Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/28

Vullnet Mato:Ata shitën tokat me gjithë varre



Vullnet Mato

SHTËPIA ME XHINDE

Ati ynë me toka pjellore
dhe shtëpi të shenjtë në Vurg,
la zogjtë vocërrakë pa fole,
nën breshërin e pamëshirshëm.
Sepse ziliqarët i rrëmbyen pronat,
pasi e kishin rrasur në burg,
me dëshminë e rreme,
për agjitacion të rrezikshëm...

Ah, shtëpinë dhe tokat tona
i mori kush s’i pa as në ëndrra!...
Nga ajo reformë grabitqare
që shkallmoi pasuritë e vatanit.
Ndërsa ati ynë i mjerë,
la hekurat për të jetuar në tënda,
mes beduinëve të turmës sonë,
në shkretëtirën e Ballkanit.

Pasi u shembën ligjet hata
që kish ngritur ferri i kuq,
sherrsjellësi i madh “7501”
famëkeqi ligj i ri,
pronat tona ua fali sërish,
atyre që thanë se ishin bujq,
por kishin ikur emigrantë,
të fitonin me dy shtetësi.

Ata shitën tokat me gjithë varre
dhe shpallën trimëri:
“Kush vjen tek ne
të kërkojë shtëpinë dhe tokën,
që na ka dhuruar
ligji i shtetit me bujari,
vjen me dëshirën e tij
për të lënë këtu kokën!...”

Bija ime u bë kureshtare
për kryefjalën shtëpi të gjyshit,
ngulmoi ta shpimin aty ku koka
kërkohej peng i vizitës.
Refreni i saj i përsëritur
arriti së fundi të na grishi,
ta çonim me makinë të maskuar
deri në afërsi të frikës!

Ajo pa ëndrrën nga xhamat
dhe lëshoi psherëtimën shpirtit:
“Eh, ta kishim këtë shtëpi
majë kësaj kodre të praruar!...
Do jetonim sikur kodra
të ishte vetë prehri i gjyshit,
që shkoi në qiell buzëplasur,
si patriark i pikëlluar!...
Por këtij absurdi këtu i thonë:
Të kesh frikë shtëpinë ku linde,
se aty brenda banojnë xhinde!”...

PASURI E GJAK

Disa shqipo duarthatë
dhe krenar të dikurshëm,
tani u pasuruan
me trashëgime nga etërit.
Por dhe nga dhelpëritë
e rrëmbimit të bujshëm,
në toka, ngastra rëre,
dhe shtëpi të njëri-tjetrit.

Ndodh të yshtur
nga xhindet brenda kokës,
sajojnë letra të rreme
me falsitete djallëzore,
të rrëmbejnë si me magji
gjelbërime të tokës
dhe hijet e mureve
të lashta stërgjyshore.

Më pas xhindet e sherrit
u këndojnë në vesh
rapsodi nga eposi kreshnik
i Mujit e Halilit.
Krahët e marrëzisë
u mbijnë në gjumë shpesh,
për të nxjerrë papritmas
shpatat jashtë millit.

Pasi nuk arrijnë
të ndajnë sherrin e pleksur,
përgjojnë e presin
shfrimin për gjakmarrje.
Derisa të shpallen vrasjet
nga komisionet e mekur,
dhe nga gjykatësit
e zvarritjeve shumëvjeçare.

Duket sikur etërit kishin lënë
dhe mallkimin e zi:
Mos u ngopshi kurrë
me pasuri e gjak, or bij!...

SHPIRTRAT E PYJEVE

Kam një pyll shushuritës
brenda shpirtit tim të lashtë,
që më ushton furishëm
si në verë dhe në dimër.
Tallazet m’i shkaktojnë
Erërat e serta nga jashtë,
që godasin flladet e gëzimit
me furtuna të dhimbjes.

Ahishtet dhe bredhat
ku më koloviten muzat,
kanë zënë të blerojnë,
qëkur zura miqësi
me shpirtrat e mëdhenj të pyjeve.
Zogjtë në ballkonet e foleve lirike,
qajnë dhe këndojë
si në korin e dramave
dhe tragjedive antike.

Era fshin mes drurëve në reshta,
gjethet e rëna të mendimeve
dhe tund fenerin e Hënës
mbi kurorat e blerta të vjershave.
Degët e vargjeve në luhatje,
pastrojnë rrezet e frymëzimeve
nga retë e pista që ndotin
qiellin e shpresave.

Rënkon pareshtur pylli im,
Nga shtrëngatat e qeverimeve.
Por egërsirat e zemërimit
dhe të hakmarrjes së etërve,
i vranë gjahtarët komunistë
me hekurat e burgimeve.
Mua më kanë mbetur vetëm
kunadhet e heshtjes,
në guvat e qeta të gjetheve.

Zhgënjimi kronik për të gjetur
nga thatësira shpëtim,
zgjati nëpër dekada premtimesh
me gënjeshtra tretur.
Pylli im rënkon e vajton
duke pritur me dëshpërim,
fatin e shpirtrave të mëdhenj
të pyjeve të vdekur.

GJUMI I STINËS

Më zuri gjumi
me televizor hapur.
Shkova të shëtis
në baladat verore.
Dy zëra këmbëkryq
mbi gurët e pragut,
ushtonin:“Oh, sa të dua
moj faqore kumbullore!”

Pas dum-dumit
të amplifikuar elektronik,
klithi asfalti i kruar
nga lopatat fshesare.
Jehuan zagarët
në kor operistik.
Kukurisën gjelat
mes pulave zuzare.

Nata iku ngadalë
me tela të këputur.
Mëngjesi daulleçarë
ngjitej te shkalla.
U ngjesha veshëve
dy boçe pambuku.
U ngjita syve dy gjysma
patate të gjalla.

Atëherë rrotat u ranë
borive zëçjerrë.
Motorët hungëruan
me vajza pas shpinës.
Gruaja na solli kafet
me pak sheqer.
Ngushëlluam vdekjen
e gjumit të stinës.

Sot e kësaj dite falënderoj këngën e zogjve...

Fatmir terziu23korrik2007.jpg


Dr.sc.Fatmir Terziu


SONET NË DITËLINDJEN E NËNËS

Kënga e zogjve, e vetmja orë në shtëpinë tonë
masnim me të tendosjen e Dimrit,
ajo njoftonte stinën kur çelnin karakaftet
dhe kur duhet të nxirrnim këmishën e vetme nga rafti...
Prej zogjve dinte nëna kur duhej mbledhur balta
që të thurte çerepët e bukës së ngrohtë
e dinin, zogjtë, kur shfaqej “jorgani i fukarait”*.

Dëgjonim kështu me sy të pafjetur. Kënga e zogjve
na zgjonte në mesnatë dhe bëheshim palë
me ikjen e lehtë të nënës
që shkërmoqte gurë nën këmbë të zbathura
duart dhe sytë i bëheshin pikë,
larg mungesës së babait
edhe duke ecur sikur qëndiste pajën e motrave.

Kënga e zogjve lajmëronte edhe lulet rreth shtëpisë,
Skalitur pranverat me lëndina bari të gjelbër,
Anës mureve të gurta dhe rrethit të avllisë.
Zogjtë gjenin qoshkat e mureve dhe ngrinin foleja,
se kudo gëlqerja kishte shenjën e gishtave të nënës,
brezi me ngjyrë dheu të kuqërremtë,
ndante të bardhën nga e zeza dimërore.

Sot e kësaj dite falënderoj këngën e zogjve
Edhe pse ndonjëherë kam mëkatuar me ta
Gurë dhe çarqe u ngreja atëherë mes arës,
me gjasa se mbroja “vjedhjen” e kokrrave të misrit
ndjej edhe sot dhimbjen therëse të pendesës
mungesën e këngëve të zgjimit të natës së gjatë
që mbase gdhiu prej këngës së tyre lutëse, prekëse...

U jam mirënjohës zogjve, të gjithë qiejve,
Më së shumti atyre që ndodhi të vinin në atdheun tim,
u ndjehem borxhli që kurrë nuk i falënderova,
për zgjimin herët në Ditëlindjen e Nënës...
me druajtjen mos i bënin fajtor edhe ata...

*Dielli ishte një legjendë më vete e ardhur nga kohërat.
Ai quhej “jorgani i fukarait”.

SONET NË DITËLINDJEN E NËNËS

Kënga e zogjve, e vetmja orë në shtëpinë tonë
masnim me të tendosjen e Dimrit,
ajo njoftonte stinën kur çelnin karakaftet
dhe kur duhet të nxirrnim këmishën e vetme nga rafti...
Prej zogjve dinte nëna kur duhej mbledhur balta
që të thurte çerepët e bukës së ngrohtë
e dinin, zogjtë, kur shfaqej “jorgani i fukarait”*.

Dëgjonim kështu me sy të pafjetur. Kënga e zogjve
na zgjonte në mesnatë dhe bëheshim palë
me ikjen e lehtë të nënës
që shkërmoqte gurë nën këmbë të zbathura
duart dhe sytë i bëheshin pikë,
larg mungesës së babait
edhe duke ecur sikur qëndiste pajën e motrave.

Kënga e zogjve lajmëronte edhe lulet rreth shtëpisë,
Skalitur pranverat me lëndina bari të gjelbër,
Anës mureve të gurta dhe rrethit të avllisë.
Zogjtë gjenin qoshkat e mureve dhe ngrinin foleja,
se kudo gëlqerja kishte shenjën e gishtave të nënës,
brezi me ngjyrë dheu të kuqërremtë,
ndante të bardhën nga e zeza dimërore.

Sot e kësaj dite falënderoj këngën e zogjve
Edhe pse ndonjëherë kam mëkatuar me ta
Gurë dhe çarqe u ngreja atëherë mes arës,
me gjasa se mbroja “vjedhjen” e kokrrave të misrit
ndjej edhe sot dhimbjen therëse të pendesës
mungesën e këngëve të zgjimit të natës së gjatë
që mbase gdhiu prej këngës së tyre lutëse, prekëse...

U jam mirënjohës zogjve, të gjithë qiejve,
Më së shumti atyre që ndodhi të vinin në atdheun tim,
u ndjehem borxhli që kurrë nuk i falënderova,
për zgjimin herët në Ditëlindjen e Nënës...
me druajtjen mos i bënin fajtor edhe ata...

*Dielli ishte një legjendë më vete e ardhur nga kohërat.
Ai quhej “jorgani i fukarait”.

FALEMINDERIT PËR DITËN,...FALEMINDERIT PËR NATEN!

Në këtë jetë ne nuk mund të bëjmë
gjëra të mëdha, por gjëra të vogla
me dashuri të madhe. (Nënë Tereza)


Në udhën e gjatë të metaforave
Me kafshë,
me insekte,
me shtazëri në vetvete
Hapa ngutës. Tretje dhe puthje
Jetë që matet me akrepat lëvizës
Ditënatë kacavjerrëse mes aritmetikës
Zbrazja e lavjerësve në ulërimë e sipër.
Faleminderit për ditën, ...faleminderit për natën!

Bikini të strukura sënduqeve modernë
Në këtë udhë të qepur për askushedi
Tufa lulesh që mbajnë erëmyku mbi mermer
Një grimë,
një premtim,
një zhgënjim që therr.
Faleminderit për ditën, ...faleminderit për natën!

Krehje të instikta gjatë kësaj udhe
Në xhama,
reflekse,
pllaka kristal
Akuj të ngrirë. Akuj të shkrirë
Statujat me mish të ftohtë gërryejnë vetveten
“Ky lindi hero!”, ... “kjo vdiq heroinë!”
Faleminderit për ditën, ...faleminderit për natën!

Harresa të ngutshme në fletore me vija
Mes shifrave njëshe,
dyshe
... apo trinjake
Hutime çasti. Përlotje dhe ikje
Jetë që riciklohet mes memories
Gjurmë të moçme, shenjëza motake
Prehje në fushën e largët
Faleminderit për ditën, ...faleminderit për natën!

Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan, është një shkrimtar shqiptar.Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" , studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.
Ka punuar mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë gazetar i gazetës "RD", kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë" dhe Drejtor i Televizionit "Dardan".
Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, [South Thames College për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University[4], pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007). Autori ka fituar gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe është në ndjekje të studimeve të Phd-së për Media, Kulturë, Politikë.

Publikimet

Shumica e filmave dhe pjesë nga veprat e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së[ dhe në faqen e tij: www.fjalaelire.com.Faqja www.seguraweb.nl ka përzgjedhur disa vepra të autorit.
Veprat e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.
Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.
Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production" dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë"me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.

Libra:Mos Hesht,Ecje ne Qelq,Djalli i Argadasit,Misteriozja,Integrimi,Rrëfenjat e xha Avramit,Grykes

Kritika Ndryshe : 

Një vëzhgim ne prozën dhe poezinë shqiptare (Pjesa e pare).,Media Technologji,Një vëzhgim ne prozën dhe poezinë shqiptare (Pjesa e dyte).,Kohebota,The script, the simple and complicated,Eagles Voices,Një sy pas në letërsinë për fëmije,Poezia haraçi tjetër për kohërat,Kadare dhe kultura e kujtesës,Tearing up the past
The Argadas Devil

Filma

Windy Corner,Clouds of Smoke,Tokë e përgjakur (1999-2003),Trokamat në Jetën e një Pene (2003-2006),Rivermusic (2003),Think Again (2004),Capoeira (2005),Windy Corner (2006),Clouds of Smoke (2007),One Egg (2006),Pencil and Computer (2006),Forgotten Fear (2006).

Dokumentarë

Universiteti i Tetovës (1997),Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004).


Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët shkruar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...