2014-09-03

Ç'është Vehabizmi?!



Agjencioni Floripress






Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i vehabizmit pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore :

Politik
Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë dar’ul-islam (shtëpia e islamit) ;

Nacional-çlirimtar

Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve;

Fetar

Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilën Muhammed Ibn Abdulvehhabi e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.

Prejardhja

Themelues i vehabizmit është Muhammed Ibn Abdulvehhabi, i lindur në vitin 1115 hixhrij / 1703 në vendin Ujejneh, afër Riadit, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për Islam-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh i Kur’anit. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në Iran dhe Irak u bë ekspert i Sufizmit. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e Ibn Tejmijes dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në Mekë, Medinë, Hixhaz, Ihsa në Gjirin Arab, në Basra shkoi më 1724 dhe kaloi katër vjet kurse në Bagdad pesë vjet, pastaj në Mosul, Damask, Kurdistan, Hemezan, Isfahan, Kum dhe Kairo. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe Sufizmin. Gjatë kësaj kohë thuhet se ai edhe u martua.

Ibn Abdulvehabi mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e Muhammed Ibn Abdulvehhabit janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se Ibn Abdulvehhabi në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./1739, Muhammedi erdhi në vendlindje në krahinën Nexhd, jo në vendlindje, por në Hurejmli, ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i Muhammed Ibn Abdulvehhabit ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në Ujejne, ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. Mirëpo Muhammed Ibn Abdulvehhabi, pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejh Abdulvehhabin. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.

Duke e ndier rezistencën e fuqishme, Ibn Abdulvehhabi u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të Riadit, në fshatin Der’ijje, në vendlindjen e princit saudit. Pas shumë bisedimeve e dakordimeve, lidhi marrëveshje me familjen saudite, me mbretin Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744, me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo. Pas vendosjes së Muhammed Ibn Abdulvehhabit në Der’ijjeh dhe pas mirëpritjes së tij nga shumica e besimtarëve në këtë vend, përveç katër familjeve, të cilat e lëshuan vendin në shenjë mospajtimi dhe rezistence. Si kundërshpërblim, princi me pushtetin e tij do ta ndihmojë shejhun dhe lëvizjen e tij. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre, kështu që në vitin 1792, djemtë e të dy palëve u dakorduan ta vazhdojnë marrëveshjen e prindërve të tyre. Ky bashkëpunim, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona.

Është interesante se në këtë marrëveshje janë bashkuar fuqia e pushtetit politik dhe fuqia e besimit, që është rast i rrallë në botën myslimane që nga koha e hulefai rrashidinëve. Këtë fakt hulumtuesi rus D. B. Malisheva në mënyrë metaforike e përshkruan si vijon : “Ata së bashku, njëri me predikime, tjetri me shpatë, kontribuuan në përhapjen e mësimit të ri...”. Për këtë arsye edhe kjo lëvizje ka gjetur përkrahës në botën myslimane, por edhe dëshpërim kur nuk shfrytëzohet fuqia e pushtetit dhe fuqia e besimit për arritje edhe më të mëdha. Muhammed Ibn Abdulvehhabi vdiq në vitin 1206 h./1792, në moshën 89 vjeçare. Lëvizja e tij ishte në rritje dhe sukseset ishin të njëpasnjëshme. Pas vetes la shumë djem dhe shumë nxënës, të cilët do ta vazhdojnë idenë e tij. Ai vetë deri në ditët e sotme mbeti teoricient i shkollës me plotë kuptimin e vet[1].

Emërtimi i lëvizjes

Emërtimi vehabij rrjedh nga vetë emri i themeluesit. Fillimisht kjo lëvizje u quajtë vehabij nga kundërshtarët e tyre në botën myslimane, por më vonë ky emërtim mbeti në përdorim, por u përdorë edhe nga evropianët. Vetë pasuesit e vehabizmit mendojnë se termi vehabij ka filluar të përdoret për ta nga disa grupe devijante, sidomos nga shi’itët dhe sufistët. Mirëpo, vehabistët vetveten e quajnë Muvehhidun (unjësues, unitarist) dhe pasues të ehli sunnetit, respektivisht pasues të medhhebit hanbelij, si e ka komentuar Ibn Tejmije, për shkak të përkushtimit idesë mbi unitetin e Zotit dhe zellit në zbulimin dhe çrrënjosjen e të gjitha qëndrimeve dhe veprave që mund të mendoheshin idhujtari, politeizëm. Mendojmë se në esencë nuk luan rol se si do të quhen pasuesit e Ibn Abdulvehhabit : vehabistë, selefistë, unitaristë apo me emra të tjerë. Esenciale është doktrina e tyre në aspektin fetar dhe aplikimi praktik i kësaj doktrine në rrafshin historik. Këtu edhe mund të vlerësohet pranueshmëria apo mospranueshmëria e tyre në gjirin e familjes së gjithëpranuar islame[2].

Parimet bazore të lëvizjes vehabiste

Një vështrim analitik doktrinës vehabiste do të nxirrte në shesh tre parime kryesore, të cilat edhe do të trajtohen shkurtimisht.

Parimi i tevhidit – monoteizmit të pastër

Vehabizmi thërret në parimin e tevhidit, të monoteizmit të pastër, i cili ka të bëjë me bazat themelore të besimit, respektivisht vehabistët thërrasin në konfirmimin e "tevhidit" dhe në mohimin e "shirkut", duke kërkuar që shenjtëria dhe adhurimi të redukohet vetëm për Allahun e lartëmadhëruar. Me shenjtëri dhe adhurim në vehabizëm nënkuptohet çdo respektim, qoftë ai që zë fill në traditë apo miqësi. Ngritja e mauzolejeve, vizitimi i rregullt i tyre dhe qëndrimi me përunjtësi para tyre nuk është rrugë deri në idhujtari dhe politeizëm, por është vetë idhujtaria. Këtu qëndron edhe faktori i ndarjes ndërmjet vehabistëve dhe të tjerëve, sepse, mendojnë të tjerët, vehabistët e teprojnë në kërkesat e tyre rigoroze, duke e quajtur veten ehl’ut-tevhid (unitarist), kurse të gjithë të tjerët jashta tyre i quajtën ehl’ul-shirk (politeist). Mirëpo, "të tjerët", i quajnë vehabistët si kokëfortë, ekstremë dhe zemërngushtë në të perceptuarit e tevhidit, sepse ndërtimi i mauzolejeve dhe vizitimi i tyre nuk është edhe idhujtaria e arabëve parakur’anor. Jovehabistët pohojnë se idhujtaria moderne nuk konsiston në adhurimin e gurit dhe objekteve tjera, as në vizitimin e varrezave, por në moskrijimin e ndjenjës së barabarësisë ndërmjet të gjithë njerëzve, në mosrealizimin e vëllezërisë dhe bashkëpunimit ndërmyslimanë, ndërmjet individit dhe grupit, në mosrealizimin e parimeve tjera islame në mjediset, shoqëritë dhe bashkësitë myslimane[3].

Parimi i afarizmit - fikhut

Vehabistët rimëkëmbjen e shohin sipas modelit të Kartës së Medinës, ku respektoheshin në përpikëri Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Këtyre dy burimeve ata i shtojnë edhe veprimet e brezit të parë (selef’us-salih). Karakteristikë tjetër e tyre është insistimi në Sunnet dhe në praktikën e selefi-salihit. Këtë pa vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë.

Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale. Ata mendojnë se edhe afarizmin duhet zhvilluar sipas parimeve që ka ndjekur Ibn Hanbeli. Ata në parim pranojnë fikhun e ehli sunnetit, por jo edhe fikhun shi’it dhe dhahirit. Fikhun shi’it e refuzojnë sidomos për shkak të bindjes së shi’itëve se imami është i pagabueshëm në fjalë dhe vepra dhe se ixhtihadi i imamit është obligativ. Meqë këto virtyte i posedon vetëm pejgamberi, fjalët dhe veprimet e imamit muxhtehid nuk janë obligative për të tjerët, pos për vetë atë rim vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë. Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale

Parimi shkencor dhe intelektual

Vehabizmi lufton kundër tendencave të ndryshme ideologjike islame, sikur lufta kundër filozofisë, ngjashëm çfarë ka bërë edhe Ibn Tejmijje dhe El-Xhevziu dhe lufta kundër bindjeve shi’ite në pagabueshmërinë e imamit dhe besimin në ndërmjetësimin që e bën imami shi’it në botën tjetër. Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Me këtë ata provonin ta privojnë nga legjitimimi fetar Perandorinë Osmane, duke e eliminuar halifin dhe duke e promovuar imamin.

Në vitin 1787 emiri Abdulazizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe e futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm wirathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Muhammed ibn Abdulvehhabi ishte i pranishëm në këtë promovim, mirëpo si duket, kishte harruar thënien e Muhammedit a.s. : “Nëse i jepet zotimi (bej’at) dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.”

Fatkeqësisht, sistemi trashëgues, sipas shembullit politik, kaloi edhe në rrafshin fetar. Pas vdekjes se Muhammed ibn Abdulvehhabit më 1792, trashëgues u bë i biri i tij. Dehlani.

Doktrina vehabiste

Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi skolastik, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi. Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus) refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata. Ata quhen selefi për arsye se janë të preokupuar me ndjekjen e selefëve, shokëve bashkëkohës të Pejgamberit të Zotit dhe myslimanëve të devotshëm nga tre brezat e parë. Komentimi i Kur’anit dhe i Sunnetit bëhet në mënyrë direkte dhe shkon jashta kufizimeve që i kanë vendosur shkollat. Dallimi ndërmjet tradicionalizmit skolastik dhe tradicionalizmit selefi është në atë se këta të fundit mbështeten në karakterin e fjalëpërfjalshëm të teksteve dhe në ndalimin e leximit interpretues. Ky grup përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë.

Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion.

Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor,përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë.



 Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion. Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve.



 Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor, vehabistët futën njëfarë shprese, sigurie dhe dinamizmi në mesin e myslimanëve, që një kohë të gjatë u mungonte myslimanëve. Për këtë arsye, Louis Masignoni, do t’i quajë ndër “bashkëpunëtorët e parë të rilindjes arabe.” Megjithatë, më së shumti polemikë vehabistët kanë zhvilluar lidhur me kultin e shenjtorëve, ndërtimin e mauzolejeve (tyrbeve), përdorimin e tyre për lutje dhe vizitimin e tyre.

Në vazhdim do t’i theksojmë disa parime të tyre lidhur me çështjet doktrinare, pa pretendim se i kemi cekur të gjitha:

1. Të gjitha objektet e adhurimit përveç Allahut, janë të rrejshëm. Të gjithë ata që praktikojnë adhurim të tillë meritojnë vdekje;
2. Masa e njerëzve e cila përpiqet ta fitojë mëshirën e Allahut nëpërmjet vizitimit të varreve të shenjtorëve nuk është monoteiste. Këta u ngjasojnë atyre që Kur’ani i quan mushkrikun;
3. Politeizëm (shirk) është të futet në lutje emri i Pejgamberit a.s., njeriut të shenjtë apo engjëllit;
4. Politeizëm është të kërkosh ndërmjetësim te dikush tjetër përveç prej Allahut dhe Muhammedit a.s. në Ditën e gjykimit;
5. Politeizëm është t’i përbetohesh ndonjë qenieje tjetër përveç Zotit, Një, Të Vetmit;
6. Mosbesim (kufr) është të mësosh diturinë që nuk zë fill në Kur’an, Sunnet ose përzierjes së domosdoshme të arsyes;
7. Mosbesim dhe keqbesim është ta mohosh kaderin në çkado që ndodh;
8. Mosbesim është komentimi i Kur’anit me anë të te’vilit, në mënyrë metaforike, alegorike.

Vështrimi konstruktiv për dhe kundër lëvizjes

Vehabistët, krahas kundërshtarëve ushtarakë, kishin edhe kundërshtarë doktrinarë. Qysh me paraqitjen e tyre u paraqit një numër i madh shkrimesh që kundërshtonin parimet e tyre, sidomos me prejardhje egjiptiane, osmane dhe të vendeve të tjera. Në to kryesisht theksoheshin mangësitë e kësaj lëvizjeje, eksagjerimet e tyre në politik, vrazhdësinë, ngurtësinë dhe ekskluzivitetin e tyre teorik dhe praktik. Madje, Ed-Dahlani, mufti i Mekes, paraqitjen e vehabistëve e quajti hiq më pak se fitne. Një tjetër dijetar arab paraqitjen e lëvizjes vehabiste e shikon : “Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.”

Në një burim tjetër, bashkëkohës të lëvizjes vehabiste, lexojmë: “Kur shteti osman u shkatërrua, i cili ishte ruajtës i islamit dhe shërbëtor i alimëve të ehli sunetit, duke iu nënshtruar planeve shekullore të franmasonëve, misionarëve dhe politikës poshtëruese të Perandorisë Britanike, e cila për këtë qëllim ka vënë në lëvizje të gjitha forcat materiale, jomedhhebistët panë mundësinë. Ata me gënjeshtra dhe strategji djallëzore filluan t’i sulmojnë alimët e ehli sunnetit dhe ta shkatërrojnë islamijjetin përbrenda e sidomos në vendet siç është Arabia Saudite, ku alimët e ehli sunnetit nuk guxojnë të flasin haptazi. Pasuria e shumtë që vehabistët e kanë shpenzuar për këtë qëllim, ka ndihmuar që ky agresion të përhapet nëpër tërë botën. ... njerëz të caktuar, me dije të vogël ose pa të, që nuk i frikësohen Allahut, kanë fituar pozita dhe shtëpi për banim si kundërvlerë për ndihmesën e tyre këtyre agresorëve.”

Argumentet dhe kundërargumentet kryesisht janë ato që disa shekuj më herët i janë bërë shkollës hanbelite. Për shkak të qëndrimit tradicionalist në të kuptuarit e çështjeve të besimit, ata janë akuzuar për antropomorfizëm dhe ultrakonzervatizëm. Vehabizmi ndër synimet e tij kishte edhe pengimin e kelamit dhe të filozofisë islame, por pos që këtë në masë të madhe e arriti në Siujdhesën Arabe, me mjete të dhunshme dhe kërcënuese, këtë nuk arriti ta bëjë në Egjipt, Turqi, Iran, Indi dhe në vendet tjera islame dhe në diasporën islame nëpër botë. Nuk arriti ta pengojë as sufizmin dhe shi’izmin, e edhe më pak depërtimin e ideve dhe sistemeve perëndimore, nëpërmjet formave të ndryshme: ushtarake, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, humanitare etj. Ndonëse nuk mendojmë të ndalemi në komentim më të gjerë, megjithatë tendenca e vehabistëve për eliminimin e medhhebeve dhe moszgjedhja e mjeteve për zhdukjen e tyre na detyron të konstatojmë se angazhimi i tyre ka qenë dhe është i paarsyeshëm. Për shembull, me rastin e komentimit të një hadithi mbi ardhjen e sërishme të Isait a.s. në tokë, grupi i zjarrtë i jomedhhebistëve (me N. Albanin e famshëm në krye) pohon: “Kjo qartë tregon në atë se Isai a.s. do të gjykojë sipas sheriatit tonë, d.m.th. sipas Kur’anit dhe Sunnetit, e jo me diçka tjetër, siç është Inxhili, fikhu Hanefij apo diç e ngjashme” dhe me këtë komparacion ai fikhun Hanefij e krahason me Inxhilin etj. Disa mendojnë se urdhëri i sulltanit për t’iu kundërvënë lëvizjes vehabiste ishte i motivuar për dy shkaqe kryesore :

Frika e sulltanit për pushtetin e tij dhe për hilafetin e tij, nëse vjen deri te ndikimi dhe zgjerimi i kësaj lëvizjeje edhe në pjesët tjera të perandorisë;
Mosrehatia dhe antipatia e myslimanëve për shkak të vrazhdësisë së lëvizjes vehabiste në raport me myslimanët tjerë që nuk i përkisnin lëvizjes së tyre, në luftën e tyre të rreptë kundër "risive" dhe "idhujtarisë".
Atyre u zihet për të madhe që në emër të eliminimit të bid’ateve, me rastin e pushtimit të [[Medina|Medinës[[, e rrënuam kuben mbi kaburin (varrin) e Muhammedit a.s., e plaçkitën huxhren (lokacionin ku gjendej trupi i Muhammedit a.s. dhe çdo gjë që kishte aty.

Po ashtu, janë rrënuar tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Bekia medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit, me ç’veprim është kryer urbicid. Shejh Jusuf Rifai ka numëruar dhjetëra shembuj të rrënimeve të pashembullt ndaj kujtimeve të personaliteteve më të dashura ndër myslimanët nga ana e vehabistëve:

Në vend të varrit të Emines, nënës së Muhammedit a.s. në Ebva, sot qëndron rezervoari për benzinë;
Në vend të shtëpisë së Hatixhes r. anha sot gjendet tregu i kafshëve;
Në vend të shtëpisë së Muhamedit a.s. sot është nevojtorja (WC) publike.!

Është mendim i shkencëtarëve se shumica e kundërshtimeve të masave dhe intelektualëve myslimanë ishin kundër aktiviteteve politike të vehabistëve dhe kundër militantizmit ekstrem të tyre. Ata pohojnë se shpallja e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin me ta, ishte jashtë çdo mase. Ata ku depërtonin, shkretëronin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegjatë, heretikë. Disa madje pohojnë se qëndrimi militant dhe jotolerant i vehabistëve ndihmoi në vetëhumbjen e tyre.

Kishte edhe aso shkrimesh e deklaratash që e përkrahnin lëvizjen vehabiste.

Lëvizja vehabiste krahas dhunës, vrazhdësive dhe ngurtësive të mëdha që janë të dukshme gjatë gjithë kohës së veprimit të tyre, kohëve të fundit ka përkrahësit e saj, të cilët pohojnë se kjo lëvizje ka dhënë kontribute të shumta :

Vehabizmi ka meritë në përhapjen e njohjes së islamit në viset shkretinore të Arabisë, banorët e të cilave vise ishin të lënë pasdore skajshmërisht. Vehabizmi u bë sinonim i lëvizjeve përtëritëse, pastruese të fesë në shekujt XVIII, XIX dhe në fillim të shek. XX, dhe reaksion i rreptë ndaj degradimit moral nga primesat degraduese dhe shtresimet e shumta dhe të ndryshme. Mendohet se Islami arab kishte rënë në pozita të ulta. Madje edhe qytetet kryesore, Meka dhe Medina, po përjetonin një degradim shoqëror, moral, fetar dhe intelektual. Përkrahësit e vehabistëve theksojnë një karaktersitikë tjetër të natyrës socio-religjioze të vehabistëve, të cilët afër lumenjve dhe burimeve kanë themeluar kooperativa bujqësore, të cilët kanë ekonomizuar, por njëkohësisht edhe kanë qenë si armatë emergjente, në rast nevoje. Disa kritikë dhe analistë thonë se në pikëpamje të organizimit të brendshëm të lëvizjes, ndonëse i luftonin skajshmërisht, vehabistët i ngjasonin organizimit të sistemit tëtarikateve sufiste, ndonëse përmbajtja e tyre ishte tradicionale, ortodokse.

Insistimi vehabist në përdorimin e arsyeshëm të ixhtihadit dhe gjykimi i tyre i taklidit ka vepruar si forcë çliruese dhe sigurisht ka ndikuar në rrjedhën e mëtejshme të zhvillimit islam më shumë e cilado forcë tjetër e asaj kohe dhe ka ndikuar fuqishëm edhe në forcat tjera të kohës që do të pasojë. Përkrahësit e vehabizmit theksojnë se vehabizmi ka insistuar në esencë e jo në formë, idealitetin e tij e jo realitetin, ka insistuar në atë çka duhet bërë e jo në atë çka kanë bërë myslimanët gjatë historisë. Si përfundim mund të thuhet se lëvizja vehabiste në fillim kishte çdo karakteristikë të lëvizjes së mirëfilltë. Ai fillimisht nuk kishte karakteristika dhe atribute sektariste, frakcioniste, ekskluzive, anatemuese dhe urbicidale e gjenocidale, por bënte pjesë brenda shkollës sunnite hanbelite. Mirëpo, ballafaqimi me jetën dhe veprimi tejet rigoroz dhe përjashtues i tyre e futi këtë lëvizje më tepër në rradhën e sekteve se sa të shkollave (medhhebeve) islame, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë politik, duke lënë anash ixhtihadin aq të propaganduar nga ata dhe duke ndjekur rrugën e formalizmit ekstrem. Megjithatë, është për të shpresuar se shekulli XXI do të shënojë dalje nga ku qorrsokak i vehabizmit.


Shteti i parë vehabit dhe rënia e tij

Pushtimi i Nexhdit nga ana e Muhammed Ibn Saudit (vdiq më 1765) ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake[10]. Ai përdori të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ushtarake për t’ia dalë në krye me rezistencën dhe armiqësinë e fuqishme të brendshme të fiseve në ato vise. Sukseseve të tyre u shkonin për shtati edhe kryengritjet e brendshme, të ndihmuara nga shiitët sirian dhe palestinez dhe nga kristianët, të cilat Porta e Madhe i theu vetëm në vitin 1775. Po ashtu, u ndihmoi edhe zbarkimi i francezëve në Egjipt në vitin 1798. Kështu, i biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi (vdiq më 1803), përkundër vështirësive, vazhdoi sukseset në pushtime të reja. Mirëpo, pushtimi i Rijadit më 1773 dhe bashkimi i Nexhdit më 1786 ishte prova më e sigurtë se sukseset vehabite s’kanë të ndalë. Pas këtyre viteve u pushtua edhe Ahsa, liman në gjirin persik dhe u rrezikuan edhe Iraku dhe Hixhazi.

Pas vdekjes së Abdulazizit, në sundim erdhi Saud ibn Abdulazizi, i cili më 1803 e pushtoi Medinën,kurse më 1804 Mekkën. Edhe më tej rrezikohej Siria dhe përforcoheshin pozitat në Siri. Meqë piratët vehabitë rrezikonin lundrimin në gjirin persik, qeveria e Indisë dërgoi disa anije në mbrojtje të anijeve të saj tregtare. Rënies së shtetit të parë vehabit i konbtribuoi fakti se Sulltan Mahmuti II, i cili erdhi në sundim më 1808, synonte ta thente synimin për pavarësi të vehabistëve. Po ashtu, në Egjipt Muhammed Aliu, me prejardhje shqiptare, i theu Memalikët dhe i forcoi pozitat si vazal dhe aleat i sulltanit. Nga një anë Sulltani dhe nga ana tjetër Muhammed Aliu gjatë viteve 1811-1815 bënë katër luftëra dhe ngadhënjyen vehabistët dhe mbretit të posaemëruar i imponuan kushte të rënda për nënshtrim. Mirëpo, sërish shpërtheu kryengritje. Kështu, në vitin 1816 nën komandën e Ibrahim pashës, u nis ushtria e fuqishme, që përfundimisht ta mund ushtrinë vehabiste më 1818, kurse mbretin Abdullah ta dorëzojë në Stamboll, të cilin Porta e ekzekutoi më 17 janar 1818.

Shteti i dytë vehabit

Në vitin 1821, një degë e familjes Saud, me princin Turkij, sërish e formoi mbretërinë vehabite, me selinë në Rijad, jo larg selisë së mëhershme Muhammed Asad, Rruga për në Mekë. Ata sërish e pushtuan një pjesë të Nexhdit dhe një pjesë të madhe të Gjirit persik. Mirëpo, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në dinastinë saudite nga një anë dhe për shkak të aktivitetit të administratorit të Bagdadit, Mid`hat pashës nga ana tjetër prej vitit 1869-1872 përgatitën rrënimin e kësaj dinastie. Po ashtu, me ndihmesën e Portës së lartë, fisi Benu Rashid, u bë kundërshtar i rrezikshëm. Duke u nisur nga kryeqendra e tyre Haila, Benu Rashidët pushtuan Nexhdin verior dhe arritën deri në Hajber dhe Tejme. Më 1884, ata pushtuan Rijadin dhe shpartalluan shtetin e dytë vehabit, kurse familja Saud u strehua në Kuvajt, te mbreti Mubarek.

Shteti i tretë vehabit

Shtetin e tretë vehabit e formoi princi Abdulaziz, i lindur në Rijad më 1879. Ai, më 1901, në krye të një grupi njerëzish, depërtuan në Rijad dhe pushtuan selinë mbretërore. Pastaj pasuan sukseset e njëpasnjëshme dhe pas marrjes së Hailes më 1921, ai zotëroi me tërë Nexhdin.

Taifin, pastaj Mekken. Mbreti i ri, Abdulazizi bëri ca reforma ekonomike, por edhe duke ndërtuar disa xhami, që vëllezërinë fisnore ta zëvendësojë me vëllezëri fetare, sepse në të kaluarën, partikularizmi fisnor ishte pengesë kryesore për ndërmarrje më të mëdha. Në këtë aspekt ndihmë të madhe ofronin prijësat fetarë, duke mbajtur lartë entuziazmin dhe besnikërinë fetare. Kjo vëllezëri fetare (ihvan) në aktivitetin e tyre ishte tejet e ngurtë, kështu që të gjitha ligjet e huaja i mendonin armiqësore. Po ashtu, të gjithë myslimanët që nuk mendonin si ata, ishin në pamëshirë të tyre, ndaj duhet të betohen se heqin dorë nga bindjet e tyre dhe të mësojnë kredon e tyre nga mësuesit e rinj. Ata që refuzojnë, do të largohen nga vendi. Mirëpo, për shkak të qëndrimeve ekstremiste të ihvanëve, erdhi deri te ndarja mes tyre dhe mbretit dhe fundit të tyre më 1929, pas një lufte të ashpër.

Lidhur me aktivitetin ushtarak të vehabistëve dhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme të tyre kundër halifatit të perandorisë osmane vlen të theksohet edhe roli i anglezëve në tërë këtë. Do të kënaqemi të cekim një ngjarje nga viti 1916, kur Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në të cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Edhe më herët, por sidomos pas kësaj marrëveshje, Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. T. E. Lawrence (Lorenci nga Arabia) ishte i vetëdijshëm për këtë mashtrim, dhe vazhdimisht dhe skajërisht i turpëruar pohon: “Kam rrezikuar mashtrimin për shkak të bindjes se ndihma e arabëve ka qenë domemos e nevojshme për fitoren tonë të lirë dhe të shpejtë në Lindje, dhe se është më mirë ta shkelim fjalën tonë dhe të fitojmë, se sa të humbim.


A është Vehabizmi - Terrorizëm sipas studiusit Sabri Selmani?


Feja Islame është fe e mesatares dhe tolerancës në mes njerëzve në mbarë botën dhe tolerante për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat dhe vendet, edhe pse një musliman mund te bëhet radikal apo ekstrem, muslimani nuk mund të bëhet terrorist sepse nëse është terrorist ai nuk është musliman duke u bazuar në një fjalë të një dijetari islam i cili për terrorizmin ka thënë : " Muslimani nuk është terrorist dhe terroristi nuk është musliman " , atëherë nëse je terrorist musliman nuk je dhe s'mund te jesh kurrsesi, sepse feja islame jo vetëm që është kundër terrorizmit por feja islame edhe e lufton terrorizmin.

Ndërsa Vehabizmi është vetë terrorizmi dhe këtë më së miri e tregon dhe argumenton fetfaja e një terroristi i cili në Arabin Saudite konsiderohet si një dijetar i madh, madje edhe nga shumë " hoxhollar" shqiptar konsiderohet se ky është dijetar islam, por ai në të vërtetë është një terrorist, nuk po them një ekstremist por terrorist.

Idetë e këtij terroristi të quajtur Salih El Fevzan fatkeqësisht promovohen dhe reklamohen edhe nga disa hoxhollar që zakonisht kanë përfunduar studimet në Arabin Saudite por ka edhe nga ata që kanë përfunduar aty këtu në ndonjë vend arab por janë vehabistë ( terrorist ) dhe përhapin idetë si të këtij personi edhe ne trojet shqiptare, qoftë përmes ligjëratave në disa xhami apo përmes ndonjë Radio TV apo duke ligjëruar nëpër lokale të organizatave të ndryshme që financohen nga burime të dyshimta e që ato burime mund të jenë nga kësi lloj njerëzish si ky Salih El Fevzan dhe përmes ideve dhe parave të përhapet terrorizmi në mbarë botën, të arrij terrorizmi edhe te ata musliman në botë që ende nuk ka arritur.

Këtë se terrorizmi mund të financohet edhe në trojet shqiptare e bazojmë jo vetëm në këtë fetfa por edhe në dokumentet e WikiLiks i cili tregon se Arabia Saudite është vendi i cili më së shumti financon terrorizmin në botë, vend i cili një shumë të madhe të parave e përdor për përhapjen e terrorizmit ( sipas disa të dhënave vitin e fundit me miliarda dollar janë ndarë nga shteti i Saudis për përhapjen e terrorizmit përmes shoqatave dhe organizatave të ndryshme ), e këto para pa dyshim se kanë arritur edhe në trojet shqiptare përmes bankave apo përmes disa studentëve në Arabin Saudite ( rastin më të freskët e kemi në Shqipëri ku është arrestuar një student i cili studionte në arabin saudite dhe ishte kthyer në atdhe me një shumë tepër të madhe parash e që ishin rial e jo dollar), e ndërsa kanë arritur parat idetë janë shpërnda dhe po shpërndahen nga disa hoxhollar vehabistë në Kosovë dhe trojet shqiptare, te kujtoj edhe një herë se këtu nuk po flasim për islamin por për terrorizmin i cili quhet Vehabizëm.

Tani pa dyshim duhet pyetur se çfarë ka thënë ky hoxhë i ' madh ' në Arabin saudite çfarë fetfaje paska dhënë.

Ky hoxhë nga Arabia Saudite është pyetur se si duhet të jenë sjelljet e një njeriu i cili punon me një njeri e ai nuk falë namazin ( si duhet të jenë sjelljet me kolegun e punës nëse ai nuk falë namazin) në fetfan e tij thuhet kështu : ai i cili nuk falë namazin ai nuk është musliman sepse pejgamberi a.s. ka thënë : në mes robit dhe kufrit është namazi, ka edhe shumë ajete nga Kur'ani dhe hadithet e pejgamberit a.s. se ai që nuk falë namazin ai nuk është musliman, dhe me kolegun e punës i cili nuk falë namazin duhet që veprosh si me një njeri që nuk falë namazin, duhet që lidhjet me atë person të shkëputen madje atë person duhet që ta vrasim nëse ai nuk pendohet dhe nuk fal namazin ..... nga ai person të cilin e ki koleg të punës duhet të kërkosh që të pendohet dhe ai ta fal namazin e nëse nuk e bënë atëherë kolegu i punës duhet të vritet.

Pastaj në fetfan e tij shton dhe thotë : vetë punësimi i tij është gabim sepse një jo musliman nuk ka të drejtë të udhëheqë ndonjë punë të muslimanve . ( )


Kjo fetfa e këtij terroristi e cila nxit që kolegu ta vret kolegun e punës është terrorizëm dhe i përket fesë vehabiste dhe jo asaj islame, e idetë e këtij tani edhe në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë po reklamohen dhe promovohen përmes disa hoxhollarve që në fillim mund tu themi se janë ekstremist por nëse në të ardhmen i zbatojnë këta hoxhollar këto ide të këtij terrorist, atëherë trojet shqiptare mund ti gjesh në mesin e një gjakderdhje të tmerrshme sepse në një fabrikë kudo në trojet që i ka 150 punëtor e ndërsa nga ata vetëm një e falë namazin, paramendo ai do te ngrihet dhe ti vras 149 kolegët e tjerë të punës, normal edhe shefin e fabrikës duhet vrarë, apo nëse llogarisim se në një ndërmarrje private punojnë 2000 punëtor dhe nga ta 10 falin namazin atëherë 1990 do të vriten dhe me këtë rast do të kemi një masakër si të llojit të Srebrenicës.

Këso lloj masakrash nuk do të ndodhin nga armiqtë tonë por do të ndodhin nga vëlla vrasjet do të derdhet gjaku dhe do të ecë rrugëve, do të lahemi në gjakun tonë dhe vëllezërve tonë që nuk falin namazin, a thua baballarët e sa shokëve duhet ti vras dikush, a thua sa nëna të sa shokëve duhet ti vras tjetri, po sa vëllezër e sa motra do të vriten, po nëse e llogarisim numrin e atyre që falin namazin ditës së xhuma numri na del 2 apo 3% duke pasur parasysh se xhumanë e falin vetëm meshkujt, po nëse llogarisim se e falin 10% atëherë na duhet ti vrasim 90% të popullit tonë.

Mu për këtë shkak promovuesit e terrorizmit duhet burgosur apo duhet vrarë sepse më mirë ti vrasim 5 apo 10 persona që përhapin këto ide se sa pas një kohe të jenë 90% e popullit të vrarë ( nëse shkojmë sipas planit dhe ideve të Vehabizmit terrorist), prandaj kujdes me këto idetë e disa hoxhollarve që po na i bartin në trojet shqiptare nga Arabia Saudite, ide vëlla vrasëse, ide që thuajse kanë ndalur nga goja e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq i cili dëshironte ti vriste 70% të shqiptarëve e ndërsa me idetë e terrorizmit ( Vehabizmit) duhet të vriten 90% e shqiptarëve, as Sllobodani nuk do të mund të mendonte më keq për shkatërrimin e shqiptarëve dhe muslimanve.
Populli thotë : Nëse të vret dikush ki ku te marrësh hak e nëse e vret vet veten nuk ki ku te marrësh hak, mendja mund të na shkoi se a thua lobet sërbosllave kanë paguar hoxhollar të këtij lloji si Salih El Fevzan për këto ide e mendime e pastaj ky Salih El Fevzan këto ide të na i sjellë në trojet shqiptare përmes nxënësve të tij, këto ide edhe kanë filluar ngadalë të zbatohen në trojet shqiptare sepse besoi keni dëgjuar lajme të ndryshme se një burrë vret gruan e tij që nuk falë namazin, apo rastin e një djali të ri i cili vrau nënën e tij se ajo nuk u ngrit ta fal namazin e sabahut.

A dëshironi të bëheni terrorist atëherë bëhuni Vehabistë, nëse dëshiron ta vrasësh vëllanë, motrën, babën, nënën dhe të afërmit që i ke dhe të jetosh i vetëm në këtë botë atëherë bëhu Vehabistë, atëherë merr mësim nga Arabia Saudite nëse dëshiron terrorizëm, nëse dëshiron të bëhesh kriminel duke filluar me vrasjen e vëllezërve tu, atëherë merr mësime nga ata hoxhollar që reklamojnë dhe na e serojnë mësimin e fesë nga kësi lloj hoxhallarësh si Salih El Fevzan përmes shërbëtorëve të tyre që i kanë rritur dhe furnizuar me qindra e mija dollar, e që tani janë duke u kujdesur edhe në trojet shqiptare përmes organizatave të ndryshme të dyshimta që nuk dinë askush se prej kujt financohen, sigurisht nga ato miliarda dollarët që janë dhënë nga Saudia për terrorizmin botëror që të na shpërthej edhe në trojet tona.

Dikush mund te pyet se çka ka lidhje kjo fetfa me shqiptarët dhe trojet shqiptare?

Lidhja qëndron se idetë dhe mendimet radikale, ekstremiste dhe terroriste te këtij personi kanë arritur edhe tek shqiptarët dhe po të njëjtat ide është qëllimi të përdoren dhe të merren për bazë edhe tek ne shqiptarët dhe me këto ide të helmohet edhe populli shqiptar në trojet shqiptare, të fillojmë të bëhemi terrorist e ndërsa radikal jemi bërë, e se kemi filluar të bëhemi edhe ekstremist dhe terrorist ka argumente nga shumë veprime terroriste të shumë shqiptarëve në mbarë botën të cilat vetëm ai që nuk ka mendje mund ti mohoi sepse e mbarë bota është e njohur.

Tani shtrohet pyetja se idetë dhe mendimet radikale të këtij personi a janë prezent tek shqiptarët dhe a merren për bazë dhe argument nga shqiptarët ato që i thotë ky person?

Po këto ide radikale,ekstremiste dhe terroriste janë prezent në mesin e shqiptarëve radikal dhe ekstremist, këto ide shqiptarëve u janë ofruar nga disa hoxhollar shqiptar me shkrime dhe përkthime të shkrimeve dhe videove të ndryshme në Yuoutube, këta hoxhollar janë të njohur për të gjithë dhe vijnë nga qytete të ndryshme shqiptare të ardhur nga Arabia Saudite, këta hoxhollar Dmth kanë promovuar ide radikale dhe terroriste, këto ide dhe të tjera të këtij personi mund ti gjesh me bollëk në forume të ndryshme të vehabistëve dhe radikalëve në trojet shqiptare, mjafton të lexosh një shkrim nga disa hoxhollar vehabistë dhe në atë shkrim të gjesh shumë herë të përmendura idetë dhe fetwat e këtij personi, mjafton të klikosh në Yuotube me emrin e këtij dhe aty të gjesh shumë përkthime të ideve të këtij personi ide të përkthyera nga disa hoxhollar që kanë studiuar ne arabin saudite apo ndonjë që është në studime atje sepse një përkthim të tillë nuk mund ta bëjë një person i thjeshtë, madje në Yuotube mund ta gjesh edhe atë për nxitje të xhihadit ( luftës së shenjët) duke u treguar se ajo vazhdon deri në ditën e shkatërrimit të gjithësisë që kjo i bie se ju duhet të luftoni dhe të vrisni deri të vijë ajo ditë, çka iu duhet ta përkthejnë këtë ide dhe këtë thirrje e nuk i përkthejnë ndonjë thirrje me këshilla dhe e cila përmban edhe moral dhe tolerancë por përkthehet ideja dhe thirrja për vrasje dhe luftë.

Se sa promovohen dhe sa merren për bazë idetë radikale dhe terroriste të këtij terroristi mjafton të shikosh rrjetin Facebook në profilet e këtyre hoxhollarve dhe aty do të gjesh video të përkthyera nga idetë e këtij personi, se sa janë të ndikuar disa të rinj nga këto ide radikale dhe terroriste mjafton të prezantosh në ndonjë forum radikal në internet apo në ndonjë debat në Facbook dhe aty do të gjesh disa të rinj që ende nuk i kanë mbushur të njëzetat apo i kanë kaluar pak të njëzetat e këta të rinj në ato debate fjalët e këtij Feuzan i marrin si shembull dhe si argumente - ka thënë sheik Fauzan - këtë shprehje nga këta të rinj të mashtruar nga ata hoxhollar do ta gjesh shumë shpesh të përdorur.

Çka mendoni sikur nesër në gjykatë një i ri të dalë si vrasës i kolegut të punës dhe kur do pyetet pse ke vrarë kolegun ai do përgjigjet kështu ka thënë sheik Fauzan?

Dhe tani ata që thonë se nuk kemi argumente se ka radikalizëm tek ne, nuk kemi argumente se ka ekstremizëm tek ne,çka do na thonë për këto, nëse ende vazhdojnë të thonë se nuk ka argumente atëherë ekzistojnë dy mundësi ose vetë ai qëndron prapa radikalizmit ose paguhet nga radikalizmi dhe ekstremizmi që të thotë se nuk ka.

Si mund të dal dikush dhe të thotë : nuk ka argument se ka radikalizëm , nuk ka ekstremizëm dhe nuk ka akumulim të terrorizmit i cili do të shpërthej nëse shteti nuk reagon me fuqinë dhe dorën e hekurt, si është e mundur një njeri me logjik ta thotë këtë e kur shqiptarit që bëri terrorizëm në gjermani i këndohet këngë në të cilën i thuhet :

Oh Arid Oh Arid
ne po bejme dua per ty
ti vella mos u merzit
Allahu Akber Allahu Akber
ne po bejme Dua per ty
qe naj gezove keta sy
Allahu ka met shperbly
Allahu Akber Allahu Akber
Muxhahid Abu Rayyan
i vrajte dy amerikan
per Sheriat n,Afganistan
Allahu Akber Allahu Akber
me Tegbir me Tegbir
me tegbir ti ja fillove
Kafirat i shpartallove
Allahu Akber Allahu Akber
Mashallah Mashallah
e morre Rrugen per Xhihad
per motrat tona morre Hak
Allahu Akber Allahu Akber
Trimi jone Luani jone
ti e ngrite nderin tone
ne ty kurre nuk dot harrojm
Allahu Akber Allahu Akber
ja ke nxi ja ke nxi
ja ke nxi ftyren Obames
na jem ushtri e Shejh Osames
rahimehullah rahimehullah

Kjo është nxitje dhe thirrje për vrasje dhe terrorizëm, edhe më e keqe se kjo është lavdërimi dhe këndimi i këngëve për krye terroristin Osama Bin Ladenin nga vetë disa shqiptar, këto bëhen nga radikalët nga ekstremistët dhe terroristët, nuk bëhen nga të tjerët sepse deri më sot nuk janë bërë asnjë herë, e tani le të na tregojnë se kjo nxitje terrorizmi dhe nxitje që rinia jonë të bëhen terrorist për dikën nuk qenka radikalizëm nuk qenka ekstremizëm nuk qenka terrorizëm, e çka mund të jetë nëse nuk është terrorizëm, mos vallë është paqe të vrasësh, mos vallë është paqe dhe tolerancë të nxisësh për terrorizëm me lëvdata dhe këngë për terroristët, mos vallë është promovim i paqes dhe tolerancës tu thuash në mënyrë indirekte përmes këngëve rinis të ngrihen dhe të vrasin se ne u këndojmë këngë, se ne ende pa vdekur u dërgojmë në xhennet duke u thur lëvdata dhe poezi vetëm e vetëm pse jeni bërë terrorist.

Turp është të thuash se nuk ka argument se ka radikalizëm se nuk ka argument për ekstremizëm se nuk ka argument për terrorizëm.

Zbulohet baza xhihadiste në mes të Tiranës, e lidhur me grupet terroriste në Siri, për të cilët rekrutonte luftëtarë, por edhe predikonte Sheriatin, luftën ndaj institucioneve, urrejtjen ndërfetare dhe Perëndimore. Tetë persona u arrestuan, mes tyre dy imamët ilegalë të Xhamisë së Unazës së Re dhe të Mëzezit, si dhe 5 financuesit dhe ndihmësit. Pesë të tjerë u shpallën në kërkim dhe mësohet se janë fshehur në Siri apo Turqi, si pjesë e luftimeve. Mes tyre edhe imami i Leshnicës, Almir Daci, që rekrutoi 5 të rinj nga Pogradeci, 2 prej të cilëve janë vrarë në luftë. Gjenden armatim dhe municion në xhami e banesa, material predikues ekstremist dhe sende të tjera aksesorë me të cilët lidheshin me grupet e tjera jashtë vendit. Ka qenë një hetim që ka zgjatur rreth 9 muaj mes Policisë dhe Prokurorisë, me informacione të mbledhura në rrugë operative, e i finalizuar orët e para të mëngjesit të djeshëm. Armatimi sipas organeve ligjzbatuese, dyshohet se do përdorej në Siri, por edhe brenda vendit për akte terroriste të ndryshme. Një nga të dyshuarit është edhe financues i grupit, janë gjetur kontrata bankare në disa emra të ndryshëm.

Grupi i arrestuar
Të arrestuar janë imami i Xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, (Abduhrrahim), 35 vjeç, Bujar Hysa, 43 vjeç, imam në xhaminë e Mzezit, të dy organizatorë të rrjetit xhihadist, Edmond Balla, 25 vjeç, nga Elbasani, Verdi Morava, 48 vjeç, Tiranë, financues, Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç, ndihmës, nga Elbasani, Zeqir Imeri, 34 vjeç, Tiranë, organizator, dhe Astrit Tola, 42 vjeç, Tiranë, ndihmës. Mbrëmë vonë është arrestuar edhe i gjashti, Oltion Reçi, 37 vjeç, nga Peshkopia, banues në kryeqytet, i akuzuar si ndihmës. Aksioni përveç Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera, si Pogradec, Librazhd e Elbasan, nga ku kishte informacione për rekrutim burrash, grash e fëmijësh për në Siri. Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm, indoktrinim, nxitje të urrejtjes fetare dhe njerëzore dhe rekrutim, ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje. Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe kryepolici Artan Didi, bënë me dije gjatë një konference për shtyp detajet e operacionit më të fundit të FNSH-së. “Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për të 7 personat”, tha Beci.

Pesë të kërkuarit dhe Imami
Policia e Shtetit njoftoi se Njësia e Antiterrorit ka shpallur edhe 5 persona të tjerë në kërkim si pjesë e grupit terrorist që rekrutonte luftëtarë për Siri. Të dyshuarit sipas informacioneve janë arratisur për t’u fshehur në Siri dhe Turqi. Ata janë Gerti Pashja, vjeç 30, banues në Peqin, i dyshuar si organizator, Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, banues në Laprakë, organizator dhe financues, Shyqyri Kaca, 48 vjeç nga Dragostunja e Librazhdit, banues në Mëzes të Tiranës, organizator, pjesëmarrës në luftë dhe financues, Almir Daci, 31 vjeç, i njohur edhe si imami i Xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i vetëshpallur, por i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që dyshohet si organizator, financues dhe pjesëmarrës dhe Medi Manallari, 65 vjeç, nga Radomira e Dibrës, banues te Unaza e Re Tiranë, financues dhe pjesëmarrës. Policia tha se gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë e municione, si dhe prova të tjera me interes për hetimin. Po ashtu masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar dhe për një shtetas tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në respekt të ruajtjes së sekretit hetimor.

Armatimi dhe doktrina
Në banesën e imamit Hysa u gjetën 2 aparate telefoni celular, karta memorie dhe aparat fotografik, kartë identiteti në gjuhën arabe, kontrata bankare në emër të tij dhe të personave të tjerë, libra fetarë. Kurse në xhami iu gjetën njësi kompjuteri, çantë ushtarake kamuflazh, 2 telefona celularë, 15 fishekë. Në banesën e Zeqir Imerit në Yrshek u gjetën 8 telefona celularë, 2 karta, një granatë ofensive, një automatik “Kallashnikov” dhe 4 krehra, 320 fishekë, një thikë, një radio dhënëse-marrëse, xhup kamuflazh dhe çantë fishekësh. Dhe në banesën e Astrit Tolës u gjetën një çifte me 12 fishekë, 11 CD, broshura fetare, fletore me shënime në gjuhën arabe, karta dhe numra celulari dhe uniformë ushtarake. Akuzat e ngritura janë “rekrutimi i personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”, “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, si dhe “armëmbajtja pa leje”.

Të arrestuarit:
Genci Balla (Abdurrahim), 35 vjeç, Librazhd, i vetëshpallur
Imam i xhamisë së Unazës së Re, organizator
Bujar Hysa, 43 vjeç, banues në Tiranë, i vetëshpallur
Imam i Xhamisë së Mëzezit, organizator
Edmond Balla, 25 vjeç, Elbasan, i dyshuar si organizator
Zeqir Imeri, 34 vjeç, Tiranë, organizator dhe pjesëmarrës
Verdi Morava, 48 vjeç, Tiranë, i dyshuar si financues
Fadil Muslimani (Dervishi), 53 vjeç, Elbasan, i dyshuar si ndihmës
Astrit Tola, 42 vjeç, Tiranë, i dyshuar si ndihmës
Oltion Reçi, 37 vjeç, nga Peshkopia, ndihmës  

Të shpallurit në kërkim:
Almir Daci, 31 vjeç, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Leshnicës
në Pogradec, organizator, financues dhe pjesëmarrës
Gerti Pashja, 30 vjeç, Peqin, organizator
Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, Laprakë, organizator dhe financues
Shyqyri Kaca, 48 vjeç nga Dragostunja, organizator, pjesëmarrës e financues
Medi Manallari, 65 vjeç, nga Radomira e Dibrës, financues e pjesëmarrës

* * *
KMSH: Të arrestuarit nuk përfaqësojnë Komunitetin Mysliman, jemi kundër luftës
Pas arrestimeve për terrorizëm ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Sipas KMSH të arrestuarit nuk janë punonjës të komunitetit. “Nisur nga lajmet për arrestimin e disa personave të akuzuar për terrorizëm dhe përfshirjen në konfliktin e Sirisë, Komuniteti Mysliman bën me dije se personat në fjalë nuk janë punonjës të Komunitetit Mysliman. Komuniteti Mysliman e ka bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian”, thuhet në njoftim. KMSH bën me dije se Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame.

Besimtarët: “Po sulmohet Islami, po njolloset feja”
Të mbledhur para Xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, besimtarët dënuan operacionet e policisë, kontrollet që sipas tyre ishin pa mandat të ligjshëm dhe sulmin ndaj fesë së tyre. Ata kërkuan lirimin e njerëzve të tyre sa më parë. “Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj fesë Islame dhe ndaj besimit tonë. Kanë hyrë me maska dhe armë për kontroll pa mandat dhe ushtruar terror. Po na njolloset feja. Ata janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen”, thanë besimtarët e irrituar ditën e djeshme.

Familjarët e Ervis Alianjit: “Duam drejtësi, imami na tha se djali kishte vdekur në Siri”
Në muajin janar të këtij viti, është bërë publike një histori, ku disa të rinj nga fshatrat e Pogradecit ishin mashtruar në emër të fesë për të luftuar në Siri. Një prej tyre u kthye i vdekur nga vendi i luftës vetëm një vit pasi kishte shkuar atje me familjen. E tillë është edhe historia e një 26-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet prej një viti nga Siria. Rastin e humbjes së tij e kanë publikuar familjarët, që tashmë kërkojnë drejtësi. Familjarët e Ervis Alianjit tregojnë se dy ditë pas denoncimit se imami i fshatit Leshnicë, Almir Daci, tashmë nën hetim si një ndër të dyshuarit kryesorë për rekrutimin e qytetarëve shqiptarë në Siri, i ka njoftuar të afërmit e të riut se nuk duhet të kërkojnë më në media, pasi sipas tij ai kishte humbur jetën në Siri. Ata i bëjnë apel shtetit për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje, pasi vetëm kështu do të mund të mësojnë fatin e të riut 26 vjeçar, i cili rezulton i humbur prej një viti. Ditën e djeshme, Xhamia e fshatit Leshnicë ka qenë një ndër qendrat kryesore të operacionit të policisë së shtetit ku mësohet se janë sekuestruar disa libra, që sipas burimeve të rezervuara në polici bënin thirrje për Xhihad.

Vrasja e 2 shqiptarëve Hamza dhe Rasha në luftën e Sirisë
Rreth dy muaj më parë, një tjetër shqiptar do të binte në betejë në luftën që zhvillohet në Siri mes grupeve rebele ekstremiste apo për liri dhe forcave të Bashar Al Assad. Bledar Hamza, 27 vjeç, ishte nisur për të punuar në Arabinë Saudite si kamerier e kuzhinier bashkë me familjen, gruan dhe vajzën, por më 28 janar ka ardhur lajmi i kobshëm i vdekjes së tij në luftë. Hamza ishte nga Pogradeci, banues i përkohshëm në Tiranë dhe prej një viti ishte larguar drejt Lindjes. Gjashtë muaj më parë kishte marrë edhe familjen. Vrasjen e ka njoftuar nusja e Bledarit, ndërsa në Siri njihej me emrin Edu Samed. Në bisedat me familjen nuk tregonin asnjëherë të vërtetën dhe fliste vetëm për punën si kuzhinier në Arabi. Për rekrutimin e tij dyshimet bien mbi imamin e Leshnicës në Pogradec, tashmë në arrati, Almir Daci. Më parë ishte vrarë në Siri gjatë luftimeve edhe Diamant Rasha, prindërit e të cilit thanë se djali kishte shkuar me dëshirë në luftë krah rebelëve. Nga hetimet e kryera rezulton se të rinjtë u rekrutuan në Shqipëri, në Tiranë dhe Pogradec dhe më pas u dërguan në luftë. Në Pogradec dyshohet edhe për 5 rekrutime të tjera, sikurse edhe në kryeqytet.

I dyshuari Shkëlzen Dumani mori dhe 2 fëmijët e mitur në Siri
Një prej të kërkuarve, Shkëlzen Dumani, 39 vjeç, akuzohet se ka marrë me vete në Siri edhe dy fëmijët e tij të mitur pa dijeninë e nënës së tyre. Bëhet fjalë për Endri Dumani, vetëm gjashtë vjeç dhe motra e tij, Eva Dumani, vetëm nëntë vjeçe, që të dy rezultojnë dhe janë shpallur të humbur në fillim të muajit Shkurt. Emrat e tyre janë në listën e të kërkuarve nga policia, ndërsa bëhet me dije se babai i tyre është pjesë e grupit të dyshuar terrorist që rekruton luftëtarë për Siri. Humbja e tyre është denoncuar në polici nga e ëma. Ata janë dërguar në Siri nga babai i tyre, Shkëlzen Dumani, i cili është i shpallur në kërkim si njëri prej gjashtë personave që kërkohen nga policia shqiptare. Të dy fëmijët ndodhen sipas dyshimeve në Siri. “Largimi i tyre është bërë në mënyrë të dyshimtë, pa firmën e të ëmës”, tha policia. Dumani, me origjinë nga Dibra, dyshohet si financues dhe organizator në thirrjet që bëheshin për të rekrutuar persona që duhet të shkonin për të luftuar në Siri.


Kush janë dy imamët e xhamive (Krerët) sipas Prokurorisë:
Genci Balla, (Abdurrahim), i dyshuar si organizator, ka kryer studimet e larta në Universitetin Islamik të Medinës (Arabi Saudite), ku mendohet se ka rënë në kontakt me dijetarë të linjës së ashpër Tekfiriste, të cilët kanë ndikuar në indoktrinimin e thellë të tij dhe që më pas janë bërë burimi kryesor i frymëzimit të veprimtarisë së tij. Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës “Tekfiriste”.
Balla është një ndër teologet më radikalë që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtareve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtareve myslimane shqiptarë për Xhihad luftarak në Siri. Së bashku me elemente të tjerë të sektit “Selafi”, drejtues të grupeve lokale, evidentohen në mënyrë të vazhduar nga ana jonë si përgjegjësit kryesorë për dërgimin e shtetasve shqiptare (burra, gra e fëmijë) për në Siri, ku shumë prej tyre janë trajnuar për luftë dhe indoktrinuar me ideologji radikale, për tu angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve xhihadiste[1]që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Thirrjet e tij për pjesëmarrjen në Xhihad të armatosur në Siri janë mbështetur nga disa elementë të rinj shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Sirisë dhe dyshohet se u janë bashkuar grupeve xhihadiste. Prej disa vitesh (6 vjet) ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar/ligjëruar nga institucioni fetar i KMSH-së (Komuniteti Mysliman Shqiptar). Balla ka penguar shkollimin në shkollat publike të fëmijëve të tij dhe të lidhjeve të tij. Ka hapur një shkollë fetare në ambientet e xhamisë së Unazës së Re ku fëmijëve u jepen vetëm mësime fetare dhe arabisht. Konkretisht ky shtetas implikohet në veprimtarinë kriminale në botimin e librit të fundit të përkthyer “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera”[2], i  shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Nxit/predikon/indoktrinon ndjekësit e tij, për mosnjohjen e institucioneve të shtetit, por predikon për Sheriatin (ligj islamik). Predikimet që ai mban gjatë ditës së premte në Xhaminë e Unazës së Re dhe thirrjet që bën lidhur me detyrimin për të marre pjesë në Xhihad, mosnjohjen e demokracisë, mosnjohjen e shtetit, urrejtjen e shteteve perëndimore, mbrojtjen e personave dhe mbështetjen e atyre që luftojnë për Xhihad në Siri.

Bujar Hysa, i dyshuar si organizator, ushtron aktivitetin e tij radikal-ekstremist islamik si imam i xhamisë së Mëzezit, ku dhe ka krijuar një rreth të ngushtë e të besuar besimtarësh. Është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste të drejtuesit të Xhamisë së Unazës së Re, Genci (Abdurrahim) Balla. Është element radikal-ekstremist islamik dhe predikon në ambiente fetare për mosnjohjen e Institucioneve dhe ligjeve të shtetit. Predikon në mbështetje të vendosjes së ligjit islamik, Sheriatit. Ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar/ligjëruar nga institucioni fetar i KMSH-së (Komuniteti Mysliman Shqiptar) në Xhaminë e Mëzezit, Tiranë. Hysa është aktiv në drejtim të përhapjes/nxitjes së urrejtjes ndërfetare, rekrutues, mbështetës dhe ndihmues, i një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që i janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri. Hysa ka lidhje të ngushta me shtetasin Genci Balla dhe bashkëpunimi mes tyre dhe persona të tjerë, janë baza kryesore e indoktrinimit, rekrutimit, nxitjes dhe ndihmues për dërgimin nga radhët e besimtarëve në Siri. Dyshohet se kryen rolin indoktrinues të ideologjisë fetare ekstremiste, me fëmijë të moshave të vogla, të cilët ndjekin shkollën fetare pranë xhamisë në Unazë të Re. Hysa është mësues i lëndëve fetare për fëmijët. Bujar Hysa mban komunikime me individë me pikpamje radikale brenda vendit, rajon dhe me personat që aktualisht gjenden përkrah grupeve ekstremiste në Siri.

Referencat


^

^http://floripress.blogspot.com/2011/11/vehabizmi-nje-kercenim-per-shqiptarine.html
^http://ditapress.com/vehabizmi-duhet-te-ndalohet-ligj-ne-kosove/
^http://gazetablic.com/mbi-nevojen-e-reformimit-te-bashkesive-islame/
^http://forumi.shqiperia.com/threads/islami-radikal-vehabizmi-po-e-d%C3%ABmton-pavarsin%C3%AB.14338/page-2
^http://gazetadita.al/vehabizmi-nuk-luftohet-ne-aeroporte/
^ Over three centuries of scholarly publishing
^ The Truth about “Wahhabism”, në: http://www.al-islami.com/islam/truth_about_wahhabsm.php.
^ Gjerësisht: Muhammed El-Behij, Muhammed bin Abdulvehhab, Islamska Misao, nr. 27/1981, Sarajevë, fq. 11. Nexhat Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup – Prishtinë, Tiranë, 2004, fq. 9-13.
^ F. Karcic, Drustveno pravni..., op. cit., fq. 63. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63 F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63. Abdul Hamid Siddiki, Muhammed bin Abd al-Wehhab i njegov pokret, op. cit., fq. 431.
^ Gjerësisht për doktrinën vehabite në gjuhën shqipe lexo: Muhammed Ibn Abdulhevvab, Kitab et-tevhid – Monoteizmi islam, Shkup, 1412/1992, fq. +143 dhe Muhammed Ibn Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1413/1992, fq. +30.
^ www.al-islami.com/islam/truth_about_wahabism.php
^Abdullah ibn shejh Muhammed ibn Abdulvehhab, Muhtesar siret’ur-Rresul, botimi I, Medinë, 1419 h./1999.
^ E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Prizren, 1423/2002.
^ Fikret Karcic, Drustveno pravni aspekt islamskog reformizma (tezë doktorature), Sarajevë, 1990.
^ H. Laoust, op. cit., fq. 292. Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Carstva, pjesa 3, Zagreb, 1979, fq. 310 dhe 315 e tutje.
^ Lawrence, T. E., Seven Pillars of Wisdom, Cape, London,
^ Anglo-americka naftna politika i novi svjetski poredak, Zagreb, 2000, fq. 75, 100 dhe 368

2014-09-02

Nnjeriu i duhur në kohë të duhur : Prof.Dr.Ramadan Zejnullahu u zgjodh rektor i Universitetit "Hasan Prishtina" të Prishtinës



The head of the Steering Committee of the University of Pristina, Shefkije Islamaj declared that this committee has decided for Ramadan Zejnullahu to be the new rector of the University of Pristina.

Zejnullahu was selected among the five candidates who were running for this post: Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj and Isuf Musliu.


He will have a two year mandate, as he will fill in for the former rector Ibrahim Gashi until September 30, 2016.

Until the start of the year, the University of Pristina was led by Ibrahim Gashi, who resigned, while in April, the Steering Committee elected professor Anton Berishaj in this post.

The new rector, Ramadan Zejnullahu was born on May 8, 1957. He is a doctor of sciences in Maths

http://fshmn.uni-pr.edu/getattachment/df4f9e42-dcd7-4218-9add-a7b79672b9e3/Ramadan-Zejnullahu---CV-shqip.pdf.aspx





Kush është Ramadan Zejnullahu?


Pesë kandidatët që i kishin hyrë garës për rektorin e UP-së, ishin Ramadan Zejnullahu, Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj, Berim Ramosaj dhe Isuf Musliu.

Profesor Dr.Ramadan  Zejnullahu (08.5.1957 )ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshilli Drejtues të universitetit.
 Bordi  Drejtues i  universitetit "Hasan  Prishtina"   për Prof.Dr.Ramadan  Zejnullahun kanë votuar pesë anëtarë, ndërsa tre anëtarë të tjerë I kanë ndarë votat e tyre për dy kandidatë të tjerë.

Burimi shpjegoi njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk ka pasur të drejtë të votojë fare, për shkak se ka qenë vetë kandidat për rektor.

Rektori i sapozgjedhur pritet ta marrë detyrën më 8 shtator  2014 nga ushtruesi i deritashëm i detyrës së Rektorit, Anton Berishaj.


* * *



Ramadan Zejnullahu është i lindur më 8 maj të vitit 1957.

Ramadan Zejnullahi është Profesor doktor i shkencave të matematikës. Ai është mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Është autor i një sërë publikimesh shkencore, në revistat profesionale jashtë vendit, si dhe autor i mbi 30 teksteve universitare e teksteve shkollore, për nivele të ndryshme të arsimit në Kosovë.(1980-1984: Asistent ;1984-1989: Ligjërues;1989-1994: Profesor asistent (docent) ;1994-2000: Profesor i asociuar (profesor inordinar) ;2000 e mëpastaj: Profesor i rregullt(profesor ordinar)

Ramadan Zejnullahu ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore (një mandat), anëtar i Bordit të Universitetit të Prishtinës (2000-2001) dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë (2006-2009).
Ai njihet si punëtor shumë energjik dhe parimor. Gjatë ushtrimit të funksioneve drejtuese, ai është shquar edhe për aftësi të larta drejtuese e organizative.

Në opinionet e komentet e tij publike, ai ka shprehur qëndrime shumë kritike lidhur me gjendjen dhe zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. Në shumë raste, ai ka tërhequr vërejtjen për fenomenet negative që e kanë ngulfatur punën në universitet.

Në disa prononcime publike, ka tërhequr edhe vërejtjen për politizimin e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pas paraqitjes së kandidaturës së tij për rektor ka theksuar nevojën për shkëputjen nga politika të universitetit dhe të gjithë sistemit arsimor të Kosovës .


BOTIME:

Libra shkollor

Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003.
Përmbledhje detyrash përgatitore për provim kualifikues në shkollat e mesme. ETMM i Kosovës, 2002
Përmbledhje detyrash përgatitore për garat e matematikës për kl.7,8 dhe 9. Matrix, Tetovë, 2004
Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e IV të shkollës së mesme ETMM i Kosovës
 Matematika 8. ETMM i Kosovës, 2003
 Përmbledhje detyrash nga matematika 8. Libri shkollor, 2003
Matematika 7. Libri shkollor, 2002
Matematika 6. Libri shkollor, 2003
Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e II të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor
1999
 Përmbledhje detyrash nga matematika për klasën e I të shkollës së mesme, botimi i dytë, Libri shkollor
1999
Matematika 1, Dukagjini, botimi i nëntë 2011
Matematika 1-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 1-testet, Dukagjini, botimi i nëntë 2011
Matematika 2, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 2-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 2-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 3, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 3-fletore pune, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 3-testet, Dukagjini, botimi i tetë 2011
Matematika 4, Dukagjini, botimi i shtatë 2011
Matematika 4-fletore pune, Dukagjini, botimi i shtatë 2011
Matematika 4-testet, Dukagjini, botimi i shtatë 2011
Matematika 5, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011
Matematika 5-fletore pune, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011
Matematika 5-testet, Dukagjini, botimi i gjashtë 2011
Matematika 6, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 6-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 7, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 7-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 8, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 8-përmbledhje detyrash, Dukagjini, botimi i katërt 2011
Matematika 9, Dukagjini, botimi i pestë 2011
Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor,Prishtinë 1983. (me 
M.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë) 
Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza matematike I. Libri shkollor, Prishtinë 1983. (me 
M.Berishën)(ky tekst është ribotuar tri herë) 
Përmbledhje detyrash nga analiza matematike II. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995. (me 
M.Efendiun) 
Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale. Libri shkollor, Prishtinë 1985. (me M.Berishën) 
Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga analiza reale dhe funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1987. (me 
M.Berishën) 
Kurs i matematikës së lartë. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1995 
Analiza funksionale. Libri shkollor, Prishtinë 1998 
Analiza reale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000 
Analiza funksionale - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2000 
Analiza matematike I - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001 
Matematika për kimistë - përmbledhje detyrash të zgjidhura. Libri shkollor, Prishtinë 2003.(me R. 
Gjergjin) 
Analiza matematike I . Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2010 Analiza matematike II (dorëshkrim i gatshëm për botim) 

Publikimet shkencore 


Një teoremë mbi pikat fikse në Hapësirat metrike probabile të tipit të Mengerit ,BULETINI i punimeve 
shkencore i FSHMN ,Nr = 9.(1983-1986) (65-68). 
Pikat proximale dhe plotësi ortogonal në hapësirat e Hilbertit ;KËRKIME. ASHA e Kosovës Nr = 4.(1986)(21-24). 

On a problem of minimisation in Banach spases ;RAD. MAT. ANU BiH ,Sarajevë ,Nr = 4. (1988)(113-119)

Etj.

Me gjeresisht lexoni:

http://fshmn.uni-pr.edu/getattachment/df4f9e42-dcd7-4218-9add-a7b79672b9e3/Ramadan-Zejnullahu---CV-shqip.pdf.aspx





Flori Bruqi