Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/15

Palmeiras e shkarkon trajnerin, Scolari


Palmeiras e shkarkon trajnerin, Scolari
Përfundon para kohe eksperienca e dytë e Luis Felipe Skolarit në krye të Palmeirasit në kampionatin brazilian. Trajneri kampion bote me Brazilin në vitin 2002 u shkarkua nga drejtuesit e klubit pas disfatës së 14 në kampionat, që reflektohet me vendin e parafundit në renditje. Vendimi erdhi pas humbjes 3-0 të Palmeirasit në tansfertë me Vasko De Gamën.
Për ta fundosur skuadrën e Skolari mendoi Zhuninjo Pernambukano, ish-mesfushori i Lionit, i shquar për ekzekutimet e vecanta të goditjeve sntandarde. Ishte pikërisht ky futbollist që dha një assit dhe shënoi një gol pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, duke mos I dhënë mundësi reagimi Palmeirasit, që vetëm 3 muaj më parë kishte fituar Kupen e Brazilit.
Luis Felipe Skolari u emërua trajner I Palmeirasit në qershor të 2010, pasi nënshkroi një kontratë për 2 vjet e gjysmë, por presidenti Arnaldo Tirone vendosi t’i ndërpresë para kohë marrëdhëniet me ish-trajnerit e Celsit. Në vitet 1997-2000, në periudhën e parë si trajner I Palmeirasit, Skolari e udhëhoqi këtë skuadrër drejt fitimit të Kupës së Libertadores, para se të triumfonte me Brazilin në botërorin e 2002. Pas kësaj eksperiencë Skolari drejtoi për 6 vite Portugalinë, për t’iu rikthyer drejtimit të klubeve.
Pas javës së 24 kampionati brazilian kryesohet nga Fluminense me 53 pikë, që ndiqet nga atletiko Mineiro me 2 pikë më pak.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...