Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/12

Ismail Kadare nderohet me çmimin “La Risa de Bilbao”


Derisa emri i shkrimtarit Ismail Kadare ka nisur e po përmendet sërish si fitues i mundshëm i çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit të madh shqiptar i është dhënë një tjetër çmim prestigjioz spanjoll.
Pas çmimit “Princi i Austurias”, Kadare është nderuar me çmimin “La risa de Bilbao”. Ismail Kadare është një nga intelektualët më të shquar evropian të shekullit 20. Konsiderohet si shkrimtari kombëtar i Shqipërisë. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme të botës.

AlbinKurti: Shefi i ICO-s po ikë me një trastë pisllëqesh

Që prej zgjedhjeve të vjeshtës së 2010-shit, Lëvizja Vetëvendosje është e treta për nga rëndësia në Parlament. Madje, Albin Kurti drejton Komisionin parlamentar për marrëdhënie me jashtë. Ish-lideri student, që është ndeshur nga regjimi i Miloshviqit, në kohën e ish-Jugosllavisë, që këtej e tutje shënjestron perëndimorët. Së shpejti dyzetvjeçar, ai kritikon me ashpërsi “protektoratin” në Kosovë dhe është kundërshtar i vendosur i qeverisë. Ai qëndroi disa ditë në Zvicër për të takuar komunitetin kosovar (nga 170 000 deri 200 000 persona), si dhe politikanë të shumtë, shkruan ditorja zvicerane “Le Temps”.“Jam i shqetësuar sepse komuniteti ndërkombëtar ka pasur ambicie shumë të dobëta për Kosovën. Qeveria jonë është e dobët; shteti ynë është i dobët; Serbia bën gjithçka për dështimin tonë; situata ekonomike është katastrofike; në fakt ne nuk zotërojmë pavarësi, por thjesht dhe rregullisht karta pavarësie. Ky përfundim i ICO-s do të jetë pretekst për festime të reja dhe asgjë më tepër. Por, unë nuk do të marrë pjesë në këto festime”, ka thënë Kurti, transmeton portali Telegrafi.

Kur është fjala për veriun e Kosovës, Kurti deklaron se problemi qëndron tek strukturat paralele të krijuara në kohën e Milosheviqit, “të cilat Beogradi vazhdon t’i mirëmbajë për t’i pasur si mjet kundër nesh”.

“Pikërisht ato duhet t’i luftojmë, sepse minojnë vendin tonë. Disa qindra agjentë manipulojnë serbët e veriut, atë popullsi që do të duhej të integrohej më së shpejti në aspektin social dhe politik, me universitete të mira dhe me punë. Serbia e ka shkopin dhe ledhën më të fortë se Kosova”.

Lideri i VV-së deklaroi se perëndimorët dërgojnë ushtarë, policë dhe prokurorë, ndërsa janë mësuesit, inxhinierët dhe agronomët ata që na nevojiten më shumë!

“Ekonomia është përtokë; nuk ka industri, as bujqësi. Kontratat negociohen shumë më sipër çmimeve të tregut, vetëm për të favorizuar dikë. Privatizimet e kanë rrënuar vendin dhe kanë ngjizur korrupsion. “Mbreti ynë, shefi i ICO-s po niset me një trastë pisllëqesh që ka frikë ta hapë. Do të ishte dëshmitar i shkëlqyer nëpër gjyqe! Arrestimet që janë kryer nuk kanë pasur të bëjnë asnjëherë me peshkaqenët e mëdhenj, por vetëm me peshq të vegjël”, ka thënë pos tjerash Kurti.

2012/09/08

Shqipëria – Qipro, në 45 minutat e parë 1:1


Shqipëria – Qipro, në 45 minutat e parë 1:1

Në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin Brazili 2014, Kombëtarja shqiptare në Tiranë ka  zhvilluar ndeshjen kundër Qipros. Pas një loje jo edhe aq të pëlqyeshme Shqipëria e përfundoi pjesën e parë me barazim 1:1. Golin për Përfaqësuesen e Shqipërisë e shënoi Armadno Sadiku, në minutën e 36-të, mirëpo zhgënjimi erdhi në fund të pjesës së parë, kur Laban barazoi për qipriotët në 1:1.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi (E) Zvicra e përmbylli pjesën e parë të takimit kundër Sllovenisë me epërsi 1:0. të vetmin gol e ka shënua Granit Xhaka, në minutën e 20-të.

Berisha me Poloninë sërish në evropian


Berisha me Poloninë sërish në evropian

Basketbollisti nga Kosova, Dardan Berisha sërish do të jetë pjesë e një kampionati evropian. Ai pasi luajti vitin e kaluar me Poloninë në kampionatin, i cili u mbajt në këtë vend, siguroi pjesëmarrjen në evropianin “Sllovenia 2013”
Basketbollisti pejan, Dardan Berisha ka siguruar pjesëmarrjen e tij të dytë në një kampionat evropian me përfaqësuesen e Polonisë. Polonia kualifikimin për “Eurobasket 2013”, e fitoi, pasi në ndeshjen e fundit mundi Finlandën në udhëtim me rezultat, 96:91, si edhe fitores së Zvicrës kundër Belgjikës (82:73), ndërkaq Berisha në ndeshje me Finlandën shënoi 15 pikë dhe pati pesë asistime. Në këtë mënyrë, Polonia mori biletën për Slloveni një xhiro para përfundimit të kualifikimeve. Polonia udhëheq në Grupin E, me 12 pikë, një më shumë se Finlanda. Polakët në ndeshjen e fundit luajnë me Shqipërinë me 8 shtator, ndërkaq edhe në këtë ndeshje pritet që basketbollisti nga Kosova të mos paraqitet. Dardan Berisha nuk kishte pranuar të luajë kundër Shqipërisë edhe në ndeshjen e parë, që u zhvillua më parë në Tiranë. Në kampionatin evropian kualifikohen dy më të mirat nga gjashtë grupet eliminatore, si dhe katër përfaqësueset me bilancin më të mirë, të renditura në pozitën e tretë. Derisa basketbollisti shqiptar, Dardan Berisha me Poloninë do të garoj në evropian, ndërkaq Shqipëria edhe ketë radhë nuk ia doli të realizoi ëndrrën për të marrë pjesë në një eveniment të tillë, pasi për të qëndruar e fundit në grupin E me gjashtë humbje.

Zvicra mposht Slloveninë – Xhaka shënuesi i parë


Zvicra mposht Slloveninë – Xhaka shënuesi i parë

Mesfushori shqiptar i Monchengladbach, Granit Xhaka, ka shënuar golin e parë në fitoren e Zvicrës, në udhëtim ndaj Sllovenisë me rezultat 2:0. Në fitoren e Zvicrën kontribuuan edhe Xherdan Shaqiri e Valon Behrami, të cilët po ashtu ishin titullar.
Zvicra e ka nisur shkëlqyeshëm kampanjën e eliminatoreve për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Ata mposhtën përfaqësuesen e Sllovenisë, në vendin e kësaj të fundit, duke siguruar tri pikë të arta që në start.
Ka qenë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që ia ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve, duke sjellur Zvicrën në epërsi që në minutën e 20-të. Ai u gjend më së miri dhe me goditje të fuqishme me të majtën goditi saktë në portën sllovene, 0:1.
Me këtë rezultat përfundoi edhe gjysmëloja e parë, ndërkaq në minutën e 51-të, vendasit u detyruan të nxjerrin sërish topin nga rrjeta pas shënimit të anëtarit të Napolit, Inlerit, 0:2.
Pos Xhakës, titullarë për përfaqësuesen zvicerane ishin edhe dy futbollistët tjerë shqiptar, Xherdan Shaqirir dhe Valon Behrami, të cilët gjithashtu luajtën shkëlqyeshëm në këtë ballafaqim.
Zvicra në 15 minutat e fundit u detyra të luaj me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit, Barnetta, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas nj ndërhyrje të pamenduar afër zonës së rreptësisë.
Zvicrën përkatësisht yjet shqiptar të kësaj përfaqësuese i pret një sfidë emocionuese të martën e ardhshme, kur do të luajnë përballë Shqipërisë.
Sllovenia - Zvicra 0:2 (0:1)
Sllovenia: J. Handanovic, M. Brecko, M. Suler, Cesar B., B. Jokiq, A. Kirm, A. Radosavljeviq, A. Bacinovic, V. Birsa, Z. Dedić, T. Granqvist
Zvicra: D. Benaglio, S. Lichtsteiner, J. Djourou, S. Bergen, R. Rodriguez, X. Shaqiri, V. Behrami, Gokhan Inler, Barnetta T., G. Xhaka, E. Derdiyok.

Erjon Bogdani “kalli” stadumin Qemal Stafa


Shqipëria zhgënjimin e rikthen në festë

Shqipëria është fituese në startin e eliminatoreve të Botërorit. Kuqezinjtë mundin 3-1 Qipron në “Qemal Stafa” dhe e bëjnë nëpërmjet një loje bindëse, nëpërmjet emrave të rinj dhe mbi të gjitha dhe nëpërmjet zgjedhjeve të De Biasit, që ka meritë për të gjitha lëvizjet e kryera në ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të stolit kuqezi.
Një Shqipëri që ndez “Qemal Stafën” që fiton Alban Mehën dhe Burim Kukelin dhe që sjell golin e parë të Çanit dhe Sadikut në ndeshjen e tyre të parë zyrtare, ndërsa “qershinë mbi tortë” na e dhuron Erjon Bogdani me një nga ato gola të paharrueshëm.
De Biasi propozon që në start tre debutues në përfaqësuese, Alban Mehën, Burim Kukelin dhe Armando Sadikun, zgjedhje që do të rezultojnë të goditura nga ana e italianit sidomos ajo e Alban Mehës që i jep një marsh më shumë kuqezinjve në start teksa që në minutën e dytë hedh një top të rrezikshëm drejt zonës, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë servir një tjetër top të artë që Salihi kërkon ta konkretizojë me roveshatë duke çuar peshë “Qemal Stafën”.
Meha që duket sikur ka rrota nën këmbë provon vetë në minutën e nëntë duke konfirmuar startin e fuqishëm të Shqëipërisë. Qipro është e tërhequr mbrapa, megjithatë për rastin e parë të vërtetë duhet pritur minuta e 22-të kur Bulku shërben për Salihin që nuk godet dot. 7 minuta më pas Bulku provon dhe një herë tjetër për Salihin, por ky i fundit nuk gjen kohën e duhur.
Goli është në ajër dhe në minutën e 37-të De Biasi mund të fërkojë duart në stol për zgjedhjet e tij, teksa Meha “qëndis” një pasim perfekt për Sadikun, që ushtron presion ndaj Constandinu, i cili e dërgon topin në rrjetën e tij. Stadiumi shkundet i tëri nga tifozët kuqezi teksa flamuri shqiptar shpaloset krenar në shkallët e impiantit. 1-0 dhe meritë absolute për Sadikun në debutimin e tij zyrtar rastin e parë të vërtetë qipriotët e krijojnë në minutën e 40-të kur një pasiguri e Dallkut për pak sa nuk servir golin e barazimit por po vetë korrigjohet duke ndalur më pas goditjen e kundërshtarit. Në pushim duhet të shkohet 1-0 por një faull i padhënë për Bulkun dhe më pas një faull i shkaktuar nga shqiptarët sjell një goditje dënimi që ndëshkon kuqezinjtë. Harkimi i Laban përshkron gjithë mbrojtjen dhe përfundon në rrjetë në minutën e 4 shtesë të pjesës së parë. Një 1-1 që i rri ngushtë Shqipërisë pas një 45 minutëshi të dominuar.
Në fraksionin e dytë ritmi është më i ngadaltë, madje janë qipriotët që shfaqen më të rrezikshëm pasojë dhe e një gabimi të Vilës që për pak sa nuk shënon një autogol të pabesueshëm. De Biasi kupton se duhet të fillojë të luajë kartat e stolit dhe nxjerr Sadikun mes duartrokitjesh për Jahmir Hykën. Shqipëria ka kontrollin e lojës por jo rastet dhe për pasojë trajneri De Biasi hedh në fushë dy sulmuesit e gjatë Bogdani dhe Çani, që do të rezultojë dhe asi fitimtar i lojës. Një harkim i Hykës gjen kokën e Çanit, për fundin e rrjetës. Shqipëria është sërish përpara dhe me meritë. Por nëse mendoni se përfundoi gaboheni, sepse Bogdani ka ruajtur “ëmbëlsirën” për në fund, kur me një supergoditje shënon një gol të mrekullueshëm në Qemal Stafa që i vë kapak sfidës. Mbyllet 3-1 me një Shqipëri fitimtare, luftarake, emocionuese dhe spektakolare. Një start i mbarë me për këto eliminatore që të bëjnë të thërrash fortë, Forca Shqipëria!
Bogdani “kalli” stadumin Qemal Stafa
Shqipëria ndeshjen e ardhshme do ta luajë në udhëtim me Zvicrën, për të cilën po ashtu shkëlqyen futbollistët shqiptar që luajnë për këtë përfaqësuese.
Shqipëria – Qipro 3:1 (1:1)
Shqipëria: Ujkani, M. Mavraj, L. Cana, A. Dallku, A. Lila, B. Kukeli, H. Salihi, E. Vila, E. Bulku, A. Meha, A. Sadiku
Qipro: Aloneftis, Charalambidis, E. Charalambous, J. Demetriou, A. Georgallides, D. Junior, M. Konstantinou, V. Labano, C. Makridis, G. Merkis, M. Nicolaou.
Grupi E
Shqipëria – Qipro 3:1
Sllovenia – Zvicra 0:2
Islanda – Norvegjia 2:0
Tabela
1. Shqipëria 1 3
2. Zvicra 1 3
3. Islanda 1 3
4. Sllovenia 1 0
5. Norvegjia 1 0
6. Qipro 1 0

2012/09/07

Në gjurmët e dy rrëfimeve tronditëse




Prof.dr.Eshref Ymeri



Para pak muajsh dhe pikërisht më 18 maj 2012, në faqen e internetit të zotit Feliks Taho, filloi të botohej intervista e plotë që gazetari Fatos Veliu i kishte marrë zonjës së nderuar Zeqie Nuri, shqiptare nga trojet tona etnike të Çamërisë, e cila ka qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e masakrave kriminale që shovinizmi i tërbuar grek kreu kundër popullsisë së pafajshme çame. Çdokush që e ka lexuar atë intervistë, me siguri që ka përjetuar një tronditje të thellë në shpirt.
Por faktet nga skenat e llahtarshme që përshkruante zonja Zeqie Nuri, përmes rrëfimeve rrëqethëse të nënës çame Fatime Pronjo, i pasuroi edhe më shumë me të tjera të dhëna, shumë më të lemerishme, Profesori i nderuar i historisë, zoti Rasim Bebo, me origjinë nga Çamëria, në një artikull që botoi më 30 gusht 2012, në gazetën internetike të zotit Ajet Nuro “Tribuna Shqiptare”.
Intervista e zotit Fatos Veliu titullohej “…ajo që ndodhi mbi ne ishte një pastrim i pastër ndaj atyre që nuk ishin kaurë...”. Kurse artikulli i Profesor Bebos mbante titullin:“Fatime Pronjo me skalpin në gji”.
Megjithëse rrëfimet e këtyre dy nënave çame i ndan një hapësirë kohore prej 45 vjetësh, ato prapëseprapë i bashkon e vërteta tronditëse për fatin tragjik të popullsisë çame, e cila u masakrua barbarisht prej bishave greke, me në krye fashistin e Ballkanit me emrin Napolon Zerva. Krimet e shovinizmit shtazarak grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, të sjellin në kujtesë barbaritë e inkuizicionit të kohës së mesjetës, i cili asokohe pati shpërthyer kundër heretikëve me tërë egërsinë e vet në Spanjë, në Portugali, në Francë dhe në Itali. Ato krime të kujtojnë masakrat e nazizmit gjerman kundër hebrejve në Evropë, kundër popullsisë sovjetike në rajonet perëndimore të Bashkimit Sovjetik pas sulmit të 22 qershorit të vitit 1941, të kujtojnë krimet e bishës së Ballkanit me emrin Millosheviç kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Krimet e fashistit grek Napolon Zerva kundër popullsisë myslimane të Çamërisë në vitin 1944 dhe të fashistit Millosheviç në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, kanë një gjë të përbashkët. Ato krime u kryen nën soditjen e turpshme të ushtarakëve të Evropës. Në Çamëri ushtarakët anglezë soditën me gjakftohtësi krimet e Napolon Zervës, kurse në Srebrenisë ushtarakët hollandezë soditën po me të njëjtën gjakftohtësi masakrimin e 8 mijë myslimanëve prej dorës gjakatare të Ratko Mlladiçit dhe të Radovan Karaxhiçit, dy zëdhenësve të drejtpërdrejtë të Sllobodan Millosheviçit.
Popullsia e mjerë çame, e mbetur pa zot mbi krye, që nga koha e hyrjes brenda kufijve politikë të Shqipërisë në qershor të vitit 1944 dhe deri në fillim të vitit 1946, pati 2755 të vdekur nga uria dhe sëmundjet e ndryshme (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”, f. 185). Ndërkohë, nga radhët e partizanëve të frontit komunist grek që strehoheshin në vendin tonë gjatë luftës civile në Greqi, nuk u shënua asnjë i vdekur nga sëmundjet ose nga uria.
Një fakt mjaft domethënës për qëndrimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë ndaj popullsisë çame, i vë vulën përfundimtare tradhtisë së Enver Hoxhës, të këtij mercenari të grekoserbizmit dhe armiku të kombit shqiptar.
Gjatë vizitës në Moskë në vitin 1951, Enver Hoxha, në takimin që ka pasur me Stalinin më 02 prill 1951, këtij të fundit i ka deklaruar:
“…qeveria shqiptare, duke pasur parasysh situatën e saj të jashtme, do të dëshironte të dëbonte nga territori i Shqipërisë të gjithë grekët, më shumë se një mijë veta, dhe, para së gjithash, monarkofashistët që ndodhen nëpër kampe përqendrimi” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Shtëpia Botuese TOENA. Tiranë, 2006).
Pra, megjithëse lufta civile në Greqi kishte përfunduar që në vitin 1949, Enver Hoxha vazhdonte të strehonte dhe të ushqente në vendin tonë monarkofashistë grekë, nga të cilët jo vetëm që askush nuk vdiq nga uria, por nuk u hyri asnjë gjemb në këmbë.
Përfaqësuesit më në zë të nacionalizmit çam, siç del nga dokumentet arkivore që citon Profesor Beqir Meta, rrugën e çlirimit të tyre e shikonin te bashkimi i mbarë forcave politike shqiptare. Prandaj, ashtu si mbarë nacionalistët shqiptarë, nacionalistët çamë e vlerësonin Marrëveshjen e Mukjes si të vetmen rrugë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Për këtë fakt Profesor Meta thotë se Nuri Dino, më 21 shkurt 1944, i dërgonte Shefqet Peçit një letër, në të cilën konstatonte se në Greqi po bëhen përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe të EDES-it, me synimin që “grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste…” (f.157). Ai i bënte këtë thirrje patetike Shefqet Peçit: “Mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë” (po aty).
Por në kohën kur po kryhej masakrimi i popullsisë çame dhe dëbimi me dhunë i asaj pjese që kishte mbetur gjallë, Partia Komuniste e Shqipërisë e kishte mendjen gjetiu. Atë e kishte pushtuar keq afshi i dashurisë përvëlimtare për Jugosllavinë titiste dhe mendjen e kishte drejt veriut, ndërkohë që në jugë të vendit, një popullsi e lemeritur, e gjakosur rëndë dhe e uritur keqas, po katandisej në kthetrat e vdekjes së ngadaltë.
Por tradhtinë e Enver Hoxhës dhe të mbarë Partisë Komuniste të Shqipërisë ndaj çështjes çame, e përforcon edhe më shumë profesori i historisë, zoti Rasim Bebo, i cili, siç del nga artikullin e larpërmendur, që në vitin 1967 ka dashur t’i bënte publike rrëfimet e zonjës Fatime Pronjo për masakrat e përmasave të inkuizicionit të fashizmit grek kundër popullsisë çame. Por sekretari i komitetit të partisë të Delvinës e pati paralajmëruar me një ton kërcënues për të mbyllur gojën se përndryshe mund ta pësonte keq. Toni kërcënues i atij funksionari partiak ndaj profesorit të historisë të gjimnazit të qytetit, zbulonte përsëri lakuriq tradhtinë e fëlliqur të Enver Hoxhës ndaj popullsisë çame edhe 23 vjet pas masakrës greke të qershorit të vitit 1944, një popullsi rrënjëse kjo në trojet e veta etnike.
Politika dhe diplomacia shqiptare e kohës së Enver Hoxhës, e vendosi në “karantinë” të rreptë çështjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, por nuk harroi që minoritetin grek në Shqipëri ta trajtonte me një kimet të veçantë. Por, çuditërisht, kjo “karantinë” vazdon të qëndrojë në fuqi edhe sot e gjithë ditën.
Kanë kalur 68 vjet që nga koha e masakrës fashiste greke kundër popullsisë çame dhe e dëbimit të saj prej trojeve të veta etnike, por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, kundër shtetit shovinist grek nuk është ndërmarrë asnjë hap për ta denoncuar në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës, për të kërkuar dëmshpërblim dhe kthimin e saj në trojet e veta etnike.
Parlamenti shqiptar i dominuar nga socialistët, para disa vjetësh, për turpin e vet, nuk e kaloi në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën Çame. Këto kohët e fundit, në daljet publike, zoti Shpëtim Idrizi ka deklaruar se do të paraqes një tjetër Rezolutë për Çamërinë. Nuk jemi të sigurt nëse deklarata e zotit Idrizi është me të vërtetë serioze, apo ajo hidhet në publik për kapital politik. Do të ishte me të vërtetë interesante sikur kjo Rezolutë të paraqitej në parlament, në mënyrë që mbarë populli shqiptar ta shikonte me sytë e vetë, nëse parlamenti, i dominuar nga demokratët, do ta kalonte apo do të mbante të njëjtin qëndrim shpërfillës ndaj saj, siç e mbajtën socialistët dikur.
Plagët e rënda që hapën në Çamëri krimet e fashizmit grek, të përfaqësuar nga krimineli Napolon Zerva, me autorizimin e qeverisë greke të asaj kohe, vazhdojnë të jenë të hapura dhe vazhdojnë të kullojë. Krimet kundër njerëzimit nuk kanë afat parashkrimi.

Santa Barbara, Kaliforni
07 shtator 2012



Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...