2012-08-07
Kisha sllave i hodhi benzine zjarrit te luftes ne Kosove
Anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria serbe janë duke bërë një akuzë të rëndë. Ata pretendonin gjatë luftës në Kosovë se NATO-ja, ishtë duke bombarduar manastiret e mëdha ortodokse serbe, që datojnë në mbretëritë serbe të mesjetës.
Web-sajti i Institutit të qeverisë së Beogradit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës të Serbisë, tregojn ende fotografi manastiresh gjysme të dëmtuara ne vitin 1999-të, nga goditjet ajrore të NATO-s, duke përfshirë edhe dy hapësira të zeza me fjalën "të shkatërruara" që shkruhet në to në mënyrë kobndjellëse. Faqja e internetit e Kishës Ortodokse Serbe, e titulluar "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe" është edhe më provokues. Në këtë faqe tregohet një hartë me faltoret më të mëdha serbe në Kosovë, me ikona që tregojnë shpërthime bombash në secilën prej tyre, sikur bombat e NATO-s të kenë rënë drejt e mbi to.
Rëndësia fetare dhe historike e manastireve në Kosovë -- një zonë që disa e quajnë "Jeruzalemi Serb" -- bën që pretendime të tilla të kenë një efekt të madh, veçanërisht në vendet me popullsi të mëdha të krishtere ortodokse. Kështu që kërcënimet ndaj qendrave të shenjta simbolizojnë kërcënimet ndaj popujve që i vlerësojnë ato.
Megjithatë, në këto faqe të internetit nuk jepet asnjë provë për të përligjur etiketimet "të shkatërruara" apo titullin "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe". Faqet paraqesin fotografi të monumenteve përpara shkatërrimit të supozuar, por asnjë pamje të dëmtimeve që ata pretendojnë se janë shkaktuar nga NATO-ja -- me përjashtim të figurave me të çara muresh që mund të jenë shkaktuar nga çdo gjë. Autoritetet serbe nuk kanë ngurruar të tregojnë detaje grafike të shkatërrimeve, civile të shkaktuara nga bombat e NATO-s të rëna gabimisht. Sikur NATO-ja të kishte bombarduar manastiret, pamjet e rrënojave do të ishin transmetuar në të gjithë botën.
Këto akuza kundër NATO-s, janë qëllimisht të ngjashme me akuzat e nacionalistëve serbë të vitit 1986 se shqiptarët kosovarë, po shkatërronin manastiret. Kjo akuzë gërshetohet me pretendime të tjera zjarrvënëse se shqiptarët kosovarë na qenkan emigrantë të paligjshëm që duhen dëbuar; se shqiptarët përdorkan natalitetitn si mjet për të kryer një "gjenocid demografik" kundër pakicës serbe të Kosovës; dhe se na paskan kryer përdhunime të grave serbe në masë. Më 1986, peshkopët ortodoksë serbë i përsëritën këto akuza duke pretenduar se kundër serbëve të Kosovës, po kryhej një genocid. Të njëjtat akuza u përsëritën në të famshmin "Memorandum" të shkruar nga disa intelektualë serbë që sulmonin kushtetutën ish -jugosllave dhe autonominë e Kosovës. Në këtë mjedis të nxehtë, Slobodan Milosheviçi - kërceu në pushtet duke premtuar se do të mbronte popullin serb dhe vendet e tij të shenjta nga armiqtë e tij.
Cila është e vërteta e këtyre akuzave frikësuese?
Në Kosovë, qoftë nga shqiptarët, qoftë nga serbët, kanë ekzistuar fërkime e pakënaqësi reale dhe të dy grupet e kanë ndier veten të kërcënuara. Por gazetarët e pavarur serbë dhe punonjësit e të drejtave të njeriut kanë konstatuar se akuzat më zjarrvënëse kanë qenë kryekëput sajime. Nga një studim të fakteve të policisë në Kosovë rezulton se në një vit të tërë ka ndodhur vetëm një përdhunim i një serbeje etnike nga një shqiptar. Po ashtu, gjoja shkatërrimi i altareve serbe doli se në të vërtetë kishte të bënte vetëm me raste të izoluara vandalizmi, me shkrime të pahijshme në mure apo me prerje pemësh në oborrin e kishës -- gjë që ka të bëjë ndofta me krime të diktuara nga urrejtja, po kurrsesi me një asgjësim të organizuar genocidal të pretenduar.
Mirëpo akuza se shqiptarët na paskan praktikuar qëllimisht shkatërrimin e trashëgiminë fetare serbe ka gjetur jehonë, pavarësisht nga provat për të kundërtën. Kjo akuzë është mishëruar në një histori të mitologjizuar, në të cilën turqit otomanë dhe muslimanët ballkanas autoktonë paraqiten si të dalldisur nga dëshira për të çrrënjosur si serbët, edhe qendrat e shenjta serbe. Nacionalistët serbë e përsërisin pareshtur këtë akuzë -- pavarësisht nga mbijetesa e kësaj trashëgimie të mrekullueshme gjatë pesë shekujve të sundimit otoman mu në mes të fqinjëve shqiptarë, dhe pavarësisht nga dëshmitë otomane që vërtetojnë mbështetjen e patriarkatit ortodoks serb dhe autorizimin e tij për të ndërtuar e riparuar kishat serbe.
Për të kuptuar të gjithë potencialin e akuzave, për shkatërrimin e manastireve, duhet të vëmë në dukje edhe simbolet e tjera që u bashkangjiten këtyre manastireve. Princi serb mesjetar, Llazari, është portretizuar si figura e Krishtit dhe vdekja e tij në betejën e Kosovës më 1389 është paraqitur si "Golgota e Serbisë". Nacionalistët serbë kanë filluar të akuzojnë sot muslimanët e Ballkanit, se i kanë duart të lyera me gjakun e princit-Krisht Llazar. Në të njëjtën kohë, eshtrat e serbëve të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ustashë gjatë Luftës II Botërore ç'varroseshin ritualisht nën trumbetimin e propagandës nacionaliste që i demonizonte të gjithë shqiptarët, muslimanët sllavë dhe kroatët si gjenocidistë të lindur. Koha mitologjike (1389), kujtesa historike (Lufta II Botërore) dhe akuzat e rreme për gjenocidin bashkëkohor shqiptar u janë bashkangjitur simbolikisht këtyre manastireve.
Në 28 qershorin lapidar të vitit 1989, në 600-vjetorin e betejës së Kosovës, reliket e Llazarit u brodhën solemnisht nga një manastir në tjetrin, derisa mbërritën në manasatirin e Graçanicës (një nga vakëfet që sot pretendohet se kanë qenë në shënjestër të sulmeve të NATO-s). Një turmë e pafund vështronte zbulimin e relikeve në manastir për të shkuar pastaj pranë fushës së betejës. Atje, një turmë akoma më e madhe prej një milion serbësh, dëgjoi fjalimin luftënxitës të Millosheviçit, që vuloste planin e tij për të anuluar autonominë e Kosovës. Simbolet e demontuara me kujdes dhe të ekspozuara me një forcë të tillë ritualiste e teatrale u instrumentalizuan më pas në spastrimin e radhëve të ushtrisë jugosllave, në mbrojtjen e grupeve ekstremiste paraushtarake nga qeveria dhe në propagandën e mediave.
Në vorbullën e një psikologjie frike e tërbimi masiv, shoqëria serbe u radikalizua. Personi më popullor serb në ditët e sotme është krimineli i akuzuar për krime lufte, Arkani( i vrarë), dhe politikani serb më popullor është Vojislav Shesheli(i burgosur në Hagë), një mbrojtës i hapur i asgjësimit të shqiptarëve kosovarë dhe i të gjithë muslimanëve të Ballkanit.
Dhuna e konceptuar për Kosovën fillimisht u materializua në konfliktet në Kroaci e Bosnje.
Në Bosnje, militarët serbë -- të nxitur nga akuzat për shkatërrimin e manastireve serbe -- asgjësuan vende të shenjta joserbe. U shkatërruan të gjitha xhamitë dhe vakëfet e tjera muslimane (mbi 1.400 të tilla), ndër të cilat përfshiheshin edhe disa kryevepra të klasit botëror të ndërtuara në shekujt e 15-të e të 16-të. Në disa qytete, të gjitha xhamitë u shkatërruan brenda një nate të vetme duke përdorur vënien e njëkohshme të dinamitit. Xhamia e Ferhat Pashait (1583) në Banjallukë u shpërthye me dinamit tri herë, rrënojat e saj u kthyen në pluhur me çekiçë shpimi dhe u transportuan me kamionë për t'i mohuar bashkësisë muslimane të mbijetuar që ta gëzonte atë trashëgimi të përbashkët.
Në qytetin e Foçës, kryevepra e shekullit të 16-të, e njohur si "Xhamia me Ngjyra", si dhe të gjitha vakëfet e tjera muslimane u hodhën në erë dhe vendet bosh të tyre u kthyen në parkinge. Kur kryebashkiakët e rinj nacionalistë të Foçës dhe Zvornikut u pyetën se pse ishin shkatërruar të gjitha xhamitë, ata u përgjigjën se në ato qytete nuk kishte patur kurrë xhami. Në rastin kur ushtria serbe nuk mund ta pushtonte dot një zonë, ajo vinte në shënjestër qendrat kulturore duke i goditur me artileri, kurse në Sarajevë dogji Institutin Oriental -- bashkë me koleksionin e tij të paçmuar me dorëshkrime arabe, persiane, turke e sllave -- si dhe Bibliotekën Kombëtare që kishte patur mbi një milionë vëllime -- djegia më e madhe e librave në histori. Në tre vjet, militarët serbë çrrënjosën pesë shekuj të trashëgimisë muslimane të Bosnjes si dhe të gjitha dëshmitë se muslimanët dhe serbët i përkisnin të njëjtit qytetërim.
Ndërkohë, manastiret serbe në Kosovë, mbetën të pacënuara, siç u kishin rezistuar shekujve të tërë nën sundimin otoman dhe fqinjëve shqiptarë.
Mirëpo tani po dëgjojnmë akuza të ngjashme zjarrvënëse se NATO-ja na qenka duke bombarduar manastiret serbe. Në të gjithë këtë histori për manastiret, ne priremi të harrojmë se edhe bashkësia shqiptare ka qendrat e veta muslimane e katolike. Qendrat muslimane përfshijnë xhamitë, medresetë (shkollat fetare, shpesh të pajisura me biblioteka dorëshkrimesh), teqetë (vakëfe dervishësh), tyrbetë (mauzoleume, shpesh qendra pelegrinazhi) hamamet (komplekse banjash për burra e gra) dhe pazaret (shpesh të ndërtuara pranë ndonjë xhamie për të nxitur kontributet e përshpirtshme). Shumë prej tyre datojnë në shekullin e 15-të e të 16-të. Refugjatët kosovarë të intervistuar në kufi shpesh sillinin ne ate kohe rrefime që përputhen me njoftime të tjera se kanë parë me sytë e tyre se si u ishin shkatërruar xhamit dhe vakëfet. Në rastin e Bosnjes, dëshmi të tilla dolën se ishin tmerrësisht të vërteta.
Beogradi ende ngul këmbë, se forcat serbe duhet të kthehen në Kosovë, për të mbrojtur manastiret. Manastiret serbe mbijetuan gjatë pesë shekujve pa ushtrinë e Milosheviçit dhe forcat e policisë speciale. Në këtë Kosove, popujt jo-serbë dhe monumentet e tyre, nuk kanë parë asnjë të mirë, edhe pse nën "mbrojtjen e monumenteve" nga ish - regjimi i Beogradit. Që nga viti 1986, nacionalistët serbë e kanë manipuluar shqetësimin për vendet e shenjta për të motivuar, përligjur e zbatuar "spastrimin etnik" dhe asgjësimin e monumenteve artistike e fetare joserbe shekullore. Duke shfrytëzuar manastiret serbe dhe trashëgiminë serbe, ata kanë synuar të nxitin urrejtjen e dhunën, kanë shpërshenjtëruar një trashëgimi serbe të madhe që përkundrazi meriton vlerësime.
F.B
Milosheviçi dhe spiunët e serbisë në Kosovë
Analistë të mediave dhe të situatave në përgjithësi kanë konstatuar se kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë janë veprime të vet Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, e në këtë kontest kanë ndodhur një varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me këto pohime kanë ndodhur një sërë vrasjesh, një sërë sulmesh terroriste, një sërë sulmesh ndaj serbëve e që identiteti i akterëve nuk është zbuluar ende. Ç?është më keq kanë ndodhur një varg paraburgimesh të njerëzve me autoritet të veçantë të cilët janë mbajtur në burg pa fakte e prova të mjaftueshme, të cilët më pastaj janë liruar në mungesë provash. Të gjitha arrestimet dhe burgosjet janë bërë në bazë të dyshimeve që i kanë pasë linjat e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përmes avokatëve, prokurorëve e ngjashëm i kanë propozuar policisë, hetuesisë, gjyqit, etj., për t?i futur burgjeve.Këto forca edhe më
tutje janë duke e paraqitur nacionalizmin si forcë dhe shteg fitimtar, kurse politikën e bashkëpunimit si dështim.Vlen të ceket se dy ditë para se të arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar për ta ruajtur shtëpinë e tij. Millosheviqin, një kohë të gjatë e ka mbrojtur pa e dorëzuar tek organet e Tribunalit të Hagës, komandanti i shtabit të përgjithshëm të UJ-së, Nebojsha Pavkoviq.Mirëpo, në këtë rast, që të mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje të mëdha në Serbi ? ngase opozita dhe reformatorët ishin këmbëngulës për rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanë konto të veçanta në Zvicër. Siç është bërë e ditur, e njëjta gjë vlenë edhe për ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nën mbikqyrje tregtinë dhe eksportin në drithëra për në Rusi në vitet ?90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmës i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy përkrahësit kyq të Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zëvendës kryeministër i cili kishte nën kontroll tregtinë me materiale të çmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zëvendës i partisë socialiste, të cilët i kanë kontot bankare në Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq është ndër ata që kanë bërë krime në Kosovë.Millosheviqi kishte nën kontroll, përkatësisht kishte monopol të plotë edhe në doganat e vendit. Ai bashkë me klanin e tij, pesë vitet e fundit i kishin liruar nga doganat të gjithë të afërmit e linjës së tyre, të cilët një përqindje e kanë derdhur në fondet sekrete të Millosheviqit.Banka e Beogradit e zonjës Vuçiq ishte urdhëruar të paguante para për kompaninë televizive të vajzës të Millosheviqit, Marias, dhe për kompaninë tregtare të djalit të Millosheviqit, Markos. Kjo do të thotë që klika shtetërore e Millosheviqit kishte arritur t?i fshehë fondet qeveritare për t?i siguruar ato nga sanksionet, me ç?rast është manipuluar edhe me Bankën Evropiane.Siç dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndërtuar infrastrukturë të fshehtë përmes shërbimeve greke në Qipro, dhe banka e cila do t?i thente sanksionet ishte ajo e Qipros.Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijëra miliona dollarë nga Serbia. Këto fonde shpërndaheshin pastaj nëpër vende të tjera, apo në emër të kompanive anonime të regjistruara në Qipro. Branka Vuçiq, si drejtuese e Bankës së Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit të këtyre projekteve. S?do mend se kontot private të Shainoviqit dhe Markoviqit në Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili është tregtar atje.Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumë shpesh kishin shkuar si turistë në Bejrut. Me një fjalë, klani i Millosheviqit është shumë i pasur dhe njerëzit e tij edhe më tutje kanë ndikim dhe mbajnë pozita me rëndësi në Serbi, si në qeverinë serbe, në ushtri, polici, gjykata ashtu edhe në ekonominë e vendit. Ata kanë miq edhe përkrahës edhe në arenën ndërkombëtare.Gjykata serbe ua ngriti aktakuzën për spiunazhë tek shërbimet franceze pesë pjesëtarëve të policisë serbe të cilët ishin të ngarkuar nga
shërbimet sekrete franceze për ta destabilizuar Federatën Socialiste të Jugosllavisë. (Ato kishin formuar organizatën ilegale ?PAUK" (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka përgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesë të akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis
(36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunë të Francës, në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë gjatë vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve të pafajshëm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, është nënshtetas francez.Grupi ilegal ?Pauk" (?Marimanga") ishte formuar në vitin 1999 nga një grup klandestin. Këta sipas aktakuzës së gjykatësit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin përgatitur projektin për vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve të shërbimeve të kundërzbulimit francez.Po ashtu zyrtarët e policisë së fshehtë të linjës së Millosheviqit kohë pas
kohe kishin arrestuar një numër të konsiderueshëm të aktivistëve të ?Otporit". Vetëm gjatë dy muajve janë arrestuar 400 aktivistë të kësaj organizate studentore, të cilët policia i ka marrë në biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve të bëra ndaj ?Otporit" ishin se ata financoheshin nga Perëndimi për rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar për të likuiduar udhëheqësit përmes ndeshjeve të inskenuara me kamionë me zallë. Njerëzit e këtij grupi kishin përgatitur një njësi prej 180 vetësh të cilët i kishin dërguar si mercenarë dhe kishin luftuar në anën e MOBUTAS kundër KOBILES. Gjithmonë sipas aktakuzës një pjesë e këtij grupi thuhej se gjendej në Mal të Zi, ku po formonin njësinë speciale të MUP-it të Malit të Zi. Mirëpo një akuzë të tillë MUP-i i Malit të Zi e kishte hudhur poshtë.Faktet dhe analizat që janë bërë rreth grupit ?Pauk" tregojnë se ata ishin pjesëtarë të shërbimit sekret
serb të cilët i kanë përdorur për të ngritur afera dhe për të shkaktuar probleme në dobi të politikës serbe (panserbe).Shërbime të veçanta, përmes mediave, grupit klanor të Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ për informata Goran Matiç.Një rëndësi të veçantë kishte operacioni i quajtur ?Patkoi", që përkonte më shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës
etnike në Kosovë. Lidhur me këtë, për zbulim sekreti, i është marrë grada kolonelit rezervë Dragutin Vuksiq (54), për dëmtim të reputacionit të shtetit dhe dëmtim të nderit e reputacionit të ushtrisë. Vuksiq është anëtar i Lëvizjes për Serbi Demokratike të cilën e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar në vitin 1998. Edhe këtij të fundit iu
kishte marrë grada nga gjyqi ushtarak për mospërfillje totale të detyrave dhe përgjegjësisë së oficerit.Duhet kujtuar se gjatë periudhës së suprimimit të autonomisë së Kosovës, pushtetarët serbë paralelisht kanë shkatërruar (pezulluar) shumë kuadra dhe institucione. Zhvillimi i sistemit pluralist në Kosovë, shërbimeve sekrete serbe u kishte çitur nga dora (nga kontrolli) shumë segmente, edhe pse këto shërbime edhe më tutje tentonin t?ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitë politike shqiptare, institucionet e brishta të asaj kohe, personalitetet e veçanta dhe në tërësi Lëvizja Popullore ishin objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik. Gjatë vitit 1990 kreu i shërbimeve informative serbe ? Jovica Stanishiq ka pasur një varg takimesh të fshehta me drejtues të caktuar të jetës politike në Kosovë. Gjatë tërë kohës shërbimet serbe kanë tentuar të infiltrojnë në radhët e partive pluraliste në Kosovë agjentë efikas serbë të cilët janë orvatur t?i mbajnë nën kontroll këto linja që ishin të fuqishme në atë periudhë, dhe ecnin me hapa të matur drejt përforcimit dhe përvetësimit të sistemit demokratik. Një segment tjetër, ku shërbimet sekrete serbe kishin investuar e përgatitur rrjete të tëra, ishte edhe tendenca për ta vënë nën kontroll lëvizjen ilegale të Kosovës. Për këto projekte e ka vënë në shërbim klasën naive dhe të papërgjegjshme ndaj politikës së Kosovës. Në këtë diagonale forcat serbe të sigurimit tërhiqnin edhe vijën e përçarjeve dhe vëllavrasjeve. Në këtë kontekst u tentua të bëhet edhe copëzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja në dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Këto shërbime Kosovën tentonin ta shndërronin në një teatër kukullash.Në vatrat e luftës në Bosnjë dhe Kroaci, njësitë paraushtarake Serbia i dërgonte bashkë me formacionet ushtarake të të ashtuquajturës ushtri jugosllave. Këto formacione njëkohësisht edhe bënin kontrollimin e grupeve, njësive dhe reparteve më të gjëra të UJ-së për të mos dezertuar. Kjo praktikë është aplikuar më vonë edhe gjatë luftës në Kosovë.
Ja krimet që kreu Arkani në Kosovë
Nga Flori Bruqi
Vuk Drashkoviq, e kishte përgatitur një formacion për pjesëmarrje në këto luftëra të përbërë prej 11 mijë vetëve me të cilët ka komanduar Gjorgje Bozhiq ? Gisha e më pas Çeko Daçeviq.2.Garda Nacionale Serbe e Ripërtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte përgatitur 3000 njerëz, me të cilët ka komanduar Dragosllav Bokan.3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lëvizja Çetnike Serbe kishin organizuar formacionin "Shqiponjat e Bardha". Kishin 3000 njerëz të cilët i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me këtë formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numëronte 500 njerëz dhe afër 100 pjesëtarë të ?kninxhinjëve?, paramilitarë që kishin vepruar në Knin, të komanduar nga Millan Martiq nga Knini.4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte përgatitur gardën vullnetare me të cilën ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe.Këto njësi ishin të parapara si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi. Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq ? Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje.Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t?i kapin në vepra konkrete, me ç?rast i arrestojnë. Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t?i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin ?Tuneli?, i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar ?Opera?. Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994, respektivisht 1995, me ç?rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur ?Shpegel? dhe ta ndriçon operacionin ?Tuneli?.Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia e Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik.Arkani në Bosnjë
e ka drejtuar edhe operacionin ?Ballafaqimi? i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim të mbajtjes nën kontroll. Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak.Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe "Tajfun" e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj.Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturës UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit.Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe. Ndër proceset me
prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare. Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra.Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj, janë mjaft të kyqur në këto linja.
Kurthi serb i luftes fetare
Ne bashkesine nderkombetare po rritet dyshimi se Beogradi po perpiqet t’i zgjase bisedimet per statusin e Kosoves, me shpresen qe te shkohet ne dhune, qe do te ishte fatkeqesi e madhe”, do te deklaronte disa dite me pare, ne nje emision te ”Zeri Amerikes” ne gjuhen serbe, Daniel Server, analist i Institutit Amerikan te Paqes.
Dhe zhvillimet ne terren, ne kete prag statusi, po tregojne se nuk kemi te bejme thjesht me dyshime, por me veprime te mirorganizuara te serbeve. Kete here, ata po pergatiten seriozisht dhe kane ndertuar “infrastrukturen” e nevojshme per te provokuar dhune, per ta pergjakur qe ne lindje Shtetin e Pavarur te Kosoves. Afersisht, po ndiqet skema e konfliktit ne Bosnje. Per te mos ekspozuar politiken zyrtare serbe perballe faktorit nderkombetar, ne loje kane futur struktura gjoja paraushtarake.
Pergjakjen qe po pergatisin ne kete rast, serbet duan t’ia shesin opinionit jo si nje lufte per te mbrojtur nje kauze tashme te humbur ne Kosove, por si nje ”detyrim historik” te tyre per ”mbrojtjen e krishterimit evropian” nga ”invazioni i islamit”, te perfaqesuar nga shqiptaret e Kosoves. Pra, serbet po tentojne qe ne shekullin e XXI, te fusin rajonin e Ballkanit ne kurthin e nje lufte te re fetare.
Planin e publikoi deputeti socialist i parlamentit serb, Zheljko Vasiljevic. Ai njoftoi opinionin vendas dhe ate nderkombetar, per krijimin e Gardes se Vullnetareve te Mbretit te Shenjte, Car Llazar dhe per shpalljen me 5 maj, ne Manastirin e Llazarices te ”Cetes se pare te milicise se krishtere me uniforme, e cila perbehet nga veterane me pervoje lufte nga 30 qytete te Serbise”. Ne promovimin e ketij formacioni paramilitar pritej te ishin 100 persona, ndonese deputeti serb, qe lancoi lajmin, deklaroi perreth pesemije vullnetare te gatshem, te rekrutuar ne te gjithe vendin.
Ne vitin 2007, jo shume larg Brukselit, kryeqytetit te Evropes se Bashkuar, endrres se gjithe ballkanasve, me dijenine e Presidentit ”properendimor”, Tadic, serbet promovojne formacione ushtarake me profil te qarte fetar. Njelloj si ne mesjete, kur grumbulloheshin ushtare per te luftuar nen flamurin e kishes. Per te treguar qe kjo nuk eshte nje ndermarrje e disa nacionalisteve ekstremiste, deputeti socialist deklaron se tashme ”kane ndertuar strukturen organizative ushtarake dhe jane pergatitur planet operative per levizjet e sulmet” dhe se me keto pergatitje ”jane marre disa gjenerale dhe kolonele ne pension”.
Serbet, ne planin e tyre per te provokuar nje lufte tjeter fetare ne Ballkan, nuk llogarisin fare prezencen e forcave te NATO-s ne Kosove. Ata mendojne se ato nuk do te reagojne dhe do t’i lejojne te veprojne si ne Srebrenice. ”Nuk besoj se ata do te perfshihen, por ne kemi pervoje dhe dime se si t’i perballojme”, do te deklaronte per keto forca, ne intervisten e dhene ne datat 28 dhe 29 prill per gazeten ”Danas”, deputeti socialist serb, Zheljko Vasiljevic.
Kurthi serb per te futur ne nje lufte fetare rajonin i shkon per shtat vetem Al Kaedes, e cila eshte e interesuar te hape nje front te ri ne zemer te Evropes. Edhe pa kete mundesi qe serbet po i ofrojne Al Kaedes, organizata terroriste ka planet e saj afatgjata per rajonin e Ballkanit. Serbet, me provokimin e luftes fetare, vetem se po i krijojne mundesine asaj per te zbatuar me shpejt keto plane. Sipas keshilltarit te Kongresit Amerikan, Joseph Bodanski, Al Kaeda ka planin e saj "Ballkani 2020”, te perbere nga dy faza dhe lidhet me Sanxhakun, Kosoven, Bosnje-Hercegovinen e Kroacine. Plani eshte punuar ne perputhje me rolin e “Ballkanit si njera nder qendrat per zgjerimin e terrorizmit islamik ne Evropen Perendimore”. Ne kete moment - thote ai - te pakten pese sherbime sekrete boterore, insistojne qe plani “Ballkani 2020” i Al Kaedes, te mos realizohet.
Ne te vertete, sinjale per nje pozicionim fetar, me konkretisht te nje blloku ortodoks, te pozicionuar kunder pavaresise se Kosoves, jane vene re edhe ne disa shtete, anetare te BE-se. Perpjekjet e Qipros, Greqise, Rumanise e Sllovakise, per te percare frontin unik evropian pro planit te Ahtisarit per Kosoven, pa permendur rolin e hapur te Rusise, duket se, pervec te tjerave, ka nje frymezim te paster fetar. Qendrime te tilla jane nje inkurajim per politiken nacionaliste serbe dhe gardistet e Car Llazarit. Keto qendrime vecse i shtojne pengesat per vendosjen e paqes aktive ne Rajonin e Ballkanit.
Por a do ta toleroje perseri BE-ja nje dhune te re ne Ballkan? ”Shume shpesh ne vitet ‘90, Brukseli eshte krehur, ndersa Ballkani digjej. Ne nuk duhet te lejojme qe kjo te ndodhe perseri”, do te shkruante kohe me pare, ne nje editorial per gazeten ”Financial Times”, Olli Ren, komisioner i Bashkimit Evropian per Zhvillim. Dhe rajoni nuk mund te perparoje, nese nuk zgjidhet statusi i Kosoves, ceshtja madhore e fundit, qe lidhet me renien e ish-Jugosllavise.
Ndryshe nga evropianet, SHBA eshte teper e qarte dhe e vendosur ne politiken e saj per Kosoven. Por edhe amerikanet i druhen shperthimit te dhunes. Ata e mbeshtesin plotesisht dhe jane te bindur se pavaresia e kontrolluar per Kosoven eshte opsioni i vetem perpara. Pas shperberjes se dhunshme te Jugosllavise dhe spastrimit etnik qe zbatoi Sllobodan Milloshevici ne Kosove, ”cdo rezultat tjeter do te coje ne administrim jofunksional, ne forcimin e ndikimit te ekstremisteve dhe do te conte direkt ne luftera te reja”, deklaroi dite me pare para Komitetit te Marredhenieve Nderkombetare te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit Amerikan, Nikolas Berns, zevendessekretar amerikan i Shtetit.
Perfundimisht, kurthi serb per nje lufte fetare ne Ballkan, nuk do te arrije te jetesohet per sa kohe qe do te ruhet kompaktesia midis BE-se dhe SHBA-se, per mbeshtetjen e Planit te Ahtisarit per Kosoven dhe per njohjen e Pavaresise se Kosoves, edhe nese Rusia do te vendose veton ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Perndryshe, Brukseli kete here nuk do te kete kohe te krihet, nese do lejoje perseri qe Ballkani te digjet. Atij do t’i duhet te pergatitet per te pritur valen e refugjateve ballkanas si pasoje e shperthimit zinxhir te dhunes etnike e fetare.
Xhavit Shala
Dosja e parë e CIA-s për Kosovën, të dhëna që nuk i dinim
Jemi mësuar ta njohim historinë e Kosovës dhe origjinën e serbëve në Ballkan vetëm nga historianët tanë. Tashmë variantit të Akademisë së Shkencave Shqiptare mbi ardhjen e serbëve në gadishullin ballkanas i bashkëngjitet dhe botimi zyrtar i Shërbimit Inteligjent më të madh në botë. Në faqen zyrtare të CIA-s, jepen jo vetëm të dhënat në shifra të Kosovës, por dhe një historik i shkurtër i shtetit më të ri në botë.
Historia
Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri. Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë. "Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan.
Lufta
Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët. Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova.
Shpjegimi i flamurit
Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit.
Serbët
Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon.
Pushtimi
Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit.
Jugosllavia
Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës.
Zgjimi
Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav.
Lufta
Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës.
NATO
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara.
Pavarësia
Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare.
Republikë
Sistemi i qeverisjes së Kosovës është ai i demokracisë parlamentare. Parlamenti ka 120 vende dhe ato janë të ndarë në bazë të minoriteve që ka Kosova. 100 vende në Parlament janë për shqiptarët, 10 vende janë nga minoriteti serb dhe 10 vende për minoritetet e tjera. Në këtë mënyrë Kosova respekton të drejtat e minoritetit sipas kritereve ndërkombëtare.
Republika e Kosovës nën "sytë" e CIA-s
Në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret më të fuqishëm në botë janë shtuar dhe të dhënat për shtetin më të ri. Qendra e CIA-s ka hedhur së fundi gjithë informacionin që disponon për shtetin e Kosovës. Një informacion që jo vetëm njeh shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por shërben dhe si pikë referimi për të gjitha agjencitë ndërkombëtare. Të gjitha të dhënat janë klasifikuar sipas informacioneve më të sakta, duke nisur nga historia e vendit, të dhënat gjeografike, popullsia, etnitë që banojnë, ekonomia, burimet natyrore, besimet fetare, përdorimi i gjuhëve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe kushtet sociale të Kosovës.
Popullsia
Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër.
Pozita e Kosovës
Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha.
Gjeografia
Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. CIA vlerëson se pasuritë më të mëdha natyrore të Kosovës janë nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumë minerale të tjera.
Burimet
Kosova përcaktohet si një shtet me burime natyrore mjaft të pasura. Burimet kryesore janë: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej vitit '90 burimet nuk janë shfrytëzuar
Grupet etnike
Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 %
Gjuhët
Kosova ka dy gjuhë zyrtare, të cilat janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Gjuhët e tjera jozyrtare janë boshnjake, turqishtja dhe ajo rome
Falsifikimet e Beogradit në regjistrimet e popullsisë shqiptare
Për të realizuar zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi herë pas here kanë përdorur falsifikimet e pafundme në regjistrimin e popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Për këtë janë shpikur dhe zbatuar lloj-lloj formash e presionesh që të shënohen sa më shumë shqiptarë si maqedonas, malazezë, serbë dhe turq (të ashtuquajturit kombësi myslimane e Jugosllavisë). Përfundimisht, në 60 vjetët e fundit 1912-1976, në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia u zhdukën fizikisht mbi 277 mijë shqiptarë dhe u shpërngulën nga trojet e veta më shumë se 973 mijë të tjerë, që gjithsej kapin shifrën e 1 milion e 250 mijë vetëve. Nga dokumente dhe studiues të ndryshëm del se midis dy luftërave botërore vetëm në Turqi kanë shkuar mbi 700 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Por, me gjithë zhdukjet fizike dhe shpërnguljet e mëdha, popullsia shqiptare e këtyre anëve, për shkak të qëndresës së madhe dhe të natalitetit të lartë, nuk u sllavizuan dhe as mbetën në pakicë. Përherë shqiptarët kanë qenë shumicë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Në vitin 1971, regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi jepte si shifër të shqiptarëve 1 milion e 310 mijë vetë. Natyrisht kjo shifër nuk është e saktë, pasi fshihet realiteti. Atëherë po të merret parasysh shtesa e popullsisë shqiptare në trojet e tyre në Jugosllavi kjo shifër duhet të ishte që në atë kohë rreth 2 milionë, që do të thotë për nga numri i popullsisë shqiptarët ishin të tretët në atë shtet, gjë e cila ngjallte shqetësim edhe te politikanët e regjimit të Titos....
Historia e agjentëve sekretë që urdhëroheshin vetëm nga Enver Hoxha
Bekim Budo është autori i një seri shkrimesh për veprimin e shërbimit të fshehtë shqiptar në regjimin e kaluar. Në fillim, ai zbardhi dëshminë e “gjeneralit”, një drejtuesi të lartë të Sigurimit të Shtetit për grupin e Mehmet Shehut. Më pas, Budo shpjegoi vizitat mjekësore të Mehmet Shehut në Paris, ku, midis të tjerave, interesant ishte takimi sekret i këtij të fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Ish-sigurimsi vijoi me rrëfimin interesant të njërit prej shërbimeve të tij tepër sekret, kur shkoi në Paris, me porosi të Kadri Hazbiut, për të kryer detyrën speciale, që me fondin e 300 mijë dollarëve, nga llogaria “e fshehur” e Ministrisë së Brendshme, të blinte një vilë për udhëheqësin e lartë të PPSH, Enver Hoxha, i cili kishte gjithnjë nostalgji për kryeqytetin e Francës. Më tej, ai tregon edhe vështirësitë, që do të vazhdonin me përplasje klanesh, pro dhe kundër, debate të Byrosë Politike për këtë çështje. Ish-punonjësi i Zbulimit të Jashtëm foli për enigmat e dy vizitave të Beqir Ballukut në Paris, në vitet 1972 dhe 1974, ku sqaron vështirësitë e ruajtjes së tij dhe “vërshimin” e zbulimeve të huaja drejt delegacionit të lartë ushtarak, që kishte shkuar në Paris pas një vizite të suksesshme në Kinë. Edhe disa ngjarje të mistershme të viteve shtatëdhjetë, që i kushtuan Ballukut jo vetëm largimin nga kreu i ushtrisë, por edhe pushkatimin, ishin situata të jetuara nga Bekim Budo. “Agjenti” në shkrimet e tij hedh dritë mbi disa fakte të rëndësishme historike të viteve ´74-´75, ku më interesant është takimi në Vjenë i Fiqret Shehut me Feçorin, që shkoi në kryeqytetin austriak, gjoja si i sëmurë. Në numrin e sotëm të “Panorama”, Budo tregon për grupin e agjentëve special që ruanin Enverin dhe shërbenin për zgjatjen e qeverisjes së tij.
Pas Luftës së Dytë Botërore, konsiderimi persona “non gratta” i 105 funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja në përplasjet mes tyre gjatë Luftës së Ftohtë.
Në këto plane, Shqipëria zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”. Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës sidomos për Axhi Lleshin, Hasan Spata, nga Fushë Çidhna e Dibrës, të cilit i kishin bërë disa kurthe, në “bashkëpunim” edhe me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentëve dopiorol D.L., dhe Njazi A. Edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan e punuan për zbatimin e detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative, në mënyrë të fshehtë, kishin ardhur edhe një varg informacionesh, që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane, që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav (Beograd dhe Prishtinë). Përveç rezidenturës jugosllave të Tropojës që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90, një rezidencë tjetër jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, i cili futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe i kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë si “Udhëtari”, “Ereniku”, ”Ndërlidhësi”, ”Daliu” etj.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...