Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/15

Kosova dhe Universitetet e saja




Hapja e Univeristeteve te reja ne Kosove, premtimet per hapjen e Universiteteve ne Kosove nuk sjell ndonje dobi per popullaten. Zhvillimi i Arsimit ne Kosove ne baze te rregullores Evropiane eshte ne nivelin e duhur, por zhvillimi i Arsimit te larte eshte tejete ne nivel te ulet. Hapja e Universiteteve, nuk do te thot vetem te investosh ne ndertimin e nje Universiteti.




Ndertimi i objektit te Universitetit eshte gjeja me e lehte qe egziston, mirepo mirembajtja e tij thuaja se njuk luan ndonje rol te rendesishem para Qeverise se Arsimit Kosovar. Mungesa e Profesoreve te klasifikuar, mungesa e materialeve te studimit, mungesa e investimeve ne bursa dhe ne pagat e profesoreve, jane pika te cilat pershkruaj kete gjendje te tanishme para objekteve universitare ne Kosove. Premtimet e Thaqit per hapjen e Universiteteve te reja, jane premtime te cilat kan te bejne vetem me ndertimin e Objekteve si dhe dorezimin e ketij objekti ne duart e “dikujt”. Numri i Objekteve shkollore private rritet dita dites, natyrisht ne marreveshje me Qeverine, qeveri kjo e cila edhe merr persiper kostot e ketyre objekteve private, perderisa ne anen tjeter Shkollat dhe Universitetet tjera te cilat njifen si prone shteterore jane duke u ngrene nga koha. Nje politike e tille e cila mbron pronen private te nje personi apo te nje objekti si dhe investimet ne keto objekte jane te pa mirefillta per zhvillimin e nje arsimi rregullor. Studimi prane nje Univeristeti privat, apo nje “Shkolle Amerikane” nuk i mundesohet secilit qe deshiron qe te studioje prane ketyre objekteve. Perparesi fillestare kan ata te cilet kan nje sasi te duhur parashe, apo nje lidhje direkte me Entet Qeveritare te cilat i mundesojne financimin e ketij programi arsimor. Ata te cilet nuk kan mundesi apo nuk kan njoftesi per te vazhduar studimet ne keto Objekte, atehere atyre u mbetet mundesia per te studiuar prane Universiteteve shteterore te cilat nuk plotesojne kushtet e duhura per zhvillimin normal te nje arsimi. Perderisa nje intrige e tille, kushtezuar nga vet Qeveria e Kosoves nuk perfundon, apo nuk ndryshon ne kete lemi, me siguri se Kosova do te pesoj ne involvimin e saje ne graden e duhur Evropiane. Shpenzimet te cilat investohen ne Objektet private, buxheti i cili u ofrohet ketyre objekteve, tejkalon shumen e dhjetefishte ne kundershtim me investimet dhe kujdesin ndaj Objeketeve Shteterore. Pra Kosove, Urime rrugen e Universiteteve…

PS:

Universiteti Amerikan në Kosovë
Universiteti Dardania
Universiteti Universum
Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
Universiteti Fama
Universiteti Iliria
Universiteti VICTORY

Qeveria e Kosovës me 138 sekretarë shteti, then rekordin boteror

Se Kosova nuk është një “republikë babanesh”, atë e dimë që të gjithë. Mirëpo që Kosova ka 138 Sekretarë të shtetit të cilët marrin një pagë të lartë, duke mos parë punën e tyre apo suksesin e punës së tyre, kjo gjë është tëjetë quditëse.

Jo se Kosova ka 2 Milionë banorë dhe se këta sekretarë janë tëjetë të tepërt për një shtet të ri, por që ky numër i burrave të shtetit then rekordin botëror. Avni Zogiani nga Inciativa e popullit “Qohu” ka dituri mbi këtë fenomen. ” Një numër të tillë posedon Kosova me 2 Milionë banorë, ndërsa Kina me 1,5 Miliardë banorë ka një numër më të vogël sekreatrësh se sa Kosova.” spjegon Zogiani

Këta Burra Shteti i kushtojnë Kosovës dhe taksapaguesve Kosovar mbi 1,5 Milionë Euro secilin vit.” thekson Zogiani. Qështje tëjetë delikate para burrave dhe qeverive të shteteve tjera, por që kjo qështje është një qështje interne mbi të cilën vendos Kosova dhe populli i sajë.

Një natë me prostitucionin në Kosovë…

Sipas rregullores, në Kosovë nuk egziston prostitucioni dhe është tërësisht i ndaluar. Në asnjë mënyrë, qoftë Night Bar, Table Dance, Studio. Se në Kosovë nuk ka prostitucion, kjo temë gjindet e shkruar në rregulloren shtetërore, mirëpo po të të them këtë dikujt nga populli, atëherë ata do të më përqeshin dhe do thonë “a nuk ke sy apo veshë???”. Mjaftontë ulesh dikund në një kafene në cilindo qytet të Kosovës, të paraqitesh si njeri nga Diaspora dhe të pyetësh dikënd mbi këtë… nuk do hezitojë askush të të tregoj se ku ëhstë një lokal i mirë me ferma të bukura! Filluar nga Aeroporti i Prishtinës.. posta të zbresësh nga Aeroporti të pret një Taksi modern, paka a shum i shtrenjët, por komod. Po kalove jashtë Aeroportit, atëher do gjeshë një Taksi të lirë.

Kësaj radhe dua që të jem një person “Gentelmen”, i veshur me kravatë dhe në dorë një qantë aktesh, kinëse një “Biznesmen” i cili ka ardhur në Kosovë për të investuar. Marr një Taxi Mercedes, klasë e bukur. Hipi mu sikur në shtetet e perëndimit prapa dhe i them: ” Për në Qendër ju lutem, Hoteli Grand”. Pas ca fjalësh të ndrruara ku më shum më spjegoj ai mbi jetën e tij dhe situatën politike në Kosovë, ngase nuk arrita të spejgoj shumë, thashë atij: ” Mua më interesojnë paratë dhe Femrat, a ka këtu ndonjë vend me femra të bukura? “. Natyrisht që ai më spjegoj se në Kosovë mund të gjesh qdogjë po pate para. Më spjegoj disa lokale, sipas tij secila më e mirë se tjetra, por lokali me femrat më të mira ishte lokali X…! E quaj X për pa emër. Kisha ndëgjuar në perëndim se lokale të tilla me femra të bukura ka mjaft në Kosovë aq sa edhe unë në perëndim dinja mbi to. “Po lokali Y… Si është ai?” pyeta unë. “Ah, aty nuk ke nevojë të shkosh, aty të vendosin drogë në pije dhe ka femra të sëmuar ku mund të marrësh sëmundje. Një shok i imi ishte para 4 muajsh në atë lokal..ende gjindet në spital për shkak të femrave të sëmuara” më spjegon ai. E di se qfarë mendon ai..të më dërgoj tek një lokal nga i cili ai merr provizion. Më dërgoj para dere, pagova 20 Euro për rrugën deri para lokalit të natës të cilin ma zgjodhi ai. Sapo unë hyra mbrenda, një ndër “Bodyguards” të lokalit vrapoj tek taxi, nxori portofolion e tij dhe i dha 10 Euro,pastai Taxi vazhdoj rrugën e tij. Lokal i bukur, sikur të ishe në “Manhattan”. Bar i mbushur përplot me Champagne, Whiskey, Piccolo dhe pije tjera për të cilat në Shtete e Perëndimit paguan një shumë të madhe. Ulem në një vend.. gjysmërrethi, papriptmas më afrohen dy femra të bukura nga e majta dhe e djathta. “halo, une jam Lola, ndërsa tjetra më buzëqesh dhe më thot unë jam Lejla. Hallo ju them të dyjave une jam “Sadiku”, vij nga USA, jam në pushime në Kosovë. Pyes që të dyja se a dinë gjuhë tjetër dhe nga vijnë. Që të dyja nga Moldavija dhe që të dyja flasin gjuhën Angleze më mirë se gjuhën Shqipe. Ok atëherë preferoj të flasim Anglisht edhe pse ato dëshironin që unë të flas gjuhën serbe. Prapseprap qëndroj pranë preferimit tim. Biseda ndërprehet kur një djalosh afrohet dhe më pyet se qfarë dua të pij. “Një Whiskey të lutem”, papritmas njëra nga ato të dyja, Une dua një “Piccolo”, ndërsa tjetra një “Double Whiskey”. Nuk më frigëson edhe pse ka marrë një Whiskey të dyfishtë, ngase e di se në Kosovë janë pijet tëjetë të lira……

Hakerët shkatërrojnë faqen Serbe High-Tech crime, Enti kunder cyber krimit

“Special Department for High-Tech Crime of Higher Public Prosecution Office in Belgrade”………………Se Informatika nga Serbia eshte nje nder me te persosurat dhe me moderne, tregon vet faqja e tyre e cila eshte shkaterruar nga disa femije. Nje Ent i tille i cili thekson se eshte nje Ent kunder krimit virtual, ateher ai se pari duhet te sigurohet vetvetiu e me pastaj te ndjek kriminalitetin neper portalet tjera. 



Portali http://www.beograd.vtk.jt.rs/ eshte ende i mbyllur, perderisa IT staffi, perfshire edhe profesoret e Informatikes nga Universiteti i Beogradit nuk jan ne gjendje qe te hapin prap portalin e tyre. Per nje gazete lokale, Branko Stamenkoviq, gjitashtu edhe prokuror pran gjykates se larte ne Beograd per krimet virtuale, ka theksuar se autori i kesaj vepre do te gjindet gjithsesi, ngase kan lajmeruar Policine dhe kan derguar ankesen para gykates. Sipas tij nje shkaterrim i tille sjell autorit deri ne 5 vite burgim. Pasy ky Ent kunder krimit virtual nuk ka aftesi qe te gjej Autorin i cili ka shkaterruar faqen e tyre, me siguri se kete do ta zbulojne policia rrugore…. 

Bekim Haxhiu-Kamishi ,kërkon largimin e Florin Krasniqit "Pullazgjiut" nga kryetari i Komisionit parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së

Bekim Haxhiu – Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një varg akuzash të tjera për ta, raporton IndeksOnline.

Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.

“Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.

Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaft mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.

“Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë apolitik”, ka thënë Krasniqi. Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në.

“PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

E konfirmon se ka qenë anëtar i SHIK-ut

Kuvendi i Kosovës ka edhe ish-anëtarë të SHIK-ut. Njëri prej tyre, tashmë deputet i PDK-së, e ka pranuar se ka punuar për SHIK-un, shërbim i afërt me partinë e Hashim Thaçit, që ka vepruar që nga koha e luftës.

Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka pranuar në një konferencë për media se ka punuar për SHIK-un si zyrtar deri më 15 qershor 2008, datë kjo që korrespondon me shuarjen e këtij shërbimi, të komunikuar përmes RTK-së nga shefi Kadri Veseli.

Kamishi tha se “ndihet krenar me punën që ka bërë duke punuar për këtë shërbim”. Megjithatë konferenca e thirrur prej tij, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë u fokusua në akuzat kundër deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pasi ky i fundit njihet për fjalorin e ashpër ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar.


*********


Ndërsa Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi, ka vendosur që t'i shkojë deri në fund zbardhjes të së vërtetës mbi veprimtarinë 10 vjeçare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

"Misionin" do ta nisë me shefat e AKI-së. Nga ta do të kërkojë informacione nëse SHIK-u është shuar më 15 qershor 2008 apo vazhdon të jetë funksional edhe në ditët e sotme.

"Ne do të kërkojmë detaje jo vetëm prej drejtorit, por edhe prej inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Ata kanë detyra të ndara, prandaj të dyve veç e veç do t'ua parashtroj disa pyetje me shkrim dhe do të pres përgjigje nga ta", ka paralajmëruar deputeti i Vetëvendosjes, një ditë pasi anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën "Kamishi", ka kërkuar shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komisionit për AKI-në, raportojnë mediet.

Krasniqi ka thënë se brenga më e madhe e tij është infiltrimi i SHIK-ut brenda Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Aktualisht, ai nuk beson se AKI ja është plotësisht e pavarur në punën e saj.

"Ne duhet ta dimë nëse AKI-ja është vërtet agjenci e pavarur apo thjesht një agjenci e shantazhuar dhe e kërcënuar nga shërbimet private partiake të inteligjencës. Dhe, përgjigjen për këtë duhet ta japin drejtuesit e AKI-së", ka thënë ai. Ky deputeti, që njihet edhe si "Pullazxhiu" i Amerikës, pajtohet plotësisht me propozimin e kolegut nga AAK-ja, Burim Ramadani, për ngritjen e një komisioni të veçantë hetimor jo vetëm për SHIK-un, por edhe për të gjitha shërbimet sekrete të tjera partiake.

"SHIK-u ka qenë organizatë që i ka shërbyer një grupi të caktuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i bindur se njerëzit e kësaj strukture nuk duhet të ndihen mirë që kanë qenë pjesë e saj, prandaj konsideroj se ka ardhur koha kur Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të themelojë një komision hetues parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut që nga themelimi i kësaj organizate pas çlirimit të Kosovës", ka propozuar Ramadani. Nisma për ngritjen e një komisioni të tillë, sipas Krasniqit, do të nxjerrë në pah se kush është i interesuar tu tregojë qytetarëve se kush është SHIK-u i vërtetë, e kush është i interesuar ta mbyllë këtë çështje.

DRENICAKJA BLERTA DELIU MILIONERE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS


Në formularin e paraqitur në KQZ Blerta Deliut ka deklaruar 1 hektar e 80 ari në Sofali, 24 ari trull në Veternik, 30 ari truall në lagjen Prishtina e Re, banesë në Prishtinë, shtëpi në Ulqin.



***********

Janë të rinj deputetë por të rinj edhe në politikë. Por nuk janë aq të “varfër’ për nga pasurua aq sa janë të “varfër” për nga përvoja e tyre në Kuvendin e Kosovës. Janë deputetë pa ndonjë të kaluara në politikë, sikur që nuk njihen as si biznesmenë, por deputetët e rinj duket se kanë “trashëguar” një pasuri “përrallore” edhe në rrethana sociale në Kosovë. Madje duket se edhe deputetët i takojnë asaj kategorie të zyrtarëve që janë pasuruar “brenda natës”. Në fakt disa deputetë tashmë janë të njohur si biznesmenë dhe nuk është e ‘habitshme’, se në formularët e tyre tashmë figurojnë shifra milionëshe të pasurisë së tyre, por pak më “të pa imagjinueshme’, mbeten formularët e disa nga deputetët e rinj , që nuk një background të gjatë politikë e as në biznese, por mbase janë edhe milionerë. Jemi dëshmitarë se shumica prej, qytetarëve thënë më drejt pothuaj të gjithë, para lufte kanë qenë të papunë, nuk janë marrë me biznes, kanë jetuar jashtë shtetit si “azilantë”. Disa deputetëve të tashëm mbase edhe kanë qenë pjesëmarrës të luftës, ndërsa pas lufte shumica prej tyre janë bërë milionerë. Sido që të jetë mbetet pikëpyetje se prej nga dhe si vjen pasuria e disa deputetëve të rinj që edhe nuk janë të njohur as edhe si biznesmen . Këtë përgjigje do të duhej ta kërkonin zyrtarët e Agjencionit Kundërkorrupsionit të Kosovës. Aq më tepër, prejardhjen e pasurisë edhe të deputetëve , mbase janë zyrtarë të lartë do të duhej ta kërkonin inspektorët, prokurorët, shteti i ligjit e drejtësisë.

2011/04/14

“Babai” i Kombit Amerikan,George Washington është me prejardhje shqiptare





Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejë(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit). Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.


Si nje fermer Xhorxh Washington* ne kopshtin

 e tij rriste dhe kultivonte marijuana.
Vite me vone pas vdekjes se tij,marijuana ne

 kopshtin e ti u be si nje burim i krimit ne Washington,
ku beheshin shkembime te mallit midis gangstereve Amerikan.
Ne vitin 1790 bimet u rriten kryesisht per vleften e tyre kryesore,
d.m.th shitja e tyre,sillte perfitime te medha.


Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.



Jeta


Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Skeda:Gwash map01.jpg

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754



*

Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.

Përgatiti Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...