Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/09/16

Stambolli mundësi e mirë për promovimin e artit kosovar



“Për çdo artist është shumë me rëndësi që të krijojë kontakte të reja dhe të ekspozojë punën ,sidomos jashtë vendit”, ka deklaruar për media piktorja Hyrie Shaqiri.

Artistja kosovare Hyrie Shaqiri ka marr pjesë në një koloni artistike ndërkombëtare në Stamboll.Piktorja nga Gjilani është prezantuar krahas 40 artistëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës, të cilët ishin mbledhur në qytetin turk.

 Shaqiri shpalos rrëfen për përvojën e saj. Ajo thotë se në këtë aktivitet ndërkombëtarë është prezantuar me tri punime në pikturë.

“Tematika ka qenë e hapur për secilin artist. Unë kam punuar peizazhe. Në këtë aktivitet kanë marr pjesë edhe kolegë të tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia si Naim Spahiu, Refki Gollopeni, Admir Pervathi, Eris Bushati”, theksoi Shaqiri.

Shaqiri deklaroi për KultPlus se pjesëmarrja në një aktivitet të tillë ndërkombëtar është mjaftë e rëndësishme për të pasi hap shtigje të reja në karrierë si dhe mundëson vënien e kontakteve me artistë të ndryshëm.

“Ishte një eksperiencë e mirë. Po ashtu na u dha mundësia që ta ekspozojmë artin që e bëjmë ne si dhe krijuam kontakte të shumta me artistë”, tha Shaqiri.


Përveq promovimit të punës së saj, piktorja nga Kosova shpreson se përvoja e saj në Stamboll do të ndikojë që puna e saj të prezantohet edhe në vende të tjera të botës.

Kurator i kolonisë artistike në Stamboll ishte z.Kani Kaja nga i cili Hyrie Shaqiri thotë se e kishte ftesën për pjesëmarrje në këtë eveniment që është mbajtur prej 22 deri 31 gusht. Hyrie Shaqiri ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...