Shkruan: Naim KELMENDI
1.
Ramush Haradinaj është njeriu që u sfidua në luftën çlirimtare dhe doli ngadhënjyes. Në luftën çlirimtare, ishte vlera e asaj lufte, ishte mbase dhe ikona e saj, i paepur deri në fund të luftës dhe çlirimit definitiv të vendit. Ai bëri luftën e pastër për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ai është njeriu që u sfidua edhe në paqe dhe doli i suksesshëm.
Në të gjitha këto sfida ai ka dalë fitimtar dhe i pastër. Kjo e ka krijuar edhe formatin dhe primatin e tij prej njeriut të sfidave dhe i paepur përballë vështirësive, rrethanave, proceseve politike e demokratike në vend, por si gjithmonë fitimtar në fund.
Është ky Ramush Haradinaj, njeriu që i duhet për kryeministër shtetit të Kosovës.
2.
Sado që përfolja se Blloku pas zgjedhor, në këtë rast LDK-ja, ia ka dhënë pëlqimin AAK-së që Ramush Haradinaj të jetë i nominuar për kryeministër, dhe me aq pak vota nga zgjedhjet në krahasim me subjektet e Bllokut pas zgjedhor LDK, AAK, Nisma + Vetëvendosja, është vështrim nga një prizëm i gabueshëm.
Kosova në këto rrethana politike, ka nevojë për njerëz në krye të qeverisë që t’i çojnë proceset përpara, sidomos ato drejtë integrimeve evropiane, por për njerëz me kredibilitet dhe integritet siç është z.Ramush Haradinaj.
Një qeveri më në krye premierin Ramush Haradinaj, është më se e sigurt se do të jetë e suksesshme dhe e pranuar edhe nga ndërkombëtarët dhe miqtë e Kosovës, ngase vetë premieri në krye të kësaj qeverie është njeriu i sfiduar në të gjitha proceset dhe rezultativisht gjithmonë i konfirmuar si njeriu ngadhënjyes pas të gjitha sfidave të kohës përgjatë tëra proceseve, dhe krejt këtë e bëri në emër dhe për të mirë të Kosovës.
3.
Edhe në njëqind dieshin e kohës para se të shkonte në Hagë ku iu përgjigj kësaj gjykate ndërkombëtare të drejtësisë, kur ishte në krye të qeverisë së Kosovës, ai u tregua u suksesshëm, dhe sikur të shkonte Kosova që atëherë me dinamikën e sukseseve do të ishte shumë më afër të të gjitha integrimeve evropiane, por ikona djeshme e luftës çlirimtare, duke qenë i bindur në pastërtinë e kësaj luftë, ai do ta ndërpres detyrën e qeverisjes në krye të Qeverisë dhe do të ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare prej nga del i pastër dhe ngadhënjyes.
Prandaj qeveria me në krye të saj kryeministër Ramush Haradinaj, predispozon një qeveri të suksesshme në qeverisje, predispozon një qeveri stabile, predispozon një qeverisje të mirë dhe të pa korruptuar, predispozon luftimin e krimit të organizuar që ka lëshuar rrënjë në të gjitha poret e jetës, predispozon luftimin e korrupsionit, e që deri më tash ka arritur në të gjitha poret e jetës sonë shtetërore, deri në krye të shtetit.
Prandaj qeveria me kryeministër Ramush Haradianj predispozon dhe një rezultat në ecjen dhe ngritjen e autoritetit të shtetit në qenësinë e tij si shtet, predispozon hapa më të shpejtë në integrimet e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës për në Bashkimin Evropian, predispozon hapa më të shpejtë në liberalizimin e vizave për Koosvën, predispozon zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës.
Dhe krejt kjo nga njeriu me kredibilitet njerëzor, luftarak, liderist, etj.
Pra, mbeti ikona e luftës çlirimtare të Kosovës, mbeti lideri i suksesshëm politik, dhe mbetet po ashtu njeriu i shtetit dhe për shtetin sesa për pushtetin. Këto janë faktet dhe argumentet me të cilat Ramush Haradinaj-kryeministër i duhet shtetit të Kosovës.
I vetmi tash për tash mbetet z.Ramush Haradinaj për kryeministër i qeverisë së Kosovës, shpresë për ta rikthyer shtetin në ecjen dhe binarët e tij të duhur, dhe për t’ia kthyer dinjitetin e humbur nga këto vite të keq-qeverisjes (PDK-së) së korruptuar e të degraduar, e që këtë faturë deri më tash po e paguan qytetari i Kosovës.
*********************