2014-09-17

Nuk ka zgjidhje të ‘ngërçit’ politik pa ndërhyrje ndërkombëtare



Analistët Muharrem Nitaj e Fidan Kalaja thotë npër Bota press se pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar nuk mund të presim që nesër në Kuvend të zgjidhet ngërçi politik 
Shqipe Osmani 

Data e 18 shtatorit do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Nesër i gjithë opinioni vendor e ndërkobmëtar në Kosovë por edhe jashtë vendit do të bëhet “sy e veshë” drejtuar kah Kuvendi i Kosovës.
Liderët politikë tashmë kanë dhënë deklarimet e tyre me premtimin se do të bëhet zgjidhja sipas vullnetit të tyre politik, varësisht sipas pozicionimeve, ndërkaq analistët politik nuk shpresojnë se nesër do të bëhet konstituimi i Kryesisë së Kuvendit dhe do të tejkalohet kriza dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
nitaj
           






 M. Nitaj: Nuk duhet paragjykuar mbledhja e nesërme
Muharrem Nitaj, analist, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë  zgjidhje do të  sjellë seanca konstituive e së enjtes, ndërsa thotë se ‘ngërçi’ politik i krijuar në vend duket se nuk mund të zgjidhet pa u përzier faktori ndërkombëtarë. “Nesër është një seancë ku pritet që PDK ta shfrytëzojë të drejtën e zgjedhjes së një kandidati të saj për kryetar Kuvendi. Mendoj që do të sqarohen shumë gjëra sepse është spekuluar shumë se kush i ka e kush nuk i ka numrat. Por, në rast të mos zgjedhjes së kandidatit të PDK, hapet një rrugë tjetër, ajo e rrugëzgjidhjes që mund ta kenë deputetët”, thotë Nitaj për Botapress.
Sipas tij është herët të spekulohet për zgjedhje të tjera. “ Është shumë herët që të spekulohet për zgjedhje të tjera. Por ngërçi i krijuar e krijon një situatë ku duket se s’do të ketë rrugëdalje pa u përzier faktori ndërkombëtar. Sidoqoftë nuk duhet paragjykuar mbledhja e nesërme. Është e mundur që të jetë më normale se sa që kujtojmë ne”, shprehet Nitaj.

fidan kalaja
    F.Kalaja: Zgjidhja e situatës   mund të vijë vetëm  ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare 
Edhe Fidan Kalaja, përfaqësues i organizatës FOL , mendon se seanca e së enjtes nuk do të jap ndonjë zgjidhje të ‘ngërçit” politik, ndërsa  zgjidhja  sipas tij mbetet në ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë.“Situata e krijuar pas zgjedhjeve të parakohshme, është shumë vështirë e ndoshta e pamundur që të zgjidhet në seancën e nesërme. Përpos pozicionimit të “pa-kompromis” të te dy blloqeve këtë pothuajse e ka bërë të pamundur edhe vet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kalaja, për të shtuar më pas se për tu zgjidhur kjo situatë  ideale do të ishte tërheqja e njëres palë. “Për tu zgjidhur kjo situatë në rrafshin ideal do duhej që njëra palë vullnetarisht të tërhiqet nga pozicioni i saj, gjë që është e pamundur aktualisht ose që të gjendet vullneti i të dy blloqeve që të takohen dhe të arrijnë marrëveshje paraprake për de bllokim të institucioneve, gjë e cila shihet që është e pamundur”, mendon Kalaja. Sipas tij, zgjidhja e situatës   mund të vijë vetëm  ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare  apo edhe shkuarja në zgjedhje.” Janë dy skenar që potencialisht mund ta zgjidhin këtë situatë e është ndërmjetësimi ose ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces ose si opsion i dytë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Përndryshe seanca konstituive mund të vazhdojë se zhvilluari në pafundësi dhe asnjëri bllok të mos mund të zgjedh kryeparlamentarin e tyre”, u shprehë Kalaja .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...