Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/15

Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë


Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld në një deklaratë për mediat zvicerane pas ndeshjes me Shqipërinë (2:0), ka përgëzuar tifozët shqiptarë për atmosferën e zjarrtë në stadiumin “Swissporarena” në Lucern.
“Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm. Kur dëgjova se në Lucern ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ata janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam parë”, ka thënë Hicfeld, për të shtuar: “Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, dhe unë do t’i qëndroj afër! Ndërkaq në fund të ndeshjes Xhaka pati rast për gol, por nuk e di a e bëri me qëllim atë lëshim të topit apo e kishte nga emocionet. Gjithsesi, 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar, pasi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam. Shqipëria ka mundësi reale të kaloj grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje kam dëshirë ta vizitoj në të ardhmen”.

Shaqiri e ka prerë biletën për “Brazili 2014”


Shaqiri e ka prerë biletën për “Brazili 2014”
Futbollisti shqiptar kërkon me çdo kusht pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet pas dy vjetësh në Brazil. Ai thotë se atmosfera në përfaqësuesen zvicerane premton që ata do tra kenë vendin e garantuar në evenimentin më të madh të futbollit për shtete.
Futbollisti i lindur në Zhegër, Xherdan Shaqiri, ishte ndër më të merituarit për startin impresiv të Zvicrës në kampanjën eliminatore për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Zvicra shënoi dy fitore me rezultat të njëjtë, 2:0, së pari ndaj Sllovenisë në Lubjanë e më pas ndaj Shqipërisë në Luzern. Shaqiri ka thënë se ëndrra e tij është të jetë në Brazil. “Të gjithë e ëndërrojmë botërorin. Jemi të bindur se do të përfundojmë garat në grup në pozitën e parë. Kemi skuadër të mirë në të cilën po mbretëron një atmosferë fenomenale”, ka thënë Shaqiri për mediet e huaja. Shaqiri më pas ka lavdëruar edhe punën e mirë që po e bënë përzgjedhësi, Ottmar Hitzfeld. Ky i fundit ka kryer edhe punën e psikologut te futbollistët shqiptar që luajtën kundër ekipit kombëtar të tyre. “Trajneri ka folur me mua vazhdimisht, ndërkaq që pas fitores ndaj sllovenëve me kë ta thënë se më vlerëson si një lojtar të madh që vjen nga një klub i fuqishëm. E kishim të qartë se ndeshja me Shqipërinë do të kishte këtë rrjedhë. Ai më ka këshilluar që të mos bie në provokime që besoi se ia dolëm mbanë”, ka thënë ndër të tjera, Shaqiri.

Palmeiras e shkarkon trajnerin, Scolari


Palmeiras e shkarkon trajnerin, Scolari
Përfundon para kohe eksperienca e dytë e Luis Felipe Skolarit në krye të Palmeirasit në kampionatin brazilian. Trajneri kampion bote me Brazilin në vitin 2002 u shkarkua nga drejtuesit e klubit pas disfatës së 14 në kampionat, që reflektohet me vendin e parafundit në renditje. Vendimi erdhi pas humbjes 3-0 të Palmeirasit në tansfertë me Vasko De Gamën.
Për ta fundosur skuadrën e Skolari mendoi Zhuninjo Pernambukano, ish-mesfushori i Lionit, i shquar për ekzekutimet e vecanta të goditjeve sntandarde. Ishte pikërisht ky futbollist që dha një assit dhe shënoi një gol pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, duke mos I dhënë mundësi reagimi Palmeirasit, që vetëm 3 muaj më parë kishte fituar Kupen e Brazilit.
Luis Felipe Skolari u emërua trajner I Palmeirasit në qershor të 2010, pasi nënshkroi një kontratë për 2 vjet e gjysmë, por presidenti Arnaldo Tirone vendosi t’i ndërpresë para kohë marrëdhëniet me ish-trajnerit e Celsit. Në vitet 1997-2000, në periudhën e parë si trajner I Palmeirasit, Skolari e udhëhoqi këtë skuadrër drejt fitimit të Kupës së Libertadores, para se të triumfonte me Brazilin në botërorin e 2002. Pas kësaj eksperiencë Skolari drejtoi për 6 vite Portugalinë, për t’iu rikthyer drejtimit të klubeve.
Pas javës së 24 kampionati brazilian kryesohet nga Fluminense me 53 pikë, që ndiqet nga atletiko Mineiro me 2 pikë më pak.

Messi: Kemi shumë punë, na duhet përqendrimi maksimal


Messi: Kemi shumë punë, na duhet përqendrimi maksimal
Muaji Tetor me shumë gjasa do të jetë muaji më impenjativ i Lionel Messit. Sipas katalanases “Sport”, ylli i Barcelonës duhet të përballet me impenjime të shumta si nga ana personale ashtu dhe profesionele.
Argjentinasi pret një fëmijë nga e fejuara e tij Antonella Roccuzzo dhe do të bëhet baba për herë të parë, ku sipas burimeve të ndyshme Roccuzzo do të lindë djalë.
Ky stres i këndëshëm por që gjithsesi ndikon në gjendjen e lojtarit vjen në një moment delikat në sezonin e Barcelonës dhe jo vetëm. Ekipi i Tito Vilanovës do të duhet të luajë klasiken me Realin e Madridit, një ndeshje që gjithmonë ka tensione. Më pas janë dhe takimet e Champions League kundër Benficas dhe Celtic.
Sikur të mos mjaftone kjo, Messi duhet të aktivizohet dhe me kombëtaren e Argjentinës ku më 13 tetor do të zhvillojë një miqësore me Brazilin, siç konsiderohet ndryshe dhe “Superklasikja” e Amerikës së Jugut, për të udhërtuar më pas në Kili ku ekipi i Sabellas do të luajë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Haraqija: Do ta padis Pacollin, paratë për bamirësi




“Prokuroria po bën hetime, por unë se kam asnjë problem që t’iu përgjigjem atyre”, tha Astrit Haraqia, njëri nga drejtuesit e Listës Ibrahim Rugova, dhe ish ministër i Kulturës. Haraqia tha se qëndron prapa deklarimeve të tij, se kurrë nuk kam qenë i përzier në çështjen e “Grandit”.
Ai tha se asnjëherë nuk ka folur me Pacollin e Ejupin sa i përket Grandit. “Kam qenë në shtëpinë e Behgjet Pacollit, bashkë me Ukë Rugovën dhe me një delegacion nga Shqipëria, ku kemi diskutuar për investime dhe njohje, por jo edhe për “Grandin””, tha Haraqija, duke shtuar se Pacolli në shtëpinë e tij ka edhe kamera dhe le të urdhëron dhe t’i publikojë nëse ka incizime për këto akuza që po i drejton kundër meje.
Por, ajo që e ka shtyrë të dal në televizion për t’i mohuar akuzat e bëra nga zv.kryeministri Pacolli, se ky i kishte kërkuar 3.6 milionë euro për llogari të veten dhe të atyre që do t’ia kthenin hotelin “Grand” Pacollit dhe dy aksionarëve të tjerë.
“Shumë miq dhe njerëz më kanë lutur që të dal në televizion dhe ta them të vërtetën. Nuk jam i pagabueshëm, por nuk kam lidhje me këtë rast”, tha Haraqija duke mos fshehur zemërimin dhe pakënaqësinë me aleatin e deritashëm në koalicion.
Haraqija tha se nuk heq dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit prej tetë milionë eurosh ndaj Pacollit, për shkak të dëmtimit të imazhit, pasi veç tjerash ai tha se ka dy fëmijë, djalin 12 vjeç dhe vajzën 8 vjeçare dhe ajo që kanë parë në media, është tepër e rëndë për ta. Për këtë çështje tha se ai po këshillohet me avokatin e tij Teki Bokshi, i cili po ashtu po këshillohet me rrjetin e tij ndërkombëtar, për të parë se çfarë shtetësie kanë akuzuesit dhe se si do të procedohet me padinë. Ai tha se paratë do t’ia jepte të varëfrve, por veçanërisht ashkalinjve të Gjakovës.
Më tej Haraqia ka folur për pozitën e tij. Ai tha se nuk është më në qeveri, dhe edhe pas kryerjes së hetimit, nuk kthehet më në qeveri me Pacollin. “Unë nuk kam punë me z.Thaçin, por me z.Rugova. Nëse kam qenë ushtar, kam qenë ushtar i presidentit Rugova dhe i askujt tjetër”, tha ai në Interaktiv, duke sqaruar se do ta diskutojë çështjen e qëndrimit të mëtejshëm të Listës Rugova në koalicion.
Ai ka thënë se është e mundshme përfshirja e AAK-së në qeveri, por për këtë do të merret vesh në tetor.

Sa i përket përfoljes së Ukë Rugovës, Haraqia tha se ai nuk reagon për shkak se ka një përvojë shumë më të madhe se ai, pasi deri në moshën 22 vjeçare ka qenë i mbyllur, dhe i kërcënuar dhe shantazhuar, për shkak të kërcënimeve me jetë që i bëheshin Presidentit Rugova, prandaj ai tha Uka ka durim dhe bazuar nga përvoja, e akuzave më banale dhe më të paarsyeshme që ka pasur presidenti i ndjerë Rugova.

“Erotika” e Hamburgut e lidhur me Xhavit Halitin (PDK)




Xhavit Haliti (PDK) përveç se është politikan ja ka ënda të bëj biznes. Është bashkëaksionar me Gani Dreshajn (1965) e Istogut, i cili menaxhon biznesin “Dollhouse” në Hamburg, Gjermani, ku ofrohen valltarë dhe valle erotike, e në dhomat e lokalit mbizotëron erotika.

Xhavit Haliti nga një refugjat në Zvicër, pas 1999 u shndërrua në një lekomadh pasanik. Askush s’e konteston se ai është njëri ndër zyrtarët më me ndikim në kastën e ngushtë të PDK-së. Kontrollon politikën, por lidhjet i funksionojnë edhe në nëntokë. Është nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Është anëtar i kryesisë qendrore të PDK-së. Është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i ranguar i 18-ti në listë. Qëndron si urith i fshehur nëntokë. U shmanget paraqitjeve direkt publike. E kaloi stinën e verës në fshatin e tij të lindjes në Novoselë të Pejës. Pak javë më parë në atë zonë është aksidentuar dhe ka thyer gjymtyrën, derisa drejtonte një motoçikletë me stil “alla napolitan”.

2012/09/12

Nis studimi mbi dyshimet nëse armët në Muzeun e Vjenës janë të Skënderbeut


Kuratori shqiptar Frederik Stamati thotë se po punon për të zbardhur të vërtetën rreth dyshimeve që janë hedhur më parë për origjinalitetin e shpatës së Skënderbeut, e cila ndodhet në Muzeun Historik të Artit në Vjenë. Bashkë me përkrenaren e famshme me brirë të dhisë, ajo do t’i huazohet Tiranës për ekspozim nga ky muze, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Mediat shqiptare kanë cituar shefin e Laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit në Shqipëri, Stamati të thotë se studimi i tij, është teknik dhe jo historik, dhe do të zbardhë një sërë çështjesh, të cilat nuk janë thënë ndonjëherë dhe do të ndihmojnë variantet e vërtetësisë së tyre.

“Nuk e kam përfunduar ende këtë studim”, ka thënë Stamati.

Ai ka bërë të ditur se Muzeu i Vjenës disponon dokumentacionin e blerjes së këtyre armëve të Skënderbeut dhe se si janë trashëguar.

“Arsyet se pse ngrihet nga ndonjë person ndonjë dyshim mendoj se janë të karakterit dokumentar, që kërkojnë të rrisin sigurinë. Nganjëherë skeptikët të shtyjnë të ecësh përpara dhe bëjnë më shumë mirë se sa dëm, sepse i afrohesh më pranë të vërtetë, ndoshta pikërisht asaj. Unë për këtë po punoj”, ka thënë Stamati.

Ka qenë i pari Konica ai që kishte shprehur dyshimet për origjinalitetin e armëve të heroit kombëtar që ndodhen në Vjenë. E të njëjtën gjë e ka bërë edhe historiani Oliver Schmitt, i cili ka bërë një studim të thellë mbi Skënderbeun.

Dy shpata që ndodhen në Muzeun e Armëve në Vjenë - njëra e gjatë 90 centimetra dhe tjetra 31 centimetra – Schmitt, konsideron se nuk janë përdorur nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas historianit Schmitt hulumtimi nga aspekti historik i arteve tregon se shpata e gjatë është një armë tipike nga Bohemia, e cila zor se ka qenë pronë e Skënderbeut.

“Arma më e shkurtër me teh të drejtë mund të jetë prodhuar në Ballkan, por shënimi në arabisht është me gabime dhe vështirë mund të merret me mend që Skënderbeu, i cili i njihte gjuhët, do ta kishte pranuar një falsifikim të tillë”, shkruan Schmitt në biografinë e Skënderbeut. “Kjo shpatë është një punim elegant dhe me vlerë, si e tillë ajo mund të gjendet veç në koleksionet e sulltanëve në Sarajin Topkapi. Përkrenarja, ndërkaq, sipas të gjitha gjasave është prodhuar në Venedik në fillim të shekullit XVI dhe më vonë ka përfunduar në koleksionin artistik të arqidukës Ferdinandit II në kështjellën Ambras në Tirol”, shkruan më tej ai.

Schmitt supozon se për shkak të formës së shkrimit në përkrenare ajo zor se mund të jetë e shekullit XV, por, sipas tij, mbase origjinal janë brirët e dhisë – elementi qendror simbolik, i cili tregon famën e Skënderbeut si Leka i ri i Madh. Në dhjetor të vitit 1466, Skënderbeu nga Papa Pali II kishte marrë dhuratë një shpatë elegante, por ajo nuk dihet ku ka mbetur.

Ndryshe, pas shumë kërkesave të Shqipërisë, Muzeu Historik i Artit në Vjenë është bindur të japë leje për ekspozim në kryeqytetin shqiptar armët e heroit kombëtar. Tre specialistë nga ky Muze, Beaufort Christian, Selvia Ferino dhe Florian Raunig, kishin vizituar më 23 korrik të këtij viti Muzeun Historik Kombëtar, dhe sipas shefes së muzologjisë dhe historisë në këtë institucion, ata kanë rënë dakord në parim për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut.

Premtimi për të lejuar sjelljen e këtyre eksponateve për ekspozim në Shqipëri, qe bërë nga ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut, që u mbajt në Kroaci në fillim të këtij muaji.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, mes një sërë aktivitetesh të rëndësishme, u fol edhe për mundësinë që Qeveria austriake t’i huazonte sa për ekspozim. Përgjigjja ka qenë gjithnjë negative, duke theksuar se rregullat e muzeut nuk e lejonin lëvizjen e objekteve të kësaj rëndësie që janë ekspozuar. Kjo do të jetë hera e parë e ekspozimit të tyre në Tiranë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...