Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/04

Harrove komb e fe,... njeh vetëm lekun


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA






ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




FATIME AHMETI - FARA




          
             Hyrje

            Fatime Ahmeti-Fara, lindi më 15 prill të vitit 1950, në fshatin Gjelbrishtë, ish Hajkobille të komunës së Prishtinës. Arsimimin fillor e përfundoi në Miradi të Ultë, kurse akademinë pedagogjike në Prishtinë.
            Që nga viti 1972 punon në arsim, në shkollën fillore “Selman Riza” të Fushë-Kosovës, ndërsa nga 2010 në shkollën fillore Daut Bogujevci duke ua hapur shtigjet e jetës drejt përndritjes gjeneratave të tera të fëmijëve.
            Shkrimi letrar ka qenë obsesion i përhershëm i saj, madje që nga mosha e re, krah kulturës së leximit, është formuar nën ndikimin e artit gojor.
            Kurorë e krijimtarisë së saj është poezia por shkruan edhe satire. Disa herë është shpërblye me çmime nëpër takime letrare të ndryshme. Ka një bagazh dorëshkrimesh në pamundësi për t'i botuar.
            Në 206 botoi librin "Hapësira që është vetëm për mua".
            Kurorë e krijimtarisë së saj është “Lulet e bardha”, e nderuar me çmim të parë në  konkursin e Takimeve të 23-a të Poeteshave Shqiptare, mbajtur në Vushtrri, në vitin 2005. Më 2006 me poezinë “Taketukja” dhe më 2007 me poezinë “Kujtim” , vendin e dytë, e kështu me radhë.
            Shkruan kryesisht poezinë lirike, shpesh me nota të fuqishme ironike.
            Shkrimet e saj gjenden ne revista te ndryshme letrare.




 SHTIGJE QËNDRESE

Kalove të gjitha shtigjet
Asgjë nuk ta ndali hovin
Shtigjeve të qëndresës
Me plagë që mbi sup bartë
Kapërceve kah viti i Diellit

Mallkimin dua ta fshijë
Me kandilin ndezur
Rrugëve me lule të purpurta
Dua të dhuroi dritë

Çdo fillim e nis nga vetja
Si lumi që e ndryshon rrjedhën
Dua që malet t'i përpijë deri në det
Që era e jugut të më ngrohë

Dua që të më shtohet sofra e gëzimit
E mbi te dua që eshtrat t'i sodis
Mbi bukurinë tonë të qetë.


SHIKOJ MES PERDEVE-VETËM VDEKJA NUK GËNJEN

Lule të magjishme
Rreth dritares sate
Mugullojnë,mugullojnë
Aroma e tyre ledhaton shpirtra
Çdo agim pas territ të qetë
Puhisë i drejtohem që të ledhatoj faqet tuaja
Valët e detit të përkundin në gjumë
Çmendurisë t’i jepet fund
Gjarpërinjtë të fashiten nga ty
Qielli të bulëzoi për jetën tënde
Loti të shterohet në syrin tim
Dhembja të shërohet në trup
Mos te ketë kurrë ndarje 
Por vetëm takim,takim
Për një nënë të madhe
Të madhe.....!
Që është bërë flijim.


GURË KUJTIMESH

Gurë kujtimesh
Jemi bërë
Dëshmitar të shekujve
Të njohur me djersë e gjak
Të kalitur nëpër luftëra
Duke kërkuar jetën e pa jetuar
Dhembja është pasqyrë e secilit
Që bukës i thotë bukë,e ujit ujë
Rojtarë kohësh
Gurë të gdhendur në çdo cep

Që pasqyrojnë imazhe të rënda
E ti, fluturon në qiellin e shtatë
Fytyra të zbehta rreth e rrotull
Hapërojnë drejtë iluzioneve të ëndrrave
Përherë ecje të kotë

Gjaku i të rënëve në altar
Të është bërë verë
Harrove komb e fe
Njeh vetëm lekun
Dhe tende fole!

Kthehu pas!
Shiko rrënjët ku i ke
Stërgjyshërit ku janë
Gjaku i tyre të mallkon
Nëse Atdheun e harron!


HESHTJA MË VRET

Në heshtje pranë teje rri
Ashtu si nata pa diellin
Vëzhgoi edhe kur hesht
Dora jote prek dorën time
Mendon se nuk te shoh
Nuk te prek
Të shoh me mendjen time
Të prek me imagjinatën time
Më ke ankth përtej shpirtit tënd
Loz me hijen tënde
Muri i ftohtë mes meje e teje
Qëndron statujë e ngrirë

Me lotin tim shtrëngoi duart
Por mbetem mes heshtjes
Ti nuk ekziston më
Kur dielli perëndon
Aty je i shtangur pa zë
Lulet e prillit nuk kanë aromë
Mëngjeset janë të ftohta
Pa Ty
Muzgu valëvit i heshtur
Petkun e zi vekon
Errësirën dua ta zhvesh
Të shoh diellin 
Në sytë e tu
Por ti.........!
Top of Form


AG I PËRGJUMUR

Kurora të vyshkura
Agimet e mugëta duken
Hiena të panginjura
Thithin gjak të njomë

Fytyra të venitura
Ngulfaten nga dhembja
Përpëliten nga mugëtira e gjakosur

Lule morti mbijnë çdo ditë
Dallgë valëzore në çdo cep
Dhimbje vullkanike

Rrufepritësi dhe vetëtima bien në ujdi
Shkreptima acarin thyen

Vetëm kur mbjell dashuri 
Je vetvetja
Kur gjendet prehja

Të vdesësh për atdhe
Top of Form

Egzodi i shqiptarëve nga Kosova, dhembja shekullore që po vazhdon edhe sot e kësaj dite!

Nga Flori Bruqi:

Programi serb për shpërnguljen e shqiptarëve

Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ka filluar menjëherë pasi që Mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912. Paralelisht me shpërnguljen e detyruar, ka vazhduar procesi i kolonizimin serb të Kosovës.
Familje shqiptare në rrugë për në turqi 1912.
Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të Shqipërisë. Dëbimet e para të njohura datojnë që në vitet 1877. Në këtë kohë janë dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në viset më veriore që janë prej Pazari të ri, Kurshumlisë si dhe gjithashtu edhe prej vilajetit të Nishit. Në këtë kohë të gjitha ata që s'kanë mundur të ikin janë vrarë, masakruar nga forcat e ndryshme serbo-malazeze. Kështu që, është bërë ndryshim i thellë i hartës demografike të regjionit.

Aneksimi serb i Kosovës

Shpërngulja e detyruar e shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe nga Maqedonia, ka filluar në luftën e parë ballkanike në tetor të 1912.
Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281.747 njerëz janë dëbuar deri në gusht të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare.[2] Familjet shqiptare janë nga hapësirat e sapo-pushtuara të deportuara përmes Greqisë për në Turqi. Për popullimin me myslimanë nga shtetet ballkanike ishte përcaktuar hapësira e quajtur Anadoll, a për shqiptarët e Halep dhe Bagdad, në Siri dhe Irak.
Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe ka vendosur mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qevera e Malit të Zi ka planifikuar t'i vendos 5.000 familje në Dukagjin.

Shpërngulja nga Mbretëria Jugosllave

Me kthimin e ushtrisë serbe në vitin 1918, Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve, pa të drejtë kthimi, ka vazhduar deri në luftën e dytë botërore.Në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, "njësi fluturuese" të ushtrisë, policisë dhe çetnikëve i kanë torturuar dhe vrarë popullsinë shqiptare.
Nga 1918 deri në 1938, ushtria i ka djegur dhe shkatërruar 320 fshatra shqiptare. Vetëm në periudhën 1918-1912, janë vrarë 12.346 persona, janë burgosur 22.150 persona, janë vjedhur 50.515 shtëpi dhe janë djegur 6.125 shtëpi.
Sipas të dhënave nga Instituti i historisë në Prishtinë, në periudhën e viteve 1919-1940 në përgjithësi janë dëbuar 255.878 myslimanët nga Mbretëria Jugosllave në Turqi, nga të cilat :
Shqiptarët : 215.412
Turqet : 27.884
Boshnjakët : 2.582
Krahas shpërnguljes në Turqi ka ekzistuar edhe një shpërngulja më të madhe në Shqipëri. Sipas disa të dhënave, vetëm në vitin 1921 nga hapësirat jugosllave në Shqipëri janë shpërngulur rreth 40.000 persona.

Përveç Turqisë dhe Shqipërisë, shqiptarët kanë ikur edhe në Evropë dhe në Amerikën Veriore, dhe në këtë mënyrë janë krijuar diaspora shqiptare të shumta në ato vende.

Kontaktet e para shtetërore ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Turqisë shpërnguljes së shqiptarëve janë zhvilluar në vitin 1926 janë themeluar platforma të reja të ministrisë Jugosllave të argokulturës, qëllim i së cilës ishte eskpatrimin e shqiptarëve mund të arrihet vetëm si një proces afatgjatë, pasi që as Jugosllavia nuk ka mjete të mjaftueshme as rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë lejuar të vendoset për një afat të shkurtë.

Pas vendosjes së diktaturës, Mbretëria e Jugosllavisë ka intensifikuar pastrimin etnik të shqiptarëve, ku rol udhëheqës kishte Klubi kulturor Serb, i përkrahur nga administrata shtetërore.

Qeveria Jugosllave në 1935 ka mbajtur takime me pesë përfaqësuesit nga pesë ministritë dhe Shtabi gjeneral e përpiluan projektin "mbi dëbimin e elementit josllav nga Serbia Jugore"Ndërmjet përfundimeve të tij ka dominuar prurja urgjente e një konvente bilaterale me Turqinë dhe Shqipërinë. Me marrëveshjen ishte e paraparë çlirimi nga të gjitha detyrimet e tatimeve dhe të ushtrisë për të gjithë ata që në mënyrë vullnetare kanë hequr dorë nga shtetësia jugosllave dhe transport pa pagesë për ata që pronën e tyre të patundshme t'ua jepnin shtetit.Sugjerimet e shtabit gjeneral janë pranuar si masa për "dëbim me sukses dhe të shpejtë të popullsisë josllave“ në Turqi dhe Shqipëri.
Masat kanë nënkuptuar edhe shuarken e propagandës kundër shpërnguljes që është udhëhequr nga Tiranë, shpesh duke thirrë rekrutët shqiptarë nga hapësirat kufitare në ushtrime ushtarake, ndalesë në pranim në shërbimin shtetëror "persona që vijnë në konsideratë për shpërngulje", transferimi i nëpunësve josllav në treva të tjera të vendit, "nacionalizimi i objekteve gjeografike dhe mbiemrat personal" etj.

Turqia në fillim të 1936 shprehu gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje formale me Jugosllavinë për transferimin e 200.000 banorë që janë të ngjashëm me mentalitetin turk, ata në Turqi "do të asimiloheshin lehtë".
Duke kritikuar politikën afatgjate të dëbimit të shqiptarëve, akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç sugjeroi mënyra për zgjedhjen e "problemit shqiptarë" me pastrime etnike në masë të madhe të Kosovës nga Shqiptarët. Çublirlloviçi më 1937 e bëri projektin e Dëbimi i Shqiptarëve për qeverinë e Stojadinoviçit, që duhej ta ndiqte qeveritë shtetërore.

“ Arnatutët është e pamundur t'i shtypësh vetëm me kolonizim gradual... Mënyra e vetme dhe mjet i vetëm është dhuna brutale e një qeverie shtetërore e organizuar... ku ne gjithnjë kemi qenë mbi ta.
Qeveria e Beogradit ka organizuar formacione paramilitare çetnikët që janë udhëhequr nga Kosta Peçanac, Miliç Krstiç, Jovan Babunski, Vasilije Trbic dhe të tjerë, që i kanë organizuar ekspedita dënueses duke kryer dhunë, terror dhe plaçkitje e organizuar.

7 tetor 1938 : ministria e ushtrisë e Mbretërisë Jugosllavisë ka urdhëruar që të vazhdohet me aksionin e dëbimit të shqiptarëve, ndërsa komanda III e armatës sugjeroi masa që duhet ta kryejnë në mënyrë të "qëllimshme, sistematike, por edhe energjike" dhe në kohë sa më të shkurtë duhet të thyhen masa kompakte të mëdha të shqiptarëve.

Armata në lidhje me këtë tregon një rol të rëndësishme që duhet të udhëhiqet nga ana e Kisha mbrotja popullore dhe iniciativa private.

Gjatë kohës shumë të vështirë për shqiptarët nën administrimin monarkik të serbëve Partia komuniste Jugosllave ka vepruar në Kosovë, duke faleminderuar për autonominë dhe barazinë vëllazërore të popujve, ishte kundër dëbimit të shqiptarëve në Turqi, konfiskimin e pronave të tyre dhe terrorit kundrejt tyre.

Konventa Jugosllave-Turke

Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.
Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.

Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.

Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë :Prizren], Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë. Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim.

4000 familje në 1939,
6000 familje në 1940,
7000 familje në 1941 dhe 1942 si dhe
8000 familje në 1943 dhe 1944.

Sipas marrëveshjes, një familje mund t'i ketë deri në 250 anëtarë, kështu që 40.000 familje mund të përmbajë më shumë miliona njerëz.

Ratifikimin dhe realizimin e kësaj konvente e kanë penguar mosmarrëveshjet financiare, kampanja shqiptare kundër dëbimit dhe shpërthimi i Luftës së dytë botërore.[10] Edhepse kjo marrëveshje nuk është as e ratifikuar e as e kryer sipas planit, ka pasur pasoja të rënda në pozicionin dhe ë ardhmen e popullatës shqiptare.

Pasojat

Si pasoja të pastrimit etnik afatgjatë dhe kolonizimit të hapësirave shqiptare, ka ardhur deri te ndryshimeve të rëndësishme në strukturën etnike të popullatës.

Gjithashtu, për shkak të zbatimit të masave të dhunës në raport të grupeve etnike janë bërë shumë të tensionuara, veçanërisht ndërmjet vendaseve dhe kolonialistëve serb, që ka pas pasoja në thellimin e konfliktit shqiptaro-serb.
Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova, dhembja shekullore që po vazhdon edhe sot e kësaj dite!

Kosova përbën numrin më të madh të azilkërkuseve në qendrat strehimore në Hungari. 35 mijë persona kërkuan azil vetëm gjatë vitit 2014-2015.

Njoftimet mbi azilkërkuesit e shumtë nga Kosova që po mësyjnë vendet perëndimore i ka shënuar edhe media amerikane, duke nënvizuar se ata tani përbënin numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari.

Kanali televiziv amerikan FoxNews njoftonte, duke cituar një raport nga agjencia amerikane Associated Press për rrugët e reja të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, që kalojnë përmes Hungarisë, emigrant që vijnë si nga vende të largëta si Afganistani dhe Siria, por edhe ato nga afër nga Kosova dhe Shqipëria. Mijëra emigrantë në javë kalojnë në Hungari duke kërkuar azil, që e ka kthyer këtë vend në një vend transit drejt BE-së.
Sipas raportit, këtë vit në Hungari kishin kërkuar azil 35.000 veta, që është pothuajse dyfish më shumë se më 2013 kur ishin 18.900.

Muajve të fundit fluksi i azilantëve ishte disafishuar nga 683 kërkesa për azil sa ishin në mars, në nëntor ky numër ishte rritur 9,125, ndërsa parashihej që në dhjetor të arrinte në 12.500. Rreth gjysma e këtyre kërkesave për azil janë emigrantë nga Kosova, thuhet në këtë raport. Pas kosovarëve, numrin më të madh e përbëjnë emigrantët nga Afganistani, 7,400 dhe nga Siria, 6,600.

Kosovarët, sipas raportit, udhëtojnë me autobus për në Suboticë në veri të Serbisë dhe pastaj përmes GPS në telefonat personal bëjnë një udhëtim tri-orësh për në Hungari. Kosovarët thuhet se qëllim kanë Gjermaninë dhe vendet e tjera perëndimore ndërsa arsyet kryesore të emigrimit të tyre janë sociale.

Fshati Asotthalom pret që në prag të Krishtlindjeve do të ketë një numër të madh të emigrantëve. Një nga azilkërkuesit nga Kosova u kishte thënë autoriteteve lokale se i ‘tërë fshati prej 2,500-3,000 banorëve ishin në përgatitje në niseshin.

Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ,më zi se në kohën e ish Jugosllavisë

Papunësia dhe varfëri, po ua humbin durimin qytetarëve nga KosovaTrendi i ikjes së qytetarëve të Kosovë drejt vendeve të Evropës, e veçmas kohëve të fundit, është pasojë e mungesës së politikave të duhura për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe pasojë e krizës së përgjithshme. Përfaqësues të sektorit të ekonomisë në vend, thonë se zhvillimi i ultë ekonomik, mungesa e politikave efikase për zhvillim dhe tërheqje të investimeve nga jashtë dhe mungesa e vendeve të punës për të rinj e Kosovës, janë shkaktar të kësaj situate jo vetëm këtë vit por viteve të fundit në përgjithësi.

Valë e re e migrimit drejtë shteteve perëndimore. Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj u nisën dhjetëra autobusë përplot njerëz për siç thonë në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë.

Nga periferia e Ferizajt dhe përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Beograd shumë qytetarë tentojnë të migrojnë në shtetet perëndimore. Shoferi i autobusit thotë se këtë linjë e mbanë në vazhdimësi dhe autobusët janë të stërmbushur.

Në këto fotografi janë kampet e Hungarisë në të cilat po ndalohen emigrantët nga Kosova, vala e të cilëve, vetëm gjatë ditëve të fundit ka marrë përmasa edhe më shqetësuese.Që nga e shtuna në mbrëmje, në vazhdimësi është raportuar për këtë gjendje shqetësuese ku shihen pamjet e qindra qytetarëve të Kosovës duke lënë vendin e duka ua mësyer vendeve të ndryshme.

Numri i madh i kosovarëve që po ia mësyjnë Evropës nuk ka të ndalur.Në disa foto të publikuara shihen se si trajtohen shqiptarët në shtetin e Francës, më konkretisht në kampet e azilit kërkuesve.Ka disa prej tyre që gjumin e bëjnë në dysheme por edhe në tavolina.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi në një prononcim për InLajm, ka bërë thirrje që të mos lëshohet vendi, pasi sipas tij, atje do të jenë të përbuzur e të padëshiruar.Ai vlerëson se të rinjtë po ikin, pasi nuk po kanë mundësi për të gjetur një rrugëdalje nga këtu.

“Kjo është një nevojë e domosdoshme që njerëzit po donë me mbet gjallë. Këtu nuk po ka nga të ia mbajnë, punë nuk ka, rrugëdalje s’po gjejnë. Është e vërtet që njerëzit nuk po donë bash punët e rënda me iu kapë tokës, me u marrë me bletari, blegtori e të tjera, por po shikojnë gjithqysh me pas punë ma të lehta”, tha ai.Ai u kujton se nga e gjithë kjo, janë disa grupe që po përfitojnë, e që më pas po mbesin nëpër kufijtë.Demaçi nuk e fajëson koalicionin, PDK-LDK, por thotë se kjo është sëmundje e vjetër, që vjen si pasojë e varfërisë. Me gjithë këtë, ai sheh “dritë në fund të tunelit”.“Kjo nuk ka lidhje me atë punë hiq. Edhe para kësaj kanë pas ikje. Kjo është sëmundje e moçme, papunësia, varfëria mjerimi. Pasi të formohet qeveria kanë me u qel do kanale të frymëmarrjes. Ka me u angazhuar edhe Gjermania me një potencial të madh për me qel punë. Kështu që ka me u qel një far rrugëdalje jo aq e madhe sa kemi nevojë por kemi pak”, tha ai.“O vëllezër mos e lëshoni vendin tuaj, mundohuni me gjetë çfarëdo pune që gjoni këtu, sepse me shku atje, jeni të përbuzur, jeni të padëshirueshëm”, tha ai.

Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi.

Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,

Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. 

Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane. 

Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.

Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,

Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,

Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,

Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike 
(“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.

Burimi i të dhënave

^ Expulsions of Albanians and Colonisation of Kosova
^ Dokumentet mbi politikën e jashtme të Mbretërisë Serbe të viteve 1903.-14., libri VII, vëllimi 1. Beograd, 1980, faqet 617-618.
^ Dokumetet mbi politikën e jashtme e Mbretërisë Serbe 1903-1914., libri VII/2, faqja 319 (nr, 186) SANU Beograd 1980.
^ Dr. Branko Babiç, Politika e Malit të Zi në rrethinat e sapo liruara 1912-1914., Titograd, 1984, faqet 267-277.
^ a b c d e f g h i Shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës II (Insituti historik në Prishtinë)
^ AJ. Bgd. fund of MIA. doc. of 1918-1921
^ A.Q.Sh. Tirana, fund of KMKK -D-32 no. 70881, 21/XII/1921.
^ a b c d Dimitrije Bogdanovic, Libri mbi Kosovën
^ Svetozar Pribicevic, Diktatuara Kralja Aleksandra, Beograd, 1983, str.15.
^ a b c d e f g Vladan Jovanoviç, Në kërkim për atdheun? - migrimi i muslimanëve nga Jugosllavia në Turqi 1918-1941
^ Historical dictionary of Kosova
^ a b Ante Beljo, Ideologjia e Serbisë së Madhe
^ A. Hadri, Kosova dhe Metohija në Mbretërinë Jugosllave, IG 1967 1-2 76-77.
^ Enciklopedia ushtarake, Beograd, 1972, libri i katërt, faqe 656
^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”
- Dubravka Stojanović, U spirali zločina: balkanski ratovi
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 151)
- Nadbiskup Lazar Mjeda, Izveštaj o srpskom osvajanju Kosova i Makedonije
- Kosta Novaković, Srbizacija i kolonizacija Kosova
- Otpor okupaciji i modernizaciji
- Civil resistance in Kosovo, by Howard Clark (p. 9, 10)
- Dimitrije Bogdanović, Knjiga o Kosovu
- Izveštaj međunarodne komisije za ispitivanje uzroka i vođenja Balkanskih ratova
- Miranda Vickers, The Albanians: a modern history
- Robert Elsie, The Conference of London 1913
- Dimitrije Tucović, Srbija i Arbanija (u Izabrani spisi, knjiga II, str. 124-125) Prosveta, Beograd, 1950.
- Dimitrije Tucović, Srbija i Arbanija (u Izabrani spisi, knjiga II, str. 124) Prosveta, Beograd, 1950.
- Zvanični izveštaj velikim silama o stradanjima u Debru
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 160-162)
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 160-162)
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 162-164)
- Srpska vojska je ostavila krvavi trag (The New York Times, 31. decembar 1912.)
- Kristofer Hičens, Nezavisno Kosovo
- Seobe Dimitrija Tucovića
- Iakovos D. Michailidis, The Carnegie Commission in Macedonia, Summer 1913
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 9, 10)
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 244)
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 72)
- Izveštaj Međunarodne komisije (str. 233)
- Other Balkan Wars: A 1913 Carnegie Endowment Inquiry in Retrospect
- Ljubinka Trgovčević, The Kosovo Myth in the First World War “To get revenge for Kosovo” implied to restore the state, free the territories where it once .

2015/02/03

Femi Bektashi:,,Stacioni i fundit”

Femi Bektashi:,,Stacioni i fundit”, poezi, botoi, Meshari, Prishtinë,2005

Poezi me kuptim dhe mesazh të qartë


Femi Bektashi është lindur në Letovicë të Bujanocit. Dijet e para i ka zënë në Sopot të Kumanovës, në Strezovc të Preshevës dhe në Preshevë. Kjo shpjegon se edhe frymëzimet e shkrimeve të para kanë origjinë nga këto mjedise. Por, kjo nuk është gjithaq interesante, sepse interesimin e thellë që poeti do të tregojë në të ardhmen vjen më vonë, mbase pikërisht në mërgim, ku edhe temat zgjerohen, kur poetin e ngacmon shqisa deri në atë masë sa të perceptohen shumë motive, të krijojë botën nga krijimi i fjalëve, nga instinkti i brendshëm hyjnor. Kështu fjalët krijojnë vargje, dhe ato e bëjnë poezinë që tani shpreh autenticitetin e flirtit me jetën, me qenien njerëzore, me vetë botën.
Dhe, kjo poezi është thjesht një art, duke shprehur në mënyrë figurative mendimin, kuptimin ndaj atdheut, dashurisë dhe jetës. E gjithë poezia e këtij poeti ka një kuptim domethënës, se fjalët ne i kuptojmë, sepse janë fjalë që magjepsin lexuesin, madje të shtyjnë të mendosh dhe t’i ndjesh në vetvete. Vetë titulli i librit me poezi: “Stacioni i fundit” është ngacmues, një titull sa i fortë, aq edhe i rëndë. Përse stacioni i fundit? Sigurisht në koncepcionet e tij estetike për poezinë, Femi Bektashi jo vetëm që do të tërheqë lexuesin dhe kritikën, por përmes këtij libri të nxjerrë kuptimin e një testamenti, që mund të kuptohet si akt mirësie, nga një ledhatim herë-herë dëshpërues, por i frymëzuar nga humanizmi. Kur e them këtë, unë kujtoj se autori më së shumti ka mësuar nga jeta, nga realiteti i hidhur, përjetuar që nga atdheu e gjer në mërgim.
Njërin frymëzim e percepton shumë dhimbshëm, ngaqë gjërat janë ato që janë, atdheu, njerëzit aty jetojnë nën pushtimin e egër, që tek poeti zgjojnë neveri. Dhe, ai pa ndonjë intermexo, ngreh zërin e vet për të shprehur këtë kaos, me fuqinë e ndjenjës ndaj fjalëve dhe sintagmave poetike që i percepton brenda një dykuptimësie.
Frymëzimin tjetër, muza ia dekreton thjeshtë e me kuptim të thellë, sa edhe tronditës, sepse tashti kemi të bëjmë me një subjekt lirik që botën e percepton larg atdheut, i mallëngjyer, që mbase magjia e fjalëve, kuptimi i tyre e shtyjnë nganjëherë të ndiejë veten të lehtësuar. Ajo çfarë mund të thuhet për librin “Stacioni i fundit” se fjalët erdhën përpara kuptimit, por është fjala që e lartëson kuptimin (Steven C.Scheer). Dhe, mbase magjia e fjalës mes këtyre poezive të këtij libri rizbulon dhembjen e poetit, një dhembje të zakonshme, që e ndiejnë edhe jopoetët, por qe s’mund ta shprehin dot, por e mbajnë të ndryrë në vete.

Njësitë ciklike: Libri i hapur, Ia thashë këngës, Mallëngjimi, Ëndërr e fshehur dhe Rrugë e qiell kanë një lidhshmëri, një lidhje që ka kuptim me ndjenja të fuqishme, emocione të kujtuara në qetësi. Të krijuarit përgjithësisht është një imitim, një akt hyjnor, kaq imitues, saqë shpeshherë nuk ka limit, sepse vetë poezia është krijim i bukurisë kuptimplote. Dhe nuk ka limite siç thotë Scheer në çështjen e subjektit të poezisë, sepse poetët e sotëm përdorin në poezinë e tyre një gjuhë të paturpshme. Për sa i përket kësaj çështjeje, Femi Bektashi është racional, sepse ai e ka të qartë se ç’ mision bart poezia: të gëzojë masën që lexon dhe t’i joshë ata, që në dukje të parë sikur nuk vërehet. Në poezinë moderne gjërat kanë filluar të ndryshojnë, dhe, kërkesat e lexuesve janë gjithnjë e më të mëdha. Autori me librin e tij “Stacioni i fundit” e zë e dhe këtë trend, sigurisht, ngase do të lexohet dhe do të mirëpritet edhe nga kritika profesioniste.

Duhet vënë në dukje se ky libër është shkruar me frymëzim dhe dashuri. Kjo poezi është plot me veçanti, saqë ato mund të vërehen vetëm gjatë leximit. Edhe vetë perceptimi poetik i Femi Bektashit është i veçantë. Ai të gjitha ato që i shpreh përmes poezisë i përjeton thellë, është shkruar dhe është sjellë një realitet, padyshim me gjuhën e poezisë, thjeshtë e me kuptim, dhe mu këtë veçanti e bëjnë poezinë e tij moderne.

Duke lexuar këtë poezi, lexuesi do të vërejë se tri motivet: atdheu, dashuria dhe mërgimi kanë një rezonancë të përbashkët - jetën. Dhe kur në një poezi gjen këto tri tema, fjalët intensifikohen me vetë botën, atëherë vërtet gjërat të cilat i kemi përjetuar janë ashtu si janë, si duam t’i themi, sepse bëhen ekuivalent i kohës dhe kanë një kuptim, që lënë mundësinë që të shpëtojë diçka nga bagazhi i dhembjes dhe vuajtjes.

Iljaz Prokshi

Prishtinë, 26 tetor 2005

C' eshte pasioni sportiv?


Jane neuronet pasqyre te trurit ata qe aktivizojne
pasionet sportive. Duke krijuar njesimin me atletin
deri ne perfshirje te plote. Ne disa raste, pertej
normes
Ka nga ata qe mbesin te mberthyer perpara televizorit
per ore e ore te tera per te ndjekur kampionatin e
futbollit apo Cmimin e Madh te Formules Nje. Ka nga
ata qe rrine zgjuar gjithe naten vetem per te pare nje
ndeshje boksi apo garat e Kupes se Amerikes. Ka ca te
tjere qe te dielave pershkojne qindra kilometra vetem
e vetem per te pare skuadren e tyre te zemres ne
ndeshjen e futbollit qe zhvillohet ne nje tjeter
qytet. Ka edhe ca te tjere qe i planifikojne pushimet
atehere kur zhvillohet kampionati boteror apo
evropian. Ne fakt statistikat flasin qarte: turizmi
sportiv po kap shifra gjithnje e me te larta.
Cmenduri. Po perse?

Neurologe e psikologe jane ulur ne tryeze per te
spjeguar se c'fshihet pas pasionit sportiv. Dhe kane
identifikuar nje familje te qelizave te trurit, qe
quhen neurone mirror (pasqyre). Sipas studiuesve, keto
qeliza jane pergjegjese per te na bere te ndihemi te
perfshire c'do here qe shohim nje te ngjashmin tone te
kryeje nje aksion. Perpara Carl Lewis-it qe vrapon 100
metra, perpara Michael Schumacher-it ne timonin e
Ferrarit, Juves apo Realit te Madridit, truri yne
vihet ne pune. Dhe aktivizon zonat qe drejtojne
levizjen: koren para-motore, lobin muror. Jane te
njejtat zona qe ndizen kur vete ne kryejme levizje: ja
perse ndihemi kaq te perfshire. Shkencetaret spjegojne
se kur ne vezhgojme nje veprim dhe nje levizje, ndersa
truri analizon informacionin pamor, aktivizohen edhe
neuronet motore dhe sistemi qe rregullon emocionet.

Fenomeni eshte i njohur prej kohesh. Adam Smith qe ne
fund te Shtateqindes pershkruante se si ne perfshihemi
nga nje ndeshje boksi, aq sa te na beje te leme
menjane frenimin e perhershem e te fillojme te
shprehim me mimike ate qe jemi dike pare. Ne ditet e
sotme prototipi eshte tifozi qe perpara se te nise
ndeshja mberthehet ne divanin e shtepise perpara
televizorit dhe numeron sekondat deri sa ajo te
filloje. Dhe pastaj i ndjek beniaminet e tij duke
levizur para prapa neper dhome. Eshte zemra ajo qe ia
dikton, thote retorika e tifozeve. Jo: eshte sistemi
nervor qendror, pergjigjen shkencetaret.

Dhe jane pikerisht neuronet pasqyre qe aktivizohen ne
tru ata qe na lejojne te kuptojme drejteperdrejt
kuptimin e veprimeve dhe emocioneve te te tjereve pa
pasur nevoje per meditim. Pra nuk eshte e nevojshme te
arsyetosh per te pasur kete lloj njohurie qe
aktivizohet permes nje lloj kundershtie te brendshme
per stimulimin e levizjes qe po shohim. Shkencetaret
mund te ndihen krenare se per te paren here kane
spjeguar nga pikepamja neurofiziologjike pervojen, si
te aksionit ashtu edhe te emocionit.

Eksperimentet kane filluar mbi majmunet, por pergjate
viteve grupet e studiuesve kane deshmuar te njejtin
mekanizem edhe per trurin njerezor. Etapa e pare ka
qene ajo e analizimit te veprimeve: te kuptonin qe per
te ndezur neuronet pasqyre nuk mjafton nje fotografi,
as ajo e nje atleti te fiksuar ne castin fitimtar, por
sherben te shohesh levizjen per se gjalli, por edhe ne
televizion apo ne kinema. Eshte pikerisht ky momenti
kur edhe pse mund te jemi te ulur perballe nje
videoje, per trurin tone eshte si te ishim duke
vrapuar 100 metershin apo duke luajtur me top. Njesimi
eshte i atille, qe sic i kane deshmuar Jean Decety dhe
Mark Jeannerod te Universitetit te Lionit, ngre
presionin arterial, rrahjet e zemres shtohen kurse
frymemarrja ndryshon, tamam sikur te ishim duke bere
nje ushtrim.

Neuronet mirror jane pra shume me teper sesa nje
substrat i thjeshte neurologjik i tifozerise. Jane ne
baze te kapacitetit njerezor per te kuptuar duke u
nisur nga vezhgimet: na lejojne te marrim pjese
emocinalisht (sa per te thene) ne ato qe shohim te
levizin rreth nesh. Dhe mbi kete pjesemarrje truri
nderton vetedijen. Mjaft te mendosh per mesimin e
gjuhes se femijeve, per tentativat e tyre per te
imituar shprehjet e fytyrave qe i rrethoje.
Shkencetaret ne fakt kane provuar perfshirjen e
neuroneve pasqyre edhe ne rrokullimen e ndodhive
cerebrale qe vijne si pasoje e imitimit: duke pare
kitaristet t'i bien nje muzike, ata qe duan te behen
muzikante aktivizojne neuronet pasqyre, emocionohen
dhe provojne t'i bien edhe ata kitares me duar bosh ne
hapesire.

Natyrisht, te marresh pjese emocionalisht ne ato qe
shohim paraqet nje kalim ne nivel cerebral:
mbivendosja mes asaj qe shohim dhe asaj qe bejme nuk
eshte e plote, nje person jo i semure e kupton ne
menyre te perkryer ndryshimin mes asaj qe eshte duke
pare dhe asaj qe eshte duke bere. Ata qe e
stabilizojne distancen jane elementet e kontekstit dhe
mbi te gjitha fakti qe duke mos levizur nuk i
perftojme ndjesite e kthimit, pra nuk ka feed-back.
Megjithate, i gjithe mekanizmi, tek personat qe vuajne
nga skizofrenia, mund te arrije ta shtyje te semurin
te mendoje se mund te misherohet me te vertete ne
levizjet e tjetrit. Tek tifozet fakti i te shikuarit
perreth dhe i te vezhguarit te hapesires qe e ndan nga
fusha e lojes, i te qenit ulur ne krah te miqve te vet
dhe jo te lojtareve, i te mos veshurit te fanelles se
zemres, eshte mese i mjaftueshem te vendose distancen:
por ne disa raste perfshirja eshte kaq e madhe saqe
kur tifozi kthehet ne shtepi apo kur fik televizorin,
e ndjen veten aq te lodhur saqe i duket sikur ka
luajtur vete ai.

Pra nese do te degjojme neurologet, qendrojme te
gozhduar perpara nje ndeshjeje tenisi sepse neuronet
tona nuk na lejojne te bejme ndryshe. Se bashku me te
tjera pjese te trurit konkurojne pasionin sportiv edhe
dy zona qe kane nje rol thelbesor ne te ndjerin dhe te
kuptuarin e emocioneve paresore; shkencetaret i quajne
bajame dhe insule dhe kane vezhguar se kur aktivizohen
ato, trupi vihet ne levizje pa u menduar komandat. Nje
prove vjen nga nje eksperiment i kryer me ane te
rezonances mangetike nga Ralp Adolphs i Universitetit
te Iowa-s ne Shtetet e Bashkuara qe ka deshmuar sesi
pacientet me nje demtim ne zonen cerebrale te quajtur
insula, te vendosur perballe nje skene te shpifur nuk
jane ne gjendje te kuptojne ate qe eshte e shpifur per
vete ata dhe ne te njejten kohe nuk arrijne as te
njohin shprehjen e veshtirosjes tek nje tjeter person.
Kur ky demtim cerebral nuk ekziston, ajo qe shohim
ndez te njejtin mekanizem qe do te aktivizohej nese do
t'i prodhonim ne emocionet qe dallojme tek te tjeret.

Po perse ekziston kjo paevitueshmeri e emocioneve. Per
ta shpjeguar i referohemi Antonio Damasios, neurolog i
njohur i Univesitetit te Iowa-s, autor i disa librave:
"Ndjenjat jane perceptimi i nje gjendjeje trupore te
vendosur". Dhe sjellja e tifozeve e deshmon. Truri,
pra edhe sjelljet, nuk jane gje tjeter pervecse nje
pasqyrim i asaj qe ndodh ne tru.

Pra nuk eshte per t'u habitur nese spektatoret jane
kaq te ndjeshem ndaj spektaklit ne te cilin po marrin
pjese. Neurobiologet shpjegojne se gjate nje ngjarjeje
sportive zona te ndryshme te trurit ngacmohen.
Perfshirja emotive ngacmon sistemin limbik dhe pjese
te kores se trurit. Pastaj ne rastin e nje fitoreje do
te kemi nje perforcim, sepse arritja e objektivit ben
pjese ne ato qe presin tifozet. Dhe ja pra ku clirohen
neurotrasmetuesit si dopamina, nivelet e te ciles jane
ngushtesisht te lidhura me ndjesine e kenaqesise. Ne
disa raste perfshirja emotive eshte kaq e forte, sa
ben qe te ngrihen lehtesisht sistemet e frenimit.

Kjo mund te jete nje nga arsyet per te cilat tifozet
here pas here jane pergjegjes per gjeste te
papeshuara: prodhimi i endorfines natyrale dhe
substancave te ngjashme me ato qe clirohen nga drogat
prodhojne nje gjendje te te qenurit mire edhe ne
largesi, edhe pasi tifozet kthehen ne shtepi.

Keshtu kur tifozi kthehet ne stadium apo ulet serish
perpara televizorit per te pare atletin e tij te
preferuar, do qe te provoje ato ndjesi te kendshme qe
ka provuar dhe heren e shkruar. Edhe kujtesa luan nje
rol te rendesishem, sjellja e tifozit eshte
perseritese, steriotipe. Perballe nje ngjarjeje
sportive kthehemi ne subjekte kolektive dhe bejme
gjera qe te vetem nuk do t'i kishim bere kurre.
Mekanizmat e sistemit limbik gershetohen keshtu me
kushtezimet kulturore dhe e bejne tifozerine nje
territor brenda te cilit pranohen sjellje qe gjetke do
te ishin krejt te palejueshme.

Flori Bruqi

Parandalimi i gripit të shpendëve dhe derrave : një analizë e re premtuese


Flori Bruqi

MJEKËT  SHQETËSOHEN NGA GRIPI I DERRIT DHE SHPEZËVE 


Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918(VOA)


Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.

Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan.
"Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.

Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura.

"Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."

Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.
Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve.

"Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.

Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore.
Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit.

"Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."

Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.

Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger.

"Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.

Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë.
Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re.


Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve (CNN &VOA)

****

Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.
Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.
Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.
Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.

Parandalimi i gripit të shpendëve: një analizë e re premtuese


Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.

Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.

Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së gripit të shpendëve tek njerëzit


Autoritetet turke vazhduan edhe sot asgjësimin e mijëra gjelave të detit dhe pulave, në kuadër të masave për të parandaluar një epidemi të gripit të shpendëve.
Zyrtarët vendorë në provincën veriperëndimore të Balikesirit thanë se afro 6 mijë shpendë janë asgjësuar që pas njoftimit të shtunën për shfaqjen e virusit, i cili mendohet se shkaktohet nga zogjtë shtegatarë.

Zyrtarët turqë thanë se vendimi i Bashkimit Evropian për të ndaluar importimin e produkteve turke të pularisë nuk do të ndikonte negativisht në ekonominë e këtij vendi, pasi sasia e mallrave të eksportuar është shumë e vogël.

Ekspertët kanë thënë se analizat e para të shpendëve të ngordhur kanë rezultuar pozitivë për virusin H-5, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për variantin H5-N1. Ky variant ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në 3 vitet e fundit, pjesa dërrmuese në Azinë juglindore, dhe shkencëtarët shqetësohen se virusi mund të shndërrohet në një variant që mund të transmetohet nga një njeri në tjetrin.
Ndërkohë, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë, të cilët po vizitojnë vendet e Azisë juglindore kanë bërë paralajmërime të hapura se virusi i gripit të shpendëve mund të ndryshojë dhe të infektojë një numër të madh njerëzish. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jong Woo Lee parashikon se do të ketë një epidemi masive të gripit edhe tek njerëzit, sapo të shfaqet një variant i virusit i cili përcillet nga një njeri tek tjetri. Zoti Lee i bëri këto komente në Tailandë, dhe pritet që së shpejti të vizitojë edhe Kamboxhian, Vietnamin dhe Laosin për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të situatës.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Michael Levitt dhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Jong Woo Lee ndodhen në Tailandë, ndalesa e parë e turneut të tyre në katër vende për të nxitur bashkërendimin e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e gripit të shpendëve.
Varianti agresiv i këtij gripi, i njohur nga shkenca si H5N1 ka prekur miliona shpendë në Azi që në vitin 2003. Të paktën 62 vetë në rajon kanë vdekur nga virusi dhe dhjetëra miliona shpendë janë asgjësuar në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit në popullata të mëdha zogjsh.
Personat që vdiqën në Azi kishin rënë në kontakt me shpendë të infektuar. Deri tani nuk ka pasur të dhëna se virusi mund të transmetohet nga një person i infektuar tek një person tjetër. Dr. Lee thotë se miliona vetë mund të vdesin nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtë tek njerëzit:
"Pyetja kryesore është: a do të ketë një epidemi masive të gripit tek njerëzit. Unë besoj dhe mund t’ju them në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se do të ketë një epidemi të tillë. Një kusht që e mundëson këtë është një virus që transmetohet lehtë nga një njeri në tjetrin."- thotë Dr. Lee.
Sekretari Leavitt thotë se shkencëtarët kanë prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve, por doza e nevojshme për të luftuar sëmundjen është 6 deri 12 herë më e madhe se vaksinat që përdoren aktualisht kundër gripit të zakonshëm. Zoti Leavitt u bëri thirje vendeve të tjera të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar një vaksinë të tillë, pasi rreziku i një epidemie gripi është shumë i madh:

"Nuk kemi objekte të mjaftueshme për të prodhuar vaksinën, si rrjedhojë e kohës së gjatë që kërkon prodhimi i vaksinave për çdo person në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër në gjithë botën."- tha zoti Levit.

Ndërkaq, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet. Gjatë ditëve të fundit, virusi është shfaqur në dy vende evropiane. Zyrtarët kanë vendosur karantinën në një fshat rumun, pasi tri rosa ngordhën nga virusi. Në Turqi u vendosën masa karantine pasi 1 mijë e 800 gjela deti ngordhën javën e kaluar nga sëmundja. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, zyrtarët turq kanë theksuar se do të vazhdojnë për një periudhë 3 javore asgjësimin e shpendëve në zonat e infektuara.

Bashkimi Evropian njoftoi se ka ndaluar importimin e zogjve të gjallë dhe puplave nga Turqia. Rezultatet e analizave të shpendëve të ngordhur në Rumani dhe Turqi do të merren nesër dhe zyrtarët do të jenë në gjendje të konfirmojnë nëse zogjtë ishin infektuar nga virusi H5N1 apo nga një formë tjetër e gripit të shpendëve.


PARANDALIM PËR VIRUSIN H5 - N1 NË BE

Komisioni Evropian thotë se po shqyrton mundësinë e ndalimit të gjithë importimit të shpendëve të gjallë në Evropë. Kërkesën e bëri Britania pasi një papagall nga Amerika e Jugut ngordhi i prekur nga gripi gjatë kohës që ishte në karantinë.

Disa zyrtarë evropianë janë kundër bllokimit të importeve, të shqetësuar se kjo mund të çojë në krijimin e një tregu të zi. Vendimi mund të merret brenda disa ditësh.
Ndërkohë zyrtarët suedezë thanë se një rosë që u gjet e ngordhur në perëndim të Stokholmit ishte prekur nga një formë e lehtë gripi, jo nga i njejti virus që shkaktoi vdekjen e 60 njerëzve në Azi.
Zyrtarët e bujqësisë thanë sot se analizat tregojnë se është normale që 20 deri 30 përqind e rosave të egra të preken nga një formë e lehtë e gripit të shpendëve në këtë stinë të vitit. Zyrtarët thonë se nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë.



Qysh se është zbuluar për herë të parë në fund të marsit të vitit  2013 , virusi H7N9 ka infektuar 60 njerëz, dhe 13 kanë vdekur. Nuk është e qartë nëse virusi mund të përhapet nga personi në person, por siç ka treguar raundi i parë i testeve, ka disa karakteristika të tmerrshme.
Shkencëtarët nga e gjithë botë janë të zënë dukë studiuar virusin tani që gjenomi i tij është sekuencuar. Hulumtimi nga He Jianku nga Universiteti jugor i shkencës dhe teknologjisë në Kinë sugjeron që ai mund të ndryshojë shpejt; proteina e cila lidh H7N9 me qelizat e nikoqirit mund të mutohet tetë herë më shpejt sesa në virusin tipik të gripit. Ai ka zbuluar mutacione dramatike të haemagglutininës në një nga katër llojet e gripit të plasuara për studim nga qeveria kineze; nëntë nga 560 aminoacidet e proteinave kanë ndryshuar. Në mënyrë tipike, vetëm një ose dy aminoacide ndryshojnë në periudhë aq shumë të shkurtër.

Nature News raporton që virusi i ri ka disa mutacione që e bëjnë më të adaptuar për njerëzit sesa H5Nl. Sipas Jeremy Farrar, drejtorit të Oxford University Clinical Research Unit në Ho Chi Minh City të Vietnam. "Kjo duket shumë ndryshe se H5Nl. Kurrë nuk kemi parë këtë numër të kalime të supozuara shpezore/shtazore në njerëzore në periudhë kaq të shkurtër kohore."

Zyrtarët kinezë kanë zhvilluar një test për të detektuar virusin në njerëz, por asnjë test i tillë nuk ekziston momentalisht në Amerikën Veriore apo gjetkë.

Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine e ka përshkruar H7N9 si virus të ri të gripit reasortant me ngjashmëri gjenetike me llojet e zbuluara në tre lloje të ndryshëm të zogjve - trishtili në Beijing, patat nga provinca Zhejiang dhe Koreja. Autorët e studimit nuk e dinë se si është e zhvilluar lloji i ri, por nuk ka dëshmi që lloji i ri gjenetik ka ndodhur në nikoqirin gjitar. Dhe në të vërtetë duke marrë parasysh se sa i ngjashëm është virusi njerëzor me tre llojet aviane, me siguri është transmetuar direkt nga zogjtë.Studimi NEJM po ashtu ka vënë re që virusi përhapet më lehtë në njerëz sesa viruset e ngjashme duke pohuar që sekuencat e gjeneve po ashtu tregojnë që këto viruse mund të jenë të adaptuara më mirë sesa viruset e tjera të gripit të shpezëve në gjitarët e infektuar. Dhe kur është në njerëz, është gjithçka tjetër pos e këndshme.

Në një shkrim në "Forbes", Melanie Haiken shpjegon efektet e tij: Në një analizë të të dhënave virologjike dhe rrethanave që rrethojnë tri fatalitetet e para, një ekip i madh i hulumtuesve kinezë ka zbuluar që pacientët janë sëmurë me shpejtësi, kanë zhvilluar pneumoni shumë të rëndë dhe vështirësi të sipërme respiratore, dhe gjendja e tyre është përkeqësuar shumë shpejt me sepsë dhe dështim të shumë organeve. Në veçanti shqetësuese është që dy nga tre kanë zhvilluar encefalopatinë, ose infeksionin e membranës rreth trurit.

Disa nga informatat e kaluara në raport po ashtu ofrojnë arsye për shqetësim. Po, të tri viktimat kanë pasur probleme shëndetësore ekzistuese prej më herët; njëri ka pasur sëmundje pulmonare obstruktive kronike, dhe dy kanë pasur hepatit B. Njëri ka qenë obes. Por derisa një pacient ka pasur 87 vjet, dy tjerët kanë qenë vetëm 27 dhe 35. Dhe derisa dy nga tre kanë pasur kontakt me shpendët në javët para se të sëmureshin (njëri ka qenë kasap, tjetri ka qenë në dyqan të shpendëve), i treti nuk ka pasur ndonjë raport të kontaktit me zogjtë.

Dhe në fund, zhvillimi i vaksinës për H7N9 mund të dëshmohet i vështirë. Testet klinike të vaksinave të dizajnuara për të mbrojtur kundër viruseve tjera në familjen H7 kanë treguar që vaksinat nuk nxisin shumë reaksion imunitar, edhe atëherë kur njerëzve u jepen ato që konsiderohen doza shumë të mëdha. Thënë këtë, Sinovac Biotech Ltd është duke planifikuar të zhvillojë imunizimet kundër virusit, të cilin shpresojnë ta kenë gati për përdorim komercial deri në korrik. Por kjo është disa muaj larg. Duke pasur parasysh shkallën e frikshme të përhapjes së virusit, kjo mund të bëhet problem serioz.

Shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit:
Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Që pas hedhjes së kësaj pakete në treg dy muaj më parë, kompani në mbarë botën ka paraqitur kërkesa.
Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi e cila mund të shkaktojë vdekjen e miliona vetëve në botë. Dr. Ren Ei Che punon për Institutin e Gjenomit "Nëse bëhet fjalë për rrezikun tek njerëzit, atëherë të intereson të marrësh sa më parë rezultatin e analizave. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Prandaj duhen bërë menjëherë analizat për të diagnostikuar personin që shfaq simptoma dhe për ta izoluar nëse është prekur nga gripi i shpendëve," thotë Dr. Che.
Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë, dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Rosemary Tan, e cila themeloi laboratorin Veredus, thotë se diagnostikimi në të kaluarën është bazuar në simptomat klinike, gjë që shpesh ka çuar në diagnozën e gabuar. "Këto paketa analizash përdorin teknologjinë diagnostikuese përmes ADN-së. Ne analizojmë mostrën për të parë nëse është i pranishëm gjeni që identifikon këtë virus, dhe më pas ky gjen zmadhohet. Në këtë mënyrë sëmundja kapet që në fazat e para. Pra paketa mendohet se mund të identifikojë virusin që në ditën e dytë apo të tretë të infektimit," thotë zj. Tan.
Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes.(Flori-press,24 tetor 2005)






Literatura:


http://floripress.blogspot.com/2011/02/gripi-i-derrave-simptomat-e-semundjes.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/11/flori-bruqi-lajme-per-gripin-e.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/12/doracak-per-gripin-e-shpezeve.html

http://flori-press.blogspot.com/2005/11/shkruan-flori-bruqi-gripi-i-shpezeve_02.html

http://gjuhashqipe.blogspot.de/2006/03/gripi-flua-avian-pjesa-9-te.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/02/flori-bruqigripi-i-shpendevepjesa-10.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/lexoni-vetm-n-flori-presfloart-dhe-art.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2006%2F02%2Fflori-bruqibuletin-nr11-per-virusin.html

 http://gjuhashqipe.blogspot.com/2006/02/gripi-i-shpendeve-flori-bruqi-pjesa-9.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2006%2F02%2Fflori-bruqibuletin-nr11-per-virusin.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2005%2F10%2Fflori-bruqivirusi-i-grpit-te-shpendeve.html

http://brandinside.de/link.php?q=SOLARSEPT&url=http%3A%2F%2Fflori-press.blogspot.com%2F2005%2F10%2Fflori-bruqivirusi-i-grpit-te-shpendeve.html



2015/02/02

Kosovë: BE-ja kërkon pengimin e emigrimeve të paligjshme


Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave që përpiqen të largohen drejt vendeve të BE-së, por kohët e fundit janë shtuar shqetësimet për rritjen e përpjekjeve të tilla.


Zyra e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e shteteve të anëtare të BE-së në Kosovë, u kanë bërë thirrje të martën institucioneve të Kosovës që të angazhohen për të luftuar dukurinë e emigrimeve të paligjshme. Ata diskutuan edhe me përfaqësuesit e policisë së Kosovës pas shqetësimeve për rritjen e numrit të qytetarëve të Kosovës që po largohen nga vendi për të udhëtuar për në Bashkimin Evropian, madje edhe duke kaluar në rruge të paligjshme kufirin për në vendet e BE_së.

Thomas Gnocchi, ushtrues i detyrës së shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, tha se sistemi i strehimit në BE “ekziston për qytetarët që i ikin përndjekjes ose rrezikut të madh në vendin e tyre dhe të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Në rastin e Kosovës, ka shumë pak gjasa që aplikimet për strehim të pranohen. Çdo vendim për dhënien ose jo të azilit është individual, mirëpo duhet përmendur se shumica e aplikimeve për strehim nga Kosova refuzohen dhe qytetarët kthehen në atdhe. Qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu romët, ashkalitë dhe egjiptasit, rrezikojnë që të bëjnë shpenzime të konsiderueshme vetëm për t’u kthyer sërish në Kosovë, por mbesin edhe më të varfër pas kthimit”, citohet të ketë thënë zoti Gnocchi, duke nënvizuar se kërkesat për strehim janë të dëmshme edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, Bashkimi Evropian me shqetësim vë re “përfshirjen e grupeve trafikante të organizuara dhe kriminale, të cilat shfrytëzojnë rastin të përfitojnë nga dëshpërimi dhe nga gatishmëria e disa qytetarëve për të shkuar në vendet e BE-së. Për këtë, u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen fuqimisht e të merren me këto grupe kriminale”.

Diplomatët evropian në Prishtinë i kërkuan qeverisë së re që “të merret edhe me faktorët shtytës për këtë migrim. Njerëzit kanë nevojë për punë që të kenë të ardhme. Në veçanti, ata persona që ndihen të margjinalizuar dhe të diskriminuar, grupet minoritare, kanë nevojë për përkrahjen e qeverisë. Kosova duhet të rrisë përpjekjet e saj për integrimin dhe ri integrimin e tyre socio-ekonomik”.

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave që dëshirojnë, apo përpiqen të largohen drejt vendeve të BE-së, organet e rendit pohojnë se në muajt e fundit është shënuar një rritje e përpjekjeve të tilla.

Autoritetet thonë se grupe qytetarësh po e shfrytëzojnë territorin e Serbisë për të kaluar në Hungari dhe prej andej në ndonjërin nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë.

Albin Kurti: Jablanoviçi dhe Trepça- pika neuralgjike për Kosovën

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i tha Zërit të Amerikës se ministri Aleksandër Jablanoviç paraqet një koncept serbomadh ndërsa Trepça një shans për zhvillim të Kosovës


Besim Abazi

Në Kosovë, qeveria dhe opozita po këmbejnë kritika pas protestave të së martës që u përfshinë nga dhuna, e cila la pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale. Qeveria thotë se ato ishin përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa opozita mohon një gjë të tillë duke theksuar se synimi i tyre ishte në fakt forcimi i shtetit. Autoritetet ndërkombëtare po bëjnë thirrje për dialog politik dhe shmangie të veprimeve të dhunshme në protestat e paralajmëruara për javën që vjen me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe sqarimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.


Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se këto dy çështje këto janë dy pika neuralgjike: ministri Aleksandër Jablanoviç si koncept serbomadh dhe në anën tjetër Trepça, si shans për zhvillim të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai thotë se synim i Serbisë nuk është okupimi i Kosovës, por bosnjëzimi i saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, protestat e organizuara prej jush dhe rrjedha e tyre kanë rritur tensionet në Kosovë. Si mund të shtendoset kjo gjendje?

Albin Kurti: Ka tri javë që kanë filluar protestat në Kosovë. Fillimisht me kërkesën për shkarkimin e Jablanoviçit nga qeveria e Kosovës dhe më pas edhe me mbrojtjen e Trepçës, nëpërmjet një ligji të veçantë që e bën Trepçën ndërmarrje publike të veçantë. Dhe këto protesta kulmuan në ato dy të fundit në Prishtinë, e para më 24 janar, të shtunën që shkoi, ndërkaq tjetra të martën më 27 janar. Në protestën e fundit kishte një intervenim brutal e mizor të policisë, me ç’rast ata na trajtuan neve ashtu siç ishte deklarata e Jablanoviçit, pra si egërsira. Fillimisht na i vendosën barrierat metalike në sheshin Skënderbeu, duke mos na lejuar që të kemi lirinë e qarkullimit dhe grumbullimit paqësor dhe më pas në rrugët e Prishtinës kanë gjuajtur me pushkë të gjata, me plumba gome, me ç’rast ka pasoja prej kalimtarëve të rastit me këmbë të thyer e deri te një protestues 29 vjeçar, të cilit nuk dihet nëse do t’i shpëtojë syri, për shkak se është goditur me plumb gome në sy. Kjo ka qenë për neve e papritur, sepse nuk kemi menduar që kaq gjatë dhe kaq shumë do ta mbrojnë Jablanoviçin i cili na e mohon historinë dhe na e nëpërkëmbë dinjitetin nga pozicioni i ministrit të qeverisë së Republikës.

Zëri i Amerikës: Por, zoti Kurti në dhunën që shpërtheu posaçërisht të martën, numri më i madh i të lënduarve ishte nga radhët e policisë?

Albin Kurti: Policia rregullisht e rritë numrin e të lënduarve të saj dhe nuk ka mundësi të bëjmë kurrfarë barazimi këtu, meqenëse policia kishte pajisje të shumta dhe ishte e armatosur deri në dhëmbë, ndërkohë që përballë saj ndodheshin rinia kosovare përgjithësisht, kishte edhe të moshuar, por kryesisht ishin rini që ishin tërësisht të paarmatosur. Madje edhe gurët që u hodhën mbi policinë pas intervenimit të policisë me gaz lotsjellës dhe me shufra gome e me autoblinda, edhe ata gurë, ishin gurë që gjendeshin aty. D.m.th. merrnin gurët që tashmë ishin në rrugë. Nuk kishte askush që kishte ardhur atë ditë në protestë më gurë. Por, unë nuk mendoj që duhet ta problematizojmë reagimin qytetar të 27 janarit, por duhet ta problematizojmë faktin që prania e ministrit të Listës serbe, Jablanoviç në qeverinë e Kosovës, është dhunë e përditshme, edhe më 27 janar edhe secilën ditë para 27 janarit dhe secilën ditë pas 27 janarit. Është dhunë mbi nënat gjakovare, është dhunë mbi historinë tonë kombëtare dhe është dhunë mbi institucionet e Republikës.

Zëri i Amerikës: Për shumë kë ministri Jablanovic dhe Trepça ishin vetëm njëfarë “casus belli”, njëfarë preteksti për protestat. Pse është kaq me rëndësi ministri Jablanoviç?

Albin Kurti: Ne kemi pasur ministra serb edhe në qeveritë e mëhershme. E kemi pasur Nenad Rashiçin, ministër të punës dhe mirëqenies sociale, mirëpo ai asnjëherë nuk ka thënë që në Kosovë Serbia nuk ka bërë krime, nuk ka kryer masakra. Ai asnjëherë nuk i ka quajtur shqiptarët egërsira. Përkundrazi, e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ka dashur gjithmonë dhe me gjithë mend të kontribuojë në integrimin e serbëve në institucionet kosovare edhe në shoqërinë kosovare. Jablanoviçi është diçka tjetër. Ne nuk kemi problem me Jablanoviçin pse është serb. Ne nuk kemi fare problem me serbët civil. Problemi me Jablanoviçin është sepse deklarata e tij, përveç se është e palejueshme, në të njëjtën kohë, ajo është shprehje e Serbisë brenda Kosovës. Pra misioni i kreut të Listës serbe, qartazi është që me deklarata të llojit të Milosheviçit e Sheshelit, ta dobësojë edhe Kosovën për nga funksionimi përbrenda edhe karshi Serbisë. Prandaj, unë besoj që tash është momenti që Jablanoviçit t’i tregohet vendi. E vendi i tij duhet të jetë jashtë qeverisë së Republikës. Pra, nuk duhet shtyrë kjo punë më vonë. Jablanovici është mbiemri i përveçëm i një ministri, por në të njëjtën kohë edhe emri i një koncepti të përgjithshëm serbomadh në Kosovë. Pra, nuk është Jablanoviçi vetëm një person i veçantë, një person i posaçëm, por në të njëjtën kohë ai është shumë më tepër se kaq. Është vet Serbia brenda Kosovës e cila po tenton të na bosnjëzojë.

Zëri i Amerikës: Në kohën kur ju ishit pjesë e bllokut politik bashkë me LDK-në AAK-në dhe Nismën për Kosovën, e dinit që nëse krijoni qeverinë këtë do ta bëni edhe me Listën serbe, Ku është problemi tani me këtë listë?

Albin Kurti: Në muajin korrik të vitit 2014, Jablanoviçi pat deklaruar qe ai nuk ka problem me Vetëvendosjen, por Vetëvendosja ka me Serbinë. Pak ditë pas kësaj deklarate e thirrën në Beograd komplet Listën serbe dhe që prej atëherë ata filluan të thonë që ata nuk hyjnë në qeverinë e Republikës nëse është Vetëvendosje aty. Dhe filluan ta luftojnë Vetëvendosjen sikurse dikur UÇK-në. Me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtin diskurs në përgjithësi. Tash Jablanoviçi e tha këtë deklaratë nga pozita e ministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk e tha nga pozita e deputetit. Kur u bë ministër e tha kësisoj, prandaj kjo është e patolerueshme. Dhe Lista serbe është formuar nga marrëveshja (Hashim) Thaçi – (Ivica) Daçiç e Brukselit, me ç’rast, Daçiçi na e pat caktuar edhe datën e zgjedhjeve lokale të fundit, 3 nëntorin e vitit 2013. Pra, Lista serbe është njëlloj formacioni që doli nga marrëveshja Thaçi – Daçiç, e cila në njërën anë e sajoi këtë formacion dhe në anën tjetër do të orvaten që ta sajojnë edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe si një lloj entiteti i veçantë brenda Kosovës. Çështja është se nuk kishim iluzione për listën serbe. Mirëpo, ne në të njëjtën kohë kemi mundur që ta kemi sërish Nenad Rashiçin sërish ministër e jo Jablanoviçin. Sidomos, jo një ministër serb i cili na quan egërsira dhe të njëjtën kohë mohon masakrat e Serbisë. Unë kurrë nuk e kam takuar Jablanoviçin. Sa kemi bashkëpunuar me bllokun opozitar, unë nuk e kam takuar asnjëherë Jablanoviçin. Nuk e di të tjerët kush sa herë e ka takuar, por e di që e kanë takuar. Unë nuk e kam takuar asnjëherë. Unë e kam takuar në një takim të përbashkët me Mustafën edhe Haradinajn dhe Nenad Rashiçin, i cili e mbaj mend shumë mirë, pat thënë që mua më pëlqen ideja e Vetëvendosjes, dialog me serbët e Kosovës për zhvillim. Pra ai vet pat thënë kësisoj. Pra, nuk i fus unë të gjithë serbët në një thes, ashtu qysh nuk i fus as të gjithë shqiptarët në një thes. Ju po e shihni që disa prej kundërshtarëve të Vetëvendosjes dhe njerëzit që më së shumti hedhin gurë e dru ndaj meje, janë pikërisht shqiptarë.

Zëri i Amerikës: A nuk po humbet shumë energji në çështjen Jablanoviç, që fundi i fundit me deklarata e tij do t’i kushtonte më shumë qeverisë sesa juve?

Albin Kurti: Veçse ka disa themele të popullit dhe të institucioneve që janë të padiskutueshme. Nuk mundet dikush të na thotë neve tash që këtu s’paska pasur masakra. Sepse ai po e përgatitë shtegun për ta kthyer Serbinë në Kosovë me këto deklarime. Ne e dimë që edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, një ndër argumentet kryesore, në fakt kryesori që është përdorur prej të gjithë atyre që morën anën e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë, ishte pikërisht krimet e Serbisë. Dhe tash ky vjen edhe godet aty.

Zëri i Amerikës: Por, ky nuk mund ta ndryshojë historinë zoti Kurti. Mendoj që është deklaratë shumë e fortë që ai po e kthen Serbinë në Kosovë?

Albin Kurti: Jo, ai po e hap shtegun për një synim të Serbisë, e cila nuk do tash ta okupojë krejt Kosovën, por ta bosnjëzojë atë. Nuk po them që qëllimi është që Serbia ta okupojë krejt Kosovën. Serbia dëshiron që ta bosnjëzojë Kosovën me një entitet të veçantë, ku thuhet, krime ka pasur nga të dyja palët në fund të fundit. Por, para se të thuhet se krime ka pasur nga të dyja palët, së pari sulmohen krimet e Serbisë në Kosovë, duke tentuar së paku të minimizohen ato. Natyrisht që ne të gjithë e dimë që ka pasur krime të Serbisë në Kosovë dhe natyrisht që Jablanoviçi nuk ja ndryshon askujt mendjen me deklaratën e tij. Por, kjo është asfaltim për synimet hegjemoniste të Serbisë. Besoj që të gjithë qytetarët e kanë parë që mos shkarkimi i Jablanoviçit nga Mustafa, është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e Mustafës, meqenëse kryeministri nuk është përgjegjës vetëm kur vepron, por edhe atëherë kur nuk vepron e do të duhej. Unë nuk e kuptoj bash tërësisht, si bëhet që Mustafa e merr ne mbrojtje Jablanoviçin, si bëhet që ai e minimizon deklaratën e Jablanoviçit dhe në të njëjtën kohë, si bëhet që Mustafa nuk e kupton që duke e mbrojtur Jablanoviçin, u jep leje Jablanoviçëve që ta përsërisin atë deklaratë. Me vet faktin që ti nuk reagon ndaj një deklarate të tillë, përmes shkarkimit si kryeministër, kjo shndërrohet në leje për deklarata të tilla në të ardhmen. Prandaj, ky është momenti kur duhet ndalur njerëzit e tillë.

Zëri i Amerikës: Hipotetikisht ta zëmë që qeveria shkarkon Jablanoviçin dhe kësisoj nxit reagimin e Listës serbe e cila mund të tërhiqet nga qeveria dhe ta çojë vendin në një situatë kur ai do të detyrohej të shkojë në zgjedhje të reja. Kush mendoni se do të fitonte zgjedhjet? Çfarë nëse do të kishte sërish një situatë të njëjtë politike?

Albin Kurti: Besoj që ka gjëra për popullin, shoqërinë, kombin, shtetin tonë më të rëndësishme sesa mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nuk po të mbetet Republika as në letër nëse tolerohet deklarata e Jablanoviçit dhe vazhdon të sulmohet Trepça. Pra, këto janë dy pika neuralgjike: Jablanoviçi si koncept serbomadh dhe në anën tjetër, Trepça, jo vetëm si krenari e popullit tonë, por edhe si shans për zhvillim në të ardhmen. Këto janë tejet më të rëndësishme se çfarëdo zgjedhjesh për të cilat unë tash as nuk dua të flas as të mendoj.

Zëri i Amerikës: A po synoni në njëfarë mënyre, siç ka thënë edhe qeveria, që ta merrni pushtetin nëpërmjet rrugës që sigurisht do të nënkuptonte rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja?

Albin Kurti: Ata nuk janë në gjendje të mendojnë më shumë dhe përtej pushtetit të tyre, andaj edhe tash po e mbajnë pushtetin me dhunë dhe duke e mbajtur pushtetin me dhunë, dëshirojnë që të na fajësojnë neve se po duam t’ua marrim atë. Askush nuk po dëshiron t’ua marr pushtetin. Ne po duam që të mos lejojmë që ministër në qeverinë e Republikës së Kosovës edhe më tutje të jetë Jablanoviçi dhe që të na e kthejnë ligjin për Trepçën që e bën Trepçën ndërmarrje publike, sepse pa Trepçën ne nuk e kemi shansin për zhvillim industrial të ekonomisë dhe vendit tonë.

Zëri i Amerikës: Por qeveria thotë se tashmë e shpëtoi Trepçën nga falimentimi me ligjin për ndërmarrjet dhe pasuritë e tyre dhe tash duhet ligj i veçantë por i cili kërkon kohë?

Albin Kurti: Këta e sollën ne seancën e 19 janarit një projektligj, mirëpo e tërhoqën për shkak të diktatit të (Aleksandër) Vuçiçit. Ishte Vuçiçi i cili menjëherë deklaroi kundër projektligjit të tillë i cili bëri që Mustafa në seancë të jashtëzakonshme, që e thirri vet si kryeministër, sepse ka të drejtë në bazë të rregullores së punës së kuvendit, ta tërheqë atë dhe ta sjellë një tjetër që sjell një lloj moratoriumi 18 muajsh, që nuk është zgjidhje, sepse asetet e Trepçës, vazhdojnë që të rrënohen...

Zëri i Amërikës: Por a nuk krijon hapësirë për zgjidhje zoti Kurti?

Albin Kurti: Po, pse jo ai ligji i parë menjëherë?. Trepça ka nevojë urgjente për t’u zhvilluar. Këta nuk shpëtojnë asgjë. Ne mendojmë që duhet t’i shpëtojmë qytetarët prej kësaj qeverie e cila nuk e shkarkon Jablanoviçin dhe vazhdon ta mbajë Trepçën të pazhvilluar. Tash, ju e dini që kryeministri Mustafa ka thirrur disa seanca të jashtëzakonshme të kuvendit. Mirëpo, në javën kur kemi pasur dy protesta shumë të fuqishme, me 24 janar dhe me 27 janar, nuk thirrën seancë kuvendi. Në njërën anë thonë që dialogu duhet të jetë në kuvend, e në anën tjetër ata komunikojnë me neve përmes dhunës policore.

Zëri i Amerikës: Por, ju e nxorët debatin në rrugë, sipas qeverisë, zoti Kurti?

Albin Kurti: Po, kryeministri Mustafa ka mundur të thërras seancë të jashtëzakonshme pas protestës masive të 24 janarit. Të hënën më 26 janar, para protestës së 27 janarit, kemi mundur të kemi seancë kuvendi. Pse nuk e thirri? Jo, sepse ai po dëshiron që me neve të komunikojë përmes dhunës policore.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se dëshironi ta shpëtoni qytetarin nga kjo qeveri. Si?

Albin Kurti: Shikoni. Me këto protesta paqësore, ne rrugët e Prishtinës po i shndërrojmë në sheshe, për shkak se sheshi është bërë rruga në të cilën e mbrojmë edhe Republikën, edhe historinë edhe dinjitetin edhe Trepçën edhe qytetarin e republikës i cili është në shesh tashmë. Pra, kur institucionet e mbajnë dhe e mbrojnë deklaratën fashiste, raciste të përfaqësuesit të Serbisë kundër shqiptarëve, natyrisht që ato institucione bëhen të pamjaftueshme. Dhe po e them edhe njëherë, në javën që shkoi nuk thirrën seancë të jashtëzakonshme, ndërkohë që kryeministri ka mundur ta bëjë këtë. Ndërkaq ne si opozitë nuk i mbledhim dot 40 nënshkrime, meqenëse Vetëvendosje edhe kur t’i bashkohen deputetët e AAK-së dhe Nismës, i ka 33 deputetë.

Zëri i Amerikës: Moratoriumi që u vendos mbi Trepçën nuk e ndryshon gjendjen e saj që është tash e 16 vjet e njëjta. Pra Trepça nuk doli sot. Pse pikërisht tash është shndërruar në pretekst?

Albin Kurti: Besoj se kjo vjen për shkak se Serbia dëshiron ta hapë si temë në bisedimet e Brukselit. Dhe ky është momenti që në aspektin legal juridik, ta vulosim Trepçën si ndërmarrje publike të Republikës së Kosovës dhe ta lidhim me Kuvendin e Republikës me një shumicë prej 80 votash për çfarëdo ndryshimi të saj. Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot. Është absurde që ne të flasim për borxhet e Trepçës në kohën kur nuk kemi marrë pjesë në sukcesionin e ish Jugosllavisë, kur plani i (Martti) Ahtisaarit na ven pjesë të borxhit të jashtëm të Serbisë, që është e padrejtë dhe kur Serbia nuk na i ka paguar dëmet e luftës. Ndërkohë që janë këto tri padrejtësi, të flitet për borxhet e Trepçës, është e padrejtë. Dhe mos harroni që vlera e Trepçës është shumëfish më e lartë se çfarëdo borxhi i pretenduar, me ç’rast shumica e atyre pretendimeve në fakt janë false. Siç e ka thënë edhe eksperti i Vetëvendosjes, Nazmi Mikullovci, ne nuk kemi pse t’i frikohemi gjykatave dhe ligjit, sepse me to do të fitojmë duke dëshmuar që Trepça është e jona.

Zëri i Amerikës: Çështja e dëmeve të luftës, e trashëgimisë së ish Jugosllavisë janë çështje që duhet të diskutohen në një tryezë bisedimesh dhe kjo pritet të ndodhë pikërisht në bisedimet që aktualisht zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së, që ju vazhdoni t’i kundërshtoni. Përse zoti Kurti?

Albin Kurti: Dialogu i deritashëm që është zhvilluar me Serbinë ka qenë pa kushte për Serbinë e për çështje të brendshme të Kosovës. Rrjedhimisht rezultati nuk ka mundur të jetë i drejtë. Ne nuk jemi kundër dialogut si të tillë, por jemi kundër këtij dialogu i cili e bën Kosovën temë e Serbinë përcaktuese të agjendës. Serbia duhet të plotësojë një mori kushtesh para se të kualifikohet për të dialoguar me neve. Dhe ne pa e konfirmuar kësisoj subjektivitetin politik dhe sovranitetin shtetëror, besoni Serbia do të bëhet gjithnjë e më e keqe dhe situata në Kosovë gjithnjë e më e rënduar.

Zëri i Amerikës: Për javën e ardhshme keni paralajmëruar sërish protestë. A jeni të gatshëm të punoni për të shmangur dhunën dhe të distancoheni prej saj, sepse jeni kritikuar që nuk po e bëni këtë?

Albin Kurti: Ne kërkojmë që policia të mos vendosë barriera metalike në sheshin Skënderbe. Ne e dimë që qeveria e ka ndarë veten nga Skënderbeu nëpërmjet grilave. Nuk ka nevojë që të na vendosë barriera metalike të na ndajë edhe neve nga Skënderbeu dhe ta gjymtojë sheshin. Sheshi është i qytetarëve. Tash, ka sheshe pa republikës, por nuk ka republike pa shesh. Dhe atë ditë më 4 shkurt, të mërkurën e ardhshme pra, në do të grumbullohemi tek përmendorja e Zahir Pajazitit në ora 12 dhe do të marshojmë drejt sheshit Skënderbe, me ç’rast do të kemi kujdestarët tanë që do të kujdesen që protesta të jetë tërësisht paqësore. Mirëpo, shpresojmë që policia nuk do t’i sjellë ato barriera metalike dhe nuk ta sjell atë armatim në shesh, të cilin qartazi më 27 janar nuk e solli për ta ekspozuar, por për ta përdorur.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...