Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/22

Realiteti i Kosovës: E vërteta e pazbuluar



Shkruar nga: Ermira Babamusta, Ph.D., Nju Jork
*Nga libri i Ermirës, aktualisht në punë e sipër, me titull “Kosova: Dilema e Ballkanit – Diplomaci shumëpalëshe në shtet-formim”.
* Përktheu nga anglishtja, Edlira Babamusta.
Ermira Babamusta

Realiteti i Kosovës: E vërteta e pazbuluar

Si mundet t’i mbijetojë dikush luftës që rrëmbeu jetën e 12.000 shqiptarëve të Kosovës, që dëboi 863.000 shqiptarë nga Kosova dhe që zhvendosi të paktën 90% të popullatës shqiptare kosovare gjatë luftës? (Tetor 1999, vlerësimet e UNHCR-së, të cituara në OSBE – “Kosova: Siç shihet, ashtu tregohet”, 6 dhjetor 1999). Si mund të përpiqesh që ta rindërtosh jetën, kur dhembja të gjurmon nga pas, gjatë gjithë jetës tënde, duke mos ditur se përse u vranë personat e tu më të dashur? E vërteta është se kjo dhimbje nuk do të “mposhtet” kurrë, por ndoshta drejtësia mund ta lehtësojë ndopak.
Egzona dhe Gëzim Kunoviku, viktima të luftës në Kosovë kanë filluar të ‘pranojnë’ vdekjen e prindërve të tyre. Megjithatë, përgjigja e panjohur se përse u vranë prindërit e tyre e bën pothuajse të pamundur që të bashkohen ato copëza të thyera të jetës së tyre. Është një luftë e përditshme që ata të lënë mbrapa kujtimin më të dhimbshëm të jetës së tyre dhe një ndjekje e vazhdueshme për të zbuluar të panjohurën. Ajo që të indinjon më tepër është se tashmë askush nuk ka paguar për vdekjen e Z. dhe Znj. Kunoviku.
Në foto: Zylije dhe Namon Kunoviku, viktima të pafajshme të Luftës së Kosovës
Egzona i shpëton plumbave të skuadrës së vrasjeve
“Gjatë luftës së Kosovës, për arsye sigurie, prindërit nuk i lejonin fëmijët ta kalonin natën në shtëpi. Më 24 prill 1999, Egzona, një vajzë 9-vjeçare vendos të qëndrojë në shtëpi me nënën e saj, ndërsa vëllai i saj, Gëzimi, largohet atë natë. Përafërsisht rreth orës 09.00 të mbrëmjes, dikush vjen dhe vret babanë e saj, dhe ndërsa ajo është duke qarë në prehërin e nënës, mbi nënën e saj qëllojnë katër herë. Mrekullisht Egzona shpëton. Duke mos pasur asnjë vend për të shkuar, ajo përfundon duke fjetur në prehrin e nënës së vdekur, deri të nesërmen, kur vëllai i saj kthehet në shtëpi dhe zbulon mizorinë” (Roko Markolovic, drejtor dhe shkrimtar i dramës “Përse i vratë prindërit e mi?”).

Vëllai i Egzonës i shpëton vdekjes 
“Pa asnjë lloj shpjegimi, vetëm se familja ime ishte shqiptare dhe po qëndronin në pragun e shtëpisë së tyre, ata i vranë të dy prindërit e mi para syve të motrës sime, që në atë kohë ishte vetëm nëntë vjeçe. Motra ime përjetoi traumën më të madhe të jetës së saj. Edhe pse ajo kishte jetuar vetëm 9 pranvera, ajo përjetoi fillimisht vrasjen e gjakftohtë të babait tim dhe më pas të nënës sime, fjalët e fundit të së cilës ishin: “Faleminderit Zot që djali im nuk është këtu!”, ndërkohë që motra ime e shtrëngonte duke u mbajtur pas këmbëve të saj. Unë nuk mund të jap një shpjegim konkret, se përse motra ime doli e gjallë pas kësaj, por mendoj se në atë moment, ajo duhet të ketë humbur vetëdijen dhe ndoshta ata duhet të kenë menduar se ajo kishte vdekur.
Në mëngjesin e së dielës, më 25 prill, u ktheva në shtëpi me të dashurën time, sepse natën e kisha kaluar tek një kushëriri im në qytet, sipas kërkesës së babait tim. U ktheva në shtëpi, pa pasur një ide se kishte ndodhur një tragjedi e tillë dhe e paparë. Sapo hyra në oborr, pashë babanë tim të shtrirë në pragun e derës me fytyrë në dysheme, dhe diametri i gjakut të grumbulluar rreth e përqark tij ishte rreth një metër. Plumbi e kishte goditur në kokë. Ndërsa, në hyrje të shtëpisë një-katëshe, në një pozicion gjysëm të shtrirë në divan, gjeta nënën time që e kishin vrarë gjithashtu, edhe ajo e mbuluar në gjak. Motra ime ishte zgjuar, e tronditur dhe e mbuluar në gjak. Sapo më pa mua, ajo u ngrit dhe më tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Ky ishte momenti i fundit që kam qenë në shtëpinë time, sepse menjëherë pasi mbulova trupat e prindërve të mi me xhaketën që kisha veshur atë ditë, unë dhe motra shkuam tek kushërinjtë tanë. Më vonë mësova se trupat e prindërve tanë i kishin marrë disa njerëz romë, të cilët në atë kohë bashkëpunonin me serbët, dhe i kishin varrosur tek varrezat. Vetëm kur forcat e NATO-s detyruan ushtrinë serbe të largohej, unë kam qenë në gjendje të vizitoj varret e prindërve të mi për herë të parë më 16 qershor 1999″ (Intervistë me Gëzim Kunovikun, Prishtinë, Kosovë, 17 prill 2007 cituar tek “Bisedimet për statusin e Kosovës: Një rast i negociatave ndërkombëtare” nga Ermira Babamusta, faqe 129).


Egzona sot
“Pas ngjarjeve të 24 prillit, jeta e Egzonës ishte krejtësisht e ndryshme. Edhe pse ne u përpoqëm t’i ofrojmë asaj një jetë sadopak normale, ne e dinim se thellë në shpirt diçka i mungonte dhe se ndjente një boshllëk. Për fat të mirë, ajo ende kishte vullnet për të jetuar. Në fillim kam kërkuar t’ia ndryshoj shkollën Egzonës, sepse ajo duhej të kalonte çdo ditë nëpër të njëjtën rrugë ku ndodhej shtëpia e shkatërruar. Nuk doja që motra ime e vogël të përballej përsëri më këtë traumë. Sidoqoftë, rezultoi se ajo e kishte më të vështirë tek shkolla e re, sepse ndjehej akoma më e vetmuar dhe e izoluar. Ajo filloi të mbyllej në vetvete, nuk ishte në gjendje të bisedonte me askënd, apo të krijonte miqësi të reja në atë moshë të brishtë. Kështu që unë vendosa ta ktheja në të njëjtën shkollë fillore, ku ishte më parë.
Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Shkencave të Natyrës, ajo u pranua në Universitetin e Prishtinës, departamenti i Ekonomisë, për të ndjekur degën Menaxhim dhe Informatikë. Ajo u bë e pavarur, më e gjallë, shumë ambicioze dhe e motivuar. Ajo filloi të zinte miqësi, të tregonte interes në udhëtime dhe madje mori dhe patentën e makinës. Ajo është një shofere shumë e zonja tani.
Më vonë, gjatë punës sime me Ushtrinë Amerikane në Afganistan, Egzona shprehu interes për të ardhur dhe për të punuar atje. Ajo donte që të kishte një përvojë të ndryshme në jetë, dhe gjithashtu për të dhënë kontributin e saj me ushtrinë amerikane, duke shprehur në këtë mënyrë falenderimin nga ana e saj për ndërhyrjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që Amerika i ka dhënë Kosovës. Ajo punoi për një vit për Korporatën Fluor në zyrën e menaxhimit për të mbështetur ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme” (Intervistë me Gëzim Kunovikun, Nju Jork, 6 prill 2012).
Në foto: Egzona Kunoviku, mbijetuese e Luftës së Kosovës
Pasi punoi në Lindjen e Mesme, Egzona u kthye në atdhe për të mbaruar studimet në Prishtinë dhe aktualisht po përgatitet për provimet përfundimtare të vitit të dytë. Ajo planifikon të ndjekë edukimin shkollor të mëtejshëm dhe atë pasuniversitar.
Megjithëse Egzona i mbijetoi ngjarjeve të tmerrshme, ajo nuk i ka shpëtuar dhimbjes. Egzona zgjohet ende natën si rrjedhojë e kujtimeve të luftës dhe masakrës së kryer ndaj familjes së saj. Është gati e pamundur që një vajzë e re të dëshmojë një krim të tillë të frikshëm dhe pas kësaj të mbijetojë. Por ajo luftoi përsëri dhe ndryshoi jetën e saj. Ajo tani po ndjek pasionet e saj dhe po krijon një jetesë të pavarur.
Ndërkohë që femrat në Kosovë morën pjesë në luftë në mënyra të ndryshme, ato konsiderohen heroina, ikona dhe drejtuese. Ato tani janë forca lëvizëse prapa transformimit social dhe janë duke udhëhequr vendin në frontin demokratik, kushtetues dhe ekonomik (Fjala e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, Prishtinë, Kosovë, 13 tetor 2010).
Egzona është një ndër mbijetueset e heroinave femra të luftës së Kosovës. Ajo është me të vërtetë frymëzuese. Ajo është simboli i guximit, i virtytit dhe i shpresës, simbole këto që na bëjnë të jemi modestë dhe na mbajnë me shpresë.
“Ajo që gëzoj në jetë para së gjithash është familja. Më pëlqen gjithashtu të udhëtoj me miqtë e mi për të parë vende të ndryshme. Më pëlqen kur mësoj gjuhë të ndryshme, veçanërisht, gjuhët latine, si italisht dhe spanjisht. Në të ardhmen e afërt e shoh veten si një ekonomiste të suksesshme, dëshiroj të ndjek studimet pasuniversitare, ndoshta jashtë Kosovës.
Gjatë vizitës sime këto kohët e fundit në Nju Jork, kam shijuar ushqime të mrekullueshme në restorante të shkëlqyera dhe kam takuar njerëz të mëdhenj që më ofruan mikpritjen e tyre për të më treguar vendet më të bukura të qytetit. Më pëlqeu mënyra e jetesës në SHBA. Ajo është ndryshe nga vendet që kam vizituar në Evropë si Gjermania, Hollanda dhe Suedia,” tha Egzona.
Në foto: Ermira Babamusta dhe Egzona Kunoviku në Memorialin e 9/11-ës në Terrenin Zero, prill 2012, NYC
Gëzimi sot
Gëzimi, njëzet e dy vjeç në kohën e incidentit, u shkatërrua psikologjikisht. Ai kishte mbetur pa të holla dhe e gjithë shtëpia ishte e djegur. Ai duhej të punonte shumë për t’u kujdesur për familjen, duke mos pasur asnjë mbështetje dhe asnjë ndihmë risistemimi nga qeveria.
Gëzimi tani është i martuar me gruan e tij tërheqëse, Ermirën dhe ata jetojnë të lumtur në Kosovë. Ata kanë katër fëmijë: Labeat (12), Alba (9), Jon (6) dhe Rron, ku djali më i vogël është gjashtëmbëdhjetë muajsh. Gëzimi është një individ me karakter të fortë dhe të vendosur, me një pasion për të ndihmuar të tjerët. Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar atë të të tjerëve. Prindërit e tij padyshim do të kishin qenë shumë krenarë me të, nëse do të kishin parë se çfarë njeriu i jashtëzakonshëm është ai sot.
Në foto: Gëzim Kunoviku, mjek
“Humbja e prindërve të mi të dashur nuk ishte e vetmja gjë me të cilën duhej të përballesha. Ishte shumë më tepër! Unë mbeta pa shtëpi, pa punë, pa para, asgjë fare. Dhe në të njëjtën kohë më duhej të kujdesesha për motrën dhe gruan time. Më vonë u bëra baba, kështu që nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të ndërprisja studimet e mia të pesë viteve dhe të punoja. Unë thjesht nuk mund të vazhdoja ta mbaja më familjen time.
Pas shumë vështirësish, jam diplomuar nga universiteti dhe u emërova mjek në korrik të vitit 2009. Kam filluar punën si vullnetar në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në prill të vitit 2010 unë iu bashkova Ushtrisë Amerikane të vendosur në Afganistan, ku kam punuar për 16 muaj si mjek. Pas kësaj u ktheva në Vushtrri (Kosovë) për të punuar në Qendrën Emergjente. Së shpejti pritet që të filloj trajnimin mjekësor në anasteziologji.
Si familje ne ia kemi dalë mbanë vetë dhe kemi bërë përpara. Jam i lumtur që Egzona, motra ime po realizon pikësynimet e saj dhe po ndjek ëndrrat e saj në jetë. Unë i jam shumë mirënjohës gruas sime të mrekullueshme, Ermirës, e cila ka qenë mbështetja ime e vetme gjatë gjithë kësaj kohe shumë të vështirë. Ermira ka qenë shtylla e familjes dhe më ka mbajtur të fortë. Ajo di si të më motivojë dhe inkurajojë. Ajo nuk më la asnjëherë vetëm për një moment dhe kurrë nuk pushoi së kujdesuri për Egzonën dhe fëmijët tanë” (Intervistë me Gëzim Kunovikun, Nju Jork, 6 prill 2012).

Përgjegjshmëria dhe drejtësia për viktimat e luftës
Rindërtimi i Kosovës së pasluftës ka qenë një betejë e rëndësishme e pajtimit dhe rimëkëmbjes politike dhe sociale. Mbi 810.000 refugjatë janë kthyer në Kosovë që nga dhjetori 1999 (Departamenti i Informimit Publik të OKB-së, “Sjellja e paqes në Kosovë: gjashtë muajt e parë”, dhjetor 1999). Pas shpalljes së pavarësisë në vitit 2008, Kosova e re ka qenë në procesin e rindërtimit si një komb sovran. Qeveria e Kosovës tani duhet të vendosë si t’i zgjidhë sa më mirë çështjet e pasojave të luftës, si p.sh., krimet kundër njerëzimit dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Gjyqësori i Kosovës duhet të zhvillojë dhe zbatojë strategji që trajtojnë plotësisht krime të tilla. Personat përgjegjës për vrasjet, shkatërrimet masive dhe dëbimet me forcë që tundën Kosovën në vitin 1998 – 1999 duhet të sillen para drejtësisë. Organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë për detyrë të shikojnë nëse drejtësia po zbatohet.
Si mund të ketë pajtim në një shoqëri që nuk e zbaton drejtësinë për viktimat? Çdo strategji juridike që merret me pajtimin, duhet të plotësohet nga një strategji që ndihmon viktimat. Për Familjen Kunoviku ka qenë mungesa e përgjegjësisë që autorët nuk janë kapur. Egzona dhe Gëzim Kunoviku mendojnë prerazi se drejtësia e tyre është lënë mënjanë.
“Gjatë luftës kam menduar se si do të ishte liria? Unë kam shpresuar për një shoqëri të ndryshuar dhe të drejtë në Kosovë. Kam imagjinuar se vrasësit e prindërve të mi dhe atyre që kanë kryer gjenocid në Kosovë do ta shohin veten një ditë në gjykatë. Megjithatë ajo ditë nuk erdhi kurrë. Madje dhe procesi i përgjegjshmërisë nuk është bërë asnjëherë siç duhet. Në Kosovë aktualisht ka akoma njerëz dhe trupa të humbur. Serbia refuzon të japë informacion për vendndodhjen e trupave të vdekur. Në rajonin e Serbisë zbulohen shpesh varre masive.
Unë kam pasur besim të plotë që Ministria e Drejtësisë do ta hetonte më tej vdekjen e prindërve të mi dhe do të dërgonte një kërkesëpadi pranë gjykatave më të larta, por kjo nuk ndodhi kurrë. Kanë kaluar trembëdhjetë vjet tashmë që kur ka ndodhur kjo ngjarje dhe ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Duket se pas gjykimit të Millosheviçit në Tribunalin e Hagës, që përfundoi me vdekjen e tij misterioze në burg, edhe rastet e krimit në Kosovë janë mbyllur gjithashtu” (Intervistë me Gëzim Kunovikun, Nju Jork, 6 prill 2012).


Drama e Roko Markolovic-it është nxjerrja në pah e të vërtetës

Një dramë e thjeshtë, por njëkohësisht mjaft emocionuese dhe triumfuese   
Skenaristi dhe regjisori Roko Markolovic e ka dëgjuar ngjarjen në vitin 2007 nga një pjesëtar i familjes, ndërkohë që xhironte filmin e tij “Fati im: Një histori dashurie shqiptare” në Kosovë. Ai ishte i shqetësuar që drejtësia për Egzonën dhe Gëzimin nuk ishte vënë në vend. Ai intervistoi Gëzimin për të nxjerrë në pah “krimet e padukshme të luftës” së Kosovës. Ai shkroi një dramë të titulluar “Përse i vratë prindërit e mi?” për të ndarë ndjenjat e intervistës me publikun amerikan. Drama me regji të Roko Markolovic, dhe prodhuar nga Diana Cena u shfaq në Bronks, në janar të vitit 2012, në teatrin “UFT Theatre” dhe në Manhatan, në prill 2012 në teatrin “Joria Theatre”.
Foto nga Alex Selimaj
“Kur e dëgjova këtë histori ishte e qartë se cili ishte qëllimi i vrasësit. Ata donin t’i dërgonin një mesazh shqiptarëve se asnjë shqiptar nuk ishte i sigurt. Mesazhi ishte, “shporruni ose do t’ju vrasim”! Nuk mund të mendoj se ka një person më të pafajshëm që të humbasë jetën e tij se dikush që është ulur në shtëpinë e tij, duke parë punën e tij dhe duke pirë një kafe”, tha Roko Markolovic.
Roko Markolovic është një drejtues mjaft i talentuar dhe një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Krijimtaria e tij paraprijëse dhe vetëbesimi i tij janë mbresëlënëse, gjë që ofron një stil të ri të tregimit të ngjarjes dhe një drejtim vëzhgimor. Ai është skenaristi/regjisori i tri filmave me metrazh të gjatë, “Dhurata ime e Krishtlindjeve”,  “Deri në vdekje” dhe Fati im: Një histori dashurie shqiptare”. Roko kthehet në skenë si regjisori i dramës “Përse i vratë prindërit e mi?” Më parë ai ka drejtuar “Makbeth”,“Të gjithë bijtë e mi”“Nuk ka dalje”“Mendjemadhësi” dhe “Kopshti zoologjik prej qelqi”.
“Pse i vratë prindërit e mi?” është një dramë e fuqishme që përshkruan agoninë e një vajze të re, Egzonës, që mbijetoi në luftën e Kosovës, ndërkohë që dëshmoi vrasjen e prindërve të saj. Kjo është një shfaqje e fuqishme dhe e paharrueshme që të lë pa fjalë, pasi dëshmon një krim të tillë. Publiku njëjtësohet me ngjarjet në dramë në një nivel të thellë emocional dhe intelektual, që mishëron pasionin dhe të shprehurit e drejtuesit të saj. Regjisori i shkëlqyer Roko Markolovic e ka përgatitur skenën për diçka më tepër se thjesht një shfaqje skene dhe një dramë historike. Përvoja i jep publikut një masë të realitetit duke qenë dëshmitarë në vrasje – një zgjim të vërtetë. Ajo të stimulon ngacmimin e mendimeve gjatë bisedave mbas shfaqjes së dramës për drejtësinë/padrejtësinë, faljen, mbijetesën, sfidën dhe shërimin.
“Unë nuk doja që spektatorët të vinin dhe të argëtoheshin. Doja që ata të përfshiheshin në këtë ngjarje. Doja që shikuesit të ndienin dhimbjen e vuajtjeve që kaloi kjo familje. Doja të ndjenin për Egzonën. Doja që ata të jenë dëshmitarë. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë më mirë ndjenjën e publikut sa lotët që rridhnin nga fytyrat e tyre, ndërkohë që dëshmonin këtë mizori,” tha zoti Markolovic.
Në foto: Egzona & Gëzim Kunoviku dhe Dia Zyrafete Cavdarbasha (në mes), në teatrin “Producer’s Club”, NY. Dia është një aktore e talentuar në moshë të re, e cila ka luajtur rolin e Egzonës në këtë dramë. Ajo është në klasën e pestë, e cila ndjek shkollën “Shkolla Shqipe” në Bronx.
Egzona dhe Gëzimi ishin midis spektatorëve në sallë në teatrin “Joria Theatre” gjatë shfaqjes në prill 2012. Ishte shumë e vështirë dhe emocionale për të dy ata të shikonin aktorët që rikrijonin natën e tmerrshme të vrasjes së prindërve të tyre. Prania e tyre ishte mbajtur një surprizë për aktorët deri në fund të shfaqes, kur producentja Diana Cena mbajti një seancë Pyetjesh & Përgjigjesh, ku ajo prezantoi Egzonën dhe Gëzim Kunovikun. Egzona dhe Gëzimi udhëtuan nga Kosova në Nju Jork për të përkrahur dhe mbështetur punën e mahnitshme të drejtorit dhe dramën e shkruar për ta.
Në foto: Regjisorja Diana Cena duke prezantuar Egzona dhe Gëzim Kunovikun para artistëve, punonjësve dhe spektatorëve të shfaqes, gjatë seancës Pyetje & Përgjigje, pas prezantimit të dramës në teatrin “Joria Theatre”, NYC (prill 2012)
Aktorët interpretojnë në një mënyrë mahnitëse, ku çdo shfaqje zbulon detaje të gjallërishme dhe ndjenja përfshirëse. Ndërkohë që në skenë dy vrasësit hapin zjarr me të shtëna armësh, rol që interpretohet nga atkorët e talentuar Agim Jimmy Rrugova dhe aktorin me prirje Alban Veliu, publiku mban frymën, në pritje të emocioneve të fuqishme. Interpretimet bindëse të aktorëve kryesorë intensifikojnë nivelin emocional dhe energjinë në dhomë. Interpretimi i shkëlqyer dhe i hirshëm i tre aktoreve të reja të mrekullueshme Dia Zyrafete Cavdarbasha, Rina Vatovci, dhe Emine Demarovski, që luajnë rolin e Egzonës nëntë-vjeçare, mbetet në zemër dhe në mendje të publikut me sinqeritetin e tyre të shquar. Interpretimi i shkëlqyer i aktorit mahnitës Kristofor Lulaj, që luan Gëzimin, i aktores së veçantë Maxemilian Corkum, që luan nënën dhe të talentuarin Nikolin Gjoklaj, që luan babanë, i jep publikut atë gjë për të cilën ata kanë qenë në pritje – të dëshmojnë një histori të vuajtëshme të familjes Kunoviku, histori që të thyen zemrën.
“Duke parë skenën, ku familja është së bashku, e ulur në verandë, ndjeva një buzëqeshje për disa sekonda. Por ishte trishtuese, sepse po përballesha përsëri me të njëjtin realitet” tha Gëzim Kunoviku. “Më e rëndësishmja është se regjisori ishte në gjendje t’i tregojë publikut amerikan një histori të vërtetë të të mbijetuarve të luftës reale. Unë jam i sigurt, se kjo ishte diçka e paparë për ta, shumë ndryshe nga lajmet që shikon në TV apo një dokumentar. Publiku ishte shumë kurioz të dinte se si ia kemi kaluar dhe ata na bënë shumë pyetje interesante. Më vjen mirë që isha në gjendje të falënderoja personalisht të gjithë njerëzit e mëdhenj të këtij vendi për mbështetjen e tyre, veçanërisht për atë që Amerika ka bërë për Kosovën” shtoi ai.
“Si një refugjate kosovare, kjo histori është e rëndësishme, sepse ajo i tregon botës se çfarë kanë vuajtur njerëzit në vendin tim. Publiku amerikan e pëlqeu shumë këtë dramë, dhe kushdo që e ka parë nuk do ta harrojë kurrë përvojën e hidhur të Egzonës. Unë mezi pres ta shfaqim këtë dramë në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, dhe më pas në Kosovë dhe Shqipëri” tha producentja Diana Cena.

Ngushëllime për njerëzit më të shtrenjtë që humbën jetën në tragjedinë e Himarës




Nga Flori Bruqi




Për shkak se dita e sotme është Ditë Zie Kombëtare, Televizioni Publik Shqiptar nuk do të transmetojë natën e parë të Festivalit Europian të Këngës, të njohur ndryshe me emrin Eurovizioni.

Sot pritet që të garojë Shqipëria me këngëtaren Rona Nishliu, e cila me këngën “Suus” do të tentojë të dalë në natën finale më 26 maj, për të shpresuar më pas për çmimin.Eurovizioni do të zhvillohet kësaj here në Baku të Azerbajxhanit.Mësohet se TVSH do e transmetojë Festivalin e Këngës pas orës 00:00, kur edhe zyrtarisht nuk do jetë më Ditë Zie.






Ka shkuar në 13 numri i viktimave të aksidentit të rëndë, që ndodhi dje pasdite në Shqipëri, në zonën e Himarës në jug të vendit, kur një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan ka rënë në një greminë nga një lartësi prej disa dhjetra metra. Prej tyre, 3 humbën jetën në spitalin e Tiranës. 14 studente të tjera ndodhen po në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërsa 10 u mbajtën në spitalin e Vlorës dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. Qeveria vendosi të shpallë zi kombëtare ditën e nesërme, ndërsa kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Cikago, njoftoi se ka afruar kthimin e tij në atdhe.

Tragjedi në Himarë, autobusi bie në greminë, 13 të vdekur

Kanë vazhduar të jenë orë ankthi ato të mbrëmjes së djeshme deri vonë dhe pas mesnate, për shkak të njoftimeve që e rëndonin edhe më shumë peshën e ngjarjes tragjike të ndodhur dje pasdite pranë Himarës. Bilancit të parë me 11 viktima që humbën jetën menjëherë pasi autobusi përfundoi disa dhjetra metra poshte rrugës në greminë, në mbrëmje ju shtuan edhe dy vajza të tjera. Njëra prej tyre vdiq që gjatë rrugës me helikopter për në spitalin e Tiranës, ndërsa tjetra më vonë nuk mundi t’i rezistojë plagëve të rënda. Dy të tjera, sipas autoriteteve të Shëndetësisë janë po ashtu në gjendje kritike në spitalin Ushtarak të kryeqytetit.

Kanë mbetur ende të paqarta motivet e aksidentit. Verifikimet e para kanë treguar se drejtuesi i mjetit ka qenë shofer me eksperiencë dhe se kishte vite që shërbente me autobus. Po ashtu mjeti kishte kryer të gjitha kontrollet periodike teknike. Ajo që shton edhe më shumë paqartësitë është se autobusi është përplasur dy herë me shkëmbin në krahun e korsisë ku po ecte dhe më pas ka kalur ne korsinë tjetër për të rënë në greminë. Dyshimet e para janë për një gabim njerëzor, një humbje të kotrollit të mjetit, ndërsa sipas dëshimeve të transmetuara nga disa media referuar studentëve të mbijetuar, mjeti mendohet se mund të ketë qenë me shpejtësi më të lartë sec duhet në atë pjesë të rrugës.
Deri vonë paqartësi ka patur edhe për numrin e pasagjerëve që kanë qenë në autobus. Policia fillimisht dha një shifër prej 33 personash. Më pas autoritetet e Shëndetësisë dhanë shifra të tjera. Informacionet e fundit nga policia flasin për 39 persona përfshirë këtu edhe shoferin i cili humbi jetën e po ashtu edhe një i ri tjetër që ndodhej në autobus. 10 studente, gjendja e të cilave ishte stabilizuar, janë mbajtur në spitalin e Vlorës, pjesa tjetër është sjellë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë angazhoi të gjitha strukturat e shtetit dhe autoritetet më të lartë të vendit. Disa ministra si dhe kryetarja e parlamentit u nisën menjëherë në Himarë. Në spitalin Ushtarak për të parë gjendjen e studentëve të plagosura shkoi presidenti Bamir Topi si dhe përfaqësues të tjerë shtetëror e politik. Kryetari i opozitës dhe deputët socialitë dhuruan gjak, e po ashtu dhe zonja Topi, efektivë të policisë dhe ushtrisë. NJë solidaritet i madh njerëzor u shfaq edhe nga qytetarë të shumtë që vullnetarisht u paraqitën për të dhuruar gjak.
Nga SHBA  ku ndodhej për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Cikago, kryeministri Sali Berisha mbajti lidhje të vazhdueshme me anëtarët e kabinetit të tij duke urdhëruar që sot të shpallej ditë zie. Më pas në një deklarim për televizionin ABC news të Tiranës, kryeministri njoftoi se kishte ndërprerë ndjekjen e punimeve për të marrë rrugën e kthimit sa më të shpejtë drejt Shqipërisë. 










Të nderuar prindër, vëllezër, motra dhe të afërm të viktimave të katastrofës tragjike që ndodhi në Himarë!
Si prind dhe si shqiptar, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njerëzve tuaj më të dashur në këtë ditë pranvere që duhej të ishte një ditë gëzimi dhe hareje për të gjithë ju. Jam i tronditur thellë në zemër kur shikoj në internet fotografitë e atyre bukurosheve shqiptare që u ndanë nga jeta në lulen e rinisë. Një pakujdesi e drejtuesit ose nje defekt teknik i automjetit shkaktoi atë tragjedi aq të rëndë që ju hapi një plagë të thellë që nuk shërohet dot lehtë.
Nderim dhe respekt të thellë për njerëzit tuaj aq të shtrenjtë që kaq herët u larguan nga jeta.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

SHBA, Ohajo, Sinsinati. 21 maj 2012

----------------------------------------



Të nderuar kolegë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit

E mora me hidhërim të thellë tragjedinë e studentëve tuaj në afërsi të Himares. Ka disa vjet që studentët dhe nxënësit tanë përshkojnë rrugët e atdheut, ashtu sikur i përshkonin ato një brez i djalërisë shqiptare në vitet e '30 dhe ashtu sikur ëndërronte t'i përshkonte ato një brez i Lëvizjes ilegale shqiptare të Kosovës së robëruar në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Udhëtimet e tilla të nxënësve dhe të studentëve tanë kryesisht në dekadën e fundit gjithmonë i kemi konsideruar dhe i konsiderojmë udhëtime të karakterit pushtues zemrash rinore, të karakterit historik, në hapësirë, në kohë dhe në botën materiale e shpirtërore të popullit shqiptar e të trojeve etnike të tij, prandaj jo njëherë i kemi lakmuar ato dhe jemi bërë pjesë e tyre.
Mirëpo nuk është hera e parë që udhëtimet e kësaj natyre po përcillen edhe nga momente të rënda tragjike. Nuk është hera e parë që udhëtimet e kësaj natyre me shenjën e shijimit të hapësirës shqiptare dhe të pasurive të saj materiale e shpirtërore, po përcillen me humbje jete të të rinjve tanë, të fëmijëve tanë, të nxënësve tanë, të studentëve tanë.
Rastet e tilla tragjike kurdo dhe kudo qofshin: në Himarë, në Pukë-Fushë Arrëz, në Dom të Gjegjanit apo në Ziaj të Fieri - Tepelenës, janë tragjedi të dhembshme që udhëtimet e tyre i bëjnë të zishme, por njëkohësisht edhe të shenjta.

Le të jetë prandaj vdekja tragjike e studenteve të Universitetit të Elbasanit, një ditë zie dhe një ditë e shenjtë e udhëtimit të tyre.

Me respekt,

Prof.dr.Begzad Baliu, Prishtinë

-----------------------------------





Stafi i Agjencionit Floripress me seline e saj ne Prishtine , po ndjekin me shume vemendje si edicionet e lajmeve,por dhe jane ne kontakte me njerzit e tyre ne Shqiperi,ku nepermjet telefonatave e mesazheve ,po percjellin ngushllimet e tyre,prane familjeve te 12 viktimave,qe humben jeten sot pasdite ne Himare.

Po ashtu edhe Editori dhe kryeredaktori pergjegjes z.Flori Bruqi i percjelle ngushllimet e tij te gjitha familjeve te viktimave qe humben femijet e tyre ne kete tragjedi, por dhe te gjithe te plagosurve u urojme sherim sa me te shpejte dhe bashkim me familjet e tyre.

Jemi me ju ne keto momente shume te veshtira , vuajme se bashku kete tragjedi te rende ,qe i mori jeten femijve tuaj.

Me hidhrim te thelle


Stafi i Agjencionit Floripress nga Prishtina


Editori Flori Bruqi


------------------------------------------





Të dashur familjarë të viktimave dhe pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”,

Lajmet e kobshme gjithmonë ta ndalojnë frymëmarrjen, janë tragjedira që të shokojnë. Si të gjithë bashkatdhetarët tanë, të tillë u ndjemë dhe ne sot, për humbjen e studenteve të univerisitetit të mirënjohur “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentet si Misse Shqipërie, këto bija nënash humbën jetën në humnerë, në lulen e rinisë. Si të ikur larg…por me zemër shumë pranë Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur e ndjemë tmerrësisht ikjen nga kjo botë tragjikisht të studenteve shqiptare të cilat kishin shkuar me misionin më fisnik me ekspeditë për të vizituar dhe mësuar historinë shqiptare. Ç’fatkeqësi dhe dhimbje kanë familjarët, të afërmit e tyre, universiteti i Elbasanit, Shqipëria dhe gjithë Diaspora!
Në emër të mësuesëve, nxënësve dhe prindërve të shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, si dhe të TV Alba Life, New York, ju shprehim ngushëllimet tona dhe Zoti jua lehtësoftë dhimbjet në këto momente kaq të vështira të jetës suaj!

Iu rëntë dheu lehtë dhe Iu preftë shpirti i tyre në Paqe!

Qemal Zylo, New York
Alba Life Inc.Founder/ President
website: www.albalife.org


----------------------------------
Gjendja e të plagosurave në aksidentin tragjik të Himarës është përmirësuar dhe duket se nuk do të ketë viktima të tjera. Kjo është konfirmuar nga ana e drejtorit të Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Në një prononcim për mediat, Mihaj ka theksuar se 9 studente të plagosura ndodhen në terapinë intensive, ndërsa në kirurgji ndodhen 4 vajza të tjera. Sipas tij, me shumë mundësi, të gjitha të plagosurat do të shpëtojnë.




“Si aksident i madh që ishte, edhe dëmtimet pothuajse të të gjitha rasteve janë goxha serioze, por sot gjendja duket me shumë optimizëm e shumë shpresë. Dy raste që konsiderohen më të rënda janë me parametra të stabilizuar dhe do të vazhdojë ndjekja e tyre në mënyrë të pandërprerë. Duke i përsëritur skanerat, bilancin biokimik, dhe terapi të rreptë intensive. Mbas orës 22:00 kanë ardhur dhe persona vip të cilët kanë dhuruar gjak, por 0- dhe A- . Ishte solidaritet i madh dhe solli një numër të kosndierueshëm njerëzish që dhuruan gjak. Po ashtu 60 ushtarë janë të gatshëm për të dhuruar sot gjak. Sot do të vazhdojë dhurimi i gjakut. 






Por nevojat i kemi plotësuar. Ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme në 5 raste janë bërë nga ekipet tona. Nuk gjykojmë që ka raste për ndëryrhje të re. Ato janë në terapi intensive dhe ne do ia dalim atyre. Edhe sikur të ketë indikacion për të dalë nga reanimacioni, sot do i mbajmë aty.



Ne jemi optimistë, i kemi nën kontroll. Një gocë me dëmtime më të mëdha të mëlçisë kishte hemoragji të madhe, por ia dolëm të rikonstruktonim mëlçinë. Një tjetër kishte dëmtime të shpretkës, tjetra dëmtime të aparatit urinar. Nga ana teknike konsiderohen si raste të zgjidhura dhe nuk do ketë pasoja të invaliditetit. Një nga vajzat është operuar në Spitalin Amerikan”, ka thënë Mihaj gjatë një prononcimi për mediat.




Sakaq, pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, sot është shpallur ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik.







Një nga të mbijetuarat e tragjedisë rrugore në Himarë, Ergita Opingari , thotë se shoferit iu bllokua timoni dhe nuk frenonte dot. Ajo tregon se shoferi nuk kishte konsumuar alkool dhe nuk ishte tip që hapte biseda.



A e mbani mend se çfarë ndodhi?

Janë pak çaste, por i mbaj mend. Po zbrisnim një dishezë kur dëgjova britmën e shoferit. Dhe pas tij të gjithë nisëm të ulërinim. Brenda pak sekondash ndjeva një supertronditje nga një goditje e fuqishme. Pas saj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Derisa e pashë veten në humnerë.



Përse bërtiti shoferi dhe a tha ndonjë fjalë?

Shoferi nuk ka thënë asnjë fjalë, përveçse ka bërtitur. Atij iu bllokua timoni. Dukej sikur nuk po e kontrollonte dot më autobusin. Lëvizte duart mbi timon, por i qëndronin aty. Pa e lëvizur dot.



A ishte me shpejtësi autobusi?

Nuk jam specialiste, por mua nuk m’u duk se ishte me shpejtësi. Normale do të thosha.



A tentoi shoferi të frenonte?

Tentoi të frenonte dhe të manovronte me timonin.



Ku ishte e ulur ju kur shoferi po manovronte me timonin?

Unë isha e ulur në fund të autobusit.



Si mund t’i keni parë këto manovrime të shoferit duke qenë se ishit ulur në fund?

Unë vetëm një moment e pashë dhe ai vërtet po manovronte. Pavarësisht se nga larg, dukej. Ndërkaq të njëjtën gjë më tha edhe një shoqe. Ajo ka qenë e ulur pranë shoferit dhe më tha se ai u përpoq që të lëvizte timonin, por ai ngeci. Më pas kishte tentuar të frenonte, por tepër vonë, përfunduam të gjithë në greminë.






Emrat e studenteve që ishin nisur për ekspeditë për në Sarandë:
Adisa Çela, 
Aida Gjika, 
Alba Deda, 
Anisa Rusi, 
Anisa Hysa, 
Antoneta Saçe, 
Arta Ballabani, 
Aurora Molla,
Desian Dani, 
Desiana Xheneti, 
Blerina Çereni, 
Denisa Guzi,
Desilda Bytyçi, 
Doriana Kumria,
Dorina Stafa, 
Elidoda Gjinaj, 
Elsa Daka, 
Elsa Shtylla, 
Eralda Bajrami,
Eranda Baloshi, 
Eranda Bardho, 
Erjola Xhoi, 
Klejda Kela, 
Mirsie Biba,
Oneda Kushi,
Denisa Paja, 
Erdita Ortingari, 
Eriselda Gubere, 
Eriselda Çoku, 
Erjana Gështenja, 
Ermira Mana, 
Fabjola Shehi, 
Florie Peçi, 
Gerta Hasmeta,
Griselda Zeneli, 
Griselda Bilani, 
Isjana Karifi, 
Isma Klosi, 
Johana Debinja, 
Juliana Kuqi, 
Juliana Tola,
Kaltra Kollozhani, 
Laureta Cani, 
Lindita Kabashi, 
Lirie Hasa, 
Oliverta Dhëmbi, 
Olsiana Beqiri, 
Tisiana Hysa, 
Anisa Çobaj, 
Enkelejda Berberi, 
Adjola Musaku, 
Hanife Xhepexhiu,
Anila Suli, 
Shegushe Haka, 
Oltiana Yzo
 Krerët shtetëror dhe politik të Prishtinës dhe Shkupit mesazhe ngushëllimi




Krerët shtetëror dhe të partive politike të Tiranës, Prishtinës, Shkupit janë kanë shprehur ngushëllime për aksidentit të rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë - Himarë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Himarë, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër studentesh të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

"Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani` të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë. Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve", thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga.
Tragjedia në Himarë, sot Ditë Zie
"Në këto çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Zotëri President, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë", thuhet në telegram.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjarët e të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës.

“Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me studentë, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata", thuhet në telegramin e z Thaçi.

"Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta. Populli i Kosovës dhe qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një jetë më të mirë,” ka thënë kryeministri Thaçi në telegramin e ngushëllimit

Nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ngushëllimi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka shprehur tronditjen e thellë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Himarë, ku kanë gjetur vdekjen një numër i të rinjve dhe shumë të tjerë janë plagosur.

“Në këto qaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.

Ngushëllime kanë shprehur edhe partitë politike shqiptaren në Maqedoni. "Lajmin për aksidentin e tmershëm në afërsi të Himarës, ku humbën jetën shumë studentë dhe të tjerë po luftojnë për jetën e tyre, e pranova me pikëllim të madh dhe dhimbje. Në këto çaste të rënda për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, ju lutem më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për viktimat e këtij aksidenti tragjik si dhe të uroj shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Njëkohësisht, në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni të ngushëlloj drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe t’i siguroj që qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira dhe po qe nevoja, jemi në dispozicionin tuaj", thuhet në një telegram të BDI-së

2012/05/21

Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave në Himarë

Nga Flori Bruqi




Nga Spitali Ushtarak, drejtori Bedri Mihja deklaron se aty kanë mbërritur deri tani 11 të plagosura, 2 prej të cilave në gjendje të rëndë, ndërsa njëra mbërriti e vdekur me helikopterin e parë. Ai shton se pritet të vijnë edhe 4 të plagosura të tjera.“Gadishmëria jonë është absolute, të gjitha sallat të hapura, mbi 60 mjekë e 150 infermirë të gatshëm. Të plagosurave iu bë i gjithë shërbimi i nevojshëm, ekipet janë në kokën e të sëmurave”, tha ai.




Drejtori i Politikave Shëndetësorë në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se të plagosurit janë  shpërndarë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në spitalin rajonal të Vlorës. Në Tiranë tashmë janë evakuuar 12 studente, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Dy studente ndodhen në gjendje të rëndë. Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 studente, njëra prej tyre në gjendje më të rëndë, e cila do të evakuohet në Tiranë.


 Në spitalin e Himarës nuk ka më asnjë të plagosur, përveç viktimave, tha Pipero.
Pipero tha se është bërë i mundur që operacioni i shpëtimit dhe evakuimit të përfundojë brenda dy orësh. Ai falënderoi qytetarët të cilët janë në rradhë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve.







EMRAT E TË PLAGOSURAVE NË SPITALIN USHTARAK DHE ATË TË VLORËS

ORA 21:00- Në Spitalin e Vlorës ndodhen Ina Janulla, Entela Daja, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Ergysa Opingari, Juljana Kuqi, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa, Blerina Cereni.

Në Spitalin Ushtarak janë Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Tace, Anisa Cobo, Doriana Kumrija, Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora në Spitalin Ushtarak Shegushe Taka.

PIPERO: NË SPITALIN USHTARAK 12 TË PLAGOSUR, 10 NË VLORË

ORA 20:20- Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero deklaroi se transportimi i të plagosurve nga Himara drejt Spitalit Ushtarak ka përfunduar.

“Në Spitalin Ushtarak janë 12 të plagosur, 2 më rëndë. Në Spitalin rajonal të Vlorës janë 10 studentë, një më rëndë”, deklaroi ai.

Pipero falenderoi më tej qytetarët që janë sensibilizuar duke dhuruar gjak.


Jahjaga e Thaçi ngushëllojnë për tragjedinë te Himara



Ngushllime per familjet e sudenteve qe humben jeten sot me daten 21 Maj ne Himare

Stafi i Agjencionit Floripress me seline e saj ne Prishtine , po ndjekin me shume vemendje si edicionet e lajmeve,por dhe jane ne kontakte me njerzit e tyre ne Shqiperi,ku nepermjet telefonatave e mesazheve ,po percjellin ngushllimet e tyre,prane familjeve te 12 viktimave,qe humben jeten sot pasdite ne Himare.

Po ashtu edhe Editori dhe kryeredaktori pergjegjes z.Flori Bruqi i percjelle ngushllimet e tij te gjitha familjeve te viktimave qe humben femijet e tyre ne kete tragjedi, por dhe te gjithe te plagosurve u urojme sherim sa me te shpejte dhe bashkim me familjet e tyre.

Jemi me ju ne keto momente shume te veshtira , vuajme se bashku kete tragjedi te rende ,qe i mori jeten femijve tuaj.

Me hidhrim te thelle


Stafi i Agjencionit Floripress nga Prishtina


Editori Flori Bruqi











Presidenti Topi u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në Himarë




21 maj 2012



Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.

“Të dashur familjarë dhe të afërm të viktimave,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.

Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!

Sinqerisht!

Bamir Topi”





Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për aksidentin me pasoja tragjike në Himarë



Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u informua për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.

Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.
21/05/2012
Kryeministri Berisha informohet në vijimësi për operacionet e ndihmës ndaj të aksidentuarve në Himarë

Kryeministri Berisha u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare se Forcat e Armatosura kanë nisur helikopterë me forca speciale dhe një tjetër me forcat Renea drejt vendit të ngjarjes. Ndërkaq janë nisur trupa dhe mjete nga Pashalimani, Bunavia, Komanda e Mbrojtjes Rajonale (KMR) Gjirokastër dhe Palermo. Gjithashtu, Spitali Ushtarak është vendosur në gjendje të plotë gatishmërie. Ndërsa po ndiqet situata për të dhënë të gjithë asistencën që nevojitet, duke vënë në dispozicion kapacitetet që disponon ushtria shqiptare.

Ndërkohë janë ngritur tre helikopterë të forcave speciale të Reneas dhe të njësisë së personaliteteve të Ministrisë së Brendshme.
21/05/2012
Kryeministri Berisha porosit ministrin e Shëndetësisë të bëhet çdo gjë për t'ju garantuar të plagosurve ndihmën më të kualifikuar

Kryeministri ka porositur Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të bëhet çdo gjë për të ju garantuar të plagosurve ndihmën më të kualifikuar në qendrat shëndetësore më të mira brenda vendit dhe jashtë tij, ku të jetë e nevojshme.
21/05/2012
Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave shpall datën 22 maj, të martën, ditë zie kombëtare

Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 12 studente në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare.

Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.

Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë.

***


V E N D I M PËR SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23. 4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 22.5.2012 , në nderim të viktimave , që, në lulen e rinisë së tyre, humbën jetën, për shkak të aksidentit tragjik, më 21.5.2012, në aksin rrugor, në afërsi të qytetit të Himarës.

2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

3. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.

4. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


21/05/2012



-----------------
Edi Rama: Tragjedi e tmerrshme, orë për solidaritet kombëtar


Edhe lideri i opozitës, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka ftuar personelet shëndetësore të bëjnë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të përfshirë në aksident.

“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen”, deklaron Rama.

Ai ftoi ndër të tjera “Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit, Vlorës, të bëjnë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat shtetërore për çdo gjë që mund të ndihmojnë. Eshtë me shumë rëndësi t’u qëndrojmë pranë në këto orë të zymta familjeve të viktimave për t’u lehtësuar sadopak dhimbjen e patregueshme”, deklaron Rama.





Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.
“Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet ”- deklaroi Meta.
Po kështu nëpërmjet një njoftimi për mediat, PDIU shprehet se "humbja e të studentëve është një tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve".

Në këto momente të vështira, PDIU shpreh pikëllimin e thellë dhe ndan dhimbjen me familjet e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë bashkëkombësit, që po shohin të tronditur këtë tragjedi, duke lutur Zotin për shpirtrat e të humburve padrejtësisht dhe për shpëtimin e të gjithë të tjerëve.


Aksidenti në Himarë, Jahjaga ngushëllon Topin



Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Himarë, në të cilin humbën jetën dhe u plagosën një numër studentesh të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë. Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve”.

“Në këto çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Zotëri President, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë”, thuhet në telegramin e presidentes.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjarët e të aksidentuarve në tragjedinë e Himarës.

“Lajmi për tragjedinë e rrokullisjes së autobusit me student, afër Himarës, ku humbën jetën 11 prej tyre, na tronditi të gjithëve. Vrulli i rinisë studentore, që po bëhej gati të bashkohej në përpjekjet për të zhvilluar vendin e tyre, u ndërpre nga një shmangie tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin ata”.

“Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta”.

“Populli i Kosovës dhe qeveria e tij, ndiejnë dhembje dhe dëshirojnë të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre për lirinë dhe perspektivën për një jetë më të mirë”, thuhet në telegramin e kryeministrit.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ngushëllimi dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka shprehur tronditjen e thellë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Himarë, ku kanë gjetur vdekjen një numër i të rinjve dhe shumë të tjerë janë plagosur.

“Në këto çaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram.



Aksidenti në Himarë, Hoxhaj telegram ngushëllimi



Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i dërgoi një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke i shprehur solidaritetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike të Himarës.

"Në këto çaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi", thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.




20:35-Nga Himara Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bëri me dije për Ora News se 12 viktima është bilanci tragjik i aksidentit të sotëm në Himarë.

“Ishin 33 persona që gjendeshin në autobus, 12 prej tyre kanë humbur jetën, të plagosurit janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore. Po bëhet transporti i 11 viktimave drejt spitalit të Vlorës, ndërsa 1 gjendet në Spitalin Ushtarak. Është bërë identifikimi i të plagosurve dhe viktimave dhe menjëherë pas transportit do të dalë dhe lista zyrtare e emrave. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe do të jetë ekspertiza e që do të japë rezultain përfundimtar” tha Nishani.
20:21- Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi ka bërë një panoramë të shkurtër asaj cfarë ka ndodhur, duke përjashtuar si shkak të aksidentit situatën e rrugëve atje.

“Aksidenti ka ndodhur pa hyrë në Himarë, shkaqet e aksidentit mbeten për tu verifikuar, nuk kanë qenë shkaqet e rrugës ato që kanë cuar në këtë ngjarje tragjike. I gjithë ekipi ushtarak e mjekësor është mobilizuar, po bëhet një përpjekje titanike për të shpëtuar jetët e atyre vajzave. Kemi organizuar një grup të madh të rinjsh për të dhënë gjak dhe pse banka e gjakut ndodhet në kushte të mira”tha ai.
18:10-Ka mbërritur në Spitalin Ushtarak helikopteri i parë me të aksidentuarat nga Himara me dy studente në gjendje të rëndë për jetën. Në vazhdimësinë e rifreskimeve të të dhënave të fundit nga Policia e Shqipërisë, bëhet me dije se flitet për 12 të vdekur dhe 22 të plagosur.

17:30-Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas aksidentit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 12 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me plagë të rënda.

Autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”.

OLLDASHI: NGA TË DHËNAT PARAPRAKE KUSHTET E RRUGËS S’JANË SHKAK I AKSIDENTIT

Ora: 20:30 - Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi bëri të ditur sot pasdite se, presim të dhënat që do të dalin nga hetimet që po kryhen nga ekspertë të policisë për shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat paraprake mësohet se nuk kanë qenë kushtet e rrugës shkak i aksidentit.

Olldashi konfirmoi se të gjitha strukturat e shtetit janë mobilizuar për të përballuar situatën, ndërsa konfirmoi se po bëhen përpjekje titanike për të shpëtuar çdo jetë.

"Si përfaqësues i qeverisë gjendem pranë për dhënien e çdo asistence jo mjekësore për të bërë koordinimin e institucioneve që mund të japin ndihmë mjekësore", deklaroi Olldashi. Ai bëri të ditur se një grup të rinjsh i Forumit Rinor të PD-së po i drejtohen Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak.

Duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të jenë të kujdesshëm në publikimin e çdo emri, Olldashi njoftoi se Ministria e Brendshme po bën verifikimin dhe identifikimin e plotë të atyre që kanë humbur jetën.

QEVERIA: 22 MAJI, DITË ZIE KOMBËTARE

Ora: 19:40 - Me kërkesë të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave shpalli datën 22 maj, Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në ku humbën jetën 12 studente.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se “Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.”
Mësohet se Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë nga Çikago drejt Tiranës, “për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë”.

Të martën në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre.Ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.


MJEKU: NJË STUDENTE ERDHI E VDEKUR, 2 TË TJERA NË GJENDJE TË RËNDË

ORA-19:47- Nga Spitali Ushtarak, drejtori Bedri Mihja deklaron se aty kanë mbërritur deri tani 11 të plagosura, 2 prej të cilave në gjendje të rëndë, ndërsa njëra mbërriti e vdekur me helikopterin e parë. Ai shton se pritet të vijnë edhe 4 të plagosura të tjera.

“Gadishmëria jonë është absolute, të gjitha sallat të hapura, mbi 60 mjekë e 150 infermirë të gatshëm. Të plagosurave iu bë i gjithë shërbimi i nevojshëm, ekipet janë në kokën e të sëmurave”, tha ai.

META: NDAJMË DHIMBJEN ME TË AFËRMIT E VIKTIMAVE

Ora: 19:20 - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. “Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.”- deklaroi Meta.
Kreu i LSI-së theksoi se të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet.
“Çdo energji të fokusohet për shpëtimin e jetëve të të plagosurve.”- nënvizoi Meta.

RAMA APEL PËR TË DHURUAR GJAK

ORA-19:10- Lideri i opozitës i ndodhur në spitalin Ushtarak, ku dhuroi gjak pas tragjedisë, lëshoi një apel për të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë njerëzore.
“Fjalët janë të tepërta, gjë e cmuar që sa më shumë njerëz, të reja e të rinj të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut, është shumë e nevojshme, pasi i gjithë personeli po bën të pamundurën. Të mbështesim ata që janë tani në operacione në spitale dhe në terren. Është një ngjarje e tmerrshme që duhet të shpëtohet gjithcka që mund të shpëtohet në frymë njerëzore dhe se am pake familje te vuajne kete dhimbje”, deklaroi Rama.

TOPI NË SPITALIN USHTARAK: SHTETI ËSHTË NË KËMBË

Ora: 19:05 - Presidenti Bamir Topi vizitoi në Spitalin Ushtarak katër vajzat që u transportuan me helikpoter nga Himara menjëherë pas aksidentit tragjik në qafën e Vishës.
Në një prononcim për mediat Presidenti theksoi se në këto momente të vështira shteti është në këmbë ddhe po bëhet e pamundura për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. “Ngushëllime familjeve të viktimave. Kam besim se i gjithë shërbimi i kualifikuar i traumatologjisë do të bëjë maksimumin e vet.”- deklaroi presidenti Topi.

KRYQI I KUQ: QYTETARËT TË DHUROJNE GJAK

ORA-19:00- Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar në një komunikim me News 24 i bën apel qytetarëve shqiptarë për të dhuruar gjak.
“Ndërgjegjësohuni me situatën, dhuroni gjak në bankat e gjakut pranë spitaleve dhe jashtë spitaleve”, thotë ajo.

LISTA

ORA 18:50-Lista me emrat e vajzave që udhëtonin në autobusin e aksidentuar:
Eriselda Gubere, Eriselda Coku, Erjana Geshtenja, Ermira Mana, Fabjola Shefi, Florie Peci, Gerta Kasmeto, Griselda Zeneli, Griselda Gilani, Isjana Karriqi, Ismarta Klosi, Joana Debinja, Luljana Kuqi, Juljana Tola, Kaltra Kokozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhembi, Oltjana Beqiri, Tisjana Hysa, Anisa Cobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltjana Hyzo.

STUDENTJA: AUTOBUSI LËVIZTE ME SHPEJTËSI

ORA 18:43- Në një dëshmi për News 24, njëra prej studenteve që udhëtonte në autobusin e aksidentuar, e quajtur Ticiana Hysa, e cila ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën ka bërë edhe rrëfimin e parë, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Sipas saj autobusi udhëtonte me shpejtësi të madhe. Ajo shton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia.

TOPALLI, VASILI E TAFAJ DREJT HIMARËS ME HELIKOPTER

ORA-18:37- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri I Arsimit, Myqerem Tafaj janë nisur drejt Himarës me njërin prej helikopterëve që transportoi në Spitalin Ushtarak, studentët e plagosur rëndë.

GORO: FAMILJARËT DO KENË NDIHMËN E NEVOJSHME

ORA-18:40 - Në një lidhje telefonike për NEWS24, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro konfirmoi se 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik, të ndodhur pasditen e sotme në qafën e Vishës.
Kryebashkiaku Goro shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe i siguroi ata se “do të kenë ndihmën e institucioneve lokale deri në momentin e fundit, për çdo nevojë që do të kenë.”
“Ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur vitet e fundit në Himarë. Është bërë ç’është e mundur që tu jepej ndihmë sa më parë të lënduarve.”- u shpreh Goro.

PRESIDENTI TOPI: NGUSHËLLIME TË SINQERTA FAMILJARËVE

Ora: 18:25- Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.
“Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale dhe ju shkaktoi këtë tragjedi të madhe.”- theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
“Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional! Njëkohësisht u uroj shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur!”-përfundon mesazhi i kryetarit të shtetit.

MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK 4 TË PLAGOSUR RËNDË

ORA-18:20- Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërriti në Spitalin Ushtarak, për të sjellë 4 studente të plagosura rëndë, në aksidentin tragjik të ndodhur sot. Në Spitalin Ushtarak, raportohet se ndodhen edhe ministrat e Shëndetësisë e Arsimit, përkatësisht Petrit Vasili e Myqerem Tafaj.
Ndërkohë që po transportohen edhe 5 të dëmtuar të tjerë.

RAMA DHURON GJAK PËR TË PLAGOSURIT NË SPITALIN USHTARAK‏

Ora: 19:10 - Rreth orës 18:00 në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka mbërritur Kryetari i PS Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët socialistë Gramoz Ruci, valentina Leskaj, Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Kryesocialisti Rama i është drejtuar Qendrës së Dhurimit të Gjakut të këtë spital, ku ka dhuruar menjëherë gjak në ndihmë të të plagosurve të kësaj tragjedie të ndodhur në Himarë. Po ashtu, gjak kanë dhuruar edhe deputetët socialistë Taulant Balla dhe Shega Ligori.
Edhe të rinjtë e të rejat e FRESSH-it i janë bashkuar thirrjes për të dhuruar gjak. Dhjetëra të rinj të Forumit Rinor i janë drejtuar Qendrës së Dhurimit të Gjakut pranë Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak, në ndihmë të të plagosurve që kanë nevojë.

RAMA: AKSIDENT TRAGJIK, SOLIDARITET KOMBËTAR

ORA-18:00- Edhe lideri i opozitës, Edi Rama ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka ftuar personelet shëndetësore të bëjnë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të përfshirë në aksident.
“Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak i sprovuar në fatkeqësi me përmasa të pazakonshme dhe gjithë njerëzit e shërbimeve të tjera spitalore, policore, ushtarake, do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të shpëtuar jetët që ende mund të shpëtohen”, deklaron Rama.

BERISHA NGA CIKAGO: PIKELLIM PER NGJARJEN

ORA-17:55- Menjëherë pas aksidentit tragjik në Himarë, zyra për shtyp e Kryeministrisë bëri të ditur se “kryeministri Berisha u informua në Çikago për aksidentin me pasoja tragjike”.
Sipas Kryeministrisë, “Berisha është në kontakte të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët kërkon të bëhet çdo gjë për të shpëtuar jetën e tyre”.
Kryeministri Berisha shpreh “dhimbjen, pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet me të thella familjarëve të viktimave.”

NGA ELBASANI U NISËN DY AUTOBUSË ME 75 STUDENTË

Ora 17:30- Korespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja, saktësoi se studentët i përkasin Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të degës Gjuhë-Letërsi. Ai shtoi se rreth mesditës studentët ishin nisur me 2 autobusë nga Elbasani për të kaluar 1 ditë pushimi në Sarandë.
Sipas tij, njëri prej autobusave, ai me targë El 2274 është rrëzuar në humnerë. Gjithsej numri i studentëve është 75, të ndarë në dy autobusë, ndërsa shoqëroheshin nga 3 pedagogë.
"Janë nisur dy autobusë me 75 studentë, do kalonin vetëm një natë në Sarandë, njëri me 40 studentë dhe tjetri me 35 studentë, shoqëruar nga 3 pedagogë".

POLICIA: 11 TE VDEKUR 22 TE PLAGOSUR

ORA-17:21- Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë. Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...