2014-09-17

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Jahjaga: Serbia të tregojë më shumë bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe agjendën evropiane të saj si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin e sekretarit të jashtëm të Britanisë, William Hague, për nismën globale në parandalimin e dhunës seksuale si mjet të luftës, dhe përfshirjes së Kosovës në këtë nismë.

Ajo tha se viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës duhet dhënë përkrahje të gjithanshme me qëllim të ndërprerjes së stigmatizimit të mëtutjeshëm dhe përfshirjes së tyre në shoqëri.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një marrëdhënie të re kontraktuale me BE-në përmes inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe theksoi rëndësinë që ajo të trajtohet e barabartë me të gjitha shtetet e tjera që e kanë kaluar këtë proces. Ajo tha se dialogu për liberalizim të vizave duhet të përmbyllet me sukses dhe qytetarëve të Kosovës duhet që së shpejti t’iu mundësohet lëvizja e lirë sikur edhe të gjithë qytetarëve të tjerë të rajonit në BE.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova aktualisht është në një fazë të krijimit të institucioneve të saj, të konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së re, që do të mundësojë vazhdimin e përkushtimit ndërkombëtar të saj dhe përmbushjes së obligimeve që do të hapin rrugën e integrimeve euro-atlantike. Ajo theksoi se Kosova ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj në dialogun me Republikën e Serbisë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Jahjaga tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duhet të zbatohen sepse kjo ndihmon jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ajo tha se Serbia duhet të tregojë më shumë bashkëpunim duke hequr dorë nga vazhdimi i ndikimit tek qytetarët serbë të pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëri Owen Jenkins, vlerësoi punën e Presidentes Jahjaga dhe rëndësinë e angazhimit të mëtejmë të saj në kuadër të nismës globale për parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në proceset e saj demokratike.

Jenkins theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie të veçantë dhe theksoi gjithashtu nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...