2014-07-10

Syri mashtrues i Evropës(6)


Brahim AVDYLI:

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VI)



Në pjesën paraprake e kemi vërtetuar se Dodona e ka prejardhjen nga malet e larta të Tomorittë Shqipërisë, për të cilën na flet me gjuhën e malit të shenjtë Perikli Ikonomi; na flet me gjuhën e emërtimeve rreth e rrotull këtyre bjeshkëve të larta e të shenjta, që e ruan kudo kjo bjeshkë e madhe shqipe deri në ditët e sotshme; me gjuhën shkencore të shkencëtarëve të vjetër grekë, që analizohen nën dritën e gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe, dhe bëjnë fjalë vetëm për malet e Tomorit, sado që kanë gërmuar në Janinë të Epirit pellazgo-ilire, gjoja sikur  janë “në tokë greke”, duke gjurmuar. Në radhë të parë, e kemi deshifruar çka do të thotë “Epiri”, sado që Evropa na e nxjerrë për “tokë greke”.
Por, ende do të merremi me Dodonën, me qytetin e Dodonës së dytë, e cila nuk e “sheh detin”, nuk është “dimërkeqe”, dhe nuk e ka Lopësinë për skaj, as fushat e pambarim të Myzeqesë. Në e kemi parë se “qyteti i Dodonës”, i ka në të vërtetë dy vende në Shqipëri, rreth Tomorit dhe në Tomor. “Shkencëtarët” gjurmojnë rreth “qytetit të parë” të Dodonës dhe nuk e shohin Dodonën e Tomorit.Pseudoshkencëtarët dhe shkencëtarët e vjetër Evropian e greko-sllavë, apo të Botës i numërojnë “zbulimet” e tyre, sikur atje fillon miti i krijimit të botës dhe mitologjia “greke”. Ky është për ta “qyteti i parë”, sepse nuk e shohin të vërtetën. De fakto, ai është qyteti i dytë apo i tretë i Dodonës, i ndërtuar në Tomar të Epirit“i lakuar” nga pendët greke, që duan ta nxjerrin “zanafillën” e botës nga “territori grek”, i cili është grabitur nga grekët pamëshirë,d.m.th. prej territorit pellazgo-ilir, prej duarve dhe mendjeve të tyre.
Ne do të futemi në një analize shkencore me libra të veçanta të kësaj çështje, që është e domosdoshme të merren në këtë shqyrtim. Ne po e fillojmë së pari me Niko Stylon, duke vazhduar me të tjerë.
Niko Stylo e fillon këtë shqyrtim me studimin e Mumies së Alkmenës, të gjetur e të ruajtur në Muzeun Kombëtar të Zagrebit, në Pavionin e Arkeologëve të Egjyptit, e cila është kufoma e një gruaje, e njohur si Agramer Mumia. Sipas Plutarkut, të theksuar nga vetë Niko Stylo, çvarrimi dhe varrimi i Alkmenës ka ndodhur në kohën e Faraonit Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s., d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së linit, me të cilën është mbështjellë ajo, d.m.th. Mumia e Zagrebit. [1]
 
Mumja e Zagrebit-sipas Besir Bajramit në Facebook
Sipas Niko Stylos, varri i Alkmenës ishte në Dodonën e lashtë, mu pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos.[2] Pa u futur në librat e Apollodorit dhe autorëve të tjerë, të gjenealogjisë së emrave apo miteve “helene”, siç i quan me të padrejtë autori, kur e bën gabimin e parë shkencor, as nëse është Alkmena nëna e Herkulit për grekët apo jo, ne po merremi vetëm me analizat e tekstit të Mumies, që janë me alfabetin jonik, alfabet i vjetër dhe pikërisht i alfabetit që e përdorte kleri i Dodonës së lashtë, për ne i Dodonës së dytë apo të tretë, i cili ndjek një përvojë tjetër nga metoda e shkrimit të sotshëm të gjuhëve Evropiane dhe të gjuhës shqipe, pra që fillonte nga e djathta e shkonte në të majtë.
Gjuha e tekstit është gjuha jonike dhe gjenealogjitë nuk janë shkruar me të njëjtin dialekt. Kjo është arsyeja që specialistët të këtij teksti pretendojnë se gjenden në gabimet ortografike dhe se pranojnë se nuk dinë çfarë gjuhe flisnin etruskët e vjetër dhe mendojnë se ky shkrim atyre u përkiste.
Por, këtu është një plotësim i veçantë që e bën Niko Stylo, e të cilin e lënë pothuajse të gjithë “shkencëtarët” para tij. Askujt nuk i shkon ndërmend të analizojnë emrat sipas kuptimit të tyre historik dhe të gjejnë se prej cilës gjuhë kanë filluar të shkruhen ata. Mund ta kuptojnë deri diku se deti i “jon-ë” e ka domethënien e vetme sipas gjuhës shqipe, sepse ai, sipas greqishtes nuk ka kuptim. Ai nuk shpjegohet pa gjuhën e sotme shqipe. Këtyre gjurmuesve nuk u bien ndër mend që të njohin ligjet e këtyre gjuhëve dhe vrapojnë vetëm pas “emrave” të zotave, të veshur me dhunë me petkat“greke”, me mija petka të “mitologjisë greke”, që de fakto nuk janë “greke”, porpellazge-shqipe.
 
Viset e para ku kanë pasur ndikim dhe influencë pellazgo-ilirët
Dialektet jonike, mandej edhe ato dorike, sipas Niko Stylos, i quan dialekte të gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe.[3] Dodona, po ashtu sipas të njëjtit, “ishte e vetmja në Epirin e vjetër dhe të vonshëm”[4] dhe se “për Dodonën do të shkruante vetë një libër të veçantë”[5] Ky është gabimi i dytë shkencor që e bënë edhe vetë Niko Stylo, sepse “Dodona” e tij nuk “e sheh detin”, nuk i ka “malet e lashta plot me vëgjej”; nuk i ka “100 burime”; nuk është “dimërkeqe”; nuk është para saj “fusha e gjerë e Myzeqesë”; nuk është“Lopësia” e vjetër, etj.
Varrin e Almenës e përcaktonte në Oropin e sotëm, pranë kishës së Shën Josipit, të cilën e gjeti banori i fshatit, Jorgo Petriti, gjatë hapjes së një varri të lashtë, pra Mumien, të mbështjellë me fasho dhe me ndërmjetësimin e gjyshit të Niko Stylos, e dërgoi në Tergjest.[6]
Të dhënat mbi këtë Mumie i gjejmë te Serafim Ksenopulos, i cili ishte bërë Metropol i Artës, me 27 Janar 1864. Në librin e tij, ndër të tjera, thotë se”midis këtij fshati dhe malit Zalongo, mendojmë se është qyteti i Alkmenës, ku duken rrënojat e një qyteti të lashtë” (aty, në faqe 237). Kur thotë se janë“rrënojat e një qyteti të lashtë”, Niko Stylo mendon se është fjala për qytetin e Dodonës, “të vetmen”-siç e thotë ai, pra qytetin e dytë apo të tretë apo me cilindo numër.  
Dihet se Alkmena apo Almena apo Alja është varrosur në kohën e Naktanavit të parë, diku gjatë përfundimit të sundimit të tij në vitin 378 p.e.s. Pirro Burri ka jetuar në vitet 319-272 dhe e ka ndërtuar gjatë kësaj kohe Dodonën e dytë. Ky shkencëtar na e jep se është ndërtuar, Dodona “e vetme”në Orop, pa pasur asnjë gjurmë të këtij qyteti të lashtë në rrënojat e gjetura, pra Dodonës.
“Za-longo” është një tog fjalësh, sipas Niko Stylos, sepse “longo” shënon një pyll, ndërsa “za” shënon një zë të gjallë, por edhe të pavdekshëm dheZalongo nënkupton Pyellin e Alkminës. Emri i Alkminës është në faktAlmina, sepse në tekstet jonike shënohet “Alje”, të cilin, më vonë, e shënojnë edhe “Alie”, pra Almina, jo Alkmina. Kështu na del qyteti që e përshkruan Plutarku, atje ku është gjetur varri i Alkminës, në veri të lumit Akeronda, siç e quajnë sot, ku siç thotë Plutarku se e pa nga Aliarto, që kjo do të thotë se ishte në vendin e lashtë dhe të ri, në Orop. Duke shqyrtuar vendin përreth, na jepet Zalongo.
Siç thotë Serafim Ksenopulos, sipas Niko Stylos, “Lamari është vend i Epirit, që nisë në malin e Rinjashit dhe mbaron në gjirin e Ambrak. Përmbledh 15 fshatra të banuar me kristianë grekë (kur thotë “grekë”, ai bën gabim të madh, sepse nuk ka pasur “grekë” atëherë dhe aq më pakë “kristianë grekë”, shënimi i im, por po e citojmë ashtu siç është shkruar, sipas N. Stylos) e shtrihet deri në vendin e Alminës së vjetër”. (Faqe 234, të së njëjtës vepër të Serafimit).
Nëse e kalojmë në historinë kishtare të viteve të vona, në atë zonë e kemi peshkopatën e rogëve dhe të Kozyllit apo Mezyllit, e cila më pas është quajtur Manastiri i Kozyllit, në Lindje të Manastirit të sotëm të Zalongos. Këta emra, me rrënjë të përbashkët “yll”, që do të thonë “pyll”, janë domethënëse, dhe fjalët “koz” e “mez” janë fjalë avranitase, pra arbërore, shqipe, që e kanë kuptimin “virgjëri”, prej të cilave fjala “mezë” e ka humbur kuptimin e saj të drejtpërdrejtë të virgjërisë dhe atë fjalë e gjejmë në kuptimin “zogëz” dhe“kërriq”, që përdoret sot si metaforë për vajzat dhe djemtë e njomë, pra virgjër.
Pyelli i Kozyllit apo Mezyllit e tregojnë se është Pylli i Virgjëreshës, ose edhe Pylli i Alies, pra Alminës, të thënë nga grekët Alkminës.[7] Aty mund të jetë fillimi i qytetit të Almenës, apo Alkmenës- siç i thonë grekët, apo Aljes, siç e thonë në origjinë arbërit (pra avranitasit), nënës së Herkulit, i cili ka udhëtuar kudo, edhe në Egjiptin e vjetër, por kjo nuk është gjeneza e qytetit të vjetër për Dodonën, as gjeneza “e vetme” për këtë qytet- siç thotë Niko Stylo, por Dodona pa numër, që i bie në Orop të Greqisë së sotme.
 
“Qyteti i Dodonës” shtrihet nga pendët greke në shumë treva, për të përligjur të dhënat e tyre, sikur janë “atdheu” i të parëve të Evropës. Dinë të thonë se “Zotat” dhe “Zeusi” ka lindur në tokën e tyre, që e mbajnë ata, i kanë veshur me emra të rrejshëm, me tipare të rrejshme, me veti të rrejshme, etj. Harrojnë se ata vetë e kanë cituar “origjinën” e Greqisë prej pellazgëve, që kanë shtrirje nëpër territorin e sotshëm të Greqisë, që është një gënjeshtër e shumëfishtë. Pellazgët e vjetër hyjnorë janë pellazgo-ilirët dhe shqiptarët, nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër kanë ditur të popullojnë tërë Evropën dhe nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër dhe shqiptarët e sotëm i kanë udhëhequr të gjitha shoqëritë e vjetra, prej Mesopotamisë, Indisë, Babilonisë, Persisë, Sirisë, Libisë e Izraelit dhe Jordanisë, nëpër Egjiptin e vjetër, Libi, Etiopi, Algjeri, Marok e Spanjë dhe tërë Evropën, Ballkanin apo Gadishullin Ilirik, pa harruar Turqinë e sotme, që mbanë aq shumë shqiptarë, dhe kthehemi prapë në rreth, deri në Indi. Pra, pellazgët hyjnorë janë pellazgo-ilirët, borealët, shqiptaret.
Po të mund të quhej “Pellazgjia” vendi i të gjitha trojeve të gjëra anë e përtej, në të tri kontinentet ku kanë qenë, që e përbëjnë një “atdhe” të këtyre njerëzve të parë, atëherë janë shqiptarë, pra pellazgo-ilirë, sepse e kanë mbajtur “plisin e bardhë”, ndonëse sot flasin gjuhë të tjera. Çdo komb e ka historinë e vet, edhe kombi shqiptar. Të huajt, rreth e rrotull, na kanë shkatërruar, na kanë copëtuar; na kanë grabitur; na kanë zvogëluar; na kanë shtyrë me dhunë që ti themi fjalët e tyre “shkencore”, se ne nuk jemi të parët; se nuk jemi pellazgë; se madje nuk e flasin gjuhën pellazgo-shqipe prej gjenezës së kombeve; se jemi të ardhur në tokat tona autoktone; se nuk kemi pasur gjuhë; se vonë kemi filluar të shkruajmë një gjuhë prej “Formulës së Pagëzimit”, në vitin 1462, etj.  këto që janë gënjeshtra të kulluara armiqësore për ne, plot “shkencëtarë” shqipfolës, që pëshpëritin në gjumë gënjeshtrat e mbjella me dhunë, gjatë dhunës mijëvjeçare mbi shqiptarët. Dhe, nuk të vjen çudi kur i dëgjon “shkencëtar të Evropës” që i pëshpëritin dhe i rrisin këto gënjeshtra, sado që nuk janë aspak të vërteta. Nuk është e vërtetë as ajo që e thotë “shkenca evropiane” dhe “shkencëtarët” e shumtë të botës. Njëri vjen nga Zvicra, qendra e Evropës, që po e marrim sot, Oliver Schmidt, i nderuar si “akademik” edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës. Dihet se ka shumë miq të ngushtë serb e serbo-fil, që kanë lindur të përbetuar te djalli i madh dhe janë armiq të përbetuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, veçanërisht sot. Ai thotë se vazhdimësia iliro-shqiptare “nuk mund të provohet për shkak të mungesës së gjurmëve të mjaftueshme të gjuhës ilire” [8]. Gjuha ilire ka qenë gjuha shqipe, nuk ka si të mos ketë lënë gjuhë tjetër dhe ai u referohet vetëm armiqve tanë të mëdhenj nëpër tërë ballkanizmit ekstrem, të politizuar kundër shqiptarëve, pra “linguistëve”. Ata e konsiderojnë me qëllim vazhdimësinë iliro-shqiptare si “të pamundur”. Paralelen pellazgo-shqiptare nuk di “t`a vendosë”Sikur shumë shkencëtar të Evropës, edhe ai e mbështetë“mendimin e linguistëve, të cilët e konstatojnë thjeshtë se ne nuk mund të provojmë që gjuha moderne shqiptare vjen nga ilirishtja, pasi nuk e njohim aq mirë sa duhet. Mund të ekzistojë vazhdimësi iliro-shqiptare, por për momentin tonë ku ndodhen kërkimet tona, kjo është një hipotezë.” [9]
 
I biri i Evropës është Iliri
I biri i Evropës është Iliri
Ka mjaft të tjerë, që ndërthuren në këtë padituri të “shkencëtarëve”. Albano-logët bazohen në të ashtuquajturën“prejardhje të shqiptarëve prej ilirëve”dhe se “paraardhësja e saj gjuhësore është ilirishtja” për gjuhën shqipe, pa prova të mjaftueshme të provimit të saj shkencorë.

Shihet nga mitologjia e vjetër se Iliriështë djalë i Evropës. Thuhet, por nuk është vërtetuar, krahas të tjerëve, themeloi fisin dhe shtetin që mbahej mbi njërën prej tokave tona-Ilirinë (Ilyrinë), e cila shtrihej në tërë Evropën Jug-lindore, por më vonë edhe nëpër Austri, Gjermani, Angli, Francë, Spanjë, Francë e Itali, që gjenden sot prova të ilirëve. Po i marrim dy prova nga historia, që mbreti Ilir ka sunduar në Gjermani, Austri dhe Slloveni, pra në Evropë, dhe do të shohim mirëfilli se nuk ka askund “trashëgimtare” e ashtuquajtura “gjuhë ilire”, por do të shohim vetëm kudo rrënojat edhe gjendjet arkeologjike, që flasin gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e vjetër shqipe, pellazgjishten. 
Gjuhëtari Joachim Matzinger, në një Ligjëratë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, të mbajtur me 9 tetor 2012, në Vienë, pohon tezën se gjuha e sotme shqipe nuk e ka ilirishten, por proto-shqipen e lashtë. Sipas këtij gjuhëtari, ajo ka një lashtësi prej 3000 vjetësh. “Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”-thotë ai në përfundim.[10]     
Pra shqiptarët, jo grekët, janë ata të parët që kanë populluar Evropën dhe Botën. Atëherë, janë quajtur pellazgë dhe kanë folur shqip, pra proto-shqipen e lashtë, me të folmet dialektore të kësaj gjuhe, sipas rajoneve ku ka jetuar dhe ku është ndodhur në periudhat e vjetra. Dihet se pellazgët nuk kanë rrjedhur vetën nëpër Greqi, në Greqinë kontinentale dhe ishujt. Ata kanë lëvizur e janë shtrirë në tri kontinentet, në Evropë, Azi dhe Afrikë. Aty e ka bazën e vet; aty ka kultivuar mitologjinë e lashtë, e cila nuk është “greke”, por pellazgo-ilire, pra shqipe. Madje, këtu e bëjnë “gabimin” e qëllimtë ata që duan ta ngrehin drejtë vetes zanafillën e botës, krahas fakteve që nuk kanë gjasa t`i kursejnë nga gjenocidi kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë bijtë e vetëm të pellazgo-ilirëve, nuk janë grekët, serbët, bullgarët dhe turqit.
Vetë historianët e lashtë të Greqisë i fillojnë shkrimet e tyre me kulturën e gjuhën, që ata e kualifikojnë se “është barbare”, pra që vetë aspak nuk e dinin, sepse vinin nga vise të largëta të Afrikës, dhe ishin të zi, si futa, pra nuk ishin “arianë”, të çeltë, raca e bardhë e Evropës. Athua nuk e dinin këta“njerëz të ditur” dhe nuk mendoheshin fare për këtë gjë fondamentale, se këta“barbarë” kishin vetitë e larta dhe të para të tyre, që të jenë vërtetë bujarë; mikpritës; njerëzor; besnikë, të vdesin për ta-kur e jepnin fjalën, të kenë besë, të e dinë se çka është besa, që është fjalë e madhe për Zotin, që jepet vetëm në shenjë të tij, me dëshmitarë të Zotit të Madh, pra engjëjve, me flatra, që janë pranë tij kur ai flet, dhe i raportojnë Zotit, por nuk shihen prej njerëzve dhe i tregojnë Zotit të Madh-nëse i pyet për këtë, sepse për këtë punë ndodhen pranë njeriut, poshtë, në tokë. Prandaj, Zoti i Madh sheh gjithçka, dëgjon gjithçka, e peshon çdo gjë që flitet, bëhet, mendohet, nëpër tërë rruzullin tokësor. Njerëzit e tokës kanë Besë me Zotin e Madh, dhe këtë e kanë dokumentuar me BESËN E SHENJTË, me Perëndinë BES, që në lashtësi, moralit të besimit pellazg, që mësohet në shkollën e mistereve të Thotit. Kjo gjë dihet, por, ne po e shpjegojmë sërish.
 
Perëndia Bes-Tempulli i Denerës-Egjipt
BESA apo “fjala e dhënë” është dukuri e popullit tonë, me rrënjë të lashta, jo prej mesjetës, siç pretendojnë të gjithë “dijetarët” e lashtësisë, sipas një listë të gjatë, por kjo gjë dokumentohet se është nga Perëndia BES, ai që i udhëheqë shqiptarët, pra prej pellazgo-ilirët e parë dhe hyjnorë, që flinin nëpër tokë, por ishin të lartë. Kudo që ka shkuar, merrej me gjëra të shenjta, edhe në Egjipt dhe përfshirja e tyre ka qenë në të gjitha fushat e dijes, në të gjitha sferat. Të gjithë popujt i faleshin këtij Hyjniu, të titullar thjeshtë BES, në mbretërinë e lashtë të Egjiptit, Mbretërisë së Faraonit, dhe është simbol kryesor i arbërve, arëbërësve, punuesve të tokës, prej kah si duket u vije ky emërtim, e në radhë të parë po themi prej pellazgo-ilirëve, pra sot shqiptarëve.[11]
Po ua sjellim ndërmend edhe një thënie të studiuesit francez, të viteve 1921, Jacques Boucart, nga vepra e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” (Paris 1921), të nxjerrë në shesh nga Fatbardha Demi, i cili dëshmon se “të gjithë shqiptarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqiptarëve, si: ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin <<fetar>> që e kanë për fjalën e dhënë, për Besën”[12]
Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire,  por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi nëKodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik.[13]
 
Paraqitja e Perëndisë Bes dhe Kaut-simbol i Perëndeshës Sellenë-Hënës
Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire,  por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi nëKodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik.[14]
Në Egjipt, Perëndia BES njihej si mbrojtës i familjes, i martesës, i lehonave dhe i porsalindurve; si mbrojtës i shtëpisë nga syri i keq; mbrojtës i muzikës, i artit, i prodhimtarisë, etj. Te i njëjti Perëndi përfshihen për t`u mbrojtur shumë “punë” apo profesione të ndryshme dhe të prodhimtarisë. Madje, Perëndia BES lidhet me besimin pagan apo sellenik të Dodonës, me arbërit, pra shqiptarët dhe lidhet me dhënien e Besës për të ruajtur të fshehtën, me ritet që e kanë origjinën e tyre në tokat pellazge, me fenë apo ritualet e besimit dhe shkencës së lashtë që titullohet edhe sot si “ekzoterizmi”, në ato rite që zhvilloheshin me tepër natën kur sundonte Perëndesha Sellenë dhe mbaheshin sekret. Sellena përfaqësonte Hënën, “diellin e vdekur”-siç e thërrisnin egjiptianët e vjetër hënën. Kjo gjë, sipas miteve pellazge (jo greke) është pellazgo-ilire, kur thuhet se “Errësira dhe Nata kanë ekzistuar dhe më vonë është krijuar Dita”.
Për rrjedhojë, i tërë kulti i besimit të Hënës ka qenë i pari të njeriu primitiv dhe perënditë e tjera kanë qenë perëndi hënore. Besimi hënor i Sellenës ka qenë besimi hënor i Dodonës, që mund të quhet “sellenizmi” dhe është më i vjetër se vetë besimi egjiptian.[15]
Duhet të mos harrojmë se Afrika Veriore dhe treva të Azisë dhe Afrikës, kanë qenë pjesë e Evropës Pellazgjike dhe se ajo është sunduar për një kohë të gjatë nga mbretërit e huaj, nga pellazgo-ilirët. Pra, këtu kemi të bëjmë me një besim të popujve pellazgo-ilir, të cilëve u përket Perëndia BES, siç na e dëshmojnë jo vetëm emri, simbolet shoqëruese të tij, domethënia iliro-shqiptare e emrit Besë (ndër shqiptarët, ka plot emra të tillë, si emrat Besa, Besnik, Besart-a, Besianë apo Besian, Bestar, etj.), por edhe domethënia e Besës së dhënë tradicionalisht të pellazgo-iliro-shqiptarët, si veti e veçantë e karakterit, e ruajtur deri më sot vetëm te shqiptarët. Popujt e tjerë në kontinent dallojë nga ky popull.
Shkencëtari francez J. Boucard, cituar sipas Fatbardha Demit, në shkrimin e caktuar, vëren se “fjala <<besë>> më tepër do të thotë <<mbrojtje e betuar>>. Por, duke qenë një fjalë thellësisht shqiptare, ajo është shume e vështirë të përkthehet. Besa është e vërteta, burrëria, mbrojtja, betimi, besnikëria ndaj zbatimit të një marrëveshje ose një detyrimi... Kjo fjalë ka edhe kuptime të tjera... Shqipëria na del në pah pikërisht sipas një kuptimi të besës: besa është feja e mikpritjes... mikpritja shqiptare i jep të huajit tipare të shenjta.[16] Aq e plotfuqishme ishte forca e fjalës së dhënë tek ilirët, sa edhe traktatet midis mbretërive bazoheshim në lidhjen e besës. Shikuar historikisht, të gjitha marrëveshjet në mes të mbretërive pellazgo-ilire apo arbërve nga mitet e lashta apo periudhës më të hershme të shoqërisë njerëzore quheshin “BESË-LIDHJE”. Besa ishte e shenjtë edhe kur i flijoheshin kafshë të gjalla perëndive dhe vet Zotit të Madh, Zeusit, në të gjitha mitet pellazge. Zoti i Madh apo Zeusi, si i thonë  grekët artificial, cilësohej si mbrojtës i shenjtërisë së fjalës së dhënë.
Thyerja e besës apo besëlidhjes te pellazgo-ilirët gjatë tërë periudhës së gjatë e mijëvjeçare konsiderohej si sjellje e  papranueshme, e ndëshkueshme, prekje e interesave, dhe ishte një turpërim i pushtetshëm. Ndërsa mbajtja e fjalës së dhënë, besnikëria, është ushqyer kurdoherë me gjirin e nënave tona arbëreshe që janë të gjitha pellazgo-shqiptare dhe është tipar kryesor i njeriut tonë. Edhe në ditët e sotme, dhënia e besës, pra BETIMI, si mjaft elemente të tjera të trashëgimisë pellazge te popujt e Evropës vijon në betimin e presidentëve, të qeveritarëve, të gjyqtarëve, etj., por pa shenjtërinë e saj që e kishte në lashtësi. P.sh. në lashtësi, Mbreti Pirro Molosi, kur nënshkroi me makedonët traktatin e paqes me be, e flijoi një cjap, një dash dhe një ka, për nderë të Perëndisë. [17]
Flijime, për ditët e caktuara, ka sot te shqiptarët, që përcillen brez pas brezi. Zakone, tradita dhe veti të larta ka edhe ndër popujt e tjerë.
Të sjellim ndërmend, se Briti, djalë Pirro Burrit, ka udhëtuar në Angli. Prej tij e ka marrë emrin mbretëria e Britanisë së Madhe. Evropa është mbushur me pellazgët, etruskët, ilirët e shqiptarët. Ajo duhet të mendojë sa dhunë kanë bërë grekët, bullgarët, sllavët, serbët, që janë “themeluar” artificialisht në tokat e pushtuara ilire, duke mos e harruar Turqinë, që është osmane-jo turke, me të gjitha gjenocidet e tyre të pafalshme, për zhdukjen e kombit shqiptar.

Të tjerat, do ti përcjellim në vazhdimet e mëtutjeshme...
 
_________________________________

  [1] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 8-9.
  [2] Po aty,  faqe 10.
  [3] Po aty, në faqen 12.
  [4] Po aty, tekstualisht, faqe 76.
  [5] Po aty, tekstualisht, faqe 275.
  [6] Po aty, e njëjta faqe, në fund.
  [7] Po aty, faqe 292.
  [8] Cituar sipas shkrimit në gazetën „Tribuna“, të  datës 11 shkurt 2013, „Shmidt: nuk ka prova se shqiptarët janë pasardhës të ilrëve“.
  [9] Oliver Schmidt, po aty,
[10] Shiko publikimin në agjencionin Floripress, të dates 16. Tetor 2012, “Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes”http://www.floripress.com.
[11] Fatbardha Demi, “Si u hyjnizua <<Besa>> e Arbërve në tempujt e Faraonëve“, artikull i dërguar te autori, me datën 18.12.2012.
[12 Jacques Boucart, „Shqipëria dhe Shqiptarët“, Dituria, Tiranë 2004, faqe 30, cituar sipas shkrimit të F. Demit.
[13) Shkrimi i Fatbardha Demit, po aty.
[14] Po aty.
(15) Po aty.
[16] Jacques Boucart, vepra e cituar, faqe 50, nga i njëti shkrim i Fatbardha Demit.
[17] Mehdi Frashëri, “Historia e lashtë e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë, 2012, faqe 46.

Syri mashtrues i Evropës(5)

Brahim AVDYLI:

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (V)

Tërë veshja kombëtare e shqiptarëve, që na e paraqet religjionin monoteist të  pellazgëve, ajo simbolizohet me Krijuesin e plotfuqishëm apo me Zotin e Madh, Perëndinë, apo siç na thotë me plotë gojën, Prof. Spiro Konda, filologu i njohur shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Athinës, në veprën e pamohueshme, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”,[1] D`heusi, që ështëZeusi, pra Zoti.
Emri Zeus vjen nga emri Deus, d.m.th. nga pellazgjishtja, DE, në trajtën dhe kuptimin mashkullorDH-E [2]. Zatën, trajta e emrit “Zeus” është njëtrajtë e mëvonshme dhe gradualisht do të bëhet “greke”. Këtë do ta shohim më vonë.  
Fjala dea është një fjalë korrelative, sepse pranë mëmës duhet të jetë krijuesi i përbashkët. Në të njëjtën mënyrë u krijua pranë saj edhe trajta mashkullore “de-u”, në kuptimin e dheut si “at”. Pra, “de-a” (d.m.th. dheu) është nënë i të gjithave dhe “de-u” është ati i të gjithave[3]. Dheu është jo vetëm “krijonjësi”, por është edhe “nënë që ushqen”, që i mbanë në jetë të gjithë ata dhe ato që i krijon.[4] Sipas kësaj, ZOTI është burim i jetës dhelumturisë përgjithësisht në jetë, i cili më vonë kjo gjë themelore dhe kryesore e simbolike e atyre që jetojnë identifikohet me DIELLIN, te Ilirët, deri në Egjipt dhe në gjithë Evropën.
Thuhet se kemi ardhur në tokë nga ylli SIRIUS (dhe do ta tregojmë më vonë) dhe nga ky besim pellazgë “perëndia” është UNIVERSI dhe krijimi i botës është duke fluturuar apo duke sjellë vërdallë nga KAOSI. Në tregimet e vjetra pellazge e nxjerrin edhe prej VEZËS KOZMIKE, dhe kozmosi e ka prejardhjen e njëjtë sikur kaosi, prej pellazgjishtes së vjetër, që do të gjurmohet.
  Feja dhe besimi pellazg, më mirë të themi religjioni i vjetër i pellazgëve, pra feja e tyre origjinale, që më parë ka qenë pagane, thotë se prej vezës kozmike apo vezës së botës me të gjitha çka ka në vetvete doli KRIJUESI me FLATRA, që janë krahët apo flatrat e perëndisë dhe kjo simbolizohet edhe sot te shqiptarët, te veshja tradicionale dhe e vjetër, që prej fillimit të botës, ku KRIHËT e GUNËS nuk vishen, por përthekohen apo lidhen pas shpine.[5] 
Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, gjyshërit tanë të vjetër, pellazgët, kanë qenë shumë më të zgjuar, por, në fakt, dituria e tyre nuk ka qenë sikur janë sot religjionet. Mund të themi se atëherë ka ekzistuar “dionia”, shkenca e të parëve tanë, dhe ka qenë shumë e koduar me gjeste, simbole, mitologji e tregime të vjetra, që ndonjë tregim ka rrjedhë deri sot. Njëra ndër to është tregimi popullor për Venusin, që duket para mëngjesit sikur një yll dhe është më afër me ditën. Këtij ylli i kanë thënë “afërditë” apo “afrodita”, që grekët e pastajmë kanë bërë përpjekje për ta përvetësuar me “aphrodite” dhe kjo nuk e ka ndryshuar apo ndërruar kuptimin që e mbanë ajo. “Afër-dita” është mirëfilli shqip, sepse ajo e numëron kohën e rrjedhjes së natës rreth mëngjesit.[6] Le të përsëritim edhe njëherë se atëherë mbi ne, nipërit e pellazgëve të ditur, nuk ka qenë “i zgjuar” terri otoman, me pesëqind vjet robëri, shtypje, gjenocid, shkatërrim, etj. që i ngjanë territ të një nate, e cila na ka rrethuar në të gjitha anët me shekuj të gjatë e ka bërë përpjekje për të na zhdukë çdo gjë nga truri e koka e jonë ose të na e presë kokën e të shkojmë në botën tjetër. Kështu, nën lemerinë e vdekjes jemi mësuar “të zgjohemi jerm” në mes të natës dhe të përrallisim kodin e mbjellë me dhunë, se jemi “turk, elhamdulillah”.
Dita dhe nata rrjedhin në qark. Tani, nuk jemi në natë. Jemi në ditë. Shohim  gjithçka që ka shpëtuar pas errësirave, natës e stuhive të mëdha mijëvjeçare, nëpër të cilat mezi kemi mbetur gjallës, me humbje po ashtu të mëdha. Stuhitë e tyre, tani, sikur kanë pushuar. Tërë ajo që ka shpëtuar nga këta mijëvjeçarë rreth e rrotull nesh pa humbur tërësisht kombi shqiptar, po përpiqemi të mbledhim në një mozaik për identitetin tonë. Dhe, njëra prej tyre që duhet “të bashkohet” në këtë mozaik të identitetit tonë, është veshja popullore, tradita, vetitë, tregimet, të folurat e burrave, anekdotat, ritualet martesore, të lindjes e të vdekjes, etj. që nuk na i kanë zhdukur tërësisht mijëvjeçarët. Ritualet martesore bashkohen në këtë mozaik. Populli ynë thotë se nusja për t`u bërë e pjellshme, për të bërë fëmijë e djem, trashëgimtarë e luftëtare, sepse këta i dëshironte shqiptari, bir i ilirëve, nip i pellazgëve, brez pas brezi nëpër luftërat mijëvjeçare, për të vdekur për liri, për komb, për atdhé, jo për fé, duhet të ulej në një plis të bardhë dhe një tjetër ta vendoste në kokë. Domethënia e kësaj është se nusja e jonë sillte jetë, dritë e gjallërim; pra do të lindte djel, djal (djalë=diell), të cilët shqiptari i kishte nevojë sa “dritën e Diellit”, ndonëse kjo gjë ishte me dhembje të madhe, me shpirt, sa nuk mund të matet. Për këtë arsye bënte “dasmë” kur martohej shqiptari, sepse gruaja që vinte në një shtëpi sillte gëzim, lumturi dhe përtëritje, pra vazhdimin e brezit të luftimit e të mbetjes gjallë, sepse gruaja ishte në shtëpi, ndërsa burri përpallej me jetën e vdekjen.
Kur Krijuesi i gjithëfuqishëm doli i pari në botë, ai kishte krahë shqiponje të mëdhenj dhe kishte “fluturuar” për të krijuar universin.[7] Nuset njërin anë të ballit e pikturonin një gjeth dushku, që është gjethi i dushkut të drurit të Zotit, pra shenja e Zeusit. Nusja e ka traditë që kur të futet në shtëpi të dhëndrit, duhet të ulet në një plis të bardhë (pra, të kthyer mbrapsht) dhe një tjetër plis të bardhë ta vendosë në kokë; pastaj ngrihet në këmbë duke lëvizur me duar dhe njëra nga ato figura që i bën është shqiponja dykrenore, që ka prejardhje e hershme të pellazgëve prej fluturimit të krijuesit për të krijuar universin. Lëvizjet që i bën nusja atëbotë kur ngrihet në këmbë quhen“TEMENA”, pra “te menja”, “te mendja”, “te kujtesa”, që është një lloj ceremonie apo rituali për të rikujtuar fillimin e çdo gjëje në jetë.[8]
Plisi i bardhë (Qeleshja apo Qylafi) është gjysma e vezës kozmike, nga e cila doli krijuesi i plotfuqishëm, që e krijoi Botën dhe gjithçka që ka ajo në vetvete. Sipas mitologjisë, ai krijoi kohën dhe gjëra të tjera.
 
Mëngët e gunës që lidhen pas shpinës janë flatrat e krijuesit të plotfuqishëm, pasi që, si thuhet, “ai fluturonte për të krijuar botën”. Në të vërtetë, kjo gjë ishte besimi monoteist i pellazgëve dhe prej burimit të tyre i vodhën, i kopjuan, i shtrembëruan pa ndërprerë, popujt dhe fétë e ndryshme të njerëzimit, duke i dhënë këto gjëra të vjedhura dhe të korruptuara në pafundësi, sikurse janë të tyre. Edhe ata besonin më në fund “në një zot të plotfuqishëm”, por zotat greke nuk kanë qenë perëndi, por Zota, Zoja, sundues, mbretër, heronj, shenjtore, qe kanë jetuar si njerëzit.[9] Këtë duhet ta shohim, sepse ata i kanë korruptuar pikë së pari figurat e tyre për Zotin e Madh dhe të gjitha gjërat e marra kështu prej pellazgëve, që nuk dëshironin të gënjejnë si grekët dhe as të punonin për lavde. Bota dhe Evropa i merr “grekët” si “themeluesit” e saj, pa i shkuar nëpër mend ta shqyrtojnë vërtetësinë e këtyre gjërave a janë me të vërtetë “greke” apo janë  marrë diku tjetër. Kur ti shqyrtojnë shkencërisht këto gjëra mbi themelin e vetë botës, atëherë do të gjejnë se kush janë bartësit e krijimit të botës. Padyshim, pra pellazgët, gjyshërit e shqiptarëve të sotëm, jo grekët, që udhëtuan në të tri kontinentet, si p.sh. në Azi, në Afrikë dhe në Evropë, janë krijuesit dhe bartësit e këtij themelimi të botës dhe të kulturës së parë.
 
Ne do të flasim prapë dhe do t`a shohim edhe këtë çështje. Në radhë të parë po i kthehemi Dodonës të Perikli Ikonomit. Aty na ka mbetur çështja.
Perikli Ikonomi thotë se Sulova e Skraparit është Sella e Dodonës, vendi i qytetit të parë pellazg, në shkëmb, në gurë. Emri i parë i qytetit ka qenë Sul. Nga kjo rrjedhë emri i vendeve të Sulëve, që quhet Sulova, pra vendi i tyre.[10] Sellët e vjetër sipas greqishtes janë sulëtsuljotët dhe janë edhe sot një nga fiset shqiptare të jugut të Shqipërisë. Këtë vend e ka prirë Sellena, që ka qenë udhëheqëse e tyre dhe është bërë perëndeshë e pellazgëve të vjetër.
Perikli Ikonomi, sipas të njëjtit shkrim të Vepror Hasanit te Devolli Net, thotë se këtë prapashtesë të emrit “Sulova”, me “ova” e ka marrë më vonë nga turqit, që do të thotë vendi i Selejve, apo i Sulejve, apo i Suliotëve.[11] Selejve, do të thotë se janë “banorët e qytetit të Selenës (Sellenës)”; ndërsa Suliotë janë banorët e Sulës, pra Sul, ata që i nderojnë Otët, zotrat e parë (krahaso emrin Zot=Got=Ot), brezit të themeluesve të tyre, prej shkëmbit, në “qytetin” Sul.
Ndërrimi i shkronjës “l” dhe “ll” apo anasjelltas ka fituar një nuancë relative nga regjioni apo popullata që ka jetuar atje dhe nga gjuhët që rishqyrtojnë. Ndërsa vendbanimi “qytet” do të thotë sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe së Sotme Shqipe, se është fjala për një qendër të denjë banimi, të lashtë, me grumbull shtëpish banimi, ku banorët e tij merren me një veprimtari të caktuar. [12]
Në të kaluarën ka qenë edhe një vend banimi i mbledhur brenda mureve të një kështjelle të lashtë, sot të rrënuara. Ndërsa, Mehmet Elezi, në “Fjalorin...”e tij na e jep shpjegimin plotësues se kështjella ka qenë kuptimi i vjetër i fjalës.[13] Për këtë arsye thuhet kështu për qytetin e parë apo kështjellën e Dodonës.
Fshati i vjetër që ndodhet pranë Tomorit e në anën e veriore të tij, dhe i ka të gjitha të dhënat për ekzistencën e një qyteti të vjetër, siç thotë Vepror Hasani. Pranë tij ndodhet mali Gorica, ku gjendet kështjella e vjetër dhe në atë vend ka ekzistuar një faltore tepër e vjetër.
Sot është e pamundësuar të shosh në atë kështjellë, sepse një urë që shërbente si kalim për atje, prej shekujsh e vitesh është gremisur dhe vendi mbetet i thepisur. Aty gjendet një shkëmb me shumë dhoma në brendësi të tij dhe me një rrugë të nëndheshme, që nuk dihet ku të dërgon. Në këtë vend ekziston një burim i thellë dhe ky është në të vërtetë qyteti Sella i Dodonës, ndërsa qyteti Dodona, më vonë, mund të mbetet që të jetë Qyteza, që ndodhet pranë me Sulovën. Aty ndodhet një kështjellë e vjetër me gurë të rrethuar e të mëdhenj si arkat. Pra, atje duhet të bëhen gjurmimet e shumta arkeologjike dhe mund ta dëshmojmë këtë çështje. Shqipëria nuk ka pasur kushte të mira të udhëheqë një ndërmarrje të tillë.
 
Nga studiuesi i heshtur i kësaj çështjeje, Perikli Ikonomi, mësojmë se edhe Straboni e përmend një vend të tillë, ndërsa fshati Lupeshë e Skraparit të kujton gjeografin Meletios, në librin e tij, në faqet 274-275, i cili thoshte se “lopesset ishin nga Selijt, që banonin pranë Dodonës dhe vendi i tyre quhej Lopessia”. Pra, ai ka vërtetuar se Lopësia është Lubesha e Skraparit pa asnjë mëdyshje, sepse ky fshat herë thirrej Lubesha e herë thirrej Lobesha. Sipas greqishtes, ky emër që shkruhej me “ss” dhe i përgjigjet natyrshëm shkronjës së shqipes “sh”, kjo gjë të vërteton se Lobesha është Lopesha, pra Lopessia.
Ky fshat i Skraparit shtrihet në anën perëndimore të malit Tomorr dhe pranë tij rrjedh një burim me ujë të ftohtë, ekziston një faltore e vjetër, por edhe një shpellë që thonë se rritet një mollë. Nga ujërat e burimeve krijohet një lumë i vogël. Te vendi i quajtur “Vokof”, pranë Lubeshës, askush prej fshatarëve nuk i pret lisat pasi ata i quajnë “të shenjtë”. Kështu që nuk ka asnjë dyshim se Lopessia është Lopesha e Skraparit, e ngritë zërin Perikli Ikonomi dhe të kujton këtë Vepror Hasani, në shkrimin e tij.[14]
Titus Libius (Libri VII, 3) nënvizonte se banorët e rrethit të Dodonës në fillim hanin lëndë lisash e valangjithash, pastaj priftërinjtë e tempullit mësuan të lëvrojnë tokën e të mbjellin drithra. Gjeografi Meletios, në veprën e tij, faqe 214, shkruante se pranë Dodonës ishte një pyll me lisa dhe vëgjej, (në greqishten e sotme: dhryes është vigji), ndërsa Pausanias, në librin e tij A. 14, thotë se në Epir është mali Tomorr (Tomor) me pamje të bukura dhe sehierorja e Zeusit (Zotit) është në Dodonë dhe se aty është vëgjeu i shenjtë i Perëndisë. Të gjitha këto duhet të flasin për vëgjejt e malit Tomor.
Athanas Stragjiritit, në faqen 304 të veprës së vet, thoshte se Dodona dimër-keqe (dhisqimeros) në malin Tomor e ka pranë lumin Dodon dhe një burim, i cili kishte cilësinë që të zbrazeshin ujërat në kohë mesdite dhe mbushej prapë deri në mesnatë dhe kjo farë çudije përsëritej gjithnjë. Këtë e thotë edhe Plinusi për Dodonën, duke shtuar se në malin e saj rrjedhin 100 burime. Nga ujërat e burimeve krijoheshin përrenjtë e mëdhenj, pra lumi i Tomorricës dhe lumi i Zagorës, pastaj lumi i Osumit dhe Devolli. Emri i Devollit vjen nga fjala latine Deo-lum-Deoli, nga fjala Deus-perëndi, i cili, do të thotë se është “lumi i Zotit”Gjeologët austriak, në vitin 1917, thonë se Tomori ka një liqen të madh dhe uji i tij brenda shkakton burime të shumta.[15]
Unë, thoshte Perikli Ikonomi-sipas shkrimit të Vepror Hasanit-do ta kisha sjellë me vete Stragjiritin te burimi i Sulovës, ku do të kishte parë një burim të thellë; pastaj te burimi i Lubeshës, që ka ujë të ftohtë si akull; te burimi iVitalenit, i cili gjendet në krye të Tomorit, te Qafa e Dhodhonit, dhe emri i tij e ka një shpegim nga Vitalis-jetë dhe Vitalentis-jetëdhënës; te burimi me emrin Konti; pastaj edhe te burimet tjera, por edhe te burimi çudibërës, të cilin ne e quajmë “Burimi i Kuçedrës”, ku do të shihte një burim që sjell herë ujë e herë e ndërpret ujin, madje mund të ndodhë kur je duke pirë ujë, prandaj për këtë e quajmë kështu, sepse kur nuk do të japë për të pirë ujë kuçedra e ndalë (e zë apo e bllokon) atë, i cili, si fenomen, ndodhë që mijëra vite.[16]
 
Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fatthënësit e Dodonës quheshinTomuri, fatthënat e tyre quheshin Tomure dhe Tomuros. Kush nuk e di se këto fjalë janë fjalë shqipe, të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat oseTë mirave, ndërsa fatthënat quheshin edhe pelja ose pelea, sipas Perikliut, sepse gjeografi Meletios, në veprën e tij, faqe 214, thotë se pëllumba quheshin gratë e tempullit, të cilat “ishin barbare”, kishin flokë të thinjura, të bardha, plaka.
Sipas mitologjisë plakat quheshin “grates” dhe “graes”, sepse kishin flokë të bardhë, ishin me një sy dhe me një dhëmb në gojë. Tek Homeri, apo botuesit që e kanë ndërruar formën, priftërinjtë e orakullit të Dodonës quhen“Helloi” apo “Selloi”, që na i shpjegojnë pështjellimet “greke” mbi prejardhjen si “komb”. Në kohët antike provohet ekzistenca e lashtë e Orakullit në fshatinMbrakull, në këmbë të Tomorit, që, sipas Eqrem Çabejt përfaqëson fjalën“Orakull”[17]
Thotë Ikonomi-na kujton Vepror Hasani- se Barthelemy shpjegon se prej dy pëllumbave të ikur në Theba të Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri kaloi në Libi të Afrikës. Pëllumbi quhej me emrin “Pelje”, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit e tregon emrin “Plakë”. Të gjitha këto thënie të dërgojnë në Shqipëri. Peljet apo plakat përmenden edhe sot në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda për tri plakat, ku njëra përfaqëson datën e 30 marsit, tjetra 31 mars, ndërsa e treta 1 prillin. Në këto tri ditë nuk punohet ndër shqiptarët, për nder të tri plakave, madje as sot.
Nga Tomuret ka rrjedhur fjala Tomuriase, që e tregon krahinën e malit Tomor, e cila nuk është gjë tjetër pos Tomorrica e Skraparit, që është rrethina e malit Tomor. Në këtë vend nuk gjënë asgjë mangut për sa i përket orakullit të Dodonës. Në faqen jugore të malit të Tomorit, mbi fshatin (katundin) Bargullas, gjenë qafën e Dhodhonit, ekziston pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë te ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorit gjendet çuke e Peljes (peleas), që janë fatthënat e orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim- thotë Perikli Ikonomi, sipas Vektor Hasanit-se gjeografi Meletios përmend emrin “pelje” dhe e ka fjalën për “tri plakat fatthënëse”.[18] Pra, mali i Tomorit është vendi i shenjtë, ku u lindën perënditë pellazgjiko-shqiptare.
Është më se vërtetë çka dëshmon me vuajtjet shumëvjeçarë rreth Orakujvetë Dodonës, Dodonës dhe qytetit të Dodonës, Periki Ikonomi, në veprën e tij“Dodona pellazgjike dhe Tomor`i i zotit të Pellazgëve”, se qyteti i vjetër i Dodonës nuk gjendet në Janinë, por gjendet më malin e Tomorit, rrëzë të cilit ndodhet faltorja e Zotit (Zeusit), dhe fatthënat e tij, orakujt e Zotit.[19]Tempulli i Dodonës ka qenë i vetmi dhe më i vjetri i tempujve, për vendin e të cilëve grindeshin të gjithë dijetarët, gjeografët, historianët, etj. dhe nuk e dinin se Dodona është në malin e Tomorit, në viset veriore të Epirit pellazgjik, shqipfolës i të gjithë shekujve, pra arbër, avranitas, të Shqipërisë jugore dhe jo në Janinë, edhe sot pjesa jugore e Epirit, poashtu e mbetur me dhunë e dredhi nën Greqi.
Greqia është quajtur kështu që në kohë të hershme sipas fiseve ilire që jetonin atje, siç dëshmon kështu edhe Ridvan Muslija, në shkrimet për "Orën e bashkimit kombëtar"[20] sidomos në kohën e paganizmit, dhe pasi aty u vendos kristianizmi, u quajt si pjesë e veçantë e Perandorisë së Bizantit(Byzantit), ndërsa tërë gadishulli u quajt Gadishulli Ilirik, para pavarësisë së Greqisë, të ardhur me ndihmën e fuqive të mëdha të Evropës, se nuk e kanë përmendur askund emrin Heladha, as Helenë, as prejardhjen prej “helloi”, që është në të vërtetë një shtrembërim i fjalës “selloi”, te Homeri.
Elemeti kryesor që i dallon avranitasit, pra arbërit, që e banojnë shtetin e krijuar artificialisht me emrin “Greqi”, është fakti se ata flasin dhe këndojnë brenda rrethit familjar, por ata nuk dinë të shkruajnë apo nuk e kanë mësuar ta shkruajnë gjuhën shqipe nëpër shkolla, sepse kjo ishte njëra prej formave të "megal idesë" së Greqisë (ideja e madhe e shkatërrimit), d.m.th. e gjenocidit dhe persekutimit të tmerrshëm të shqiptarëve, në ato anë.
Gjuha shqipe ishte gjuhë ishte gjuhë popullore, jo gjuhë letrare dhe fetare. Njerëzit e letërsisë dhe të diturisë e quanin me përbuzje “gjuhë barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar mund të rrezikonte të humbej tërësisht dhe të humbiste origjinalitetin dhe emocionet shpirtërore gjatë shekujve. Stërgjyshërit tanë i krijuan dhe i ruajtën aq sa munden ninullat, vajet, këngët e kreshnikëve, etj. Një nga format e vetme të ruajtjes së gjuhës është kënga. Shumë ngjarje të përditshme, ngjarje historike, u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës. [21]
Ai popull nuk dinte të shkruante, sepse e shkatërronte Greqia. Por, këngët, vajet dhe kujtesa ruhen nëpër shekuj.
Kujtesa shqiptare mbeti gjallë. Ai diti të ruaj këngët, deri në ditët tona...
Temën “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët”, do ta trajtojmë në vazhdimet e mëtutjeshe...
 
___________________________________
  [1] Spiro Konda,: "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Tiranë 1964 ose Eugen, Tiranë 2011.
  [2] Spiro Konda, po aty, faqe 377.
  [3] Po aty, faqe 370.
  [4] Po aty, faqe 371.
  [5]Artikulli i dhënë anonim në opinion te “Illyrian&Pelasgians indigenous europeam”, “Plisi nuk është rastësi”.
  [6] Sipas shkrimit të nënvizuar.
  [7] Sipas atij shkrimi.
  [8] Po aty.
  [9] Po aty.
[10] Shiko shkrimin e Vepror Hasanit, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në Malin e Tomorrit“http://www.devolli.net, 16 janar 2013.
[11] Shiko pa aty.
[12) Shih veprën e ASH të Shqipërisë, Istituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, „Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe“, Kombinati Poligrafik, Tiranë 1980, faqe 1623-1624.
[13] Mehmet Elezi, „Fjalor i Gjuhës Shqipe”, Gjegj Fishta, Tiranë, 2006, faqe 1233.
[14] Vepror Hasani, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por  në malin e Tomorrit“, po aty.
[15] I njëjti shkrim, po aty.
[16) Po aty.
[17] Shiko veprën e Eqrem Çabejt, „Studime etimologjike në fushë të shqipes“, DH-J, faqe 212, të cituar këtu sipas veprës së Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, pa vend të botimit, diku në vitin 2010, faqe 6.
[18] Artikulli i përmendur i Vepror Hasanit, po aty.
[19] Në përfundim të këtij artikulli.
[20] Shiko faqen e tij „Ora e bashkimit kombëtar“, në shkrimin “Si i krijua Greqia“,http://www.facebook.com/Ridvan Muslija.
[21] Po aty, në përfundim.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...