Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/28

Joshua Martson mesova shqip, punova me shqiptar, ndihem shqiptar

Këndvështrim ndryshe të fenomenit të gjakmarrjes, që nga filmi “Falja e gjakut” deri te reportazhet në faqet e të përditshmes “Corriere della Sera”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFilmFest e preu “shiritin” me filmin shqiptar “Falja e Gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Martson. Filmi i cili vetëm tri ditë më parë u zgjodh nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si prodhimi shqiptar që do të përfaqësojë kinemanë tonë në garën për çmimet “Oskar”, u bë shkak që, mes stafit realizues shqiptar që parakaloi në tapetin e kuq përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës, të ishte dhe regjisori amerikan Joshua Martson. “Është shumë kënaqësi që vijmë të prezantojmë filmin këtu, sepse kur filluam xhirimet e filmit “Falja e Gjakut” një nga qytete ku jemi ndalur për të bërë audicionet për filmin ishte dhe Prishtina, ku ne arritëm të gjejmë shumë aktorë të talentuar”- tha Martson, që befasoi të gjithë duke folur në gjuhën shqipe. 
Joshua Martson mesova shqip, punova me shqiptar, ndihem shqiptar
Ai ndaloi pak në bashkëbisedimin me gazetarët edhe në rrugëtimin që filmi i tij i frymëzuar mbi një subjekt shqiptar ka bërë në festivalet më të rëndësishme të botës që nga Berlini, Sindei, Finlanda, Moska e së fundi edhe në Amerikë. “Por unë mendoj se festivali më i rëndësishëm është këtu në Prishtinë”- shtoi ai. E pas lajmit të përzgjedhjes nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë se filmi “Falja e Gjakut” do të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në garën për ‘Okar’, regjisori amerikan Joshua Marston ka folur për udhëtimet, punën në realizimin e filmit në Shqipëri. “Pas tre viteve punë për këtë film, pasi jetova në Shqipëri, mësova gjuhën shqipe, punova me njerëzit e këtij vendi, mësova të ndihem shqiptar.

Duke u përpjekur të realizonim këtë film dhe të bënim diçka të vërtetë, m’u desh të kuptoja të gjitha detajet, jo vetëm për kanunin dhe gjakmarrjen, por për jetën, për shpresat dhe zhgënjimet e adoleshentëve, p.sh. për të përfunduar edhe shkollën e lartë. Kam bërë qindra biseda gjatë të cilave kam bërë mijëra pyetje dhe kam pirë shumë raki... Besoj se e vetmja gjë që e vonon pasaportën time është se duhet të kisha hequr dorë nga duhani... Jam shumë krenar që, pasi dilnin nga kinemaja, njerëzit thoshin se dukej një film i bërë nga një shqiptar. E vërteta është se ai është realizuar nga qindra shqiptarë dhe ndihem i privilegjuar që pata mundësinë të punoja me ta”, tha regjisori Marston. Në edicionin e 3-të të PriFilmFets do të shfaqen 39 filma në shtatë kategori të ndryshme. Në konkurrim do të jenë filma nga Danimarka, Shqipëria, Franca, Maqedonia, Bosnja etj., por edhe serb, në konkurrimin jozyrtar, risi kjo këtë vit, pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, bëjnë të ditur organizatorët e festivalit. Anëtarë të jurisë janë Gedon Burkhard, i cili është stërnip i aktorit të madh Aleksandër Moisiu; kritiku i filmit nga Britania e Madhe, Filip Bergson (Philip Bergson); dhe regjisori izraelit Itai Tamir. Juria ndërkombëtare, me president Gedeon Burkhard, aktor në filmin “Inglorious bastards” të Tarantinos, do të japë gjashtë çmime, që janë “Hyjneshat e arta”. Pjesë e programit është edhe Retrospektiva franceze, që i dedikohet regjisorit Claude Chabrol.

Corriere della Sera: Një tjetër histori izolimi

Me titull “Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t’i shpëtuar grindjeve”, e përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’ i ka kushtuar sot një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. “Dy vëllezër, njëri 17 vjeç dhe tjetri 15 vjeç, Darjan e Vladimir (emra të sajuar por personazhe të vërtetë), kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, madje nuk kanë dalë prej saj as për të shkuar në shkollë”- kështu e nis rrëfimin e tij gazetari Ettore Mo, i cili ka udhëtuar në Shkodër për të patur një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve. Në reportazhin e tij ai shkruan se “nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malësorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. 

Mbi të gjitha, të paqes.” Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët, si rezultat e ngujimit, kanë mbetur analfabetë. E gjithë historia e gazetarit italian “ngërthehet” te dy adoleshentet me emër të sajuar (për shkak të frikës), por të vërtetë, duke u ndalur edhe në atë që ai e quan rikthim pas në Kanun, “një kod i 1400-ës”, që, sipas asaj që i kanë treguar në Malësinë e Shkodrës, “mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës”, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak”. Flet për të edhe një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola: “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”. 

Kola i rrëfen në fund gazetarit të huaj se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare. Ndërsa për Luigj Milan (Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare) “gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit.” Sipas tij, dy janë zgjidhjet: informimi i popullatës lidhur me madhësinë dhe kompleksitetin e problemit, dhe e dyta që është afatshkurtër, arrestimi i menjëhershëm dhe ndëshkimi i përgjegjësve për këtë lloj krimi”- shkruan më tej ‘Corriere della Sera’.

Foto e Jackson ne shtratin e vdekjes (FOTO)



Gjyqi për vdekjen e Michael Jackson nuk zhgënjeu: pati tension, fyerje ndaj mjekut të akuzuar dhe një foto të kufomës së këngëtarit në shtratin e vdekjes. Mjeku Conrad Murray akuzohet për vrasje të paqëllimshme për atë që i ndodhi Michael Jackson në 25 qershor të vitit 2009.



 “Veprimet e mjekut personal të Jackson, zotit Conrad Murray, vranë këngëtarin!” Kjo ishte akuza e parë dhe më e forta e bërë nga prokurori David Walgren, i cili foli edhe për neglizhencë dhe indiferencë nga ana e mjekut. Murray rrezikon katër vite burg nëse shpallet fajtor. “Murray nuk u shqetësua për shëndetin e Michael Jackson, por për 150 mijë dollarët që merrte çdo muaj. U soll si një i punësuar dhe jo si mjek profesionist. Jackson i besoi jetën këtij mjeku dhe ky besim i doli për keq”, shtoi prokurori. Më pas, mbrojtja argumentoi se këngëtari i merrte medikamentet që i shkaktuan vdekjen sipas dëshirës: “Jackson nuk vdiq se merrte propofol për të fjetur, por sepse nuk po e pinte më këtë ilaç.”



 “Michael Jackson donte të zgjidhte ilaçet që pinte dhe bëri diçka pa dijeninë e mjekut. Pikërisht kjo gjë i shkaktoi vdekjen”, tha Ed Chernoff, avokati mbrojtës i Conrad Murray. “Kur Murray u largua nga shtëpia, Jackson piu Lorazapem dhe Propofol. Kjo përzierje ishte perfekte për t’i shkatërruar organizmin dhe asnjë mjek nuk mund ta shpëtonte më”, shtoi Chernoff. Mbreti i pop-it, Michael Jackson, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare dhe shkaku ishte një dozë e lartë e propofolit dhe qetësuesve të tjerë.

Leter mbi 'tradhtine' e Tonit Blerit me miliarderen izraelite


Toni Bler ka krijuar një miqësi të ngushtë personale me një nga gratë më të pasura dhe më kontraversiale të Izraelit. Ofra Straus, 51 vjeçe, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj i dytë gjatë vitit të kaluar, është presidentja e një kompanie ushqimi 1.3 miliardë paundësh, çmimet e larta të së cilës nxitën protestat më të mëdha sociale në historinë e Izraelit. Ajo është parë shumë shpesh në shoqërinë e Toni Blerit, madje shtypi izraelit ka spekuluar hapur se ata kanë krijuar lidhje intime me njëri-tjetrin. Këtë deklaratë, zëdhënësi i zonjës Straus e ka mohuar me zemërim, ndërsa Bler tha se nuk ka “asgjë të papërshtatshme” në miqësinë e tyre. Ish-kryeministri britanik është një vizitor i shpeshtë i Izraelit për shkak të rolit të tij si përfaqësuesi i Kuartetit në negociatat për paqen në Lindjen e Mesme.
Leter mbi 'tradhtine' e Tonit Blerit me miliarderen izraelite
Marrëdhënia e afërt mes Straus dhe Bler i ka bërë përshtypje një kolumnisti, për të përditshmen prestigjioze izraelite “Maariv”, i cili arriti t’i shkruante një letër të hapur zonjës Sheri Bler, duke i sugjeruar të sqarojë natyrën e kësaj marrëdhënieje. Artikulli nis: Informacion për zonjën Bler.   “Shumë shumë qetësisht këtë fundjavë, makina zyrtare e caktuar për Toni Bler nga Kuarteti, hyri nëpër portat e shtëpisë së Ofras, e cila është mbrojtur me masa të larta sigurie. Të gjithë llojet e njerëzve të këqij më kanë telefonuar me sugjerimin se vizita kishte karakterin e një konspiracioni seksi, kështu që po ua dorëzoj këtë çështje ju personalisht”.

Një mbishkrim i shekullit të parë para Krishtit është gjetur në oborrin e dytë të kalasë së Rozafës, në një nga ujëmbledhësit e saj. Ky është i pari dokument i asaj kohe që përkon me pushtimin e Shkodrës nga romakët dhe me këtë moment nisi edhe shpërbërja e Perandorisë Ilire, raportoi Klan. Ekspedita arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës ka nisur të nxjerrë në dukje vlerat e mëdha historike që fshihen në këtë kala. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.
Mbishkrim i shekullit I p.k. ne kalane e Rozafes
Zona përrreth Kalasë Rozafa ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake.

Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Dhe pikërisht ky dokument i cili sipas specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe Arkeologëve është një Akt Ligjor i asaj periudhe por fjalën e fundit do e thotë ekspertiza e institutit të arkoelogjisë në Francë.

Paulo Coelho: Ne kerkim te vetvetes

“Shndërroje fatin tënd. Rishkruaje jetën”. Ky është mesazhi me të cilin po prezantohet libri i ri i Paulo Coelho-s “Aleph”, së fundi për publikun italian. I njëjti titull me rrëfimet filozofike të Jorge Luis Borge, duke e krahasuar romanin me një rrugëtim në kërkim të vetvetes. Në libër, protagonisti e sheh veten në një  udhëtim të lodhshëm, një rrugëtim që ai vetë e zgjodhi në kërkim të vetvetes dhe forcës shpirtërore që ndjen se ka humbur. Si Santiago, pastori i “Alkimistit”, edhe Paulo përballet me një krizë besimi dhe është në kërkim të rilindjes shpirtërore. 
Paulo Coelho: Ne kerkim te vetvetes
E vetmja mundësi për të nisur çdo gjë nga fillimi. Për këtë arsye ndërmerr një udhëtim që do ta çojë në Afrikë, Europë dhe Azi, një udhëtim i gjatë i Transiberianës, që do t’i risjellë energji dhe pasion. E vetmja gjë që Paulo nuk di, është takimi me Hilal, një violiniste e re e talentuar, të cilën ai mendon se e ka dashuruar kohë më parë, por jo në këtë jetë. Do të nisin së bashku një udhëtim mistik në kohë dhe në hapësirë, që do t’i çojë më pranë dashurisë, faljes dhe guximit për të përballuar vështirësitë që u vë para jeta në mënyrë të pashmangshme. “Aleph” na fton të reflektojmë mbi domethënien e udhëtimit tonë. 

Jemi në të vërtetë ata që duam të jemi? A bëjmë në të vërtetë atë që duam të bëjmë? Libri të jep përshtypjen e një ditari, i shkruar mbi udhëtimin që autori ka bërë në vitin 2006 në Rusi me botuesit e tij, në fakt një xhiro promovuese me disa ndalesa e takime me lexuesit në zonat më ekstreme të vendit të madh. Një ndërmarrje gati gazetareske, që përshkruan turmat që e rrethojnë, vështirësitë e udhëtimit, mërzia e të qëndruarit mbyllur në një hapësirë të vogël pa mundur të bësh asgjë tjetër, veçse të shohësh nga dritarja peizazhe që shkojnë e vijnë, të bësh thashetheme e të pish vodka. Më tej, duket sikur ritmi ndryshon, duket sikur rrëfimi i një ditari braktiset dhe rrëfimi rrotullohet rreth së përditshmes që transformohet gati si një ëndërr. Gjatë udhëtimit me Hilal, ai arrin të zbulojë vendin 0, vendin pa kohë, ku gjithçka nis e mbaron. Nga ky moment, për dy protagonistët udhëtimi transformohet në një rrugëtim shfajësimi dhe faljeje. 

Por shkrimtari, i cili me librat e tij bestseller ka shitur miliona kopje nëpër botë, nuk pranon të japë një përcaktim të librit të tij. Ditar, ëndërr apo roman? “Nuk kam shkruar një ditar, thjesht kam mbajtur shënime siç bëj gjithmonë për blogun tim. Por as nuk kam ëndërruar. Kanë qenë më shumë refleksione, në një farë mënyre të kushtëzuara gjatë udhëtimit, ndoshta sepse nuk arrija të flija, sepse vagoni në të cilin udhëtonim, tronditej në mënyrë të tmerrshme. Janë refleksione që më kanë habitur edhe mua vetë”, pohon Coelho. Në një rast të tillë, mbetet t’i besosh kopertinës, që e cilëson roman këtë libër. Një roman i ndërtuar mbi të vërtetën, që luan vazhdimisht me realitetin, në një mënyrë të tillë që lexuesi nuk e kupton se ku mbaron kronika dhe ku fillon sajimi. 

Autori kënaqet duke e kaluar këtë kufi sa nga njëra anë në tjetrën. Në të vërtetë, udhëtimet e gjata e për më tepër jo shumë komode, autori përpiqet t’i shmangë, por këtë radhë ishte i detyruar nga botuesit. Por është po aq e vërtetë që u nis sepse ishte në krizë besimi dhe shprese, i pakënaqur nga vetja, plot dyshime dhe pa frymëzim. “Është e vërtetë. Vija vërdallë pa gjetur gjë dhe miku im shpirtëror (një ese holandeze që Coelho e konsideron guidën e tij), që në shumë raste më ka ndihmuar, më sugjeroi që ta bëja këtë udhëtim. 

Ky është libri i parë që shkruaj në publik. Në fakt e kam shkruar në intimitet, por më dukej sikur qindra sy ishin ngulur mbi mua, sepse përditësoja çdo ditë në ‘Twitter’ gjendjen emocionale ndërsa shkruaja”, shprehet shkrimtari. Tashmë është e njohur që shkrimtari kalon periudha të gjata kohe pa shkruar, vetëm duke jetuar, duke u shpërngulur në disa prej shtëpive të tij të shpërndara në të gjithë botën dhe duke u kujdesur për 430 fëmijët nga Rio, që janë akomoduar në fondacionin e tij. “Pse u vonova kaq gjatë për të shkruar mbi këtë udhëtim? Sepse m’u deshën plot tre vjet për ta kuptuar. Sigurisht që mund të tregoja çdo të thotë një udhëtim i tillë i gjatë me tren, por qëllimi ishte një udhëtim i gjatë në shpirtin tim, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”. 

A është një përpjekje për të modifikuar të shkuarën? “Sigurisht. Në ç’mënyrë do të ishte e mundur të ndreqnin gabimet tona, pengjet apo gjërat e bëra keq. Që të arrish këtë duhet të kalosh në ringjallje dhe unë besoj se jam ringjallur disa herë gjatë këtyre shekujve”, ka thënë autori. E ndërsa romanet e tjera lexohen, “Aleph” jetohet.

Trashëgimia kulturore kundër barbarizimit në Kosovë



Vlerat e kësaj trashëgimie janë universale dhe ato nuk mund të futen në regjimet aktuale të çarjeve dhe plasaritjeve politike, etnike dhe fetare. Megjithatë, është për të ardhur keq që gjërat nuk qëndrojnë kështu. Problemi i mbrojtjes së trashëgimisë buron nga një barbarizim i përgjithshëm i raporteve që është fuqizuar në tri dekadat e fundit. Ky barbarizim i raporteve, në trajtën përçmimit dhe mohimit të vlerave të tjetrit, e ka instrumentalizuar edhe trashëgiminë kulturore dhe fetare për nevojat e qëllimeve dhe fushatave aktuale politike, kombëtare dhe fetare. Dhe pikërisht monumentet më me vlerë janë instrumentalizuar më së shumti dhe si pasojë, janë kërcënuar nga barbarizimi, çka nënkupton edhe rrezikun për dëmtimin, e madje edhe për zhdukjen e tyre.
Për ta kuptuar sa më konkretisht problemin, do të marr shembullin e monumenteve më me vlerë që ka Kosova; Manastirin e Deçanit (UNESKO-ja e ka futur në listën e trashëgimisë botërore), Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Graçanicës. Në Kosovë ka edhe trashëgimi kulturore të kategorisë më të lartë, por këtu po kufizohem në këto tre monumente. Nuk ka dyshim se këto tri objekte të kultit, por edhe të arteve, janë një thesar me vlera universale dhe i takojnë njerëzimit, dhe jo ekskluzivisht ndonjë kulture, kombi ose religjioni të veçantë, pa marrë parasysh kush i shfrytëzon ato për nevojat e kultit.
Kuptohet, vlera e tyre universale nuk kundërshton faktin se ato janë ndërtuar në rrethana specifike kulturore dhe historike, dhe se bëjnë pjesë në kulturën e krishterë ortodokse. Mirëpo, në kontekstin e tensioneve të larta kombëtare dhe fetare në ish-Jugosllavi, qarqet nacionaliste serbe kanë bërë gjatë viteve '80 një reduktim radikal të qasjes ndaj kësaj trashëgimie kulmore, duke e nacionalizuar dhe politizuar në tërësi. Këto qarqe shpallën thjesht "serbizimin" e kësaj trashëgimie dhe për më shumë, i konsideronin ato si tapi të sojta historike që dëshmojnë se Kosova duhet t'i takojë Serbisë! Ndërkaq, historiografia objektive dëshmon të kundërtën, se nuk mund të pohohet kurrsesi se këto monumente kanë qenë serbe në kuptimin etnik të fjalës. Në kohën kur janë ngritur, ato kanë qenë tempuj të kultit të krishterë. Serbët në atë kohë nuk kanë qenë të konstituuar si komb në kuptimin modern të fjalës, ndërkaq në popullsinë e Kosovës mesjetare ka pasur edhe numër të konsiderueshëm të popullsisë krishtere që nuk kanë qenë me prejardhje etnike serbe, ose në përgjithësi sllave.
Thjesht, në Mesjetë edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm kanë qenë po kështu krishterë, dhe vendet e kultit për të cilët po flasim këtu u janë dedikuar edhe atyre. Po kështu, edhe kur bëhet fjalë për krijuesit e këtyre kryeveprave që kanë mbetur anonim, sepse kështu e donte fryma e kohës, ata nuk kanë mundur të jenë artistët dhe mjeshtrit serbë, ose më saktë proto-serbë, por kanë qenë talentet nga një botë bizantine me prejardhje të ndryshme, pra arkitektë, dekoratorë, piktorë dhe ndërtues me prejardhje proto-greke, proto-sllave, proto-armene etj, ku pa dyshim mund të supozohet me shumë siguri se kanë pas edhe artistë dhe mjeshtër proto-shqiptarë, paraardhës të Onufrit, ose p.sh. gdhendësve të famshëm nga Reka e Dibrës.
Trashëgimia 
Reduksioni më i rrezikshëm është ai politik kur trashëgimia kulturore me vlera universale shpallet si krye-tapi e "pronësisë" së Serbisë mbi Kosovën. Kjo tezë sa është politikisht e pasaktë (përmendoret e kulturës nuk duhet të shërbejnë kurrsesi si "tapi" kombëtare dhe shtetërore!), po aq edhe implicite raciste. Nacionalistët e sotëm serbë kanë demonstruar hapur superioritetin shtetëror dhe kulturor të serbëve në Kosovë, duke injoruar me këtë të drejtat demokratike dhe realitetin demografik të shumicës jo-serbe të popullsisë së Kosovës. Fakti se objektet më të rëndësishme të kultit janë trajtuar si "serbe", dhe janë përdorur në shkallën e "argumenteve historike" mbi bazat e të cilave shteti serb arsyetonte të drejtën e sovranitetit mbi Kosovën, kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës, ka sjellë deri te pasojat dhe konsideratat e gabuara te shqiptarët, se vërtet këto objekte janë "serbe" dhe të kultit "armiqësor". Shqiptarët tradicionalisht kanë pasur respekt ndaj këtyre monumenteve, por "serbizimi" radikal i tyre ka ndikuar në humbjen e këtij respekti.
Madje, është shndërruar në një dis-respekt brengosës. Ku lloj i alienimit të shumicës së popullatës nga pjesa më e rëndësishme trashëgimisë kulturore të Kosovës edhe ka ndikuar në sulmet revanshiste të eksremistëve shqiptarë në mars të vitit 2004 ndaj objekteve të trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe fetare të serbëve. Në këtë kohë janë djegur kisha ortodokse dhe Bogoslovia (Teologjiku) në Prizren, kisha ortodokse në Prishtinë etj, por për fat nuk ka pasur dëmtime të monumenteve më me vlerë. Nga ana tjetër, ku alienim nga vlerat dhe resurset e trashëgimisë së Kosovës, që ka ndikuar në trajtimin e një pjesë të saj si vlera armiqësore, të jomirëpritura dhe të huaja, është sforcuar edhe nga politika agresive dhe gllabëruese e shtetit serb dhe qarqeve nacionaliste serbe gjatë viteve '90 të shekullit të kaluar. Kjo pjesërisht vazhdon edhe sot ndaj vlerave arkeologjike, historike, kulturore dhe religjioze që janë klasifikuar si jo-serbe dhe po kështu objekte "armiqësore". 
Shkatërrimet 
Gjatë luftës, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë shkatërruar tempujt e kultit islamik (p.sh xhamitë në Gjakovë dhe Pejë) si dhe trashëgiminë historike dhe kulturore të shqiptarëve (p.sh kompleksin muzeal të Lidhjes së Prizrenit). Imperializmi kulturor serb është shfaqur edhe në aktin e uzurpimit të koleksionit të thesarit të Muzeut të Kosovës, që para luftës janë transportuar në Beograd, dhe ende nuk i janë kthyer pronarit të ligjshëm. Të gjitha këto që përmenda kanë ndikuar në krijimin e klimës së barbarizimit të përgjithshëm dhe të mohimit të ndërsjellë kulturor edhe në Kosovë. Negociatat për statusin e Kosovës e kanë adresuar çështjen e trashëgimisë dhe deri diku kanë arritur që të tejkalojnë qasjen dhe praktikën barbare, duke theksuar faktin se kemi të bëjmë me vlera universale, dhe jo partikulare. Edhe disa përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe kohëve të fundit sikur tregojnë tendencën e depolitizimit të statusit të trashëgimisë kulturore dhe fetare, duke u kthyer kështu në parimet universale që ka edhe vetë feja ortodokse, dhe duke i ikur teorive reduksioniste se manastiret na qenkan pronë etnike dhe "tapi" të Serbisë dhe argument për vazhdimin e sundimit të saj mbi Kosovën. Në planin e Ahtisarit, që është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, monumenteve historike dhe kulturore me rëndësi të veçantë u garantohet mbrojtja edhe përmes krijimit të zonave nën regjime të veçanta që kanë për qëllim ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe hapësinore, por edhe të kultit. Kjo nuk duhet shikuar vetëm si "lëshim" dhe "imponim" që negociatorët e Kosovës e kanë pranuar sa për sy e faqe, ose edhe nga mosdija dhe indolenca. Acarimi dhe barbarizimi i qëndrimeve e ka bërë disi të domosdoshëm një status kalimtar intervenues, të kujdesit të veçantë për këtë trashëgimi kulturore.
Por për statusin e tyre do të jetë vërtet shumë e rrezikshme nëse ato do të bëhen si një mish i egër në trupin e Kosovës, p.sh. si baza për infiltrimin e klerikëve dhe nacionalistëve radikalë serbë që nga një eksterritorialitet uzurpues do të mohonin tërësinë territoriale të Kosovës! Me këtë do të përjetësohej barbarizmi i trashëgimisë, duke i shndërruar manastiret në fjalë në pika nevralgjike të konflikteve në çdo gjendje të tensioneve apo krizës politike. Nga ana tjetër, edhe te pala shqiptare janë bërë përpjekjet që t'i iket kurtheve të barbarizmit të qëndrimit ndaj trashëgimisë kulturore. Nëse vojvodët shqiptarë nga Mesjeta e vonshme e deri në fillim të shekullit XX, pra gjatë sundimit otoman, kanë qenë të angazhuar nga respekti ose edhe me kontratë për mbrojtjen e dy manastireve, atë të Deçanit dhe të Patrikanës në Pejë, nga mujsharët dhe plaçkitësit e ndryshëm, dhe kanë arritur që t'i ruajnë në një gjendje shumë të mirë, këto monumente të trashëgimisë, por edhe e gjitha trashëgimia tjetër duhet dhe mund të mbrohen edhe në ditët e sotme, në mënyrë t'ua përcjellim edhe brezave të ardhshëm të Kosovës pa dëme dhe të pangarkuara me paragjykimet dhe hidhërimet e sotme.

Mbrojtja Për Kosovën e pavarur mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë test i rëndësishëm nivelit të civilizimit. Është e domosdoshme ngritja e vetëdijes për vlerën, por edhe interesin e Kosovës që kjo trashëgimi të mbetet e pacënuar nga politikat dhe pasionet nacionaliste. Në Kosovë duhet të punohet më shumë për çrrënjosjen e paragjykimeve për manastiret ortodokse dhe në përgjithësi për monumentet historike, fetare dhe kulturore. Rrethimi dhe izolimi i manastireve, krijimi i zonave rezervat në afatet më të gjata është një politikë e gabuar, sepse mund të betonojë alienimin edhe paragjykimet e rinisë kosovare që nuk ka krijuar asnjë ide tjetër për këtë trashëgimi, përveç asaj shumë të gabuar dhe të rrezikshme, që e kanë tumirë dhe e propagandojnë edhe ndërkombëtarët, se ato janë monumente dhe trashëgimi serbe. Në programet shkollore dhe në media, posaçërisht në televizione duhet të luftohet ky paragjykim. Këto monumente sa janë serbe, edhe më shumë janë kosovare dhe i takojnë trashëgimisë së njerëzimit. Ky është qëndrim detyrimisht civilizues nëse nuk duam të përfundojmë si militantët islamikë në Afganistan që disa vjet më parë me një trimëri barbare shkatërruar figurat gjigante të Budës të skalitura nëpër shkëmbe.

Shkëlzen Maliqi

Kryevepra të trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare


Kryeveprave të trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare janë :
Isopolifonia popullore shqiptare Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur "Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit" nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.
Eposi i Kreshnikëve Është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare dhe është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Orët e Mujit", "Vaji i Ajkunës", "Martesa e Halilit", "Muji e tri zanat e malit", "Halili pret Pajo Harambashin", "Orët e Bjeshkës" etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike.
Dialektet gjuhësore Këtu hyjnë dialekti geg dhe ai tosk. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Për trashëgiminë kulturore", folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.
Muzika popullore Muzika popullore qytetare homofonike e Shqipërisë së Mesme - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.
Ahengu qytetar shkodran Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në "perde"-shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore, si dhe ato të importuara.
Veglat muzikore Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, lahutë etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtë i mjeshtërve të prodhimit të veglave u formua rreth fillimit të shek. XX.
Vallja e vajzave dropullite Është folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...