2014-09-19

Akademia e Shkencave në shërbim të kishës shoviniste greke

Prof.dr. Eshref Ymeri


            Më 24 gusht 2014, Anastas Janullatosi, në fshatin Kolkondas të Libofshës në Fier, organizoi kremtimin e 300-vjetorit të lindjes së “Shën” Kozmait, armikut të betuar të etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe.

            Për këtë djall të veshur me petkun e shenjtorit kanë shkruar dhe kanë folur me fakte të pakundërshtueshme shumë shkencëtarë të historiografisë shqiptare, si profesori Kristo Frashëri, profesori Pëllumb Xhufi, profesori Sherif Delvina, profesori Rasim Bebo, studiuesi i mirënjohur Kastriot Dervishi dhe intelektualë të tjerë. Por, çuditërisht, vetëm Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë ka heshtur për  faktet historike rreth figurës armiqësore të djall Kozmait. Në vend që Akademia e Shkencave të sqaronte bindshëm jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar dhe të hidhte dritë me objektivitet shkencor mbi veprimtarinë armiqësore të të dërguarit të sulltanit dhe të Patrikanës së Stambollit me emrin Kozma në trojet shqiptare, me të vetmin qëllim që ai të hapte sa më shumë shkolla greke dhe të mallkonte me tërë urrejtjen e vetë gjuhën shqipe, ajo, përkundrazi, ka heshtur në një mënyrë të pabesueshme, duke u bërë pjesë e politikës së Tiranës zyrtare, e cila që prej vitit 1991 vazhdon të tërhiqet zvarrë para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke. Akademia e Shkencave, në të vërtetë, duhej të luante një rol të rëndësishëm për emancipimin e politikës së Tiranës zyrtare dhe të jepte kontributin e saj shkencor për nxjerrjen në vazhdimësi në dritën e diellit të krimeve që kisha shoviniste greke ka kryer kundër vendit tonë, duke na vrarë korifenj të ortodoksisë shqiptare, që patën mbrojtur me gjakun e tyre gjuhën shqipe para stuhisë së sulltanëve të perandorisë otomane dhe veglës së tyre të bindur, Athinës zyrtare, e cila, duke i kërkuar padishahut të madh ndalimin e gjuhës shqipe në trojet tona etnike, vetë kishte rënë në bark para tij. Për këto arsye, Akademia e Shkencave duhej t’ia kishte kthjelluar trurin me kohë klasës politike të Tiranës dhe t’i kërkonte me këmbëngulje që ajo të mos lejonte në asnjë mënyrë pushtimin e kishës sonë fanoliane prej një prifti grek.

            Akademia e Shkencave ka heshtur para historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”,ka deklaruar botërisht këtu e më shumë se dhjetë vite të shkuara:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Mjaftonte kjo deklaratë skandaloze e këtij historiani shovinist që Akademia e Shkencave të çohej peshë më këmbë dhe t’i kërkonte Tiranës zyrtare ta dëbonte Janullatosin një sahat e më parë nga territori shqiptar.
Profesor Kristo Frashëri, me rastin e qëndrimit skandaloz të veglave të bindura të Janullatosit në ngjarjet e Përmetit të gushtit të vitit të kaluar, ka dalë para opinionit publik me deklaratën e mëposhtme:
“Dihet se Kisha si institucion fetar, madje jo vetëm Kisha Ortodokse, por të gjitha institucionet fetare monoteiste, kanë pretenduar, sidomos gjatë mesjetës, të përvetësojnë funksionet e shtetit. Pra, kanë pretenduar që ta mbërthejnë në kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe, mbi të gjitha, pushtetin shpirtëror mbi popullsinë e vendit të tyre. Përkundrazi, shteti ka qenë dhe vazhdon të jetë shtet modern kur është shkëputur nga Kisha dhe e ka zhveshur Kishën nga pushteti i dikurshëm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lënë të lirë të ushtrojë vetëm pushtetin e saj fetar. Madje, në viset ku ka pluralizëm fetar, pushteti i Kishës kufizohet nga shteti deri në atë masë, sa ta ushtrojë veprimtarinë e saj vetëm brenda mureve të faltoreve. Kjo, për arsye se shteti është përgjegjësi kryesor i përparimit, i mirëqenies, i sigurisë, i pronës, i lëvizjes dhe i unitetit kombëtar të shtetasve që banojnë brenda kufijve të tij” (Citohet sipas: “Kisha e Përmetit, Kristo Frashëri: Djallëzia Janullatos, nga 25 metra, do 600”. Marrë nga faqja internetike “BalkanWeb”. 26 gusht 2013).
Faktet tregojnë se në raportet që ka ndërtuar me Janullatosin, klasa politike e Tiranës e ka zbritur shtetin shqiptar në nivelet e kohës së mesjetës, kur ligjin e bënte kisha dhe shteti rrinte sus para saj. Këtë të vërtetë tragjike e zbulojnë ngjarjet në Përmet në gushtin e vitit të kaluar, ku shërbëtorët e Janullatosit kërkonin të mbanin të pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, e zbulon moszbatimi i ligjit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002 për kthimin e asaj shtëpie kulture në identitetin e saj. Moszbatimi i atij vendimi dëshmonte më së miri se Janullatosi e ka kapur për fyti shtetin shqiptar, tamam sikur të ishim në mesjetë. Por Akademia e Shkencave ka heshtur në mënyrën më të çuditshme për këtë nëpërkëmbje dhe për këtë poshtërim që i bëhej dinjitetit tonë kombëtar prej Janullatosit, i cili për 11 vjet rresht shkelte rëndë vendimin e Gjykatës Kushtetuese qëështë Kështjella e Drejtësisë Shqiptare.
Akademia e Shkencave ka heshtur për zërin e fuqishëm që personalitetet e larpërmendura shkencore kanë ngritur kundër Janullatosit, i cili, si misionar i Athinës shoviniste, udhëhoqi aksionin monstruoz për blerjen e eshtrave të shqiptarëve për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë. Dhe sot, territorin e Shqipërisë së Jugut, e kanë ndotur varrezat, manastiret dhe memorialet në nderim të atyre ushtarëve agresorë që përbëjnë një poshtërim të rëndë për ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Me rastin e ngjarjeve të Përmetit, qëndrimi heshtës i politikës zyrtare të Tiranës ndaj Janullatosit, tregoi në praktikë se ajo ka rënë në kthetrat e kishës shoviniste greke dhe emisari i Athinës Janullatos sillet në vendin tonë si një guvernator fuqiplotë. Këtë e vërteton fakti që Janullatosi e nderon Kozmain me salltanete të mëdha, paçka se ai ka qenë një armik i egër i etnisë shqiptare dhe i gjuhës shqipe.
Atë Petraq Simsia,  Atë Kristaq Subashi, Atë Nikolla Lushi, Dhiakon Joan Qako, Ilia Zaka, Miltiadh Veveçka,  Ilda Sylari, Xhovan Kajana, Naun Dyshniku tërhiqen zvarrë me një servilizëm të pështirë para Janullatosit, sulmojnë pabesisht profesor Pëllumb Xhufin për demaskimin që i bën djall Kozmait me fakte konkrete nga burime shkencore për misionin armiqësor që po kryente në Shqipëri për greqizimin e saj dhe, duke shfaqur mangësitë dukshme në formimin e tyre intelektual, dalin me një deklaratë të pahijshme:
“Për të kuptuar misionin e Shën Kozmait, duhet të përfytyrojmë botën e atëhershme, kur ishte shumë e vështirë të shtypej dhe botohej një libër dhe thuajse e pamundur për shkak të mungesës së alfabetit shqip…” (Citohet sipas: “Replikë me Pëllumb Xhufin”. Marrë nga faqja internetike e gazetës “Dita”. 15 gusht 2014).
 Për dijeninë e këtyre servilëve shembullorë të Janullatosit, gjuha shqipe është më e vjetra në Evropë dhe, sipas natyralistit të famshëm romak Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), “ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Por gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj ia patën zënë frymën fermanët e sulltanëve otomanë që ata i firmosnin me kërkesën këmbëngulëse të Patrikanës kriminale dhe të kishës shoviniste greke, në këmbim të poshtërimit të vetvetes para agait të Stambollit.
Që t’u kthjellohet truri shërbëtorëve servilë të Janullatosit se kush ishte Kozmai i vërtetë në qëndrimin armiqësor që mbante ndaj gjuhës shqipe, ata le të lexojnë librin e botuar në Greqi, i cili titullohet “Vendet e dhimbshme të Greqisë. Dëshmitarët e Vorio-Epirit dhe të vllehëve”. Për këtë libër, analisti i tij, Kastriot Dervishi, thotë:
“Botimi luksoz prej 400 faqesh është profilizuar në tri çështje dhe është përgatitur nga mbi 35 vetë dhe Greqia ka angazhuar këtu historianë, politikanë, gazetarë, shkrimtarë etj., të drejtuar nga Kostandin Vakapulospër çështjet historike, Nikos Maxhupulos për çështjet politike dhe Aristidhis Kesopulos për problemet e së ardhmes” (Citohet sipas:  Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Marrë nga faqja e internetit “Forumi Horizont”. 26 tetor 2005).
Në këtë libër, servilët janullatistë që janë zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar dhe kanë tradhtuar një herë e mirë veprën e Fan Nolit, do të gjejnë fakte konkrete se cili ishte misioni i vërtetë i Kozmait në territoret shqiptare. Këta servilë dhe argatë të bindur të Janullatosit le ta provojnë, të paktën, një herë të vetme në jetën e tyre, të kenë burrërinë për të deklaruar se si e komentojnë ata deklaratën e lartpërmendur të historianit shovinist Nikolas Stavros për pushtimin e kishës sonë fanoliane prej shovinizmit grekokaragjoz.
Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë për faktin që Enver Hoxha dje kishte si dado Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të cilët më 8 nëntor 1941 i vunë minat nacionalizmit shqiptar për interesat e shovinizmit serbomadh, kurse sot Tirana zyrtare, më shumë se njëzet vjet, ka si dado Janullatosin, i cili, për interesat e shovinizmit grekokaragjoz dhe të kishës shoviniste greke, ka ngritur kishë ortodokse edhe në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku nuk gjendet asnjë këmbë ortodoksi për be dhe ku majë çatisë së saj dergjen vetëm sorrat. Pse ka heshtur Akademia e Shkencave për ngritjen e kësaj kishe?
Akademia e Shkencave ka heshtur për mjerimin intelektual ku e kanë katandisur veten ortodoksët shqiptarë që i kanë lejuar vetes të drejtohen për më shumë de dy dekada nga një prift grek, pa qenë në gjendje të nxjerrin nga radhët e veta një kryepeshkop me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shkencave heshti kur Partia Socialiste përgatiti projektkushtetutën e vitit 1998 dhe e hodhi në referendum, duke hequr prej saj nenin e projektkushtetutës së vitit 1994, në të cilin kërkohej që krerë e institucioneve fetare të ishin me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë që Janullatosi, me bekimin e politikës së Tiranës zyrtare, të trashëguar prej kriminelit Ramiz Alia, vazhdon të mbjellë përçarje mes ortodoksve shqiptarë dhe të sulmojë Atë Nikolla Markun, i cili, në Kishën Shënmëria të Elbasanit, vazhdon të mbrojë trashëgiminë fanoliane të ortodoksisë shqiptare.
Janullatosi, pas nderimit që i bëri djall Kozmait në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së tij, po përgatitet që në Korçë, sipas fjalëve që po qarkullojnë në këtë qytet, të ngrejë një mauzole në nderim të Fotit. Se ç’armik i betuar i kombit shqiptar ishte peshkop Foti në Korçë, e dinin shumë mirë përfaqësuesit e shquar të shqiptarisë, si Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Spiro Ballkameni. Prandaj në shtator të vitit 1906, çeta e Çerçiz Topullit ia ktheu patkonjtë nga dielli peshkop Fotit, duke i dhënë një mësim të mirë shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke. Prandaj studiuesi atdhetar Kastriot Dervishi, i cili në hulumtimet e veta udhëhiqet nga objektiviteti shkencor, deklaron me shumë të drejtë:
“Puna e klerikëve grekë ka qenë kaq e poshtër, saqë njihen edhe disa përfundime logjike të tyre. Kështu, për shembull, në shtator 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau peshkop Fotin që shërbente në Korçë. Edhe ky peshkop mbahet si “martir” nga grekët, ngaqë të gjithë ata që punojnë kundër shqiptarëve kështu cilësohen”(po aty). 
Është kjo arsyeja që Noli ynë i madh porosiste prerë që dhespotlerët grekë duhet t’i pastrojmë me mashë. Por Akademia e Shkencave s’ia ka vënë veshin ndonjëherë porosisë së Fan Nolit dhe s’i ka shtruar kurrë pyetjen vetes se pse Janullatosi s’ka organizuar asnjëherë ndonjë meshë në përkujtim të përvjetorit të lindjes së Papa Kristo Negovanit, të Naum Veqilharxhit, të Petro Nini Luarasit, të Anastas Kulluriotit, të Koto Hoxhit,  të Atë Stath Melanit, të Fan Nolit, të Visarion Xhuvanit, të Kristofor Kisit.Këto personalitete të shquara të ortodoksisë shqiptare zënë një vend nderi në historinë e kombit shqiptar. Por Janullatosi nuk organizon për ta ceremoni përkujtimore se ai ndodhet në Tiranë si misionar i shovinizmit grekokaragjoz dhe i kishës shoviniste greke.
Si është e mundur që Akademia e Shkencave heshti për polemikën që profesor Kristo Frashëri, akademik veteran, zhvilloi me Janullatosin dhe kërkoi largimin e tij nga Shqipëria? Akademia nuk mund të mos heshtte për atë polemikë, ashtu siç nuk mund të mos heshtte edhe në rastin e fundit kur Janullatosi organizoi ceremoninë për nderimin e figurës së Kozmait, sepse ajo e ka vënë veten në shërbim të kishës shoviniste greke.

Ksamil, 25 gusht 2014




















2014-09-17

ESHTRAT E SHENJTOREVE NUK SHITEN

Rasim Bebo.jpg

Nga prof.dr.Rasim Bebo

(Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Nën penë e artë të redaktimit nga Prof.Vullnet Mato,së shpejti lexuesi shqiptar do të lexojë më vemendje sihariqët shkencoro-publicistike të Profesorit tonë të çmuar Rasim Bebo me titull"“SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”,(Përmbledhje me artikuj historik)....




Edhe ketu ne Addison, si ne c’do vend tjeter, mblidhen shqiptaret ne fund jave per t’u takuar me atdheun. Me teper te kafeneja e te birit te shqiptarit patriot Prof. Aleko Iskalit. Kur hyne brenda ne lokal, te bie ne sy Flamuri Kombetar i shpalosur ne faqe te murit dhe nje kornize e madhe me xham te vendosur emrat e shqiptareve qe frekuentojne me shpesh lokalin.

 Ne te dy kthinat e lokalit qendrojne dy televizore me ekran te madh te hapur kurdohere te lidhur me atdheun. Kushdo qe vjen ketu, ndjehet se eshte ne shqiperi dhe biseda fillon dhe vazhdon per Atdhene me mall dhe lot ne sy kujtojme :


Se cili dicka do te thote nga gazeta “DIELLI” dhe “ILLYRIA”, nga internetet qe ka degjuar dhe pare edhe nga telefoni dores “kompjuter” qe lidhen per c’do kohe dhe ne moment me te dashuruit e tij ne Shqiperi. Sigurisht kapet aktualiteti per problemet e dites, si eshte fjala per avullimin e shume parave te bankes, per dekorimin e kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes. Janullatosi, po pregatit nje skandal te ri, kerkon te ktheje shkollen Normale te Elbasanit, ne prone te kishes.

Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin “Qytetar Nderi” te dhene Anastas Janullatosit nga komuna e Alikos per meshen e dhene greqisht nga Janullatosi per nder te Shen Kozmait ne qershor te 2014, e cila simbas kushtetutes duhet ne gjuhen shqipe. Per festimin e ditelindjes se Shen Kozmait ne fshatin Kolkonda te Fierit, por kete Janullatosi e ka kryer nga viti i lindjes 1714, ne vitin e ekzekutimit me 24 gusht 1779. Nga gazeta “DITA” 15 gusht 2014.


 Flitet se do ti festohet me madheshti si asnjehere 300 vjetori i lindjes se Shen Kozmait, ne fshatin Kolkonda, pregatiten ftesat, nga Greqia do vijne “palikare” mbi 50 autobuza me greke te kendojne e te vallzojne. Janullatosi po ben nje pregatitje me fshetesi te plote dhe larg vemendjes se mediave. Shen Kozmai per greket eshte “apostuli i helenizmit”, kurse per shqiptaret njihet si nje antishqiptar qe mallkoi gjuhen shqipe.

Pati protesta se Kozma Etoli eshte vrare si spiun dhe antishqiptar, me 24 gusht 1779 ne fashtin Kolkondas te Fierit. Nje grup intelektualesh shqiptar do te marrin se shpejti nisiativen te perkujtojne Marko Bocarin, nje kapiten suliot nga cameria, nje hero i rrevolucionit shqiptaro-grek. Per kete jane porositur kumtesat nga disa historiane. Do te flitet per fjalorin shqip-greqisht te Marko Bocarit, per kontributin ne lufte per pavarsi te shtetit mikes shqiptaro-grek qe u tradhetua nga greket e pabese qe i vrau me rradhe udheheqesit shqiptare. Do te kete koncerte dhe ekspozita fotografike. Shkurt, nje verprimtari historiko kulturore.

Zhvillohet nje kritike pa i nxjerre koken ne shesh, per Fullanomanine, nga Roland Gjoza/Nee York/. Bankierin Santo e vrane se s’ishte si Fullani, Fullanin e burgosen se s’ishte si Santo. Banka eshte shpirti i mekanizmit, motorri i makines shteterore. S’duhet nje Santo, por nje Fullan, qe te perdoret, prandaj i dyti s’u vra se ishte ne sherbim, ndersa i pari u vra se ka kundershtuar, ose ka tradhetuar klanin e zhytur ne krim. Gjerat s’do te dalin (“DIELLI”, 6-9-‘14).

Nga Elita Bucpapaj, “...protestojne perpara parlamentit te shqiperise me moton : “Nese nuk shkarkoni kryetarin e bordit te BSH, ma kthe voten qe te dhashe dhe largohu ti deputet, sepse ti nuk me perfaqson as mua as ata 12,000 firmetare te peticionit anti-Fullan” ...duam shtetin e se drejtes, jo shtetin e kupoles, per femijet e kupoles, per partiaket e kupoles. ...t’i paralajmerojme deputetet e keti parlamenti, o me popullin o me kupolen. ...a nuk jane bijte dhe bijat, grate e burrat e deputeteve dhe ministrave te keti parlamenti ! po ne e rrezuam diktaturen qe te shpetojme nga Nexhmia dhe nomeklatura, jo qe te biem ne thonjte e nexhmijeve, fullaneve dhe nomeklatures se kupoles (“DIELLI” 1-9-2014)“Gazeta 55”, me 28-4-2014 shkruan : Rama, deri tani, ka hedhur themelet e katastrofes. Ai premtoi se edhe ne kushtet e nje keq qeverisje ekstreme, ai do te mbijetoje ne pushtet permes formave te ndryshme te dhunes” (gazeta 55 28-4-2014)

Parate e firmave piramidale perfunduan ne Athine, po edhe milionat e kohes se fundit po ate rruge kane marre, per tek komisari grek Janullatos, i cili po e kthen Shqiperine ne ngjyren helenike, kjo eshte e vertete, qe stonojne ta thone trroc.

Muhabeti kalon ne te gjitha trevat shqiptare. Kujtohet ardhja e Anastas Janullatosit pas firmes se Ramiz Alise, qe i’u hap rruga dhe vjen ne Shqiperi ne korrik 1991 dhe pas mirseardhjes se ngrohte qe i beri kreu i politikes Shqiptare, Sabi Godo.

Janullatosi ne fillim i’u hodh manastirit te Ardenices, ku Skenderbeu kishte bere martesen me Donike Arianitasin dhe deklaroi se Skenderbeu e ka emrin Jorgo dhe eshte grek. Kerkon eshtrat e Shen Kozmait, biseda zgjerohet dhe i flasin kujteses.

 Njeri nga zoterinjte do te qendroje unanim : Janullatosi ngarkoi prifterinjte per te gjetur kockat e murgut Kozma. Mbas disa muajve te vizites ne manastir te Ardenices, Janullatosi dergoi atje tre prifterinj per te gjetur kockat e Kozmait. Musafiret ne manastir kerkuan gjithandej bashke me personelin e vendit dhe nuk dhane asnje drejtim.

Ky shqesim i prifterinjve qe leviznin brenda dhe jashte manastirit, i ra ne sy plakut qe ngrohej ne diell ne ane te allise larg rreth tridhjete deri dyzet metra. Ai ngrihet dhe u thote prifterinjve dhe u thote se cfare i shqeteson, ata nuk ja varen plakut duke i thene : shko o xhaxho dhe ngrohu ne diell. Ate e di vete dhe nuk duhet te ma thoni ju u thote plaku.

 Por ju qe keni ardhur ketu cfare kerkoni se une jam me i vjetri ketu qe para se te vinte komunizmi dhe me vone, pas prishjes se manastirit qe u kthye ne magazine, stalle lopesh. Njeri nder prifterinjt i drejtoi pyetjen. A mund te na thuash se ku jane kockat e murgut Kozma te zhvarrosura ne kohen e katrahures qe u be. Po kete me thoni se u tregoj une : ketu ne manastir ka qene nje sherbetor i mire, kur u prishen faltoret dhe varrezat, ai hapi varrin e Kozmait dhe i vuri ne nje arke metalike, mbas disa kohe nuk kishte pune ketu per te dhe iku shkoi ne vendin e tij ne Permet, emrin e tij e them afersisht dhe atje mund ta gjeni me te pyetur.

Te tre prifterinjte u kthyen ne Tirane per ta vene ne dijeni Janullatusin. Ky u gezua per rrugen e zgjidhjes dhe i nisi per ne Permet te tre prifterinjte. Nuk e kishin te vershtire per te gjetur personin ne fjale. Ai kishte nje dyqan miks ne qytet, i martuar me dy djem te rritur. Prifterit trokasin te dera e dyqanit dhe pasi u prezantuan me te zotin e dyqanit i thone per qellimin e ardhjes. Tani neve duam arken e kockave te murgut Kozma.

Permetari me buze ne gaz u thote : une me gjithe qejf u’a jap arken, por me pare paguani 250,000 dollare. Ne, i thone prifterit, para nuk kemi. Une arken nuk u’a jap, tha pronari i kockave te Kozmait. Ata kthehen te merzitur ne Tirane. Janullatosi, ne vend qe te merzitet qeshi dhe u thote prifterinjve ju edhe nje here do te shkoni ne Permet dhe ti thoni : “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten, por dhurohen” se Zoti i denon ata qe shesin eshtrat e shenjtoreve. Keshtu prifterinjte u nisen prap per ne Permet. Ne nje kafe i priti Permetari i gezuar, se mendoi per parate qe do te mirrte.

 Kur po pinin kafe i pari i prifterinjve perseriti fjalet e peshkopit. Ne moment ndryshoi fytyren pronari eshtrave dhe me nje ton te prere u thote : “i thoni hiresise se tij, te me dergoje parate per te marre kockat” dhe i dha fund muhabetit. Po ti nuk ke frike se Zoti mund te denoje. Mua Zoti s’ka pse te me denoje per nje prift antishqiptar.

Kur prifterinjte i’a treguan Janullatosit per mosbindjen e Permetarit dhe pergjigjet e tij. Peshkopi prap qeshi dhe u thote prifterinjve : mos u merzitni ai do i sjelle vete kockat e Kozmait, bile do te kerkoje falje. Kaluan afersisht dy muaj dhe dyqani u dogj dhe u be shkrumb e hi. Permetaret flisnin se e zuri mallkimi qe i dhane prifterinjt. Por ky mallkim nuk qendroi me kaq, pak me vone i’u vra djali i madh. Atehere permetari mendoi, se Zoti me te vertete e denoi per “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten”.dhe prandaj u denova. Permetari mori arken ne duar dhe shkoi ne Tirane duke i’a dorezuar peshkop Janullatosit dhe kerkoi falje per mekatin qe kishte bere”.

Pr. Dr. Eshref Ymeri ndermjet te tjerave thote : Janullatosi eshte i plotpushtetshem ne Shqiperi. Keshtu ne vendin tone kemi edhe Zotin e dyte Janullatos qe ka ne dore jeten.

Rasim Bebo Addison Cikago shtator 2014.

Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj.

Times: Turqia llafazane
Winston Churchill ka thënë: Historia do të jetë e këndshme me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj. Por, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është më i padurueshëm. Ai do shtypin, i cili tradicionalisht ofron draftin e parë të historisë, të jetë i këndshëm me të.
Gazetarët që nuk marrin parasysh këtë dëshirë, paguajnë çmim të lartë. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, thotë se Turqia është “gardiani më i keq në botë” i gazetarëve. Së paku 49 reporterë janë prapa grilave.
Me këtë hyrje nis një shkrim sot në të përditshmen britanike “Times”.
Gazeta vë në pah se diskutimi i politikave kurde në Turqi ndiqet penalisht, në bazë të ligjeve të hartuara për kriminalizimin e propagandës terroriste. Dhe, Tayip Temel është një viktimë tipike.
Kryeredaktori i së përditshmes kurde, Azadiya Welat, përballet me më shumë se 20 vjet burgim, nën akuzën e të qenët anëtar i një organizate të ndaluar kurde.
Qeveria ka përdorur punën e publikuar të Temelit, së bashku me bisedat e përgjuara telefonike me kolegë dhe burime të lajmeve, si prova kundër tij.
“Times” shkruan se një mënyrë tinëzare e represionit në shtyp është edhe vesi i Qeverisë për të ushtruar presion mbi shefat e mediave, që të shkarkojnë gazetarët kritikë ndaj politikave të saj. Disa gazetarë të profilit të lartë në Turqi janë pushuar në muajt e fundit.
Vetëm dy javë më parë, gazeta Milliyet ka ndërprerë bashkëpunimin me Hasan Cemal-in, njërin nga shkrimtarët më të respektuar në vend. Cemal është përjashtuar nga bosët, pasi kryeministri Erdogan ka kritikuar atë për publikimin e një shkrimi në lidhje me procesin e paqes me kurdët.
Këto janë tatëpjeta të shëmtuara, represive dhe të pashpresa drejt autoritarizmit, në një vend që renditet si ekonomia e 17-të e botës dhe që, nën Erdoganin, dukej se lëvizte drejt demokracisë, shkruan “Times”.
Sipas gazetës, reformat e kryeministrit, që dikur kanë impresionuar liberalët turq dhe kanë fituar duartrokitje nga miqtë e Ankarasë në Perëndim, duket se janë avulluar si uji në një tigan të nxehtë.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e zotit Erdogan nuk ka arritur të kuptojë se “liria e shtypit nuk është vetëm e rëndësishme për demokracinë, por është demokraci”, shkruan “Times”, duke cituar thënien e gazetarit amerikan, Walter Cronkite.
Ky është fakt se si qevertë në mbarë botën luftojnë për të qëndruar. Në Argjentinë, vijon artikulli, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, është akuzuar se ka bërë përpjekje të censurojë ata që guxojnë të raportojnë të vërtetën e inaflacionit marramendës të Aregjentinës dhe ekonominë e tmerrshme.
Strategjia e saj për të dëmtuar gazetat financiarisht, duke detyruar reklamuesit të bojkotojnë publikimet që kritikojnë atë, është censurë nga dera e pasme.
Britania ka qenë vendi, ku gazetarët nga vendet si Turqia dhe Argjentina kanë kërkuar mbështetje morale. Është e turpshme se ajo mund të humbasë këtë licencë, pasi liritë e saj të shtypit janë dredhuar, shkruan “Times”.

WSJ: Veriu mund të përkeqësohet nëse dialogu dështon

WSJ: Veriu mund të përkeqësohet nëse dialogu dështon

Dështimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në përkeqësimin e kushteve në veri të Kosovës, shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar paralajmërimet e diplomatëve.

Në artikullin që paralajmëron rrethin e nesërm të bisedimeve ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, gazeta shkruan se “udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen për t’u marrë vesh rreth kushteve të marrëveshjes, e cila, me kohë, mund të ndryshojë raportet midis dy fqinjëve ballkanikë dhe të shërojë plagët që datojnë që nga rënia e Jugosllavisë”.

Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiq, janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm.

Hashim Thaçi thotë se LDK-AAK-NISMA s’mund t’ia grabisin legjitimitetin qytetarit

Thaçi thotë se LDK-AAK-NISMA s’mund t’ia grabisin legjitimitetin qytetarit
Pavarësisht se asnjëra prej partive politike shqiptare s’dëshiron koalicion me PDK’në, Hashim Thaçi deklaron se do të gjej partner për ndërtimin e Qeverisë së re.
Ai thotë se askush e as LDK-AAK-NISMA s’mund të grabisin legjitimitetin qytetarit të Kosovës, i cili ka votuar më së shumti për PDK’në.
“Do të gjej, sepse institucionet nuk do të ndërtohen mbi mllefe, por duke rrespektuar në plotni legjitimitetin qytetar. Askush nuk do të mund t'ia grabitë legjimititin qytetarit të Kosovës” , ka thënë Thaçi për DW.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe agjendën evropiane të saj si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin e sekretarit të jashtëm të Britanisë, William Hague, për nismën globale në parandalimin e dhunës seksuale si mjet të luftës, dhe përfshirjes së Kosovës në këtë nismë.

Ajo tha se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës duhet dhënë përkrahje të gjithanshme me qëllim të ndërprerjes së stigmatizimit të mëtutjeshëm dhe përfshirjes së tyre në shoqëri.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një marrëdhënie të re kontraktuale me BE-në përmes inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe theksoi rëndësinë që ajo të trajtohet e barabartë me të gjitha shtetet e tjera që e kanë kaluar këtë proces. Ajo tha se dialogu për liberalizim të vizave duhet të përmbyllet me sukses dhe qytetarëve të Kosovës duhet që së shpejti t’iu mundësohet lëvizja e lirë sikur edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të rajonit në BE.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova aktualisht është në një fazë të krijimit të institucioneve të saj, të konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re, që do të mundësojë vazhdimin e përkushtimit ndërkombëtar të saj dhe përmbushjes së obligimeve që do të hapin rrugën e integrimeve euro-atlantike. Ajo theksoi se Kosova ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj në dialogun me Republikën e Serbisë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Jahjaga tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen sepse kjo ndihmon jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ajo tha se Serbia duhet të tregojë më shumë bashkëpunim duke hequr dorë nga vazhdimi i ndikimit tek qytetarët serbë të pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëri Owen Jenkins, vlerësoi punën e Presidentes Jahjaga dhe rëndësinë e angazhimit të mëtejmë të saj në kuadër të nismës globale për parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në proceset e saj demokratike.

Jenkins theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të veçantë dhe theksoi gjithashtu nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Enveristët e Ferizajt të shqetësuar për afrimin e Vetëvendosjes me Bllokun

Enveristët e Ferizajt të shqetësuar për afrimin e Vetëvendosjes me Bllokun
Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës konsideron se partitë politike, si dhe një grusht i analistëve "llaskuc" me veprime e tyre po e shtyjnë Kosovën drejtë një skenari të provuar me 1997 në Shqipëri.
Në një konferencë për medie, drejtuesit e këtij formacioni politik me seli në Ferizaj, kanë thënë se qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë nuk e kanë më të qartë faktin se përfaqësuesit e tyre nuk qajnë kokën për elektoratin, ngase për ndryshe nuk do të bënin kaq përmbysje të thella programore, pa u mbështetur në asnjë kriter përveç atij të fitimit personal.
Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka adresuar një mori kritikash në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Fronti dhe anëtarësia e tij shpesh herë kanë qenë pjesë e aktiviteteve të VV-së, pjesë e sakrificës së përbashkët, e që tash për interesa të përfitimeve po anashkalohet nga drejtuesit e saj.
"Lëvizja Vetëvendosje nga protestat për bashkim me Shqipëri përfundoi në kërkesën për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, mandej nga barrikadat e prodhimeve serbe u bë pjesë e legjitimimit të politikës serbe në Kosovë, nga kërkesat për t'ia shitur xhipat Mustafës, me vullnetin e tyre këtë po e hip në një xhip më të madh. Me një fjalë VV-ja për fat të keq u kthye në Lëvizje për LDK", ka thënë Hasani.
Të njëjta "selame", kreu i Frontit, i ka ndarë edhe për Nismën e Jakup Krasniqit, duke i rikujtuar këtij se e ka harruar 17 shkurtin e 2008, kur e kishte shtyrë seancën solemne të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me orë të tëra, vetëm për shkak të fotografisë së zotit Rugova."Zoti Krasniqi do të duhej tu jep shpjegime qytetarëve të Kosovës, nëse ai e ka përqafuar rugovizmin apo zoti Mustafa ka heqë dorë nga rugovizmi", ka shtuar Hasani.
Sipas Hasanit, Fronti ka zgjidhje edhe politike edhe juridike për gjendjen e krijuar. Ai duke iu referuar të parës, ka thënë se deputetë e Kuvendit të Kosovës duhet të dërgohen në "Burrelin" e xhaxhit për të hequr të zitë e ullirit, siç po e heqin për çdo ditë qytetarët, ndërsa zgjidhjen juridike ka thënë se sheh vetëm përmes zgjedhjeve të reja, të cilat do ta zhbllokonin këtë ngërç politik.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...