Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/08

"ZËRI I ÇAMËRISË”, ME ÇAMËRI TË CUNGUAR


Si mund të injorosh veten tënde, si mund të cungosh Çamërinë, në një copë Çamëri perëndimore, vetëm përgjatë bregut të detit Jon, në një rrip toke nga Preveza në Konispol?... 



Si mund t’i vësh kufirin dhe emrin Çamëria, një sipërfaqje rreth  10% -15% dhe t’i lësh Greqisë të gjithë Çamërinë-Epir, me Janinën, Voshtinën, Dodonën, Konicën, Artën, Pilipjadhen, Mecovën, Grebenenë, Kosturin, Follorinën etj. 






 Ne e mirëpresim dhe gëzohemi për gazetën e Çamërisë, por zotërinjtë që e drejtojnë këtë gazetë, duhet të jenë shqiptarë patriotë dhe jo të kthehen kundra kombit shqiptar në favor të grekut. A mundet valle të ndash një pjesë të Maqedonisë dhe ta quash sllave, ose një pjesë të Kosovës nga vetë shqiptarët?...  Jo, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Në gazetë shkruhet mirë duke e cilësuar Çamërinë / Epir, ose Epiri – Çamëri, domethënë se Çamëria është një me gjithë Epirin. 
Kulla e Bollatëve

Në “ZËRI I ÇAMËRISË”, The voice of Çamëria – Gazeta që afron dhe bashkon shqiptarët, doli me Nr. 1 – New York – në dhjetor 2014,  në faqen e parë është portreti i vajzës çame, “Çamja e Bukur” nga Kolec Traboini, ndërsa në fund të faqes së gazetës, gazetaria, Z. Dorina Arapi, shpalos shtëpinë e Faik Konicës dhe në krahë të saj, nxjerr një hartë të zvogëluar të Çamërisë – Epir. Këta janë disa publikues, që padashur i kthejnë thikën kombit edhe në trojet tona që vazhdojnë të mbeten të pushtuara.  



Për herë të parë janë  botuar dy harta të tilla  në gazetën “Illyria” të datës 14 shtator 2009 me një artikull të Naun Priftit,  “Shpërngulja e popullsisë çame dhe historia e një batalioni të harruar”,  f. 36. Më vonë më datën 1 mars 2010, po te kjo gazetë, botohet artikulli nga Almoz Dojaka “Çështja Çame përmes standardeve të BE-së”, f. 19. 


A nuk është kjo një politike deshqiptarizuese që Çamërinë – Epir e quan Greqi. A i falet Naun Priftit dhe Almoz Dojakës, të cungojnë Çamërinë?... 



Unë, në prill të vitit 2010, shkrova artikullin “Çamëria e Cunguar” për shkak të tronditjes, nga këta dy zotërinjtë të helenizuar prej Janullatosit.

             
         Sami  Frashëri në “ fjalorin e përgjithshëm të historisë dhe gjeografisë”  (Kamus ul – Alam), në vitin 1889, thotë: “Krahina e Çamërisë bën  pjesë në vilajetin e Janinës. Sikurse shihet në hartën e Çamërisë, vilajeti ndahet në 4 sanxhaqe, i Janinës,Thesprotisë, Prevezës dhe i Artës, ka 19 kaza, 10 nahije dhe 1579 fshatra.”



Dijetari Ekhart e quan Janinën “Kryeqyteti i fiseve Çame”. “… Kur dola përballë limaneve të Artës, shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut, dhe e Ali Pashë Tepelenës. “... 



Nga pikëpamja topografike, Epiri që  quhet  Çamëri dhe Shqipëria Jugore, me qendër Janinën, formojnë një tërësi të pandashme të pjesës tjetër të vendit tonë. 



Mëso Z. Naun Prifti, ti Almos Dojaka dhe të tjerë filogrekë  që mendojnë  si ju, që i ktheni thikën vetes tuaj, se Gjeneral Ernesto Telini u vra për Çamërinë, të cilën synonte ta fuste Brenda kufirit shqiptar. Ndërsa ju e copëtoni, sepse vazhdoni ende me kohën e Enver Hoxhës që urrente çamët dhe Çamërinë.


Ç A M Ë R I A:
(Kjo hartë është botuar para vitit 1912, kur kanë qenë të 4 vilajetet, prandaj  nuk janë në të nënprefektura e Follorinës dhe e Kosturit, se ishin në vilajetin e Manastirit).
Ku qëndron Greqia?  Shiko hartën e marrë nga enciklopedia Amerikane. Volumi I 13, f. 377, botimi 1828, korrigjimi 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë  më 1826, në saje të shqiptareve, ku kufiri i Greqisë veriore kalon:  në jug të gjirit Prevezës, ose të Çamërisë – Epir, në jug të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. Kjo ka qenë Greqia nga viti 1826 deri në nitin 1913.   



            Greqia, putanë e dy kurvarëve të mëdhenj të Lindjes dhe të Perëndimit, sipas Robert Kapllan, me armën e  dinakërisë së saj, si e quan Faik Konica, si “kurvë e përkryer”, ktheu konferencën e Londrës në pushtim të tokave shqiptare, e cila u krye edhe me tradhtinë e vet krerëve shqiptarë. 




Kaloi një shekull nga ky copëtim i Shqipërisë, dhe Greqisë i është hapur oreksi i madh, nga joshja që i bën qeveria shqiptare, nëpërmjet komisarit grek në Tiranë Janullatos.


 Dhe së fundi:  “Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”,  thotë Avdi Baleta.
           


 Zotërinj që merreni me botimin e gazetës “Zëri i Çamërisë”, mos lëshoni tableta helmi të sheqerosura, për ti bërë qejfin grekut. 



Ju, si drejtues të shtypit, duhet të ndjeni përgjegjësinë ndaj atdheut.

                                    Rasim Bebo Addison Çikago Dhjetor 2014

Në nderim të 70-vjetorit të ditëlindjes së zonjës Vivra

Prof.dr. Eshref Ymeri



       Sot, më 08 dhjetor, shkrimtarja e shquar e kombit shqiptar, Vilhelme Vranari Haxhiraj (Vivra), feston 70-vjetorin e ditëlindjes. 


Kam dëshirë që edhe unë, megjithëse ndodhem shumë larg, të marrë pjesë shpirtërisht në këtë gëzim të madh të familjes Haxhiraj, e cila sot ka ulur në krye të qoshes Kryezonjën e vet:
Bashkëshorten besnike, me të cilën Fitim Haxhiraj përballoi tallazet e jetës me plot përpjeta e tatëpjeta.
Nënën e dhëmbshur që rriti dhe edukoi dy fëmijë të ndershëm, dinjitozë, për t’i dalë jetës ballë për ballë.
Gjyshen zemërartë që ndoqi tërë ngazëllim ardhjen në jetë të dy nipave dhe të një mbese bukuroshe që zemrën ia kanë mbushur cep më cep me hare.
Shkrimtaren penëartë që u ka falur aq shumë kënaqësi mijëra lexuesve në mbarë trojet tona etnike.
       Çdokush, nga lartësia e 70 viteve që ka lënë pas, kthen kokën prapa dhe rri e përsiat:
       Jeta e njeriut është si puna e zebrës: shiriti i bardhë i gëzimit dhe i lumturisë mund t’ia lërë vendin edhe shiritit të zi. Por suksesi i dikujt nuk do të thotë kurrsesi dështim për dikë tjetër. Vivra e nderuar, shumë e dashur për masën e gjerë të lexuesve, që nga fëmijët e kopshteve e deri te të moshuarit, ka ditur të jetojë me zemër të hapur, duke u falur njerëzve gëzim dhe dashuri.


       Këtë 70-vjetor Vivra shpirtmadhe e pret me zemër të qetë se ajoështë e bindur për diçka: jeta e njeriut vazhdon, ai bëhet më i moshuar, çka do të thotë se ai bëhet edhe më i urtë. Po, njeriu ndryshon, disa plane në ecurinë e jetës, në bindjet dhe në këndvështrimet e tij, i nënshtrohen një analize të kthjellët dhe me gjak të ftohtë. Por, më kryesorja, ai nuk e humbet fillin e jetës, ai beson te njerëzit, beson te mirësia dhe te fitorja në dyluftimin e saj me të keqen.
       Ekziston një rrëfenjë e vjetër, në të cilën bëhet fjalë për një plak të moçëm nga radhët e indianëve të Amerikës.
       Plaku po i rrëfente nipit vogëlush se jeta është si puna e luftës midis dy ujqve. Ujkun e parë, - po i kallëzonte ai, - e quajnë egërsi, inat, urrejtje, zili, kurse të dytin - mirësi, mëshirëdhe falje. Vogëlushi po e dëgjonte gjyshin e vet tërë sy e vesh. Mandej e pyeti se cili ujk duhej të fitonte në atë kacafytje. Dhegjyshiiurtëiupërgjigj:
- Do të fitojë ai ujk që ti do ta ushqesh.
Domosdo që çdo njeri që udhëhiqet nga arsyeja e shëndoshë, e kupton shumë mirë filozofinë që përmban përgjigjja e plakut të urtë indian. Sepse çdo përvjetor i ditëlindjes së tij, dëshmon se cilin ujk ka ushqyer ai në rrjedhën e jetës së vet. Dhe Vivra në këtë përvjetor të shtatëdhjetë të ditëlindjes së saj, kthen kokën prapa si njëKryezonjë plot nur, duke qenë kryelartë që në jetën e saj ajo ka ushqyer gjithmonë“ujkun e dytë”. Madje edhe atëherë, kur në lulen e jetës i kishte hyrë me aq pasion rinor artit të mësimdhëniespër vogëlushët e shkollës dhe një shef arsimi nga radhët e burokracisë komuniste ia mohoi të drejtën e mësimdhënies për paaftësi në zhvillimin e luftës së klasave, ajo nuk e prishi zemrën. Jo vetëm kaq, por asaj, për shkak të luftës së klasave që ideologjia e mallkuar komuniste e mbajti të ndezur për gati gjysmë shekulli, iu mohua fjala e lirë: nuk e lejuan ta shpërthente talentin e vet në lëmin e krijimtarisë letare.
Megjithatë, Vivra, për forcë të fisnikërisë së trashëguar në gjakun e saj brez pas brezi, nuk i afroi kurrë ushqim “ujkut të parë”, edhe atëherë kur agu i demokracisë ia çeli portat kat e kat për shpërthimin e talentit të saj, paçka se ata që ia hoqën penën nga dora për dhjetëvjeçarë me radhë, vazhdonte t’i kishte rreth e rrotull saj. Ne të tjerët që jemi thjesht lexues të letërsisë, e kuptojmë që humnerat e shpirtit të artistit janë të pamata, qoftë ky artisti penës, i penelit, i daltës apo i pentagramit. Dhe e dimë që nga ato humnera buron vetëm dashuri.
Tek po mendoja para se t’i hedhja në kompjuter këto pak radhë në nderim të zonjës Vivra për 70-vjetorin e ditëlindjes së saj, tek sillja ndër mend dashurinë e saj për njeriun shqiptar që frymon në të dyzet veprat e saj letrare, më erdhën ndër mend ca fjalë të arta të shkrimtari të shquar amerikanBredberi [Raymond Douglas (Ray) Bradbury- 1920-2012]. Në një artikull me titull “Gëzimi i shkrimësisë” (The Joy ofWriting), në të cilin përmend shumë figura të shquara të kulturës botërore, si shrimtarë, piktorë, skulptorë dhe kompozitorë, ai shkruan:
“Të gjithë ata që përmenda, kanë krijuar me pasion, disa në formate të mëdha, disa në formate të vogla, disa në telajo të kufizuara, të tjerët - në të pakufizuara. Si bij të Hyjnisë, ata e kanë ditur se ç’është gëzimi i krijimtarisë, sado të vështirë takishin nganjëherë të punonin dhe me sado vuajtje të shoqërohej jeta e tyre private, larg syve të botës. Atë gjënë kuptimplote, të krijuar me shpirtin dhe me duart e tyre, ata e përcollën më tej, na e përcollën neve dhe madje tani, për ne, krijimet e tyre janë të mbushura cep më cep me një forcë çmendurake dhe me një fuqi intelektuale. Urrejtja dhe dëshpërimi i krijuesit, kur ai na rrëfen për to, gjithmonë janë tëngjyruara me diçka që i shëmbëllen shumë dashurisë”.
Në këtë përvjetor të shënuar, në 70-vjetorin e ditëlindjes së saj, edhe unë, së bashku me shoqen time të jetës, Havanë, dëshiroj të bashkohem me njerëzit më të dashur të zonjës Vilhelme që sot janë mbledhur rreth vatrës së saj familjare dhe ta uroj me gjithë zemër:
Gëzuar ditëlindjen!
Me këtë rast, dëshiroj ta falënderoj për atë kontribut të shquar që ka dhënë dhe vazhdon të japë, jo vetëm me krijimtarinë e sajmjaft të larmishme në shumë gjini letrare për pasurimin e thesarit të kulturës sonë kombëtare, por edhe me publicistikën e saj të shkëlqyer nacionaliste, në shërbim të zgjidhjes së Çështjes sonë Kombëtare - të ribashkimittë trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur.

Santa Barbara, Kaliforni
08 dhjetor 2014

 -------------------------------------------------------------------

 Vilhelme Vranari (Haxhiraj) (u lind më 8 dhjetor 1944 në Kaninë të Vlorës),pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti.E përndjekur nga lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi,edhe pse iu mohua çdo e drejtë humane,sepse pas burgosjes së të atit, xhaxhait dhe vrasjeve makabre të një xhaxhai,tre kushërinjve të parë dhe internimit të famijes së saj,ajo mundi të arsimohet. Ia ndaluan diplomimn në Histori-filologji,e pushuan nga puna dhe Vihelmja mundi të diplomohet në fakultetin histori-gjeografi. Pas rënies së diktaturës komuniste, rinisi punë në arsim. Kjo i dha mundësinè tè shpalos talentin e saj në letërsi. Tashmë njihet si poete, romanciere, autore e prozës sè shkurtër dhe publicistikë.( poete & shkrimtare shqiptare nga Shqipëria.

Poezi:

  • Loti nuk ka faj, 1996
  • Të pres, 2000
  • Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

Prozë e shkurtër:

  • Mamaja, novelë 2000
  • Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
  • Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
  • Mamaja, novelë Rumanisht 2011

Romane:

  • Dhembje nëne, 1998
  • Jetë në udhëkryq, 2001
  • Ringjallur si Krishti, 2002
  • Amanti i Arbërisë, 2003
  • Rrëfim në të perënduar, 2007
  • Unaza e Prangosur, 2008
  • Zonja me karafila të bardhë, 2009
  • Dritëhijet e medaljes...enigm, 2010
  • Vone tejet vone, 2011
  • Pa Titull-ese pubizistike , 2011.
  • Rikthim i Ismail Qemalit, 2012

Trilogji:

  • Vështroni Meduzën, Prolog Jete, roman I, 2007
  • Vështroni Meduzën, roman II, 2005
  • Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

Letërsi për fëmijë:

  • 10 Fabula, 2000
  • Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
  • Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
  • Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj përralla, 2008
  • E dini se ç’emër kam fabula e gjëegjëza , 2008
  • Përrallat e vendit Blu përralla, 2009
  • Xhuxhi dhe Gjiganti-përralla, 2011

Mirënjohje

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është Vlerësuar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:
  • Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve, dega Vlorë (2006).
  • Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Biblioteka Vlorë (2007).
  • Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”, nga Bashkia Vlorë (2008).
  • Çmimi Nacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).
  • Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
  • Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009
  • Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
  • Çmimi “Mirënjohje e Klubi Drita” (Athine, 2010)
  • Çmimi Me Medalie Argjendi “Mirënjohje e Vlores” (2010)
  • Çmimi i “Karieres” konkursi letrar ne Proze (2010)
  • “Çmimi i parë ne Mal te Zi” (2011) në 100 vjetorin e kryengrities Mbishkodres


Agjencioni floripress

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...