Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ,më zi se në kohën e ish Jugosllavisë

Nga Flori Bruqi

1.

Papunësia dhe varfëri, po ua humbin durimin qytetarëve nga KosovaTrendi i ikjes së qytetarëve të Kosovë drejt vendeve të Evropës, e veçmas kohëve të fundit, është pasojë e mungesës së politikave të duhura për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe pasojë e krizës së përgjithshme. Përfaqësues të sektorit të ekonomisë në vend, thonë se zhvillimi i ultë ekonomik, mungesa e politikave efikase për zhvillim dhe tërheqje të investimeve nga jashtë dhe mungesa e vendeve të punës për të rinj e Kosovës, janë shkaktar të kësaj situate jo vetëm këtë vit por viteve të fundit në përgjithësi.



image


2.

​Valë e re e migrimit drejtë shteteve perëndimore. Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj u nisën dhjetëra autobusë përplot njerëz për siç thonë në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë.

Nga periferia e Ferizajt dhe përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Beograd shumë qytetarë tentojnë të migrojnë në shtetet perëndimore. Shoferi i autobusit thotë se këtë linjë e mbanë në vazhdimësi dhe autobusët janë të stërmbushur.



image

3.
​Në këto fotografi janë kampet e Hungarisë në të cilat po ndalohen emigrantët nga Kosova, vala e të cilëve, vetëm gjatë ditëve të fundit ka marrë përmasa edhe më shqetësuese.Që nga e shtuna në mbrëmje, në vazhdimësi është raportuar për këtë gjendje shqetësuese ku shihen pamjet e qindra qytetarëve të Kosovës duke lënë vendin e duka ua mësyer vendeve të ndryshme.


image
4.
Numri i madh i kosovarëve që po ia mësyjnë Evropës nuk ka të ndalur.Në disa foto të publikuara shihen se si trajtohen shqiptarët në shtetin e Francës, më konkretisht në kampet e azilit kërkuesve.Ka disa prej tyre që gjumin e bëjnë në dysheme por edhe në tavolina.


image


5.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi në një prononcim për InLajm, ka bërë thirrje që të mos lëshohet vendi, pasi sipas tij, atje do të jenë të përbuzur e të padëshiruar.Ai vlerëson se të rinjtë po ikin, pasi nuk po kanë mundësi për të gjetur një rrugëdalje nga këtu.
“Kjo është një nevojë e domosdoshme që njerëzit po donë me mbet gjallë. Këtu nuk po ka nga të ia mbajnë, punë nuk ka, rrugëdalje s’po gjejnë. Është e vërtet që njerëzit nuk po donë bash punët e rënda me iu kapë tokës, me u marrë me bletari, blegtori e të tjera, por po shikojnë gjithqysh me pas punë ma të lehta”, tha ai.Ai u kujton se nga e gjithë kjo, janë disa grupe që po përfitojnë, e që më pas po mbesin nëpër kufijtë.Demaçi nuk e fajëson koalicionin, PDK-LDK, por thotë se kjo është sëmundje e vjetër, që vjen si pasojë e varfërisë. Me gjithë këtë, ai sheh “dritë në fund të tunelit”.“Kjo nuk ka lidhje me atë punë hiq. Edhe para kësaj kanë pas ikje. Kjo është sëmundje e moçme, papunësia, varfëria mjerimi. Pasi të formohet qeveria kanë me u qel do kanale të frymëmarrjes. Ka me u angazhuar edhe Gjermania me një potencial të madh për me qel punë. Kështu që ka me u qel një far rrugëdalje jo aq e madhe sa kemi nevojë por kemi pak”, tha ai.“O vëllezër mos e lëshoni vendin tuaj, mundohuni me gjetë çfarëdo pune që gjoni këtu, sepse me shku atje, jeni të përbuzur, jeni të padëshirueshëm”, tha ai.

image

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit