Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/18

Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”


Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” (foto)
Washington DC- Kongresi Amerikan ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimatarinë e tyre demokratike dhe diplomatike midis dy kombeve shqiptaro-amerikane (2004 & 2013). Me rastin e pavarësisë të Amerikës, dhe kontributin e dhënë nga familja Babamusta në ndërtesën e Kongresit Amerikan (U.S. Capitol Hill)  janë ngritur dy flamurë me datë 4 korrik 2013. Në ceremoninë solemne “Mirësevini në Washington” të organizuar nga Senatori Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senat (Senate Majority Leader) në dhomën e senatit “Lyndon Baines Johnson Room” në Kongresin Amerikan, me 1 Gusht 2013, e ftuara Ermira Babamusta ka pranuar njohjen nga senatori dhe dy dekorimet: Ermira Babamusta - Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Neki Babamusta -  Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013. Ermira gjithashtu pranoi dekoratën në emër të babait dhe familjes.

Gjatë takimit Ermira i dhuroi senatorit Harry Reid një punim tradicional me simbolin shqiptar, shqiponjën me dy krena, si shenjë respekti të forcimit të lidhjeve kulturore-diplomatike Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë. Pas ceremonisë stafi i senatorit Harry Reid e shoqëri Ermirën, si të ftuar nderi për një vizitë të Kongresit Amerikan, duke përfshirë dhe vizitat në Galerinë e Senatit Amerikan dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pamjen e replikës të dokumentit historik me principe të kushtetutës amerikane “Magna Carta” brenda ndërtesës së Kongresit Amerikan si dhe Dhomën e vjetër të Gjykatës të Lartë (1810-1860) dhe dhomën e vjetër të Senatit Amerikan (1810-1959).

(Në foto: dhurata simbolike për Senatorin Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senatin Amerikan, nga Ermira Babamusta në emër të familjes dhe kombit shqiptar, 1 gusht 2013)
Dr. Ermira Babamusta u vlerësua nga Kongresi Amerikan me nderimin e lartë “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” (International Humanitarian Efforts) për punën e saj të jashtëzakonshme humanitare – diplomatike, si një zë i fuqishëm dhe inspirues për Amerikën dhe Kosovën në promovimin dhe mirkuptimin e dy kulturave shqiptaro-amerikane, dhe fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë dhe botë. Çertifikata e njohjes dhuruar Ermira Babamustës me këtë rast nga senatori Harry Reid vlerëson kurajon, udhëheqjen dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe përhapjen e kulturës dhe historisë midis dy kombeve. Ermira Babamusta është gjithashtu edhe fituesja e çmimit “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel, Sh.B.A.

(Në foto: Dekorimet e Njohjes:  Dy flamuj ngritur në ndërtesën e Kongresin Amerikan -US Congress me 4 korrik 2013, 2 çertifikatat e njohjes për Ermira dhe Neki Babamusta, dhe foto me firmë nga senatori Harry Reid)
Falenderoj Kongresin Amerikan dhe senatorin Harry Reid për vlerësimin që më dhanë si “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”, për punën time humanitare diplomatike në Kosovë. E vlerësoj këtë takim me Senatorin Harry Reid si moment historik për marrëdhëniet tre palëshe – Sh.B.A. –Shqipëri-Kosovë dhe përkrah përpjektet amerikane në këtë drejtim. Gjatë takimit me senatorin Harry Reid në Kongres theksova rëndësinë e marrëdhënieve Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë dhe potencialin e bashkëpunimit midis këtyre vendeve, si dhe falenderova qeverinë amerikane për kontributin e jashtëzakonshëm për interesin e përbashkët të paqes dhe demokracisë. Senatori Reid foli për vizitën e tij në Shqipëri dhe përshtypjet e mira që kishte. Po në Kongresin Amerikan në 2004 jam takuar me ish-sekretarin e shtetit Colin Powell dhe kam folur para Senatit Amerikan ku kam falenderuar qeverinë amerikane për mbështjetjen e fortë ndaj Shqipërisë dhe kam ngritur çështjen e Pavarësisë të Kosovës. Do vazhdoj më tej përpjekjet e mia për të fuqizuar lidhjet midis vendeve tona, për çështjen shqiptare, mbrojtjen e lirisë, demokracisë, drejtësisë si dhe mbrojten e drejtave të grave, dhe vlerave  kulturore-artistike-historike të shqiptarëve në vend dhe diasporë,”theksoi Ermira Babamusta.  

(Në foto: Ermira Babamusta “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” me dekorimet nga Kongresi Amerikan dhe Senatori Harry Reid, Washington Dc, 1 Gusht 2013).































“Jam krenare që Kosova ka patur sukses në platformën ndërkombëtare në rrugën e njohjes së shtetit. Përgëzoj udhëheqejen e Kosovës dhe Sh.B.A-së, për punën e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim, në veçanti: Presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, zv. Kryeministrin Bexhet Pacolli, zv. Kryeministren Edita Tahiri, ministrin Enver Hoxha, Ambasadorin Akan Ismaili, Ambasadoren Tracey Jacobson, Presidentin Obama dhe Clinton, zv. Presidentin Joe Biden dhe senatoren Hillary Clinton, Konsullin Dritan Mishto, etj. I uroj shtetit kosovar një progres të mëtejshëm ekonomik, politik dhe social. Kosova dhe Shqipëria kanë mundësinë të bëhen perlat e Europës nëse forcohen akoma më shumë standartet vendore,” shtoi Dr. Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme.

(Në foto: Ermira Babamusta, Vizita në Kongresin Amerikan, Washington DC, gusht 2013)


































Misioni diplomatik-kulturor i Ermira Babamustës në Kosovë dhe mbrojta për paqe e drejtësi

Në 2007 dhe 2012-13 Ermira Babamusta kreu dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë në Kosovë, mbrojten e paqes, demokracisë dhe drejtësisë në vend, dhe lobimin e integrimit europian të Kosovës. Ermira Babamusta është angazhuar që në fillim të viteve 90-të për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, nëpërmjet organizatës patritoke themeluar nga babai i saj, Neki Babamusta. Në vitin 1999 Ermira vazhdon lobimin për çështjen Shqiptare në Miçigan, Sh.B.A. Me angazhimin dhe punësim në Kongresin Amerikan, Ermira e ngren çështjen e pavarësisë së Kosovës para senatit amerikan në 2004 me ish-sekretarin e shtetit, Colin Powel.

Në foto: Kongresmeni Mark Kennedy dhe Ermira Babamusta, ne Kongresin Amerikan, 2004.































Në takimin me Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan gjatë punës së saj në Departamentin e Paqes, Ermira Babamusta shprehu qëndrimin për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Në takimet zhvilluar në 2010 me Komitetin Europian në Strasburg, Gjermani, Luxemburg, Hollandë dhe Francë Ermira Babamusta shton përpjeket për të siguruar bisedimet dhe njohjen e pavarësisë të Kosovës. Në korrespondencën me Presidentin Obama dhe zv. Presidentin Joe Biden dhe sekretarin e shtetit John Kerry Ermira ka falenderuar përkrahjen e Amerikës dhe ka kërkuar ka kërkuar mbështetje nga Sh.B.A.-ja si dhe ka theksuar rëndësinë e një punimi të afërt me Kosovën në rrugën e saj drejt demokracisë dhe integrimit rajonal.

(Në foto: Znj. Edita Tahiri, Zëvëndës Kryeministre e Kosovës, dhe Ermira Babamusta, gjatë misionit të dytë diplomatik-kulturor të Ermirës në Kosovë, Prishtinë, nëntor 2012).
Puna e Ermirës në administratën e Presidentit Obama dhe promovimi i vlerave demokratike në botë

Në 2008 dhe 2012 Ermira Babamusta punoi për administratën e Presidentit Obama, si drejtoreshë gjatë zgjedhjeve presidenciale në amerikë në shtete të ndryshme, duke patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania, Colorado, etj. Gjithashtu Ermira Babamusta ishte një nga drejtueset që organizoi për 75,000 amerikanë Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Colorado, në 2008 ku senator Barack Obama pranoi nominim e partisë demokratike për president dhe dha fjalimin. Ermira mori ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores.

(Në foto: Takimi me z. Kofi Anan, OKB, New York, 2006)
Në korrik 2013 Ermira Babamusta shërben si drejtoreshë rajonale e organizatës bamirëse “Projekti Borgen” që e pati nismën nga një aktivist amerikan pas misionit të tij me refugjatët e Kosovës në 1999. Kjo punë humanitare e Ermirës është pjesë e programit “Shërbimi Vullnetar i Presidentit” (President’s Volunteer Service Program), themeluar në 2003 në bashkëpunim me zyrën e Presidentit të Amerikës.

(Në foto: Ermira Babamusta, oragnizatore e Kuvendit Nacional të Partisë Demokratike në Colorado per President Obamën, Kolorado, verë 2008)
Dua të ndjek në hapat e zonjës së parë, Michelle Obama, e cila ka dhënë kontribut të veçantë për komunitetin amerikan, sidomos për të rinjtë dhe familjet e veteranëve. Misioni im humanitar dhe për paqe për Kosovën, Shqipërinë dhe botën është një pasion i imi për të dhënë kontributin tim humanizmit, në mbrojten e të drejtave të njeriut, përhapjen e vlerave kulturore, demokratike dhe të paqes si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturave të ndryshme të botës,” tha Ermira Babamusta, Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos./Nora Kalaja 








Vrasja e Kostandos dhe myslimanizimi i fshatit N.


Timo Mërkuri.jpg

Timo Mërkuri lindur në 22.09.1955 në qytetin e Sarandës ku dhe mbaroi shkollën e mesme të përgjithëshme. U dipllomua për Ekonomi Dega Financë-Kontabilitet në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz në vitin 1978. Ka punuar në sistemin e Bujqesisë gjer në vitin 1991, në sistemin financiar e doganor gjer në vitin 1997 dhe me pas ne industrinë e naftës. Banon në qytetin e Sarandës dhe punon në qytetin e Gjirokastrës.
Ka botuar:
‘’Bulevardi i dhimbjes’’ poezi 2001
‘’Loti i detit’’ poezi 2003
‘’Klithma e pulebardhes’’ Poezi 2004
‘’Anatomia e lotit‘’ Poezi 2008
‘’Poezi’’ Poezi shqip-greqisht 2008
‘’Madhëria e saj – kënga isopolifonike’’- sprovë mbi iso-polifoninë 2007
‘’Shënjtëria e isos ‘’ sprovë mbi iso-polifoninë 2008
‘’Vesa mbi këngë’’ sprovë mbi iso-polifoninë 2009
‘’Gjerdani i këputur’’ përmbledhje me këngë, vaje e bejte pilurjote 2005
‘’Te lisat në Shënkoll’’ përmbledhje me këngë, vaje e bejte pilurjote 2005
‘’Iso…more djema’’ përmbledhje me këngë, vaje e bejte pilurjote 2005




Fletë të shtuara në defterin e gjashtë të Timo Mërkurit


 Nga novela “Thomai që mbolli kripë”




Fshati N. është një fshat malor që ron vetëm me blegtori dhe me trimëri.

Tokë buke, s’ka fare, po të përjashtojmë këtu bahçet reth shtëpive ku mbillnin pak zarzavate e shumë pemë. Për këtë arsye bukën e siguronin ose duke tregëtuar bulmetërat që prodhonin  vetë ose me kusarira në fshatrat e fushës.

Bënin si bënin  dhe e shkonin motin.

Po ja që në fshat banonte edhe  Stefan Gjoni, i cili kishte një tufë kalamaj për të ritur dhe një sëmundje,  që se linte të vraponte a së paku , të ecte shpejt që të siguronte ushqimin për familjen.

Po ti shtosh këtyre edhe dy pleqtë që kishin zënë krevatin, atëherë e kupton vetë se dhe beharin e kishte dimër, i ziu burrë.

Jip e mir e s’po gjënte dot zgjidhje për hallin që kish. Se taksat qenë seç qenë për të.

Kur jip ato, sikur jipte shpirtin.

Një javë nuk çohej nga krevati.

Po ja që një ditë, kur vate në Tepelenë, takoi një të njohurin e tij dhe i qau hallin  e fukarallëkut që i kishte zënë çatinë e shtëpisë.

Ky e dëgjoi sa e dëgjoi, atje në shtëpinë e tij ku e priti mikun dhe më pas i tha që të priste pak sa të thëriste vëllanë e tij më të vogël e ta kuvendonin më gjërë këtë punë.

U pataks kur pa që hyri në odë një hoxhë.

Nuk e besoi kur i thanë se qënkish vëllai i mikut të tij, të cilit  i kishte zënë shtëpinë.

Atëherë u kujtua që miku thirej me një emër mysliman, a Meleq a Maliq, s’e mori vesh mire, se ai e thiri Milo, me emërin e parë.

Hoxha ja nisi urtë e butë muhabetit.

Dhe zgjati shumë ai muhabet.

Të nesërmen i vajti vëllait të mikut, domethënë hoxhës në xhami.

Tre orë muhabet edhe atje.

Kur iku, mori me vete nga hoxha një kartë defteri me ca shënja që quheshin gërma dhe që po të dije t’i lexoje, do mësoje se ai, Stefan Gjoni nuk ishte i krishterë po qe bërë mysliman dhe quhej Sabri Gjoni.

Por ajo që i duhej më shumë Stefan apo Sabri Gjonit dhe që hoxha ja kish treguar me gisht, qenë ca shkaravina që,  po të lexoheshin,  kuptoje se thoshnin që të mos i mireshin këtij Sabriu apo Stefani  kjo dhe ajo taksë që paguheshin nga kaurrët.

Ama, kjo pjesë e kartës së defterit  qe vërtet e bekuar dhe s’ka rëndësi në se qe bekuar nga Muhameti apo nga Krishti.

Një të vajtur në fshat dhe mblodhi familjen,domethënë babanë, nënën,gruan e fëmijët dhe u tha se ai qe bërë mysliman, pra dhe ata qenë bërë myslimanë.

Gruaja ja dha ulërimës.

-Dëftomi ku janë ato  gjashtë vromat e vërtomat që do i marësh gra. Pa në i lënça unë të futenë në shtëpi. Me mashan të skuqur do t’ua djeg atë përposh. Vromat e Anadollit.-ulërinte e zeza grua e vër lotët.

Për punën e synetit nuk e pyeti fare.Do e verifikonte vetë këtë gjë.

Mjerë i ziu burrë  po të kishte mungesa.

I jati u ngre në këmbë dhe duke thënë si me vete –s’ka vënd për mua këtu-ju drejtua plakës  me reptësi;

-Çohu e mer rraqet e tua dhe të shkojmë te Kosta  përposh.

Kosta qe djali tjetër, i cili kishte ndërtuar shtëpi në lagjen e poshtëme.

Ja tani, djali i madh, tek ai që kishte varurë tërë shpresat, i bën proçkën e padëgjuar, i thotë se e ka prerë atë, domethënë është bërë synet, pra dhe është bërë mysliman.

Epo ai burrë plak nuk e tradhëtonte Krishtin tani në pleqëri.

Kështu, nga ulërimat e gruas dhe nga ikja e pleqve, ndodhi që lajmi u muar vesh  që atë natë.

Asnjëri në fshat  nuk vuri gjumë në sy.

Të nesërmen, prifti i fshatit u ra këmbanave si për gjëmë dhe që nga hieroria e kishës shpalli shkishërimin  e atij që kishte braktisur Krishtin.

-Të gjithë ne  bijt e kishës dhe besnikët e zotit tonë Jezu Krisht jemi këtu.

Vetëm një dele mungon.

Delja që e braktisi vetë  rrugën e zotit,-shpalli prifti solemnisht- shpejt do jetë në dhëmbët e ujkut.

Shkoi një muaj dhe  asnjë nga fshati nuk trokiti te shtëpia besimshkelëse krishtmohuese. Fëmijët e fqinjëve shkonin anës gardhit, hidhnin ndonjë gurr në oborin e shtëpisë dhe iknin me vrap.

Por ja që një nga këto ditë ja behu në fshat taksidari me një tufë zaptijesh turq.

Filloi ceremonia e pagimit të taksave te ai shesh i fshatit që quhej Sheshi i Taksave.  Zhurmë e shamata njerëzish e blegërima bagëtish, vënie njerëzish në radhë, nën zërin monoton të taksidarit.

Të gjithë emrat u thirën.

Bile, edhe emri i Koço Balit i cili kishte vdekur para pesë ditëve.

Kryeplaku  i fshatit kishte qënë  i sëmurë nga të ftohtit, kishte zënë shtrojat dhe nuk kishte bërë fshirjet  e duhura dhe familja e të ndjerit nuk pati kohë të njoftonte në Tepelenë, që t’i hiqej emri  nga defteri i të gjallëve.

Dy sahat u morën me këtë punë.

Doli gjithë fshati shahit që Koçua kishte vdekur dhe pesë më pleqtë e fshatit vurën gishtin me mellan në një fletë defteri që kishte  qëndisur taksidari.

U hoq emri i Koços dhe u vu në vënd të tij emri i të birit, i cili dhe ai u hoq nga një fletë defteri  tjetër.

Taksat u paguan një për një.

Në rëmujën e përgjithëshme, askush nuk i kushtoi rëndësi faktit që taksidari thiri emrin e Stefan Gjonit. Sipas regullit, i thiruri në emër, do vinte bashkë me taksën, domethënë me bagëtinë, mishnin,djathin, leshin, vezët, pulat etj etj.

Taksidari hapi sytë kur pa Stefanin që shkonte serbez serbez mes zaptijeve, duke nxjerë në ecje e sipër një defter të palosur nga xhepi të cilën ja zgjati taksidarit.

Ky, e lexoi një herë atë kartë dhe nga që nuk e besonte atë që lexonte, nisi ta lexojë përsëri.

Lexo një fjalë e ngri sytë e vështro Stefanin. Lexo fjalën tjetër e vështro përsëri Stefanin.

Zaptijet qenë afruar dhe të habitur vështronin herë Stefanin e herë taksidarin.

Ky fshat u kishte nxjerrë gjithmon telashe turqve, ç’ne tani u nxirte karta defteri.

Fshatarët vetëm atëherë u kujtuan që Stefani nuk qe Stefan po qe Sabri.

Taksidari, pasi mbaroi së lexuari kartën , e palosi një herë më dysh e pastaj përsëri më dysh dhe ja zgjati fshatarit që ja dha. Pastaj, vuri dorën në zemër dhe ndërsa e çonte në ballë, bëri një përulje nga Sabriu dhe diçka i tha turqisht.

Me siguri e përshëndeti.

Se ç’përshëndetje qe, nuk u muar vesh, po të gjithë panë  Stefan Gjonin të largohej qetësisht nga sheshi i taksave.

Pa paguar asnjë kokër vezë, pa le më pulë apo gjel që jo e jo nuk dha.

Vërtet u largua qetë qetë, po thellë ne sy  i kishte mbirë, si një qiparis në vareza, pikëllimi.

Qe i vetmi që nuk paguante taksë.

Qe i vetëm në fshat.

Atë mbrëmje në shtëpinë e Sabriut trokitën fqinjët e tij. Më von erdhën edhe disa të tjerë e ja nisën bisedës nga e para.

Biseda zgjati gjer më të gdhirë dhe të dielën në kishë munguan edhe pesë familje.

Prifti, përsëri i shkishëroi si të pafe, si feshkelës etj etj.

Kur erdhën vitin tjetër zaptijet me taksidarin, kryefamiljarët e lagjes së sipërme nxorën të tërë nga xhepat kartat e mara  në Tepelenë.

Taksidari u ngrit nga vendi në heshtje dhe u nis bashkë me zaptijet për në lagjen e poshtëme.

Kështu ndodhi që lagjia e sipërme u myslimanizua në fshatin N. dhe kishën e fshatit që ishte në atë lagje e bënë xhami.

Si e qysh?

Kollaj fare.

I lyenë me gëlqere muret, ku qenë pikturuar shënjtorët. Këmbanoren e ndryshuan pakëz, duke hequr këmbanën dhe duke e bërë minare. Një djalë  i lagjes mësoi ca muaj në Tepelenë dhe kur erdhi në fshat, hipi në majë të minaresë dhe ja dha një sokëllime që, hajde e dëgjoje. Apo s’qe dhe në turçe apo arabçe, hajde kuptoje seç thoshte.

Me një fjalë, ky na u bë muezini i fshatit.

Apo i xhamisë, quaje si të duash.

Po lagjia e poshtëme vijonte të mbante  ortodoksinë me kokëfortësi. Bile prifti i kishës së lagjes së sipërme, nisi ti bëjë shërbesat intensivisht në lagjen e poshtëme, dhe kathe ditë, kur i binte këmbanës në mbrëmje, zinte e mallëkonte xhaminë në lagjen e sipërme.

I bënte thirje Jezu Krishtit që të vinte sa më shpejt, që të rimirte kishën e kthyer në xhami dhe bagëtinë e tij që po ja hante ujku mysliman.

Ama, sa për mallëkime, muezini i lagjes së sipërme nuk mbetej pas.

Pasi tallej me shënjtorët dhe sidomos me  shënjtoret,  që mbeteshin me barrë me aromen e trëndafilit,  pasi tallte dhe tri a katër  librat e tyre të shënjtë, që kaurrët i quanin bibla dhe ngrinte lart të vetmin libër të shënjtë në botë që quhej kuran, pasi shante Jezusin dhe mburte Isën, i bëntë paçet,dmth i jipte munxët lagjes së poshtëme, duke e nëmur të tërë.

Belaja në këtë punë qe se shumë familje kishin  shtëpinë e njërit vëlla në lagjen e sipërme dhe shtëpinë e vëllait tjetër në lagjen e poshtëme.

Stefani i lagjes së sipërme që  u bë Sabri dhe që që falej në xhami, siç ju thashë më sipër, kishte për vëlla Kostën e lagjes së poshtëme, i cili falej në kishë.

Mbiemrin e kishin të njëjtë,Sabri Gjoni e Kostë Gjoni.

Të njëjtë e kishin dhe babanë edhe nënën.

Ama fëmijët e tyre dolën më të fituar nga kjo gjullurdi fetare në fshat.

Mba vesh vetë;-Bëheshin pashkët e skuqeshin vezët në lagjen e poshtëme.

Suleshin fëmijët e Sabriut te shtëpia e Kostës dhe ha e çukit  vezë, kush të thyente më shumë.    Vrap edhe te prifti tu fuste në gojë atë bukën e bekuar që quhet naforë.

Vinte bajrami, ngopeshin me hallvë fëmijet e Kostës te shtëpia e Sabriut.

Vrap edhe në xhami,  kur shpërndaheshin mish falas për të varfërit apo hashure.

Ama, duhet të themi se nëna e Kostës dhe e Sabriut, u sëmur e zuri shtratin dhe pas një jave vdiq te shtëpia e Sabriut në lagjen e sipërme, ku kishte shkuar të shikonte nipërit e mbesat.

Kur po i dilte xhani, e la me amanet që të varosej me prift dhe vëllezërit të ruanin vëllazërinë dhe jo kishën e xhaminë.

Ndryshe nga sa mund të mendohej, nuk bëri  ndonjë përshtypje  vajtja e priftit në lagjen e sipërme te shtëpia e Sabriut, për shërbesat e fundit të së ndjerës, të cilën e varosën te lagjia e poshtëme.

Ai prift aty qe ritur e aty do vdiste.

Që do vdiste prifti , kjo dihej se ishte i shkuar në moshë.

Po që do vdiste nga shpata e një djali të lagjes së sipërme, kjo nuk pritej.

Kjo ndodhi atë mot, që ushtria turke sulmoi lagjen e poshtëme të fshatit N.

Qe behar ajo ditë që lagjia e poshtëme u gdhi me ushtarë turq.

As me shi e as me borë, por me zabitë turq në çdo derë shtëpie.

Nga tri e nga katër.

Duke u dhënë urdhërin e prerë që të mblidheshin te sheshi i kishës.

Me burra e gra, me pleq e fëmijë.

Edhe me foshnjat e djepit.

Te sheshi i kishës, i priti koka e priftit e ngulur në një hu  gardhi.

Trupi me raso qe shtrirë pak më tejë.

Von u muar vesh se këtë  e kishte bërë, Meleqi, djali i Petros, ose më saktë djali i Muharemit të tanishëm, nga lagjia e sipërme.

E kishte bërë për të fituar  simpatinë e spahiut , duke shpresuar se do ti jipte shpërblim e do e ngrinte në gradë.

Boll mbeti dyfekçi i vogël.

-Erdhi koha të të njohim-i kishte  thënë spahiu rrugës.

U mblodh lagjia e poshtëme, e gjitha.

E rethuar nga zaptijet nga të tëra anët.

Pastaj  spahiu,  duke dalur në mes të sheshit, i ftoi të tërë banorët që të ndiqnin shëmbullin e vëllezërve të tyre të lagjes së sipërme dhe të ndëronin fenë.

Do kishin plot favore, bile edhe më shumë se ata të sipërmit.

Në heshtjen e përgjithëshme, dëgjoheshin hapat e banorëve të lagjes së sipërme, që nxitonin të vinin e të shihnin se ç’kish bërë vaki në lagjen e poshtëme. Ç’qe ajo ushtri e pse qenë mbëledhur te sheshi i kishës së vogël. As e kremte qe dhe as ndonjë festë tjetër. Pastajë, ç’ne turqit në festat ortodokse të vëllezërve të tyre.

S’binte erë e mirë kjo punë, jo.

-Ti-tha spahiu dhe zgjati dorën drejt një vajze të re që e kish përpara-ti, moj si e ke emrin.

E bija e Panajotit, Kostandua, të cilës ju drejtua spahiu, uli kokën e nuk foli.

E kush nuk e dinte emrin e Kostandos flokëverdhë në të shtatë fshatrat e malësisë së Tepelenës. Pas saj kishin rënë në sevda të tërë djemtë, aqë sa i kishin ngritur edhe këngë.

Kostando leshëraverdhë

U’  për ti do prish Qabenë

Do t’a vras dhe Muhamenë

këndonin djemtë myslimanë të lagjes së sipërme për Kostandon  e krishterë.

E vërteta është se këtë këngë, e ngriti dhe e këndoi i pari Hamzai, djali i Nashos që qe kthyer në Novruz, por këngën e pëlqeu gjithë djalëria.

Mbi të gjitha, këngën e pëlqeu vetë e zonja e punës, domethënë Kostandua.

Kështu, nga kënga u mësua dhe fakti, që dy të rinjtë qenë  takuar  e kishin biseduar bashkë gjërë e gjatë   te përroi i Gorricës,  një ditë vjeshte.

Atëherë u sqarua edhe fakti se kënga bënte fjalë, jo për profetin, po  për Muhametin  e Shefqetit, një djalë  çapkën  i lagjes së sipërme, që i kishte rëmbyer një ditë shaminë e kokës Kostandos,  për të shpallur kështu sevdanë  e tij.

Por Kostandua , në vënd të premtimeve, i vërviti gurrët  dhe i ziu djalë iku në shtëpi më dy xhunga pas koke.

Nuk fliste shumë Kostandua.

Flisnin sytë për të.

Dhe tani, ja ku po heshtte para spahiut, siç heshtëtë gjithmon.

-Mirë bën që e ke haruar emrin e parë-vazhdoi spahiu majë kalit-tani e tutje do quhesh Aishe. Përsërite emrin e ri, tani, këtu para meje.

Kostandua qe mësuar që djemtë ti  bënin  lajka e ti flisnin me përkëdheli, ca nga bukuria e saj  dhe ca se qe e bija e kapedan Panajotit me famë. Kjo ndoshta qe arsyeja që nuk e llogariti shumë spahiun, ndonëse një frikë e fshehtë i përshkoi palcën e kurizit, si një mornicë.

Dhe me hakë.

Nuk e kishte aty në shesh të kishës babanë.

Po pavarësisht nga kjo, në mes të gjithë atyre fshatarëve, s’ja pati dhe shumë frikën këtij spahiu kapadai e mustaqelli.

Koka e prerë e priftit qe haruar .

Do bënte mirë ta kishte patur parasysh, kur krenare ju përgjegj spahiut;

-Unë jam Kostandua. Atë Aishen tënde nuk e njoh.

Një shënjë dha spahiu dhe tri zaptije me shpatë në dorë, u hodhën e vranë në vënd nënën e Kostandos, e cila  doli para vajzës. Mes ulërimave të grave, rrëmbyen Kostandon dhe e gjunjëzuan para spahiut.

U dëgjuan ca fjalë turçe dhe u pa një kalorës që u afrua.

Zaptijet  nxorën një litar dhe njërën anë e  lidhën   te shala e kalit dhe anën tjetër, o perëndi, e lidhën  te  gërsheti i Kostandos dhe pas një shënje të spahiut, kalorësi u nis me revan.

Në mes të ulërimave të përgjithëshme, askush nuk e dëgjoi ulërimën e kapedan Panajotit, që qe i fshehur pas murit të varezave e ndiqte zemërdridhur ngjarjen, duke pritur çastin e përshtatshëm për të dhënë kushtrimin.

Po në vend të atij çasti, erdhi lemeria për të bijën.

Me dy jataganë në dorë u sul mbi zaptijet turq dhe nuk shikonte kë vriste e kë priste.

Ulërinte, i ziu baba, mes turqve që vriste e që e ndiqnin, dhe vraponte të arinte kalin që tërhiqte zvarë të bijën.

Ashtu ra i goditur nga dy plumba në shpinë, me jataganët drejtuar nga kali që ikte e ikte me revan, duke e copëtuar gurrëve të bijën.

Burrat e tjerë dhe gratë, kishin nxjerë thikat e fshehura në rroba dhe me to kishin nisur të qëllonin mbi turqit.

Qenë malësorë, lebër, luftëtarë dhe hajdutë, ndajë dinin të qëllonin mirë me thikë.

Mirnin armët e turqve të vrarë dhe binin dhe vetë të grirë nën jataganët turq.

Djemtë e lagjes së sipërme, që qenë afruar pas  rethimit turk, posa panë rjedhën që mori ngjarja, e haruan fare Muhametin dhe Krishtin, kishën e xhaminë dhe kujtuan vetëm që atje poshtë, qenë vëllezërit e tyre që po thereshin nga turqit.

Ndajë, pa pritur urdhër e komandë, rrëmbyen jataganët e dyfeqet dhe u vërvitën mbi turqit e ja nisën labçe, ashtu siç dinin vetë, pre e gri mbi ata turq.

Dhe binin  edhe vete të vrarë.

Hamzai i këngës së Kostandos u vra me plumb në kokë te sheshi i kishës.

Pak më tejë qe shtrirë dhe Muhameti i prerë me jataganë.

Djemtë  e të dy lagjeve, myslimanë  e të krishterë, luftonin e binin përkrah njeri tjetrit.

Po dëmi qe shumë herë më i madh se të vrarët e të plagosurit.

Meleqi, jo vetëm që kishte vrarë me dorë të tij priftin dhe i kish vënë zjarrin kishëzës së vogël të ndërtuar me dru lisi, kish grirë e kish prerë burra e gra, por ajo që ka më shumë rëndësi, me këtë sulm kishte vrarë besimin e  fshatarëve ortodoksë të lagjes së poshtëme, për bashkjetesë paqësore me vëllezërit e tyre  myslimanë të lagjes së sipërme.

Sepse, ndonëse i panë  vetë djemtë e lagjes së sipërme tek vërviteshin mbi turqit, të vrarët e tyre dukeshin më shumë e më mire atje tek qenë, të mbuluar te vareza  e vogël e kishës së djegur.

Ndajë u ngrenë dhe ikën fare nga fshati, duke zbritur në fshatrat ortodokse.

Ata që mbetën në N.,sidomos ata të lagjes së sipërme, qenë bërë  si me hije.

Ecë rrugës e kthe kokën prapa, se  mos i zinte ndokush.

Flitej se natën endej në të dy lagjet kali i murmë, që tërhiqte zvarë Kostandon e bukur, të lidhur te gërsheti i saj i gjatë e i verdhë.

Te ai gërshet, që do preferonin të varnin veten djemtë  e fshatit sevda humbur.

Lagjia e poshtëme, e boshatisur, me shtëpitë gërmadha dukej si një var i hapur që gatitej ti përpinte të tërë. Fëmijët trëmbeshin të shkonin e të loznin aty, gratë padashje bënin kryqinin e haruar e të braktisur, sa herë që shikonin  në atë drejtim.

Plakat logatnin vajtime duke ecur rrugës dhe djemtë u thinjën para kohe.

Filluan të mos venin në xhami, duke përfituar nga fakti , që edhe hoxha qe larguar nga fshati. Po dhe një  inat e kishin me xhaminë dhe me  hoxhën për gjakun që u derdh te lagjia e poshtëme.

E pranuanë  ndërimin e fesë që të shpëtonin nga taksat, por jo të shpëtonin nga taksat duke vrarë vëllezërit. Pastaj hoxha u kishte thënë që nuk do derdhet gjak në fshat, as ndër myslimanë as ndër kaurrë. Kështu thotë feja e re. Këtë e mbanin mënd mirë fshatarët.

Tani na del që  hoxha i kish gënjyer,  pra duhej sikterisur  nga fshati hoxha dhe xhamia bashkë. Domethënë duhej   të ktheheshin në kaurrë prapë. Por edhe që të ktheheshin në kaurrë, s’kishin as kishë dhe as prift që t’u hiqte mallëkimin që mbartnin  mbi vete si Krishtmohues.

Vërtet, që njerëzit s’dinin ç’të bënin.S’dinin  ku të venin për t’u lutur e për t’u falur.

S’dinin dhe kujt ti faleshin dhe si të faleshin, duke u përulur në gjunjë apo duke bërë kryqin në këmbë.

Në këtë boshllëk fetar, dikush hodhi fjalën që,  të ngriheshin e të  venin si fshat në atë kasabanë larg, në Berat, atje ku qenë ca priftërinj të ditur, dhe të faleshin e të kungoheshin  prapë, për tu ribërë  apo për tu rikthyerë në kaurrë. Tamam si ajo delja e humbur që kthehet vetë  darkave në vathë. Ashtu të ktheheshin dhe ata në fshat,  të ripagëzuar e të falur nga mëkati.

Atyre që s’do tu njihej falja, të venin larg e më larg fshatit.

Dhe kjo do qe bërë, sikur në  këto ditë debati  e mëdyshjeje,  të mos vinte në fshat një dervish i varfër dhe i leckosur, i cili kërkoi bukë e strehim.

Pas një muaji e ca, kisha,  e kthyer njëherë në xhami u shndërua në teqe  dervishësh.

Timo Mërkuri-Mjalti në hoje



















Mendime mbi vëllimin poetik “Peng midis Ekuinoksesh” të Ymer Nurkës

Është i njohur fakti që, poezia lirike, si një ndër krijimet më të lashta letrare, me fillesë qysh në kohën kur njeriu filloi të mendojë dhe të flasë, fillimisht vetëm këndohej me  lirë( prej nga e ka origjinën edhe emri i saj), duke u bërë kështu  indirekt edhe mbështetëse e tezës darviniane se, njerëzimi ka komunikuar, së pari, nëpërmjet  këngës (tinguj, melodi dhe tekst i kënduar) dhe më von nëpërmjet fjalës së artikuluar.
Nuk e di pse mu kujtua ky fakt, ndërsa lexoja vëllimin  me lirika të Ymer Nurkës ... ”Peng midis ekuinoksesh”. Kjo ndoshta edhe nga përshtypja tjetër, se ndërsa kaloja nga një poezi në tjetrën, më dukej se asistoja në një festival folklorik, ku çdo grup përfaqsohej nga një poezi, apo anasjelltas. Jo dhe aqë nga tema dhe mënyra tradicionale e të shkruarit se sa nga meloditë që emetonin vargjet poetike. Sepse më shumë se vargje ato janë mbartëse melodish, ashtu si hojet në pite dylli, janë thjeshtë mbajtëse mjalti. Veçse këtu ky mjaltë të shijon ta marësh  me gjithë hoje.
1-Shume lirika e kanë  fillesën te kënga popullore, madje autori edhe specifikon vargjet tipike të këtyre këngëve. Por ndërsa është marë fillesa, motivi, shtrati i lirikës është ngritur në një nivel bashkëkohor artistik, duke na dhënë një poezi fine. Por edhe kjo është realizuar në disa mënyra:
1.a-Psh te “Kënga e Siles së bukur”, ndërsa në variantin popullor është vajza që këndon për kaçakun Shahin Matraku me vargjet (cituar edhe nga autori): Do ta prish shtëpinë, do ta bëj lëndinë/Do ta mar moj Dado kapetan Shahinë….te lirika e Ymer Nurkës është kapedan Shahin Matraku që vuan e rënkon…Tridhjetë ditë sëmurë, na kishte kaçaku/ S’bënte derman mjalti,s’bënte as farmaku…për të mbritur te vargjet brilante….Çelën lulet çelën, oh në tre livadhe/Po puthej ariu, bashkë me një zorkadhe.
1.b-Në disa poezi autori vijon motivin popullor, në të njëjtën linjë, si  te  poezia “Çup e Veli Beut”, ku vargjet dhe shtrati  origjinal, na japin një skicim portreti të një vajze të bukur…Në mes të Përmetit, një zambak i bardhë/Çup e Veli beut me nishan në ballë... , poezia e Ymerit vijon me kalimin e plotësimit dhe  “ngjyrosjen” e portretit, dhe ajo që ka më shumë rëndësi, është fakti se ky portret është, në lëvizje …Bijë e vogël ishe, thesar i babait/ Shtatë a tetë sylina, çezmat e sarajit/Më freskoje gjinë të ndezur prej Majit/Të dehur prej moshës, të drojtur prej fajit…Mushka me revan,kali yt me trok-ë/Si s’këputej beli, sa dy çepirok-ë… Citimi në vargje i mënyrës së ecjes së kafshëve, shoqëruar me përsosjen e portretit fizik të vajzës, nënkupton  një rrugëtim krushqish, që shpien nusen të dhëndëri. Kjo saktësohet te vargjet fine të mëposhtëme … Ah, po te bandilli, vajzë kur të shpunë/Tri dit e tri net, s’fjeti syri gjumë/Ti më ishe shtrati , ai derdhej  lumë/Ai ishte dielli, ti ndrije më shumë…
1.c-Te  kënga“ Të rrëmbeu bandilli”, motivit të njohur popullor me vargjet …Të rrëmbeu bandilli për gishtrinjt e dorës/Në qafë ç’na more, Sofik e Borovës”, ndërsa i qëndron besnik në linjën poetike, e sposton vëmëndjen te  varfëria e skajëshme e vajzës, duke na e dhënë edhe këtë me një finesë artistike….Të gjithë po flinin, ti syrin filxhan/Vështroje shtëpinë, ç’të merje nishan/Për belin e hollë s’pate një kollan/Për gushën e bardhë s’u gjend një gjerdan….Sa e sa vajza u martuan kështu, duke marë për pajë…Një shami mëndafshi,plot për plot me ëndra
2-Në letërsinë shqipe është e njohur lirika,  e peisazhit, trajtuar, si nga Naim Frashëri, De Rada, Çajupi, etj, për të aritur majat te Lasgush Poradeci. Në këto poezi, autorët me një ndjeshmëri dhe finesë  të lartë artistike, kanë çfaqur bukuritë e natyrës shqiptare. Ndjenjat e tyre të dashurisë për atdheun i kanë derdhur në peisazhet e poetizuara. Kujto, psh, Bagëti e Bujqësi të Naimit ose poezinë Poradeci të Lasgushit, për të parë se si shpirti i poetit është derdhur në peisazhet shqiptare, të pikturuara poetikisht prej tyre.
2.a-Por te Ymer Nurka nuk është shpirti në shërbim (pasqyrim) të peisazhit, por është peisazhi dhe elementët e tij në shërbim (dëshmi) të shpirtit. Qysh në vargjet e para, që shpesh janë “peisazhiste” e kupton se vjen “tërmeti” i ndjenjave…
…Pllajë moj me lule shumë/A s’mi vë shqerat në gjumë/Se vjen syzeza në shtrugë…
 ….Dy shtëpi me plloça, anash me ballkone/…/Seç ma solli fati, të kem dy gjitone…
…Ky curill i kroit, në një fije peri/Varet e s’këputet, ç’paska vall i mjeri…(Vetiu të kujtohet vargu lasgushian…Kroi i fshatit tonë, tetë sylinjarë/Në tetë krahina qënkej kroi i parë..) Do mjaftonte vetëm ky krahasim për ta konkretizuar idenë e raportit peisazh-ndjenjë dhe specifikën e këtij raporti te poezia e Ymer Nurkës.
3-Tema e lirikave të Ymer Nurkës është tema e dashurisë me hovet,  brengat, dhimbjet e lotët e saj, të cilat , të pasqyruara poetikisht e bëjnë më të bukur, më sublime këtë ndjenjë. E pra, është bukur të vuash nga dashuria si në lirikat e Ymer Nurkës.
Aty gjen që nga :
a- hiret e vajzës…Faqen porsi kartë,buzën gurgule/Floku  yt i artë, supesh kadife… Të zbret pal e flokut gjer në maj të thoit… … Cipëlara në flori…Porsi brum i ardhur të kërcejnë gjinjtë…Syt e tu të kthjellur porsi dy burime.. Sumbullat e gjirit si rubin i prushtë/Njera ridhte mjaltë tjetra pikon musht..etj
b-deri te ndrojtja dhe frika e njohur e djemve, përpara vajzës që ata dashurojnë…Ti më the një fjalë, unë të thash një lutje…Duke ëndëruar të gjorët nuk fjetën…Nga hiret që mbaje, djemtë se çi çmënde….Me një reze syri,çma dogje fitilë…
c-Por ajo që duhet theksuar edhe në këtë rast, është fakti se, pikturimi i këtyre portreteve dhe ndjenjave është bërë me penelata të holla ngjyer te arti  popullor, ndajë dhe  është plot dritë natyrale. Të duket sikur autori është ulur diku në një lëndinë   pranverore, zgjat dorën e këput lule dhe me petalet e tyre krijon mozaikun poetik të dashurisë. Prandaj vargjet e Ymer Nurkës emetojnë te lexuesi, si rrallë në poezinë shqipe ( duhet thënë me përjashtim të Lasgushit) edhe aromën e natyrës shqiptare.
4-Poezia lirike e Ymer Nurkës është plot melodi, ashtu si hojet e bletëve janë mbushur plot mjaltë në pranverë. Kjo jo vetëm te poezitë me fillesë këngë të njohura popullore, të cilat lehtësisht këndohen me motivin e tyre fillestar, por edhe te poezite e krijuara  prej tij, me burim fantazinë e autorit.
Le të lexojmë vargjet e poezisë Fllad…Farfurin kjo gusha,fërfërin fustani/Tek fërgëllon shpirti, më flladitet xhani… Shikoni pak, melodia buron te gërma”f”, e foljeve farfurin (gusha),fërfërin(fustani),fërgëllon(shpirti),flladitet (xhani) dhe kjo është një melodi e ëmbël që të imponon nje ngritje koke dhe tundje të supeve. Kjo është e shpjegueshme, sepse flitet për hiret e vajzës që duam. Ndërsa kur autori flet për brengën e tij…Për zjarret që ndeze, mua më del tym-ë/…Unë të lyp si vesa, ti tretesh si brymë/Më shket nëpër gishta, si të ishe frymë…, natyrshëm që këndohet me dhimbje, madje duke tundur kokën në pozicionin gjysëm ulur, si të tregosh që mbi supe ke një peshë të madhe brenge.
Këmbëshkelura në vesë/Ç’deshe që më re në pjesë/…Un’ një hap e ti hedh pesë/Më bëre burim në djersë… thotë autori te poezia Margaritar dhe unë ju ftoj që ta krijoni vetë melodinë. Në rast se do bënim një sondazh mbi melodinë  që ju do ti afronit këtij teksti, unë ju siguroj që melodia popullore do kishte prioritet, madje shumë do sugjeronin edhe tipin e valles së të rinjve që do ta shoqëronte atë.
Mos doni të këndojmë këngën e gushëbardhës…Gushëbardha si fildishi/Obobo mëndjen çma prishi/Vishi moj të linjtat vishi/Vishi se më ngjethet mishi…Lere fare se vërtet na ngethi mishin kjo këngë. E pra, ne  thamë ta këndojmë këngën dhe jo   të lexojmë poezinë.
5-Sepse vërtet lirikat e Ymer Nurkës e kanë  melodinë(mjaltë)  brenda “hojeve” të gërmave, fjalëve e vargjeve. Ato më mirë këndohen se sa lexohen.
6-Kjo shpegohet thjeshtë. Lirikat e Ymer Nurkës janë mjalti i “ri”, prodhuar nga nektari i luleve të kësaj pranvere, që bleta poet e derdhi në hojet e formatit të lashtë. Por dallohet lehtësisht që mjalti është i ri, sepse kanë aromën e luleve të reja,  të çelura në  shpatmalin e sotëm të shpirtit të popullit, dhe si të tilla, marin ushqimin që të afron ky mal, plot burime melodish. Mali është i lashtë, lulet janë të reja, i ri është edhe mjalti, pa ç’ka se është “derdhur” në hoje të vjetra. Lulet e malit nuk i njohin serat e ngrohta me temperaturë të kontrolluar dhe të ushqyerin me   kimikikate. Si të tilla edhe figurat  i kanë të “harlisura” dhe fjalët rjedhin lirshëm nëpër vargje si uji i lumit në shtratin e tij,duke u rëzuar befas nëpër kaskada..
…Ndërsa nën sqetull mbaje dy sepete/Njërin plot me këngë, tjetrin plot me derte..
… Me këmbën e zbathur, më shkelje ndër zalle/Cili t’erdh i vdekur edhe ti s’e ngjalle/Çtë lidhte magjia e zgjidhje me falle…
Trëndafil i çelur priste njëzet maje/Ritur e vesitur me lot prej sevdaje….
Ç’ne e solli fati të kem dy gjitone/Njera prish dy botë, tjetra shëmb dy frone…(Ore Nurkë, mos do e shesësh gjë shtëpinë, se ta blej unë.Për hatër të gjitoneve).
7-Te Ymer Nurka hasim, si te të paktë poetë,  bukurinë magjike të  gjuhës popullore shqipe. Me fjalë gati të haruara, nga mospërdorimi, ai krijon një mozaik poetik të këndshëm, ku të ngelen të fiksuar sytë e mëndjes dhe shpirti brof plot ngazëllim, sikur të ketë gjetur një thesar të humbur dikur... Poeti e dashuron gjuhën shqipe, ndajë dhe me fjalë gati të haruara krijon relieve vargjesh me një tingëllimë melodioze, duke  marë në mbrojtje e duke dëshmuar lashtësinë, por edhe elegancën e brishtësinë e kësaj gjuhe. Unë do të thosha se studiuesit e gjuhës shqipe kanë se ç’të vjelin në “vreshtin “ e vargjeve të   lirikës së Ymer Nurkës
…Çdeshë me mua u puqe……Faqen porsi kartë, buzën gurgule……Ky curil i kroit në fije të perit……Plaste sher e bëhej gjëma…Në një vërsë me ty u rrita……Me tamlin që rjedh ndër cica……Si nepërka ndër shullëre……Ritur me pekule…etj etj duke i trajtuar këto fjalë, jo si relike në stendat e muzeut, por si  fëmijët të rikthyer në shtëpi, pas një  emigrimi të gjatë, në  krye të sofrës.
8-Vargëzimi i disa shprehjeve popullore i ka shtuar koloritin lirikës së Ymer Nurkës, duke e bërë atë më shumëngjyrëshe dhe më melodioze. Dhe kjo shumëngjyrshmëri e melodi është si një ylber që krijohet në kaskadat e vargjeve dhe të mendimit, ku shpërthejnë stërkalat e shprehjeve…
Unë dridhem në ethe,ti më ndez kongjillë….Detet t’i dhashë blu, ti mi do jeshilë… …Po më shteri vaji, ç’e dua kandilë…...Këpucët e larta me taka si urë/Me qejf do të shkonte për nën to çdo burrë……Dhe në jam i marrë, jam se jam i gjallë/Se nuk ka të vdekur që të vij vërdallë……Ç’të mirë i kish bërë që të mirë s’gjeti/Mori për dhuratë shtatë ball tërmeti …
Me këtë rast mu kujtua shprehja e Lasgush Poradecit se …asnjë poet s’mund të krijojë pa studiuar  poezinë popullore….
Ymer Nurka, jo vetëm që e ka studiuar, por edhe e ka përvehtësuar. E ka bluar në  shpirtin e tij grurin e poezisë popullore dhe me miellin e tij, ka gatuar lirikat, aqë fine të këtij vëllimi poetik,duke ardhur para nesh si një poet modern.
9-Të kuptojmë dhe të pranojmë një gjë,Ymer Nurka është një poet shqiptar, por njëkohësisht ai është edhe një poet  modern shqiptar.Lirika e tij çfaqet edhe si një dukuri europiane, qoftë për lirizmin e saj, qoftë edhe për nivelin  e lartë artistik. Në lirikat e tij, ka një dëndësi maramëndëse figurash artistike, por që çuditërisht, ato nuk pengojnë njera tjetrën, por të duket se janë  lule të një peme, dëndësia e të cilave tregon se është …stina e lulimit.Ai shkruan thjeshtë dhe qartë, pa u përpjekur të imitojë apo të vihet në garë për t’ja kaluar poetëve të tjerë. Ai  i “kreh” vargjet shpejt e shpejt, siç kreh një vajzë flokët para pasqyrës me nxitim, se dëgjoi befas sinjalin e djaloshit që e fton në takim.Poeti  nuk e ka problem pse kjo vajzë është veshur  me …tumane. E pra, poezia e tij është  dashuria shqiptare  tek lëviz në “odat” e vargjeve, në pritje të atij sinjali dashuror, që përmban gjithë muzikën e …lumturisë.
Poeti e dashuron këtë botë, plot muzikë e poezi. Ajo edhe e ka shpëtuar shpirtin e tij nga “ndotjet” akustike dhe “mbetjet” urbane. Aty gjithë vitin ka gjelbërim, muzikë, vajza të dashuruara e trima të ndrojtur para vashave, që s’flasin me fjalë por bisedojnë me sy, që ja lexojnë fjalët njeri tjetrit që te shpirti ku lindin, pa pritur të mbrijnë te buzët. Këtu dhe dimri është verë .Këtu ka lotë të ëmbël, të një dhimbjeje  që  dëshiron ta keshë gjithë jetën.
Këtu, në botën e tij  magjike, Ymer Nurka ka mbetur peng midis Ekuinoksesh dhe sdo të largohet prej andej. Ai, aty është në shtëpinë e tij.
Le të shkojmë ne te ai.
Të mrekullohemi.

Mërkuri vjen gjithnjë e më i çmuar



 ese dhe vëzhgime kritike


(Libri është 204 faqe dhe shoqërohet me një përcjellje të prof. Fatmir Terziu)



Mërkuri vjen gjithnjë e më i çmuar

Dr Fatmir Terziu

N
johja e hollësishme e varianteve të shumta të lidhjeve kulturore, akulturore dhe ndërkulturore që kanë ndodhur dhe ndodhin në pjesën e Jonit, janë jo thjesht një vëmendje e poetit dhe studiuesit Timo Mërkuri, por një arsye që vjen nga tre vëllimet me studime për iso-polifoninë dhe katër vëllimet me këngë, vaje dhe bejte piluriote në rrugën e tij hulumtuese. Me origjinë nga Piluri i bregut, ai vuri në funksion memorjen kulturore, pikërisht në atë rrugë që bëri Kadareja me “plakat e jetës”(1970: 37).  Mërkuri angazhoi memorjen dhe mesazhin nga “plakat e lagjes” (2013: 162). Kështu afria rurale me një zonë ku kulturat bashkëvepronin dhe jepnin mesazhe, ka ndikuar tek Mërkuri, dhe duket madje se ka një arsye tjetër të ndikuar nga “dija dhe njohuria”, ku ajo që thotë Frank Nopsca, për kulturat ndërvepruese është dhe një “zhbirim kryqkultural” me domethënie të veçantë (1910:43-44). Duke qenë se fusha e krijimtarisë joniane nuk shihet si e shkëputur, as nga gjeografia krijuese, as edhe nga lëmitë e artit, Kur flasim për artin Jonian, flet me një amalgamë të gjerë e reciproke tematikash. Mërkuri ndalet tek poezia e Matos, Zarballas, Kacalidhas, Dhramit duke theksuar se si Bregas ai di të ngjyejë penën e tij në artin e margaritarëve, por edhe di të theksojë se ‘nëpërmjet vargjeve të tyre ai e bën lexuesin të shohë botën (169).
Mërkuri thekson se “oi, oi” në poezinë e Zarballas nuk është thjesht një përsëritje, as edhe një tipologji poetike, por një lidhje akulturore me “gjamën” që vinte dhe vë në fuksion pasthirmat “eh, eh” kur fjalët e fundit thuhen në vend, dhe veprimet bëhen në ecje, duke ngushëlluar për ikjen e njeriut. Një gjamë e tillë korale, e ndërlidhur shqiptare, e karakterizuar nga vaji Bregas, është edhe një ndalesë e hershme e Mërkurit. Kjo pasthirmë është sa kulturore, aq edhe plagë shekullore e popullit, e gërricur “përsëri” ku sipas tij ka dhimbje, këngë, e “filloi të kullojë gjak”. Është një “oi, oi” e kurbetit, e vuajtjes dhe dhimbjes shqiptare. Por këtë Mërkuri e shpërndan edhe me poezinë e tij, ku mes tyre ka shumë dhimbje, shumë trishtim, ka shumë lot nëpër to.
Edhe simboli i dashurisë për autorin është një zemër e shpuar nga shigjeta. “Një dashuri që s’ka lotë, nuk është dashuri”, gjegjet arsyeja e autorit të Kur flasim për artin Jonian. Dhe jo më kot ai në vargun e parë të librit të tij të parë shkruan se “dhimbja është banore e qytetit tim” (ibid). Poezia e dhuruar nga Mërkuri në këtë kuadër është “mjalti i lotëve të tij”. Kjo e bën akoma më shumë të qartë se arti jonian është si një oqean. Ai nuk është thjesht një territor i lagur nga Joni. Ai është shenjtërimi i dyzetë poetik i vetë Sarandës, që kumton qartë alteracionin e saj tipologjik, mes fjalës së bukur të artit të saj shumë-dimensional. Këtu është edhe identiteti multidimensional i këtij arti, i këtij arti që mbart vlera.
Arti Jonian nuk është parcelë detare. Por ai ka guriçkat e veta. Tek ai masiv ka edhe gurin që ndez sevdanë. Ka edhe “Kambanën e dashurisë” të Kristo Çipës, për të cilën Mërkuri thotë se i është krijuar bindja se vetë “Kristua e ka vajtuar (ligjëruar) atë ditë të përcjelljes së të atit në varrezat e Shën Kollit në Pilur dhe më pas e ka hedhur në tekst, poezinë e tij kushtuar “Ati im”. Aty, në atë kënd Jonian, është edhe poezia e Spiro Llajos, poetit nga Janicati i Thellogos. Aty është vlera e poetit që merr ... fundo, është vlera poetike e Agim Matos. Ndihet matanë kornizës së kohës “Lirika e Jonit” e Kiço Papës.  Është e tillë se sipas Mërkurit në artin jonian ka vetëm ngrohtësi. Ngrohtësi në fjalë e vargje, në ndjenja e figura, në mendime e në ngjyra. Aty s’ka dimër e nuk bie dëborë (81).
Shtrati popullor i një poezie moderne vjen në këtë mjedis me vargun e Fatos Arapit, e cila ka brenda saj “një ligjërim, një vajtim me ligje, ashtu si deti ka në thellësinë e tij gjëmën e dallgëve dhe jo vetëm lojën e valëve” (86). Mërkuri përmend gjëmën. Gjëma, ose gjama, ishte vajtimi që bënin burrat. Ajo ishte një britmë dhe ata që bënin gjamën ose britmën quheshin britmëtarë, apo gjamtarë. Edhe britmari ishte profesionist. Ai e mori dhe e zgjeroi shtratin e tij pikërisht mes shtratit popullor dhe ky shtrat zgjeroi gjeografi. Kështu edhe mosha u zgjerua dhe kështu arti i tillë mori masa dhe përmasa të reja, të cilat Timo Mërkuri i zgjeron edhe tek sprovat e “Shenjtëria e isos” (botim i dytë i plotësuar).
Dhe mbas zgjerimit gjeografik vjen edhe “borxh ajrit” ku dimensioni shpirt-poetik baraztakon vlerat joniane. Këtu ndalesat për Ali Podrimjen, janë oaz tjetër lidhjesh. Vjen edhe takimi me poezinë e Petraq Dhimës (1956-1987) ku duken qartë edhe lulet e këputura në Mars, apo edhe kutia me paparunë e skica të Edmond Llaçit dhe shkrime të tjera që vijnë mes përmasave me diell e ngrohtësi të Drita Lushit, poetit që vjen duke ikur kushtuar Aqif Hysës, mjalti në hoje të Ymer Nurkës, qytetërimi që kishim harruar të Odise Kotes dhe intervista me Thanas Dinon.
Libri i ri i Mërkurit shton vlerat joniane. Në të njëjtën kohë Mërkuri vazhdon të bëhet akoma më i çmuar. Ai kërkon vëmendje më të gjerë, më akademike. Dhe këtë e kërkon jo vetëm libri, por vetë lexuesi i gjithanshëm i Timo Mërkurit.

DRITA LUSHI-"SHENJTËRIA E ISOS"





 “ISO”-ja, kjo mbretëreshë pa kurorë. 

         “SHENJTËRIA E ISOS”

       -Një libër me vlera kombëtare, i Timo Mërkurit-
E kush s’ka dëgjuar të këndohet “me iso…”- siç i themi ne.
Ndonjëherë madje,edhe është munduar ta mbajë ashtu siç di atë, ndonëse
mund të stonojë, por të shkruash për ison, këtë këngë në dukje aq të thjeshtë s’të mjaftojnë veç fjalët e këngës, por mbi të gjitha, mendimi, pjekuria e studimi,e këtë nuk mund ta bënte më mirë se një bir i Labërisë, Timo Mërkuri.
“Kënga, gjithmonë ka qenë mbretëresha e shtëpisë dhe e jetës shqiptare”- thotë autori.
“Jo një mbretëreshë që ulej në fron, por ulej në sofrën e varfër të fshatarit, që kurrë s’rrinte pa këngë”- vazhdon ai.
Dhe vërtet, po të kemi parasysh historinë tonë të vërtete, dhe jo atë imagjinare, shqiptari dhe në lufte shkonte me këngë, e këngën se ka ndalur as para litarit.
Përshkrimi shpjegues i autorit, duke bërë paralelizëm mes isos, dhe mbretëreshës, jo vetëm që të bën ta lexosh me interes, por të “mban lidhur”- në lexim, se ç’do të mësojmë më tej.
Ja si e përshkruan autori, momentin kur fillohet kënga:
Askush, s’guxon të bëzajë.Secili vendoset në vendin e tij, pritësi, kthyesi, mbajtësit e isos, ashtu si vendosen baronët, kontët, viskontët e kalorësit, para mbretit….të gjitha këto në të dhjetën e sekondës.Mjerë kush vonon, apo gabon.Ca të tallura janë më e pakta, në mos përfundoftë në plevicë
Ai e përshkruan imtësisht,me një gjuhë kaq të thjeshtë, të kuptueshme e popullore, sa të duket se je ukur në kafé e bisedon me të.
 Shoqërimi i shpjegimit  edhe me nje tis humori té natyrshëm e bën më të lakmueshëm në sytë dhe vëmendjen tonë, gjithë ç’ka thuhet për iso polifoninë, sa ne, që s’jemi nga bregdeti, gati na vjen “zili” që s’e njohim mirë, e s’dimë ta këndojmë, këtë rit “mbretëror”, e se njohim nga afër këtë “mbretëreshë”.
Iso”-ja këndohet në grup apo vetëm, por gjithmonë respektohet si një mbretëreshë”-thotë autori.
Ai që këndon, nuk e ndërpret këngën të të kthejë përgjigje edhe nëse e pyet apo flet”

Por  mos mendoni që autori është kaq ”egoist” sa “t’ia marrë mendjen” veç mbretëresha, ai është “zemërgjerë” e përfshin në këtë libër dhe “princëra” me sy blu e shpirt deti: E pikërisht legjendarin e këngës “iso”; Neço Mukon, ose Neço Himarjaotin.
Neço-ja, në Francë, në kurbet, sillej si princ, sepse shkruante si tá,por shkruante këngë, e në vend të luleve të vërteta qe mbillnin princërit, ai mbillte vargje.
“Ai sjell ne Himarë një lloj të re kënge”,-siç thotë autori, “duke i dhënë një “rol” zërit të tretë, hedhësit e duke e bërë më të zhdërvjellët këngën himarjote.Novatorizmi ishte,edhe në shoqërimin e këngës me instrumente siç do ta çonte në ditet e sotme këngën pilurjote Lefter Çipa”
Autori na përshkruan historikun e këngës, lindjen dhe zhvillimin e saj, pjesët përbërës të zërave në “iso”, duke na sjellë shembuj konkretë të këngëve e mënyrën si këndohen.
Është vërtet interesant leximi i librit, e jo vetëm gjuha,por edhe intensiteti i rrëfimit dhe shpjegimit, përfshirë  dhe elementin historik,të bëjnë të kalosh me dëshirë në faqen dhe kapitullin pasardhës.
Origjina e këngës polifonike është ceremoniali i vajtimit, e dokumentin e parë për vajtimin në gjuhen shqipe e sjell Marin Barleti për vajtimet e Lek Dukagjinit mbi vdekjen e Skënderbeut.
Autori futet dhe në detajet e vajtimit , mënyra si bëhet, si respektohet, nga kush bëhet, e normalisht as të shkon mendja, dhe çuditesh nga trajtimi dinjitoz, i kësaj gjendje në dukje kaq e thjeshtë, që na ka ndodhur të gjithë në jetë  ta kalojmë të paktën një herë :
”Vajtimi bëhet me ligje sipas traditës Himarjote dhe në përgjithësi të zonës të Labërisë, duke renditur cilësi të veçanta të të vdekurit”
“Dita e parë, kur atmosfera emocionale është e ndezur, nuk dallohet rregullshmëria, radha dhe zërat e vajtorëve,nga ndërprejet e shpeshta që i bëjnë ligjërueset njëra-tjetrës.. Por në të tretat, në të nëntat e në ditët në vazhdim, rregullshmëria e vajtimit bie menjëherë në sy”
Isoja është në këngë kolektive, vërtet e nis një moment marrësi, edhe pritësi, ndonëse ngrihet nje çast mbi të tjerët, shumë shpejt bashkohet me grupin e tërë, duke humbur anonimitetin, e duke dalë në pah kolektiviteti i këngës.
E pikërisht, ndaj nuk njihen këngëtarë me emër, por kur përmenden, përmenden si grupe:”Grupi i Pilurit” “I Bënces”I Himarës” etj.
Kolektiviteti i isos, shfaqet dhe tek natyra e vetë këngës, në tekstin e saj ku shumica bëjnë fjalë për bashkim e solidarizim.
Ndodh që të ndodhesh diku vetëm dhe të ndjesh nevojën e këngës, at’herë personi bën vetë rolin e marrësit, të pritësit e deri tek imitimi i mbajtëseve të isos”- thotë autori.
Pra, në njëfarë mënyre, kjo është mënyra më e bukur për të mposhtur vetminë që është armiku më i madh i njeriut.
Ky libër, është një konglomerat dijesh, e të rejash që mund ti zbulosh rresht pas rreshti.Si mund të flasësh e të studjosh “ison”, të futesh ne botën e saj, e të mos flasësh për kërcimin që shoqëron këngën.
Vallja ashtu si dhe kënga,është pjesë e traditës jo vetëm labe, por dhe asaj shiptare në përgjithësi.
“Te heqësh vallen e rënde”-ështe një valle që, hiqet ngadalë pa të hedhura e spërdredhura, e pjesëtarët e grupit e hedhin hapin të avashtë, dy hapa para e një hap prapa, duke kënduar avash e duke mbajtur kokën pak ulur. Kjo valle kërkon një tekst kengë te rëndë epik.E në këto valle, burrat mbahen sup më sup, ndryshe nga gratë që mbahen krah për krahu”
Ja, kështu na e përshkruan Timo, “vallen e rëndë” duke na paraqitur çdo element të saj, që nga kënga që e shoqëron, përplasja e këmbës në tokë fort, thirrja “Houuuuu” uljen në gjunjë dhe duke vazhduar thirrjen, uljen në tokë.
Vallja e rëndë shoqërohet nga këngë të rënda që peshojnë çdo varg e fjalë.
 “Unë vallenë nuk e lë”, është një tjetër “histori”e treguar me vërtetësi, humor e realizëm, kur nusja që kërcente së bashku me shoqet, nuk ndal vallen e këngën as kur i shoqi bari, kishte tre muaj që s’e kish parë.
         “O burrë të keqenë,
           duro pak dhe per “atë”
           se une vallene s’e lë”
Kënga,ruhet e paprekur si rit, jo vetëm kur këndohet nga burrat, por dhe në rastin,kur vallja hiqet e këndohet lehtë nga gratë.
Vallja është e shenjtë si një ritual fetar, e askush s’guxon të pipëtije, e kështu dhe ajo, ka rregullat e saj.
Kercenin vajzat, djemte burrat dhe pleqte.Gratë zakonisht të veshura më të zeza, respektonin zinë të cilën mund ta mbanin gjithë jetën, e s’kish rëndësi se për kë mbahej, në ish i ri apo plak.Vetëm në raste të caktuara, kur martohej djali i madh, i vogli apo i vetmi, ato hiqnin nga koka shaminë e zezë e hidhnin ne kokë një të bardhë,aman rrobat e zeza nuk i hiqnin kurrë”
Evoluimi i isos e këngës labe ndër vite është një ndalesë tjetër e autorit, e cila  të bën të “mbash frymën”, të imagjinosh,e herë- herë të shohësh me sytë  e mëndjes, dhe “të vësh në punë” dhe zërin për të kënduar pak “iso”, sepse në çdo rast bëhet shpjegimi me vargje i këtyre këngëve .
Të zgjohet dëshira befas të dëgjosh nga fillimi në fund një këngë labe me “iso”
Më 25 Nëntor 2005, Iso-Polifonia kaloi nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një nga pasuritë e rralla të trashëgimisë kulturore botërore.
Iso-ja  mbetet një kryevepër e kulturës shpirtërore, shqiptarët që e kultivojmë atë e dinë dhe e ndiejnë më së miri,por e rëndësishme është që të tillë, tani e vlerëson edhe bota e qytetëruar nëpërmjet organizmave të saj ndërkombëtare, që e klasifikon ndër kryeveprat e njerëzimit dhe e merr nën mbrojtje nga dëmtimi, që në këtë rast është harresa.
Autori i mëshon dhe faktit, që “iso”-ja po këndohet gjithnjë e më pak nga brezat e rinj, por ajo ështe vërtet një thesar, e thesari ka vlerë në çdo kohë, periudhë  dhe etapë. Ai nuk ndryshket me kalimin jo të viteve, por edhe të shekujve.
Gjithashtu shqetësimi i tij i natyrshëm se mjaft vargje ndryshohen gjatë këndimit të këngëve të ndryshme duke humbur kuptimin e këngës,dhe lidhjen me të kaluarën e tyre, nuk mund të quhen novatorizëm, por shtrembërim të vargjeve, e jo të një poeti  çfarëdo por më të madhit :popullit.
E “meraku” i autorit, nuk shuhet kollaj.
Ai na shpjegon përsëri në shumë faqe ndryshimin mes polifonisë dhe isopolifonisë, e pas shumë arsyetimesh me bazë, na thotë se  kënga labe quhet “iso polifoni”, dhe jo thjesht  polifoni, se mé shumë zëra, mund të këndohen dhe mjaft këngë  të tjera, si marshe, hymne etj etj.
Ne iso, marrin pjesë të gjitha zanoret, që përdoren në gjuhën shqipe, duke i dhënë larmi, bukuri, bashkëngjitur tekstit që gjithmonë mbart  një mesazh te veçantë.
“Te kënduar “labçe”, do të thotë të këndosh me shpirt, më shumë se me zë.Sepse iso-ja del nga shpirti, e jo nga gryka”- shprehet autori duke i dhënë gjithë dashurinë, respektin dhe adhurimin e merituar, kësaj kënge e lloj të kënduari.
Libri i Mërkurit, vjen në vazhdën e mjaft librave të tjerë, qoftë poetikë, apo studimorë dhe është një paraqitje dinjitoze e autorit, dhe njëkohësisht me shumë vlerë , jo vetëm për shqiptarët e bregut, që këndojnë dhe njohin iso-polifoninë, por për çdo shqiptar që është i interesuar te dijë vlerat e kulturës kombëtare,lindjen dhe zhvillimin e saj.
Gjithashtu, duke qenë poet dhe eseist, studimet e tij nuk janë të ftohta e me një gjuhë të thatë e zyrtare,apo fjalë të “fryra” prej akademiku, por ato janë një diapazon i ngrohtë, ku hulumtimi i tij mbi isopolifoninë, të përfshin jo vetëm si shqiptaré, por mbi të  gjitha si lexuese.
“SHENJTËRIA E ISOS”, i sapodalë në qarkullim, është një libër me vlera kombëtare, sepse aty, gjejmë mjaft shkrime,hulumtime, studime e mendime të vlefshme të autorit, të cilat s’janë as më shumë e as më pak,por  jeta dhe kultura jonë në breza, të cilën duhet ta dimë  dhe të krenohemi  në mënyrë  të ligjëshme, të gjithë ne shqiptarët.
Unë jam veç nje zë, që s’mundem ta them, e të flas aq bukur për “ison”-të  cilën, autori ka vite që e e studjon,dashuron e servir vlerat dhe zërat e kësaj kënge që është një pasuri kombëtare endé e pahumbur dhe pa vjedhur.
Bashkë me leximin tuaj të këtij libri mbi historinë dhe lindjen  e isos, ne do të ndihemi krenarë për “madhërinë” e saj,e do dimë që të bashkojmë mendimet dhe zërat që Ajo, të mos humbë kurrë.
@ Drita Lushi.
Shtator 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...