Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/18

Tropoja dhe Lugina e Valbonës


Nga Ismet Azizi
Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.



Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.


Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. 


Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. 

Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.

Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill.
 Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës,


 ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.

 Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.


Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet të paktën 7 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. 

Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm. Me ndërtimin e Autostradës “ Rruga e Kombit” e cila vazhdon për Kosovë me merin Autostrada “ Ibarahim Rugova” përveq të mirave tjera , në një mënyrë ka shkurtuar distancën nga Tiranë- Luginë të Valbonës, ku mund të shkohet nëpërmjet rrugës Gjakovë –Tropojë-Bajram Curr.

Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por  dhe me furgonë.
Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. 

Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. 

Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për tu ndalur është dhe Quku i Dunishës. Një bar-hotel alpin, indërtuar tërësisht prej druri nga vëllezërit Metalia është një tjetër pike shlodhjeje.


Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. 


Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. 

Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.

Pllaka përkujtimore e Aqif Blytës, “plagë” për Serbinë!


Nga Ismet Azizi
Edhe për pak ditë, bëhet një vit që në shëtitorën e këmbësorëve në qendër të qytetit të Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore e Aqif Effendi Blytës. Pllaka përkujtimore është  vendosur me vendimin e Këshilli Kombëtar Boshnjak (boshnjakisht: Bošnjačko nacionalno vijeće), mandej në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit Muhedin Fijuljanin, që të dytë nga ky qytet, e që për mediat serbe ky ishte një skandal.
T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nha OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia, I cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhëz dhe luftarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.
Pas vendosjes së pllakës përkujtimore qeveria serbe menjëherë kishte udhëzuar ministritë përkatëse që të shqyrtojnë rastin dhe të gjejnë një mënyrë për ta hequr pllakën në fjalë. Ishin kryer indspektimi i jashtëzakonshëm, me të cilin është  konstatua  gjendja faktike  për marrjen e  masave të nevojshme. Afati i fundit për të hequr pllakën ishte 9 shtatori po i atij viti. Këshilli Kombëtar Boshnjak sëpari ishte tërhequr , dhe pastaj kishte autorizuar një avokat të ri për të iniciuar kërkesën për rehabilitim Aqif Effendiut (edhe pse një gjë të tillë KKB e kishte bërë qysh në vitin 1991). Çdo gjë tjetër mbeti e njëjtë dhe askush nuk besonte  (të rrallët janë edhe sot që besojnë) se pllaka përkujtimore të hiqet ndonjëherë.
Një tjetër iniciativë për të ngritur një pllakë tjetër , të ngjashme  me pllakën në fjalë, në Novi Pazar, ka kaluar pa u vënë re. Kah fundi i tetorit të vitit të kaluar, OJQ Urban-in e Pazarit të Ri ka nisur një iniciativë që pran soliterit "Kulla", ku të rinjtë të mblidhen, të vendoset pllaka  me emrin dhe me një biografi  të shkurtër të Sërxhan Aleksiq, një serbi nga Trebinja, i cili vdiq pasi iu nënshtrua lëndimeve të marra nga ushtria  e Republikës Serbe , gjat luftës në B dhe H , kur ishte përpjekur ta mbroj bashkëqytetarin e tij boshnjakë.
"Kemi dashur që pllakën përkujtimore ta vendosim  në një vend ku tubohen të rinjtë, që t'i përkujtojmë ato vlera që i tejkalojnë kufijtë etnik, fetarë dhe barriera tjera", tha drejtor ekzekutiv i Urban-nit Sead Biberoviq.
Kërkesa i është adresuar Këshillit të Qytetit të Novi Pazarit, nga është kthyer  përgjigje nga  shërbimi profesional  i cili thirret në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për planifikim dhe ndërtim. Ligji thotë që qeveritë lokale të përcaktojë dhe të vendosin për emrat e rrugëve, shesheve, lagjeve, fshatrave dhe pjesë të tjera të vendbanimeve në territorin e saj  në marrveshje me ministritë përkatëse, dhe në qoftë se "në at territor gjuhë zyrtare është ghuha e ndonji minoriteti në këtë procedurë do të mirret mendimi i Këshillit Kombëtar " dhe " vendosja  e përmendoreve  dhe monumenteve në hapsirat publike, i kryejn dhe i rregullojnë qeveritë lokale ".
E përditshmja beogradase ‘Danas” duke kundërshtuar vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif  Blytës, shkruan : E gjith kjo ka qenë e duhur të zbatohet gjithashtu edhe për vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif Effendiut. Kështu është thënë në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm. Në administrata e qyteti shërbimet profesionale e kan "mbrojtur" që at dokument askush nuk e ka parë dhe të presin "kur të arrinë me shkrim të mirren masat e duhura."
Mandej ‘Danas” e njofton opinionin me proceduart të cilat duhet ndjekur në vendosjen e pllakave përkujtimore dhe memorialeve të ngjashme dhe vazhdon: “Në arsyetimin e shërbimit profesional të Këshillit të Qytetit  thuhet se është e nevojshme që të formohet Këshillin për marrëdhënie ndëretnike, përbërjen e të cilit e përcakton parlamenti i qytetit, ndërsa vendimin e merr Kuvendi i qytetit. Vetëm atëherë hyhet në procedurë. Hapi i parë është marrja e pëlqimin nga Këshilli, ndërsa hapi tjetër është vendimi i parlamentit të qytetit për vendosjen e pllakave përkujtimore.”
Në shator të viti të kaluar, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, me këtë rast kishte deklaruar se “paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për ta larguar me forcë panelin e Aqif Effendiut”
mandej  Xhuxheviq për ta argumentuar mendimin e tij vazhdoi: “Ai për ne është një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim”. Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, të cilat ende qëndrojnë.

Të fotografosh refugjatët

“Është krenaria, shpresa dhe dinjiteti që mbetet, sepse kur një refugjat bëhet refugjat, zakonisht atij nuk i mbetet asgjë, përveç bluzës që ka veshur kur kapërcen kufirin dhe është në një tokë të panjohur në vendin mik. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është krenaria dhe dinjiteti i tyre”.

Fotografi i njohur Sebastian Rich ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, duke udhëtuar përreth botës për të dokumentuar vuajtjet e atyre që janë bërë pre e luftrave dhe konflikteve. Në Uashington, një ekspozitë e punës së tij e titulluar “Jetë të shkatërruara” e kthen vëmendjen tek refugjatët sirianë në Jordani dhe tek civilët e mbërthyer në luftimet e Sudanit Jugor.
Sebastian Rich e quan veten, “një fotoreporter në vendin e duhur, në kohën e gabuar”. Ai ka fotografuar dhe xhiruar çdo konflikt madhor gjatë 40 viteve të fundit. Ai është plagosur, rrëmbyer dhe mbajtur peng. Por kjo nuk e ka ndaluar që të përfshihet në historitë e atyre që ai fotografon.




“Është krenaria, shpresa dhe dinjiteti që mbetet, sepse kur një refugjat bëhet refugjat, zakonisht atij nuk i mbetet asgjë, përveç bluzës që ka veshur kur kapërcen kufirin dhe është në një tokë të panjohur në vendin mik. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është krenaria dhe dinjiteti i tyre”.
Fotoreporteri Rich është i njohur për imazhet e tij të paharruara, veçanërisht të fëmijëve, si për shembull djaloshi sirian që po kalonte kufirin për në Jordani. Ai thotë se do që t’u kujtojë njerëzve se gjithkush mund të bëhet refugjat.
“Në Siri, për shembull, këta refugjatë po vijnë nga qyteti. Nuk janë fermerë. Janë politikanë, avokatë, mjekë, policë, ushtarë që janë refugjatë për herë të parë”.
Ai i bëri këto fotografi për agjencinë e OKB-së për refugjatët. Përfaqësuesi amerikan i organizatës, Shelly Pitterman thotë se fotografitë pasqyrojnë vuajtjet e refugjatëve kudo në botë.
“Tek disa prej tyre mund të dallosh traumën, trishtimin, humbjen. Frikën që provojnë refugjatët në gjithë botën. Por mund të shohësh edhe një element shprese mes tyre”.

rich-bullets-to-broadway_134208


                               Sebastian Rich / Corbis
Ajo shpresë, thotë fotoreporteri Rich pasqyrohet në një kamp refugjatësh në Sudanin Jugor, ku fshatarët ikën për t’u shpëtuar luftimeve mes qeverisë dhe forcave kryengritëse. Ai thotë se kjo refugjate siriane që erdhi në Jordani vetëm me rrobat e trupit, nuk kishte lejuar rrethanat që t’i shkatërronin jetën.
“Brenda pak muajsh ajo kishte krijuar një biznes në një kasolle të vogël për dhënie me qera fustanesh nusesh. Nuk e kam idenë se ku i ka marrë fustanet, por i jep me qera për dasma dhe bën manikyrë dhe pedikyrë në një kamp refugjatësh. Është fantastike”.

Sebastian Rich
Fotoreporteri thotë se e vlerëson faktin që refugjatët e lejojnë që t’i fotografojë, edhe në momentet më të errëta, si për shembull gruaja sudaneze, së cilës i vdiq i biri, pak pasi arritën në një kamp refugjatësh.
“Kamera është fare pranë fytyrës së saj. Dhe edhe pasi kanë kaluar vite të tëra që unë u afrohem njerëzve me kamera në momentet më të tmerrshme, unë doja që të largohesha, por ajo nuk me lejoi, dhe më tha përmes një përkthyesi ‘Dua që të historia ime të njihet, dua që djali im të kujtohet’”.


Rich pati gjithashtu shansin të bënte diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, të fotografonte refugjatë që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara, si 7 vjeçarja nga Sudani që është në një klasë shkolle duke
“Shkova ta fotografoja dhe ajo më tregoi një copë letër ku kishte ngjyrosur flamurin amerikan dhe kishte mbuluar kokën me një shall, dhe për mendimin tim ishte një pamje e mrekullueshme”.
Agjencia e OKB-së për refugjatët shpreson që këto fotografi ta kthejnë vëmendjen tek vuajtjet e refugjatëve, veçanërisht ata në Siri dhe në Sudanin e Jugut...

The Daily Beast

http://www.thedailybeast.com/articles/2010/10/16/sebastian-rich-why-i-left-war-photography-behind.html

Gjilani - migrimet e popullsisë

Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.




SHKRUAN ISMET AZIZI 

(Autori është  mësimdhënës i Gjeografisë. Gjilan)

Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.
Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë,Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan)".
Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës.Pas luftës është edhe qendër e rajonit.Aktualisht llogaritet t`i ketë mbi 132 mijë banorë.
Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772.Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan.
Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë.Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.


Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli, i cili në atë kohë ka pasur 1.000 shtëpi.

Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar.Në vitin 1897, përmendet si qytet zejtar me 1.000 shtëpi.Qytetin e bënin atraktiv elementet e arkitekturës orientale me të gjitha pamjet e veta.Shtëpitë e rrethuar me mure të larta, me kopshte të rrethuarar me plot gjelbrim, rrugët me kalldërme, ndërsa dyqanaet me qepenga. Në virtin 1931 Gjilani ka pasur 7.215 banorënë vitin 1981 kishte 35 249 banorë që tregon nji rritje gjat kësaj periudhe për gati 5 herë due  tash Gjilani vlerësohet ti ketë rreth 75 000 banorë.
Gjilani është i vendosur  në udhëkryqin Ferizaj-Bujanoc dhe rrugës së vjetër , e cila shkonte në drejtim të Shkodrës në Shqipëri, nëpër Kosovë për në Vranjë, në Serbi dhe rruga e vjetër e “Kumanovës” e cila lidhte Shkupin me Novobërdën dhe Prishtinën.
Gjilani shtrihet në mes viseve blegtorale të veriut dhe të jugut dhe pjesës së ulët të Fushës së Moravës, në të cilën dominon lavërtaria.Nëpër qytet rrjedhin lumenjtë Mirusha, lumi i Banjës dhe ai i Stanishorit, që të tre këta bashkohen në afërsi të fshatit Malishevë, duke formuar lumin me këtë emër dhë në afërsi të fshatit Uglar derdhet në Moravën e Binçs.Gjilani i vendosur në kryqëzim të rrugëve të lartëpërmendura dhe rrafshinat aluviale të lumenjëve kanë qenë elemente të rëndësishme për vendosjen dhe zhvillimin e vendbanimit.Gjilani hyn në radhën e qyteteve të reja.
  


















Migrimet e popullsisë
Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik, ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapsirë të caktuar.Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja specifike.
Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, sociale-profesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve.
Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e nacionale.
Strukturat e ndryshme serbe , institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe gjenocid.Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe regjimet e tyre. Pas luftërave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe. 
Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples ( Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), , të Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë dhe të qyteteve të këtyre rretheve( Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme dhe tërë pasurinë tjetër që patën.
Është e pabesueshme se Jovan Cvijiq ( 1865 – 1927) , si shkencëtar i cili i kishte vu bazat gjeografike të synimeve hegjenmoniste serbe në ballkan, pohonte se vetëm në vitin 1877 nga Toplica me rrethinë janë ndjekur më se 30.000 shqiptarë. Lidhur me vrasjet dhe masakrat gazeta beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë me qëllim që të plaçkiten”..,“Në Arnautlluk jehojnë pushkët.Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë...Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme.Askush më në këtë vend nuk ka turp.Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndaluar policët dhe nëpunësit tanë, që janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”.Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje të reja. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kaspahane të vërteta”...“Punisha deri më tash ishte më dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therrte me sukses.Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”
Tregtarët shqiptarë, të cilët bënë përpjekje që të mbetëshin në Nish, i’u nënshtruan ndjekjeve të vrasësëve kurse pasuria e tyre e atyre që kishin ikur, u shit për 1% të vlerës. Në një peticion të vitit 1879, një grup refugjatësh nga Leskovci ankohej se shtëpitë, mullinjtë, xhamitë due teqet  e tyre ishin rrënuar, ndërsa materiali nga këto rrënime, gurët dhe druri, ishin shitur, “ kështu që nëqoftëse ne kthehemi në vatrat tona, nuk do të kemi vend për t’u strehuar”.
Shqipatrët e dëbuar, të të njohur me emrin muhaxhirë, u vendosën në Kosovë dhe rreth sajë, në jug të kufirit serbo-turk.Deri vonë ka pasur edhe dëshmitarë të gjallë që e mbanin mend këtë terror masiv të regjimit të atëhershëm serb mbi popullatën shqiptare të viseve të zëna në gojë, të cilën e përsëritën edhe në vitit 1998/99 në Kosovë
Migrim të popullsisë nga Kosova ka pasur edhe gjat periudhës së sundimit turk, por, shpërnguljet më masive fillojnë me rastin hyrjes së trupave serbe në Kosovë në vitin 1912.Këto shpërngulje ishin orientura kah Turqia. Sipas vlerësimeve në mes të viteve 1910 dhe 1921 prej Kosove janë shpërngulur rreth 150.000 banorë.
Burimet turke tregojnë të dhëna të ndryshme për myslimanët e imigruar në Turqi.Spas gazetave turke “Rumeli ve Anadolu postlari” numri i imigrantëve prej Jugosllavisë në Turqi vlerësohej rreth 350.000 persona.Ky burim nuk tregon për strukturën kombëtare të imigruarëve.Burimet tjera si “Türkie Instatistik Yiligi 1959/68 T.C. Baŝkanlik Devlet Istatistik Enstitüsû baŝkanligi” cekin se në mes të viti 1934 e 1945 për në Turqi janë shpërngulur 2296 familje me 8919 anëtarë, kurse deri në vitin 1968 janë shpërngul 49 343 familje me 187.8333 banorë. Sipas Federatës Turke të Amzës së të shpërngulurve, në Turqi prej vitit 1946 deri në vitin 1968 kan arritur 41.950 familje me 159.030 anëtarë.
Pas krijimit të Jugosllavisë së parë, respektvisht pas viti 1920, drejtë Kosove fillon rryma migruese e serbëve, malazezëve, hercegovasëve etj.Prej viseve pasive të shtetit të atëhershëm.Deri në vitin 1939 në Kosovë u vendosën 11.383 familje të kolonistëve me 53.884 anëtarë, prej të cilëve 49 244 persona ishin serbë due malazezë, 5148 kroatë, 162 sllovenë të vendosur në rreth 340 vendbanime të Kosovës.  Kjo ishte vala e pare e fuqishme e kolonizimit të Kosovës, që kishte për qëllim jo zgjidhjen e çshtjes agrare dhe suprimimin e mardhënjeve çifligare, siç arsyetonte pushteti i atëhershëm, por ndjekjen sa më të shpejtë e më massive të shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës.

Duke parë se kolonizimi me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nuk po jep rezultatet e duhura, sipas dëshirës dhe mendimeve të qarqeve borgjeze sunduese, në këtë drejtim të gjitha ministritë shtetërore dhe organet tjera, u angazhuan edhe më tepër. Në këtë drejtim u angazhua edhe Klubi Kulturor serbë, i cili bëri plane dhe hartoi elaborate se si të zbatohet me sukses kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi e në Shqipëri. Në elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit 1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t’i thyesh vetëm me kolonizim gradual; ky është i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjet të fundit… të mbijetojë drejt bërthamës së shteti tonë... pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në ç‘drejtim ne prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazërie a fisi dhe sipas rastit t’i jepet edhe dimensioni ekonomik.Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me ushtri, sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare dhe të lagjeve të qyteteve...” “Deri në fund të shfrytëzohen ligjet për t’ua bërë shqiptarëve jetën sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenëve, detyrimi me angari dhe të gjitha mjetet tjera, që mund t’i ketë në dorë një polici”.“Me rastin e krijimit të psikozës për shpërngulje, duhet bërë gjithë ç‘është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje të tëra.Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...” “Me rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...” ’’duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”. 
Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik.Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. .Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare , në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë  imigrues mbi mesataren e Kosovës.Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.

Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. . Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.

Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862  ose 4.5% ( prej gjith të të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jasht Kosovës imigruan reth 766 ( duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë).
Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t’i kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjat periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik mund të diferencohet në disa periudha: 
a) nënperudha (1945 – 1948) e barazisë politike e sociale,
b) nënperiudha (1948 – 1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e presioneve.
c) nënperiudha (1952 – 1956 ) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi.
d) nënperiudha (1966- 1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e shqiptarëve dhe e tjrëve.
e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës.
f) nënperiudha (1989-1999) e syprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e jashtme. 
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, preokupim kryesor i serbëve ishte spastrimi i Kosovës dhe viset rreth saj nga popullata shqiptare.Këtë qëllim përsëri mundoheshin ta arrijnë me anë të shpërnguljes për Turqi dhe me anë të asimilimit.Menjëherë pas përfundimit të luftës V. Çubriloviq ministër në qeverinë e atëhershme të Titos, paraqitet me elaboratin e dytë për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e e forcës ushtarake, por edhe të bashkësive tjera etnike me prejardhje josllave dhe krijimin e shtetit të pastër të sllavëve të jugut. 
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri kah vitet e 60-ta në Kosovë janë vendosur disa ish kolonist të cilët kishin ikur nga Kosova në vitet 1941/45, pastaj banorë serb e malazez nga viset për rreth Kosovës, nga Jabllanica, Vranja, Toplica, Plava, Ulqini, Podgorica, Sanxhaku etj., si fuqi punëtore dhe kuadra.Gjat periudhës 1946/61 në Kosovë u vendosën 15. 428 banorë, ndërsa gjatë periudhës 1961/71 edhe 23 071 banoë prej viseve tjera jasht Kosoves, ose gjthësej deri në vitin 1971 38.499 banorë.Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, në Kosovë pasoi vala e dytë e fuqishme e kolonozimit: shum serb e malazezë nga Serbia due Mali i Zi. 
Gjat priudhës 1944/66 nga Kosova për në Turqi sipas shënimeve turke u shpërngulën mbi 40 000 familje me rreth 160 000 anëtar,shumica e të cilëve rreth 80% ishin shqiptarë.
Periudha 1946-1952 është periudha e pasluftës së Dytë Botërore kur numri i të ardhurëve në Kosovë ishte dy tri herë më i madh për çdo komunë.Më së shumti të ardhur pati në komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, por nuk mbetet edhe me pak as komuna e Gjilanit.
Faza më intensive për nga shkalla e imigrimit të popullsisë në Kosovë,njihet periudha nga viti 1953-1960, kur numri i të ardhurëve arriti në shifrën më të madhe 79.969 ose 21.6%, apo mesatarisht për komunë 3635 përsona.
Faza tjetër e cila nuk dallon shum për nga intenziteti i imigrimit të popullsisë është ajo e viteve 1961-1965, kur për komunë mesatarisht imigruan 3547 përsona ose gjithësej 78.039 individ.
Numër bukur të madh imigruesish pati edhe gjat viteve 1966-1969, gjithsej 69.146 ose mesatarisht për komunë 3143.Edhe gjat kësaj faze prini komunat më të mëdha dhe ato të cilat ishin më të zhvilluara.Gjat gjith këtyre periudhave komuna e Gjilanit llogaritet në komunat mesatare, si për nga madhësia poashtu edhe për nga zhvillimi.
Gjat periudhës 1961-1971 nga të gjith të imigruarëve në Kosovë 179.448, në Komunën e Gjilanit imigruan 10.368 veta .Pjesmarrja e migruesëve gjatë periudhës 1961-1971 është pasojë e zhvillimit relativisht intenziv në krahasim me periudhën e më hershme të pas Luftës së Dytë Botërore. 
Përsa i përket numrit të imigruarëve në Kosovë gjatë përiudhës 1961-1971, ai ishte më i vogël (112.114) për 70.850 persona se sa numri i të emigruarëve.Mesatarisht për komunë pati nga 5096 veta ose 90 në 1000 banorë. Numrin më të madh absolute të imigruarëve Gjilani e pati (mbi mesataren e Kosovës 5096) , (6831) me shkallë të imigrimit 101 në 1000 banorë.
 Komunën e Gjilanit, Prof. A. Pushka e radhitë në grupin e komunave të cilat kanë shkallë më të lartë t’imigruarëve se sa mesatarja e Kosovës, bashk me Prishtinën, Pejën, Mitrovicën dhe Vushtrrinë.
Prof. Pushka, Komunën e Gjilanit e radhitë edhe në grupin e komunave me mobilitet të lartë të popullsisë dhe përpos që komuna e Gjilanit paraqet qendër mbledhëse të migruarëve, ajo shërben edhe  si “urë kaluese” për migruesit deri sa nuk emigronin në komunat tjera.
Tutje duke llogaritur saldon migruese Komunën e Gjilanit për periudhën 1961-71 e kategorizon në tipin emigrues, për shkak të vlerës negative migruese, bashk me Kamenicën (-196) dhe Vitinë (-155) . 
Procesi i shpërnguljes nga Kosova vazhdoi edhe pas vitit 1981.Në kohën prej qershorit të vitit 1983 e deri në dhjetor të vitit 1988 nga Kosova u shpërngulen edhe 16.958 serbë, 10.822 shqiptarë, 3552 myslimanë, 3118 romë, 2613 malazlazezë dhe 24000 përsona tjerë, ose gjithësejt 39,605 përsona.Nga këto të dhëna shihet se më tepër se 25% ishin shqiptarë.
Në anën tjetër, prej viseve tjera në të njejtën kohë erdhën në Kosovë gjithsej 14 000 banorë, prej të cilëve gjysma ishin shqiptarë, ¼ serbë, 1/10 mysliman e të tjerë  .
Politika shtetërore serbe në fillim të vititt 1990 doli haptas me ligje, projekte dhe programe hegjemoniste, destinim kryesor i të cilavë ishte ndrrimi strukturës së popullsisë së Kosovës përmes kolonizimit të serbëve dhe spastrimeve të qeta etnike të shqiptarëve.Në vitin 1991 Kuvendi i Serbisë nxorri ligjin për kushtet e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë me qëllim të realiozimit të synimeve kolonizuese. Me këtë ligj krijoheshin kushtet që serbëve tu jipen toka falas, ndërsa përndërtimin e shtëpive do të siguroheshin kredi shumë të volitshme me afat kthimi prej 25 vjetësh.
Me qëllim të serbizimit të Kosovës, regjimi serb pas vitit 1991, krahas ndjekjesa së shqiptarëve, nisi të sjell edhe refugjatë- kolonist nga Kroacia due B e H, si dhe serbomalazezë nga Shqipëria.
Me qëllim të spastrimit të qetë  etnik dhe të rrudhosjes së dimensionit demografik të shqiptarëve si në vëllim, ashtu edhe në shtririjen hapsinore , provokimet, dhuna dhe terrori e kanë përfshirë edhe tërë Kosovën e aneksuar dhe të okupuar, si dhe rajonin e Preshevës, Bujanocit due Medvegjës si rajon fqinj i Anamoravë.Në funksion të drejtëpërdrejt të këtij qëllimi vazhduan të jenë gjthëashtu largimi nga puna, shkatrrimi i bazës ekonimike, taksat dhe gjobat, ndjekja e të rinjëve për rekrutim në ushtrinë serbe dhe përzënja e nxënësëve, studentëve dhe arsimtarëve shqiptarë nga objektet shkollore e universitare.
Pas suksesit të ofenzivës kroate” Stuhia” të viti 1995, pasoi ekzodi masiv i serbëve.Një numër i konsiderueshëm i tyre regjimi serb nisi t’i instaloj në Kosovë dhe në regjionin e Anamoravës. Kjo i shkoi përshtatit pushtetit të atëhershëm serb që të realizoj kolonizimin. Për këtë qëllim shteti serb formoi edhe shtabin komunal, si dhe trupin koordinues në nivel të Kosovës.Nuk ishte fjala për zgjidhjen e një problemi humanitarë, por kolonizimi me qëllim politiko-hegjemonist. Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit më së shumti kolon serbë pushteti serb ka vendosur në komunën e Prishtinës rreth 3500, ndërsa në komunën e Gjilanit kishte vendosur rreth 750 përsona. 
 











Planet e fundit dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze në fund të viteve të 90-ta.
Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombetar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbe bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht “Keshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.
Perkitazi me kolonizimin e Kosovës, në piken 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë ne to dhe burimet për ekzistencë:
Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin “Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për te gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë.  Punësimi do te behej ne qytet.Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore.

Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve.Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i shfrytezon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me ekzistencë nga bujqesia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndare 250 ha toke punuese për serbe e malazeze që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.
Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t’u ndahen familjeve serbe.Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë ndertimi i Lagjës serbe.Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha, mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtepi.Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.
Migrimet e popullsisë para, gjat dhe pas Luftës së fundit
Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë.Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen ketyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shperngulen nga banesat dhe shtepitë e tyre dhe u detyruan te jetonin ne rajonet malore të Kosoves në nje situatë dramatike
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Ne vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475 refugjatë, duke perfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në France, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlande, Izrael etj.
Marrveshja e arritur nga NATO dhe komandantët ushtarake të ish RFJ-së me 9 qershor 1999, janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri artilerie.Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin ne vatrat e veta.Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhe, përkunder apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombetare humanitare e të tjera.
Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqiperia dhe nga vendet perëndimore e të largëta, si SHBA,Kanada, Australia etj.është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe.
Në vitet 90,emigrimet u përshpejtuan për shkak të vuajtjeve të luftës dhe kulminoi në vitin 1999 kur qindra mijëra Kosovarë u deshtë të ikin.Megjithatë, zgjidhja e konfliktit para një dekade nuk ka stimuluar migruesit që të kthehen (përveç atyre që janë kthyer nga vendet nikoqire qëndrimit të përkohshëm). Migrimi ka ofruar siguri për një pjesë të madhe të popullatës, duke shërbyer si burim i jetës nga një mjedis i papunësisë së lartë dhe shkallës së lartë të varfërisë
Ritmi i migrimit nuk është ndikuar shumë nga kriza ekonomike.Pas përfundimit të konfliktit, ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në vitin 2008.Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 është rezultat i krizës ekonomike apo jo.Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e studimit të migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit 2007.Gjatë periudhës së njëjtë, rrjedha e parave të dërguara ka qenë stabile.
Kosova ka njërën prej shkallëve më të larta të emigrimit nga ekonomitë në tranzicion, me migrim kryesisht në Evropën Perëndimore.Një nga katër ekonomi familjare në Kosovë ka së paku një anëtar të familjes që jeton jashtë Kosovës.Destinacionet kryesore kanë qenë Gjermania dhe Zvicra, ku kanë migruar përafërsisht 60 për qind të migruesve.Kohëve të fundit, vendet tjera të Evropës, siç janë Italia, Suedia dhe Sllovenia janë bërë destinacione për migruesit.
Pritjet për migrim në të ardhmen mbesin të larta.Rreth 3.5 % e popullatës punuese,15 vjet e më shumë, raportojnë se dëshirojnë të migrojnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. 2.1 % jerë deklarojnë, se do të migrojnë brenda pesë viteve të ardhshme, edhe pse të dhënat e vet-raportuara rreth qëllimit të migrimit mbivlerësojnë rrjedhat e ardhshme.Në vitin 2008, kishte rreth 0.6 % emigrues nga popullata punuese.Edhe në vitin 2007, që arriti kulmin e emigrimit, vetëm rreth 11,000 migrues lëshuan Kosovës (përafërsisht 1 % e popullatës punuese).Megjithatë, pavarësisht prej shtrirjes dhe historisë së migrimit, Kosova ende nuk ka hartuar një politikë të migrimit dhe korniza institucionale për t‘u marrë me çështje të migrimit është jashtëzakonisht e dobët.

Literatura e shfrytëzuar:
* Riza Çavolli Prof. Dr., Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997
 *M. Sorre, es migrations des popuples ( Essai sur la mobilite geografphique), Flammarion, Paris 1955,
* Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët ( Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,
*  http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
* Simsir, bot., Rumeli’ den Türk göçleri, vëll. 2, fq. 516 (Nish): AMAE Mem, due dok., Turqie, vëll. 95, fo 172 r  ( Le materiél provenant de ces démolitions, tel que pierres, bois,etc e été vendu… ). Një numër vogël familjesh u kthyen më në fund: Kantz, Das Konigrich, vëll. 2 fq.,32. (citati): Noel Malkom, Kosova një histori e shkurtër, botimi i dytë, KohaShtëpia e Librit  Prishtinë-Tiranë 2001, fq.237.
 *Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
 *J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
 *http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
 * Prof. Dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2ooo,
 *  V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
 *Gazeta ditore : “Bujku”, dt. 28 shtator 1995.Prishtinë.
 * http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnre
 *Kosova në vështrim  enciklopedik, v. e c.,
 *Raport i departmentit të shtetit të SHBA, Fshirja e historisë, Pastrimi etnik në Kosovë gjate vitit 1999, maj 1999,.
 * Roli i migrimit dhe parave të dërguara ( remitencave)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...