2011-08-04
Filloi prodhimi i pasaportave biometrikë të Republikës së Kosovës
Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizimi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për prodhimin e dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrikë që nga muaji tetor i këtij viti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dr.Bajram Rexhepi me këtë rast tha se, me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e Liberalizmit të Vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.
Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 vjetëve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.
Hakerat serbë sulmojnë faqen e Kuvendit të Kosovës
Kriminelet virtual Serbë kanë nisur një tjetër sulm ndaj Republikës së Kosovës. Pas dështimit të sulmit ndaj pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës, sulmet kanë nisur edhe në internet, ku shënjestër ka qenë mbrëmë faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës ( www.assembly-kosova.org )si dhe sot faqja www.kosovapress.com dhe http://floripress.blogspot.com.
Si rezultat i sulmit të hakerëve serbë, në faqen e Kuvendit të Kosovës është shfaqur flamuri i Serbisë me titullin “Në mbrojtje të serbëve në Kosovë”.
Gjatë kohës sa ka qëndruar nën sulmin e serbëve, në faqen e Kuvendit ka është dëgjuar edhe himni serb dhe janë publikuar edhe linqe të ndryshme me propagandë kundër Kosovës dhe kryeministrit tonë Hashim Thaçi.
Një tjetër sulm i hakerëve serbë ka qenë ai ndaj agjencisë së lajmeve KosovaPress si dhe Agjencionit informativ "Floripress" të cilët kanë dalë jashtë shërbimit virtual për rreth 2 orë.
Flori Bruqi
Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Byhler: Kriza në veri, pasojë e mosluftimit të strukturave kriminele
Nga Flori Bruqi
Situata e krijuar pas informacioneve se është arritur një marrëveshje mes komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borisllav Stefanoviq, është sqaruar gjatë takimeve që kryeministri Hashim Thaçi ka pasur mbrëmë dhe sot me komandantin e KFOR-it. Në një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar, Thaçi ka sqaruar se ka pasur takim të frytshëm me Buhlerin dhe është sqaruar situate e krijuar.
Thaçi ka thënë se shqetësimi konsiston në raportimet për një krizë humanitare në veri, për ç’gjë ai ka thënë se nëse agjencionet e Kombeve të Bashkuara konstatojnë se ka krizë humanitare, institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë në çdo drejtim.
“Shqetësimi ynë ndërlidhet me formuilimet e raportuara për kriza dhe nevoja humanitare. Pikë së pari në Kosovë nuk ka krizë humanitare. Politikanët nuk janë ata që përcaktojnë se a ka krizë humanitare apo jo. Dje në Mitrovicë të gjitha agjencionit e UN-it që merren me çështje humanitare kanë konkluduar se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veri. Më lejoni ta them qartë, që ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë dhe nuk do t’i braktisim qytetarët tanë në veri. Ata janë shtetasit tanë, qytetarët tanë dhe ne do t’u dalim në ndihmë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi në nivel qendror dhe nivel lokal”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se edhe komandantit të KFOR-it ia ka bërë të qartë, se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë obligimet e veta nëse vlerësohet se ka krizë humanitare.
“Në takimin që kishim me gjeneralin e KFOR-it, Byhler, e njoftuam se në rast se asgjencionet e pavarura ndërkombëtare që merren me çështje humanitare vlerësojnë se ka nevojë, ne si institucione do të bashkëpunojnë në tërësi dhe do të jemi plotësisht në krye të obligimeve tona”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë ai ka ritheksuar se nuk do të ketë kthim prapa dhe askush nga partnerët e Kosovës nuk e kërkon një gjë të tillë.
Thaçi ka thënë pikat 1 dhe 31 tani janë zonë ushtarake dhe në asnjë mënyrë nuk do të ketë kthim të gjendjes së para 25 korrikut, ngase veriu nga një vrimë e zezë e kontrabandës dhe krimit, ka hyrë në fazën e rendit dhe ligjit.
Ndërkaq zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se reciprociteti me Serbinë po vazhdon në gjithë kufirin, përfshi edhe pikën 1 dhe 31, ndërsa ka theksuar se ka rritje të importit të mallrave nga vendet tjera, përkatësisht Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Gjermania dhe Kroacia, produkte këto që zëvendësojnë produktet serbe

Franca ka theksuar se situata në veri nuk mund të kthehet siç ka qenë para 25 korrikut.Këtë njoftim e ka bërë ambasadori francez në Prishtinë, Jean François Fitou për Radio Dukagjinin.
“Në eksperiencën time, kur koha kalon është e pamundur që të kthehet prapa. Është e pamundur që gjërat të bëhen ashtu siç kanë qenë para se ato të ndodhin. Diçka që ka ndodhur më 25 korrik , nuk pres që të kthehet ashtu siç ka qenë para asaj date. Duhet qenë kreativ në mënyrën se si mendojmë”, ka thënë Fitou.
Deklarata e ambasadorit francez Fitou përputhet plotësisht me demarshin që i kanë dërguar vendet e Quintit qeverisë serbe.
Ambasadori francez ka konfirmuar se janë në bisedime me Kosovën dhe Serbinë në mënyrë që të ulen tensionet.
“Ne duhet t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të mos bëjnë asgjë që mund ta përkeqësojë situatën”, ka përfunduar ambasadori Fitou

Duke folur për gazetën gjermane "Tegeshpigel", ai ka thënë se në veri të Kosovës është dashur që moti të instalohet shteti juridik.
"Tepër gjatë është lejuar që këtu të formohen struktura radikale. Në radhë të parë bëhet fjalë për struktura shumë të fuqishme kriminele, të cilat, duhet theksuar, janë multietnike, ato janë edhe kosovaro-shqiptare, edhe kosovaro-serbe", ka thënë Byhler.
"Pikërisht strukturave të tilla radikale dhe kriminele u konvenon të ruajnë fuqinë e vet. Bëhet fjalë për para dhe të tillë janë sot ata që kanë fjalën kryesore në veri", shtoi ai.
Sipas fjalëve të Byhlerit, këto struktura menaxhojnë edhe forca të armatosura dhe i financojnë ato, kurse ato menaxhojnë edhe me barrikada dhe i paguajnë njerëzit që qëndrojnë në barrikada.
"Praktikisht, ata nga banorët e qetë në veri kanë krijuar pengje të tyre", tha ai.
Byhler ka vlerësuar se është në interes të Serbisë që situata në Kosovë të mbetet e qetë dhe ka shtuar se beson se Beogradi e Prishtina, si dhe bashkësia ndërkombëtare janë shumë të interesuar për të vazhduar dialogu dhe që, si parakusht i kësaj, tensionet momentale të ulen.
Komandanti i KFOR-it ka theksuar se edhe në Bashkimin Evropian që shumë kohë ekziston bindja se në veri të Kosovës duhet të funksionojnë drejtësia e ligjet dhe se këtë duhet zbatuar "hap pas hapi".
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq dhe ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Goran Bogdanoviq gjatë një takimi të mërkurën mbrëma kanë arritur një marrëveshje, e cila parashikon që në pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit, veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë, si dhe të largohen bllokadat rrugore dhe rivendosja e lirisë së qarkullimit, transmetuan mediat kosovare.
Sipas marrëveshjes të arritur në kampin e KFOR-it, “Nothin Hill” te Leposaviqi, KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare 1 dhe 31 dhe që afati kohor i sistemit të tanishëm të kontrollit nga ana e KFOR-it në këto dy pika nëse do të jetë e nevojshme mund të vazhdojë edhe pas mesit të shtatorit.
Për bisedimet, komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira.
Stefanoviq dhe Bogdanoviq do ta koordinojnë marrëveshjen me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe autoritetet tjera të involvuara nga pala serbe. Marrëveshja mund të implementohet gjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën e KFOR-it

Misioni EULEKS nuk i tërheq forcat e veta nga veriu i Kosovës dhe edhe mëtutje do të jetë i pranishëm në këtë rajon, ka thënë zëdhënësi i misionit të BE-së, Nikolas Hauton.
Ai mëtutje ka deklaruar se gjendja në veri është “edhe mëtutje e qetë, por e tensionuar”.
Nikolas Hauton mëtutje theksoi se “policia e EULEKS-it vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe në veri: në Mitrovicë, në ndërtesën e gjykatës, në vendkalime dhe në kuadër të patrullave”

Kryeministri i Kosove Hashim Thaçi paralajmëroi se së shpejti mund të ketë aksione të reja të njësisë speciale ROSU në veri të vendit.
“Do të kemi ballafaqime tjera me paramilitarë, huliganë e kontrabandistë, në mënyrë që ligjshmëria dhe kushtetuta e vendit të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi, gjatë një vizite që së bashku me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i kanë bërë qendrës së njësisë elite të policisë të Kosovës në Vrellë të Sllatinës.
Kryeministri edhe një herë për trazirat në veri e fajësoi drejtpërdrejt Beogradin dhe përsëriti se kthim prapa nuk do të ketë.
Ndërsa duke falënderuar KFOR’in, Thaçi i rikujtoi edhe njëherë qytetarëve se miqtë ndërkombëtar të Kosovës BE dhe SHBA, e kanë ditur se situata çfarë ishte në veri të Kosovës nuk do të zgjaste pafundësisht.
Ai pjesëtarëve të njësisë speciale u garantoi se brenda javës do të ndryshohet ligji dhe se pozita e tyre do të rregullohet ligjërisht.
Ndërsa, Presidentja Atifete Jahjaga duke iu drejtuar pjesëtarëve të ROSU, tha se ata janë nderi dhe krenaria e vendit.
“Ju ngjallët respektin e tërë vendit, kurse punës suaj i përkulemi ne dhe populli i Kosovës”, u shpreh ajo duke garantuar se për policin e vrarë Enver Zymberi, kriminelët do të marrin dënimin e merituar.
Kjo është vizitat e parë krerëve të shtetit në qendrën e njësisë elite, prej fillimi të aksioneve në veri më 25 korrik.

Në mesin atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP’it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia.
“Nëpër bllokada në rrugët në Veri ka njerëz të armatosur të grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarë rusë”, kanë thënë të hënën për Express, burime nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Nëpër bllokada dhe rreth tyre ka njerëz të armatosur, ka thënë zyrtari me kusht anonimiteti.
“Këtë e kanë konfirmuar organet kosovare të sigurisë si dhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjesht serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.
Të gjitha këto struktura që kanë ushtruar dhunë gjatë javës së kaluar dhe po e mbajnë gjendjen në tension janë inkurajuar dhe nxitur të veprojnë kështu edhe nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë që kanë qëndruar këto ditë në Kosovë.
“I keni parë duke mbajtur konferenca për shtyp në vendet ku janë bllokuar rrugët”.

Serbia e fajëson Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve. Akuzat e Beogradit nuk janë bërë publikisht, por nëpërmjet një letre të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, dërguar vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarit Ban ki Moon. Në letrën katërfaqëshe të siguruar nga KTV-ja, Jeremiq i quan paramilitarë njësitë speciale të Kosovës dhe kërkon të mos krahasohet rasti i ndërhyrjes së njëanshme në veri me djegien e pikës kufitare nga persona të maskuar. Brukseli ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë për shtyrje të dialogut, duke thënë se është vetëm ndërmjetës në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
Bisedimet u shtyn deri në shtator, por nuk u fajësua askush.
Pavarësisht se Serbia ishte pala që nuk u pajtua për vulat doganore, askush zyrtarisht nuk e bëri përgjegjës asnjërën palë për shtyrjen e bisedimeve. Megjithatë, është Beogradi që fajëson dikë dhe pikërisht të dërguarin e Bashkimit Evropian që po ndërmjetëson në këto bisedime, Rober Cooper. I revoltuar edhe me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, i ka nisur një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ku hedh poshtë pretendimet se Serbia është fajtore për shtyrjen e bisedimeve. Në letrën e 29 korrikut, të cilën e ka siguruar KTV-ja, pas dështimit të mbajtjes së seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Vuk Jeremiq thotë se fajtor për shtyrjen e bisedimeve është ndërmjetësi Rober Cooper dhe jo Serbia.
Ndërsa e quan të gabueshme barazimin e sulmit të papritur të njësive të ROSU-s në veri me hapat e papranueshëm të disa plaçkitësve me maska. “Do të ishte e gabueshme që të barazohet sulmi i papritur (inkurzioni) i ROSU me hapat esktremë e të papranueshëm të plaçkitësve të maskuar në Portën1, veprimet e të cilëve as nuk u planifikuan dhe as nuk u miratuan nga Serbia. Në anën tjetër, sulmi i ROSU ishte pjesë integrale e një strategjie të përgatitur në nivelin më të lartë në Prishtinë, që me forcë të imponohej një regjim ilegjitim dhe i padëshirueshëm për banorët e veriut të Kosovës. Ne besojmë, përfundim i gabueshëm është se rundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës u shty për shkak të Serbisë. Kjo thjesht është jokorrekte. Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për vendimin e marrë nga lehtësuesi i BE-së që të vë zbrazëti në procesin e dialogut”, shkruan Jeremiq në letrën katërfaqëshe.
Gjithë pjesa tjetër e letrës së Jeremiqit përmban shpjegimin, arsyetimet dhe akuzat e Beogradit për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas 25 korrikut. Ai i quan paramilitarë njësitet elite të Policisë së Kosovës, por pranon se qeveria e Serbisë e dërgoi një delegacion zyrtar të saj për t’ i ulur tensionet. “Qeveria e Serbisë shpejt dërgoi një delegacion zyrtar në veri të Kosovës për të ndihmuar uljen e tensioneve. Ata filluan negociatat me KFOR-in për kthimin e ligjit dhe rendit në provincë. Në mëngjesin e të martës, më 26 korrik, komandanti i KFOR-it, Erhard Bylher, na siguroi në atë që ne besojmë si marrëveshje me Prishtinën për tërheqjen e ROSU-s nga veriu i Kosovës”, shkruan në letër, duke shtuar se pas këtyre provokimeve të rënda nga Prishtina ishte normale reagimi i serbëve të veriut duke bllokuar rrugët. Më tej Jeremiq ankohet në KFOR-in që po zbaton vendimet e Prishtinës duke bartur, siç thotë ai, “të ashtuquajtur doganierë shqiptarë” deri në pikat kufitare. Kësisoj, sipas tij, KFOR-i ka dalë jashtë mandatit që ka sipas Rezolutës 1244.
Në fund të letrës, kryediplomati serb i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm t’i përfshijë veprimet e njëanshme të njësive ROSU në raportin e ardhshëm të tij para Këshillit të Sigurimit dhe veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it. Po ashtu, që BE-ja t’ ia bëjë të qartë Prishtinës se “mosmarrëveshjet në tavolinën e bisedimeve nuk mund të zgjidhen fizikisht në terren”. Letrën për një organizatë tjetër të Jeremiqit, si OKB-ja, nuk e ka komentuar Zyra e Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton. Por, zëdhënësja e saj ka komentuar pjesën e akuzave të Serbisë për shtyrjen e bisedimeve. Zëdhënësja Maja Kocijancic i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se BE-ja nuk është përgjegjëse për shtyrjen e bisedimeve, pasi është vetëm lehtësuese në dialog.
“Nuk mund ta komentoj letrën për një organizatë tjetër. Pozicioni i jonë është i qartë - ne duam të shohim rikthim të shpejtë të palëve në dialog pa ndonjë shtyrje dhe jemi gati ta mbështesim. BE-ja nuk mund të jetë përgjegjëse për shtyrjen e bisedimeve, pasi ne jemi vetëm lehtësues. Ne duam ta shohim se ai po vazhdon”, ka thënë zëdhënësja. Vetëm pak ditë pasi u konfirmuan marrëveshjet e para më 3 korrik mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërmjetësi evropian në bisedime, Robert Cooper, njoftoi papritmas shtyrjen deri në shtator...

Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...