Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/20

Stefan Cvajg dhe tragjizmi i mjeshtrit të fjalës


STEFAN CVAJG

Stefan Cvajg, një nga shkrimtarët më të lexuar në gjuhën shqipe.
I madh, i këndshëm, madje i papërsëritshëm, i thekur në përshkrimet e nxehta shpirtërore, psikolog i jashtëzakonshëm në përshkrimin e gjërave të veçanta dhe të ndjenjave, filozof në idetë sado të thjeshta që përcjell, artist i vërtetë i fjalës poetike, të gjetur, me humor dhe të figurshme, jetësor në gjithçka edhe aty ku jeta merr fund siç mori fund dhe jeta e tij me kokën e rënë mbi tryezën e shkrimit, atje në qytetin bregdetar të Brazilit të largët.

PADURIMI I ZEMRËS

PADURIMI I ZEMRËS
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 268, çmimi: 800 lekë, 8 €

MARIA STJUART

MARIA STJUART
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 380, çmimi: 800 lekë, 8 €

LEGJENDA DHE PORTRETE

LEGJENDA DHE PORTRETE
Përkthyer nga Jorgji Doksani
faqe 204, çmimi: 600 lekë, 6 €

ELDORADO

ELDORADO
Përkthyer nga Doriana Ndoj
faqe 332, çmimi: 700 lekë, 7 €



Nga : Albert  VATAJ 

Të gjitha bukuritë që përmbushën një vullnesë hyjnore të njeriut në bashkëjetesën e tij me vetveten dhe botën, nuk mund të zhbëheshin pa u ndeshur me qëndismat e jashtëzakonshme, me të cilat Stefan Cvajg thuri individualitete dhe karaktere që do të vezullonin nga kjo bërthamë shndritëse rrëfimtare. Në kërkim të botëve të trazuara që daltuan me kujdes memorien e qytetërimit dhe mprehën me zemëratën e zjarrtë të rrufeve majat e kumtit, ai ngulmoi dhe u mbars jo vetëm me një zell qëmtese, por edhe me tragjizmin që përndoqi jetën e gjithë atyre, zymti, e cila u bë ngasje e ditëpasditshme deri në fundin e mbram. Shtjella që nxori në krye këtë mjeshtër të fjalës, këtë gjeni të mëtimit, do të vinte e të përzihej dhe të mbruhej dalëngadalë duke u kthyer në një magmë. Zemërata për një luftë të padrejtë,persekucioni ndaj popullit hebre, lëngimi prej përgjegjësisë së fajit, ikja dhe pamundësia për të rifilluar, për të ridalë rishtas në arenë, thyerja e qiejve dhe krahëve, skërmitja e dhëmbëve të ikjes, i zunë pusi dhe e ndalën për të mos e lënë të rendte më tej, atë që do të mbeste pena më brilante e letërsisë, Stefan Cvajg.Si sot, 70 vjet më parë, në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1942, në Gonçales Dias 34, në Petropolis, Brazil, dera e dhomës së gjumit e marrë me qira nga dy bujtës,qëndroi e mbyllur deri pak para pasdites. Personeli i shqetësuar njoftoi policinë, e cila shpërtheu derën duke gjetur mbi shtrat një burrë dhe një grua. Ky i vdekur ishte shkrimtari Stefan Cvajg, dhe bashkëshortja e tij, Elisabetë Charlotte. Ishte një pritshmëri, megjithëse për shumë bashkëkohës kjo ikje u përpoq të vishej me eufemizma. Gjithsesi, vdekja e tij do të ishte një fakt i pamohueshëm dhe një yshtje pikëllimi për gjithë botën e magjepsur nga fjala e Cvajgut.Megjithëse në letrën e lamtumirës e kishte lënë me amanet për një ceremoni mortore modeste, presidenti brazilian i asohershëm, Getulio Vargas, urdhëroi një funeral madhështor me shpenzimet e shtetit. Më shumë se 500 mijë njerëz mbushën rrugët e këtij qyteti pranë Rios, dhe arkivolët me trupat e pajetë të dy bashkëshortëve që përshkuan qytetin u kthyen në kreshta lulesh. Iku tragjikisht dhe mbeti kumtesa e tragjikëve më të mëdhenj të kohës, dhe jo vetëm.Kurrkush deri asokohe, tash, e në qasjen për nga vijimësia e qëmtesave dhe kumtesave tekstshkruese, nuk ka mundur që nëpërmjet fjalës të depërtojë aq thellë, që nëpërmjet ligjërimit të tij magjik dhe të pashoq, të bëjë për vete miliona lexues,të përlotë sy dhe të thyej zemra.Tançka në jetën e tij merrte mbi vete një tragjizëm dhe reflektonte në thellësinë e depërtimit hapësinor dhe shpirtëror. Jetët bashkëshortore, impulset yshtëse të brendisë dhe përjetimi i jetëve plot theqafje dhe qasje të ngulmët drejt apogjeut,nuk mund të mos bëheshe jetë në jetën e tij. Ai i jetoi pak nga të gjithë ata, të cilët i ktheu në përjetësi me penën e tij brilante, me mëtimin e tij dritëshpërthyes. Ai ishte dhe mbeti deri në shtratin vetëflijimit një vjenez tipik,plot sharm dhe finesë, ngarendas për nga botët dhe gjendjet që i mëtonin liri, një jetë e tjetërsoj, dëbuar nga rutina dhe myku i zvargie nëpër muret e kohës. Krijimtaria e Stefan Cvajgut është e larmishme, plot ngjyresa dhe trajtesa të njëmendta, përplot ndjesi dhe mëtim joshëse. Në galerinë e kumteve, novelat dhe tregimet, kjo narrativ e mëshimit nëpër ëndjet dhe pasionet e kohës, zënë një vend të konsiderueshëm dhe mbartin një vlerë, ndoshta vetmitare në kryerendjen për nga naltësitë etiko-estetike, botëkuptimore dhe kunguese. Autobiografitë për korifenjtë e mendimit dhe epokave janë të pazëvendësueshme dhe të patëdyta për nga përtëritja dhe reinkarnimi i gjendjeve dhe hapësirave të atyre që u përjetësuan nga kjo penë.Por gjithçka që shpirti i tij krijues gostiti në sofrën e madhe të botës së dijes,ishte përplot më atë që vetë Cvajgu përjetoi. Ata hynë të gjithë tek ai dhe dolën prej andej me moshën e përjetësisë.Në një plan tërësisht historik “Bota e djeshme” (libri i tij i fundit, një lloj autobiografi) është Vjena dhe Europa më 1914-n, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset fillimore, atje ku ai endi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i shpërthimeve të përhershme dhe të përgjithmonshme deri në të mbyllë të syve. Pati gjithëpoaq mjeshtërore dhe miqësitë, prej të cilave zgrapcim ato me Frojdin, Rilken dhe Valerinë, frekuentime, të cilat lanë gjurmë dhe plazmuan më me ngulm në brendinë e tij atë vetvete që hallakatej mes dyshimesh. Jeta e Cvajgut nuk është kurrqysh ajo e një bohemi andrallash dhe qëmtesazh gëluese,dritash dhe vezullimesh, përkundrazi në mes dhe brenda dy luftërave botërore, ai u përndoq nga fantazma e tërratisjeve që ngërthyen lirinë, për të cilën vetëm sa dëshiroi. Fati nuk luan vetëm në anën e tij. Ironia pothuaj sa ceket në ngadhënjimin mbi veten dhe të atypëratyshmen. Drama nuk përdoret kurrë deri në fund dhe psikologjia, me të gjitha rravgimet zemërthyerjet e pamëshirshme që gërmojnë në tabanin e çartun të botës së tij personale. Ai është mjeshtri i impulseve të fshehura, i eksesve të pasionit, i dashurisë së çmendur, i dëshirave të shfrenuara, dhe i konfuzionit të ndjenjave, i thellësive të paimagjinueshme të emocionit  njerëzor. Cvajgu, si biograf, u mor shumë me Dostojevskin, Verlenin, Niçen dhe sigurisht Frojdin.Kjo ka lënë gjurmë në universin e tij letrar dhe shpjegon dëshirën e tij pothuaj libidinale për të depërtuar zonat më të errëta të shpirtit.Disa gjendje psikologjike kanë pushtet shqetësues mbi mua; më duket shumë intriguese të kërkoj shkaqet e tyre dhe thjesht, prania e personazheve të jashtëzakonshme ndez tek unë dëshirën e zjarrtë për të ditur më shumë për ta, një dëshirë pothuaj aq e fortë sa dëshira për zotërim që gjendet te një grua, mendonte ai.Duke u rikthyer tek fleta e fundit e kalendarit, 23 shkurt 1942. Edhe këtu, si gjithmonë me Cvajgun, gjërat janë të turbullta, të zymta, plot me dyshime dhe dëshmime vetanake për të pamundurën në këtë pafundësi ngjarjesh që koha kungonte. Ai gëlltiti një dozë fatale Veronali në moshën 60-vjeçare, për këtë arsye befasuese që e shpjegon në një letër që shoqëronte vetëvrasjen e tij: thjesht, nuk kishte fuqi “për një nisje të re”. Ka diçka kaq të përulur dhe diskrete, të qytetëruar dhe të denjë në këtë arsye për t’u vetëvrarë. Mund të merren me mend shumë arsye për vetëvrasjen e tij. Ishte e pamundur të ikje nga një botë në luftë, me gjithë sigurinë që ofronte vila luksoze e Petropolis në Brazil. Me gjithë lëvdatat që i thur vendit në tekstin Brazili, tokë e së ardhmes, ai ndihej i vetmuar në bujtinën e tij të heshtur. Edhe pse larg rreziqeve të luftës, Petropolis nuk mund t’i jepte asgjë nga klima sociale dhe intelektuale, me të cilën ai ishte mësuar, edhe në Europën e zymtë të Luftës. Në kryeherën e të gjithave arsyeja e vetëvrasjes ishte shembja e botës së tij. “Gjithçka që vepra ime ka përfaqësuar përgjatë 40 vjetësh në botë, u shkatërrua”, – shkruan në kujtimet e tij te “Bota e djeshme”. Udhëtari i palodhur, i kohës midis dy luftërave, që kishte përqafuar gjithë botën, por që e dinte se një shtëpi e ngrohtë dhe mbrojtëse e priste në Vjenë dhe Salzburg, humbi busullën për të mos u kthyer më kurrë. Nga Austria në Francë, duke kaluar nga Anglia, ShBA dhe së fundi Brazili i largët, ai duhet të jetë ndierë si një thes i hedhur në lumë. “Nuk i përkas më vetes. Një pjesë e identitetit natyror të qenies sime u shkatërrua përgjithmonë”. Mund të ishte kënaqur me një jetë të re në Brazil,por kjo nuk bëhet kur je 60 vjeç; ashtu si ai shkruante, “bota e gjuhës sime u zhduk për mua dhe për universin tim shpirtëror, Europa u shkatërrua…” I flakur papritur në tymnajat e Historisë, ky njeri urban i Europës Qendrore u kthye në njeri të së djeshmes.Pas sharmit të botës së vjetër, në kompozicionin e tregimeve të Cvajgut, në letrën e lamtumirës, ngrenë krye demonët. Ai intrigohej nga mënyra sesi artistë të mëdhenj si Beethoven dhe Michaelangelo, frymëzoheshin nga dëshira demoniake, “vullkanike”. Por ajo që fshihej pas këtyre demonëve ishte diçka më pak e kapshme, më kobzezë, më fatale, sepse fshihej në personalitetin e butë, pajtues dhe depresiv të Cvajgut.Spektri i keqardhjes, spektri i asaj që ai mund të kishte qenë. Ishin ky kapërcyell i personalitetit të tij të lëkundur ajo që do të pikëniste rrugën pa kthim.Sikur kthimi pas të ishte i mundur, kujtimi të mos kapte për fyti çdo shpresë,dorëzimi të mos zbonte dëshirën, ai do të gëlonte, do të ishte sërish anipse duke u hequr zvarrë. Por nuk ishte pakt që mund ta bënte ai. Pa gjasë ishte e mundshmja që mes këtyre dyshimeve Cvajgu të kërkonte arsyen e mosarsyes, të ndiqte atë copëz të drobitur të vetes së tij. “Bota e djeshme” mbetet jo vetëm libri i tij i fundit,testamenti, kumtesa e mbrame me veten që tashmë nuk do ta dëgjonte, me botën e mbërthyer nga morsa e sertë e tragjizmit të fundit të shkrimtarit.“Kur u ktheva, pashë papritur hijen time para meje, ashtu si kisha parë hijen e luftës tjetër para luftës aktuale. Që atëherë, nuk më ndahet kjo hije e luftës, ajo mbulon si vello zie mendimet e mia, ditë e natë, ndoshta silueta e saj e errët shfaqet edhe në faqet e këtij libri. Por çdo hije, në fund të fundit, është bijë e dritës, dhe kush ka njohur dritën dhe errësirën, luftën dhe paqen, madhështinë dhe rënien, ai ka jetuar vërtet. Gjuha mund të duket e thjeshtë, por thotë se e kaluara gjen mënyra për t’u shfaqur në të tashmen dhe të ardhmen, dhe për të na bërë lodra të kohës. Hijet na njohin më mirë se njohim veten, ato na ngjajnë më shumë se mund ta përfytyrojmë. Ato hyjnë në zona që na trembin, ruajnë sekretet e tyre, tregojnë historitë e tyre, flasin gjuhën e tyre. Ato edhe parashikojnë çka do të ndodhë, dhe,siç shkruante Frojdi, rishpikin atë që mund të kishte ndodhur ose ndoshta ka ndodhur – kush e di? Hijet mishërojnë mënyrën, me të cilën kërkojmë fjalët për të folur për kohën, kur nuk kemi më kohë. Dhe mëtojmë se në këtë botë kapërcyellesh, tejet të trazuar, përplot me zemëratë dhe nerv, mes të pamundurave në kërkojmë vetveten, e cila nget pas hijes.

Dostojevski


NJERËZ TË VARFËR

NJERËZ TË VARFËR,
ËNDRRA R XHAXHAIT
Dy romane të shkurtër, në dukje të kundërt me njëri-tjetrin, por ka një fill që i bashkon të dy; i pari me një romantizëm shpërthyes e pasionant, të deklaruar dhe të dëshiruar; i dyti me një romantizëm të brendshëm epik, tronditës…
faqe 328, çmimi: 1000 lekë, 10 €

TË FYER E TË POSHTËRUAR

TË FYER E TË POSHTËRUAR

Të fyer e të poshtëruar”, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara.
faqe 368, çmimi: 1000 lekë, 10 €

I PANJOHURI

I PANJOHURI
“I panjohuri” Satirë? Apo një e qeshur e përmbajtur dhe e çuditshme, një e qeshur që të zbërthen brinjët pastaj?…………… Lexoni
faqe 276, çmimi: 1000 lekë, 10 €

NOVELA

NOVELA
Aty ku shpërthen bota e pasionit, e rënies shpirtërore, e disfatizmit të pa-shpirt, aty ku jeta bëhet e padurueshme dhe befas çel dhe lulëzon si të mos ishte gjë ajo e kaluar e pakmëparshme, aty ku dashuria bëhet një zjarr i këndshëm që i jep ngrohtësi jetës, aty ku varfëria gëlon dhe rritet në përmasa fatale, aty ku lufta dhe vesi bëjnë kërdinë, – është ngjyer pena e palodhur e Dostojevskit të madh. Dhe Novelat e tij ja tek janë para nesh si një monument letrar.
faqe 464, çmimi: 1000 lekë, 10 €

I MARTUARI I PËRJETSHËM & KUMARXHIU

I MARTUARI I PËRJETSHËM & KUMARXHIU
Në dukje qetësi sublime, nerva të tendosura, lodhje e përbindshme njerëzore, një gërricje e brendshme që të sakaton më tej, e megjithatë… Lexoni këta dy romane të shkurtër e të mrekullueshëm dhe do të ndiheni të shpenguar.
faqe 320, çmimi: 1000 lekë, 10 €

DJAJTË

DJAJTË
Ajo që demonizonte Dostojevski me këtë vepër të madhe, që pa frikë mund të quhet përsëri kryevepër e tij, ishte e keqja më kritike e shoqërisë ruse, anarkiste dhe e dërrmuar nga e ashtuquajtura frymë socialiste, pa ndërli-kime e artifisa të cilat letërsia dostojevskiane i kishte hedhur poshtë që në romanin e parë…
faqe 558, çmimi: 1000 lekë, 10 €

ADOLESHENTI

ADOLESHENTI
Bota intime e një djaloshi të zjarrtë përballë të papriturave të pakëndshme në një ndeshje të pakufishme me të vjetrën, bota e trazuar, e lodhur dhe e freskët njëkohësisht.
faqe 464, çmimi: 1000 lekë, 10 €

SHËNIME NGA SHTËPIA E TË VDEKURVE

SHËNIME NGA “SHTËPIA E TË VDEKURVE”
Kryevepra e vërtetë që hodhi themelet e romanit modern është pikërisht “Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve”, e shkruar me frymëzim të jashëzakonshëm e me thjeshtësi sublime…
faqe 292, çmimi: 800 lekë, 8 €

IDIOTI

IDIOTI
Idioti, kryevepër, letërsi e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur gjer në skalitje, durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje. Ajo që tregon Dostojevski me “Idiotin” e tij është madhështia e brendshme e njeriut, edhe në ato raste kur ai na shfaqet si humbameno, si i trashë, si një gjë pa pikën e vlerës e pa kurrfarë perspektive… Por a mund të harrojmë se shumica dërrmuese e njerëzimit janë të tillë?!
faqe 560, çmimi: 1000 lekë, 10 €

KRIM DHE NDËSHKIM

KRIM DHE NDËSHKIM
Vepra që bëri bujë të madhe në letërsinë botërore, madje u quajt roman i famshëm i psikanalizës që praktikohej për të parën herë dhe me mjaft sukses. Libri lexohet me ëndje të përveçuar, me një frymë dhe të mbetet në mendje për gjatë gjithë jetës. Romani botohet i plotë, është përkthyer nga gjuha ruse, origjinali, ku është ndërthurur bukur krimi dhe ndëshkimi i tij, bota shpirtërore e pasur, fryma ruse, sfondi social dhe gjer në detaje të holla është filigranuar çka ndodh thellë në shpirtin e njeriut.
faqe 456, çmimi: 1000 lekë, 10 €

Viktor Hygoi, gjithëkohësia e një kumtimi


Nga : Albert  VATAJ 

 
Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot 210 vjet nga tash. Franca priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti,Viktor Hygoin. Dashtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut.Përpos të gjithash ishte ati i romantizmit, si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një penelate tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç’burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjithnjë mes rrëfimtarëve ngadhnjyes. Tipat, karakteret, figura,episode, etapat, datimet dhe rëndiet historike, janë jo vetëm lënda e parë e asaj përmendore shtatlartë, por edhe brumi i një doktrine që me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kërkuan dhe përftuan përjetësinë. Edhe sot ndërsa matim kohësinë tone, në këtë turravrap të çmendur përnga zdiseku, përgjojmë pa shumë qëmtesë,praninë mes nesh të personazheve që skaliti mendja, zemra dhe pena e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shkullit XIX. Në këtë 210-vjetor të lindjes së Viktor Hygoit, pakkush ka mbetur jashtë asaj bote ngjethëse. Kurrkush nuk bitisi atë realitet cingëritës, atë univers ku hovtë një mllef dhe si një llavë flatëron gjithëkohësinë e gjëmimeve të brenshme të çdo shpirti. E gjithë kjo për ti dhënë përmasat e qiellit vullnesës për të drejtë dhe liri, dinjitet dhe dashuri. 
 
Vepra,
personazhet dhe  trillet e një ngulmi reargues, u bënë udhërrëfyes të rëndjes së gjatë të një creature letrare, që do ta ngjiste shumë shpejt të zotin e saj në fronin e famës. Gjithëkjo ka në thelb njeriun, atë brenda dhe jashtë nesh, atë më fatkeqin në kohësinë e vet.
Hygo e trajton njeriun në një mënyrë të tjetërsojtë nga sa e kishin mëtuar dhë qenë rrekur mbamëndjet kohore letrare. Veçmas kur gjen shteg dhe depërton në brendinë e tij të mistershme, mëdyshjet që ka njeriu rreth zgjedhjeve në jetë, konfliktin që gjallon në vetëdije, dhe metamorfoza që e përndjek në të gjithë hapat në të gjallë.Ai sheh anën vlertë të qënies, qëllimshëm për të nxjerrë që andej të virtytshmin.Nuk resht së lartësuari shpirtin dhe dhimbjen, ndërgjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltësuar dhe himnizuar këtë krijesë si gjithnjë të njëmendtë në mirësi. Sipas shkrimtarit njeri mund të bëhet i madh, i urtë, i dobishëm për shoqërinë, pavarësisht sesi ka qenë ai më parë. Ai depërton më në thellësi, ndoshta shumë më shumë se kishte mbërritur dikush, kur kungon atë ndërmëndje se “Xhelati kur përdor hekurin e skuqur, digjet pak edhe vetë, por kjo nuk i bën asnjë përshtypje. Ngaqë tjetri vuan më shumë, vuajtja jote s’të duket asgjë. Kur sheh sesi përpëlitet ai që torturohet për vdekje, të pushon menjëherë çdo dhimbje. Dëmto sa të mundesh, pa le të bëhet ç’të bëhet. Kur u bëni njerëzve keq, ju merrni përsipër një farë përgjegjësie. Duke vënë tjetrin në rrezik, ju vini edhe jetën tuaj në rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu përmbysë pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun që është me të vërtetë i keq. Vuajtjet e njerëzve janë gëzim për të. Ai dëfren kur sheh tjetrin që sfilitet. Vuajtjet e ngazëllejnë pa masë. 
 


Atij i këndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janë fjalë që duan të thonë se dikush flijohet për të kënaqur tjetrin. Sa gjë e trishtuar: edhe vetë shpresa mund të ketë një kuptim të mbrapshtë. Të kesh mëri dikë, do të thotë t’i duash të keqen. Pse jo të mirën? Mos vallë sepse vullneti ynë priret më shumë nga e keqja? Një nga detyrat më të rënda për njeriun e drejtë, është të shkulë vazhdimisht nga shpirti i tij një keqdashje që mezi duket. Pothuajse të gjitha dëshirat tona, po t’i këqyrësh hollë përmbajnë diçka që do na vinte turp t’i rrëfenim.Por keqbërësi i përsosur, mendon Hygo, dhe në botë ka vërtetë një përsosmëri të fëlliqur, ndjek këtë rregull: Sa më keq për të tjerët, aq më mirë për mua.Ndërgjegjja e tij është një guvë e errët .Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, të cilat përfshinin çështje të nalta dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike të historisë së asokohëshme. I trajtoi ato
me një stil të lartë dhe finesë, dritëpamësi dhe fundament, nuk është aspak i mërzitshëm edhe pse shpesh ndalet në detaje që dlirin dyshimin në trill dhe mishërojnë çdo çast me shkëlqimin e vet të ngrysët dhe trishtimin pikëllues.Gjithmonë në këtë lojë ligjëruese, ka ndopak andje dhe hir për tu përfshirë,gjithëpoaq, ke diçka për të reflektuar mbi atë që trajton me aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem një sentencë që ka fuqinë e një bërthame shpërthimi brendie, që të ngas me forcën dhe magjinë e një Circe dhe të përfshijë në vorbullën e përjetimit. Për formësimin e një botëkuptimi letrar, përvoja me kryeveprat e shkrimtarit të madh, “Njeriu që qesh”, “Katedralja e Parisit” dhe “Të mjerët”, është kryekëput një ndikesë për nga përfundimet dalldisëse, të cilat lënë në gjurmën e kohës dhe në përcjelljen kundruese, gjurmë që drithërojnë. Gjithsesi këto tre vepra,dhe jo vetëm, ishin njëkohësisht dhe pasaporta ndërkombëtare e Hygoit. Mbeten sakaq emblematike për galerinë e shkrimtarit. Njëherash janë realitete letrare që
paraprijnë në yshtjen e stuhishme drejt kreut këtë penë. Kohësia e këtyre veprave mëtoi në sentimentet e një qëmtesë kushtruese. Pas personazheve të skalitur me daltën e këtij dimensioni të gjithmonshëm letrar, asohere kur u botuan, sefte, në të tashmen e kohës, kur erdhën në shqip dhe u bënë yshtje e netëve pagjumë, në të sotmen e përgjithkohë, mbeten të jashtëzakonshëm. Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi janë të gjithëkohshëm. Kumti i tyre ishte, është dhe mbetet në kohësinë e gjithë shtresime shoqërore, një shkundje nga themelet, një ndërmëndje shoqërore që udhëton dhe jeton me elemnetin thelbësor të ekzostencës, njeriun, asohere, tash e në të përgjithmonshmen. Manteli që veshi këto personazhe është reja e zezë që noton edhe në qiejt modern, duke gërmushur me nervin e hakërrisë paqen e rrejshme sociale,patosin dhe shtrirjen jargavitëse ndjesore.Gjithëpoaq , Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore, në të cilat bazohej letërsia franceze e askohëshme.
 

Stili i tij epik dhe lirika janë të paarritshme.  Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë, jo gjithmonë të lumtura, për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.Kreatura shkrimore dhe padyshim thellësisht ndjesore, arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur një lloj njëmëndësie të patjetërt evropiane.Në kacarritjet drejt apogjeut të shkrimtarit, nga shumësia e faqeve që mëtojnë atë dhe veprën lexojmë se: Më 1827 do të merrte jetë një prej regëtimeve tekstshkruese të allasojta. Në këtë sprovë Hygoi orvatet të shtjellojë dramën historike për teatrin Kromuell, vepër e cila u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike. Më 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe bashkëshorti i saj, lajm me të cilin shkrimtari u njoh nëpërmjet gazetës Siecle (Shekulli). Kjo humbje dhe rrëzimi me “I Burgravi”-n 1845,  u zymëtia që do ta mbanin qiellin e tij letrar për dhjetë vjet në natë ferri. Më 1848 Hygo e sheh veten si deputet në Asamblenë Konstitutive. Grushti i shtetit më 1851 do të kurorëzonte në pushtet Napoleonin e III duke e vënë këtë në një pozitë duale. Lekundjet në politikë dhe qëmtesat oponente, nga njëra anë,reagimet që mbartnin zemëratë për regjimin, nga kahu tjetër, e detyruan të arratiset në ishullin Guernsey, ku jetoi me vragën e mërgimtarit 15 vjet. Këto vite i dhanë Hygoit statusin e babait të atdheut në mërgim. 

GAVROSHI

VIKTOR HYGO
Përkthyer nga Enver Fico
faqe 108, çmimi 300 lekë 3 €

KOZETA (me ilustrime)

VIKTOR HYGO
Përkthyer nga Enver Fico
Ilustrimet Ledia Kostandini
faqe 24, çmimi 200 lekë 2 €

KOZETA (libër)

VIKTOR HYGO
Përkthyer nga Enver Fico


Sakaq kyçet një etapë me kontraste të forta për tu hapur një tjetër, e cila merret me formësimin e figurës së tij mitike,si poet dhe në të mëvonshmen, dorzania në traditën historike letrare. Sakaq është në fillesat e saj rëndia drejt famës, e cila ndiqet kronologjikisht me satirën “Napoleoni i vogël”, (1852), “Ndeshkimet” (1853) në vargje, për të vijuar me ndikesat humanitare te “Mendimet” (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve”. Në këtë Viktor Hygo përshkoi mespërmes historinë e njerëzimit nga gjeneza deri në shekullin e XIX, trepjesësh që u mundësua për publikun, respektivisht (1859-1877-1883). Në këtë të gjallë të tij përplot vrull letrar dhe kumteve shpërthyese do të merrni jetë kryeveprat e përbotshme  “Të mjerët” (1862), “Punëtorët e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh” (1863). Këto  kapërthime në lartësitë e krijimit do të përziheshin me një radhë fatesh të kopra që i krizën zemrën.Romantizmi, rrymë letrarë që ushqeu me vetveten, Hygoi, ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Ishte në kryeherën e vet, një vullnesë për të ndryshuar, një rrjeshtim i zëshëm për të dëshmuar dhe për të mëtuar vetvetes dhe botës, kjartazi, gjithëkohësisë, të drejtën për të rendur gjithnjë përpara, për njeriun, brenda, thellë brenda tijë. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII, erdhi si domosdo dhe orakull.Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e romantizmit spikaste Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romantizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit. Kumti i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai bëhet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi kjo ajkë e këtij sistemi vlerash përfaqëson një sinteze fatesh të shekullit XIX. Krejt në mënyrë të beftë do ta shihte veten në shtjellën e “militantëve romantikë”, të cilët grupohen për ti dhënë shpirt drejtësisë,revolucionit. Ai ishte dhe mbeti përjetuesi dhe kumtuesi më i pashoq i personazheve emblematike, jetëve dhe fateve të përgjithmonshme. Ata ishin në kohën e tij, në të atyren, në tonën, dhe ne do ti lejojmë të jenë të gjithkujt, jo vetëm si portrete,si personazhe, si ai, ata, ato që kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi, nga Kuazimodo te Tribuleti, nga De ate Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot janë dukshëm në tashmën moderne teksa mëtojnë deri në plotësinë e personazhit që Hygoi e vendosi në shumëkohësi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonjë yshtje prej orakulli se sa një përkim ojnak që realitetet mveshin në të tashmen e tyne në gjithëkohësi. Përplotëson vetëvetja e epokës hygoiane, me Gavroshin që spërkat dhe njolloj shkëlqimin mondan të qendrave urbane dhe ngrihet në kultin e periferisë, nën këmbët e vërshimit të një botë që ka në filozofinë e vet bërjen e maskave dhe çjerrjen e fytyrave, në një farë qasje prej Guimpleni.Ndryshe nga pararëndës dhe passhkues, ai nuk kishte një fat tragjik, thjeshtë jeta tek-tuk e çukiste me rrufe kreshtën e tij të fatit, përzhitje të cilat ai nuk i fshehu, përkundrazi i bëri limfë përmbajtësore të veprës. Mbylli sytë më 22 mars 1885 në shtëpinë e tij në paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës. Ishte dhe mbeti për shumë kohë një ceremoni lamtumire madhështore, si e meritonte Viktor Hygoi. Iku për të mbetur jo vetëm në bibliotekë, në mëndje dhe në përjetime, por edhe në të tashmen, si i gjithkohëshëm.

Katër qirinjtë……


Nga : Bora  ZENUNI 

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .
- Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht ..
- Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti ….
E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë …Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..
Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë :
Unë jam Shpresa .
Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.
Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë…
……dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë …

Martin Camaj, shërbestari vullnetmirë i shqipes



Shkruan : Albert  VATAJ
Njëzet vjet më parë do të shuhej një prej pishtarëve më kulmues të shqipshkrimit. Një zemër e tretun tuj shndrit u ndal për me lan mbasvedi, vullnesën e mirë të endun me përkujdesin që diti vetëm ai për me e dëshmu. Martin Camaj me mbylljen e syve, ndal kandën për me shkel në tokën amë, por kurrkush dhe kurrqysh nuk e vuni nën fre dritimin që feksi ai ndër shqiptarë dhe yshtja e pashoq që u ngas për njëmendësimin e njohjes dhe pranimit të veprës së tij dhe dialektit geg, që ai lëvroi me parmendën e rand të mërgimtarit. Camaj, megjithëse në të gjallët e tij nuk i’u dha e drejta të shkelte në tokën amë, për kurrnji moment nuk u shqit shpirtit të lënduem dhe plagëve lënguese të shqiptarëve.  Në dheun e marrun borxh, ku dhe u tret mishi dhe prehen kockat e tij, ai si një Sizif u ngjit majës së përfaqësimit të shqipes. Një prej mëtimeve ngadhënjyese dhe vetëmohuese, pamëdyshje mbetet lëvrimi i gegnishtes, dhe arbërishtes. S’andejmi ai mundi me dëshmu botnisht mbi atë që vete ka të mbrujtun shqipja dhe shqiptarët. Shërbesa që i bani gegnishtes, e pse jo dhe arbërishtes, mbeten në kryeradhën e tana përpjekjeve të mahershme dhe të tashembasshme. Ngritja dhe trajtimi i tyne në rrafshin shkencor, e dëshmon masmiri këtë. Ngulmi i papramun për të mëtu gjithseçka të mirë, e për me i shtru në një sofër larushinë e dialekteve si vlerë gjuhësore e dallon atë dhe e rrjeshton në rendin e etërve të shqipshkrimit.Camaj edhe pse u përndoq, u përjashtu, u anatemua, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq se ai ishte arratisun, apo kishte blasfemuar ndaj kujt, por prej tekstshkrimit gegnisht. Megjitjkëtë ai nuk e flligu gojën dhe shërbesës ogurmirë nuk i’a vuni damkën, e cila mund të gjehej e përligjun te ndokush tjetër por kurrqysh jo tek ai. Tuj dëshmua mendimtarin e epërm, merr ndonjiherë rol atnor dhe këshillues për tana ata që kanë në dorë shqipen dhe i’a duan t’mirën asaj. Ai nuk bani dallime e dasi, nuk e kqyri shqipen vetëm të toskëve dhe të gegëve, por të shqiptarëve dhe për këtë ai mëton: “Besoj se duke ecë krahas gegnishtja dhe tosknishtja e shkrueme apo letrare, si dy mortra të mira, pa ja pré rrugën njana-tjetrës, kanë me viju mâ me fryt të gjêjnë pikat e përbashkta, si mbas një zhvillimi normal. Kjo rrugë âsht e domosdoshme të ndiqet poqese dëshirojmë që novela e romani shqiptar të mbërrijnë në sferat e një stili të kulluet artistik”. Ai kur shton kësisoj, ka parasysh dhe naltësimin që ka një komb që pranon diversitete dhe nuk priret prej qëllesave anatemuese, me nda dhe me veçu. Kinse, kqyrim shpërthimet greke të patëdyta në letërsi, që lejuan ngritjen e kreshtave, anipse u endën në avelmenin e dialektores. Për me ardh masanej te trualli ynë, dhe veçmas te shkrimtaria e Fishtës, Mjedës, Koliqit, Shantojës, Prenushit, Haxhiademit, Konicës, Nolit, Poradecit, Kutelit, Asllanit, e shumë të tjerëve, që lindën e u naltësuan, pa hyqmin e shqipes së njësuar, standartit. Duke mos pas tavan mbi krye, ata krijuan atë thesar, të cilin me krenari munena me e pagzu si testament të vlerave të njimendta të letërsisë shqipshkruese. Camaj rendi tuj shkru e lëvru gegnishten, pa e ndal turrin, e pa kqyr përsipër nëse kishte qiell për kreninë e tij, apo jo, nëse kishte kresht për me e majt këtë naltësim. Gjithë sa bani ai e rriti brenda vetes me tagrin një besimi dhe mëvetësie që kishte si zanafillë, si vazhdë dhe si mbramësi. Vepra u rrit me të, dhe ai e gjalloj përbrenda vetes çdo faqe të saj në një marrëdhënie njësimi. Ata i dhanë dhe morrën prej njani-tjetrit shumëçka, por në kryerend, motivin e ngulmit për me u ngjit në ma t’naltat kjartësina, prejnga nuk do të mund t’i zdrypte ndokush. Mveshun prej kësaj magjie dhe ngadhnjimi, ai ban me dije se: “Jeta ime âsht nji luftë për gegnishten, një luftë për mbijetesën, frymën e qenies, të dikurshmen dhe ardhmninë, një luftë jo me mbetë gjallë, por me ruejt të pastër fillin e amës së gjuhës dhe artit, mbi të gjitha me shpëtue shpirtin krenar të shqiptarit”. Bash njikshtu i bzani zemra dhe ia ligjëroi penda, këtij kolosi të mendimit dhe letrave shqipe. Ma shumë se një perifrazë, një urti e nxjerr prej lëmit të tij letrar, kjo është një sentencë e gjithë asaj përpjekje të pashoq që ai bani për shqipen dhe kandën artshkruese të saj. Ai  me këtë dëshmoi njëmëndësinë e asaj që e udhërrëfeu atë dhe duhet të ysht tankënd që don me lan mbas të gjallëve të tij, një vepër të patëdytë, një kreni për tankush e njohu dhe e përcolli asohere dhe tashembas. Gjithqysh, në kryeherë, gegnoshtja dukej se do të ishte për të një sfidë, një apogje ku ai ngulmonte të ngjiste kreaturën që shfaqet tetan çka ai la, që nga poezia, proza, drama, pa i lan mënjanë edhe në ngulmime të tjera që prekim punë të tij studimore dhe shkencore. Poetët dhe narratorët që skaliten letrat shqipe në këtë dialekt, siç mund të përmendim, Ndre Mjedën, At Gjergj Fishtën, Filip Shiroka, Ernest Koliqi, Migjeni, etj fillëruan rrugën e tij shtegngushtë dhe përplot me hendeqe. E ai nën vullnesën shndritëse të këtyre titanëve të gegnishtes rendi, për të sosur të gjallët e tij, 20 vjet më parë, dhe për të lënë një vepër me vlera të njëmendta.  Një meritim të veçtë, Martin Camaj mvesh kontributit dhe emrit të tij dhe teksti arbërisht. Mbamendjen e ketillë dhe shkrimtaria e tij, ka ngucatun studiuesi Behar Gjoka, i cili e ka qëmtuar këtë ngarendje të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut, dhe jo vetëm. Sipas tij, romani “Karpa”, novelat “Shkundëllima”, dhe “Fshati me shtatë gjuhë”, që e marrin motivin nga jeta e arbëreshëve, shpërfaqin përkujdesin e Camajt për arbërishten. Studiuesi “guxon” ta rëndisë Camajn të parin që ka lëvruar këtë copëz të vyer të shqipshkrimit. Sipas tij, Camaj është rilindasi i fundit që mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve. Nën barrën e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se këto dy variante vazhdojnë të jenë funksionalë, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor, saktëson studjuese. Tekstet e tij letrare, dëshmojnë se bashkë me ikjen, Camaj mori me vete zhguallin e gjuhës, pra dialektin e gegnishtes, por edh jo pak dromca të variantit të arbënishtes, të cilët edhe në vetmi të plotë, edhe në kundërshtim me normat e 1972, i mbajti gjallë, si me thënë e mbajti të ndezur kandilin e ligjërimit letrar, gjithnjë si gjuhë e autorit dhe e letërsisë. Nga ana tjetër, me vlerë jetike janë edhe udhështegtimet e shkrimtarit në Prishtinë, Beograd, Romë dhe Mynih, që i shërbeu si një dritare e madhe për ta rreshtuar ligjëratën letrare në rezonim me ngjyresat bashkëkohore evropiane. Si ligjërues letrat, si qëmtues dialekti dhe si yshtës i vlerave të nëpërkëmbura në vendin e amës, Camaj dallon edhe për një frymë moderniteti, duke u bërë sakaq dorzan i një letërsie ndryshe, që po lindte. Poezia, gjithashtu mbart një trajtesë të atillë që ndeshet ndër përkimet e mjeshtërve të ligjërimit të asj kohe. Camaj me krjimtarinë e tij, mbajti shqipen dhe shqiptarët në radhën e atyre letërsive dhe kombeve që zotonin universin e letrave. Siç asht përshkru edhe në enciklopeditë, Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit, Shkodër, më 21 korrik të vitit 1925 dhe vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih, bash 20 vjet më parë. U dha me mish e me shpirt shkrimtarisë, të cilën e endi me dialektet që ai gaditi me ëndje dhe kreni. Edhe si albanolog, mbetet një dimension i pamatshëm. Në Shkodër, në Kolegjin Jezuit ai mori edukatë klasike dhe më tej studjoi në Beograd romanistikën, mori gjithëpoaq mësime edhe nga teoria e letërsisë dhe gjuhët sllave. Në verën e vitit 1956 largohet edhe nga Jugosllavia dhe shkon në Itali për studime pasuniversitare. Në Romë doktorohet dhe drejton revistën “Shejzat” si kryeredaktor, nën përkujdesjen e Ernest Koliqit. Këtu njihet më përseafërmi me botën arbëreshe, dhe nis e mëson shqip. Nga Italia largohet në vitin 1961 dhe vendoset në Munih të Gjermanisë, ku bëhet profesor i studimeve albanologjike. Atje ai ligjëron letërsinë shqiptare deri në fund të të gjallëve të tij. Emri dhe krijimtarinë  e Camajt e kudogjejmë në gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Qëmtimet akademike të Camajt u ngulmuan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë Jugore. Mëtimi letrar i Camajt në 45 vjet kumton disa hope të njimbasnjishme zhvillimi. Ai e pikënisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik përgjatë gjithë jetës. Anipse vitet e fundit të përkushtimit i’u dha ma s’shumti prozës. Galeria e tij krijuese asht e bollshme e plot larushi. Varganin e gjatë të asaj pene e pikënis: “Nji fyell ndër male” -Prishtinë 1953, për me vazhdu me “Kanga e vërrinit” -Prishtinë 1954, “Djella” (novelë) – Romë 1958, “Legjenda” – Romë 1964, “Lirika mes dy moteve” – Munih 1967, “Poezi” (1953-1967)- Munih 1967, “Njeriu më vete dhe me të tjerë” -1978, “Poezi 1981, “Drandja” (proza poetike)- Munih 1981, “Rrathë (novelë) – 1981, “Shkundullima” – 1985, “Karpa” (novelë) -1987. Vijon kjo kolanë krijimtarie e Camaj me botimet dygjuhëshe, “Poezi” (shqip-italisht)- 1985, “Me pendlat e korbit të bardhë” (shqip-gjermanisht). Për me vazhdu me një syshikim në lëmet e tjera të letrave, përpjekjet e tij albanologjike, gjuhësore, estetike, studimore, eseisike: “Meshari i Gjon Buzukut” – Romë, 1960, “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” – Wiesbaden 1969, “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” – Firence 1971, “Antologjia: Këngë shqiptare” – Dusseldorf 1974, Gramatika shqipe – Wiesbaden 1984. Tankjo mëvetësi krijuese, ndryshe ngase priret prej shumë emnash dhe penash që kanden duke mbete brenda vetes dhe duke mbushin zgafellën e vetmisë së tyne, Camaj e bani gjithseçka, ngriti deri në zenit ngulmin e vlerës dhe mëtimit, vetëm dhe veçmas për shqipen dhe shqiptarët, për vendlindjen dhe gjakun e t’parve. Megjithëse ai gjithë veprën e tij e shkroi jashtë Shqipërisë, në Beograd, Romë, Mynih, s’mundi me ken tjetërkush vetëm biri i Temalit, anda e një trolli të ashpër dhe ora e një djepi të mirë. Tançka bani e gjithçka la, kjartazi dhe dashtazi e kishte për bashkëkombasit e tij, të cilët edhe tash nuk asht se e njohin dhe aq edhe pse ai tashma asht riatdhesu si kijimtari, si botkuptim dhe si gjënezë, përkundër një dasie të stërgjatë që mbolli komunizmi ndër shqiptarë. Ky shërbestari vullnetmirë i shqipes, diti me shkru fort mirë emrin e tij në historinë e letrave shqipe dhe me mbet aty, ndoshta jo me hatrin e shumëkujt, qi u mundun me e mbajt larg këtë kolos të mendimit. Tash, shumëçka ka mbetun mbrapa, kujtimet e zehërta të një anateme, shija e helmët e do gojëve të liga, e kanda e vrame e një armate ngrehaluce mediokrish, të cilët tuj dasht me ndalu Camajn, guxun me besu se po e mbanin të përjashtume, gegnishten. Por ky dalzotës i këtij dialekti, diti dhe mundi me qëndru, me besimin se dokurdo do të lindte ajo ditë përplot me dritë pranie, pranimi dhe mëvetësimi të shqipshkrimit.

Një popull që mëton tardhmen e ndritur duhet të punoi më shumë sesa të flas shumë…

I



BASHKIMI KOMBËTAR NUK ARRIHET ME PARULLA FOLKLORIKE


3 pamje nga Kosova .....


 



                  Nga Xhevat Rexhaj


Një popull që mëton tardhmen e ndritur duhet të punoi më shumë sesa të flas shumë…

Bashkimi i sotëm i shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim të shpejt , por për konsensus të të gjithëve neve shqiptarëve. Në këtë rast shteti, apo qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave politike me vizione tqarta.
Gjermania punoi, u zhvillua në të gjitha sferat jetësore, u bë fuqi ekonomike dhe demokratike europiane dhe botërore, dhe kur iu ofrua rasti e ribashkoi Gjermanin, shkurt e bleu ngase ishte përgatitur 45 vite me radh.
Ndersa ne shqiptarët mjerishtë ende nuk prodhojmë miell të mjaftueshem për magjet tona e në anen tjeter kerkojmë bashkimin apo ribashkimin kombëtarë! Athua mos po ia bëjmë vetem qejfin vetes?

Në kohën kur shtetet shqiptare, njëri i formuar zyrtarisht para 100 vjetësh dhe tjetri formuar me 1990-91 dhe i zyrtarizuar me njohjen nderkombëtare me 2008, ende nuk janë në gjendje që me mjete dhe burime vetanake ta mbajnë me bukë popullatën, ku nuk ka ekonomi të zhvilluar, demokracia dhe shoqëria në pergjithësi ende janë në perpelitje me dukuri negative të së kaluares, mirëqenja sociale dhe punësia janë larg normales dhe të duhures, pra thjeshtë ka aq shumë mangësi në perpelitjen tonë sa duhen edhe dekada që të mund të ngjitemi shkallëve të nji zhvillimi më të madhë në të gjitha sferat e jetes. Megjithatë edhe pse keto fakte dhe deshmi janë të prekshme dhe të pashme ne kemi disa njerëz që i thonë vetes liderë e çka jo tjeter, dhe grupacione që për momentin merren me tema të planeteve tjera të cilat ende nuk i ka zbuluar as Amerika. Jetojmë në kohën kur ende jemi dy shtete me kufij të pacaktuar, ku një numër i madh i shqiptarëve jetojnë edhe në shtetet tjera fqinje, dhe një numër shumë i madh i shqiptarëve në mërgim, jetojmë në kohën kur ne ende jemi të pastabilizuar në shumë fusha jetësore dhe shtetërore për të funksionuar si shtete të forta dhe të demokratizuara, jetojmë në rrethana të vështira ku plot gojën e kemi shtet dhe kombëtarizëm e gati të gjitha veprimet i kemi bajraktareske dhe të përçudnuara. Jemi mbase populli i vetëm, në Evropë po se po, por edhe më larg fatkeqësisht ku vështirë komunikojmë njëri me tjetrin në mënyrë të qytetëruar, qoftë si individë, si grupe apo edhe si parti politike, apo edhe institucione. Fatkeqësisht kemi veti të epokës mesjetare, shajmë lehtë, degradojmë figurat tona kombëtare lehtë dhe pa fakte, shpesh ngrisim liderë të rrejshem dhe të dobet në bazë të folklorizmave të rrejshem patriotik të tyre , shantazhojmë lehtë njëri tjetrin dhe i kemi dy fjalë mbase më të përdorurat në përditshmërinë tonë, që tek qytetërimet e tjera zor se i gjen: tradhtar dhe shpiun?! , dhe mjerishtë si shoqëri ende merremi me pasojat e jo me zgjidhjen e nyjeve tona që na e rendojnë barren në trupin tonë .
Nga njëra anë dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës së civilizuar dhe të superzhvilluar ekonomikisht , me shoqëri të demokratizuar, me sundim të ligjit, me pasterti të figurave politike, me sigurime dhe sherbime të duhura sociale e të mira të tjera, ndersa në tjetrën anë jemi po ata që e shajmë Evropën për të pamirat tona, sepse nuk na kanë ndihmuar me kohë se do ishim në të gjitha trojet të bashkuar ( keshtu themi ne me nguti) , e pa na shkuar mendja se ne sigurisht që me shekuj do ishim të bashkuar sikur të mos i kishim kapriciozitetet tona dhe të metat tona që na përcollën me shekuj, e kjo më së shumti ndoshta ishte edhe si pasojë e sundimit të gjatë barbar turko-sulltanez, e më vonë atij serbosllav. Të jemi më realistë, i huaji nuk mund të të ndihmojë, nëse ti nuk e ndihmon veten ose së paku të mundohesh. Jo, këtë ne fatkeqësisht nuk e bëjmë as sot e kësaj dite. Të shikojmë shtetin tonë Shqipërinë, po të mos ishte perëndimi në vitin 1997 Shqipëria do të zhbëhej, Shqipëria nga vetë shqiptaret do të plandosej fare për toke, do të ndodhte tragjedia kombëtare me gabimet dhe ndërsdkamcat e vetë shqiptarëve, e njëjta gjë ndodhë edhe sot kur shteti përgatitet për në të hyrë në Evropë, për të mirën e lëvizjesë së lirë të shqiptarëve dhe mirëqenien e tyre, për të fituar peshen e vetë në politiken europiane, për të pasur një mirëqenje më të mirë shqiptaret e Shqipërisë, por jo kjo rrugë pengohet ende, ngase kemi ende falangën komuniste e cila është e gatshme që ta rrenojë për së dyti atdheun e vet, janë të gatshem që vetem për hirë se në krye shteti gjindet nji “ Malok” ta plagosin shtetin dhe ta pengojnë ecjen drejtë Evropës e me këtë i bejnë argat armikut tonë shekullor Serbisë që ajo të futet para Shqipërisë në EU dhe pastaj ne shqiptarët i biem kavallit?! A ka më marri dhe më tragjedi se kjo çfarë po ndodh me shqiptarët ? e këtej ka të tillë që mashtrojnë një shtresë të popullatës me parullat se do ta bejmë bashkimin e trojeve etnike e pa patur asnjë adut të mirëfilltë për kete qeshtje!. Kemi edhe rastin e Kosovës kur Amerika me aleatët u desh të intervenojnë me luftë ndaj ish mikut të dikurshëm të Evropës, Serbisë, dhe ta çlirojë Kosovën e ta finalizojë pavarësinë e saj. Pra nuk është bardh e zi, është realiteti dhe vullneti i vet një populli që të eci përpara dhe të kërkojë ndihmë nga aleatët kur ka nevojë për të, por jo të kerkojmë ndihmë edhe për detyrat shtëpiake që duhet të zgjidhen vetë nga shteti dhe qytetarët. Në Shqipëri, në vitin 1997 u vranë mes vete me mijëra shqiptarë, e njëjta gjë do të ndodhte edhe në Kosovën e pasluftës po mos të ishin ushtarët e Natos, -pra të Amerikës, këtë duhet ta pranojmë edhe nëse na dhemb, ngase gjërat diheshin dhe dihen sot e kësaj dite se inatet tona dhe marrëzit tona na u kanë hakmarr gjithnji. Pra të jemi pak real e jo bukëpërmbysët, ta manifestojmë dashurinë deri në kufij të caktuar ndaj atyre që na bënë sot të lumtur (pa i mohuar kurrë sakrificat dhe veprimet tona shekullore ngase ishim ne shqiptaret vetë që kurrë nuk pranuam pushtuesit ,por mjerisht nuk dijshim të shfrytzonim rastet historike sikur asaj kohe pas perfundimit të LDBsë kur paria komuniste enveriane shiti interesat kombtare për internacionalen socio-komuniste), dhe të lirë.
Nëse dëshirojmë të jemi kërthiza e botës (që nuk mund dhe nuk do jemi kurrë, se bota është me plot kërthiza), atëhere së pari duhet të jemi kërthizë për vete, duhet të duam shtetin, duhet të punojmë për shtetin e jo të bëjmë pallavra se duhet të bashkohemi menjëhere në një shtet se kemi të drejtë se jemi të gjithë shqiptarë e çka jo tjetër, e në praktikë nuk bëjmë asgjë për këtë ideal që, sigurisht se dikur do të arrihet, por së pari ne duhet të forcohemi në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak, të kemi nji shoqëri të fortë demokratike ku do të sundoi ligji dhe rendi, ku ne do ta respektojmë dhe do ti paguajmë tatimet shtetit, kur nuk do të kemi qeveritarë hajna dhe të kriminalizuar, kur populli , pra qytetaria nuk do të mendoi se si të ikin nga tatimet duke u arsyetuar se po vjedh pushteti andaj do vjedhim edhe neve , si dhe shumë gjëra të tjera të domosdoshme që të funkcionojmë si shtete demokratike, e athere lirshem mund të punojmë dhe realizojmë bashkimin kombëtarë me vepra e jo me llafe tkota turbo-patriotike të rrejshme.
Atëhere kur ne shqiptarët, pra të dy shtetet tona të kenë një zhvillim të madh ekonomik, të kenë infrastrukturë të fortë të të gjitha fushave jetësore, të jemi të njohur në botë me prodhime tona, me sport, me turizëm me kulturë dhe me mirëqenie të përgjithshme, e atëhere do të bëhemi së bashku, ngase realiteti në terren do ta mundësojë këtë hap të realizueshëm me mençuri. Si të bëhemi bashkë kur ne shqiptarët nuk kemi fabrika as të biçikletave, shteti ynë nuk e ka asnjë aeroplan së paku udhëtarësh, nuk kemi rrymë të mjaftuar, nuk kemi as përgjegjësi ndaj të tashmës e lëre më të ardhmës, nuk kemi ende vetëdije të dashurisë ndaj shtetit, për hesape personale e hajmë dhe e shkatërrojmë shtetin, ky është realitet i dhimbshëm i yni.
E duam bashkimin e nuk mendojmë se nuk jemi Gjermani, e duam bashkimin e nga ana tjeter partitë politike dhe liderët e ndryshëm me pasë mundësi ia marrin jeten njëri tjetrit, e duam bashkimin e për ideologji të ndryshme i përdhunosim figurat tona më të ndritshme kombëtare që punuan dhe vepruan tërë jetë e tyre për bashkimin kombëtar, e duam bashkimin e ende merremi me idetë e armiqëve të kombit, leninizmit-stalinizmit-titizmit e enverizmit. Jo, me ide të tilla vetëm se do zhytemi edhe më shumë në humnerë, nga e cila mjerishtë ende nuk po mund të dalim !.
Që ta bëjmë bashkimin si një vizion për të ardhmën duhet të bëhet shumë, qytetarët shqiptarë kudo në trojet e tyre do të bashkohen atëhere kur të vetdijësohemi të gjithë dhe të jemi syçelë për të ardhmën, atëhere kur emrave të mëdhenj të historisë shqiptare dhe asaj botërore pos emrave të mëdhenj të kombit tonë që terë jeten ia kushtuan shqiptarisë të i bashkohen edhe emra të rinjë me ide perparimtare, të bazuara në realen e sotme ku teknologjia dhe shkenca, shkollimi dhe edukimi, mirëqenja dhe dashuria e vertet për shtetin të jenë referencat e tyre kryesore. Që dikur të realizojmë bashkimin kombtarë së pari duhet të forcojmë dy shtetet tona, të jemi prezent dhe të denjë në forumet nderkombtare, të ruajmë dhe çmojmë vlerat tona të mirëfillta, të marrim mësime nga demokracitë e mëdha perëndimore, të respektojmë tonen por mos ta hudhim të miren e të huajve. Bashkimi kombtarë kurren e kurres nuk vie me parulla proletare, por ai vie si rezultat i punës së menqur dhe krijimit të miqësive me të fortit dhe të mëdhenjet e botës, shumicen i kemi me neve, na i la Heroi i shqiptarisë Gjergj Kastrioti, Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, Nana Tereze, Adem Jashari, të cilët e kanë hapur shtegun së bashku me mijëra figura dhe Heronjë të shqiptarisë që një ditë të jemi bashkë, por të jemi edhe të dashur në mes veti ngase të jemi bashkë e të përqar athere më mirë të presim ende!.
Bashkimin e bënë vizioni i qartë dhe arsimimi i një kombi, fuqia ekonomike dhe demokracia e brendshme, kur ti kemi këto premisa të gatshme e të realizuar në terren dhe në kokat tona, atëhere do jemi të bashkuar gjithsesi.



II





O PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM – NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË

“Njerëzit fisnik me ligjeraten e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit e ligj me veprimet e tyre të liga”, Zhan Pol.

Një Fisnik e patem, po mjerishtë të ligjë kemi mjaftë?!

Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë kështu, “vajtimi nuk është për burra”, nga kjo del se kinse vetem te ne shqiptaret po u dashka që për të këqijat dhe fatkeqësitë e ndryshme të vajtojnë vetem gratë, apo gjinia femrore, por në realitet vaji i burrave sigurishtë se ishte dhe është më i thellë dhe më i depertueshem, më i madh dhe më i kuptueshem për raste të caktuara.

Shekujt tanë nepër katrahura të kaluara na sollen gjerë në vitet e 80 ta dhe 90 ta të shekullit të kaluar. Në këto vite dukeshin disa rreze drite në tunelet e mëdha të bunkeruara shqiptare si në shtetin që i thonim amë ashtu edhe në trojet e tjera etnike të uzurpuara dhe të pushtuara nga armiqet tanë shekullor. Kësaj radhe këto rreze drite depertonin thellë edhe në trurin e shqiptarëve se duhet shfrytzuar rastin dhe momentumin për të realizuar qellimet dhe deshirat e mëdha shekullore për të qenë të lirë dhe të pavarur nga ideologjitë dhe nga armiqët me ideologji të pista leniniste e staliniste të koklavituar me ideologjinë më të poshter dhe më të pistë atë enveriste.

 Një elitë shqiptare në trojet etnike të pushtuara nga sllavizmi thuaja se kishte marrë një rrugë të pakthim, ate të realizimit me çdo kusht të së drejtes së shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të pavarur në trollin e Dardanisë antike, dhe shqiptaret tjerë të jenë shtetas të barabartë në trojet etnike deri sa të vij momenti tjeter i pritshem për një bashkim të mundshem shqiptarësh në një shtet të quajtur Shqipëri.

Në gjithë këtë kolorit dhe mrekulli shqiptare si prijetar na doli Njeriu me zemer, me shpirt, me intelekt, me vullnet dhe me nacionalizëm të pashoq për realizimin e këtyre qëllimeve.

Që në fillim ky Njeri si i derguar nga Zoti për shqiptarinë bëri të pamunduren të mundur, bashkoi të terë shqiptaret rreth projektit të tij, ofroi të gjithë ata që deshen dhe deshiruan të jenë pjesë e proceseve, mundësoi që shqiptarët të perfitojnë miqët më të fortë dhe më të duhur në arenen nderkombtare në krye me SHBAnë, për ti dal në ndihmë qështjesë sonë të pazgjidhur që kishte filluar të zgjidhej për së mbari ato vite.

Ky njeri me emrin Ibrahim Rugova u fut në zemrat, në shpirtërat, në shtëpijat, në dhomat, në bisedat, në projektet, në realizimet e gjithë shqiptarëve, emri i tij i jepte kuptim jetes së asaj kohe, emri i tij frymëzonte miliona shqiptarë, emri i tij rrezatonte mirësi, paqe, durim, atdhetarizem dhe nacionalizem të fortë shqiptarë, e më së shumti emri i tij simbolizonte dhe karakterizonte dashurinë dhe mirëkuptimin në mes shqipëtarëve, karakteristikë kjo që kishte munguar që nga koha e Gjergj Kastriotit kur edhe aso kohe të afermit e tij e tradhtonin në luftë me kaurrin dhe pushtuesin e eger turkollakun sulltanez, që na shkatërroi gjithë çpatem me shumë se 5 shekuj. Ishte pra Ibrahim Rugova që do të zgjidhej Presidenti i parë i Republikës me 1992 dhe prej athere deri në vdekje do të mbetej President i zgjedhur me shumicë absolute votash nga shqiptaret, ai që bashkoi mendjet dhe trurin shqiptarë për të miren e kombit në përgjithësi e të Kosovës në veqanti. Presidenti Rugova nuk urrente askend, pos Serbinë ngase me ta e kishte edhe nji llogari të hapur sepse ata ia kishin vrarë babanë kur ky ishte vetem 6 muajsh, Presidenti Rugova i donte shqiptarët, i bekonte me punen e tij, i udhëhiqte me urtësi pa dallime partiake apo ideologjike, nuk i merrte për goje ata që e shanin dhe tentonin edhe ta vrisnin, jo ky Burrë i madh i kombit nuk fuste thika nmes shqipatrëve ngase thika na ngulnin pas shpine shkijet me metodat e tyre, Ibrahim Rugova kerkonte bashkim idesh dhe bashkim intelekti për ta quar Kosoven përpara, i. Rugova nderonte të gjithë ata që kishin dhanë kontribute për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ai respektonte edhe kundershtarët politikë ngase nuk i shifte si armiq por si vllazen që kanë mendime tjera, ai nuk denonconte me emra dhe mbiemra ata që diten dhe naten thurrnin atentate ndja tij, jo Presidenti mundohej të ruante qetësin edhe për hirë të pozites së tij dhe pozites së popullatës, ta ruaj atë nga përqarjet edhe pse përqarës kishte mjaftë rrethe e rrotull. Presiedenti Rugova e donte shumë shqiptarinë, ai e donte Kosoven shumë, ai deshironte që qytetaria dhe partitë politike të merreshin me brengat e qytetarëve dhe jo të keqperdorej pozita për interesa personale, Presidenti e donte Kosoven mike me SHBAnë dhe shtetet demokratike europiane që bombarduan Serbinë dhe çliruan Kosoven, pra shkurtë Presidenti Rugova e donte mirëqenjen e qytetarisë kosovare dhe ecjen e saj drejtë Evropes me ligje e me demokraci, pa dhunë e pa vrasje ndërshqiptare, pa denigrime dhe pa baltosje të ndërsjella, pra e donte një shoqëri me vlera ku vlerat do të çmoheshin e vlerësoheshin gjithmonë.

Shumica absolute e deshen I. Rugoven, e deshen Presidentin e tyre, e deshen vizionin e tij, e deshen intelektin e tij, e deshen kambngultësin e tij për pavarësin, e deshen për njerëzin dhe edukaten prej nji burrështetasi modern dhe nacioanlist demokratë, e deshen ngase edhe ai i deshi dhe për këtë populli i Kosovës në të gjitha votimet e votoi ate me shumicë absolute votash. Eh nga këto të dhëna dhe fakte tmerroheshin hijenat, zemroheshin kriminelet që thirreshin në “luftëtar” e që kishin qendrue neper hotele luksoze duke thurur krime, ata nuk mund e përbinin realitetin se populli i tëri ishte Ibrahim Rugovë, e Ibrahim Rugova ishte vetë populli i Kosovës.

Këta pseudo patriotë dhe pseudo luftëtar tmerroheshin nga urtia dhe durimi i këtij Burri të madh kombi, tmerroheshin nga madheshtia e tij që ai as në hund nuk i fuste, këta tmerroheshin me të menduarit se deri sa të jetë ai gjallë këta duhet të mbesin në birucat e tyre të vogla, në bunkeret e Enverit dhe Jakupit, friksoheshin se dikur këta do të tranoheshin edhe psiqikishtë, shkurtë këta punonin naten e diten për së mbrapshti për të damtue Kosoven.

 Ndodhen atentate, ndodhen djegje Falamujsh dardanë, ndodhen kercnime por për fat tonin dhe gjithë shqiptarisë Zoti e ruajti Presidentin dhe Hyjnorin tonë, dhe më vonë po Zoti deshi që Presidenti ynë të nderroi jetë, të ndahet nga populli dhe ta lerë atë para pranimit formal të pavarësisë, ai e kishte caktuar ekipin negociator dhe ishte i sigurtë në rezultatin final që e kishte mbjellur në vitete e 90 ta.

 Me 21 janar 2006 vdiq Presidenti I. Rugova, shqiptaria ishte në lotë, vajtonin gratë por edhe burrat, qanin edhe malet dhe Bjeshket e Nemuna, Sharrit, Carraleves, Karadakut, Tomorit, qanin viset shqiptare në përgjithësi ngase ndaheshin nga Njeriu që bashkoi shekujtë dhe bashkoi shqiptarët, bëri të pamunduren të mundur, theu mitin e sllavëve, shkatërroi serbosllavinë …

Mjerishtë po ato ditë zije kur e mbarë bota kishte sytë nga Kosova dolen disa shqipfolës që deshironin ta komprometonin edhe varrimin e Presidentit, deshironin që për gjelozitë dhe mos realizimin e planeve të tyre që nuk mund e eliminuan fizikishtë tani ta degradojnë jo vetem figuren e tij por ti qesin hije tzez edhe vetë shqiptarëve, disa kinse “komandant” nuk lejonin që përcjellja e Presidentit të bëhej në mënyrë madheshtore dhe me ceremoni shtetrore, të tillët tregonin fytyrat e tyre të zeza dhe hiqnin maskat me të cilat edhe kishin krye ndonji veper tposhter kunder kundershtarëve politikë, pra qysh ato ditë filloi lufta e tyre që edhe për së vdekuri ta luftojnë Njeriun e dashur të shqiptarëve, të tjerat dihen me vite deri te rishpallja e pavarësisë....

Presidenti i ofronte të gjithë rreth tavolines për Kosoven e pavarur

.......

 Këta të mjerë që nuk meritojnë të ju përmendet emri, me këtë rast pa vetëdije( ngase nuk posedojnë tru normal) e treguan vogelsinë e tyre karshi emrit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, këta mjeranë treguan se sa shumë frigohen edhe nga fotoja e tij ngase ai i shef pislleqet e tyre, ai i shef se si po e shesin shtetin, po e vjedhin shtetin dhe po e degradojnë shtetin, sigurishtë se edhe fotos së tij ia kanë friken.




Këto specie të llojit të fëlliqur me emra shqiptarësh gabojnë rendë në nji qështje, foton e I. Rugovës mund ta heqin në zyrat që i kanë pushtue por vizionin dhe foton e Ibrahim Rugovës që jeton dhe qendron në miliona shtëpija dhe mendje shqiptarësh kurrën e ekurrës nuk do mund e heqin, përkundrazi emri dhe vizioni i tij dita ditës po gjenë shprehje, po ngulitet edhe më shumë në trupin e shëndoshë të shqiptarëve , dhe nji ditë mallkimi i ynë do ua zë frymën kasapëve të bunkerave enveristë. I mjerë është ai që frikohet nga i vdekuri, por ai është i vdekur vetem fizikisht ngase jeton në zemrat e të gjallëve në zemrat e miliona shqiptarëve e ai është pra Ibrahim Rugova.

Hiqni fotot o të mjerë se këtë mund ta bëni, ama ta dini se ju jo vetem foto tuaja, që nuk do keni kurrë, por ju jeni të vdekur edhe për së gjalli, edhe pse merrni frymë ne nuk ju shofim si qenje njerëzore, por si hije që pas perëndimit të diellit zhduken, pra ju ishit dhe mbeteni hije.

Kofshit të mallkuar ju që në këto ditë kur Serbia benë çdo gjë që ta ndaj Kosoven, ndersa ju detyroni që jo vetem gratë, por edhe burrat të vajtojnë për të ardhmen që po e pergatisni për gjeneratat e reja, nese jo tani ju- aëthere le të jenë të mallkuar ata që ju i leni pasardhës në familjet tuaja.


III



SHTETI I YNË-R. E KOSOVËS UA VODHI MËRGIMTARËVE MBI 30 MILION EURO VITET E FUNDIT

Një njeri i “madh” i LDKsë më tha kështu“ Ai edhe ju të diasporës po kujtoni se na keni ba qirak, e tash po doni edhe me na msu se si duhet të qeveriset Kosova. Kqyrni e jetoni atje ku jeni se na shumë mirë jemi duke ecur përpara me demokraci!”, gjatë verës në shtetin tonë të quajtur Kosovë e pavarur, demokratike, sovrane dhe me kufijtë e garantuar nga pushteti i sotëm me Kushtetutë?!.



Nuk ishte kjo vetëm një këshillë dhe vërejtje, ishte edhe më shumë, ishte një shuplakë e madhe jo vetëm për mua por për qindra mijëra mërgimtarë që vërtet centin e fundit e ndanë për familjet e edhe më shumë për të ardhur liria e Kosovës. Ishte edhe një mesazh se ne të “ humburit “ në diasporë duhet të mos merakosemi për shtetin tonë të “fuqishëm”, ishte mesazh se ne duhet ta mbullim gojën, ishte mesazh se duhet të trusim b... e ta harrojmë Kosovën, kështu si ky miku i im mendojnë fatkeqësishtë shumë politikuaj dhe intelektual që na kanë mjelur me vite dhe vetë kanë krijuar nmirëqenje dhe pasuri duke u shetitur vendeve evropiane me lekët tonë.

Thënë t¨üe drejtën gjatë pushimeve në Kosovë shpesh ballafaqohem me këso anomalish të shpeshta, nuk e di se pse ua kemi zanë udhen ne mërgimtarët, besoi se nuk e kanë nga frika që ua zëmë karrigat se ashtu se ashtu i ruajnë me armë bythët e veta e e rrjepin popullin, por mendoi e kanë nga zilia se kanë mbetur të pa transformuar kanë mbetur peng i një ideomanie se ata kanë ditur dhe dijnë ende, por çka, nuk e dinë as vetë se vërtet janë budallakavë totalishtë.

Po athua ky shtet që edhe nga ndihma e jonë përfitoi dhe përfiton çka po ju ofron mërgimtarëve, sherbime të mira, jo, mikpritje jo, oferta për biznesë të shendoshë jo, po pse pra edhe neve mos të kritikojmë e të kërkojmë më shumë nga ta. Ata, pushtetarët duhet ta dijnë se ne kurr nuk do të dekurajiohemi nga ta, nga hajnit e tyre, nga rrenat e tyre, nga korrupcioni i tyre dhe nga shitja e interesave kombëtare nga ana e tyre. Ata duhet dhe do ta kupotojnë se edhe ne kemi hise në Republikën e Kosovës dhe në të ardhmën do të jemi më të organizuar që të vëjmë në lëvizja shumë çka që hajnat e djersës së popullit do të largohen nga jeta politike dhe do të mbesin të kujtuar si profiter të paqës dhe luftës në kurriz të kombit.

Ka me qindra vërejtje dhe marri që ishte dashur të shkruhen për marifetlleqët e atyre në Kosovë, por nuk po ipet mundësia sepse edhe thuaj të gjitha gazetat janë tër shitura te Qeveria që mos të publikojnë kritika dhe vërejtje marifet tipik komunist enverist.

Unë do të ndalem vetëm në një hajni të pastër që po u bëhet mërgimtarëve vitet e fundit. E kjo ka të bëjë me kinse pagesën 50-70 euro për sigurimin e automjetit, anomali në vehte dhe marri e pushtetit.


Të jem i drejtëpërdrejtë, gjatë vieteve të luftës e kisha të dëgjuar nga shumë mërgimtarë( ngase vetë isha i privuar të udhëtoja për në Kosovë) se gjatë udhëtimit nepër Serbi kalonin me disa marka në atë kohë duke ua dhënë policëve serbë( mos ta merr dikush se po flas për të mirë për Serbin ngase dikush e lexon vetëm këtë fjali për...), e sot nëse udhëton nepër Mal të Zi ata ti marrin 10 euro një lloj takse, nderas tek futesh në kufirin ku të presin policet tanë së pari duhet të afrohesh në sportel dhe të paguash gjobën e madhe 50-70 euro për mirëseardhje në Kosovë mërgimtarë të dashur. E ne mërgimtarët si gjithherë duarshlirë duke u qeshur se po paguajmë për Kosovën nuk po e dijmë se ne po paguajmë për agjenci sigurimesh që ne nuk i9 njohim por që eurot i ndajnë bashkë me qeveritarët tanë ... Qeveritarët që dolën nga lëvizja paqësore dhe ata nga lëvizja luftarake, me këtë kuptohet se levizjeve u shihet vetëm sherri.

                Miss korrupsioni !!!

Pra besoi se deri me sot asnjë mërgimtarë nuk ka përfituar ndfonjë dëmshpërblim për automjetin nga ndeshjet nga këto kompani anonime sigurimesh, kështu do të jetë edhe në të ardhmën fatkeqësishtë. Një ditë të korrikut kisha një ndejë dhe një bisedë me një të njohur nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe thjeshtë e pyeta që të më thotë diq më shumë për këtë plaqkitje diten me diell e natën me hanë, ai nder të tjera u përgjigj se as ai vetë nuk e dinë se ku shkojnë këto miliona por tha se kurrsesi nuk dedikohen për qytetarët apo për projekte zhvillimore por dikush pasurohet e kush, tha ai, mbetet enigmë?! Pra kështu e ka shteti që i ruan qytetarët e vetë, i mbronë qytetarët e vet duke i vjedhur haptasë, e këtej çirren për transparencë e demokraci.

Në bazë të disa shënimeve vetëm nga kjo kontrabandë për mua mërgimtarët e Kosovës këto vietet e fundit kanë paguar më shumë se 35 milion euro për këtë sihariq të shtetit tonë Kosovë. Nga an tjetër shkiet hyjnë e dalin si në livadh të babës me tabela të Serbisë e të Kosovës që ishte dikur socialiste dhe nuk paguajnë asgjë, dhe më ka shkuar mendja se kur ata kanë ndonjë ndeshje komunikacioni dëmet ndoshta ua paguan qeveria nga mjetet tona mërgimtare që po vidhen me shumicë.

Tani e pyes atë mikun tim të LDKsë, a jemi shtet sovran ore burr a mos jemi ende Krahinë socialiste autonome e Serbisë, se edhe atyre të PDKsë u pelqen socializmi i Ramës.

Tani më i kam kursyer 70 euro për hyrjen në shtetin tim Kosovë verën e ardhme, se me shkua ma shpesh nuk po kam euro të mjaftaura.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...