“Siç , intervistimi me gojë i kandidatëve për drejtor të klinikave, e sidomos për Klinikën e Neurokirurgjisë, ka qenë plotësisht jo korrekt dhe shkel e shko, sepse nuk është bërë sipas rëndësisë dhe kritereve së zgjedhjes së kandidatëve. Dihet se përveç ngritjes akademike, një menaxher duhet të ketë edhe karakteristika dhe të plotësojë edhe disa kritere tjera të cilat duhet t’i plotësojë ndonjë person që konkurron për t’u bërë menaxher i një institucioni.
Në intervistim nuk janë marrë për bazë edhe karakteristikat tjera për të hulumtuar kandidatin, si p.sh. aftësia menaxheriale, marrëdhëniet ndërnjerëzore, marrëdhëniet ndërkolegiale, avancimi i kolegëve në punë, avancimi i Klinikës duke u bazuar në trendët e zhvillimit bashkëkohor etj. (ku të gjitha këto janë prezantuar vetëm sa për sy e faqe e më së tepërmi për interesa personale).
Ja pse kandidati i zgjedhur nuk mund të jetë drejtor i kësaj klinike:
- Pacientët e pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, të pranuar nga kolegët tjerë, nuk janë trajtuar në mënyrë dinjitoze nga ish u.d. i klinikës prof. Arsimi, ku nga momenti i pranimit, ai në mënyrë të pavarur dhe monopoliste ka vendosur se kënd duhet pranuar e kënd jo. Ai ka cunguar pranimin nga kolegët tjerë duke kërkuar që vetëm ai të nënshkruajë ndonjë pranim, duke i marrë të drejtën kolegëve për të pranuar pacientë, kurse rastet e veta dhe me intervenime i ka futur pa kriter dhe krejt me një sjellje despotike.
Me këtë rast shpesh ka ndodhur që pacientët të presin me orë të tëra deri ai të dalë nga salla e operacionit apo ai të kthehet në klinikë nëse nuk ka qenë prezent.
Shumë operacione të kolegëve janë shtyrë vetëm e vetëm që të operojë pacientët e vet, gjithashtu kriter e pa kriter, dhe atë duke bërë manipulime me gruan e tij si anesteziologe në këtë Klinikë, që tregon për një monopolizim familjar të plotë të klinikës.
- Ka ndodhur në shumë raste kur i ka thirrur familjarët e pacientëve në biseda informative për të shpjeguar se kush operon më së miri, duke u shërbyer me të pavërteta apo duke u marrë pacientët kolegëve, kinse nuk janë të pjekur për këtë operacion ose ka intervenuar ky apo ai person, në vend që të krijojë kushte dhe atmosferë për punë të përbashkët dhe kolegiale.
- Nuk i ka caktuar detyra stafit të mjekëve sipas nevojës dhe aftësive të tyre, por veprimet e tij kanë qenë me karakter personal dhe për interesa të tij.
- Nuk ka krijuar kushte për këshilla profesionale për stafin mjekësor të klinikës, por është sjellë në mënyrë arrogante duke i fyer kolegët se përveç tij, askush nuk din të operojë. Por, përveç kësaj, i ka ofenduar me fjalë banale pothuaj në çdo mbledhje të mëngjesit. Është i përjashtuar vite më parë për shkak të ofendimit të kolegëve, si dhe tani në katër muajt e fundit është shkarkuar nga puna për të njëjtat sjellje që i bën ndaj kolegëve.
- Mungon bashkëpunimi interdisciplinar me lëmitë tjera si neurologjia, neuroradiologjia, neuropatologjia etj., ku si rezultat i kësaj udhëheqjeje, deri më tani nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët. Në mbledhjet e mëngjesit është shërbyer me fjalët më të ndyra se ai apo ata nuk kanë lidhje me punën e tyre, është fjalosë dhe fjaloset me kolegët e lëmive të cekura e sidomos nëse dikush kërkon kolegun tjetër përveç tij. Ka ndodhur që ndonjëri nga kolegët dhe është përzërë nga Klinika vetëm e vetëm se ai nuk i është drejtuar atij.
- Nuk ka kurrfarë program për dërgim të stafit në kongrese, seminare apo trajnime në klinikat tjera jashtë Kosovës, por këtë e shfrytëzon vetëm ky me gruan e tij dhe atë në mënyrë të fshehur dhe kur të kthehet nuk referon për asgjë që do të ndihmonte stafin apo klinikën në avancimin e punës.
- Nuk bën programe ekipore, por ekipet operative që i përgjigjen rastit, por ato i bënë sipas qejfit të tij dhe vasalëve të tij. Shpall veten doktori më i mirë. Merr performansa si më i miri nga të gjithë.
- Shumë instrumente që janë të domosdoshme për punë në sallën e operacionit i mban në zyrën e vet dhe ato shohin dritën e sallës vetëm kur ai punon (bëhet pyetje edhe sa sterile janë ato instrumente), por edhe qëllimi i mbajtjes në zyrë të këtyre instrumenteve është pikëpyetje si dhe pse mbahen ashtu.
- Nuk ka kurrfarë profilizimi të kuadrove, si dhe emërtimin e shefave të njësive, kjo vetëm e vetëm me qëllim monopolizimi të klinikës.
- Nuk ka bërë asnjëherë ngritje akademike të kolegëve, përkundër gradave të doktorit të shkencave dhe magjistrit që kanë.
- Nuk ka komunikim me shumicën e stafit mjekësor dhe atë me 90 për qind. Shpesh ka ndodhur që i ka fyer mësuesit tanë nga klinikat tjera, si p.sh. të Tiranës, Turqisë apo klinikave tjera jashtë Kosovës.
- Për shkak të pakënaqësive katër muaj para hapjes së konkursit për drejtor nga stafi i mëparshëm i QKUK, çka është akceptuar edhe nga menaxhmenti i ri, është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë për shkak të menaxhimit të dobët. Ky është shembull i keq se si nuk duhet udhëhequr klinika e neurokirurgjisë.
- Sa i përket edhe dështimeve profesionale (ku ai shitet si i pagabuar), ato mund të prezantohen në çdo kohë nëse është nevoja.
- Nga komisioni intervistues nuk janë marrë parasysh edhe suspendimet e disahershme nga puna për konflikte përbrenda kolektivit punues, e sidomos eliminimit të tij nga menaxhimi para ca muajsh. Si person problematik i rrahur tre herë nga palët, si dhe jemi dëshmitarë të konflikteve verbale çdo ditore që ka ky njeri me palët dhe pacientët.
- Gjithashtu nuk janë marr parasysh disa nga punimet shkencore, si p.sh. libri i botuar për neurotraumatologji që është i dyshimtë dhe është tërhequr nga shitja për shkak të dyshimit për plagjiaturë si dhe dy punime me impakt ndërkombëtar që janë vërtetuar se përmbajnë shifra të imagjinuara dhe atë deri 800 për qind të "fryrjes" së rasteve të cilat reagime janë të dorëzuara në Rektorat dhe Akademi të shkencave.
- Gjithashtu, sipas mendimit tonë është bërë edhe delikt ekonomik ku si ushtrues detyre ka qenë i zgjedhur personi tjetër, kurse prof. Arsimi ka marrë pagën si ushtrues detyre për katër muaj pa pasur rolin e menaxherit, gjë e cila nuk përkon me rregullore (dokumentacioni) menaxheriale, sepse personi që nuk udhëheqë dhe paguhet si menaxher është shkelje financiare.
- Sa për ilustrim, katër muajt e fundit prej kur prof. Arsimi nuk e udhëheqë klinikën, nuk është më prezente arroganca e tij, atmosfera e punës ka ndryshuar rrënjësisht për të mire, qoftë me stafin mjekësor, ashtu edhe atë të mesëm, marrëdhëniet ndërkolegiale, por edhe ato me stafin e mesëm janë të shkëlqyeshme.
- Sa për konkretizim u bëjmë me dije organeve të lartshënuara se ne si staf akademik nuk e përkrahim dhe nuk e akceptojmë zgjedhjen e tij si drejtor të Klinikës së Neurokirurgjisë, sepse me punën e deritanishme është treguar i paaftë për menaxhim, jo kolegial dhe njeri që lufton vetëm për interesa të veta personale. Iu bëjmë me dije se jemi të vendosur për qëndrimet dhe veprimet tona edhe me bojkot dhe grevë pune.
Për përmbyllje një fjalë popullore "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga veprimet e Dr. Arsim Morinës.
Me respekt,
1. Dr.sc. Besnik Elshani, u.d i drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë,
2. Prof. assoc Dr Shaban Hasi,
3. Dr. Bujar Kastrati
4. Dr. Nehat Halili
5. Dr. Armend Kërveshi
6. Dr Haxhi Avdyli
7. Dr. Faik Qosja
8. Dr. Feti Ahmeti
9. Dr Shefki Dragusha”.