Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

NË TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE, QE 22 VJ, PO NGJAJNË TURPE QË S´ PO KANË FUND!



Fadil Shyti 




NGA CERBERË SERBOMËDHENJ DHE MERCENARË TË FASHIZMIT PO RRËZOHEN DHE PO LARGOHEN MONUMENTET E HERONJVE TË LUFËTRAVE ÇLIRIMTARE!!!
JA, DISA VARGJE QË I KAM SHKRUAR MË 20 SHKURT 1991, ME RASTIN E SULMIT TË HULIGANËVE MBI MONUMENTIN E GJENIUT ENVER HOXHA:
Foto: Emra të paharrueshëm!
KUJDES!

HERONJT JANË SI AJRI,
HERONJT JANË SI BUKA,
MOS I FYENI ZOTËRINJ,
SE, MUND TË KËRCET PUSHKA,

HERONJT , JANË SI BURIMET,
HERONJT, JANË SI DIEJ,
MOS I FYENI ZOTËRINJ,
SE LËKUNDEN TOKË E QIEJ!

(Më 20 Shkurt, 1991).

NË SPIKAMË:KONGRESI I LUSHNJËS



NGA FLORI BRUQI




Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës.

Kongresi i Lushnjës çeli punimet në 23 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes, më 21 janar të vitit 1920-të.

Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres.


 Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.


Zgjidhet Senati e qeveria

Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi,


                                                     Pas mbledhjes 28 .01. 1920

Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit


Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane që ishin akoma në Shqipëri.



Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

                                           QEVERIA E DALË NGA KONGRESI I LUSHNJES


Zogu : Të njihet Kongresi

Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu.

Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu".

                                                  QEVERIA E DALË NGA KONGRESI I LUSHNJES


Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza.


Myderiz Ismail Efendi Ndroqi



Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime.


AHMET ZOGU

Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri.

Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve. Me 23 te janarit qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone.

Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por çfarë shteti ! Gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plote : Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës.

Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël.

Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme.

Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës.

Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane megjithe mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën.

Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes.




Jugosllavet ishin në Dibër dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt?

Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 23 te janarit 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.

Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë.

 Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën.

                             Shehu Ibrahim Karbunara 

 Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.

Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot.

 Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane.


Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.

Vrasja politike e Lapidarit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës


image
Blerim S. Shabani
 Të jesh ose të mos jesh   në  pallatin e “ Hamletin “  shqipëtar  ,me protagonist   mbret  politikanë ,princa analist ,e kontesha  administrator ,qytetar shërbëtor.Përpjekja për ta bërë autorin e romanit shqipëtarë  është mashtrim iluzor ,përderisa nuk arrinë dot ta skulpturosh shqipëtarin e sotshëm postmondernist nga i djeshmi tradicional  e kanunor .
Metamorfoza e shoqërisë shipëtare  ka plasaritje dhe deformime ne identitetin kombëtar e kulturor ,përballë sfidave të globalizimit ,tregut të lirë ekonomik ,komunikimeve qytetërimor dhe krizave identitare .Toerite e nacionalizmit shqipëtar sot janë shkrirë e relativizuar në emër të politikave integraliste dhe ideologjitë neoliberaliste ,patriotizmi ligjerohet nga folklorizma romantik ,e subjektivizmi njerëzorë është bërë teknokratik në varësi nga toknologjitë e avancuara të komunikimit .Foto: Emra të paharrueshëm!
Më shumë se fjala ,sot përpiqem të shkruaj e lexoj esenë fotografike ,sepse komunikoj pa zë me ty që smë flet dot ,dhe më shumë sesa një fotografi,sot  heshtjen tuaj  e vuaj duke mos  i lexuar më  emrat  tuaj  të skalitur në pllakën e simbolikës së idealeve dhe gjakut tuaj ,për lirinë e humbur për vite, që ju  sublimuat me sakrificën e fundme  ,jetën, kapitalin më të çmuar njerëzor. 
Narracionin e tregimit horror e tregon edhe leximi i fotografise të këtyre engjujve femijëror ,loti i tyre tani më është tharë . Njeriu , qenie epistemologjike,  ndjenë nevojën e sigurisë dhe  lirisë së strehimit ,ekzistencës ,dinjitetit ,pronësisë ,e si rrjedhojë organizimi i jetës është e drejta që mbrohet me ligjet njerëzore për ta ndërtuar paqen sociale. 
Shqipëtari i Luginës së Preshevës përballë terrorit mediatik sërb  njëmujor  si pasojë e kërcënimeve ushtarake  e policore  të kreut më të lartë shtetëror ,kryeministrit  Ivica Dacic , ankthi i egër psikologjik dhe social ,duke numëruar ditët e “ rrethimit ushtarak ”  të Preshevës dhe post-efektet. Dhe sot , në mëngjesin e hershëm dhunshëm u përzënë shpirtërat e dëshmorëve të lirisë ,që deri dje ishin tubuar si ushtri e grupuar,  emrat e tyre tregonin vulen e tokës shqipëtare autoktone ,por fatkeqësisht ata ikën për të mos u kthyer  më .

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
Presheva ime ,sot more  ngushëllimet  vëllazërore ,por ti vdiqe ,ngase ata lejuan vdekjen nga plagët e harresës  politike ,ekonomike  nga shqipëtarët dhe shtetet matanë kufirit, Shqipëria e Saliut , Kosova e Thacit .Nga zemërata e thellë e qytetarit preshevar pyes ,pse shkele kushtetuten e shtetit amë Sali ? E gjithë shqipëtaria e ndertoi   mitin  berishian duke aluduar se i mbroje shqipëtarët kudo që janë ,por jojo tani më emri yt është iluzion mashtrues ,ik në pension sa mëparë  !
Zotnia Thaci ,je kaq miop ,provincial në mendje , luajte me ndjesitë e preshevarit duke llomotitur e u bërë fjalamanin kalmajësh përballë “mikut” tënd të tavolinës së drekës e kafesë ,pinjollit te Miloseviqit .Do doja ta “justifikoj” injorancës politike   në lidhjë me Dacicin ,të diplomuarin e shkencës politike që për frymëzues të filozofise politike ka  Makiavelin , cili jep definicion  Si bëhet lufta në dy mënyra  ; me ligjë dhe me dhunë ,e para i përkte njeriut e dyta kafshës  :
“Princit që i duhet të veprojë si kafshë , duhet të imitojë dhelprën dhe luanin ,sepse luani nuk mund të mbrohet nga kurthet dhe dheplra nuk mund të mbrohet nga ujqërit.Kështu që njeriu duhet të jetë dhelpër për të shpëtuar grackave dhe luan për të trembur ujqërit.Ata që duan te jenë vet luan ,nuk e kuptojnë këtë .” (Makiaveli , vepra “Princi “ kap.XVIII).
Harrove të luash si dhelpër zoti Thaçi ,sepse mendja jote të mashtron duke ia atribuar vetes Luanin e bisedimeve Serbi –kosovë!
Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.

Influenca mediatike e pakontrolluar e rrjetave sociale ,ku e vërteta ngatërrohet qëllimshëm si lojë e mendjes për tu përdorur në bërjen e lajmit me instruksione qëllimshëm në shërbim të aktualitetit ditor politik ,si dhe mediave elektronike dhe të shkruara pa redakturën cilësore e profesionale me qytetarin shqipëtar , përkatësisht preshevar ,kishte efektin e rëndesës psikologjike pvr  eksperiment mediatik .Më nxitë të kujtoj filozofin amerikano- japonez Francis Fukuyama, i cili në bestsellerin e tij të famshëm që botoi në vitin 1992, “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” parashikoi se në periudhën postmoderne, sidomos pas përmbysjes së komunizmit në shoqëri, nuk do të kemi më përballë njeriun arkaik, të deformuar ideologjikisht, të përdorur masivisht për qëllimet politike të luftës së “ftohtë”, por “njeriun e fundit”. Uroj të jetë qyetetaria shqipëtare të zgjohet përfundimisht dhe të dalë nga llogoret e errëta dhe të heshtjes !


Dhe media ndërkombëtare kishte interesin e shtuar mediatik që të krijonte lajm me Luginën e Preshevës ,duke përdorur zgjuarsisht  simbolikën e identiteti kombëtarë në një shtet armiqësor  me nacionalizmin urryes.Ishte orkestër  mediatike me skenar nga jashtë ,do ta thoshin konspiracionistët ,u mbetet politikanëve tanë lokal ta tregojnë moralitetin e tyre politik përballë popullit ,te bojktojnë e ndërkombëtarizojnë ose të vazhdojnë jetëgjatësinë politike pa reflektim kombëtar por thjesht elitar e partiak , biznisor  !

THUMB: AKSH-ja ishte gati të reagonte në Preshevë, por nuk iu aktivizua alarmi!

Foto: Emra të paharrueshëm!

image
Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Ata deklaruan se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit, kurse këtë armatim e shfaqën vetëm nëpërmjet fotove.
Paraqitje e AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediale, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!

Mirëpo, burime të mirë informuara të THUMB-it brenda radhëve të AKSH-së, bëjnë të ditur se AKSH-ja ka patur informata të sakta se sot forcat speciale serbe do ta ndërmerrnin këtë veprim: heqjen e lapidarit.
AKSH-ja në krye me komandantin e saj "Kobra" kanë qenë të stërvitur prej kohësh, që të reagojnë në situatat të ndërlikuara e të njëanshme si ajo e sotshmja. Ata poashtu me armatimin e tyre më modern të cilat i kanë vetëm nëpër fotografi kanë mundur ta parandalojnë heqjen e lapidarit.

Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.
Por, ajo që i ka penguar ata ta realizojnë këtë gjë ka qenë prishja e telefonit celularë të një pjesëtari të AKSH i cili ka qenë përgjegjës për zgjimin e ushtarëve nga gjumi, me çka nuk ka bërë alarmi dhe për këtë shkak ata nuk kanë arritur të zgjohen nga "gjumi i thellë dimëror".

Daçiq hapi rrugën për intervenim të Thaçit në Mitrovicë


image
FEJZI HAJDARI
Heqja e dhunshme e Lapidarit të dëshmorëve (në Preshevë) nga autoritetet policore serbe, nën mbikëqyrjen e OSBE-së, edhe njëherë po riciklohet si “mësim i mirë”, që shqiptarët të përfitojnë nga ‘leksionin diplomatik’: Ndërkombëtarët nuk na i zgjidhin çështjet, aq më pak ato të ‘karakterit të nxehtë ndëretnik’, por ata monitorojnë dhe kryesisht sugjerojnë. Këtë leksion lidershqipi shqiptarë në përgjithësi, asnjëherë s’arriti ta mësojë, ndërkohë që popujt sllavë të hapësirave ish-Jugosllave, që moti e kanë kuptuar. Zaten, ishte pikërisht blofi diplomatik (gatishmëri deklarative e diplomacisë serbe, ca shenja se gjoja edhe tek kreu serb ka gatishmëri për ta zgjidhur këtë çështje me anë të bisedimeve), të cilin shqiptarët e lexuan dhe kuptuan keq, ajo që shtyri politikanët shqiptarë, të nxitojnë me deklarata infantile, të tipit: Lapidarin të mos guxojnë serbët ta prekin!?. 
Në këtë kontekst duhet të përmendet deklarata e kreut të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa: “Lapidari do të hiqet atëherë kur të vdes unë!”, kurse kryeministri Berisha u zotua se askush nuk do ta prek lapidarin.
Foto: Emra të paharrueshëm!

Në fakt, me këtë veprim, diplomacia serbe, fatkeqësisht po vazhdon me ‘triumfalizmat’ e sajë historikë ndaj shqiptarëve, ndërkohë që politika shqiptare (Tiranë-Prishtinë-Shkup) po dëshmon edhe njëherë se vështirë mëson nga ‘pësimet’, e së kaluarës së afërt dhe largët. Po të këtij lloji ishin dhe deklaratat naive të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. Bageri (eskavatori) i Daçiqit, i hodhi poshtë të gjitha krekosjet e politikën naive shqiptarë.

Foto: Kosovë Lindore, nesër protestë gjithëpopullore
Mirëpo, çdo e keqe mund të ketë një të mirë, por, megjithatë, varet nga aftësia dhe sensi i personave dhe subjekteve politike shqiptare për të detektuar anën e mirë e të së keqes. Ndërkaq, ana e mirë e së keqes që ndodhi me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, është se me këtë faktikisht, Serbia i dha alibi qeverisë kosovare, që njësoj të përgjigjet edhe ndaj strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. S’do të thotë se përgjigja duhet të arrijë menjëherë, brenda dy-tri ditësh.

Foto

Por, në rast se përgjigja e autoriteteve kosovare ndaj strukturave serbe (e njëjtë si përgjigja e Daçiqit ndaj lapidarit në Preshevë) nuk ndodh as pas 2-3 muajve, apo 2-3 viteve, atëherë është e qartë se gjërat s’janë në rregull. Është e qartë se ka shumë hapësirë për të dyshuar pse qeveria kosovare toleron strukturat paralele serbe?. Varet se sa do ta kuptojë momentin e krijuar kryeministri kosovar Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar rastin e Preshevës si alibi me qëllim që t’i qërojë hesapet njëherë e përgjithmonë me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.


Foto
Nga kjo situatë tepër tensionuese dhe delikate, Thaçi ka për detyrë dhe obligim të mësojë leksionin, në veçanti me ndërkombëtarët, tani që u pa se ata ndërmjetësojnë dhe ndihmojnë “të fortin”. Me të njëjtin avaz, kryeministri kosovar duhet të sillet në pjesën veriore të Kosovës – të spastrojë strukturat paralele serbe dhe të ftojë misionet ndërkombëtare për të vëzhguar nga afër aksionin eventual.

Foto
Në këtë situatë, nuk guxon të heshtë as Qeveria e Shqipërisë. Zotimet e presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha se do të reagojnë ashpër ndaj heqjes eventuale të lapidarit, s’guxojnë të mbeten vetëm të dimensionit deklarativ, sepse nëse ndodh kjo, ata s’do të krijojnë vetëm për vete imazh joserioziteti, por të njëjtin imazh do ta krijojnë edhe për shtetin shqiptar. Përgjigje s’mund të japë edhe faktori shqiptar në Maqedoni.

Foto
 Nëse shfrytëzon si duhet pozitat e veta në Qeveri, faktori shqiptar ka potencial për t’i bë obstruksione bashkëpunimit të mëtejshëm Serbi-Maqedoni. Kjo posaçërisht mund të bëhet duke dëmtuar pozitën e favorizuar të biznesit serb në Maqedoni, me çka do t’i jepej përgjigje konkrete Serbisë për rolin e saj destruktiv.

Sërbia do të mbetet pa Vojvodinën dhe Luginën e Preshevës


image
Bazuar në disa dokumente sekrete të CIA-s, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike, informacione të cilat sot mediat serbe kanë publikuar bëhet fjalë se viteve te ardhshme e ashtuquajtura “Serbia e Madhe” nuk do te jetë më…Secilit popull do ti rikthen trojet e tyre etnike te okupura me dhunë o që ju janë  uzurpuar trojet e tyre ne emër  të  “marrevshejve nderkombetare”, njofton Presheva jonë.
 Në krye të grupit të ekspertëve janë njerëz shumë të informuar për një hartë të re të ballkanit pas nje  apo dy decenieve, si Zbignieb Brzezinski dhe Samuel Huntington të cilët przentotojnë një hartë të re të Evroës (“New Europe”). Me pak fjalë, Shqipëria do të bashkohen me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë si dhe Lugina e Preshevës dhe për të krijuar një Shqipërine natrore. Kurse Bosnja do të ndahet nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa kësaj të fundit do t’i shkoj Vojvodina dhe viset e banuara me shqiptare: Presheva, Bujanoca e Medevegja.
 « Shumë prej tyre kanë harruar se në vitin 1989.New York Times redaktor David Bajder, 18 muaj para fillimit të luftës në ish-Jugosllavi, deklaroi se qeveria do të bie përveç një numër të bashkimit kombëtar.. » kanë raportuar mediat serbe.
Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.
 Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew Brzezinskit, Samuel Huntingtonit, etj.
 Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishullin britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t’i japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia, si shtete të reja, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.
 Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë. Pastaj Polonia do të përjetoj fat të trishtuar e cila do të heqë dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve  midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.
 Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe do të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës (duke përfshirë edhe jugun e Ukraines dhe Krimenë). Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek, me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.
 Këto kërcnime demografike apo tkurrje të Serbiisë e kishin vëretjur dhe paralajmëruar edhe më ehrët ekspertët dhe mediat serbe. Kështu në vitin 2080 në Serbi më shumë shqiptarë se sa serbë, kane shkruar gazeta Kurir e beogrdait, duke shtuar se  shqiptarët i afrohen Nishit
Deri në  vitin 2080 do të ketë më shumë Shqiptarë se sa Serbë (“ Do 2080. Albanaca će biti više nego Srba!”)  është ky titulli i sotëm në agzetën Kurir dhe disa media serbe tjera të cilat lëshojnë alarmin se shqiptarët edhe pak vite do të arrijnë deri në Nish ?!, shkruan më tej “Presheva jonë”.
 Për shkak të problemeve me murtajat e bardha në Serbi, si dhe shkalla e lartë e lindjes në Kosovë  është e qartë se shqiptarët në një të ardhme të afërt, do të  tejkalojnë numrin e popullsisë serbe ne ballkan, shkruan sot gazeta Kurir, duke ju referuar  njoftimeve dhe shifrave të demografëve dhe analistëve serbë në Beograd.

Ata qe shkulen monumentin e heronjve te Presheves duhet ta dine se; Te renet tane nuk vdesin kurre!

Sali Berisha
Akti i heqjes se monumentit te heronjve te kombit shqiptar te Lugines se Presheves, eshte deshmi tjeter e albanofobise qe sundon politiken zyrtare te Beogradit ndaj shqiptareve.

Foto: Emra të paharrueshëm!

 Ky akt deshmon dhe nje here se bashkimi i kombit shqiptar eshte vendimtar per te ardhmen e tij por dhe per clirimin e fqinjeve tane nga albanofobia dhe pasiguria qe ndiejne ata qe kane pushtuar trojet e shqiptareve dhe sherbehen me praktika rraciste dhe fobie ndaj tyre.
Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
Duke iu shprehur mbeshtetjen e plote qytetareve dhe udheheqesve politike te Presheves, serish u bej thirrje te shmangin provokimet, te ruajne gjakftohtesine ndaj terrorit policesk te Beogradit dhe i garantoj se Shqiperia do beje gjithcka ne te gjitha institucionet nderkombetare per t'i dhene fund terrorit policor ndaj shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre etnike ne Luginen e Presheves.

Ata qe shkulen monumentin e heronjve te Presheves duhet ta dine se; Te renet tane nuk vdesin kurre! - sb

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...