(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234)
........Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Aus...tria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.
Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe. Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234) | |
| Për të lexuar një përmbledhje të librit, ju lutem klikoni këtu! |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/09/20
Platforma e Shqiperisë Natyrale
Besnik RAMA-Kush është “atdheu” im?
Kam plot 23 vjet ikur larg… larg vatanit tim! Në detin e turbullt e plot tallaz, më dukej atëherë sikur unë marshoja përpara për të kërkuar diçka më të re, më të mirë. Sytë tanë nuk kishin shikuar dritë ndonjëherë, e kjo ikje sikur na i hapi sytë pakëz. Në atë kohë po, po sot?!
Këto 19 vite po vuaj shumë, vuaj, vuaj por gjithsesi unë mbijetoj me idenë se një ditë, do kthehem atje ku linda, në atdheun tim, në Shqipërine time, në Tironën e të parëve të mi.
Të kthehem?!Po, po të kthehem! Një ëndërr shumë e bukur. Unë e dua atdheun tim, investoj edhe këtu jashtë për të ardhmen e tij, me ato preoukupimet e mia në çdo fushë të jetës që të jetë e mundur.
Kam takuar shumë shqiptarë këto vite, kam qëndruar dhe punuar me ata. Kur rri me ata më duket sikur kam aromën e Shqipërisë, “erën” e shqiptarëve. Dhe e dini çfarë? Kjo “erë” më duket ndryshe nga “erërat” e tjera. Kjo është diçka e çuditshme, që na ndodh vetëm ne emigrantëve idealistë.
Idealet tona i ushqejmë me cdo kujtim të bukur nga vendlindja, që e ruajmë me fanatizëm. Një foto e vjetër, një letër e nënës ruajtur me kujdes, një statujë e Skënderbeut që më kujton Tiranën time. Eh Tirona ime…sa mall kam!
Po flisja një mbrëmje me një mikeshën time të huaj për këtë temë. Dhe ajo më tha: “Shqipëria jote, apo çdo vend tjetër, është atdheu i atyre që kanë pronë atje”. Interesi i përbashkët, prona i bashkon ata që bëjnë atdheun dhe ata që u dhimbset vërtet atdheu, sepse në fund të fundit, duhet të mbrojnë veten, gjakun e tyre, pronën e tyre, jetën e tyre. Njerëzit pa pronë e pa shtëpi, nuk ndjejnë të kenë atdhe. Për ta, “atdheu” mund të jetë një frazë nacionaliste, që të mençurit e nxorën për të çoroditur të varfrit, por pa përmbajtje reale.
Unë tani e kuptoj qartë fjalën atdhe. Ndaj e kam të qartë pse më shumë atdheu u dhemb biznesmenëve dhe pronarëve, sesa politikanëve dianakë, që kanë në xhep vetëm kartën e kreditit të bankës me miliona brenda dhe një pasaportë diplomatike për të fluturuar ku të duan.
I mërzitur në mëndjen time, thelloja dhe trokisja thellë në të duke gërmuar për të gjetur një përgjigje më të mirë për fjalën “AT dhe DHE”. Mbaj mend që mësuesja e klasës fillore na thoshte se janë dy fjalë të thjeshta, që po ti bashkojmë formojnë një fjalë të përbërë. Kjo fjalë na ka ngacmuar përherë zemrat tona, na ka lënduar dhe na ka bërë të vuajmë. Është pikërisht atdheu juaj e imi të dashur fëmijë.
Sot, që jam i martuar dhe me dy fëmijë medohem shumë për fjalët e mikeshës sime. Fëmijët po rriten, e unë mbeta rrugëve duke jetuar, larg prindërve të mi. Të vij? Të kthehem? T’i hip avionit e të marr edhe familjen e të shkoj në Saukun tim! Nuk e di, por atdheu na qënka ideali për të cilin luftojmë, e për të luftuar duhet të jesh i fortë. Mirë pra, “Jam i FORTË”, por ama për çfarë po luftoj? Për asgjë, pasi unë nuk kam as shtëpi, as pronë, asgjë. E ky na qenka “atdheu” ynë?!
Një copë qielli për të jetuar e gjejmë në cdo vend, por unë e dua atje, atje ku kam vendin tim, atje ku më pret nëna me krahëhapur e të më thotë.” Erdhe bir!…”
O Shqipëria ime e ndritur, të dua në jetë të jetëve. Pa ty nuk mund të rri, por ama arsye nuk gjej të vi tek ty. Familja do bukë, do ujë, do strehë ku të vendos koken, do… e çfarë nuk do?! E unë tek ty o e shtrenjta ime nuk mund t’i gjej. Më jep një zgjidhje pra! Hë de, fol! Po fol dreqi ta hajë, e mos hesht! Megjithatë mesa shikoj heshtja jote dëshpëruese më thotë që të rri edhe ca vite këndej që të siguroj një jetë më të mirë për familjen time, e pastaj të kthehem tek ti. Ama më premto se do më presësh si djalin tënd. Ma premto!… Të dua atdheu im…
Koha per per nje politike te perbashket kombetare ne Tirane, Prishtine e Shkup. (Interviste e Kryetarit te Listes per Shqiperi Natyrale, Koco Dana
Si e shikoni "ftohte" prishjen e memorialit te Presheves, nje lloj sinjali te mostolerances serbe apo perpjekje deshperuese?
Janë që të dyja, edhe intolerancë, por edhe përpjekje dëshpëruese. Por nuk janë këto kryesoret. Kemi të bëjmë në mënyrë figurative me kronikën e një ngjarje të paralajmëruar. Para 4 muajsh, një nga Institutet më të mëdha në Europë, që këshillon qeverinë gjermane, prognozonte se shumë shpejt në trekëndëshin Maqedoni, Kosovë, Shqipëri do të ketë ndryshime kufijsh. Me përjashtim të disa mediave që e dhanë si lajm, askush nga politika shqiptare nuk u mor seriozisht. E dyta, Beogradi dënon 9 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, me 116 vjet burg, për gjoja krime kundër njerëzimit. E treta, Beogradi arrin të realizojë përcarjen e shqiptarëve ne Bujanoc, të cilët megjithëse kanë shumicën në Kuvëndin lokal, koalicionin e krijojnë me partinë e Nikolicit. E katërta, në 28 nëntor 2012, në Vlorë kombi shqiptar shpalli bashkimin faktik dhe krijimin real të Shqipërisë natyrale. Ka edhe të tjera, por edhe kaq mjaftojnë për të arritur në një konkluzion real që është: Kemi të bëjmë me zbatim të Platformës sërbe ndaj shqiptarëve. Kohërat ndryshojnë, por Platforma në thelb nuk ndryshon, ajo thjesht i përshtatet realitetit. Pra është një skenar i mirëorganizuar, me synim kryesor spastrimin etnik të shqiptarëve.

A mendoni se politikanet aktuale te Shqiperise, Kosoves e madje dhe te Maqedonise jane disi inferiore per sa i perket politikes se te ardhmes se shqiptareve...karshi politikes sllave?
Nuk janë disi, janë tërësisht inferior. Reagimi vetëm me deklaratë mediatike, është më shumë “larje” shpirti se sa reagim. Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kanë Platformë për të sotmen dhe të nesërmen e kombit shqiptar. Kanë vetëm deklarata. Por vetëm me ato, nuk përballohen dot Platforma dhe skenarët sërbë. Prandaj në mjaft rastë politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo Shkup qëndron në mbrojtje, kur duhet të jetë e kundërta. Po sjell në vëmëndjen tuaj disa detaje, para dhe pas heqjes së lapidarit, kryeministri Dacic bëri disa provokime të paramenduara, të cilat deri tani që flasim bashkë janë pa përgjigje. E para: Dacic synoi të paraqesë UCPMB si Alkaedë. Ju kujtohet besoj krahasimi i tij midis Monumentit të dëshmorëve të UCPMB dhe Alkaedës. Ai ju drejtua SHBA duke thënë: “A do ta lejonit ju, ngritjen e monumentit të Alkaedës” në Nju Jork. Pra vuri shënjën e barazimit. A ju kujtohet që një nga propozimet sërbe për shvendosjen e Monumentit ishte vendosja e tij në ndonjë oborr xhamie. Nesër, të njëjtën gjë ai do ta thotë për UCK në Kosovë. E dyta, Dacic në konferencë me gazetarë, u shpreh së në Luginë kishte vetëm flamuj të Shqipërisë dhe asnjë të Kosovës, u shpreh se Kosova është shtet i rremë prandaj Sërbia duhet të negociojë me Tiranën për zgjidhjen e cështjes shqiptare. Por deri tani nuk ka përgjigje, ka vetëm deklarata. Prandaj sa kohë politika shqiptare do të jetë pa një Platformë të përbashkët kombëtare, aq kohë ajo do të jetë inferiore, mbojtjëse, thjesht do të jetë politikë vilajetesh neootomane. A nuk e dëgjuat një politikan shqiptar nga Prishtina të thotë se me cështjen e Preshevës duhet të merret më shumë Tirana se sa Prishtina? A doni shembull me tipik të një politikani Vilajeti? Dhe e fundit, ka disa jave që ka filluar një konflikt i ashpër në maqedoni midis Gruevskit dhe cervenkovskit. Me cfarë kemi të bëjmë, thjesht me luftë për pushtet apo me diabolizëm politik për ti nxjerrë shqiptarët në periferi të politikës dhe vendimmarrjes politike? Askush nuk flet, askush nuk analizon. Politikanët e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit janë të vetmit politikanë në Europë ‘që i dijnë të gjitha”. Të vetmet “këshilla” që mund të kërkojnë janë ato të servilizmit.
Duket me nje lloj "bonsensi" paradoksalisht qeveria e re e Beogradit, qe dukshem mbizoteron nga nacionalistet e Nikolic. A ndoshta parashikohen era te mira per te ardhmen e perbashket te shqiptareve, apo serbet jane te diktuar te veprojne ne kete menyre?
Pyetje e saktë. Dua tju kujtoj një detaj. Marrdhëniet diplomatike midis shqipërisë me Greqinë u vendosën kur në Greqi qeveriste Junta ushtarake. Dhe u vendosën në mënyrë urgjente. Le të vijmë në Beograd. Qeveris ish-radikali Nikolic me ish ultranacionalistin Dacic. Që të dy kanë ngritur problemin e zgjidhjes përfundimtare të problemeve midis sërbëve dhe shqiptarëve duke thënë se në Rajon është e pazgjidhur cështja shqiptare dhe ajo sërbe. Nuk kemi të bëjmë me Platformë të re, por kemi të bëjmë me më shumë vendosmëri. Duke kërkuar me vendosmëri zgjidhjen e cështjës shqiptaro=sërbe, ata synojnë njëkohësisht të marrin ctë marrin nga Kosova, duke synuar më shumë Republikën Srbska në Bosnjë e cila qysh tani vepron si shtet më vehte. Pra dyshja Nikolic-Dacic synon Republikën Sërbska, synon autonomimë e Veriut të Kosovës, natyrisht me një emër të ri, synon pastrimin etnik të Kosovës Lindore, me synim që pas spastrimit etnik të Medvegjës të realizojë edhe spastrimin etnik në Bujanoc, për tju lënë shqiptarëve vetëm atë që quhet rëndom “Lugina e Preshevës” e cila është vetëm një e pesta e Kosovës Lindore. Pas kësaj, ajo nuk shqetësohët fare për bashkimin e trojeve të tjera shqiptare me Shqipërinë. Dhe duket se ata do ta realizojnë një gjë të tillë, pasi kanë edhe bekimin e Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit.
Si nje nga ideologët e Shqipërisë natyrale dhe hartues I Platformës së saj, si mendoni a mund që situate të përshkallëzohet deri në trazira apo konflikte të armatosura?
Ka një problem I cili, ka nevojë të evidentohet. Harta e rajonit tonë, nuk është e përfunduar, ajo është e arnuar, është diku e rregulluar, por nuk është e riformatuar tërësisht. Por që të ndodhë kjo, ka nevojë të riaktivizohet me forcë arbitri ndërkombëtar, që në rastin konkret është SHBA dhe Rusia. Stdudimi I fundit I ekspertëve te CIA dhe GRU, mbi krijimin e Shqipërisë Natyrale, tregon që ky arbitër ndërkombëtar I ka ndarë zonat e influencës. Fitorja e forcave proruse në Gjerogji është një ogur I mbarë për cështjen shqiptare. Pra raporti I botuar tregoi Planin e shërbimeve secrete amerikano-euse në Ballkan, duke mos treguar datën e saktë. Dhe kjo është normale kur flasim për plane të shërbimeve secrete, gjithmonë tregohet plani, por asnje-ëherë data e saktë se kur ndodh ky plan. Se sa ky plan do të realizohet paqësisht apo do ti paraprijë ndonjë trazirë diku në rajon, kjo ka nevojë për studim dhe analizë, kjo ka nevojë që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të kenë një qëndër të përbashkët prognozash. Kështu do të bëhen më seriozë në cështjen kombëtare, por do të kursejnë edhe me shumë jetë njerëzish. Në politikën aktuale duhet zvogëluar sa më shumë pasoja e devizës së dikurshme: “E cfarë rëndësie kanë viktimat kur ato të sjellin përfitime politike”. Politika shqiptare në rajon duhet të shndrrohet nga ‘zjarrfikëse” sic ka qënë deri tani, në paqeberëse. Lufta nuk bëhet sa herë që të duan shqiptarët apo edhe dikush tjetër.
Si i shikoni hapat parazgjedhore te Berishes, Rames, LSI, AK-se dhe FRD ne lidhje me ceshtjen kombetare? A mendoni se ka sinqeritet ne keto qendrime?
Sinqeritet ka, Platformë nuk ka. Ka vetëm deklarata, ka shpesh herë retorikë nacionaliste, ka sharje dhe akuza të ndërsjellta. Pra është një nacionalizëm I ndrojtur. Ndërkaq, problemi shtrohet thjesht dhe qartë. Kombi shqiptar, në 28 nëntor 2012 e shpalli Shqipërinë natyrale. Tashmë duhet që politika shqiptare ta legalizojë atë juridikisht. Problemi shtrohet përsëri qartë; kombi shqiptar e bashkë me atë edhe politika shqiptare sapo festuan 100 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë natyrale me kufij nga Presheva në Prevezë e nga Durrësi në Shkup. Ndërkaq këtë vit në datën 29 korrik, kemi 100 vjetorin e kesaj Shqipërie që jetojmë. Sot kombi shqiptar jeton në tre Vilajete Neootomane, të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit dhe ne disa kaza. Por ata që merren me analizë politike e dijnë se Vilajeti prodhon ose totalitarizëm ose autoritarizëm. Por asnjëherë demokraci. Cfarë do të bëjmë, do ta festojmë apo do ta denoncojmë dhe do të kërkojmë anullimin e mbledhjes famëkeqe të Londrës 1913. Cfarë do të bëjmë, do ta kapim “demin nga brirët apo nga bishti”, do të kërkojmë bashkimin e tre Vilajeteve në një të vetëm apo do të merremi me abetare e liga futbolli? Dhe e fundit; askush nuk arrin të kuptojë përse politika e Tiranës që e ka të sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar, nuk ka një Pltaformë për këtë cështje, askush as nga të huajt, por as nga shqiptarët?
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Deri tani nuk kanë marrë. Dhe nuk kanë marrë sepse ose ka ndrojtje, ose ka paaftësi për ta përballuar një cështje kaq të madhe sic është Shqipëria natyrale, ose mungon mentaliteti që përballon këtë problem madhor, ose ka frikë, ose politika shqiptare është më komode me qeverisje autoritare se sa me qeverisje demokratike.
Por gjithsesi “Treni I bashkimit kombëtar të shqiptarëve” është nisur. Uroj që Politika shqiptare të hipi sa më shpejt në këtë tren e përgatitur dhe e vendosur. Politika shqiptare e të gjitha ngjyrave dhe nënngjyrave ka ardhur koha të kuptojë një gjë: Nuk do të ketë integrim europian të kombit shqiptar, pa integrim ndërshqiptar, pa u bashkuar në një shtet. BE nuk pranon Vilajete Neotomane, por shtete-komb.
IDEJA PËR NJË “JUGOSLLAVI TË RE” NË BALLKAN, ËSHTË PORDHË E FTOHTË E SERBISË SË MADHE!!!
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Ideja e vjetër për një “Jugosllavie të re”, do të thotë vampirizimin e idesë jorealiste të rikrijimit, të rizgjerimit, të dominimit dhe të faktorizimit të Serbisë së Madhe në kuadrin e Projektit të “Ballkanit Perëndimor”. Mirëpo, këtë ide, nuk duhet pranuar asnjë nga popujt e Ballkanit, sepse prapë do të digjeshin në flakën dhe në zjarrin terrorist dhe gjenocidal të Serbisë së Madhe.
-JO, JO mbështetje idesë serbomadhe për një “Jugosllavi të re”, por PROJEKTIT URGJENT për RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.
– RIBASHKIMI I KOMBIT SHQIPTAR DHE I SHQIPËRISË ETNIKE, do të duhej të ishte KRYEIDEJA e agjendës politiko-strategjike, kombëtare dhe shtetërore shqiptare, që urgjentisht, të shtrohej “rend dite” për debatim në Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, në Kuvendin e Jakup Krasnsiqit (të instrumentalizuar nga politikat partiake PDK, LDK, AAK, AKR etj.), në Qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, në Kuvendin e Jozefina Topallit, si dhe në agjendat e politikës zyrtare të presidenitit Bujar Nishani dhe të presidentes Adifete Jahjaga.
-Kjo do të duhej të ishte detyrë mbi detyra (preokupimi-kërkesa thelbësore e shkencës, e kishës, e xhamisë, e teqes, e publicistikës, e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës së sotme gjithëshqiptare për RIBASHKIMIN E NGUTSHËM MBARËSHQIPTAR NËN ÇATINË E SHQIPËRISË ETNIKE të Ismail Qemalit) e të gjithë pushtetarëve të sotëm shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Ulqin, në Tuz, në Podgoricë, në Shkup, në Tetovë, në Preshevë, në Medvegjë etj. – E, jo, kursesi fiskulturat akrobatike dhe kridhja në “pordhat e ftohta” të jugosllavive të ngordhura serbomëdha! – Lufta e ethshme e qeverisë dhe e parlamentit të Kosovës për normalizimin me çdo kusht të marrëdhënieve me Serbinë, është vetëm një VETËVRASJE POLITIKE derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e Kosovës! – Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë me në krye Tomislav Nikoliqin (president) dhe me Ivica Daçiqin (kryeministër), nuk e revidojnë Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, ku decedivisht thuhet se “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”.
*** Kosovo Minister of Defence Agim Çeku, told the Belgrade "Weekly" (Ndeljnik) newspaper that “I support the idea of a new Yugoslavia”! He referred to the idea which was previously proposed by Serbian general Blagoje Grahovac, to form a South-region, formed by the states of the former Yugoslavia.”(www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavljam-ideju-nove-jugoslavije-.html)
*** Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Çeku, në një intervistë dhënë gazetës serbe të Beogradit “Nedeljnik”, ndër të tjera, tha, - “Podržavam ideju nove Jugoslavije”(- E mbështes idenë e Jugosllavisë së re”)!!! (http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html).
Shqiptarët e çliruar dhe, ata ende të robëruar (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Ilirida, Malësia e Madhe në Ballkan, nuk kanë nevojë për një “Jugosllavi të re”, por për një SHQIPËRI TË RE ETNIKE TË RIBASHKUAR!
Ky është shpëtimi, mirëqenia dhe ardhmëria e tyre dhe e Shqipërisë Etnike, jo kurrëfarë "Jugosllavie e re" qoftë edhe në rrethanat e sotme integruese rajonale, evropiane dhe globale.
Në një shoqëri të lirë dhe demokratike, çdo individ i saj e ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe të fjalës së lirë, duke përfshirë të drejtat, liritë, idetë apo dëshirat e tij etj., ndaj edhe ministri Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Çeku ka të drejtë ta shprehë idenë e tij për një “Jugosllavi të re”. Mirëpo, ajo është vetëm çështje personale dhe private e tij. Asgjë më shumë mbase kjo ide e vjetër serbomadhe nuk “ndez” më në Kosovë, as në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, as në Kroaci e as në Slloveni…, etj., sepse qe më se 20 vjet është bërë dejugosllavizimi i tyre, përpos në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, rajon ky i Shqipërisë Etnike, i cili, edhe në vitin 2013 është nën tutelën e vjetër dhe të re kolonialiste serbojugosllave
O, Agimo, jo mbështetje idesë së “Jugosllavisë së re”, por bashkimit kombëtar shqiptar në Ballkan!
-Ideja e Agim Çekut për një “Jugosllavi të re” është e gabueshme dhe e tejkalueshme mbase i ka skaduar afati i përdorimit të saj që nga vdekja e Titos (1980) dhe nga ngordhja e Slobodan Milosheviqit (2006). Me një fjalë, në Ballkan më nuk ka kurrfarë gjasësh reale, që të vampirizohet asnjë serbo-jugosllavi e ngordhur për faktin se, pikësëpari shqiptarët e as kroatët nuk do të pranonin, që sërish, në mënyrë të vullnetshme, të hynin nën “ombrellën” kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë së Madhe-Jugosllavisë së re, të ëndërruar-ideizuar nga Blagoje Grahovac ( i cili, po t’i ngjallej Slobodan Milosheviqi nga varri, sërish si general ,do të ishte në krye të armatës serbojugosllave) dhe, të mbështetur nga Agim Çeku, i cili, po t’i ngjallej Titoja, nuk do të ishte kurrfarë koloneli as gjenerali i një Jugosllavie të re, por vetëm një i burgosur dhe i dënuar politik për shkak të veprës dhe të mbështetjes së luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së.
Duhet t’u rikujtohet generalit Agim Çeku dhe të ish-komandantëve të tjerë, që kanë qenë në ballë të UÇK-së së lavdishme të Adem Jasharit se nuk kanë të drejtë morale, as ligjore, as kushtetuese e as kombëtare, që të përqafojnë ide jugosllave, as projugosllave, sepse luftën a kanë bërë pikërisht për çlirimin nga ato ide, nga ato programe dhe nga ato projekte, të cilat ishin bazamenti i çelikt i pushtimit, i shfarosjes dhe i robërimit kolonial shekullor të gjysmës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që nga vjeshta e vitit 1912, ku e edhe sot në vitin 2013, Prresheva, Bujanoci dhe Medvegja shqiptare po “dergjën” nën saçin e kuq dhe nën çizmen e hekurt të kolonializmit dhe të hegjemonizmit shekullor serb-jugosllav.
-Kjo është dëshmia konkrete pse asnjë shqiptar, e së këndejmi, as gjenerali Agim Çeku, nuk duhet të ëndërrojnë dhe të mbështesin kurrfarë ideje, as projketi për një “Jugosllavi të re”, sepse kjo është një pjellë e keqe dhe e zezë e Serbisë së Madhe, ideologët serbomëdhenj, mbi këtë bazë kanë formuar Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene(1918-1943) dhe jugosllavitë e mëpastjshme.
Pra, Agim Çeku nuk duhet të jetojë në iluzione a nostalgji të së kaluarës, duke ëndërruar kot për një “Jugosllavi të re” mbase të gjitha jugosllavitë e derisotme të “krajlave” serbo-jugosllavë ( Aleksandër Karagjorgjeviq, Tito, Slobodan Milosheviq dhe sot Tomislav Nikoliq… etj.) bazament dhe emërues të përbashkët kanë pasur SERBINË E MADHE të “arkitektit” shovinist dhe racist serbomadh, Ilia Garashanin. Në kuptimin doktrinar, i vetmi dallim i jugosllavie të derisotme qëndron në emërtimet e tyre, kurse në aspektin praktik kanë të njëjtin kuptim semantik-SERBIA E MADHE!
Po, kush është ai gomar, që do ta pranonte idenë e një “Jugosllavie të re” përpos bllagoje grahovacëve…, Slobodan Milosheviqit, i cili me dhunë, me imponim, me diktat, me terror, me agresion dhe me gjenocid ndaj kroatëve, shqiptarëve dhe myslimanëve boshnjakë, deshi të formonte një “Jugosllavi të re” NËN SHAJKAQËN DOMINUESE ÇETNIKO-FASHISTE BARBARIKE TË SERBISË SË MADHE, por këtë PROJEKITE ( me gjithë viktimat e shumta në njerëz dhe dëmet materiale Serbia çetniko-fashiste gjenocidale 1990-1999), nuk e pranuan as sllovenët, as kroatët, as myslimanët boshnjakë, as “maqedonët” e as shqiptarët e Kosovës e, madje, as malazezët e Malit të Zi, të cilët në mënyrë paqësore (pa luftë) u shkëputën nga Serbia. Si rrejdhim i dejugosllavizimit-deserbizimit, qe më se dy dekada, kemi shtetet e lira dhe sovrane, siç janë Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe “Maqedonia”, të cilët janë shkëputur nga Jugosllavia e Titos dhe nga Jugosllavia e Dobrica Qosiqit dhe e Slobodan Milosheviqit.
Jo, “Jugosllavi të re”, por Amerikë në Ballkan!
-JO, Jugosllavi të vjetër, as të re në Kosovë, as në Ballkan, por Amerikë, BE dhe NATO! -Ky është PAJTIMI, afrimi, shpëtimi, zhvillimi, integrimi, demokratizimi, stabilizimi, ekuilibrimi, përparimi, paqja, vizioni realist dhe ardhmëria e të gjithë popujve të Ballkanit. –Jo rijugosllavizimi-serbizimi-rusifikimi i Ballkanit.
- Pra, shumë thjesht dhe e qartë, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja janë ideja dhe opcioni i ri dhe i pazëvendësueshëm i Ballkanit në sferën e interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik evro-perëndimor, jo kurrfarë “Jugosllavie e re” me bazament të vjetër të sferës së interesit lindor ruso-serbosllav.
Mbështetja e idesë së një “ Jugosllavie të re”, është e papranueshme VEÇANËRISHT për shqiptarët dhe për kroatët në Ballkan!-Kurrë më nën Rusi-Jugosllavi-Serbi, por vetëm nën Amerikë!
-Mjaft më me lojërat e imponuara spekuluese, mashtruese dhe improvizuese politike dhe diplomatike të Serbisë në kurriz të interesave vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që janë vetëm interes i politikave kontrabandiste, korrupcioniste dhe kriminale të klikave në pushtet, jo interes jetik i popujve të Kosovës-Shqipërisë dhe Serbisë për t’u afruar, bashkëpunuar dhe për të jetuar në marrëdhënie të mira miqësore dhe paqësore.
– Ka ardhur koha e fundit, që të mirreni me zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, jo ta bëni të kundërtën, duke derdhur energji të kota për pajtimin e imponuar me Serbinë gjenocidale, duke e lënë në “mëshirën” e saj, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe së fundi, edhe Kosovën Veriore, e cila sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel (20 prill 2013) mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, të monitoruar nga Catherine Ashton (shefe e diplomacisë së BE-së), ka hyrë në fazën e saj fillestare të ndërkombëtarizimit në favor të serbëve kolonë të atjeshëm, të cilët nuk duan t’i njohin institucionet shtetërore të Kosovës, as ligjet e as Kushtetutën e Kosovës, por ato të Serbisë dhe Serbinë si shtet të tyre, jo Kosovën, pavarësisht nga koncesionet absurde politike, juridike dhe kushtetuese të saj në njohjen e autonomisë politike dhe territoriale të tyre nga ana e qeverisë, e parlamentit dhe e presidentit të Kosovës. Kjo është përmbajtja e “Marrëveshjes 15-të pikëshe” e tandemit Thaçi-Daçiq, e përfunduar në Bruksel. Mirëpo, kolonët serbë nuk janë të kënqur edhe me njohjen e këtij statusi politik autonom (edhe pse fjala autonomi nuk figuron në asnjërën nga pikat e Marrëveshjes së ashtuquajtur “historike” dhe “epokale” siç e cilësoi me paturpësi edhe deputeti (konstitucionalisti) Arsim Bajrami), esenca e asaj Marrëveshjeje, është njohja e plotë e autonomisë politike dhe territoriale serbëve në Veriun e Kosovës.
KOSOVA “ATDHE I PËRBASHKËT SERBO-SHQIPTAR”-IDE E RREZIKSHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE!
Barometri diplomatik nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***Të mos keqkuptohemi dhe të moskeqinterpretohemi se, askush nuk po ua mohon të drejtën serbëve e as minoriteteve të tjera, që si shtetas të barabartë me shqiptarët(90%), të jetojnë në shtetin e përbashkët të Kosovës, sepse këtë të drejtë të të gjithë e kanë të garantuar me ligjet, me Kushtetutën e Kosovës (15.06.2008), si dhe me të gjitha konventat dhe protokollet ndërkombëtare. Kjo nuk është e diskutueshme, por atdheu u përket vetëm shqiptarëve ngaqë të të tjerët nuk kanë gjenezën etnike, historinë, tradidtat, zakonet dhe kulturën e përbashkët të të parëve të tyre sikurse shqiptarët që kanë mbi truallin etnik-atdheun e lashtë mijëravjeçar të etërve të tyre.
Kosova shtet i përbashkët, por jo edhe “atdhe i përbashkët”!!!
*** Ja se çfarë “apeli historik” ua ka drejtuar serbëve të Kosovës, (posaçërisht atyre në Veriun e saj, të cilët, ashtu sikurse Serbia nuk po duan ta njohin Republikën e Kosovës, as Presidenten e Kosovës) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: “…Atdheu juaj është Kosova, vendi i aspiratave dhe mundësive të mëdha. Atdheu juaj është Kosova, vendi i shpresës dhe përgjegjësive të përbashkëta. Ejani që ta ndërtojmë së bashku për mirëqenien tonë dhe për të ardhmen e sigurtë e më të mirë”! (http://besimtari.com/site/2012/12/13/jahjaga-serbeve-ne-veri-kosova-eshte-atdheu-juaj).
Presidentja Jahjaga nuk ka “atdheun e përbashkët” me serbët, por vetëm shtetin, sepse “atdheu” dhe “shteti” nuk janë nocione të barasvlerëshme as në kuptimin historik, as etnik, as politik, as juridik, as kushtetues e as në kuptimin e përgjithshëm të tyre. Kështu që, pa marrë parasysh dëshirën dhe interesin politik të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të ketë një “atdhe të përbashkët me serbët”, siç ka deklaruar më 13 dhjetor 2012, kjo dëshirë është e parealizueshme dhe utopike mbase Kosova është vetëm ATDHE i shqiptarëve dhe, i askujt tjetër! Këtë duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët dhe, të gjithë serbët. Ndryshe, luftrat, konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, nuk ka gjasë që të marrin fund, pavarësisht nga fakti se Kosova, tanimë, është e pavarur dhe sovrane, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perëndimorë(17/02/2013).
Pavarësisht se çfarë ka dashur të thotë (politikisht dhe diplomatikisht, në frymën e Evropës së re integruese dhe demokratike, që me çdo kusht të pajtohen shqiptarët dhe serbët) me këtë deklaratë zrytare presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të pranojmë të vërtetën si dielli se Kosova kurrë nuk ka qenë, as nuk është dhe, kurrë kurrë nuk do të jetë ATDHE i përbashkët i serbëve dhe i shqiptarëve, edhe përkundër faktit se serbët, që nga koha e krijimit të shtetit të parë serb nga dinastia e nemanjiqve ( së pari, në territorin e Malit të Zi, e pastaj në Rashkën e Serbisë) e, edhe sot (2013), Kosovën e këndojnë dhe e vajtojnë si “atdhe”, edhe si “djep”, edhe si “zemër”, edhe si “kokë” serbe, pa të cilën “nuk mund të ketë Serbi”, ndër të tjerë, kështu ka deklaruar, edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej :” Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Për mua Serbia pa Kosovën është një trup pa kokë. Vendi ynë nuk mund të jetë pa kokë dhe pa Kosovën.”(Shih: M.Hyseni, UÇK-ja dhe e Drejta Ndërkombëtare, “Kuvendi”, tetor 2010, f.207).
Ideja dhe praktika fashistoide “Kosova atdhe i serbëve” ka mbajtur Kosovën peng si koloni të Serbisë, jo më pak se 100 vjet (1912-1999)!
Fatkeqësisht, duke u mbështetur mbi këtë ide të etnonacionalizimit dhe fashizmit paranoid kolektiv serb, edhe regjimi gjenocidal dhe pushtues paramilitar, militar dhe policor i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e riokupoi dhe e dogji Kosovën (1989-1999).
Shkak dhe pasojë e të gjitha luftrave pushtuese koloniale dhe gjenocidale të Serbisë në Kosovë dhe në Anamoravë, pikërisht ka qenë teza e falsifikuar shekullore e shkencës, e shhtetit dhe e kishës serbe, se Kosova “është atdheu i serbëve”, kurse Anamorava “Juzna Srbija”. Ky është problemi kryesor, që edhe sot, në fillimshekullin XXI(dekada e dytë, viti 2013), është “arrë në fyt” e marrëdhënieve serb-shqiptare ngase as shteti, as akademia e as kisha ortodokse serbe, nuk duan të braktisin tezat e rreme antishqiptare, kur është fjala për Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ngase të gjitha këto territore indigjene të Shqipërisë Etnike, i konsiderojnë si “ATDHE TË SHENJTE” të serbëve në Ballkan.
Për të mos përsëritur gabime të tilla naive, të cilave iu gëzohet vetëm shteti dhe kisha serbe me në krye patriarkun Irinej, se gjoja “ Kosova është atdhe serb”, Zonjës së nderuar Presidente të Kosovës, Atifete Jahjaga, i sugjorejmë, që të lexojë veprën “Të drejtat e Shqipërisë Etnike”, 2004, f.18-22), ku flitet hollësisht për kuptimin etimologjik dhe lëndor të nocioneve “atdhe”, shtet dhe “komb”. Edhe pse këto terma shpeshherë përdoren dhe quhen sinonime, nuk janë të barasvlerëshme për nga kuptimi i tyre.
Së fundi, asnjë lider politik dhe, asnjë shqiptar, nuk duhet të manipulojë me termin ”Kosova atdhe i përbashkët serbo-shqiptar”, sepse në këtë mënyrë direkt dhe indirekt përligj, fuqizon dhe riaktualizon idenë famëkeqe “Kosovo je Srbija”, që do të thotë justifikimin “paroxysm of terror” të Serbisë mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike, sikurse këtu e 100 vite më parë.
Jusuf Buxhovi, Serbia është “krijuar” nga shqiptarë
Historia duket se do të jetë beteja e re mes Kosovës dhe Beogradit. Shkrimtari dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, sjell për herë të parë një libër mbi historinë e Kosovës. Libri ka ngjallur reagime në qarqet akademike serbe
Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.
“Vepra ime edhe pse quhet Kosova, paraqet historinë e Shqipërisë së natyrshme nga antikiteti (mileniumi i pestë) e tutje”, kështu shprehet shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, në një intervistë për gazetën “Shqip” mbi librin e tij “Historia e Kosovës” i cili ka hapur debate të forta mes historianëve në Serbi e Kosovë. A janë gati Kosova dhe Serbia të kenë një histori të çliruar nga nacionalizmat? Pse serbët mohojnë dy gjenocide që kanë bërë në Kosovë? Libri i Buxhovit është në tri vëllime: Antikiteti, Mesjeta dhe Perandoria Osmane. Ai del në përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje dhe shkrimin e tyre. Sipas tij, edhe “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Libri juaj “Historia e Kosovës”, nis nga antikiteti dhe Mesjeta për të vijuar me Perandorinë Osmane. Çfarë sipas jush i identifikon shqiptarët në këto periudha?
Fillimisht duhet sqaruar se “Kosova” është historiografi kritike. Është, pra, një projekt individual, që mbështetet mbi konceptin kohë-hapësirë me gamën e fokusimit që nis nga mileniumi i pestë e vjen deri në ditët tona. Në këtë kontekst etnogjeneza e shqiptarëve, si etni, shihet e ndërlidhur me Pellazgët, një si perandori me shumë mbretëri, ndër të cilat më të rëndësishme janë ajo dardane me Trojën, mbretëria maqedone, ajo epirote, si dhe mbretëritë ilire. Ky kundrim, nuk e dëmton teorinë e deritanishme ilire, pos që e plotëson në kuadrin e perandorisë pellazge, që ishte botërore dhe themel i qytetërimit antik. Nga trashëgimia pellazge lindën dhe u zhvilluan edhe dy perandoritë e mëdha: ajo e Romës (nga Dardanët, Galabrët dhe Etruskët) si dhe Bizanti (kryesisht nga dardano-ilirët).
“Kosova” ka sjellë shumë polemika, por edhe zemërim te historianët serbë, të cilët e kanë quajtur “një fantazi” dhe të pabazuar në fakte?
Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë ka qenë i arsyeshëm, ngaqë ata për herë të parë ndeshen me një libër autorial te një autor shqiptar, dhe po ashtu, për herë të parë, ndeshën me një historiografi, e cila rrënon gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet 1877/8, i dyti në vitet 1912/’13, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin 1998/’99). Historianët serbë i ka zemëruar teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare, që i kanë pas edhe të tjerët). Po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së tepërmi, pohimi im se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo çështje demanton mitin për Kosovën djep “shpirtëror serbë” dhe të ngjashme, me të cilat historiografia serbe është plot e për plot dhe për fat të keq ia ka dalë të mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot… Janë, pra faktet, që më mbrojnë nga akuzat serbe, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonsit serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin dhe veçmas shqiptarët.
Librat historike të kësaj natyre zakonisht janë nisma të institucioneve akademike, a e keni ndier që mund të paragjykoheshit kur shkruat këtë libër?
Është detyrë e akademive dhe institucioneve shkencore zyrtare të merren me projekte të tilla, veçmas në rrethanat e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe politike, siç janë këto nëpër të cilat po kalojmë. Disa herë kam shtruar këtë çështje dhe kam kërkuar që në Tiranë dhe Prishtinë të veprohet në këtë drejtim, por thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo, nuk më ka penguar që si hulumtues ta bëj punën time, punë kjo që ngrit disa çështje që kanë të bëjë me rishqyrtime, nëpër të cilat domosdoshmërisht do të kalojë historiogarfia jonë, i pëlqej apo nuk i pëlqen kjo dikujt. Megjithatë, puna ime, e cila është pritur shumë mirë nga opinionin (pesë ribotime brenda tetë muajsh me një tirazh prej më shumë se njëzet e pesë mijë ekzemplarësh), krahas kritikave të ashpra që i erdhën nga Beogradi, nuk u ka shpëtuar disa paragjykimeve, nga disa “historianë” dhe akademikë të Kosovës, të cilët, nga xhelozia pse nuk kanë bërë gjë, edhe pse paguhen mirë, u përpoqën që veprën time ta anatemojnë politikisht duke e etikuar “vepër nacionaliste”, “vepër që mohon serbët” dhe madje “vepër që zgjon urrejtje” e të ngjashme!
Sa e vështirë ka qenë të binit në gjurmët e dokumenteve dhe ku i keni gjetur ato?
Ka mbi tridhjetë vjet që merrem me hulumtime nëpër arkivat gjermane dhe austriake. Pjesën më të madhe të këtyre dokumenteve i kam vjelë nga Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon, pastaj Arkivi Historik i Berlinit, Arkivi i Majcit, ai i Institutit të Europës Juglindore në Munih dhe nga Arkivi Shtetëror i Vjenës. Një pjesë tjetër të dokumenteve e kam vjelë nga arkivat jugosllave, por nuk kanë munguar edhe dokumentet nga arkivat osmane, ato ruse, italiane dhe greke. Një rol të rëndësishëm në koncipimin e veprës sime, kanë luajtur edhe veprat e rëndësishme nga historiografia botërore që kanë trajtuar çështjen shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë.
E kujt ka qenë Kosova, dhe cili shtet ka pasur i pari vendbanimin në të?
Kosova, për mua paraqet epiqendrën e Shqipërisë së natyrshme nga antikiteti e deri në ditët tona. Natyrisht se ajo ka të bëjë me Dardaninë dhe Dardanët, por edhe Ilirët, Maqedonët, Epirotët dhe të tjerët, të degëzuar nga Pellazgët. Në këtë vazhdimësi historike prej pesë mijë vjetësh, pra nga parahistoria dhe koha historike, mbretëria dardane ka qenë njëri ndër faktorët më të rëndësishëm të antikitetit. Pas rënies së mbretërisë dardane, kjo hapësirë sërish do të luajë rol tepër të rëndësishëm gjatë perandorisë së Romës dhe asaj të Bizantit. Dardania, si pjesë e Ilirikut, do të kthehet në faktor kryesor të Bizantit, ku edhe kanë rrënjën tri identitetet me të cilat duhet të lidhet qenia shtetërore shqiptare: identiteti administrativ (i shpallur nga Diokleciani), identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik dhe juridik (i shpallur nga Justiniani). Termi Kosovë, është i vonshëm. Shfaqet në shekullin XIX, me vilajetin e Kosovës, që edhe si i tillë, paraqet epiqendrën e rilindjes kombëtare (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), që do të çojë edhe deri te pavarësia e Shqipërisë. Pra, Kosova (Dardania) përherë ka pas identitet shpirtëror dhe shtetëror dardano-iliro-arbëror-shqiptar.
Kur shfaqen shenjat e para të Serbisë në Kosovë?
Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX. Pra në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë. Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). Ato që historiografia serbe i thotë rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizantit dhe asgjë më shumë. Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.
Ç’vend zë sipas jush historia e shqiptarëve në Ballkan?
Shqiptarët dhe Shqipëria, në raport me Ballkanin, por edhe të tjerët, paraqiten në qendër të antikitetit, si djep i saj. Ata janë protagonistët kryesorë të historisë nga lashtësia deri te koha jonë. Kjo është një e vërtetë që historiografia jonë duhet ta thotë pa ngurrim.
Sa e vështirë ka qenë për ju kjo nismë, dhe a është i përgatitur opinioni në Kosovë apo rajon për të pasur një histori të shtetit më të ri të Kosovës?
Secili shtet duhet të ketë historinë, së paku atë politike. Vepra ime pretendon që të paraqesë Kosovën si epiqendër të natyrshme të botës shqiptare nga antikiteti e deri më sot, siç ka qenë në të vërtetë. Pse historia politike e shqiptarëve, me pavarësinë e Shqipërisë, është vendosur në “periferi” në vend të qendrës, kjo nuk do të thotë që historia jonë të ndjekë kornizat e dhunshme politike, që ia kanë përcaktuar të tjerët.

Varfi: “Te Tedeskinët pashë njeriun model
Dokumentari premierë “Dinastia Tedeschini” i Anila Varfit, historia 300-vjeçare e të ardhurve italianë në Shkodër dhe Durrës. Një familje me kontribut në themelimin e mjekësisë dhe në studimin e së drejtës zakonore shqiptare.
Ideja për realizimin e dokumentarit historik “Dinastia Tendeschini” zuri fill në vitin 2009, atëherë kur regjisorja Anila Varfi vizitoi për herë të parë shtëpinë e kësaj familjeje në Durrës. Historia e familjes Tedeschini në Shqipëri nis në vitin 1766, kur Emidio Tedeschini erdhi në Shkodër si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asaj kohe. Ai e ushtroi profesionin në Shkodër deri në vitin 1789. Më pas u zhvendos në qytetin e Durrësit, punoi si zëvendës i Konsullit të Venedikut dhe si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. E kështu për tre breza anëtarët e kësaj familje ndoqën karrierën diplomatike. Aktualisht e konsiderojnë veten vendas dhe vazhdojnë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Nëpërmjet historianit Ëilly Kamsi, inxhinierit Enver Dibra, doktorit Ali Sula etj., Varfi kërkon të dokumentojë vlerat e trashëgueshme të Tedeschini-ëve. Dokumentari, prodhim i RTSH-së me skenar të Vali Qyrfyçit dhe Rovena Rozhanit, prezantohet më 23 janar, ora 18.00, në Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Çfarë u bë shkas për të realizuar dokumentarin historic për familjen Tedeschini?
Tre vjet më parë ishim në Durrës për të xhiruar për dokumentarin “Bota e ujërave” një produksion italian. Producentja italiane në ditën e dytë të xhirimeve më kërkoi të shkonim dhe të shihnim një shtëpi të ndërtuar me gurë të ardhur nga Venediku në vitin 1843. E kujtoj si këtë çast përshtypjen që më bëri kjo shtëpi kur hyra brenda. Aty çdo orendi ka një histori. U ndjeva si në një muze me vlera të paçmuara. Kështu nisi.
Kush janë Tedeschinit?
Familja Tedeschini është një familje e vjetër të parët e të cilëve janë fisnikë me origjinë nga Vasto e Italisë që bënte pjesë në Mbretërinë e Napolit, të cilët kanë qenë mjekë dhe farmacistë dhe në të njëjtën kohë edhe me funksione diplomatike si konsuj të përgjithshëm të Republikës së Venecias qysh nga viti 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të përgjithshëm të perandorisë Austro- Hungareze në territorin shqiptar të perandorisë turke. Ata e përcollën profesionin e tyre nga njëri brez në tjetrin përgjatë një historie treshekullore. Fillimisht erdhën si mjekët e parë në Shkodër (Scutari) në vitin 1766 të thërritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Emidio Tedeschini i Parë erdhi si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asokohe. Ai e ushtroi këtë profesion deri në vitin 1789 dhe po atë vit Tedeschini i parë zhvendoset në qytetin e Durrësit (Durrazo) ku kryen edhe funksionet e zëvendëskonsullit të Venedikut e më pas si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. Kjo familje përgjatë qëndrimit në Shqipëri shërbeu me 3 breza konsujsh të Venedikut dhe më pas Austro-Hungarisë.
Ju jeni ndalur në një aspekt të veçantë të kontributit konkret të Tedeschiniëve?
Kontributi i kësaj familje konsiston në shumë drejtime dhe është shumë i gjerë. Si në aktivitetet konsullore dhe diplomatike të zhvilluara pa ndërprerje për gati një shekull në trevat shqiptare, po ashtu si mjeket e parë të huaj dhe të diplomuar, të cilët kanë ardhur në Shkodër dhe më pas në Durrës gjatë viteve 1700 për të zhvilluar aktivitetin e tyre mjekësor. Për të vënë bazat e farmaceutikes shqiptare duke mbajtur hapur për 60 vjet një farmaci, falas për të varfëritë në Durrës, (mund të konsiderohet si fillimi i aktivitetit të caritas-it në Shqipëri). Një kontribut të veçantë ka dhënë kjo familje edhe në fushën e jurisprudencës, sidomos me studimet e bëra nga juristi Emidio Tedeschini mbi studimet historike të së drejtës zakonore shqiptare krahasuar me ato të vendeve të tjera si dhe me kodifikimet e kanuneve të ndryshme sipas kritereve juridike moderne. Një numër i madh i studiueseve, hulumtuesve, kërkueseve dhe historianëve të huaj si Hahn, Mueller, von Stoffel, Baldacci të cilët kanë udhëtuar dhe punuar në Shqipëri, kanë pasur si mbështetje familjen Tedeschini, ndihma e të cilëve nuk u ka munguar asnjëherë. Për këtë arsye ata janë shprehur me mirënjohje në veprat e tyre të botuara për vendin tonë.
A ka për ta burime arkivore që i t’i keni shfrytëzuar?
Në përgjithësi janë përdorur materialet e nxjerra nga Arkivi i Shtetit të Venedikut dhe kryesisht seria e letrave të konsujve venedikas në Durrës dhe Shkodër gjatë viteve 1700-1802, të Arkivave të ndryshme të Austro-Hungarisë të periudhës 1805-1856. Kam punuar me biografitë e botuara për albanologun e famshëm J.G. Hahn, si dhe me veprat e këtij studiuesi të botuara në shqip. Po ashtu burime të rëndësishme kanë qenë libra të tillë si ai i studiuesit të mirënjohur J.Mueller lidhur mbi Shqipërinë apo kujtimet e vëllait të perandorit Franc Josef arqiduka Maksimilian I, i cili ka vizituar Shqipërinë në ato vite dhe ka qenë i ftuar në shtëpinë e tyre. Në konsideratë janë marrë gjithashtu libra të ndryshëm të botuar ku përmendet veprimtaria shkencore juridike e Emid Tedeschini-t si dhe jo pa interes ka qenë shfrytëzimi i arkivit privat të familjes, ku ndër të tjera janë shfrytëzuar për herë të parë edhe materiali për botimin e dytë të Kanunit të Lekë Dukagjinit me shtesat e bëra nga At Benedikt Dema dhe të kodifikuara nga E.Tedeschini (dorëshkrim). Burimet arkivore të kohës që janë përdorur janë autentike dhe madje ndër to ka dhe dokumente që janë përdorur ekskluzivisht për herë të parë. Do të përmendja këtu dokumentin e At Benedikt Demës. Në dokumentar flasin intelektualë shkodranë si historiani dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi, doktori më i vjetër i qytetit të Durrësit dhe njohës i mirë i historisë së këtij qyteti, Ali Sula, pjesëtarë të familjes Tedeschini, të cilët jetojnë në Shkodër dhe Durrës. Sepse Tedeschini-t vazhdojnë të jetojnë dhe japin kontributin e tyre të çmuar në Shqipëri duke u shprehur se tashmë ata “Nuk e ndjejnë më veten të huaj në Shqipëri.” Ata janë familja që ka ditur të trashëgojë në breza fisnikëri, korrektësi e humanizëm në çdo hap të jetës. E nëse në këto kohë vuajmë për modele njerëzore, tek Tedeschini- t pashë “njeriun model” me besimin e fortë në tre qëllime: së pari me besimin në Zot, së dyti në ligj dhe së treti në familje.
/Valeria Dedaj/
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...