2013-03-03

nga Flori Bruqi:Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje



http://floart-press.blogspot.com/2010/01/nga-flori-bruqimuzika-shqiptare-pas.html




 Per te kuptuar mire historine e muzikes shqiptare duhet te kuptohet mire konteksti ne te cilin ka qene Shqiperia ne pasluften.
Dale ngadale filloi te behej nje Shtet komunist, i mbyllur ne vetvete, jo vetem pa dalje drejt te jashtmes ne kuptimin e kufireve fizike (shume te pakta ishin udhetimet turistike dhe pune qe njerezit mund te ndermerrnin jashte nga kufinjte fizike; nje perjashtim i vogel behej per vendet komuniste si Rusia dhe Kina), po edhe dhe mbi te gjitha i izoluar ne kuptimin e informazioneve mbi realitetet e tjera.

Kultura u be skllave e fuqise se Shtetit, dhe shembujt jane shume: duke filluar nga gazetat dhe librat, te shkruajtur dhe revizionuar rregullisht nga Partia e Punes; pastaj kenget, forma me e thjeshte e defrimit per masat ne ato vite, kenget te cilat ishin megafoni e propagandes komuniste e operuar nga Shteti, me muzika popullore, valle tipike dhe zera te mirenjohura. Ne ç’do rast, kengetaret e rinje qe erdhen me vone, ishin vetem ata te “aprovuar” nga qeveria: qe ketu u zhvillua muzika e lehte qe edhe tani, ne vitin 2009, eshte shumica e te gjithe ofertes muzikore.
Me vone erdhi kinemaja, dhe pak me tutje televisioni, mire se ishin shume pake ata qe mund t’i shikonin, sepse per arsye logjistike ato ishin vetem ne qytetet me te mbdhaja, duke lene jashte fshatet dhe qytetet e vogla. Filloi nje forme kulturore e re qe permbante te gjithe mediumet e tjera ne vetem nje. Filluan te shiheshin filmat e pare te propagandes, me zhvillim gjithnje te njejte: ajo e luftes se dyte boterore dhe te invazionit nazi-fashist ne Shqiperi, qe perfundonte me lirimin e vendit dhe triunfin e bashkimit kombetar. Keta filma kishin karakteristiken e tille qe ishin plote me ushtare invazore te keqinj dhe te poshter, dhe plot me partizane gjithmone shume te mire. Disa shembuj jane: Rrugicat qe kerkonin djell, Lulekuqet mbi mure, Mengjes lufte, Tingujt e luftes etj… te gjithe te financuar nga Shteti.
Me vone, gati ne kohe te njejta, filluan te zhvilloheshin kabareti dhe komedia, me aktore qe u bene simbol i Shqiperise qe donte te qeshte, si Koço Devole, Sejfullah Myftari (“Cekja”) dhe shume te tjere.
Deri ne vdekjen e Enver Hoxhes, ishte nje krim i denuar rende te degjoje radio te huaja ose te shikoje kanale televisive nga jashte Shtetit. Sistemi i spiunazhit Shqiptar ishte shume mire i rrenjezuar dhe frika e zbulimit ishte e madhe. Po me e madhe akoma ishte kurioziteti i Shqiptareve, te cilet me antena te ndertuara me copa hekuri dhe kanaçe kishin mundesine te hapnin nje dritare mbi boten qe s’i ishte lejuar te shihnin. Keshtu filluan te dukeshin bukurirat e Italise nga nje ane, dhe muzika e radiove te huaja nga ana tjeter.
Ketu lidhja kryqezore per te kuptuar pse muzika sot ne Shqiperi nuk eshte e mire fare, dhe pse po behet nje fotokopje e keqe te asaj se botes se zhvilluar.
Me ardhjen e vitit 1991 dhe “rivolucionin” kulturor, presioni i intelektualeve, te te rinjve dhe te gjithe njerezve te zbritur neper sheshe, fitoi, Partia nuk rezistoi pa kryetarin e saj Enver Hoxhen, i vdekur gjashte vjet me perpara, keshtu qe ne nje klime konfuzioni filloi demokratizimi.
Duke lene menjane rreziket qe ky ndryshim kaq i shpejte kishte (rreziqe te cilet u verifikuan pikerisht ne vitin 1997 me spekulacionin agresiv kapitalist), me ne fund dhe zyrtarisht populli shqiptar pati te drejte te sintonizonte mjetet e tij te komunikimit drejt kanaleve te huaja, duke terhequr kulture te re, aq shume sa vajti ne overdoze. Televizioni solli nje bote te embelsuar dhe fallco, me te cilen rane ne dashuri shumica e njerezve, aq sa kjo t’i shtynte ne eksode te mbdhaja drejt Italise dhe me pak drejt Greqise.
Po ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet, duke pare zhvillimin e muzikes boterore, eshte se vitet ’90 po shenonin renjen e muzikes rock dhe derivatet e tija, per tu hapur pop-it, boyband-ave dhe muzikes qe po lindte ne Amerike: rap-it. Keshtu qe nuk ka pse pershtypemi qe sot ne Shqiperi muzika me e degjuar (duke mos folur per muziken e lehte, e veshur si pop italian, dhe e kenduar nga vajza me ze engjelli dhe trup gjithnje me te zhveshur) qenka diktuar nga zhvillimet natyrore (ketu po bej ironi) te muzikes boterore. Per t’i rene shkurt, na dhane mbeturinat e dyzet vjeteve te zhvillimit te muzikes boterore dhe mbi keto po riciklojme siper ate qe tani per tani duhet te jete arti me i madh i Shqiperise.
Po hoqem shume pak komplekse muzikore te influencuar nga hard rock-u i grupave si Scorpions, Megadeth, Ac/Dc, Rolling Stones etj. (te cilet edhe pse po perendonin, arriten te zvarriten deri me tej viteve ’90 sa per te influencuar nja ca muziçista te rinj qe pastaj ndoqen gjurmat e tyre, ne kontrakst me shijet te zgjedhura nga maxhioranca e Shqiptareve, dhe per kete motiv qene te injoruar), nuk ngelet praktikisht asgje.
Si per gjithçka, dhe per muziken, Shqiperia ka kopjuar gjithmone, qe kur u pa e lire dhe pa me zinxhirin qe e shtrengonte. Ndoqi, shkoi ku vinin te gjithe, duke shpresuar te gjente nje çike ushqim.
Origjinaliteti qe na ka dalluar si popull, u perplas me kapitalizmin e poshter. Dhe mua me vjen shume keq qe nje pyetje e thjeshte nuk ka trokitur ne zemrat e asnjeriu.
Jemi me te vertet me te lire tani?
*******************



DERVISH SHAQA 
Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën përshkakë të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...".

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut...

Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.


Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Diskografia



* "Oj Kosove, mos thuaj marova"
* “Te shtate krajlat e rrehin teli”
* ”Kersiti pushka, ushtoi mali”
* “Kur ta kthyem Kosove shpinen”
* “Kamer Loshi”
* “Kurre Kosove s'tu da gazepi”
* “Isa beg po t'thrret nona”
* "Nak Berisha"
* "N'verra t'LLukes, e n'qafe t'Morines”
* "Haxhe Mustafa"
* "Prej Podrimes po vjen haberi"
* "Pyet Kosova për nje cike"
* “Kenga e Rexhes”
* "Haj medet për Lug t`Baranit”
* “N'drrase te vekut kush po kane”
* “Moj e mira n`dere te stanit”
* “E kam pas nje çiteli”



Demush Nezir Molliqaj

Në ketë përkujtim e konsiderojmë si borgj t´i shkruajmë disa fjalë për biografin e Demushit Nezir Molliqajt, i cili pas vetës ka lënë dashurinë për Atdhe, së bashku më Adem Ramën ka lenë kronika për meditime dhe, ka lenë shumë këngë të kënduara së bashku më rapsodin e njohur Dervish Shaqën.


Nuk dua të besoj se nuk do ta dëgjoi melodinë e asaj këngës; " N´drrasë të vekut kush po kanë..." e, as s´do ta dëgjoj tingullin e bukur dhe të veçant të asaj çiftelisë së rrallë. A thua, s´do ta shikoj atë vallën kosovarçe të shikuar dhe persëritur aq e aq herë në RTSH, që e luanin dy burra veshur më rroba kombëtare, më shpata e armë në brez?!...

Por koha edhe në heshtje flet. Flasin kujtimet e hershme e të vonshme për rapsordin tonë të mirënjohur Demush Nezir- Molliqajn i cili vdiq më 7 gusht 2001, vdiç në Roshbull afër Durësi në Shqipëri.

Kur dua të shkruaj ketë shkrim nga Boni "post mortum" sikur e dëgjoj këngën; "...kur ta ktheva Kosovë shpinën/ e lamë borë e gjetëm dimën..." dhe, përpara me del Demushi Neziri, Dervish Shaqa, Adem Rama, Isa Hoxha duke ecur bjeshkëve më borë në dimërin e ashpër të vitit 1956. Në retrospektivë e shoh një kolonë që të lodhur ecin nëpër borën e trashë për ta kapërcyear kufirin shqiptaro-shqiptar (Kosovë- Shqipëri) për t´iu ikur vdekjës që ua përgadiste UDB-ja, e sllavokomunizmit jugosllav. Po, pse duhej të vriteshin këta tre llukjanë? Po, pse duhej të iknin këta tre llukjanë duke e lenë Kosovën, Llukën, gruan e fëmijët?

Sepse, historia e familjeve të tyre ishte e gjatë, denbabaden e ngulitur thellë në Atdhe, në Kosovë. Ata kishin trashëguar nga të parët e tyre amanetin, mbi të gjitha ta duan atdheun.

Andaj, në ketë përkujtim e konsiderojmë si borgj t´i shkruajmë disa fjalë për biografin e Demush Nezirit-Molliqajt, i cili pas vetës ka lenë dashurinë për Atdhe sëbashku më Adem Ramën, ka lenë kronika për meditime dhe, ka lenë shumë këngë të kënduara sëbashku më rapsodin e njohur Dervish Shaqën.

Demush Neziri-Molliqaj lindi në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit më 1912. I ati i Demushit, Nezir Binaku sëbashku më kushëririn Ali Bajramin, ishin të familjëve të Molliqëve. Molliqët ishin derë prej kohësh të njohur për kultivimin e traditave popullore, burrërisë, besës dhe bujarisë, ashtu siq ishin në zë edhe për kultivimin e traditave patriotike, liridashëse dhe luftarake. Duke qenë të tillë, në çdo regjim të sunduesëve që vinin në Kosovë kjo familje ishte halë për sytë e pushtetarëve.

Në këto rrthana të rënda Kosova po tëkurrej nga çizma e trupave ushtarake e policor serbo-malazeze, gjaku i shqiptarit nisi të rrjedh, fushat e Kosovës po mbusheshin me varreza të reja. Edhe koha jo aq e re, Nezir Binakun e Ali Bajramin i kishte pjekur para kohe që ta bartin armën gjithëmonë por, armen e bartnin për armikun që kishte shkelur në tokat shqiptare.

Vitet 1912-1913, ishin vazhdimësi e viteve të rënda për shqiptarët por, këto vite ishin më të rënda sepse nga dora serbe dhe malazeze u vranë mbi 130.000 shqiptarë, qindra fshatra u shkatërruan dhe qindra të tjera u dogjën deri në themel. Po ky regjim i egërsirës karpate e ndërroj formën e egërsirës, me petkun e popave ortodoks u veshen ushtarakët dhe kriminelet.

Vrastarët Sava Llazareviqi, vojvoda Plamenac e vojvoda Lekiq në emër të pushtetit e nën uniformën e popave ortodoks nxoren ligje të reja që ti pagëzojnë shqiptarët më dhunë në fenë ortodokse, që në emër të këtyre "ligjeve" ti pushkatoj qindra shqiptarë. Kështu, në kishën e Deçanit, në Patrikanën e Pejës, këta "popa ortodoks", që në fakt ishin kriminelet më rroba popash, i detyronin me dhunë shqiptarët që ta ndërrojnë fenë, të sllavizoheshin. I detyronin shqiptarët ta hedhin plisin e bardhë, ta shkëlnin më këmbë e, kush nuk e bënte ketë, vritej, masakrohej, i shuhej trungu familjar.

Ky terror në jetën e Nezir Binakut, Ali Bajramit e të tjerëve ka berë që ata t´ia kthejnë pushkën armikut serbo-malazesë. Ishte kohë ( 1912- 1918), kur Nezir Binaku, Ali Bajrami, Xan Rama veç e kishin kaluar një jetë më pushkë në dorë duke i mbrojtur shumë katunde nga bandat serbo-malezeze. E kalonin një jetë koçakçe, të ndjekur nga pushtuesi serb dhe disa argatë të tij shqiptarë. Këta argatë të djallit që populli i quante "hafi" i tregojnë edhe kryekriminelit Miliç Kërstes se, Nezir Binaku, Ali Bajrami e Xanë Rama më shokë janë strehuar në një shtëpi të Kuqëve në Deçan. Krimineli Kërstiq së bashku me disa ushtar e rrethojnë kullën e kuqëve, por aty i kapin të gjallë Nezir Binakun, Xan Ramën dhe një luftetar nga fshati Drenoc i Deçanit.

Pa ndonjë pyetje të madhe i dergojnë në fshatin Prilep të Deçanit, aty të " kryqi" dhe e pushkatojnë me shumë shqiptarë të tjerë edhe Nezirin. Xan Rama fal Zotit shpeton. Do të shpetonte edhe Neziri sepse në turmën e njerëzve të pushkatuar ai merr plagë të lehta, mirëpo një "hafi" shqiptar e lajmëron Miliç Kërsten. Kërsta sëbashku me argatin e tij shqiptar e rrethojnë Prilepin dhe e gjejnë Nezirin të ngujuar në ahurin e një shtëpie , e marrin dhe e masakrojnë në mes oborri. Ali Bajrami arrin të kalon në Malësi të Tropojës, ku i kishte miqët e vllaut dhe atje kalon jetën si koçak për shumë vite.

Pra, në këtë frymë sado i mbetur jetim në një mosh 6-vjeçare, Demush Neziri rritet dhe edukohet për ta dashur atdheun mbi të gjitha. Vitet 1944-1945, Demushin e gjejnë si policë apo, "kostur" siq thonin n´atë kohë, kur ishte Shqipëria e Madhe, apo "Shqipëria e Xhafër Devës". Në ketë detyrë Demushi së bashku me disa vendas si, Myshyr Brahimin deri diku "hakmerren" për shumë krime që i kishin bërë serbët ardhacak të vendosur në tokat shqiptare në Deçan dhe Pejë. Kur hyri partia, apo pushteti sllavokomunist, ndaj Demushit dhe shumë të tjerëve filluan të organizoheshin procese gjyqsore, mbledheshin shënime dhe dëshmitarë për "krimet" e tyre ndaj popullatës sllave.

Demushi akuzohej se të " Ura e Gurit" në Pejë, me shumë nacionalist shqiptarë kishte zhdukur shumë sllavë që ishin antishqiptarë, më metoda siq thuhej në akuza, duke i mbytur me vajë. Në këto rrethana jeta në Llukë ishte vështirësua, andaj në vitin famëkeq të akcionit të armëve, me 1956, Demush Neziri-Molliqaj, Adem Rama-Molliqaj, Dervish Shaqa-Muqaj nga Lluka e Epërm e Deçanit dhe, Isa Hoxha nga Botusha e Gjakovës, kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar ( Kosovë- Shqipëri) me 8 Mars 1956, dhe në ora 5 të mëngjesit ata u gjenden në tokën e premtuar shqiptare. Në Kosovë u mbesin gratë dhe fëmijët në mëshirën e Zotit.


Demush Neziri-Moliqaj si rapsod folklorik

Në netet e gjata të dimërave të egër, në kullat prej guri të Dukagjinit, e sidomos në kullat e Llukës, përveç zërit të pushkës dëgjohej edhe zërti i këngës dhe i çiftelisë. Aty, mblidheshin burrat me më zë të trojeve shqiptare për ti dalur zot Atdheut, aty në Llukën e shumë kuvendeve shqiptare. Këtyre luftetarëve të atdheut, trimave të pushkës por edhe vajzave të bukura shqiptare, këngëtari, rapsodi i ynë folklorik nuk u mbeti asnjeherë borgj, atyre u thuri këngë të bukura.

Për Verrat e Llukës u kënduan shumë këngë që i këndoj i njohuri këngëtar, mësuesi i shumë këngëtarëve dukagjinas, Demë Ali Taraku nga Krysheci i Baranit i cili ishte edhe mësuesi i Demush Nezirit dhe Dervish Shaqës. Më vonë, kur Dervish Shaqa dhe Demush Neziri filluan ta kultivojnë këngën e bukur shqiptare, ata mbeten në kujtesë të popullit më këngët; " N´Verra të Llukës e n´qafë të Morinës/ Ja dhanë besën Mon Avdisë", " Isa Beg po të thrret nona...", " Haj medet për Lug të Baranit/ n´kamb asht çue Savë Llazari...", e shumë këngë tjera. Ishin këto këngë që i kënduan sa ishin në Kosovë.

Pas daljes në Shqipëri rapsodi Demush Neziri i vendosur në Roshbull afër Durrësi, ku edhe aty do ta vazhdoj këngën me bacë Dervishin. Dalëngadalë, këngë pas kënge në Shqipëri e kuptojnë se këta dy këngtarë nga Lluka e Daçanit, Zoti u ka falur dhunti për këngën. I ftojnë nëpër shumë festivale folklorike që organizoheshin në Shqipëri ku përveç shumë shpërblimeve zyrtare, duartrokitjet e publikut ishin shpërblimet më të dashura të tyre. N´atë kohë i bën të njohur edhe në Kosovë këngët e tyre të dëgjuara përmes radiovalëve; " Ah, Kosovë mos thuaj mbarova, se djemt tu hala janë gjallë!..." , pastaj një këngë e vjetër gati-gati moshatare me mua; " U kthye zemra u bo sharki/ për me knue për ty Shypni", " ...Bajram Curri në borë, bukë po rrin pa ngron/ ...

Kënga " Kur ta kthyem Kosovë shpinen, / e lamë borë e gjetem dimër..."( ?!!) as sot nuk është analizuar sa duhet, pse e lanë borë e gjeti dimër?! Një gjë dihet, në vitet e para sa arritën në Shqipëri, Dervish Shaqa dhe Demush Nezirin ( në vitin 1958) këngët me të preferuara që ata i këndonin ishin këngët e dashurisë. Kanë mbetur në kujtesë këngët; "N´drrasë të vekut kush po kanë", " Moje mira n´derë të stanit", etjera.

Shumë më vonë, pas viteve 1960, Dervishi më Demushin u kthehen këngëve patriotike, atdhetare, këngë këto që i kishte kënduar më heret nëpër Odat e Junikut, të Llukës, të Vranocit...Tani, Demushi dhe Dervishi fillojnë t´i këndoj përveç dashurisë, edhe partisë, kooperativës. I këndojnë Bajram Currit, Hajdar Dushit, Gjeladin Hanës...Në ketë kohë ata e këndojnë edhe një këngë të veçant humoristike për fshatin e lindjës, për Llukësn. Ishte një humor apo këngë satirike e veçant ku përqesheshin shumë vese të disa fshatrave të Dukagjinit; " U rrehen Lluka shtatë a tetë/ u rrah Lluka u rrah Isniqi.."

Mirëpo, këngët; " Nak Berisha", "N´Verra t´LLukës e n´qafë t´Morinës", "Haxhë Mustafa", "Prej Podrimjes po na vjen haberi", Kur ta ktheva Kosovë shpinën", " Oj Kosovë mos thuej mbarova", " Pyet Kosova për një qikë", etjara, Demush Nezir-Molliqaj sëbashku me shokun e jetës Dervish Shaqën do të mbesin në historinë e folklorit shqiptarë. Do të mbesin pjesë e pandar e kulturës sonë kombëtare për kultivimin e këngës folklorike si një ushqim i shpirtit të luftetarit dhe qytetarit shqiptarë.

http://i.ytimg.com/vi/AnfFxWiYaaQ/0.jpg

Fatime Sokoli ishte këngëtare popullore e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte çika e parë e malsisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.


**************

Kur prisnim Festivalin e 12-të të Këngës në Radiotelevizion.

Menjëherë pas goditjes që morri Festivali i 11-të i Këngës ne RTVSH nga diktatori Hoxha, goditje qe u shoqerua edhe me "prerjen" e kokave te njerëzve të shquar të artit, kulturës dhe skenës shqiptare, muajt e parë të vitit 1973 e në vazhdim i gjithë viti për mbarë popullin shqiptar, veçanërisht rinia, ishte një periudhë frike, ankthi, stresi, hutimi...
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Njerëzit ne pergjithesi ishin te ç'orientuar. Më tepër ky ç'orientim u ndje tek ata, krijuesit, njerëzit e artit. Udhëzimet nga lart, nga partia shtet ishin të një fryme revolucionare, kështu edhe arti shqiptar duhet të krijohej me të tillë fryme.Këngët më të shumta duhej t'i kushtoheshin partisë së diktatorit dha atij vetë. Viktima te fushatës "antiart'' u bënë shumë artistë, krijues, këngëtarë... Skenës shqiptare do t'i mungonin për vite me radhë krijuesit, këngëtarët artista më të mirë te asaj kohe, Justina Aliaj, Sheriff Merdani, Nevruz Yzeiri...
Në ato vite, si shumë të tjerë edhe unë kam qenë një fans i këngëtares aktore Justina Aliaj, fans, që e ruaj akoma të jem. Shpesh herë kam pyetur veten në ato vite: "Çfare beri Justina Aliaj që u dënua, që nuk e lanë të këndojë për vite e vite me radhë? Pse, se këndoi një këngë me ndjenjë në festivalin e 11-të në mënyrë të shkëlqyer? "Në ekranin e televizorit" ; Po Sheriff Merdani? Po Nevruz Yzeiri? Po...? Po...? Në ato vite të zjarrta te dhunës psiqike tek njerëzit që partia e diktatorit në pushtet ushtronte mbi njerëzit, veçanërisht mbi rininë, po na mungonin këngët më të bukura të kënduar nga këta këngëtarë.
Por edhe nga këngëtarë të tjere, siç është e madhja Vaçe Zela, disa këngë të bukura rinore të kënduara nga ajo me mjeshtërine e zerit dhe interpretimit, që vetëm ajo di te na i sjellë, do "burgoseshin" për të dalë në një kohë tjetër pas shumë vitesh për t'u rikënduar, në kohën e demokracise. Të tilla ishin këngët: "Djaloshi dhe shiu", "Lemza", "Esperanca", "Nuk e fshehim dashurinë", "Sot jam 20 vjeç", etj. etj. Duke jetuar vitin 1973, atë vit ankthi, frike, hutimi... siç e kam përmendur edhe më sipër, vjen fundi i Dhjetorit i atij viti e bashkë me të vjen edhe festivali i ri i radhës i këngës shqiptare. Kush e ka ndjerë dhe e ndjen muzikën, besoj se i ka provuar ato ndjenja dhe emocione, kur zinim vend para ekranit të vogël të televizorit te mbledhur disa familje tek ndonjë komshi a shok, dhe prisnim me ankth këngët e reja që do te na sillte ai festival. Dhe pas atij ankthi, fshihej zhgënjimi ynë për këngët dhe mënyren e interpretimit të këngës nga këngëtarët. Vetë këngëtarët në skenë ishin te hutuar mes frikës dhe ankthit.
Çfare duhet të bënin gjatë interpretimit të këngës?, sepse udhëzimet ishin dhënë që këngetar-i-ja, duhet të qendronte në këmbë si statujë, qiri në këmbë, pa bërë as edhe më të voglin veprim levizje të duarëve dhe të këmbëve. Si mund të denohen këngëtarët, kur vetë ata, gjatë interpretimit të këngës hyjnë vetvetiu me ndjenjën e melodisë së këngës, në lojën e të interpretuarit dhe pa vetedijen e tyre, lëvizin vetë duart dhe këmbët!? Udhëzimi për këngëtarët, që në skenë kur të këndonin të qendronin si statuja të palevizshme do t'i shoqëronte ata deri ne vitin 1984, atëhere edhe kur u zhvillua Festivali i 23-të i këngës, sepse një vit më vonë, në Festivalin e 24 kur edhe ngordhi kolera diktator, u lejua që këngëtarët të këndonin, duke e marrë edhe mikrofon në dorë.
Sot ky turp duket qesharak dhe i pabesuar, të lejohesh të këndosh me mikrofon në dorë, por është një fakt, që e patën fatin e tyre të keq ta jetonin ata këngëtarë te asaj kohe. Sa herë këngëtarët në skenën e festivalit harronin tekstin e këngës? Kjo, sepse në çastet e fundit teksteve u ndërroheshin vargjet e tyre nga të dërguarit e partisë komuniste, te cilët bënin edhe "pastrimin" e teksteve. Per këtë mund te flasin vetë këngëtarët e shumtë, një ndër ato është edhe Myfarete Laze, e cila e ka përmendur në një intervistë të saj. Kjo i ndodhi edhe kompozitorit Valentin Veizi në Festivalin e 28-të të Kënges, i cili ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ku rrinte ulur si spektator u befasu kur degjoi kengen e tij te kenduar nga Telemak Papapano, kenge qe i ishte transformuar plotesisht teksti.
Keto shembuj te shumte me mire se kushdo tjeter i di poetesha jone e nderuar Zhuliana Jorganxhi, e cila ka patur fatin te kete punuar per vite me radhe si redaktore letrare e teksteve te kenges ne Radio Tirana. Me kujtohet Dhjetori i vitit 1986. Ishte dita kur do zhvillohej festivali i 25-se i kenges dhe, une duke biseduar me poeten Jorganxhiu ne hyrjen prapa Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane, dikush i nderhyri. Degjova vetem pergjigjen e Zhulianes, e cila ishte ende e hutuar dhe e shqetesuar. "Me vjen shume keq, se, ... Koci Petritin e shkaterruan komplet..." - tha. Ishte fjala per poetin Koci Petriti qe i kishin bere nje "nderhyrje kirurgjikale" ne tekstin e kenges se tij "Pema e Lirise" kompozuar nga Alfons Ballici dhe e kenduar ne ate festival nga Lindita Theodhori.
Raste te tille ka plot, por une do permend edhe nje rast tjeter. Pasi kishte bere provat per te kenduar ne festival kengetari Shaban Shabani, ne ditet e pragfestivalit ia heqin kengen "Neper dete e oqeane" duke e detyruar kengetarin te kthehet ne qytetin e tij, Vlore dhe fusin kengen "Krahe hapur pritna fshat" Kompozuar nga Todi Dori me tekst te Kudret Isait (Djali i ish ministrit te brendshem te asaj kohe) dhe kenduar nga Irma Libohova dhe Pellumb Elmazi.
Askush nuk e morri vesh nderhyrjet e shpejta qe u bene te rekomanduara nga lart, por ajo qe dihet eshte se, edhe kete kenge e hoqen, disa thoshin se ishte vete nderhyrja e ish ministrit, qe djali i tij te mos debutonte menjehere ne festival, dhe menjehere kane shkuar dhe kane marre ne Vlore Shaban Shabanin, duke e sjelle ne Tirane per t'a kenduar ate kenge te nesermen ne festival. Ndoshta u zgjata pak sa nga tema, por i shkruajta keto, per t'i bere te ditur edhe atyre lexueseve qe jane kurrershtare ter dine se cfare ndodhte me festivalet, me kenget dhe me nderhyrjet e tyre nga partia e diktatorit. Festivali i ri i kenges se lehte shqiptare ne fundin e Dhjetorit 1973, sipas radhes u quajt Festivali i 12-te. Askush nuk e harron ate festival, qe quhet festivali i muzikes se lehte shqiptare, por qe ne te merrnin pjese edhe kengetaret dhe kompleksi i Teatrit te Operas dhe Baletit. Cfare zhgenjimi i madh, sidomos kur mendon qe ai festival erdhi menjehere pas Festivalit te 11-te qe ende e kishte lene eren e embel pranverore me kenget, kengetaret dhe interpretimin e tyre. Festivalin e 12-te e hapi kengetari Ramiz Kovaci me kengen per partine e diktatorit, kompozuar nga Ferdinand Deda.
Pastaj vinin me radhe kenget per fshatin, per marrshimin e Shqiperise Socialiste, qe nuk i dridhej qerpiku nga armiqte e jashtem dhe te brendshem... Iu kendua trimerise shqiptare qe hidhnim vallen ne gojen e ujkut "Sup me sup si malet" kompozuar nga Agim Prodani, iu kendua hekurudhes, fshatit te bardhe shqiptar, (Sa ironike! T'i kendosh fshatit shqiptar, duke e quajtur te bardhe qe ishte i denuar te hante buke gruri edhe pse per ta mbjelle, rritur, korrur ate grure, derdhte djersen e tij) Aty këtu pati edhe ndonjë këngë për rininë, për aksionet e saja në hekurudha, kantiere.... Në Festivalin i 12-të filloi edhe praktika që këngët duhet të shoqëroheshin nga Orkestra e madhe Simfonike e RTVSH, si dhe nga kompleksi i Teatrit të Operas dhe Baletit, ku numri i tyre do te arrinte në 18-19 këngëtarë.
Këngët u kënduan në dy interpretime të ndryshme nga këngëtarët. Meritë të madhe në Festivalin e 12-të në drejtimin e orkestres pati dirigjenti Ferdinant Deda, i cili e drejtoi i vetëm Orkestrën Simfonike në të gjitha këngët e të trija netëve. Kënga fituese e çmimit të parë e Festivalit të 12-të të Kënges në RTVSH është ajo me titull: "Gjurme te arta", kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Lirim Deda dhe e kënduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi. Çmimi i dytë, kënga: "Si agim i kuq", Muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera. Kënduar nga Alida Hisku dhe Vaçe Zela. Cmimi i tretë, kënga: "Poeti partizan" muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi. Kënduar nga Gaqo Çako dhe Zeliha Sina.
Këngën fituese të çmimit të parë në fund e këndoi Vaçe Zela, të cilës i dhuruan edhe nje shportë të madhe me lule. Kjo ishte edhe nje shpërblim për Vaçen e një viti më parë në Fest. e 11-të, kur orkestra ia la këngen përgjysmë, duke ndaluar dhe duke e detyruar këngëtaren e madhe të ikte nga skena me një gjysëm kënge. Kështu e perjetuam ne të gjithë Festivalin e 12-të të Këngës ne Radio Televizion, mes frikës, ankthit, stresit..., që do të na shoqëronin edhe në vitet ne vazhdim.


**************

Një jetë mbi pentagram apo Kujtim Laro ndryshe

Pylli i Lisave të mëdhenj të muzikës shiptare është rralluar së tepërmi. Vetëm në vitet e fundit janë ndarë nga ne, emra të përmasave botërore në muzikë. Nuk ka shqiptar të lindur gjer në fillimvitet ’90-të që të mos ketë njohur e adhuruar, por edhe të mos jetë ndier krenar për emrat e Prenk Jakovës, Çesk Zadesë, Nikolla Zoraqit, Feim Ibrahimit, Tonin Harapit, Tish Daisë, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, e shumë e shumë të tjerëve që tashmë s’i kemi midis nesh. Këta emra dhe shumë të tjerë kanë rritur breza të tërë me muzikën e tyre, kanë qëmtuar traditën kulturore e folklorike shumë të pasur të kombit dhe e kanë ngritur atë në majat e artit. Askush nuk ka ngelur i pa prekur nga notat e ngrohta dhe shpërthyese të muzikantëve tanë, të gjithë jemi krenuar me faktin që Shqipëria e pa ditur në muzikë, në një periudhë të shkurtër kohe, arriti të vërë në skenën e saj edhe... Opera! Kush e pa Tablonë Koreografike “Është e jona Shqipëria” dhe nuk u emocionua, nuk e ndjeu veten krenar që është shqiptar? Kush më mirë se Kujtim Laro mund të bënte më të bukurën muzikë për vargjet: ...”Dhe në rënçim, ne nuk vdesim/, Ne do rrojmë se rron Liria/, Tokë e dashur, je e jona/ Është e jona Shqipëria”?!? Emrat e parë, ishin në rininë e tyre nxënës të kompozitorit me famë botërore, të rusit Haçaturian. Kujtim Laro ishte nxënës i këtyre të fundit.Por...
Ç’mësues të kesh, të tilla gërma do mësosh....
Kjo thënie e popullit tonë, e lashtë sa fjala shkollë, nuk është e pabazë, përkundrazi, është kriter i plotë i së vërtetës, i vërtetuar nga vetë jeta.
Kujtim Laro, ishte biri i një shoferi nga Vlora, Në moshën 14 vjeç në vitin 1961, ai erdhi në Tiranë për të vazhduar shkollën për...mekanik, madje filloi vitin e parë në atë shkollë. E vërteta është se vëllezërit e tij ishin njerëz të muzikës e të artit. Gëzimi, i vëllai, vazhdonte asokohe Institutin e Lartë të Arteve. Kurse vëllai tjetër Flamuri, ishte skenarist i Estradës së Vlorës.Askush nuk e dinte dhe nuk mund të imagjinonte që brënda qënies së djaloshit të vogël që erdhi në Tiranë për t’u bërë mekanik, fshihej një botë e tërë shpirtërore e trazuar, një vullkan i tërë ritmesh, që priste momentin për të shpërthyer në...Pentagram !
Fati e solli që i madhi Çesk Zadeja një ditë të shkonte për vizitë tek shtëpia e vëllait të Kujtimit, tek Gëzimi. Aty ndodhej edhe Kujtimi, atëherë nxënës i shkollës mekanike, në vitin e parë. Bisedonte Çesku me Gëzimin për muzikën, për veglat muzikore, për gjithçka lidhej me botën e artit. Çeskut i tërhoqi vëmendjen interesimi i Kujtimit për muzikën dhe ashtu,”kot”, i bëri një testim për “veshin”. Në të gjitha rrahjet e shuplakave të Zadesë, Kujtimi i vogël, kandidati për mekanik, reagoi shkëlqyeshëm. Kaq shumë u entuziazmua Çesku, saqë kur doli nga shtëpia e shokut të vet, i tha: -Gëzim, vëllai jot është më i mirë se ti në muzikë! Dhe jeta i dha plotësisht të drejtë e kurrë nuk e zhgënjeu. Kaq u desh, ky vlerësim i Zadesë së madh, që timoni i jetës së Kujtimit të vogël të rrotullohej plot 180 gradë. Kështu ai “tradhëtoi” zanatin e babait, “hekurat” siç rëndom thuhej asokohe, dhe në vitin 1962 shkoi e u ul në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja”. Gishtat e tij të njomë tanimë nuk kishin të bënin me dado e bullona, por preknin botën magjike të artit në tastierën e pianos dhe telat e kontrabasit...
Bashkënxënësit e tij në Lice, “kishin gjetur belanë” sepse Kujtimi i linte pa gjumë. Ai shtrihej vonë, në orët e para të mëngjesit në krevatin e tij. Madje shokët në shenjë “proteste” i punuan një rreng, nga ato që bëjnë në konvikte dhe ata që kanë qënë konviktorë, i dinë shumë mirë këto. Një natë, ata futën në krevatin e tij një bust që rastësisht ndodhej në konvikt. Kur erdhi Kujtimi për t’u shtrirë, i lodhur e i këputur, gjysëm përgjumësh, foli: -Ik andej ti, se do shtrihem unë! Siç ndodh në raste të tilla, shakaja një herë bëhet. Por shokët filluan ta adhuronin për vullnetin e tij të hekurt, për talentin e tij të madh që sa vinte e përsosej tek Kujtimi. I madhi Zadeja kishte zbuluar tek Kujtimi, me prova të rastit demonin e muzikës që flinte brënda djaloshit 14 vjeçar. Ai i zinte me rradhë të gjithë kompozitorët e mëdhenj rusë, italianë, gjermanë, dhe luante e luante pambarimisht pjesë të tëra të tyre.- “Kur arrinte në perfekt lojën e një pjese në piano, na mblidhte vonë në darkë të gjithë shokëve, dhe na thoshte: Tani më dëgjoni, dhe dua vërejtjet tuaja. E ç’vërejtje mund t’i bënim ne atij?!?- kujton bashkënxënësi i tij Vladimir Bizhga. Djaloshi hidhte shtat në trup dhe në muzikë njëherësh. Kështu, në vitet 1967-1970 ai mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për muzikë në veglën e kontrabasit me rezultate të shkëlqyera. Siç ishte e pritshme, ai filloi punë në Radiotelevizionin shqiptar si redaktor muzike. Puna e krijuesit e çonte shpesh në Kinostudion “Shqipëria e Re” Aty u njoh edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme, inxhinjeren –audio, pra të zërit, Liljana Berberi. Puna me artin i lidhi përjetësisht dhe ishin njëkohësisht bashkëshortë e partnerë në muzikë gjatë gjithë jetës së tyre shumë të shkurtër, por shumë të begatë në prodhimtari.
Pasion dhe notë në çdo qelizë...
Me këtë fjali e përmbledh gjithë qënien e Kujtimit, bashkëpunëtori i tij për 15 vjet rresht në Ansamblin e Ushtrisë, zoti Myzafer Pulo.
...”Kam punuar me Kujtim Laron në Ansamblin e Ushtrisë prej vitit 1977 deri në vitin 1992. Unë dua të besoj se emërimi i tij qysh në vitin 1975 Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Ushtrisë, nuk ka qënë rastësi. Dhe këtë e mbështes në faktin e njohur e të pranuar prej të gjithëve, që krijimtaria e tij muzikore kishte bosht epiko-heroik. Ai mbështetej në krijimtarinë e tij fuqimisht në tabanin popullor të muzikës. Karakteri marcial i muzikës së Kujtim laros, ishte jo më i përshtatshmi, por më i domosdoshmi dhe i vetmi që i duhej Ansamblit të Ushtrisë, për vetë natyrën e auditorit që i drejtohej. Por është fakt se ky Ansambël, falë penës së Kujtim Laros, arriti të debutojë e konkurojë me sukses në të gjithë jetën kulturore artistike të vendit tonë. Nuk ishte rastësi që në Koncertet e majit në vitet 1977 dhe 1978 Ansambli ynë zuri vendet e para dhe të dyta. Nuk ishte fare e lehtë dhe këtë e dinë mirë ata që dinë e njohin se ç’kanë qënë Koncertet e Majit asokohe, çfarë niveli artistik e muzikor shpalosej në to, nga të gjitha penat e shquara të muzikës shqiptare. Ai kompozoi vallen “Me shpatë në dorë” në vitin 1978. Ishte i përkushtuar dhe i mrekulluar prej një kënge popullore të Pilurit. Bashkë me artistin e madh Agron Aliaj, shkuan në Pilur të Vlorës, atje ku kishte buruar kënga. Qëndruan disa ditë atje, në aromën e këngës origjinale, dhe u kthyen në Tiranë. E këtu, Kujtimi i derdhi notat e tij magjepsëse, të shoqëruara me lëvizjet e mahnitshme të Agron Alisë dhe me zërin e mrekullueshëm të Sheqere Muhametit e të Hysni Zelës. Ashtu siç po në vitin ’78 kompozoi Kantatën e famshme me poezi të Llazar Siliqit.Ashtu siç kompozoi me një frymë edhe Tablonë Koreogrfike “Është e jona Shqipëria”. Sekreti i tij në të gjitha krijimet, është njohja e thellë e polifonisë dhe mbështetja e fuqishme në të. Ai përzgjidhte perlat e këngës polifonike dhe i hidhte ato në pentagram, deri edhe në poemat simfonike. Me këtë frymë e stil ai kompozoi Acapelo-n për Selam Musain e sa e sa vepra të tjera. Prej vitit 1983 ai ishte njëkohësisht edhe pedagog i kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve. Kujtim Laro është nga të paktët artistë që ka shkelur dhe dashur me gjithë shpirt të gjithë Shqipërinë. Deri në pikën më të fundit ushtarake, në çdo postë ku Ansambli jepte shfaqje, ai shkonte vetë, kur, për hir të së vërtetës, nuk ishte e domosdoshme prania e tij, sepse ai e kishte bërë punën e vet, i kishte hedhur notat, e notat ishin hedhur në timbrin e zërave të bukur të këngëtarëve të Ansamblit. Nuk do të harroj njëherë që shkuam në Vlorë, në Sazan, Pashaliman e Karaburun. Në majë të Karaburunit, ishte një bateri kundërajrore, ku duhet të shkonim për të dhënë shfaqjen. Kujtimi nguli këmbë e shkoi përfundimisht vetë atje, në majë të Karaburunit, me autobuzin e Ansamblit në një kohë kur të gjithë i thamë që të mos vinte, se ishte rrugë e keqe. – Pse, ata që shkojnë e jetojnë atje, nuk janë njerëz? - na e pat ai dhe u fut në autobuz. Ne të tjerët, vonë e kuptuam arsyen e vërtetë të këmbënguljes së tij për të shkuar edhe në skajin më verior të kufirit, edhe në postën më të vogël. Ne vumë re se ai, sa herë ktheheshim nga turnetë në Tiranë, “binte” mbi punë. Pra ai ishte frymëzuar, ishte “karikuar” si mund ta them dhe vinte e “shkarkohej” në pentagram. Atje ai gjente “nektarin” të cilin kur vinte në Tiranë e kthente në mjaltë. Ai ishte njeri pasionant. Me pasion vinte dhe na thoshte mirëmëngjes, me pasion e pinte kafen, me pasion punonte, me pasion kërcente e gjithë qënia e tij kur i binte pianos. Trupi i tij, edhe pse ulur në karrike, hidhej e kërcente i gjithi nën ritmin e tingujve të muzikës që ai prodhonte. Ai ishte më i dëshiruari dhe më i preferuari prej të gjithë kompozitorëve nga ana e orkestrës. Po të pyesësh në Orkestrën e Radiotelevizionit, të thonë se punonin me qejf në partiturat e Kujtimit. Sepse ai e njihte vetë orkestrën, ishte mjeshtër i veglave muzikore, prandaj edhe “e ngopte” veglën, edhe sikur pesë nota të kishte ajo.Sepse tingujt muzikorë, vetëm ai mund t’i bënte ashtu”.

Prodhim i madh, në vite të pakta...

Regjizori i mirënjohur Mevlan Shanaj që ka bashkëpunuar me Kujtim Laron në disa nga veprat e tij, proteston me të gjithë forcën e shpirtit kundër fatit: “Nëse do t’i vendosnim në një balancë, ai peshon sa pjesa më e madhe e të gjithë kompozitorëve shqiptarë të marrë së bashku, por mendoj se asnjëherë nuk ka marrë atë që ka merituar.Është e çuditshme që fati u tregua i ashpër me të, dhe në një kohë që Kujtimi duhet të ishte jetëgjatë e të përkëdhelej prej fatit, ai iku kaq herët, në moshën 57 vjeçare”...

Vetëm 18 vjet, deri në vitin 1990, zgjati krijimtaria intensive e këtij vigani, nëse do të përjashtojmë dy vepra të krijuara vitet e fundit të jetës së tij.

Edhe pse vetëm 18 vjet jetë krijuese, firmën e tij e mbajnë partiturat e muzikës së 35 prej filmave më të arrirë të kinematografisë shqiptare, ndër të cilët mund të veçojmë: “I teti në bronx”, “Në fillim të Verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a Vdekje”, “Nëntori i Dytë”, “Mililtanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha”, e shumë e shumë të tjerë. Krijimi i tij i fundit ishte filmi “Lule të kuqe, lule të bardha”, i shfaqur në fillim të vitit 2004. Të gjithë e kemi dëgjuar e jemi mrekulluar me muzikën e filmit “Udha e shkronjave”, por të paktë janë ata që dinë se elegjia e bukur e rrënqethëse që këndohet me një zë burri – mërmërimë, është interpretuar nga vetë kompozitori, Kujtim Laro. Është zëri i tij. Cili e “imitoi” tjetrin: Kujtimi - Zeqo Hoxhën në monofoninë “Ç’u këput një këmbë mali”, apo e kundërta? Shumë përcaktime e vlerësime janë bërë për filmin e fundit të tij. Poetesha Natasha Lako, që ishte edhe skenariste e filmit të fundit të tij, e cilëson atë si “Kënga e fundit e mjellmës”. Ndoshta ka të drejtë poetesha, ndoshta ka qënë edhe një requiem për veten dhe jetën e vet...

Mbylli epokën e të mëdhenjve...

Kështu tha Profesor Zhani Ciko në ceremoninë e zhvilluar me rastin e dy vjetorit të vdekjes dhe të dekorimit të Kujtimi Laros me Medaljen “Naim Frashëri i Artë”. Në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë ishin të gjithë në mbrëmjen e organizuar me këtë rast. Merrnin pjesë personalitete të shquara të jetës kulturore e artistike të vendit, si edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjen.Lejtant Pëllumb Qazimi, i cili edhe personalisht bëri më të mirën e mundshme për kurimin e Kujtimit jashtë shtetit. Ajo që të bënte përshtypje, ishin zërat e bukur të Afërdita Cekës, të Pandi Zguros, të Kozma Dushit dhe të Tonin Tërshanës. Zërat ishin po ata, me të njëjtin timbër, me të njëjtin intonacion, me të njëjtin shpirt. Interpretimet po aq virtuoze, sa 20-30 vite më parë. Kur e pyes këngëtarin Pandi Zguro se ku qëndron sekreti i interpretimeve kaq të freskëta, njëlloj si atëherë, ai më përgjigjet: - Kur të ndryshojnë notat e Kujtimit të madh, do të ndryshojë edhe zëri ynë. Dhe të mendosh se me dhjetëra e dhjetëra këngëtarë të dëgjuar të vendit tonë janë të këtij mendimi. Megjithatë, Profesor Zhani Ciko, bën një “redaktim” në vlerësimet me superlativë të të përditëshmeve shqiptare: - “Nuk ndjehem mirë kur e cilësojnë Kujtim Laron si Enio Moricone. Ai është vetëm Kujtim Laro, dhe vetëm Kujtim Laro. Dhe Kujtimi ynë nuk ka pse të ketë zili emra të tjerë. Ai ka emrin e tij, të lartë e të madh”. Ne kemi qënë në hijen e këtij mali të lartë, në rrëzën e tij, prandaj nuk ja dinim saktësisht lartësinë. Tani që ky mal u largua, ne e shohim nga larg, duke ngritur kokën lart”- tha ndër të tjera drejtori i QKU-së Arqile Lici. Kurse dirigjenti i Orkestrës Frymore të Ushtrisë, Halim Teqja, me pikëllim thotë:- “Nuk ishim të zotët ta “shfrytëzonim”, sado çnjerëzore që mund të tingëllojë kjo”
...Shpesh Kujtimi u thoshte shokëve: -Do të përfundoj si Moxarti?!?. Në fakt, nuk përfundoi ashtu, si Moxarti, që ta përcillnin në një karro pesë punëtorë të Bashkisë. U përcoll me respekt nga mbarë bota artistike e vendit, nga të gjithë ata që ishin në gjëndje të kuptonin sadopak nga kontributi i këtij vigani, dhënë shoqërisë.
Gjithsesi në ditën e lamtumirës të gjeniut të këngeve shqiptare, askush nuk u kujtua dhe s\kishte si te kujtohej per tu njohur me notat e fundit që kishin mbetur në pentagramin e Kujtim Laros teksa përpëlitej nga sëmundja e rëndë. Përjetimet e dhimbshme dhe shpirti i trazuar i artistit te merituar mbeti në atë pentagram si domethënie e një apeli që zemra e brengosur e artistit bënte për shoqërinë në përkujdesje të njerëzve të artit...
Ai u përcoll me respekt prej aty nga ku punoi 30 vjet në Ansamblin e Ushtrisë, me tingujt e asaj Orkestre Frymore të cilën në vite e rriti e përsosi, prej aty, ku çdo ditë vinte e pinte kafenë edhe kur s’ishte në punë. Aty edhe u nderua me mbrëmjen solemne që u organizua për nder të tij, me rastin e dekorimit të tij, me notat e bukura të tij. Ku tjetër?!?...


***********

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/c/ce/CD_Va%C3%A7e_Zela.jpg
Vaçe Zela 

"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare", "Meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë në vitet e zymta të diktaturës". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngëtarë ka shumë. Vaçe Zela është vetëm një. Këngëtarët kanë zëra të ndryshëm, por Vaçe Zela kishte vendosur të matej me përsosmërinë. Ajo këndonte për të kënaqur njerëzit në tokë, por zërin e saj e kishin zili edhe zogjtë në qiell.

Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike.

Vaçe Zela ka marë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë të muzikës së filmave.

Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Për nder të 70 vjetorit të këngëtares së shquar viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”.

* Dritero Agolli, shkrimtar: "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë."

* Nexhmije Pagarusha, këngëtare: "Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela."

* Osman Mula, regjisor: ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha një maksimum.”

* Prof. Tish Daija, kompozitor: "Vaçe Zela ishte tepër skrupuloze. Përzgjedhjen e këngës e ngriti në kult, përtej të zakonshmes, në mënyrë që t'i jepte mundësi zërit dhe vetes për interpretime të shkëlqyera. Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre. Vaçe Zela ka pasur një vokal të shkëlqyer. Ngjyrimet e zërit i ka përftuar në maksimum. I ka përdorur me inteligjencë të gjitha veçoritë e zërit, duke i vënë në veprim kur dhe si duhet, me vibrime të shkëlqyera: në portament, glisando, melizmat, kantilenën dhe lëvizjet kolorature. Me këngët që këndoi, popullore dhe të muzikës së lehtë, ajo krijoi stilin e vet, të cilin e imituan të tjerët me kalimin e kohës. Mbeti gjithmonë një këngëtare e veçantë."

* Avni Mula, kompozitor e këngëtar: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë "hyzmetin" këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t'ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë".”

* Limoz Dizdari, kompozitor: ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të natyrshme, shumë të kultivuara ishin të domosdoshme për ta bërë këngën estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte këngën.”

* Nora Çashku, pedagoge e pianos: "Vaçe Zela ka qenë piedastal në skenë. Edhe si njeri, edhe si aktore. Vaçja ishte një zog në skenë. Ndokush mund ta kenë quajtur edhe të panënshtruar ose, në një farë mënyre, "rebele". Falë talentit ajo i është bindur zërit të brendshëm për të mos u nënshtruar kur ishte për t'i shkuar deri në fund fjalës në poezinë e këngës dhe ngjeshjes së frazës në melodinë e saj. Vaçe Zela ishte njeri i brishtë. Për mua ajo mbetet njeriu që solli emancipimin në skenë për shumë dekada. Fakti që nuk doli një e dytë mes shumë këngëtarëve, tregon që akoma s'është paraqitur në skenën tonë një talent i tillë."

* Prof. Zana Shuteriqi, muzikologe: "Nuk bëj pjesë midis atyre që e njohin Vaçe Zelën nga afër, por midis mijëra shqiptarëve të tjerë që u pushtuan prej saj gjatë një periudhe 40-vjeçare. Kjo njohje për së largu është ndër të paktat arsye përse Vaçja tek ne u shndërrua në një mit. Arsyet e tjera janë të shumta, cilësisht të rralla për një brez të tërë që dijshëm apo vetëdijshëm i realizon kërkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit të një radioje. Vaçja mendoj se mishëronte në atë kohë përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter. Këndoi gjithshka dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Vaçja kështu hyri midis shqiptarëve me dhuntinë, me gjeninë e artistëve të mëdhenj, që kanë privilegjin të bëjnë epokë dhe që për këtë arsye janë të pazëvendësueshëm në identitein e vet."

* Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik letrar, shok klase: "Të njohësh nga afër artistët më të shquar të kombit tënd, është një rastësi që nuk u ndodh të gjithëve. Qenë vite kur vendi mezi e siguronte kafshatën e gojës dhe rrobën e varfër të trupit. Jeta kishte fare pak gëzime dhe një këngëtare e vërtetë në klasën tënde, ishte një pasuri njerëzore e madhe dhe e rrallë, një grimcë gëzimi që të falte shoqja jote, një shoqe fisnike dhe humane që vinte tek kënga shpirtin e saj të madh, një shoqe e veçantë që lëndohej për të gjitha plagët e atdheut dhe të njerëzve dhe intuitivisht e ndjente se melodia dhe tingujt mund të bëheshin një ballsam për shpritrat e shqetësuar. Artistja Vaçe, mësëmiri dëshmon atë që pat thënë Mickelangelo "Ruajeni atë zjarr që ndjeni brenda vetes, se ai jeni vetë ju."

* Ferdinand Deda, dirigjent: ”Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s'i përfilleshin kërkesat. Ishte tejkaluese në realizimin e qëllimit artistik për të çuar tek auditori pikërisht ato emocione që ngërthente kënga. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita, kur unë drejtoja këngën e saj më krijonin një gjëndje të tillë emocionale, sa nuk më vjen zor ta them, se më drithërohej trupi. Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje.”

* Leka Bungo, regjisor: "Vaçja për mua dhe për të gjithë ka qenë një artiste që ka bërë epokë. Ka qenë e madhe që kur ishte e vogël. Një këngëtare e madhe dhe një aktore e zonja. Interpretimi i saj ka qenë kupola e interpretimit."

* Mimoza Ahmeti, shkrimtare: "Personalisht për mua Vaçe Zela është burim zanor ekspresional i natyrës. Kësaj i shtoj edhe interpretimin e dlirë shpirtëror të këngëtares. Edhe pas kaq vitesh, kur dëgjoj Vaçe Zelën, ndiej po atë kënaqësi të veçantë, të palëkundshme, që vetëm ajo dhe zëri i saj të shkakton."

* Prof. Dr. Fatmir Hysi: “Ajo mbetet një shenjë e qartë e identiteti dhe kulturës shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj kulture.”

* Luan Zhegu, kantautor: ”Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë " dal vivo". Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në koflikt me "drejtuesit" sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”

* Shqipe Zani, pedagoge e kantos: “Zëri i saj, brenda një shtrirje prej një oktavë e gjysmë, arrinte të shprehte një larushi të pafund jonesh e frazash me të cilat ajo mbështillte, si me një tis të hollë fluid vokali, ide, mendime të pafund, kaq të prekshme për dëgjuesin. Vaçja punonte si qëndistari me fjalën, frazën, përputhjen mes tyre. Mund të them pa mëdyshje që Vaçja kishte një interpretim brilant.”

* Pavlina Nikaj, këngëtare: “Vaçja kishte një vokal të përsosur, për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë, perfekt, të cilin e vishte me një botë të madhe emocionale. Në axhendën e saj kishte një repertor të pasur, madje të larmishëm, që mund t'ia kishte zili çdo këngëtar: këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë; ka kënduar baladën, romancën, në fillimet saj edhe këngën e huaj. Dhe, në të gjitha këto është treguar një mjeshtre e vërtetë. Si njeri, Vaçja ishte e dashur, vlerësuese përkundrejt simotrave të saj këngëtare, të cilat i respektonte. Si këngëtare ajo arriti një kulm. Për të gjitha këto cilësi, unë, si këngëtare e kam adhuruar Vaçen".”

* Visar Zhiti, poet: ”Lushnja ishte qyteti i të ardhurve, i të përndjekurve dhe i të internuarve. Po të parafrazonim Pol Elyarin, Lushnja u bë kryeqytet i dhimbjes. Në këtë mjedis të dhimbjes rritet edhe Vaçja. Ajo me zërin e saj sikur u dha zë ... të pazëve! Ishte mahnitëse. U bë Afërdita e këngës moderne shqiptare duke mos iu ndarë kurrë rrufetë e frikshme zeusiane. Zëri i saj mund të quhet pjesë e lirisë së munguar.”

* Prof. Dr. Aleksandër Peçi, kompozitor: "E dashur Vaçe, u çmallëm shumë duke ju parë, duke ju dëgjuar, duke kënduar e duke folur në atë mënyrën tuaj mjaft të ëmbël dhe emocionuese që ju ka karakterizuar gjithmonë. Ju thatë se ju mban gjallë dashuria jonë, ne themi se na jep jetë zëri juaj magjik, i papërsëritshëm, gjithçka që ju i dhatë këtij vendi e këtij populli."

* Lirim Deda, poet: "Ne vërtetë jemi një vend, ku ka thesare të gjithfarëllojshme nën e mbitokësore, por më i çmuar dhe më i përveçëm është thesari ynë shpirtëror e kulturor. Përse u dashka që të mos udhëtojë nëpër shpirtrat e kombeve të tjerë një filigram i florinjtë mëmëdhetar si Vaçe Zela, që pashëmbëllsisht me askënd tjetër dëfton shqiptarizmin si më shqiptarja në këngë e melodi."

* Ardit Gjebrea, kantautor: "Filloi kënga dhe unë u gozhdova i shtangur në kolltukun e platesë së Operas, duke ndjekur madhështinë e interpretimit të artistes sonë të madhe. Në një moment kulminant të këngës ndjeva që trupin ma përshkuan mornica dhe ishte hera e parë, që më ndodhte një gjë e tillë. Isha i magjepsur dhe në fund të këngës duartrokisja me gjithë fuqitë e mia dhe trupi vazhdonte të drithërohej nga emocionet që më kishte ngjallur zëri dhe çdo lëvizje e saj. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion dhe mbaj mend edhe vendin ku isha ulur atë natë, ku provova një emocion si të isha në dashurinë time të parë."

* Liliana Çavolli, këngëtare: "Zëri dhe interpretimi i Vaçe Zelës pasqyrojnë shpirtin, fisnikërinë, madje mund të them edhe karakterin e popullit tonë. Vaçe Zela është një institucion më vete."

* Dr. Sytki Bushati, mjek, mik i familjes: "Vaçja sikur lindi për të bashkuar në këngë tokësoren me hyjnoren. Gjithshka në harmoni. Kjo është Vaçja për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Nuk di pse më erdhën në kujtesë ato vargjet e poetit popullor shkodran: "Perëndia të goditi, kusur nuk të pat lanë."

* Rikard Ljarja, aktor e regjisor: "Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudent në shkollën për aktor. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite... Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. Po nuk është thjesht çështja e zërit. Vaçja kishte potencën fizike, mençurinë edhe zërin, dhe këto të gjitha i përdori në mënyrë të shkëlqyer dhe arriti të bëhej një figurë mbarëkombëtare e këngës. Ajo nuk ishte thjesht një këngëtare, vërtet nuk ishte thjesht këngëtare! Asaj i këndonte shpirti, i këndonte syri, floku, lëkura, gjestikulacioni. Ajo ishte gjithçka. Këto fenomene të natyrës lindin shumë rrallë. I qëlloi epoka e saj. Epoka e saj ka lënë gjurmë kaq të thella në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të gjithë brezave, edhe të atyre që do vijnë më vonë. Unë do ta quaja fenomeni Vaçe Zela. Për shqiptarët kudo që janë ajo ishte "the voice".

* Mirush Kabashi, aktor: "Gjithmonë më tingëllon zëri i saj me një këngë të huaj që titullohej “Esperanca”. Pikërisht, kjo shpresë që Vaçja nuk e sillte nëpërmes përmbajtjes së këngës, por nëpërmjet interpretimit të këngës, nëpërmjet asaj të veçante të këngës së saj, ishte ajo që e bëntë atë fenomen, që e bënte aq të kërkuar, që do ta bëjë atë gjithmonë si një ndër yjet më të mëdha të artit tonë, sepse Vaçja gjatë gjithë karrierës së saj artistike ngjalli te njerëzit vetëm ndjenjën e shpresës, po ndjenjën e shpresës në një sistem diktatorial. Ky është një atribut që vetëm një artiste e madhe e përmasave të Vaçe Zelës mund ta ngjallte."

* Nirvana Pistulli, poete: "Vaçja është një idhull, është një emër që nuk harrohet, është një zë që nuk mund të zëvendësohet, është një melodi e përjetshme, është një lule plot dritë në një kohë të zymtë, ushqim për shpirtëra të etur. Ajo nuk i përket vetvetes, ajo i përket gjithë kombit."

* Nexhat A. Agolli, shkrimtar, autor i monografisë "Vaçe Zela - magjia e këngës shqiptare": "Vaçe Zela ishte një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe: në të parën adoleshente dhe, në të dytën, madhore. Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin këngëtarja jonë e shquar. Një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me të atë tokës rreth vetes dhe diellit, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të mahnitshëm."

* Besnik Dizdari, gazetar: "Kur flet për Vaçe Zelën të del përpara një rrugë gjigande dhe vihesh në vështirësi për të gjetur fjalët e duhura, për të përmbledhur rrufeshëm një jetë të tillë. Unë them vetëm kaq: Brezi ynë u rrit me këngën e Vaçes. Në shpirtin tonë të trazuar zëri i saj i rrallë, melodia që buron prej tij, përshkohet si një lloj elektrizimi që sjell vetëm forcë. Është një forcë shpirtërore që blaton një lloj rinimi të pashpjegueshëm, që ishte krejt në kundërshtim me atë realitet! Është e çuditshme se si ndodhte, që edhe atëherë kur përmbajtja e këngës nuk sinkronizohej me zërin e magjishëm dhe me melodiozitetin që buronte prej tij, ne emocionoheshim deri ne skaj. Çuditërisht ndjeheshim me të fortë dhe nostalgjia që falte zëri shndërrohej në një optimizëm që sa vështirë ishte ta gjeje në Shqipërinë e asokohe. Ky është shërbimi i madh atdhetar i Vaçe Zeles ndaj shqiptarëve. Në të vërtetë Vaçja na fal humanizëm, të cilin ne nuk ia kthyem me kurgjë me tepër përveç se me duartrokitjet që thonë se janë shumë për artistin. Ndoshta..."

* Hasan Huta, poet: "Moj Vaçe Zela e pavdekshme. Je pjesë e shpirtit të këtij populli, por veçanërisht e imja si artist, si krijues. Nuk mund ta konceptoj personalitetin tim pa atë timbrin e zërit tënd që ushëtinte në qiejtë e kohës duke më bërë të identifikohesha me atë klithmë pothuajse hyjnore për të qenë edhe vetë pjesë e magjisë së artit. Ashtu si energjia kozmike që përshkon materjen e ngurtë edhe zëri i shpirtit tënd e përshkonte tejembanë sistemin inert të kohës duke ndriçuar si një vetëtimë në qiellin e errët shpirtin e njeriut shqiptar. Të uroj nga zemra shëndet dhe ndërgjegjësim të të qënit e pavdekshme jo vetëm për kombin tonë por për zërin njerëzor në përgjithësi."

* Violeta Librazhdi, mësuese, shoqe fëmijërie, autore e librit biografik "E papërsëritshmja Vaçe Zela": "Kënga e saj çante muret e Teatrit të Operas dhe Baletit, kaptonte rrufeshëm fusha, bregore e male dhe futej në çdo shtëpi shqiptari brenda e jashtë kufirit. Njerëzit e tjeshtë ndoshta nuk e dinë se sa çmime të para ka marrë Vaçja. Por ato dinë më shumë, dinë që Vaçe Zela është një bijë e denjë e popullit të saj, që kudo dhe kurdoherë ka në zemër e në mendje Shqipërinë e shqiptarët. E kjo është mjaft për ta. Prandaj ajo meriton ngrohtësinë, dashurinë dhe urimin e thënë tjesht: "Të këndoftë zemra, të lumtë goja o Vaçja jonë e shtrenjtë!" Kjo është arsyeja që ne, shoqet e shokët e saj, kur mblidhemi bashkë ndër festa edhe kur ajo s'është, ngremë një gotë për të dhe na duket fort e goditur sentenca e latinëve "Shkëlqen mungesa e saj."

Këngë të interpretuara

* Çelu si mimoza
* Djaloshi dhe shiu
* E Dua Vendin Tim
* Esperanza
* Ëndrra ime
* Flakë e borë
* Fëmija i parë
* Gjurmët e arta
* Gjyshes
* Gonxhe në pemën e lirisë
* Kur jam pranë teje
* Këngë për Shkurte Vatën
* Këngët e vendit tim
* Lemza
* Më ka zënë maraku
* Mesnatë
* Mësuesit hero
* Moj e bukura Shqipëri
* Natën vonë
* Në shtëpinë tonë
* Në Çdo zemër mbjell gëzim
* Nënat tona
* Nënë moj do pres gërshetin
* Nuk e fshehim dashurinë
* O Diell i ri
* Për ty Atdhe
* Rrisim jetën tonë
* Rrjedh në kengë e ligjërime
* Serenatë për nusen
* Shoqet tona ilegale
* Shqiponja e lirisë
* Sot jam 20 Vjeç
* Të lumtur të dua
* Valsi i lumturisë
* Vashëzo
* Zunë fushat të drithërojnë


E madhja ,e madhërishmja si çdo herë e freskët në melosin shqiptar Alida Hisku



Alida Hisku ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj!

Zoti ia dhuroi zërin e bukur dhe një shpirt aq të madh artistik. Pra një yll kishte lindur, një emër premtues në skenën e muzikës. Mirëpo erdhi një moment sic di ndonjëherë të sjell ironia e fatit. Një moment që ndërroi krejtësisht kahen e gjërave në karrierën e saj. Ishte kohë e rëndë, e vështirë për artin, për krijuesin me shpirt të lirë sic ishte Alida. Ishte kohë e ideologjisë totalitare, komuniste, ku të gjithë ishin të dyshimtë! Të gjithë ishin armiq potencialë të regjimit. Shkaqet dhe shkaset për akuza ishin edhe banale. Kështu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u këput si lule në vesën e mëngjesit ende pa celur mirë. Për cka, shtrohet pyetja!? Për një ditar, disa fragmente kujtimesh e përjetimesh, të një adoleshenteje, mjaftuan për ta shpallur armik të regjimit!

Alida Hisku lindi në Tiranë. Ka filluar të këndoj në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri edhe jasht saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë turne me Televizionin e Prishtinës , si dhe në shumë turne organizuar nga Radio Televizioni i Tiranës me RTP-në. Ka kaluar një kohë shumë të bukur në vitet 1979, 1980-81, në Prishtinë, Gjakovë dhe kudo në Kosovë.

Alida Hisku thotë: Me të vërtetë ka qenë një këngë që bëri jehonë. Ka qenë një këngë që më tregoi emrin, më ngriti në piedestalin më të lartë. Ishte një këngë e thjeshtë, një këngë e popullit, një këngë që e këndonte i madh e i vogël. Pikërisht ajo thjeshësia ishte sekreti i cdo gjëje e edhe I kësaj kënge. Edhe këndimi im ka qenë shumë i thjeshtë sepse atë kohë isha vetëm 16 vjece!

Me këtë këngë edhe fitova një cmim të artë. Kjo ishte për mua e pabesueshme ngase isha ndërmjet shumë e shumë këngëtarëve të tjerë që ishin profesionistë, që ishin të talentuar, që ishin me përvojë si: Gaqo Cako, Vace Zela, Ema Qazimi…

Ishin këngëtarë të jë epoke dhe unë të konkurroja me ta, të kontribuoja me ta ishte një gjë e jashtëzakonshme dhe për këtë edhe mbetet, pas 30 e sa vjetëve, akoma në gojën e brezit të ri, përsëri e freskët, si dikur, sepse ka dalë nga populli! Është një këngë e bazuar në tabanin popullor, në motivet popullore.

Isha 24 vjece. Sapo kisha kryer shkollën politike, universitetin politik, duhej të bënim një stazh një mujor në fshat . Që në moshën 10 vjece kam mbajtur ditar, për të fshehtat e mia, si shumë vajza të asaj moshe. Nuk ia besoja askujt mendimet e mia, dëshirat e mia! Kështu që kisha një ditar. Atë ditar e merrja kudo me vete, e kisha si një shok që më shoqëronte kudo në jetë. Kështu, atë muaj që shkuam në praktikë, ishim disa shoqe të kursit dhe, një natë kur unë po jepja një koncert në një kooperativë të fshatit ishin mbledhur të rinjtë dhe po këndonim, ato shoqet e mia në valixhen time morën ditarin dhe e shfletuan! Sigurisht, nuk kuptuan atë qëllimin tim cfarë unë në ditarin tim shkruaja, sepse unë nuk i shkruaja gjërat hapur kundër qeverisë por ishin disa fjalë, iniciale, sekretet e mia e që ato i interpretuan ashtu sic donin! Me një qëllim keqbërës e quan në Komitet të Partisë duke e interpretuar atë si një akt armiqësor propagande! Dhe kështu si një rrufe e shpejtë më groposi menjëherë në tokë. Janë gjëra të papërshkrueshme! I ndjen dhe i kupton vetëm ai që ka provuar, situatën time në atë kohë.

Alida Hisku: Dënimi, që m’u dha atë kohë, ishte: të gjitha aktivitetet e mia artistike u pezulluan! U përjashtova nga Partia, nga Komiteti Qëndror i Rinisë! U përjashtova edhe nga puna, se atë kohë punoja në shtypshkronjën Mihal Duri, pra m’ u hoqën të gjitha funksionet. M’u hoq e drejta e të kënduarit dhe m’u hoq e drejta e filmave televizivë d.m.th. u izolova komplet nga aktiviteti dhe nga jeta! Më urdhëruan të mos largohesha nga qyteti dhe cdo javë të paraqitesha në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Alida Hisku: Në vitin ’99, një situatë normale këtu në Gjermani, ku unë jetoj, por jo në Kosovë! E ndjeva ashtu si gjithë populli shqiptar se duhet të bëja dicka për vëllezërit dhe motrat e mia! Më dhimbte zemra kur shikoja që ata morën rrugën e mërgimit nga lufta! Dhe, natyrisht unë nuk mund të rrija e qetë si motër shqiptare. Organizova me burrin tim 65 tonë ndihma për vëllezërit dhe motrat që jetonin në Maqedoni dhe Shqipëri. Bashkë me burrin, me ndihmën e shumë miqve gjermanë, mjekëve gjermanë, morëm ndihma dhe u nisëm drejt Shqipërisë me 5 avionë ushtarakë. Mbaj mend që pas shumë peripecive arritëm në Kukës ku shpërndamë të gjitha ndihmat. Poashtu edhe në Shkup e Tiranë në të gjitha pikat ku ishin të vendosur kosovarët. Dhe jam krenare që kam ndihmuar popullin tim në ditët e vështira që ai pati.

http://floripress.blogspot.com/2012/03/nga-flori-bruqimuzika-shqiptare-pas.html

Kadri Rexha - Dervish Shaqa




Kohë më parë doli në dritë libri, “Dervish Shaqa”, i autorit,Kadri Rexha, Libri, “Dervish Shaqa”, i autorit,Kadri Rexha, është një monografi letrare e shkruar me përkushtim dhe kompetencëpër jetën dhe veprën atristike e rapsodike të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Dervish Shaqa. Autori ka arritur ta hulumtojë dhe ta studiojë krijimtarinë artistike të rapsodit, në të gjitha etapat e tij jetësore, prej këngës së parë e deri te kënga e fundit. Një studim i tillë, serioz, plotëson mungesën tejet të shprehur të deritanishme të shkrimeve e studimeve të mirëfillta për rapsodin më të njohur të kombit shqiptar, në shekullin xx, Dervish Shaqa, kënga e të cilit ka qenë burim frymëzimi për shumë breza të atdhetarëve dhe çlirimtarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë. Libri ka 284 faqe, botoi: Radio-Kosova e Lirë, shtypi “Shkrola” në Prishtinë. PUNIM I NIVELIT MONOGRAFIK (Pjesë nga fjala e Mentorit) Nisur nga fakti se Dervish Shaqa si rapsod kulmoi në interpretimin e këngëve të reja epike apo këngëve historike me mbushje epike-historike, me të drejtë autori i këtij libri përqendrohet pikërisht në këtë fond këngësh, sepse në interpretimin e tyre Dervish Shaqa shfaqet si rapsod markant, rapsod në kuptimin e plotë të fjalës. Në këndimin e këngëve me mbushje epike të cikleve të periudhës së Pashallëqeve të Mëdha, të Tanzimatit, të Rilindjes Kombëtare dhe të Pavarësisë, të periudhës së pushtimit dhe të ripushtimit serbo-malazez si dhe këngëve për personalitetet e mëdha historike, Dervish Shaqa bëhet shkollë e veçantë e ngritjes dhe forcimit të koshiencës kombëtare të kolektivitetit receptues shqiptar kundër pushtuesve. Duke trajtuar drejt problematikën me të cilën merret autori ka arritur rezultate të pranueshme që parashtrohen para një studimi të tillë. Në mbështetje të njohurive solide teorike-letrare, në këtë studim ai trajton ndërtimin kompozicional të këngëve, ndërtimin artistik të personazheve, strukturën metrike të vargut të këngëve si dhe sistemin figurativ të tyre. Në mbështetje të kësaj që u tha mund të konstatohet se libri “Rapsodi i kombit” i autorit Kadri Rexha paraqet të parin punim të plotë të nivelit monografik në të cilin me kompetencë profesionale dhe në gjerësi trajtohet bota tematike-motivore dhe arti i repertorit të këngëve të interpretuara nga Dervish Shaqa. Prof. dr. Enver Mehmeti SHËNIME PËR AUTORIN Kadri Rexha lindi më 7 shkurt 1949 në fshatin Cerrcë të komunës së Burimit (Istogut). Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Burim në vitin 1968. Studimet, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filozofik, i mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Është magjistër i shkencave filologjike. Gjatë vitit shkollor 1972/73 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe i Gjuhës latine në Gjimnazin e Burimit. Nga viti 1973 e deri në vitin 1978 punoi si profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Sh. F. “Naim Frashëri” (ish “V. Nazor”) të Prishtinës. Nga viti 1978 e deri në shkurt të vitit 1982, kur edhe burgoset për veprimtari atdhetare, punoi në sektorin e klasifikimit të librit si dhe në atë të zhvillimit të bibliotekarisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgu, në vitin 1986 arratiset në Zvicër, ku ka zhvilluar veprimtari të dukshme në fushën e politikës dhe të kulturës. Nga Maji i vitit 2006 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe vepron në Zvicër. Poezinë e parë e ka botuar si nxënës i klasës së pestë të shkollës fillore. Në fushën e publicistikës është paraqitur qysh si student, në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Ka shkruar poezi, recensione për libra të botuar, ese, vështrime letrare, portrete figurash të shquara të kulturës dhe të historisë kombëtare, kolumne politike, etj. Ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e kohës: “Rilindja”, “Bota e re”, “Fjala”, “Flaka e vëllazërimit”, “Zëri i rinisë”, “Zëri i Kosovës”, “Demokracia”, “Alternativa”, “Republika”, “Qëndresa”, “Fjala e lirisë”, “Epoka e re”, “Zëri ditor”, “Kosova sot”, “Lajm”,www.radiokosovaelirë.com,www.pashtriku.org. Deri më tashti ka botuar librat:Kosovë, gurrë e bardhë, poemë, “Zëri i Kosovës”, Biel-Biene,1989, me pseudonimin D. Bardhi;Fati i luleve – rruga jetësore e shkrimtaritdhe atdhetarit Jusuf Gërvalla(monografi), Buzuku, Prishtinë,1993; Pushkë lajmëtare, (monografi për Gjeneralmajorin Edmond Hoxha), “Epoka e re”, Prishtinë, 2002. Ka redaktuar dhjetëra libra letrarë dhe publicistikë.

Halit Xhemë Elshani : KOSOVA ËSHTË SHQIPERI!


NJË MONOGRAFI QE DUHËT TA KËTË SEJCILI SHQIPTAR NË SHTEPI




Dervish Shaqa është kosovar, nga Lluka e Epër ,KK-Deqan të Republikës së Kosovës,afro tre dekada i ka kalue në Shqiperi -Tropojë ,të cilën e quante:” -“Kosova e Vogël”.

Mr.Kadri Rexha vjën më librinë e tretë:”Dervish Shaqa”,Prishtinë 2012,Radio Kosova e lire,285 faqe.Të shkruajsh libër për rapsodët e mirënjohur,është një privilegje dhe nder kombetare.Pra ky libër vjenë pas librit të parë :”Fati i luleve” për Heronjët:Kadri Zeka,përkatesisht Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.Më pastaj Monografinë për gjeneral majorin Edmond Hoxhën:”Pushkë lajmtare”.Spikatë edhe libri i tretë “Dervish Shaqa”(rruga jetsore dhe artistike e rapsodit).Ky libër është emblematike ,shembull unikatë për të gjithë ata qe shkruajnë monografi,sidomos kur shkruhët për heronjë,gjeneral,për rapsod të kalobrit të Dervish Shaqës.Kjo Monografi është një shembull shembullor,një veprim dhe përkushtim dinitoz.Përkushtimi i autorit në fjalë për zbardhjën e veprimtaris artistike,siq thuhët rruga jetsor dhe artistike patriotike,humanitare ,përipetit dhe ndarja nga familja,vendlindja në kushte dhe rrethana kur populli shqiptar përjetojë aksionin famkeq:Aksionin e mbledhjës se arëmeve të udhëhequr nga satrapi i Titos.Ministër i Punëve të Brendshme dhe zavendësi i tij. A.Rankoviqi.Ky aksion do mbetët si njeri nder aksionët më prefide për të shkelë të Drejtat e njeriut,duke vrarë,rraf dhe burgosë me mija e mija shqiptar pa kurrfar faji,vetëm se ishin shqiptar.Kohë kjo kur një pushkë shitej nga tri katër herë për të shpetue shpirtin! Autori duke qenë edhe vet i përsekutur,duke qenë i brymosur më dije,literaturë e krijoj e rrealizoi një Monografi qe sejcili shqiptar duhët ta këtë në shtepi.Ky libër është edhe tema e maxhistatures,të cilin e mbrojti me shumë sukses.Ky libër ka hye në biblogarfin e fakultetit Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Nuk është e tepërt ta krahasosh më: Gjergj Fishtën,më Homerin,më Omer Kajamin,më këngët e Milosas,..Rapsodi Dervish Shaqa ishte tema e Maxhistraturës se Kadri Rexhës të cilën e mbrojti me sukses të lartë nënë përkujdesin e mentorit prof dr.Enver Memetajt dhe ko mentorit prof.dr.Fazli Syla.Profesorët eminent të lartëshenuar çmuen pregaditjën ,mbledhjën e materjalit,shfytzimin e lteraturës,mbarshtrimin e lëndës,analizën e sejcilit cikel-këngë në mënyrë shkencore duke hy padyeshim më kët punim në historinë e ketij lloj në literatyrën shqiptare në fakultetin Filologjik dhe më gjerë.Kjo ma se miri dokumentohët edhe nga fjala e mentorit e qe në këtë rast mund të çmohët edhe si recenzion.Prof.dr.Enver Mehmetaj në mës tjerash spikatë:”Dervish Shaqa shfaqët si rapsod markant,rapsodë në kuptimin e plotë të fjalës”.Ai përfshinë përiudhën e Pashallaqeve të mëdha të Tanzimantit,Rilindjës Kombetare, dhe të 100 vjetorit të Pavarësis se Shqiperisë.Mentori në fund konstaton:”Kadri Rexha paraqet të parin punim të plotë të njivelit monografik për Dervish Shaqën”.Pas këtyre vlersimeve veshtirë mund të hyhët për të potencue ndonjë siq thuhët:Edhe,edhe…ndonjë vërejte eventuale në kuptim të asaj se çka eventualisht i “mungon”dhe çka është desht edhe të përfshi kjo Monografi.Por gjithsesi vështrue nga këndi im si lexues,si njohës i mirë i autorit,si pjesëmarrës dhe përjetues i këndimit të këtyre këngëve,i këtij reportuari nëpër odat tona qe kanë sherbye si amfiteatra të ndegjimit,ligjerimit tradicoinal kombetar shqiptar.Autori këtë libër e fillon më një fotografi origjinale,më fjalët e rapsodit ,artistit të merituar Dervish Shaqa. Ky citim original është desht të shoqerohët më një foto nga albumi i tij,bie fjala më sharki në dor,veshë kombetar,nga ndonjë pestival etj..Dhe se nuk ia kish zbeh foton origjinale në kopertinë.Besoj se autorit nuk i kan mungue këto fografi! Mandej vjen me disa strofa të këngëve të njohura.Mendoj se kjo-këto ishte desht të jenë në kopertinë,përkatesisht në veshët e saj,ku në fund do ishte e mirë titulli i sejcilës këngë pa pasë nevojë më shfletue librin për të gjetur nga cila kengë janë shkeputë këto vargje.


Kopertina e librit “Dervish Shaqa”e mr.Kadri Rexhes,2012,Foto shtesë:

Parathenja është shumë e thukt,përfshinë shkurt thelbin e përmbajtjës se librit.Në vazhdim më ran ë sy njatesia:”Kunder armiqve turq dhe serbo-malazez”.Shique nga ajo përiudhë dhe tani,është desht të bëhët një diferencim në mes këtyre pushtuesve,përkatesisht këtyre përandorive pa desht të të jap një vlersim duke e rrespektuar bagazhin e autorit dhe të drejtën e tij.Me gjithat po shkepus diq nga libri im:” Çeta e Gostivarit”,Tetovë 2009.
Popujt e vegjël gjithmonë kanë qenë te rrezikuar ne trojet e veta etnike nga fqit, nga popujt e medhenjë gllavrues.Gjatë historisë se popujve hasim në asimilimin, konvertimin dhe pjesrisht njera dhe tjetra. Megjithat ka shembuj qe nuk duhet nisur nga terminologjia popull i madh apo i vogel. Ka plot shembuj te ekzitimit dhe mbijetimit të popujve, ne mes e te cilëve padyeshim është edhe populli shqiptar. Ndonse mbretria Dardane dhe Ilire kanë qenë ndër popujt me te mëdhenjë në Siujdhesën Ballkanike dhe me te vjetër n’Evropë. Ajo ka një gjenezë qe do te sqarohët me posht.
1.1a.Inket shtriheshin n’Ande nga jugu i Ekuadorit gjerë në veri te Kilit (shek.XV), duke përfshi Perun dhe Bolivinë .Ata e kishin një kult te tmerrshëm; flijimin e njerzëve ne ditë ahengjesh, festash sipas disa ritualeve makabre dhe për pasojë u zhdukën si popull nga Spanjollet !?
1.1b.Avarët kishin përiardhje mongole, shtriheshin qe nga Bajkali e gjerë në Kinën Veriore. Ishte një popull luftarak, kanë qenë te njohur për mizori.Luftuen dhe mposhten bullgaret, hunët, fiset sllave duke rrezikuar edhe Bizantin. Pas këtyre luftrave shkatrruese pati për pasojë demoralizimin, shpërnguljen, rënjen dh me ne fund, ndal nga dal zhdukjen. Pra u zhduken këta dy popuj qe ishin bajagi te mbedhenjë !?
2.1a. Bullgarët janë me përiardhje turko-tatare, pas invadimit sllav u konvertuen ne popull sllav.
2.1b.Maqedonet pas invadimit sllav ne gadishullin Ilirik (shek.VII-te), u ben me përiardhje sllave.
2.1c.Muslimanet alias Boshnjaket u konvertuen ne popull sllav !?
3.Shqiptqret janë me përiardhje nga Ilirët. Historia Ilire çfaqet e fragmentuar.Transformimi nga ilirishtja ne gjuhën shqipe. Shqiptaret e sotshem nuk e përmendin Pirron !? Ata përmendin vetëm humbjet e luftrave: Si te mbretreshes se parë Ilire Teutes, humbjen fatale te mbretit Gent dhe internimin e tij me 1500 ushtar n’Itali, të Botos djalit te mbretit Dardan Llongarit (Mbretria Dardane shtrihej nga Vardari, Drini, Morava, (Timoku), tradhtin e Demeter Farit etj.



Historiani dhe filozofi i njohur Regionald Hilberti:në vepren e tij më titull ”Fitorja e hidhur”(faqe 11); Thot nëmes tjerash:”Shqiptarët janë një nga popujt me te vjetër t’Evropes, por vendi i tyre është një nga shtetet ma te reja n’Evropë. Megjithat popull aq i vjeter dhe shteti aq i rinjë nuk është edhe aq fat i mirë.Mbetja jasht atdheut: Qamria, Kosova, Lugina e Presheves, Ulqini, Kraja, Tuzi, etj. Ilustrojnë ma se miri thanjët e Hilbertit.Procesin e fillimit te zhdukjes se shqiptarëve nenë sundimin serrb e ndali pushtimi i Perandoris Osmane. Dhe për pasojë pati rënjën e Perandoris serbe dhe Bizante. Pra nese mund te thuhet ndodhi:”fati ne fatkeqesi”!?Pas 500 e sa vjetve roberie, luftrave çlirimtare përseri Dardanija u pushtue nga Perandoria Serbe. Princi i Serbisë Aleksije Karagjorgjeviq, duke pushtue trojet etnike shqiptare, përkatesisht Luginën e Preshevës, Kumanoves etj. Nëmes tjerash shkruen:”Unë vetëm deshiroj qe të vijnë ketu disa mijra evropjan përgjegjes dhe të shofin shqiptaret qe i kemi zënë robë qe të shihnin edhe ata se këta njerëz, mezi mund të quhën njerëz, dhe të fitonin bindjën se Ballkani duhët të dlirët prej ketyre egersirave”(Shif:”Serbija pred rat” 1912, faqe 125).
Por përseri Ilirija u coptue !? Ne dam te kësaj kemi:Traktatët, Nenëshkrimin e Konventes ne mes te Stojadinoviqit e Ataturkut (1937), asaj ne mes Tito-Kuprillis (1953), Memorandumi i Cubrilloviqit, i Akademis ne me krye Garashqanin, Ivo Andriqin me Qosiqin, Millosheviqin etj. Lufta e dytë Botnore nuk i solli lirin, ribashkimin kombetare të shqiptarve, pati një kohë gjatë pushtimit italjan një ribashkim te përkoheshëm dhe pjeserisht një t’ashtuqujtur Shqiperia e Madhe, ata sipas terminologjisë serrbe, por fatkeqesisht mbeten përseri te shtypur dhe te ndar !? Nuk u përfillen Vendimet e Bujanit (31/1943 dhe 1,2 janar 1944)., edhe pse kishte marrë pjesë ne luftën antifashiste krah për krah me popujt tjerë. Lufta e Shaban Polluzhes është ilustrimi me i mire i tradhetis.Gjendja e luftës kurr nuk u suspendue qe nga 1945-ta .Reprezaljet, burgimet vrasjet, demostratat, syspendimi i Statusit të Krahines se Kosoves, mbyellja e shkollave, regjimi Rankoviq-Titist-Millosheviq , shkelja brutale e te drejtave te njeriutte shkaktuen luftën më të re, me te lavdishme te UCK-es-dhe bashkpunimin me Naton duke sjellë lirin e Kosoves. Dervish Shaqa thuhët së është ndegjue në radi Tirana,Radio Kuksi,duke lënë anesh edhe radio Prishtinën.Dorën në zemër më disa kengë:Dola në bashqe me mbledhë lule,Në drrasë të vekut kush po kendon,Qou more Rexho,etj.Fjalimi i komandantit të përgjithshëm Isa Boletini në Verrat e Llukës në mars të vitit 1910,përhapi siq thot autori:”Flakën e Liris në mbar Shqiperinë”.Por kësaj ngjarje të madhe për Bashkim plasi beteja në grykën e Kaqanikut në krye më komandantin e shquar të Karadakut,Idriz Seferi dhe at të Caralevës në krye me Mic Sokolin dhe gjetiu në Shqiperinë Veriore.Kjo mbledhje ishte aq e qelluar, për mobilizim,syqeltësi, dhe një pregaditje për një rrezistencë,sidomos zhgenjimi nga turqit e Rinjë.Prof.dr.Muhamet Pirraku në librin e vet “Historiku i Levizjës për faljën e gjaqeve” ,spikatë më Besëlidhjën e Verrave të Llukës,faqe 21. Në ngritjën e rapsodit rrol të rëndësieshme kishte xhaxhaj Xan,këmgetarët më të vjeter,siq ishte edhe Hysen Sadik Osmanaj nga Perkalla,Brahim Kabashi nga Gurakoci,Lam ozdrimi nga Ostrimi i Pejës.Gjithsesi talenti i mrekullueshëm,pra rapsodët më të shquar nga të gjitha trojët shqiptare.







Rapsodi Dervish Shaqa .Artistët e medhej:Sokol Arifi ,Fatime Sokoli dhe Dervish Shaqa.


Pa këtë lidhje dhe këtë rrespekt gjeneratash,zor do ishte të kemi këtë rapsod të pa perseritur,ky që është sot.Tendencat e tashme të mos rrespektimit ,kultivimit dhe lidhjës se gjeneratave është një çmenduri qe po na mbjellin të huajt duke na gjveshë nga rrespekti dhe tradita e ndersjellt.Folklori po bie,tallavia po vjen gjithnjë ne shpreheje.Çdo shkeputje në mes gjeneratave len pasoja të pa parshikuara. Pas ripushtimit me 1918,Dekreti për rlikonolizim,taksat marramendse,vrasjet,shpernguljët,mbledhja e tepricave (1945/6/7),Aksioni i kolektivizimit të tokave,Aksioni i mbledhjës se arëmeve etj..Me gjithse Dervish Shaqa ishte në krye të aksionit të kolektivizimit,nënëkryetar i komunës se Deqanit,ai nuk u pajtue kurr më këtë.Shaqa bie në kundershtim më kryetarin e Deqanit Llako Knezheviq për të kulmue gjatë Aksionit fam keq të gjoja mbledhjës se arëmeve i udhëhequr direkt nga Rankoviqi,zavens i Titos dhe ministër i puneve te Brendshme te ish Jug.Federative.Lidhur më këtë ai e kishte njoftue Mazllum Nimanin në Prishtinë.Ai i kishte thenë:”Ose rri me ne,më punë e këngë ose do kalbesh në burg”!Dhe duke mos gjetur tjetër qare,vendos dhe pikrisht me 8 mars 1956 e lëshon Kosovën i treti ne vlugun e këtij akcioni fam keqvet.Rapsodi Dervish Shaqa e kishte vue në këngë:
Ah more Tit,more tradhetar”,
Qeso vujtjesh sduron shqiptari,
don shqipetarët me i que në Turqi,
nuk jemi turq me shkue në Turqi,
por shqiptar e dojmë Shqiperi.
Pas daljës në Shqiperi ai i thuer këngë dhe i kendon më mallë dhe më zemër kësaj gjendje emocionale shpirtrore dhe vazhdon duke shpreh dufin nëpërmës armës se tij këngës:
Vatrat tona i kishim lënë,
Por në Shqiperi gjetëm një nënë,
Bac Enverin,nënë partinë,
Vëlla e motër tanë Shqiperinë.
Dihën dy shqiptar nga Kosova:Qerim Uka-Shala nga Ostrimi dhe Sali Shatri nga Tomoci qe kanë qenë në sherbim të SHIK-ut ,në kohën e Zogut dhe Enverit.Qerim Uka kishte “migrue” qe nga koha e Zogut për shkaqe të njohura.vrasjeve,ndjekjës nga pushteti i atëhershëm të Pashiqit.Dihët se Zogu kosovarëve u ka dhënë tokë dhe kësisojt ai e kishte punësue në pronën e vet Dervish Shaqën.Iliaz Bicaj në librin e vet ma se miri e ka pershkrue rrolin,ngritjen dhe renjen e tij.Pra per largimin nga Kosova,për angazhimet e tij si diverzant,pasojat dhe burgimët në Kosovë.
Formimi i Shoqeris kosovare i Rashbullit i cili mbrrijti te prezentohët në festivale kombetare ku edhe muer mirnjohje në shkallë vendi:Urdherin e Artistit të merituar dhe medalje e flet Nderi.Keto mirnjohje dhe një foto nga ky ansambel mundësisht është desht ta shoqerojnë këtë Monografi.Autori me një kujdes dhe sens përshkruën,e ka përfolë tradhetinë duke analizue këngën e Halilit dhe Musas.
Bejta Syla,qen qafiri,
Myzhde pash se u zu Halili,
U zu Halili tuj kendue,
Fryni era e u qel taraba,
Qou Halil se bejtush Aga,
Me treqind sejmne për mbrapa,
Të gjith n’opinga,pa çorapa
Bejta Syla,dhëndrri i gostit,ua mshef armët dhe e lajmron Pashan.Kjo ngjarje mbaron më prerjën e kokës,Halilit dhe Muses!Motra duke ndi vehtën të tradhtuar për vëllazerit nga ana e burrit,ajo hakmerret duke e mbyt të shoqin dhe të bijt!Ky rast është i pa presedent nder kombet e ndryeshme.Bashkpunimi i Serbisë më Pashan kishte një qellim të përbashkët për zhdukjën e kaqakëve.Millan Begu i ankohët dhe i kërkon Sulltanit qe ta eliminoj kaqakun e njohur Shaqir Grishtën.Mbreti urdheron dhe e ngarkon Osman Brecën duke ia dhënë edhe nishanin dhe 100 zapti.Shkojnë e rrethojnë .Por Shaqir Grishta rreziston burrerisht dhe nuk dorzohët.Lufta e pa barabart,një më 100.U shkakton disfatë të pa parë.Lidhur më këtë shkepusim ca varxhe nga kënga e rapsodit Shaqa :
Në Llap Shaqiri na i ka gri,
Ia qoj Pashës t’I shtinë turrshi!
Sipas Zeqir Lushajt dhe shkrimeve të tij del se ai është marrë me këtë çeshtje dhe është edhe autor i disa kengëve të kenduara nga rapsodët më të shquar të kohës:Dervish Shaqës,Sokol Arifit dhe Fatime Sokolit në kohën e monizmit përkatesisht më 1985.Shkepusim një nga këngët e shkruara për Dervish Shaqën:
HIJE I PAT, NË DORË SHARKIA

N’oda burrash, me sharki n’dorë,
Dervish Shaqen, kujtojmë gjithmonë,
Shkamb Kosove, lind për kangë,
Kombit tonë, shumë i ka dhanë.
Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,
Kur kan dashtë me ja vra kangën,
Lamtumirë, vëllazën e thmi,
Asht kthye zemra asht ba sharki.
Hajde t’këndojmë, si ka këndue Baca,
Shtylla e kangës, asht Dervish Shaqa,
60 vjetë sharkinë se lshoi,
Zemra digju e goja i këndoi,
Hije i pat, në dorë sharkia,
Në çdo perde, historia.
O kreshniku kosovar,
Shembull je për çdo këngëtar,
Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,
Baca këndon në zemrën tonë,
Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.

(E shkruar në Tiranë, në Prill, 1985, dy javë mbas vdekjes së Dervishit)


Bruksel,dhjetor 2012

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...