales së thellësisë së figurës dhe horizontales funksionale të saj duke e mbushur atë me një frymëmarrje kuptimore të bollshme e të tejskajshme.
Me të gjitha këto elementë, kjo pikturë vështrohet si një përrallë. “Përralla është gramatika e fantazisë” thoshte Xhani Rodari. Dhe aq e bukur ndërkohë. “Ah, të isha një përrallë!” thotë poeti ynë i madh Fatos Arapi. Kjo “përrallë”, sipas “gramatikës” së njërit dhe dëshirës poetike të tjetrit, shfaqet para nesh aq e vërtetë sa mund ta përcaktosh në kufijtë e kompozimit të një hymni. Hymn që buron nga thellësia e qenies. Qenie “tokë”, “ekzistencë”, “send” dhe “vetë”. “Vetë” dhe “unë”. Pikërisht prej këtu, piktura etiane “buron” një curril të hollë filozofik që gurgullon aq ëmbël nën “gurët” e ngjyrave të tabllosë, sa kthehet në një tis të hollë mjegulle të praruar, të tilla si ato që endeshin mbi Olimpin e perëndive antike. Është fryma e qenies, që buron nga thellësia e saj, përkitazi me thelbin teorik të Heidegger-it, për tu nisur nga “brenda” qenies e për të shkuar më tutje pa hezitim. Filozofia e qenies në pikturën etiane, përbën një shtresëzim të dukshëm kuptimor i cili gjeneron vazhdimisht argjendin e saj mjegullor duke e kthyer atë në një përrallë të vërtetë në artin e sotëm modernist botëror.
Nga Nuri Plaku:Meshë për gjinkallat e vdekura
(Rreth vëllimit poetik “Bukë dhe verë” të Roland Gjozës)
Ngjarje befasuese në Korfuz. Një poet, vështron turistët që “pinë” detin, “me pipez në gota të gjata me fron” dhe ndjenë se hutohet nga “rrufitja” e tij metaforike. Muzika e tipit të “haremit” që vjen nga një buzuk aty pran, e përthith, dalngadalë në magjinë e saj orientale dhe ai, i dëshiruar deri në pikëllim, “këndon si i krisur dhe u bije me duar brinjëve të veta”, për të prodhuar si duket muzikën e vërtetë ngushëlluese. Pastaj ikën nëpër vapën përvëluese të gushtit dhe futet në një nga parqet e qytetit, të pushojë ca çaste në hijen e drurëve. Nga pemët “pikonin gjinkalla të vdekura”. Poeti i shikon me dhimbje, mbledh një grusht me to dhe shkon në kishë. “Uratë-u thot priftërinjëve, a mbani meshë për gjinkallat e vdekura”? Priftërinjtë e shikojnë të çuditur dhe qeshin. “Atëhere, s’mbakeni meshë as për poetët”? Thotë ai. “Priftërinjtë përsëri qeshin”.
Poeti ikën gjithë dëshpërim, rënduar nga dy gjendje të ndryshme iluzive, që lidhen me nderimin e shpirtrave të këngës dhe qeshjen përçmuese të etërve shpirtëror, të cilat i kumbojnë në vesh që nga shtëpia e madhe e Zotit. Ai gati arratiset në vetminë e tij të zvargur, duke shfryrë me vete mllefin e zhgënjimit të thellë, për shtëpinë e dashurisë hyjnore të shpirtrave. Në botën e tij rizon morali i përmbysur i fabulave të La Fontenit me kuptimet e tyre të tjetërsuara: ”Të parët vdesin gjinkallat dhe poetët/Sepse kënduan dhe tani duhet të vdesin”…
Përse o Zot duhet të vdesin të parët gjinkallat dhe poetët? Mos vallë fryma hyjnore kërkon të sundojë këngën e tyre të përtej amëshimit? Mos vallë logjika sunduese e Hadit kërkon të bëjë anatominë e origjinës së tingujve të tyre? Këto janë disa nga pyetjet që bën poeti i “gjinkallave të vdekura” në vëllimin me poezi të zgjedhura titulluar “Bukë dhe verë”, të poetit, shkrimtarit dhe skenaristit të mirënjohur të filmit shqiptar, Roland Gjoza.
Gjithshka në këto poezi, përshkohet nga vlaga e ngrohtë e jetës, mbushur me ngjyrimet e saj të freskëta, me problemet, hallet dhe konfliktet bardh e zi të prozaizmit ditor, të cilat kthehen hera herës në një iluzion me nëntekst të hapur mistik. Midis skenave të tilla, shfaqet në sfond një pikëz dëshpërimi blu, si një pikëz loti e anatemuar që e vesh krijimin e tij, me një mllef të bukur poetik.
“Mos fli dhe mos ik nëpër ëndërra/Gjaku blu bëhet i zi nga zilia” (Zog i vogël, fq.175).
Në blu do ta ruaj poeti shpirtin e tij që hidhërohet pambarimisht në këtë botë të mbushur “…si në Bibël, me Abel e Kainë” (Liturgji,fq.164). Dhe sërish kërkonë që, “…në broka prej balte të mbushura me verë Bakusi/Të derdhim helmin e shpirtit tonë blu.” (Lakuriqësia, fq. 175). Dihet që gjaku blu është gjak mbretëror. Dhe poeti ndihet pikërisht një i tillë. Pastaj pikëza blu e shpirtit të tij, hapet si një mbulesë e mëndafshtë magjike dhe mbështjell plagët e pafundme të shoqërisë shqiptare, plot trauma përjetimi dhe stres mallëkimesh. Poeti kthehet në një pelegrin të uritur që lakmon shtigje udhësh të reja, të parrahura më parë, për të gjetur melheme dashurish që të kurojë plagët e popullit të vet. Një nga këto shtigje është edhe ai që hapet midis “gardheve” të religjonit ortodoks. Ky shteg e vesh poezinë e tij me një tis të hollë mistik duke i dhënë asaj pamjen e një “zonje” të përvuajtur që mbanë mbi supe një besim të ri, të pa prezantuar më parë. Ndaj dhe ai trishtohet aq shumë nga qeshja tallëse e priftërinjëve…
Para viteve ’90, autori, ashtu si dhe gjithë poetët e tjerë shqiptar, bashkëkohës të tij, nuk sjell në poezi, kontakte reale të prekshme nga fryma mistike. Në poezinë e kësaj periudhe e cila bëhet prezente në një pjesë të mirë të këtij vëllimi, dominon paraqitja e realiteteve të bardha, jashtë koloritit fetar e cila lidhet natyrshëm me karakterin tabu të trajtimit të vetë kësaj teme.
Mbas viteve ‘90, fryma mistike në letërsinë tonë, shprehet jo vetëm me etjen e vet të virgjërisë poetike, por edhe si një labirint trajtesash, si një galeri e pasur, me “mademe” të rralla, të pashfrytëzuara më parë. Mbi këto “mademe”, autori godet fuqishëm me “Çekanin e minatorit”, duke nxjerrë prej saj pasuri të vlershme poetike. Një nga këto elemente është ndërtimi i kultit të poetit, nëpërmjet veshjes hyjnore të tij.
Poeti tek Gjoza, “shkoq” tradhëtitë e kohëve nga trupi i shoqërisë sonë, si të shkundëte ca stërkala të thara balte ngjitur në pantallona, pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm dhe psherëtin për të ardhmen e saj të dyshuar. Ndaj shpesh ai e ngjason poetin edhe me vetë shenjtin.
“Poetët dhe lulet/Janë nga pak Jezu Krisht.” (Tulipanët e mi,fq.6)
Në paralele të tilla ndërtuar mbi kontekste mistike, ai thur mesazhet e veta poetike, duke i qartësuar gjykimet për to, mbi bazën e një sakrifice sublime të cilën është në gjendje ta bëjë vetëm poeti. Sepse, siç thotë edhe një nga njerëzit e shquar të kulturës sonë, Pirro LOLI, “Shpirti i krijuesit është një shpirt që digjet deri në amshim për të tjerët. Vetëm ky shpirt bëhet i dashur e pikë referimi për shoqërinë.” Duke e vënë poetin përball realiteteve të fokusuara, ai e përdor atë si masë njesie, si etalon vlerësimi më të besueshëm se ç’do njesi tjeter kategorike.
“Jam poet/Po shkoj të vdes/Të vdes vetëm një herë/Se këtu vdes përditë.”(Grean Kard,fq.121)
Krahas vlerësimit të lartë të rolit të poetit në shoqëri, jepet ndërkohë edhe një dhimbje e thellë hyjnore që e shoqëron atë në të gjitha transformimet digresive të saj. Vlerësimi dhe dhimbja krijon tek poeti, atë lloi ekuacioni shpirtëror, barazimi i të cilit shpreh fisnikërimin e tij të vazhdueshëm.
Pikërisht te ky relacion, zhbirohet gjendja reale e dramave të thella sociale që kan pushtuar shoqërinë tonë të sotme dhe jepen nga jeta e saj, imazhe befasuese dhe tepër tronditëse.
“Është një vend me diell të mjaftueshëm/Me lule të mjaftueshme/Ku i vrasin poetët/Se të gjiithë janë sundimtarë/
Është një vend me Krisht të pamjaftueshëm.” (I pamjaftueshëm, fq.25)
Poeti krijon edhe modelin e rezistencës shpirtërore, modelin e qendresës ndaj bjerrjes së vlerave tona kombëtare, modelin që duhet ndjekur si shembull stoicizmi human. Dhe ky është ai që mban brenda vetes, “shpirtin e tij blu”.
“Vetëm shpirti blu qiellor s’u dha/U mbyll si kështjellë me njëqindmijë kyçe /Shpirti blu” (Shpirti blu,fq.82)
Sepse ky shpirt blu, ndodhet brenda një qënieje të shenjtë
“Jam qënie e shenjtë/Bukë e zezë gruri qiellor/Aty fshihet guri
/I veshkës së Noes”. (Biblike, fq.90)
Kjo zbërthen kuptimisht edhe përmbajtjen e titullit të këtij vëllimi. Buka dhe vera simbolizojnë vet poetin.
“Poetët e krisur/Pinë/Gjakun e Krishtit.” (Perëndim dielli në det,fq.29)
Duke qenë një nivel i lartë performance sociale, poeti i përbuz shërbetorët e Zotit veshur me kamellaf protokollar, të cilët qeshin me tallje për “meshën e gjinkallave të vdekura”. Sepse këto krijesa të “krisura” që pinë “gjakun e Krishtit”, janë gatuar prej “buke të zezë gruri qiellor”, prandaj dhe janë më pran Zotit sesa veladonët e zinj të shërbesave rituale.
“Unë jam një kishë/, thotë ai, Në kohën kur Zoti mungon” (Ave Maria, fq. 145)
Një tjetër element pasurimi që përfiton kjo poezi, nga veshja e saj biblike, është edhe fryma e kritikës sociale.
Kjo frymë, shfaqet në dy plane; në krahasimin midis dy gjendjeve të kundërta psikologjike, dhe në krijimin e relacioneve poetiko- mistike të realiteteve të ndryshme sociale.
Ndonjëherë kjo kritikë vishet edhe me indinjatën shpërthyese të autorit, për gjendje të caktuara apatike që përsëriten në popull dhe që bëhen për të, shprehje karakteristike e identitetit të tij.
“Një popull që pret qysh nga lindja e tij/Vdes dhe ringjallet pa Krisht
/Me Judë Iskariot si barinj/Pritja është vetmi!” (Pritja, fq 114)
Kritika është edhe për vet sistemin religjonal.
“Vezët e kuqe krisin e çahen/Në vend të Jezu Krishtit/Shfaqet Baraba.” (Pashkët e Mëdha 1997, fq.114)
Është mjaft efektiv ky fjalor dhe veçanërisht kur ai paraqitet në raporte krahasuese, pasi vë përball dy gjendje nga të cilat njëra sqaron tjetrën dhe të dyja së bashku japin imazhe të qarta të një realiteti tronditës me thyerje drastike. Thuajse nivelin më të lartë të situatave poetike që pasqyryjnë traumat e vitit të mbrapsht të ’97-ës, e japin pikërisht ato poezi, të cilat operojnë me mjete të tilla përshkrimi. Vihet re se ngarkesa emotive e kësaj sintakse është mjaft efektive;
“Dikush mund të lerë mjekër e flokë të gjatë gjer mbi supe/Ti shëmbëllejë Jezusit/ Vagabondë me pushtet e mbajnë Shqipërinë në kuletë/ Si hartë shkollore…/Veç një gjë mos ndodhtë, o Zot/Dikush si Kaligula të shpall kalin e vet perandor.” (Koma, fq.127)
Shpesh nëpërmjet veshjes mistike, Gjoza realizon në mënyrë të shkathët e tepër origjinale edhe shvendosjen e bërthamës së veprimit poetik, nga toka në lartësi. Është ky element që i jep atij mundësinë e pasurimit të poezisë edhe me një tjetër vlerë; zhbirimin qiellor.
Pak krijime e kan këtë element në poezinë shqipe. Kjo ngase nuk ka patur një përqendrim të drejtpërdrejtë të krijimit dhe krijuesit drejt kësaj gjeografije. Një lëvizje e tillë përbën çvendosjen e objektit poetik nga toka në lartësi, duke dhënë një relacion të ri të ngjajshëm me udhën e shpirtrave. Është një lloi afrimi drejt hyjnores së prekëshme:
“Zgjatem e hollohem si një fije peri deri në hënë që të qepë në qiell
/Një pupël ëngjëlli /Pastaj digjem në flakët e diellit si dylli i shtatë qirinjve /Se dua realitetin e gjërave tokësore, po ëndërrën e krisur që më bën poet /S’kam flatra për të gjithë qiejtë.”
(S’kam flatra për të gjithë qiejtë, fq.110)
“A e kuptoni o të marrë, dua të ngjitem lart sa më parë
/Jam xhentëlmen i vargut blu”. (Me temperaturë në Paris,fq.116)
Shpesh elementë të ndryshëm të religjonit, Gjoza i përdor edhe për objekt të drejtpërdrejtë krahasimi.
“Avjoni u ngjit në qiejt mediterranë /Si Mesia” (Vetmia, fq 7) ose
“Dhe del më pret në kalldrëm një pëllumb i zi si shkrumbi që pikon nga kryqi i Jezu Krishtit.” (Rruga Aristoteli 9 në Korfuz,fq 92)
Me këto ngjyrime mistike operon gjerësisht poezia e Roland Gjozës duke reflektuar hera herës, hyjnizimin dhe zvetënimin absurd të jetës. Personazhi tipik i saj, protagonisti më dinjitoz, “poeti me një grusht gjinkalla të vdekura”, endet i trishtuar, i bindur se tashmë nuk do të ketë më meshë, as për poetët e vdekur. Bota është përball një barbarizmi shpirtëror. Midis muzikës së buzukut dhe qeshjes së priftërinjëve, ai mbetet viktim e mbushur me shpresa të zbrazura për të ardhmen e saj. Dhe, në fund të fundit, ky është pikëllimi i njeriut të ndjeshëm dhe ky realitet përbën pasazhet më të dhimbshme për të. Poeti shfaqet e ikën po aq tragjik në mashtrimin e vet, po aq tragjik në iluzionin e tij, sa edhe pyetja që bën; Pse o Zot vdesin të parët gjinkallat dhe poetët? Dhe kjo është një nga pyetjet e përjetëshme të kësaj bote, sepse siç thoshte edhe Neruda për përjetësinë e tyre, “Pyetjet nuk vdesin”.
Petraq Risto: “Një grua në Urdhrin e Ujkut”. Tiranë, 2009
SFIDAT E NJE ROMANI
Nëse romani nuk do të kishte në ballinë emrin e autorit, ai do të konsiderohej ndoshta i Markezit, i Saramagos, i Barikos, apo i Kadaresë dhe shumicës nuk do t’i shkonte mendja se ky roman është i poetit dhe shkrimtarit, sot për sot disi “në hije” Petraq Risto, sepse teksti i tij është një kontribut i vërtetë, i denjë për emra të tillë.
Nga Nuri Plaku

Një grua që banon mes ujqve dhe ulërin me zërin e tyre, është një sfidë e hapur e çdo shoqërie njerëzore, çdo rrace dhe çdo sistemi. Jemi mësuar të shohim raste të tilla nëpër filmat e Hollivudit, të lexojmë nëpër libra, si pjesë e aventurave të rralla mesjetare, të periudhës së zbulimeve gjeografike dhe veçanërisht të rastit unikal të Tarzanit. Edhe “Dhëmbi i bardhë” i Xhek Londonit afron një realitet të tillë rrëngjethës, por në tjetër botë e tjetër kohë. Ndërsa rasti në fjalë është një “Sahara” e shpirtrit njerëzor, një mit i shkruar në thelbin e prekshëm të shoqërisë shqiptare, një befasi tronditëse për fatin e zi të femrës në një nga skajet më të largëta e më të egra të Veriut tonë malor. Kontakti i parë i lexuesit me këtë fabul, të jep ndjesinë e një mahnitjeje të beftë si përpara një statuje të mermertë, zbuluar rastësisht në një kopsht përrallor. Teksti i këtij libri të fton në një seri të pafundme pyetjesh të shtresuara në kujtesa të shumëfishta, të mbrujtura me kodet e një kulture të vdekur, ndoshta që në prehistori. Cila është kjo grua dhe cilës kulture i përket? Cila është veshja e saj shpirtërore dhe vendi që zë ajo në shoqëri? Cilat kode ruan nga komunikimi me botën e kafshëve dhe çfarë mesazhesh transmeton qenia e saj absurde? Të gjitha këto janë pyetje të pafundme që mund të zgjaten pafundësisht nga mendësitë idealiste dhe utopizmi i metafizikës njerëzore. Por përgjigjet e tyre i gjen të gjitha te “… gruaja me Urdhrin e Ujkut.” Nëse romani nuk do të kishte në ballinë emrin e autorit, ai do të konsiderohej ndoshta i Markezit, i Saramagos, i Barikos apo i Kadaresë dhe fatkeqsisht nuk do t’u shkonte mendja se ky roman është i poetit dhe shkrimtarit, sot për sot disi “në hije”, Petraq Risto, sepse teksti i tij është një kontribut i vërtetë i denjë për emra të tillë.
Ç’është kjo përmbajtje që më tepër sesa një kënaqësi estetike e artit të të shkruarit, të godet si një akuzë therëse për gjendjen e sotme të shoqërisë shqiptare? Ç’thotë ky roman që më tepër sesa i tillë, na shfaqet si një testament qytetërimi të thyer?
Fabula është një bidistilat i ngërçit të jetës shqiptare, shfaqur në një nga trevat më të egra të vendit tonë, Veriut të largët, atje ku shpellat dhe guvat janë mbushur me ulërimat e ujqve, ndërsa frëngjitë e kullave ende janë të zëna nga ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit.
Gjithë përmbajtja e kësaj proze kalon nëpër tre shkallë të rëndësishmë: mitikes, realitetit dhe sfidës.
Mitikja e vesh fabulën përgjatë gjithë shtjellës së saj, duke e ngjyrosur atë tërësisht me ngjyrat e ylberit. Bozhurja, personazhi kryesor i romanit, herë-herë vesh kostumin e një zane, herë-herë të një gruaje reale. Ajo shfaqet së pari në portën e kullës së Destanit, njeriut që ka dashur që në fëmininë e saj të hershme, në krye të një tufe me ujq dhe ngjan para tyre si një fantazmë e vërtetë. Prekja e deles nga ujku dhe bindja e saj për vetflijim, thirrja e viktimës prej së largu e deri te prishja e magjisë me qumështin e gjirit, janë të gjitha ngjyrime sureale, për të cilat autori shfrytëzon elementë magjikë të besimeve popullore të trevës, përrallat, gojëdhanat dhe legjendat e saj të pasura. Përralla e gjysmagjelit është marrë si një “karabina” e gatshme gjysëmfabrikat dhe i është përshtatur një tjetër personazhi, Fatmirit, nëpërmjet të cilit autori realizon një gjysëmujk të aftë për të jetuar në kushtet e reja të shoqërisë shqiptare.
Krahas mitikes në romanin e Petraq Ristos gjejmë edhe disa realitete të cilët shtresohen mbi njëri-tjetrin me një semantikë polivalente. Vetë Bozhurja, viktima që shfaqet me një panoramë rrëngjethëse, përfaqëson realitetin më të dukshëm në këtë roman, dekadencën e shoqërisë shqiptare si rrjedhojë e veprimit të zakonit të egër të gjakmarrjes dhe emigracionit. Gjaku i dhimbjes së saj shpirtërore, është i pakoagulueshëm. Ai rrjedh mbi shtratin e një fati ogurzi, i cili flatron si një korb i vetmuar në jetën e kësaj gruaje të re. Takimi i saj me këtë fat, nuk është i rastësishëm. Ajo nuk është “rrëmbyer” në kryqëzimin aksidental të udhëve, si rasti i Tarzanit. Përkundrazi, zgjedhja e saj është një detyrim hakmarrës për vrasjen e tre vëllezërve. Ajo jeton në një kohë kur “Bibla” e Lek Dukagjinit frymon e ringjallur në çdo oxhak fisi për të zëvendësuar mungesën e “frymës” ligjore të shtetit. Ky diversitet është shkaku që i detyron këta njerëz të trokasin në Portën e Ferrit. Këtij shkaku i bën jehonë kaq të madhe ky shkrimtar, duke e kthyer atë në përgjegjësi morale kolektive. Kjo është një nga pikat dominuese të kësaj proze, përtej “epsheve të thella në marrëdhëniet e saj seksuale pas larjes me ujin e dëborës.” Uji i vërtet që duhet të bjerë mbi trupin e saj, është uji i bekuar i “pagëzimit” social. Vajza bën “jetë ujku” që shkon përtej sloganit popullor, “jetë qeni.” Performanca e kësaj jete të sjell ndër mend kuptimin poetik të Saadi-ut, i cili i mërzitur nga miqtë e tij të Damaskut, iu drejtua shkretëtirës, pranë Jeruzalemit, “për të kërkuar shoqërinë e kafshëve”. Bozhurja iu drejtua shpellave të verbëra dhe shkëmbenjve murrash të “shkretëtirës veriore”, për të gjetur shoqërinë e ujqve. Klithma e saj e thekshme në momentin e orgazmës, nuk është gjë tjetër veçse thirrja e jetës së munguar. Mëkati biblik që ka kapur këtë grua, është kërcënimi më i madh që i kanoset shoqërisë së sotme të ashtuquajtur demokratike. Ky është një realitet therës, që shtresohet midis të tjerëve, me shumë vërtetësi në faqet e këtij romani.
Për fushën e studimeve gjinore, stereotipi i saj femëror, përputhet me një grua të shoqërisë primitive të kohës së shpellave. Kaq larg e çon shoqërinë tonë tranzitive ky roman, sa i çjerr asaj maskën e sloganeve falso të politikave sociale, dhe e detyron atë të lahet “nudo” në ujin e “dëborës” politike. Nëpërmjet kësaj “nudoje” proza e Ristos, krijon realitetin politik, i cili është një arritje e suksesshme e krijimit artistik. Kur letërsia bëhet një realitet politik, kjo do të thotë se ajo bëhet thirrje për ndryshim. Pikërisht ky element përbën një nga sukseset më të rëndësishme të kësaj proze, sepse nëpërmjet këtij realiteti, ajo arrin të kthehet në sfidë.
Sfida që shfaqet në këtë roman është bipolare. Gruaja ka një konflikt biologjik brenda vetes, e cila kërkon respektimin e normave dhe kushteve të jetesës. Mungesa e këtij respekti përbën turp social.
Konflikti i parë që shfaqet te kjo grua është barra e hakmarrjes. Ligji i gjakut e detyron atë të bëj një sfidë; të rroki armët. Ndërsa me lindjen e fëmijës ajo krijon sfidën e dytë ndaj vdekjes. Fiton jeta. Por fëmija do të rritet në mes të ujqve dhe pa dyshim do të bëhet një ujk. Kjo përbën turp social dhe turpi social është sfidë për politikën. Do të ishte e lume ajo politikë që do ta konsideronte këtë roman një traktat akuze për punët e saj. Nëse do supozonim një moment që kjo vepër do të diskutohej në parlamentin shqiptar, atëherë në shoqërinë tonë do të ndodhte katarsisi i vërtetë. Letërsia nëpërmjet këtij traktati denoncon pasojat ogurzeza të politikës. Nëse Kadare thotë se duhet filluar nga kultura, Risto denoncon nëpërmjet kulturës. Dhe autori këtë gjë e realizon nëpërmjet sfidës. Dihet se sfida dhe përgjigja janë përcaktuar si mekanizmi i lëvizjes së qytetërimeve të ndryshme, nga njëri prej studjuesve më të mëdhenj anglez të shekullit kaluar, Arnold Joseph Toynbee. Por në këtë rast, në kushtet e një realiteti të tillë të “mungesës së frymës” shtetërore, romani duhet konsideruar një dorashkë e hedhur përpara politikës shqiptare për duelin e qytetërimit. Nëse ne e konsiderojmë ecurinë tonë si pjesë e qytetërimit perëndimor, në këtë aspekt social-gjeografik të vendit ai duhet konsideruar i ndalur. Ky është thelbi i këtij romani, i cili nga klithma e ujkut të një gruaje, kthehet në klithmë tigri të një intelektuali. Petraq Risto ka dal në avangardën e intelektualëve shqiptarë, duke përplasur në fytyrën e shoqërisë sonë akuzën e tij që të tmerron me ulërimën e vet. Gruaja-ujk ka një devijato nga trajtat normale të identiteteve tona përfaqësuese. Ne po vrasim identitetet tona, do të thotë ajo. Ne po na rrëmben e shkuara kafshërore. Ne po na rrëmben kanuni primitiv i gjakmarrjes dhe po na çon në pragun apokaliptik. Kjo është sfida! Është politika ajo që duhet të përgjigjet. Dhe përgjigja e sfidës është përballimi i saj. Vetëm atëherë shoqëria sjell bazat e qytetërimit. Në këtë aspekt, romani duhet konsideruar një vepër monumentale e kulturës shqiptare.
Shumëkush merr kënaqësitë estetike të kësaj proze duke “kalëruar” përmes metaforave, ritmit të saj energjik, qartësisë dhe thjeshtësisë absolute të gjuhës, e cila i duhet aq shumë një vepre letrare. Por kjo nuk të jep “shijen e duhur” përkundër gjithë asaj “traume” që pëson nga leximi i ethshëm i ngjarjes.
Autori arrin të ndërtojë një raport dimensional edhe përtej mentalitetit shqiptar, duke na dhënë një paradoks europian nëpërmjet përshkrimit të dy hetuesve të Hagës, të cilët vijnë për të verifikuar transplantin e organeve njerëzor në “vendin e ujqve.” Kjo ndodh si në proverbin e mjekrës me cigaren. Realitetit shqiptar i “digjet mjekra”, “hagistët” vijnë të “ndezin” cigaren serbe. ”Cigarja” europiane është “ndezur” shpesh në “mjekrën” tonë të djegur. Tymi i saj i hidhur ka bërë të lotojnë mijra sy brezash që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës e ajo e Paqes në Paris. Dhe tashmë, vazhdojnë përsëri provokimet.
Në fund të romanit, mozaiku konvertohet në të kundërtën e tij. Agron Vrataj, hasmi për të cilin është bërë gjithë ai transformim i Bozhures, vjen në fshat i thirrur prej saj për hakmarrje. Por kur ajo mëson gjymtimin e tij fatal, nuk e shkreh armën. Pikërisht këtu kemi një mesazh me vlera të jashtëzakonshme për moralin shqiptar. Gjymtimi i këtij personazhi nga minat serbe nuk e kënaq gruan e re. Në momentin kur vdekja e kapëllon në fyt, ajo e pastron shpirtin e saj me faljen e gjakut të vëllezërve. Sa e njohin faljen mëkatarët e pafundëm të këtij vendi?
Pra, ky roman është i tëri një sfidë në disa rrafshe.
Dhe së fundi, Bozhurja ikën nga atdheu, e braktis atë, dhe troket në një vend më të besuar për të ndërtuar të ardhmen e saj. Braktisja është sfida e fundit që ajo i bën shoqërisë, traditës, Lek Dukagjinit, kullave të fshatit dhe, mbi të gjitha, politikës shqiptare. Ribashkimi i saj me Fatmirin, të jatin e djalit dhe emigrimi për ndryshimin e jetës, është mesazhi optimist se shqiptarët, pavarësisht nga rrethanat, zotërojnë energji pozitive për jetën në funksion të së ardhmes së saj.

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...