Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/14

“Kosova: Dilema e Ballkanit. Diplomaci Shumëpalëshe në Shtet-Formim.”

www.nekibabamusta.com    Ermira Babamusta


Ermira Babamusta, Ph.D. ,largohet nga Tirana, Shqipëria në vitin 1998, ku ndiqte anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Ka mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar ‘Diplomacia e Kombeve të Bashkuara’. Ajo është kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare.

my book KOSOVO THE BALKAN DILEMMA, Multilateral Diplomacy in Nation-Making www.myspace.com/discoveralbania    Ermira Babamusta 

Në 2007 kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIKut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj publikuar një javë para ngjarjes parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. 
www.facebook.com/ErmiraBabamustafans    Ermira Babamusta 

Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën Prishtina Press si e para iniciativë e medias shqiptare pas pavarësisë.

Ka punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës (2008), në Senatin dhe Kongresin Amerikan, si dhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York. Ermira krenohet me prejardhjen shqiptare dhe synon ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë.
about my upcoming book in My Photos by  

Ermira ka publikuar në gazeta të ndryshme shkrime si eksperte e punëve të jashtme. 

Gjithashtu është autorja e librit “Kosova: Dilema e Ballkanit. Diplomaci Shumëpalëshe në Shtet-Formim.” 

F.Bruqi

Intervistë e posaçme me Anjali Daryanani, Drejtoresha e Komunikacionit të Projektit “Një Rini Botërore”. Intervistoi Ermira Babamusta

 







Nga: Ermira Babamusta, Ph.D., New York




Revolucioni
 i Edukimit Digjital:
Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) reformon programet shkollore në Kosovë dhe botë.



Universitete të ndryshme kanë udhëzime të caktuara në lidhje me përdorimin e teknologjisë së avancuar të kompjuterit apo celularit nga studentët në klasë. Sot ne jetojmë në një botë të librave digjitalë dhe kurseve në internet (online) që ofrojnë vlera të barabarta arsimore memësimin në klasë. Projekti amerikan “Një Rini Botërore” (One World Youth Project – OWYP) ka revolucionarizuar edukimin përmes përdorimit të teknologjisë. Projekti “OWYP” po nxit një miqësi ndërkombëtare, duke bërë të mundur shkëmbimin kulturor midis Amerikës dhe shteteve të tjera. Projekti mundëson që një student në Uashington DC të lidhet me një student në Prishtinë,  pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë jashtë vendit.
“Kosova u bë më shumë se një vend në hartë për këta studentë,” u shpreh Drejtoresha e Komunikacionit e Institutit të “OWYP”-së. “Kosova u bë një vend i gjallë me një kulturë unike, dhe mbi të gjitha, ajo ishte shtëpia e miqve të rinj për studentët. Gjatë viteve, studentëtnga të dy vendet kanë qenë të etur dhe mjaft të interesuar për të vazhduar dialogun dhe për të mësuar më shumë për jetën e njëri-tjetrit dhe rreth kulturës së tyre. Ata fituan një kuriozitet në lidhje me vendet e tjera”, shprehet znj. Daryanani.



Përgatitja e të rinjve për një Botë të ndërlidhur

Një nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballen shkollat ??në një botë të shekullit të 21 është edukimi për kompetencë globale. Përgatitja e të rinjve për t’u angazhuar për një botë të ndërlidhur është e nevojshme për të siguruar që studentët do të lulëzojnë në një ekonomi globale.Projekti “Një Rini Botërore” ka gjetur mënyra të reja për të forcuar shkollat ??publike dhe ka ripërqëndruar përpjekjet për të mundësuar bisedat dhe njohuritë mbarëbotërore.

“Një nga përfitimet e integrimit të një programi ndërkulturor është ndërtimi i aftësive jetike globale, midis studentëve që nevojiten në shekullin e 21, si p.sh., të jenë në gjendje të komunikojnë me njerëz nga një kulturë tjetër dhe të punojnë së bashku për të sjellë ndryshimeproduktive. Ne i japim përparësi më tepër aftësive se fakteve, d.m.th., në vend që nxënësit të mësojnë përmendësh faktet për një provim, ne po u japim atyre një mundësi për të praktikuar aftësitë që do t’u duhen në një botë të globalizuar”, deklaroi Anjali Daryanani.

Projekti “Një Rini Botërore” (One World Youth Project) është krijuar nga Jess Rimington në vitin 2004 për të lidhur shkollën e saj të mesme në Massachusetts me një shkollë në Addis Ababa, Etiopi. “OWYP”-ja është bërë një organizatë arsimore e suksesshme, jo-fitimprurëse dhe me ndikim ndërkombëtar, që lidh shkollat ??në mbarë botën për të përgatitur një brez qytetarësh mbarëbotërorë të dalluar, të ndjeshëm dhe të pajisur me autoritet.

“OWYP”-ja ka filluar në Kosovë në vitin 2009, në partneritet me Universitetin e Prishtinës (UP) dhe drejtuesit e studentëve të angazhuar të UP-së, për të mundësuar programin mësimor të kompetencës globale në Shkollën e Mesme “Elena Gjika” në Prishtinë dhe shkollën “YllMorina” në Gjakovë. Programi mësimor zgjeron njohuritë e studentëve të vendeve dhe kulturave të tjera, duke e sjellë botën tek të rinjtë e Kosovës, të cilët nuk kanë shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit.
Nga viti 2009 deri në vitin 2011, disa vullnetarë të “OWYP”-së nga Universiteti i Prishtinës krijuan lidhje midis nxënësve të shkollave tëmesme në Prishtinë dhe Gjakovë me studentë në Uashington DC, SHBA përmes mediave sociale, për të eksploruar së bashku njohuritë globale, mirëkuptimin shumëkulturor dhe udhëheqjen lokale.

“OWYP”-ja ka filluar kohët e fundit në vende të tjera në SHBA, Guajana, Turqi dhe Pakistan, me qëllim që të sjellë përvojat formueseglobale të mësimit tek më shumë se dyqind studentë universiteti dhe nxënës të shkollave të mesme këtë vit.


“OWYP”-ja promovon paqen nëpërmjet ndërtimit të mirëkuptimit kulturor
Një intervistë e posaçme me Anjali Daryanani, Drejtoresha e Komunikacionit të Projektit “Një Rini Botërore” (OWYP)
Intervistoi: Ermira Babamusta


Ermira Babamusta: Projekti “Një Rini Botërore” (OWYP) ka marrë iniciativën për të siguruar përvoja ndërkombëtare përstudentët kosovarë në klasat e tyre, të cilët nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit. Kjo u jep atyre mundësinë për të bashkëvepruar me studentë dhe klasa të tjera në Uashington DC nëpërmjet mediave sociale. Cili ka qenë rezultati i përdorimit të teknikave ndër-kulturore? Cili është reagimi i studentëve nga të dyja kulturat?

Anjali Daryanani: Rezultati kryesor që kemi marrë prej studentëve, ka qena rritja e konsiderueshme e kuriozitetit të tyre në lidhje mebotën jashtë komunitetit të tyre. Para programit, disa studentë në Uashington DC nuk kishin asnjë ide se ku gjendej “Kosova”. Por kur ata i panë vetë fytyrat e nxënësve në klasë, në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe kur u lidhën me ta përmes Skype, YouTube, dhe mesazheve me zë, Kosova u bë shumë më tepër se një vend në hartë për këta studentë. Kosova u bë një vend i gjallërishëm me një kulturë unike, dhe mbi të gjitha, ishte shtëpia e miqve të tyre të rinj. Gjatë viteve, studentët nga të dyja kulturat kanë qenë të etur dhe të interesuar për ta vazhduardialogun dhe për të mësuar më shumë për jetën dhe kulturën e njëri-tjetrit. Ata u bënë kuriozë për vendet e tjera, gjë që nuk e kishin shfaqur kaq shumë më parë.

Ermira Babamusta: Cilat janë disa nga përfitimet dhe sfidat e integrimit të një programi ndër-kulturor?

Anjali Daryanani:  Një nga problemet më të mëdha të arsimit sot është se shumica e programeve të arsimit kombëtar nuk janë më bashkëkohore dhe këto programe nuk kanë ndryshuar shumë që prej revolucionit industrial. Për shkak të kësaj, të rinjtë po diplomohen në shekullin e 21 me aftësi të shekullit të 20-të, të papërgatitur për të bashkëvepruar me njerëz nga kultura të tjera në një mjedis shumëkulturor, si dhe të papërgatitur për të përballur sfidat më të mëdha të shekullit të 21.

Një nga përfitimet e integrimit të një programi mësimor ndër-kulturor është se ai ndërton aftësitë e jetës globale midis studentëve, aftësi që janë të nevojshme në shekullin e 21, si p.sh., të jenë në gjendje të komunikojnë me njerëz nga një kulturë tjetër dhe të punojnë së bashkupër të sjellë një ndryshim produktiv. Ne i japim përparësi aftësive më tepër se fakteve, kështu që në vend që nxënësit të mësojnë përmendësh faktet për një provim, ne u japim atyre mundësinë për të praktikuar aftësitë që do t’u duhen në një botë të globalizuar. Edhe brenda një komuniteti të vetëm, studentëve do t’u nevojiten aftësitë për të komunikuar me fqinjët e tyre dhe të bashkë-ekzistojnë me njerëz me besime dhe prejardhje të ndryshme. Nëpërmjet këtij programi, ne po punojmë drejt një bote më të drejtë, të ndërtuar përmes veprimeve të ndjeshme dhe kompetente të qytetarëve globalë.
Disa nga sfidat përfshijnë kuptimin e logjistikës për të zbatuar programin, sidomos organizimin e lidhjes midis klasave. Nuk ndodh shpesh qëklasat të jenë në gjendje të lidhen në kohë reale për shkak të ndryshimeve kohore, kështu që na është dashur të gjejmë zgjidhje për lidhjetqë nuk janë në kohë reale, por që akoma të jenë kuptimplote. Një nga mënyrat ka qenë që studentët të linin mesazhe me zë për njëri-tjetrin, në mënyrë që klasa tjetër të mund t’i dëgjonte, ndërkohë që në klasë zhvillohej mësimi.

Ermira Babamusta: Duke e prezantuar klasën me kultura dhe grupe njerëzish që ata nuk kanë hasur më parë pas lidhjesnëpërmjet mediave sociale, cilat janë disa nga gjërat që studentët mësojnë që ata kanë të përbashkët?

Anjali Daryanani: Kur studentët në Uashington DC, u lidhën për herë të parë me klasën e tyre partnere në Gjakovë, ata u gëzuan kur mësuan se nxënësit e klasës së tyre partnere dëgjonin muzikë nga Beyonce, Justin Timberlake, dhe shikonin po të njëjtat programe televizive që shikonin dhe ata. Por ndërkohë që dialogu vazhdoi me kalimin e kohës, studentët mësuan se komuniteti i klasës së tyre partnere përballej gjithashtu me të njëjtat probleme për të pastrehët, pengesat e edukimit shkollor, dhunës dhe të tjera. Studentët mësonin se ata kishinpikëpamje dhe shpresa të ngjashme për botën, duke bërë pyetje të tilla, “Ne shpresojmë për një botë ku gjithkush trajtohet në mënyrë të barabartë. Për çfarë shpresoni ju?” Kjo është pika kur nxënësit kuptojnë se ngjashmëritë nuk janë më sipërfaqësore, por arrijnë një nivel mëthemelor.


Ermira Babamusta: Është shumë emocionuese kur mësojmë se “OWYP”-ja po krijon mundësi të ndryshme mësimi për studentët me prejardhje të ndryshme kulturore, duke lidhur komunitete të ndryshme me pjesë të tjera të botës. A ka ndikuarkjo përvojë në besimin, motivimin, entuziazmin dhe lehtësinë e komunikimit të studentëve?

Anjali Daryanani: Po, ne kemi punuar në shumë klasa, ku disa prej studentëve më të druajtur dhe më të mbikëqyrur shfaqën një interes për këtë lidhje, folën hapur dhe e kishin më të lehtë të shprehnin mendimin e tyre. Kur i pyet studentët për kulturën e tyre, ata ndjehen të rëndësishëm dhe kanë krenari të madhe kur flasin për identitetin dhe kulturën e tyre. Studentët nga të dyja vendet ndjeheshin që ata zotëronin pronësinë e identiteteve të tyre dhe me këtë vjen udhëheqja dhe veprimtaria. Studentët janë akoma më të interesuar dhe entuziastëpër tema që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me jetën e tyre.


Ermira Babamusta: Është e rëndësishme të mësojmë për dallimet kulturore. Çfarë kanë vëzhguar mësuesit duke u bazuar në atë që pranohet nga ana kulturore? A ka sjellje apo veprime të caktuara që vijnë si rezultat i dallimeve kulturore midisstudentëve që rriten dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe ata në Kosovë?

Anjali Daryanani: Një nga planet e para mësimore të programit mësimor të “OWYP”-së përqendrohet tek traditat dhe identiteti. Gjatëmësimit, studentët përgatisin një listë të ”traditave” të kulturës dhe komunitetit të tyre, si dhe krijojnë ”Kube Kulturash”, ku ata përshkruajnëkulturën e tyre në gjashtë mënyra të ndryshme, duke u bazuar tek: heronjtë e tyre, gjuhët, gjërat e shkëlqyera, të drejtat/të gabuarat dhepushimet. Studentët pastaj gjejnë mënyra për t’ia paraqitur këto elemente të kulturës së tyre studentëve të një kulture tjetër, dhe kështu eksplorojnë së bashku dallimet midis kulturave të tyre.

Ajo që kemi zbuluar është se jo vetëm që studentët arrijnë të kuptojnë dallimet kulturore, por ata gjithashtu fitojnë aftësinë për ta parë veten përmes syve të dikujt nga një kulturë tjetër. Ata pyesin: “Çfarë do të mendojnë për mua? Çfarë dua unë që ata të dinë për mua?” Duke qenë i vetëdijshëm për dallimet në pikëpamje, dhe të jesh në gjendje ta shikosh veten përmes syve të dikujt tjetër, këto janë disa nga hapat e parë për t’u bërë një qytetar global.


Ermira Babamusta: Zyra e Studimeve dhe Përmirësimit Arsimor (OERI, 1998) në një studim që ndërmori krahasoi kolektivizmin dhe individualizmin në mjediset shkollore. Studimi rezultoi se studentët që vijnë nga kulturat e kolektivizmitkanë më pak gjasa për t’u pyetur për mendimin e tyre personal, për shkak se ky rol është rezervuar më tepër për “njerëz të ditur me një status më të lartë” (OERI, 1998, f. 21). Studimi gjithashtu shpjegon se “një student i qetë do të mësojë më shumëdhe respektohet më tepër se ai që e thotë hapur mendimin e tij, që e veçon veten nga grupi dhe harxhon kohën e mësimit me pyetje kur flet mësuesi” (OERI, 1998, f. 27). Ndërsa, në një kulturë individualiste, mësimi që merr studenti është që të mendojë në mënyrë të pavarur dhe ta shprehë hapur mendimin e tij. Cila është vlera kolektive dhe individualiste që theksohetnë klasë dhe si ndikon kjo në qëndrimet e studentëve?

Anjali Daryanani: Ne përpiqemi t’i trajnojmë ndërmjetësuesit tanë të studentëve të universitetit që të arrijnë ekuilibrin e përsosur midis stileve të të mësuarit kolektivist dhe individualist, stil që nxit rritjen midis individëve, ndërkohë që forcon gjithashtu vlerësimin e tyre përkomunitetin global. Ne e inkurajojmë përqasjen kolektive, kur studentët janë duke bashkëpunuar të tërë bashkë, për të gjetur një zgjidhje krijuese për problemet së bashku, por ne e inkurajojmë gjithashtu përqasjen individualiste, kur sigurohemi që nxënësit ndjehen kompetentëdhe që zëri i tyre duhet të dëgjohet. Të dyja stilet e të mësuarit kolektivist dhe individualist janë të rëndësishme, kur studentëve i jepen mjetetpër të sjellë ndryshime dhe për të qenë të suksesshëm në një botë të globalizuar.


Ermira Babamusta: Vitin tjetër, “OWYP”-ja planifikon të ndërlidhë komunitetet mbarëkombëtare në përpjekje për të promovuar njohjen e shtetit të Kosovës. Cilat janë disa nga çështjet ku do të përqëndrohet projekti pas lidhjes me vendet e tjera?

Anjali Daryanani: Një ndër hapat e parë për ndërtimin e paqes ndërkombëtare është krijimi i kulturës së tolerancës dhe respektit për shumëllojshmëri dhe ndryshim brenda për brenda shoqërive. Zgjidhja e vështirësive politike të kohës sonë mbështetet në ndërtimin e një themeli të paqes dhe mirëkuptimit mbarëbotëror, gjë që mund të nxitet nga lidhjet teknologjike, ndërkulturore dhe ndryshimet në edukimin shkollor. Përsëris këtu shpresën e kolegut tim për ndikimin që do të ketë në të ardhmen programi i “OWYP”-së dhe programe të ngjashme, “kur studentët maturantë do të shikojnë në lajme një katastrofë mjedisi në Pakistan, apo një drejtues turk i cili nderohet me Çmimin Nobël për Paqe, ata do të kujtojnë një bisedë të vazhduar gjatë një viti të tërë shkollor me individë nga këto komunitete vetëm pak vite më parë. Dhe ata akoma e ndiejnë lidhjen që kanë ndjerë më parë me atë komunitet.” Ne po punojmë që të ndërtojmë një frymë respekti dhe mirëkuptimi përtej ndryshimeve që do të çojë në një botë më paqësore dhe të drejtë.




Ermira Babamusta: Projekti “OWYP” po shtrihet në Turqi, Pakistan dhe Guajanë. Cilat janë burimet që përdor projekti për t’i mundësuar këto lidhje dhe partneritete mbarëbotërore? Cilat janë disa nga zhvillimet që kanë pasuar nga këto lidhje me distancë të largët?

Anjali Daryanani: Shumica e partneriteteve tona me lidhje me distancë të largët janë krijuar nëpërmjet teknologjisë. Kontratat tona me universitetet nënshkruhen në mënyrë elektronike nëpërmjet mjeteve të nënshkrimit elektronik si p.sh., EchoSign. Takimet me administratorët e universitetit për të diskutuar hapjen e programit të “OWYP”-së bëhen nëpërmjet Skype. Ne përdorim teknologji novatore jo vetëm në programin tonë, por edhe në ndërtimin e partneriteteve në të gjithë botën, si dhe në veprimtaritë tona në përgjithësi. Përdorimi i teknologjisë ndërlidhëse me burim të hapur është një zgjidhje e leverdisshme ekonomike për drejtimin dhe administrimin e programit tonë ndërkombëtar.


Ermira Babamusta: Ndonjë koment të fundit?

Anjali Daryanani: Drejtuesit dhe pjesëmarrësit e programit tonë në Kosovë kanë personifikuar pikësynimin që kemi për çdo vend. Ka qenë një nder për ne që të punonim me studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët sjellin kaq shumë pasion dhe motivim në këtë kontribut. Kosova është një shtet i ri me studentë të talentuar dhe me pikësynime, të cilët me të vërtetë duan të sjellin një ndryshim brenda për brenda vendit të tyre. Na kanë lënë mbresa drejtuesit e shkëlqyer nga studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe kurioziteti dhe entuziazmi midis studentëve pjesëmarrës në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe ne mezi presim që ta përhapim punën tonë kudo në Kosovë.

Një personalitet i shquar i kulturës shqiptare



Nga: Prof. dr. Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni

Një personalitet i shquar i kulturës shqiptare

Flori Bruqi
Libri më i fundit i autorit Flori Bruqi, me titull “Nëse kam ditur të guxoj”, është një tjetër dhuratë e çmuar që ai i bën masës së gjerë të lexuesve, në kuadrin e korpusit të veprave të tij të begata, duke filluar që nga ato artistike, deri te veprat shkencore, kritike dhe publicistike. Libri hapet me një shënim kritik të poetit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Naim Kelmendi, i cili është edhe redaktor i tij. Paskëtaj vazhdon një cikël poetik i autorit që shërben si “tahta mbi kadife”, apo, thënë ndryshe, “si qershi mbi bakllava”.
Krijimtaria poetike e Flori Bruqit, sipas këndvështrimit tim, përfaqëson gulshet e shpirtit të një krijuesi thellësish lirik që për asnjë çast nuk gjen qetësi. Është bota e një krijuesi me frymëzim të hyjnishëm, i cili, në qendër të universit të vet poetik, ka vendosur njeriun shqiptar. Përmes plazmimit të karakterit shqiptar, del në pah individualiteti i tij i papërsëritshëm. Krijimtaria e Florit është edhe rezultat, edhe proces. Rezultati duket në çdo sekondë të shfaqjes së tij në vargun poetik, kurse procesi vihet re në shpalosjen e botës së tij të brendshme, si shëmbëllesë fort e virtytshme. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit teknologjia e plazmimit të shpirtit poetik të Florit, madje edhe kur trajton një problem të karakterit shkencor apo publicistik. Ky plazmim ka kaluar përmes mohimit të gjithçkaje të dëmshme që mund ta infektonte në kushtet e një mjedisi amtar, por që ligjin në të e bënte një pushtues i huaj. Në një mjedis të tillë madje rreziku i infektimit shpirtëror bëhej më kërcënues prej bashkatdhetarit që qe vënë në shërbim të të huajit. Pikërisht në këto kushte Flori i është kthyer vetvetes, për të dëgjuar tërë sy e vesh mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta.
Me një çiltërsi befasuese, Flori krijon në vargjet e veta një botë psikologjike dhe intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe në tatëpjetat e jetës së përditshme.
Në poezinë me titull “Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka?!” lexojme këto vargje:
Është tre pasdite,
gjithçka kundërmon vdekje…
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi,
të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta,
Ç’rëndësi ka?!
Nga këto vargje, herë-herë të krijohet përshtypja se Florin e ka kapluar një ndjenjë pesimizmi të pashpresë, a thua se ai po e kundron botën përmes një lenteje erratake. Por kjo është një përshtypje e rreme. E vërteta nuk është kështu.
Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer – 1788-1860), në veprën e tij me titull “Aforizma të urtësisë jetësore”, thotë: “…kush e shikon gjithçka në një dritë të errët dhe është i përgatitur për më të keqen, ai gabon më rrallë në parashikimet e veta, sesa njeriu që e shikon jetën si fushë me lule në ngjyrë trëndafili”.
Pra, poeti i virtytshëm dhe largpamës Flori, për ta ndryshuar realitetin që e rrethon, ai, si interpretues artistik i tij, nuk mund ta shikojë atë përmes ngjyrave të trëndafilit. Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit. Mund të paramendohet se atë e parapëlqejnë njerëz jo shumë të përgjegjshëm, të cilët detyrat e veta kanë qejf t’ua lënë përsipër të tjerëve. Patosi i lirikës së Florit ka për qëllim t’i heq petkun “së keqes” së jetës së përditshme. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë që poeti ngre kundër realitetit të shëmtuar social që shpërfytyron gjithçka njerëzore dhe e shtyn njeriun drejt vetmisë vrastare. Përtej këtij realiteti pret fati dramatik njerëzor, i shoqëruar me dhembje dhe vuajtje shpirtërore.
Në poezinë me titull “Fillimi i një poeme” lexojmë:
Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave
Dhe ne e dinim:
Pa nëna dëshmorësh,
Pa gra e nuse të veja
S’do të ketë kurrë paqe e liri…
Këto janë vargje të një poeti që shikon përtej maleve të mugëtirës që ka endur tejendanë një pushtues i huaj. Ato të kujtojnë mitin për Josifin biblik, i cili e paralajmëroi faraonit përmes një këshille profetike se si duhej ta shpëtonte Egjiptin nga zija e bukës që do ta pllakoste pas shtatë vjetësh: vetëm me kursimin e drithit. Dhe poeti Flori, për ta shpëtuar vendin nga zija e robërisë që ka mbjellë pushtuesi i huaj, e paralajmëron popullin e vet, duke ia thënë të katër të vërtetat në sy: liria nuk fitohet pa gjak. Kosovës do t’i duhet të sakrifikojë jo pak djelmosha në altarin e lirisë.
Në këtë vepër Flori ka përmbledhur mjaft shënime kritike autorësh të ndryshëm, të cilët kanë bërë vlerësime fort objektive për veprat e tij artistike dhe të fushave të tjera të dijes. I lexova me shumë kujdes. Artikujt kritikë të tij, kushtuar krijimtarisë së autorëve bashkëkombas dhe të huaj, përbëjnë një thesar të vërtetë të mendimit kritik shqiptar. Si poet, si shkrimtar, si shkencëtar, si kritik letrar, Flori përfaqëson majat e mendjes së ndritur të kombit shqiptar. Përgatitja e tij erudite, analizat e tij shumëpërmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin atë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Mendoj se Flori ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga pena e tij e begatë vepra me vlera të jashtëzakonshme njohëse.
Por këtu duhet theksuar se vlera e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë ajo, varet nga një komleks i tërë përbërësish të suksesit të saj. Ndër këta përbërës të veprës tërësore të Florit mund të rradhisim frymën aktuale të saj, peshën që ajo mbart për bashkëkohësit dhe breznitë që do të vijnë, moralin që përcjell, vlerën mbarënjerëzore, mesazhin humanist që e përshkon në çdo pore të saj, vërtetësinë e fakteve që shtjellon, natyrën universale të perceptimit të realitetit që na rrethon, zgjedhjen e qëlluar të kompozicionit, stilin original, kulturën e përgjithshme të autorit, pasurinë leksikore të veprës, karakterin origjinal të temës së shtjelluar dhe të idesë që e përshkon tej e ndanë, theksimin e nocioneve më të rëndësishme në jetën mbarënjëzore dhe përzgjedhjen e vlerave më të spikatura të breznive të kaluara. Mund të thuhet pa drojë se natyra unikale e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë, përcaktohet drejtpërsëdrejti pikërisht nga një raport në dukje i pakapshëm dhe kompleks i të gjithë përbërësve të lartpërmendur. Por suksesi i veprë së Florit varet edhe nga diçka tjetër: varet pikërisht nga aftësia e tij për t’i dhënë në dorë lexuesit një të tillë libër, gjatë leximit të të cilit ai ta perceptojë atë që është shkruar si një figurë të kundruar me sy. Pikërisht këtu qëndron magjia e talentit të tij. Dihet nga të gjithë se videofigurat kanë vlera shumë më tepër informative, sesa një tekst i shkruar, një tingull i ëmbël muzikor, një ndjesi e përjetuar apo një aromë dehëse. Videoinformacioni regjistrohet më lehtë dhe ruhet shumë gjatë në kujtesë. Në këtë rast çdokush merr një informacion të pamatë në formën e figurave që ka para syve drejtpërsëdrejti. Dhe Flori, si një krijues me shije të hollë, që është në gjendje që figura të tilla të veprës së shkruar t’ia përcjellë lexuesit sikur ato të ishin videoinformacione, nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një krijues bukur i suksesshëm, boll i lexueshëm, pra, si një krijues tejet i talentuar.
Me krijimtarinë e vet mjaft të pasur në shumë fusha të dijes, Flori ka arritur t’i gdhend vetes një lapidar me themele të thella në tokën amtare dhe të shëndosha deri në admirim. Dhe këtë e ka arritur duke ndjekur dy shtigje të thikta.
Së pari, ai ka qenë i vetëdijësuar për mundësitë dhe dëshirat e pashtershme që preheshin brenda personalitetit së tij krijues, të cilat e kanë frymëzuar për t’u bërë dikushi në jetë.
Së dyti, vullneti dhe përpjekjet e pandalshme e kanë nxitur për arritjen e një objektivi që ai i ka pas vënë vetes dhe që është konkretizuar me botimin e morisë së veprave të tij. Pra, dashurinë për punën Flori e ka ngritur në kult.
Volteri thotë: “Puna na shpëton nga tri të keqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga hallet ekonomike”.
Artin e dashurisë për punën që zbulohet në këtë thënie filozofike volteriane, Flori ka arritur ta përvetësojë deri në përsosmëri. Prandaj edhe në këtë vepër të re që po u përcjell lexuesve, ai shfaqet para tyre si një krijues me zemër të madhe, përherë i palodhur në fushën e dijes.

2012/03/13

POEZIA DËSHIRA TRANSPARENTE E SHPIRTIT POETIK



Nga Fatmir Terziu

Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.



Aspekti kohë, vend, pasqyrim, frymëzim dhe detaj artistik nuk mund të kuptohet pa rezonancën dhe timbrin që popullorja e thjeshtë i jep si model ushqimi poezisë, veçanërisht asaj poezie që rrokjen e merr hua nga tradicionalja dhe dëshira për një realizim të asaj që shpirti e pret dhe e ëndërron prej kohësh. Pra poezia është dhe mbetet një dëshirë transparente e shpirtit poetik të poetit në kohë dhe vend të përcaktuar. Kështu koha dhe vendi që zgjojnë dhe pasqyrojnë tematikën poetike ka rrëndësi të dyfishtë. E tillë është edhe poezia e Ndue Hilës, që pret e përcjell këtë aspekt kohor dhe vendor në një tematikë tashmë mbarëpopullore për të gjithë poetët shqipshkruajtës. Tematika e Pavarësisë së Kosovës e shkruar në vargje ka shpërthyer në tërë këtë gërshetim dhe ka marrë një formë të re të shprehjes së dëshirës dhe gëzimit kolektiv. “Pritja më durin nuk ka” thotë në titullin e një poezie Hila dhe ndërsa më pas ditën e madhe të pritjes e simbolizon me foshnjën dhe gëzimin e lindjes së saj: “Po presim të lindi/Një foshnjë e lindur/Po presim ta pagëzojmë në emër/Emër të bukur ka/Perëndia Shenjtnore emrin ia la/Presim të gjithë, po presim/Në çdo cep të botës mbarë”. Kompletimi i metamorfozës poetike në komponentin dual të dëshirës dhe frymëzimit poetik padyshim që gjen ushqimin e vet në brazdat e moçme të folklorit shqiptar, ku spikat tashmë edhe ndërthurja e lirikes me modernen dhe më tej me të thjeshtën e qartë dhe të kuptueshme të simbolikës poetike. Ajo që vjen nga frymëzimi Kutelian, me poezinë e tij të hershme “QËNDRIMI” ku shprehet në vargjet: “Jam shqiptar/e kosovar;/zot e krenar,/zot e bujar/mbi këtë dhé,/q'e kam si fe,/e përmbi fé:/E kam vatan!” sot kuptohet qartë në krijimtarinë e përkushtuar kësaj tematike. Le të shohim se si konkretisht kjo tematikë aspiron dhe realizohet.
Poeti Riza Lahi tek poezia “PRITMË SE PO VIJ” të cilën ia kushton poetit luftëtar Hajdin Abazi shprehet direkt me vargjet prekëse e dhimbjengjallëse për Nënë Kosovën, nënën e robëruar por tashmë krenare “O moj nënë e poshtëruar,/Robëruar e dërrmuar,/Mish e kocka masakruar/Më s’duroj, por do të kthej”. Herronjtë e Kosovës është jo më ana tjetër që ushqen këtë temë, por tema që frekuentohet më së shumti. Poeti Agim Doçi gjen dhe seleksionon këto vargje: “Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat/Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë/Atë që/shkrepte si vetëtimat/Dhe tokën nënë e kish të shenjtë” të kthej dhimbjen për mikun e poetit dhe luftëtarin e Lirisë Agim Ramadanin. Pra shihet qartë se poezia dhe Kosova janë një vatër, një strehë ku strehohet malli dhe dëshira poetike që asaj t’i shërrohen sa më shpejt plagët. Poezia dhe poetët kanë qenë dhe janë prej kohësh inicuesit e këtij evenimenti jetik që shtrohet me qilimin e bujarisë poetike. Kështu ka qenë edhe në ato kohë ku Kosova strehonte vargun poetik lirik shqiptar, kur vargu shqiptar krenohej me Kosovën. Lasgush Poradeci ndoshta është një shembull më i qartë në këtë mes. Jo më kot Petraq Kote shkruan “Lasgushi botohej e ribotohej në Kosovë ato vite. Këtej letërsia e tij ishte futur në bodrumet e shpirtit të lig komunar. Emri i Lasgushit atje përtërihej me lindjet e reja të fëmijëve (Lasgush Kyçyku, Ferizaj 1986), këtej fshihej nga faqet e leksikonëve. Kosova dhe Lasgushi ishin dhe janë motër e vëlla. Nuk mund t’i shikosh e imagjinosh jashtë njeri - tjetrit ata. Jashtë shtëpisë shqiptare njëri e brenda shtëpisë përgjysmë, tjetri” (Kote, 2007). Ajo që Arshi Pipa do të nxirte nga zemra e tij më 1958 padyshim plotëson më së miri tematikën e sotme ku gërshetimi i vlerave rimbursohet me detajet e mirëfillta poetike: “O toke e bukur ku fjala burrneshe/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe/ nder hekura gjemon zemra Dardane”.
Larmia e krijimtarisë poetike kushtuar dëshirës së Pavarësisë për Kosovën natyrshëm në kohë dhe vend gjen hapësirë të mjaftueshme për të realizuar shpirtdëshirën dhe vrullin poetik në vargje të shijuar poetikisht nga të gjithë. Por ajo që poeti Flori Bruqi gjen dhe gatuan me vlera artistike është padyshim medalja e vetëmerituar që vargu dhe arritja e poezisë shqipe i dhurojnë poetit. Me një vlerë tepër artistike ai shkruan mjeshtërisht: “Këtë poezi Nënë/nga zemra e shkrova/dhe hije azhuri/s’i futa Brenda/Ti kërkon dritë/se ishe Dritë/siç janë Drita/të gjitha Nënat”. Natyrshëm fjala e ëmbël, e përzgjedhur flet me një gjuhë të qartë, aty buron vetë dëshira e realizimit të ëndrrës së ngrohtë e mikpritëse poetike. Pikërisht aty ku poeti gjen fjalët edhe fjalët e përqafojnë fjalën e dëshirën e shprehur të poetit në vargje: “Ti nuk je/retë mbi qytet me nevrikosin/dhe shiu më lag bashkë me vargjet” (Bruqi, poezia: Qyteti ku të prita). Ndryshe retorika e Shefqet Dibranit nuk do të kishte atë vlerë që ajo ka në paraqitjen e saj artistike: “Në kohën kur po pushkatoheshin intelektualët/Ngritën në tempull vëllezërit analfabetë./Më thuaj ardhmëri, ku shkohet/Me logjikën kooperativiste të baltës?” Vajë medet sikur kjo të rindodhte edhe me poezinë sot.

Burimi: http://terziu.blogspot.com/2008_01_13_archive.html

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...